Blog

Na duhet të shpikim një gjuhë të re, ne të dy. Një gjuhë që flitet pa fjalë, pa shkonja e pa tinguj. Që jeton përrallën me sy hapur. Të na zgjojë ëndërrat e ndojtura. Përqafimin që udhëton në qiell. Një fjalë që dëshifron zemrat Që të rrokëzojë frymëmarrjet e ti kthejë në shkrime E zeza mbi fletën e bardhë. Një fjalë që i ngjason liqerit të qetë që flet me gjuhë të heshtur. Si shkuma e detit e vulosur në rërë. Si zhurma e dallgëve kur puthin shkëmbinjt. Si shpërthimi i qershisë kur vjen pranvera. Na duhet të shpikim një gjuhë të re, Që t'mos rrekemi më për të gjetur fjalën e duhur, Se cfarë jemi ne të dy?!
Bllok kujtimesh ne FV!
Kalamojaaaaaaaaaaaa! Ja ku kemi nje loje te re tani, por duhet trajtu me dashuri :p A ju kujtohen blloqet ne shkolle kur ishit femije? Secili ja jepte shoqeve dhe shokeve te klases qe te linin nje kujtim! Le te bejme te njejten gje. Atehere disa rregulla qe t'mos behemi lemsh. Anetari siper do tagoje1 emer prej te cilit/ciles do kujtimin. Pastaj ai qe vjen,i len kujtimin atij qe e ka taguar dhe tagon 1 emer tjeter prej te cilit/ciles don kujtimin e tij. A u kuptovaaaaa??? Atehere meqe e hapa une po tagoj e para! @Magdalena si nje nga mikeshat e vyera qe mendoj se gjeta ketu :)
ا'u mbush mali me dëborë, ا'u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë, Plot me krushq e me dasmorë: S'janë krushq edhe dasmorë, Janë Toskë-e Malësorë, Janë Toskë-e Malësorë, Me flamur' të kuq në dorë, Si dhëndurë me kurorë. ا'u zbardhë malet, ç'u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë, Shqipëtarët gunë-bardhë. Seç na ardhë palë-palë, Duke rrotulluar male Kush me këmb' e kush me kalë, Kush me shpejt, kush më ngadalë: Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mu në Vlorë, Mu në Vlorën e lirisë, N'atë thelb të Shqipërise.. KUSH E KA SHKRU KET POEZI ? CILI ESHTE AUTORI I VERTET I KESAJ POEZIE?
Na ishte nje here...
Sa te thjesht e kan sot njerzit te te vejn ne shenjeshter dhe te qellojne sapo ben nje hap te gabuar... ndoshta dhe dy o tre o me shume. Dhe me masken e drejtesise te gjuajn me shuplaka cdo here qe ju jepet mundesia per te krijuar nje shkall morali ku ti ske te drejt te hypesh sepse nuk hyn ne spektrin e tyre te vlerave superiore. lol superiore te kujt? A nuk lindim te gjith me te njejten te drejt per te jetuar?! A nuk lindim te gjithe njesoj? Jo, nuk besoj sepse secili prej nesh lind me nje univers shpirteror unik i cili plazmohet dhe testohet nga jeta vazhdimisht ne menyrat me te cuditcme. Eshte nje proces qe askush nga ne nuk mund ta ndaloj deri sa te ket frym; i pakontrollueshem, i papritur dhe cdo here plot surpriza qe mund te...
JA DOLE !
A ke ber lufte pa krisma .. pa arme, Pa lot e pa vdekje ? Me thuaj si ja dole. A ke dashuraur pa puth pa .. prek ..pa..zhgenjim . Me thuaj si ja dole ? A ke qen deshmitar i gjygjit tend , ku te gjykuan.. te rrahen e pastaj te vrane .. pa arsye ? Me thuaj si ja dole ? A te deshen e se ndjeve , a te moren neper endrra e si preke ... a te ben te lumtur .. dhe vetem lumturin e tyre nuk e preke ? Me thuaj njeri , ke shpjegim... si ja dole ...
Kritikë e marrëzishme letrare
Kritikë e marrëzishme letrare Edhepse zëri im s’është melodik si lahuta e Fishtës, dhe unë nuk e trazoj malësinë e madhe, fuqia e argumenteve të cilat i sjell i mposhtin edhe paradigmat të cilat imponohen si portrete hijerëndë gjergjiane. Gjergji i parë gaboi, po jo më pak se ky tjetri, i cili nëpërmjet tingujve dehëse të ndërthurura brenda disa vargjeve epike tenton me dështim t’i jap një drejtim tjetër të vërtetave historike. Në anën tjetër, atdhedashuria e çiltër, projektohet bujshëm nga Frashëri – vend i zhvillimit bujqësor dhe i majmërisë së bagëtive. Ky po, që thërret në zhvillim, në ecje përpara, në njohje të vlerave dhe në shërbim të kombit. Por, edhe këtij i vëmë damkë, se shkruante nga tokat e thata prej gjakut “okupator”...
Aromë myshku
Rrugica jonë qe e zhurmshme. Në ajër ndjehej një aromë qymyri dhe tallashi e perzier me të pëgëra kafshësh. Megjithëse në çdo portë e avlli vareshin degë pemësh dhe lulesh ato nuk arrinin ta mbysnin zhurmën e kovaçit, teneqexhiut, dhe të zdrukthtarit. Aq më pak aromën që tringëllonte nëpër thundrat a këmborët e bagëtive. Kalldrëmi qe i pastër e i lëmuar si fildish nga të shkelurat e njerëzve. Ja kështu e mbaj mend... Mbaj mend që ne djemtë talleshim me legjendën e fshatit sipas së cilës vajzat e atyre anëve laheshin me lulet, e kur nuk i shihte kush ktheheshin në flutura. Ndërsa natën shndërroheshin në nimfa për t'u marrë mendjen udhetarve e t'i mbytnin në lumë. Mirëpo, ndodh që legjendën ta takosh nga afër dhe nuk di më se ku...
Larg Shkodres Tesh sa vjet po m'bahen pa ty t'kam n'zemer per ita dy sy ska dit si nuk te mendoj sa hapi kompjuterin n'foto te shikoj tuj fillu prej n'bahcallek mu m'kujtohet ura krejt si cdo ver njaty kam ken tu shiju krapin me ven eh maj shkoder shkoj aja koh un tesh meta nji ktu ne europ po mas u ban hiq merak sa ma shpejt tvi e t'shoh prap shkoder loce moj burnesh si t'shkoj jeta veq tu u qesh m'ka marr malli shum per ty sjam tuj dit as si me shperthy ti moj shkoder ke itibar e nuk blehesh as me ar m'ka marr malli per lagjen teme ku jam rrit e kam jetu si gjithmon asht n'zemer teme me zi c'pres un me shku m'ka marr malli me pa parrucen se njaty kam pa tret kpucen mka marr malli me pa tetrin...
Nje zemer e paster asht vujtje pa shpagim Asht durim ne kufinjt e budallekut Asht thalb i zotnillekut Nje zemer e paster asht bahçe ne kerkim te kopshtarit ma te mire qe asnji ferre s’e len me mbì Nje zemer e paster asht pus i thelle Qe ujin e kullum brenda vedit e fsheh Uje I ngrohte kur xhani mberdhìn I fresket kur nje tjeter ka èt Nje zemer e paster asht delikate si nje kristal Mund te thyhet ne nje mije copëza Por secila prej tyne shndrit po njelloj, e prape se prape Nje zemer e paster Asht gure i rande ne vedi te vet E ne te njajten kohe asht flutur e lehte Mbi gjithcka Asht Nieti qe kurre s’humbet ~Teona N Bushati
Tani nuk fryne me.
...tani qe nuk fryne me,as shi nuk bie. Dielli ndricon si nje forme detyrimi, keto dite te njellojta. Me thuaj ,tani qe rruget u boshatisen,luginat e mendimeve te mbushura, jane derdhur ne dimrat me ngrice. Ja me thuaj,si ndihesh!? E ndjen veten te lire?! Po te lire nga se!? Nga asgjeja qe mbushi hapsiren,apo nga shumcka qe e boshatisi ate!? tani qe shi nuk bie me, nuk fryne... dielli ndricon si nje forme detyrimi ne ciklin e fotosintezes natyrore.... Ja me thuaj,ti si e mbaron `fotosintezen` tende te menduarit!? ndihesh e lire!? Po liria pa asgjen ,ose me shume cka te zbrazur ,ka kuptim!? cila eshte liria dhe cila eshte denesa!? Apo jane dy vija paralele dhe shkojne per krah si dy shoqe qe nuk njihen,por qe as nuk ndahen. Tani nuk bie...
Livadhi ëndrrave
Livadhi ëndrrave Ndjeja që e njihja mes shekujsh jete. Ndjeja frymarrjen tënde në largësin e një mos perceptimi fizik. Ishte një situat abstrakte , i ngjaje nje flladi mendimesh që të zhveshnin butësisht në syt e mi. Udhëtoja në shikimin e botës tënde pa të marrë leje,takoheshim në një lëndin me lule dele,buzëqeshje dhe më përqafoje fort. Kështu niste ëndrra e darkës me ty,udhtimi ishte i gjatë i pambarim,çdo natë prisja livadhin tonë,duart e tua të rrethonin belin tim dhe buzët e tua të buta të pushtonin të miat. Dielli të puthte syt,në rrezet e tij shkrihesha e tëra ,që të isha rrezja jote. Netët rrokulliseshin,hëna zvogëlohej dhe rritej,dita shkurtohej e zgjatej,vitet iknin dhe vinin, ne të dy gjithnjë ne livadhin tonë me lule...
Gabriel Garcia Marquez Përshtati në shqip Arjola Zadrima Sa burra kam ndigju tuj thanë se duen një gru inteligjente në jetën e tyne!.. Unë i kisha këshillu me u mendu mirë.. Gratë inteligjente marrin vendime vetë , kanë dëshirat e tyne dhe vendosin kufij. Ti nuk do t'jesh kurrë qendra e jetës së saj sepse ajo sillet rreth vetes. Një gru inteligjente nuk ja lejon vedit me u manipolu, as me u shantazhu, ajo merr përgjegjësi. Gratë inteligjente diskutojnë , analizojnë ,grinden,nuk knaqen lehtë, ecin përpara. Këto gra kanë pasë një jetë para teje dhe e dinë mirë që do të vazhdojnë t'kenë një jetë edhe kur të jesh largu ti. Ajo të paralajmëron nuk kërkon leje. Këto gra nuk kërkojnë në çift një udhëheqës për me i shku mbas, as një babë...
Sot ngjan si nje nga ato ditet "po" Gjetja e parkingut ne nje zone teper te mbipopulluar te Tiranes apo bari thuajse bosh, gje jo fort e zakonte ne ate ore te dites. Taku, miku me te cilin kisha dale. Me le ne prag te barit dhe niset te mbaroje nje pune te ngutshme.Duke me porositur te kem kujdes makinen nga ndonje gjobe e te shume zellshmeve police bashkiake. Nderkohe qe perpiqet te me inkurajoje me fjalet se nuk do vonohej. Por une nuk e pata problem vetmine, perkundrazi si per t'ju gezuar kesaj, porosis nje dopio ekspres pasi kam zene nje kend me xhama xixellonjes dekoruar per festa. Kam trotuarin perballe dhe pjesen tjeter te barit anash. Ndersa me sherbehet filxhani qe leshon fije te holla avulli, e marr me te dyja duart dhe...
Ne rritemi ngadale,ashtu per dore me kohen. Here themi koha jone,here koha e tjetrit. Here here,kjo nuk eshte koha e askujt. Por prape i rikthehemi rutines,perditshmerise, mes kesaj rutine qe shpesh e quajme `lodhese` rritemi. E sa embel eshte te rritesh,ne shoqerine e kohes,ne agimine dites qe lind, ne relaksin e perendimit te diellit. Rritemi,ashtu me qetesine ,qe here here ,therrmohet ne brigjet e nje dallge,here here, ne qetesine, qe rilind si nje vegim qe duket qe vjen prej mijera vjetesh. Por sa embel eshte te rritesh. Rritesh dhe tek syte te lotojne,fjalet te vrasin,apo fjalet te zhveshin ne nje lume dashurie. E prape themi; Kjo kohe, here eshte e jona,here nuk eshte e jona. Por ne fakt ,per dore na mban,na kujdese dhe pa kuptuar...
S'ka me mire se sa te zgjohesh me kenge gjeli (thone disa) mirepo nese ke kaluar nje nate pa gjume ose te trazuar, kjo kenge te ngjan me çangen lebetitese ose alarmin qe zgjon ushtaret ne mengjes apo ne raste gatishmerie ne stervitjet routine... dhe une nuk kam hasur ndonje ushtar te lumtur nga ky lloj zgjimi. Nata ime kish qene me teper se e trazuar dhe me njefare pertacie akoma me syte thuajse te mbyllur qe me dhimbnin e te enjtur porsi topa ping-pongu, me pak veshtiresi me kembe lokalizoj shapkat qe ndodhen jo larg krevatit por kurresesi afer ose ne menyre te rregullt nga njera-tjetra. Me disa levizje te njeriut te stervitur me erresiren ashtu pa hapur syte, kerkoj moken e ekspresit dhe ndersa e gjej, pesha e saj me kujton se...
I love shopping
Tashme dihet qe nje nga hobit per ne femrat eshte te bejme shopping...ne gjuhen shqipe te bejme pazar... Pervecse argetuese este dhe antistres, nje arsye me shume perse na pelqen kaq shume te bejme pazar dhe sigurisht jo vetem ne femrave. Paraqitja eshte mjaft e rendesishme ne ditet e sotme dhe si femrat si meshkujt perpiqen cdo dite e me shume te mirmbahen dhe gje shume thelbesore eshte pikerisht veshja. Te githe tashme adhurojme te bejme shopping pasi eshte nje pjese e pandashme nga e perdishmja jone....mbi te gjitha te gjithe duam te paraqesim stilin tone te te veshurit, dikush sport, dikush klas , te tjere repist, nje pjese stilin metalar...
Kam nevoje dhe une te mbahem diku!
rimon shi dhe shpirti më tretet nga pak në çdo grimcë të qytetit, bie mbi çdo trotuar, mbi qoshe bari e mbi tjergulla. ëndrrat më bëjnë të ndihem i vogël, kam nevojë dhe unë të mbahem diku. në çastin më delirant të vetmisë, ku pashë që nuk qëndroja dot drejt, i vura vetes një ëndërr kartoni te thembra, siç bëjmë me dollapet a me frigoriferët kur dhomat në shtëpitë tona janë në disnivel. por kanë një të mirë këto ëndrra, ato na tregojnë se nuk jemi ne të mangët, por është terreni ku qëndrojmë dhe në këtë mbrëmje shtatori nuk kam ç'i them tjetër vetes për ta mbajtur drejt. në mëngjes, babai, në ëndërr, m'u ul te kryet duke e ditur që më kish rrënuar humbja e tij, u ngrita dhe e putha në të dyja faqet e shtrëngova prej mallit dhe qava...
Kerkohet punonjes magazine ne magazinen qendrore te kompanise NEPTUN Detyrat dhe Pergjegjesite: -Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja -Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve -Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e caktuara, duke respektuar karakteristikat e secilit dhe kushtet e magazinimit te tyre -Ndihmon shoferet për ngarkimin e mallrave kur dërgesat behën me automjetet e kompanisë -Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre -Kujdeset për ambient pune te pastër dhe të sigurtë -Përformon aktivitete të ngjashme -Kryen detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi direkt Numer Kontakti: 0675467279
Sa nuk eshte vone!
Jo rrallehere gjendemi duke shkruar per te dashurit tane pasi ata nuk jane me mes nesh. Thurim vargje dhe dedikime pafund, ndonese ata nuk na degjojne apo i lexojne. Shpeshhere marrim te mireqene cdo gje te mire qe na rrethon, cdo te aferm qe na qendron prane duke harruar tua shprehim dashurine qe ndjejme per ta, falenderimin per cdo dore te dhene, mirenjohje per cdo respekt te fituar, kerkimin e faljes per cdo gabim te bere. Nese do i kushtonim numerimit te begative dhe te mirave qe Zoti na ka dhene qofte dhe nje 5 minutesh te vetem, s’do rreshtnim duke e madheruar Ate. Nese 5 minuta do u zhvishnim nga egoizmi, mendjemadhesia e vetkenaqesia do arrinim te shprehnim shume gjera para se ato te mira te mos i kemi me. Ndaj, Nese nje kerkim...
Kush i mbeshtetet Zotit, Ai i mjafton atij"(65:3)
Ndonese gjate jetes do te te mbyllet cdo dere qe mund te duash te hapesh, do te te largohet cdo person qe do doje t'a kishe afer, apo edhe pse mund te jesh e rrethuar nga plot vete, por serish nuk ta falin qetesine qe ti ke nevoje. Te kesh frike edhe te tregosh dicka te bukur tenden dikujt, nga frika se do e gllaberojne dhe prishin gjithcka. Te jesh mes nje labirinthi e te mos gjesh dot dalje?! Atehere dorezoje zemren dhe ceshtjen tek Zoti. Ai do te te hape mijera dyer dhe dritare te reja te cilat nuk i kishit menduar. A nuk jeni gjendur shume here ne mes te tunelit, rrethuar ne terr, dhe ashtu papritmas nje drite eshte ndezur?! Nuk eshte e lehte te besosh dicka te cilen nuk e ke pare akoma, te perballosh dallget e forta qe te...
Këpucari - pianist Ishte një këpucari te rruga e Kavajës, disa këpucarë në të njëjtin lokal madje, ishte edhe usta Xhati, aty përballë ish stabilimentit Mihal Durri, sot fillimi i rrugës të ambasadave, këpucarë me nam, riparues mjeshtra! E fuste thumbin në gojë, me e lag me pështymë para se ta ngulte pak në shuallin e ri të këpucës. Dukej se puthte çdo thumb Xhati! Para se të ta vinte te këpuca jote. Palé kur pastaj ja jepte me çekiç, nga dyzet cm larg me ngritje krahu çekiçi fluturonte drejt e mbi kokën e thumbit. I binte edhe dy a tre herë të tjera nga pak sikur e përkëdhelte me kokën e çekiçit. Sikur i binte pianos mër jahu! Tat tak tuk tuk tiiik taaaaak. Palé kur i vinte mastiçin këpucës për ta ngjit. E lyente mirë me...
E di qe me mendje te kam shkruar cdo dite , me mendje te kam thene mirmengjesi , po aq te kam pyetur si ke fjetur , nese ne ndonje nga endrrat e tua kam ardhur ? Nese ti kam puthur syte , buzet , e me pas ne nje perqafim gjumi embel na ka mbeshtjelle…e cfare ndjesie te ka lene ai mengjes pasi ne zgjim une nuk isha aty? A je mire ? A mundesh te me thuash si je sot? Si je pa mua ? Si je pa pranine time? A je I lumtur I dashur , apo edhe ti si une vuan nje humbje te padeshiruar, nje humbje qe mund ta kishim evituar nese une do dija te isha ajo qe sjam sot? A mendon e ti ndonjehere per ne ? Une Po….. Cdo mengjes , cdo mbremje , dhe shpirt eshte e veshtire me beso , sepse edhe pse kurre sta pohova shpirtin kam lene peng ne ty! Me mungon...
Stacioni
Stacioni. ...heret,lageshtira e ajrit njomte flokun e saj te gjate, pak te crregullt,me sa duket nga nxitimi i mengjesit per te kapur punen,si kishte dhene kohen e duhur flokut saj te bukur bjond,per tiu dukur sikur nuk fryne ere,sikur nuk ben ftohte ,sikur ka dale nga nje grup parukieresh.Por kjo e bente dhe me pikante mes kesaj rromuje , ne kete stacion zhurmues,dhe pse mengjesi i se shtunes,prape ky stacion nuk njeh qetesi. Une si gjithnje ne karrigen time ne cepin e kesaj kafeje qe rrine hapur 24 ore , me nje kafe shqeto perpara, prisja te shkonte ora 9 e mengjesit per te dorzuar nje pune te javes.I ftohti ishte paksa me i embel se ditet e tjera,ose ma embelzonte prania e saj,papritmas ajo kthej koken, mbante nje pale syze ngjyre...
Njoh njerez Qe fryme nuk kane E fryme dhurojne per te gjelberuar pemet Njoh njerez Qe shpirtin e kane ndezur flake Per te jetuar ne driten e syve te hapur Njoh njerez Qe kendojne pareshtur dhe pse Lotet i kane gjerdan ne fyt te cdo agimi Njoh njerez Qe diellin e shohin ne sy Dhe henen e mbajne fshehur mes brinjeve Njoh njerez, te tjere njerez Qe ujin e blejne E gjakun e shesin per te jetuar Njoh njerez Aq te paqete ne paqe Sa prishin dhe trazimin e heshtur te te vdekurve Njoh njerez Aq te lodhur Sa nuk kane fuqi as te ndalen me se humburi rrugesh Njoh njerez Njerez qe ngjyrosin boten me endrra Dhe i tregojne padurueshem per te jetuar. Njoh njerez Njoh kaq shume njerez.. ........ Po ju njihni njerez te tille?!
Perqafimet
Jo sjane puthjet qe me lene mbresa .. qe femije i urreja ne fakt. Pllaq e plluqet e grave te lagjes .. thjesht per te shprehur dicka. Une si natyre introverte me benin keto xheste dhe me shume tekanjoze dhe llastice. Ne te kundert perqafimet . Eshte nje veprim perfshires. Jep e merr emocion .. eshte kulmi i afrimitetit njerezor . Fizikisht i bije te pasqyrohen zemrat . Nje person ndjen egzaktesisht rrahjet e zemres se tjetrit te sinktonizuar . A ka me afer se kaq ? Njeriu kur arrin te perqafoj dike eshte afer shume afer asaj cka ndjen dhe percjell. Ka perqafim malli . Ka perqafim ngushellues. Ka perqafim mbrojtje apo thirrje per ndihme. Vete fjala per-qaf,, pershkruan pikerisht besimin qe do japish e do marrish. Arterja kryesore e...
U be kohe pa u pare, malli aq me ka marre! Akoma vazhdoj te besoj,qe zerin tend prape do ta degjoj! U be kohe,qe ai hesht , numri yt, aty ka mbete. Nuk gjej guxim te ta largoj,ne mendjen time te dhimbjes akoma shpresoj! Ne keto dite kam ndjer trishtim! Sa boshllek ke lene ne shpirtin tim. Nuk guxoj te shoh as fotografit,se pastaj trishtimi behet komplet i zi. Dhe ti e di qe do trishtohesh,keshtu gjej forcen dhe udhtoj , neper momente e perqafime,mbushur me dashurin ,qe ti i dhe jetes sime. 31.12.2021. Athens. 11:55 AM.
E vogla ime,nuk kisha besuar në mrekulli deri në momentin që të mora ty në krah❤ Erdhe si një dhuratë në jetën time duke më bekuar në momentet më të vështira🤍.Kejt,fryma ime ti je forca që më rimëkëmb sa herë rrëzohem.Je shpresa dhe motivi im për të përballuar çdo sfidë.Ti je bota për mua,asgjë nuk ka vlerë kur syt e tu shkëlqejn ,buzët qeshin dhe fytyra jote rrezaton.Ja kaq dua në këtë jet.Ke lindur në një ditë të mirë,dhe më beso hera e parë që besoja në zot.Hera e parë që fillova të lutesha ishte vetëm kur u bekova dhe u bëra nënë.Ndoshta nuk isha aq madhore,dhe frika më e madhe që më kapte ishte nëse do ja dilja të jem perfekte dhe 1 nënë e mirë.Dhurata ime e 20-vjetorit,kur fryva qirinjtë thash "dua të fle dhe të zgjohem me erën e...
Lene me ik …
Ban sikur s’e kuptove buzqeshjen ironike ne kandin e buzes te mikut tand Lene me ik … Ban se nuk ia pe cepin e synit djallush Lene me ik … Thuj se nuk e ndigjove tonin arrogant Lene me ik … Ban se nuk e kape kugjatjen qe don me te ba me u ndi keq, a here here edhe ne faj, edhe pse borxh kerkuj s’i ke Lene me ik … Smiren qe te sillet mbi kry si re per ate qe je apo per ate qe s’je Lene me ik … E mbi te gjitha Mllefin qe ta mkojne keto vogelsina Lene me ik … Sidomos mllefin tand shtype, Mos e len me ba as cik as pik Mllefi dashte e pa dashte te ban pis Por ti me te dyja durt Lene me ik … Banu fisnik Ne fund te fundit e Ne jete te jeteve Ti vec Zotin tand ke Mik. (T.B)
Kujtimi i bardhe.
Trokiti nje kujtim,mbreme vone ne cepin e portes. E pash habitur,tek qendronte stoik,i pa lekundur ne shiun e darkes qe kishte pushtuar rruget e kujtimeve per dreq. Pyesja veten nga cila dite e kaluar, nga koshin e harreses njerzore vinte?! Dukej i veshur si nga vitet 70-te. Shume njerez i pelqejne ato vite,thone se kane pas muzike te vertet,nje fare trendy te dendur dhe rebel. Gjithesesi ,mendoj qe ndoshta ai kujtim stoik tek porta, mund ti perkas nje kohe tjeter,ndoshta shume me heret. Nuk i binte ziles se portes, as nuk ecte te hynte brenda avllise. Cuditshem,pyesja veten ke kerkon? shiu vazhdonte ashtu i imte,i qete njelloj si qetesia e ati kujtimi ne kembe i veshur me te bardha. Dukej sikur shiu se lagte, rreshkiste pa i dhene...
Njesoj si dje edhe sot nuk endesh neper mendjen time dhe po aq aroma jote me s’ka jete tek une. Mungesa jote me vret , edhe pse para pak oresh nuk isha kaq e vrare sa tani… E nese tani do zgjasje koken te me shihje do pandehje se jam thjesht nje manikin veshur me plastiken ,pa mimike e pa force per te derdhur qofte edhe nje lot! Nuk kerkoj te me mbushesh boshllekun tim..jo me , por dije se jam ende peng I nje lamtumire. Fjala do ishte melhemi I kesaj heshtje qe gervisht pa meshire koren e thare. Ishin fjalet ato qe na sollen deri ketu, dhe do doja ti germonim thelle ne brendine tone edhe njehere ato tinguj ,ato zanore per t’ia veshur serisht cdo endrre te lene ne gjysem. Ike ashtu pa thene asgje, sdi perse, sdi se...
mrekullia ime
Ne kto dit me shi Ti je shpirti qe me detyron dhe imponon te jem nje njeri i mire dhe te shoh ngjyrat qe kisha harruar. Qe kembngul dhe me shkeput nga merzitja kur teletrasportoj veten ne thellesite e oqeanit... Shoh ne syt e tu, ato te miat kur isha vetem nje femije rebel dhe i prapt qe qeshte ne vetmi pa asnje lloj motivi konkret. Thjesht sepse ndihesha gjall nuk me mesuan ta shpreh me fjale ? Sot, jam perseri si femije e lumtur... jo vetem sepse te kam ty por sepse arrita te te mesoj te marresh dhe te japesh dashuri dhe pse kaq i vogel. Thon qe 'eh eshte femije' por un e dija qe e ndjeje qe do te mbroja me cdo kusht; un e ti kunder te gjithve❤ Mi zbukuron ditet kur din qe ke gabuar dhe shkon e ben dicka per tme...
Pranvere e vonuar!
Ne rruget bosh te mendjes,te kerkoj heshtur,me nje fryme qe shpesh me ndalon. Neper net, gjume s`kam, dita s`ditka me zbardhe. Ne rruget boshe te shpirtit ka vec vetmi, kur ulem me veten per nje kafe te idhte , pa sheqer,merzitshem ne nje cep,shkujdesur shtrihem . Keshtu kam filluar te nxjerr ditet e mia,boshatisur neper mendje , vetmuar neper shpirt! Me vete them;-dimer eshte,ku do shkoj ,sa do vonoj!? Pranvera prape do te lulezoje! ~9.11.2021/ Athine
Fryma ime... Nuk e di se si ndihesh ti... Por mua po me merret fryma. Perpiqem te shfryj me gjith force merzine Ta shkul, ta flak tutje Por me kot, sa bej te marre fryme perseri, thith te gjitha mendimet qe me cojn drejt teje. Sado qe largoj mendjen dhe genjej veten me mendime kuturu, perseri, nje ulerime e brendshme qe renkon ne shpirt me theret drejt teje dhe dorzohem, me merret fryma... Nuk di si ta shpjegoj a te bind veten Sa mijera here premtime vetes qe nuk do te dorzohem, por qenka e kote... Ja ku jam un perseri, mezi marr fryme e as cigarja nuk me qeteson me si dikur. Por nje fjale e jotja, ajo do ndryshonte te gjitha ngjyrat e mia, qe tashme ne dukje jane vetem bardh e zi.
Ku të gjejmë ca njerëz që edhe kur na këshillojnë përpiqen ta gjejnë mënyrën më të bukur , që mos të na lëndojnë? Ku të gjejmë ca njerëz që kur na shohin një të metë na e mbulojnë? Ku të gjejmë ca njerëz që edhe kur gabojmë ndaj tyre na justifikojnë? Ku të gjejmë ca njerëz që kur na japin me dorën e djathtë nuk e sheh dora e majtë? Ku të gjejmë ca njerëz që për gëzimin tonë gëzohen e për mërzinë tonë ndjejnë dhimbje bashkë me ne? Ku të gjejmë ca njerëz që kur bota na rrokulliset luten për ne dhe na thonë "mos ke frikë ja ku më ke"? Ku të gjejmë ca njerëz që na ftojnë kah e mira dhe na largojnë nga e keqja? Ku të gjejmë ca njerëz që na duan sinqerisht, pa interes neve dhe familjet tona? Ku të gjejmë ca njerëz që na kujtojnë se...
Bèhu njeri i mire !
Shumë njerëz i lëndojnë personat e mirë, sepse kërkojnë për dikë më të mirë në jetën e tyre, por gjithmonë përfundojnë me dikë më të keq dhe pastaj pendohen. Harrojnë se pendimi është i kotë, sepse askush me mend nuk rikthehet sërish me atë që e ka lënduar. Gjithkush përpiqet të gjejë njeriun e duhur në jetë, por askush nuk përpiqet të jetë vetë njeriu i duhur. Askush nuk përpiqet të vetëpërmirësohet dhe të bëhet i duhuri për dikë tjetër. I kërkojmë gjërat të gatshme, pa dhënë aq sa duhet nga jeta jonë. Kalon shumë kohë, ndonjëherë edhe e gjithë jeta, derisa një person e kupton realisht se ka jetuar për të kënaqur të tjerët dhe ka përfunduar disa herë i lënduar vetë. Është e trishtë, por edhe pse thuhet se njerëzit mësojnë nga dhimbjet...
Une dhe vetja!
Dua te di cfare forme ka marre kjo zemer brenda atyre fragmenteve qe rrahjet ia ndaluan, e te ish ndryshe nuk doja Te ndjeja ate perqafim kur zemrat behen bashke E keshtu mungesen do vuaja …. Ne kete mungese njoha durimin , njoha si te duash pertej kohes dhe ngjarjeve te jetes, njoha udhen sesi ta diktojne , njoha humbjen e pranimin e saj se mund te humbasesh dhe se njerezit nuk jane gjithnje aty ..edhe pse aq fort e trumbetojne. Ne kete mungese mesova te harroj, te mos I jap kohe me shembelltyrave te cilave ngjyra ju mungon, mesova vemendjen time askush mos e vjedhi me qofte edhe padashje , mesova te harroj ata qe me harruan, e te jem me ata qe kohen per mua ndalin. Ne kete mungese mesova te dua veten, mesova ne heshtjen time se jemi...
Leter... Do doja te te flisja per shume ndodhi qe kane ndodhur ne jeten time, por duke te te pare ne sy dhe pse jo mbase duke rrokur dhe goten duke e bere gezuar dhe duke te pare se sa bukur te buzqeshin syte... Nuk e di, mbase duhet te ndodhte sic ndodhi ne jete per mua, ashtu sic erdhen gjerat, si stuhi qe merr cdo gje perpara, duke len mbrapa dicka per te ndertuar perseri. Gjithmone duke menduar se gjithcka ndodh e ka nje qellim, nje arsye nga pas... gjithmon duke e gjetur veten perball deja vu se rradhes. Dua te dish, qe jo gjithmon e kam pasur te lehte. Fundja si gjithkush qe ne fund ka ecur me kembet e veta ne jete. Eshte rrezuar, vrare shpirterisht deri aty sa ka humbur dhe dinjitetin por qe me kohen ka sheruar cdo plage dhe...
E di qe sme degjon e di ... nuk e perjeton as kete kohe te marre . Jasht cdo frike e makthi je prehur qete ne qiell. Mes engjejsh qe ste gjykuan por prane te moren pergjithmon. Sjemi takuar kurre... e pra ti e dije me mire qe sjetojm pergjithmone. Akoma tingllon ajo e qeshura jote qe une degjoja nga tastjera e computerit tend. Mbase krejt tjeter ce ke pasur realisht. Por ne veshet e mi tingellonte e kristalt.. rrembyeshem dhe koket. Po ... e di e dashur ... me mungoje edhe kur ste kisha njohur... kur shpirtin tend se kisha pare me pare. Me mungoje ather kur ste njihja dhe cuditshem me mungon tani. Me kishin ngel ca fjale pa ti then .. Bella.
Ne kodiket e Nag Hammadit qe jane shkruar perafersisht mbi 2000 vjet me pare perveç te tjerave eshte gjetur edhe nje papir me nje himn kushtuar Femres, femerores, shenjterise se saj, Perendeshes. Mendohet se ky doreshkrim i eshte dedikuar Isis, perendeshes por si perfaqesuese e gjinise femerore akoma me shume se Perendeshe ne vetvete. Ne shume pak rreshta pershkruhet bota e femres , fjale qe tingellojne edhe sot shume aktuale per mesazhin qe percjellin. Perendeshes se mrekullueshme, Zjarrit te plotfuqishem femeror! Ave o Isis! Une jam e PARA dhe e FUNDIT, Jam e adhuruara dhe e perbuzura, Jam e perdala dhe e shenjta, Jam e martuara dhe e virgjera, Jam nena, jam dhe e bija! (*) Jam shterpe e prapeseprape kam shume femije! (*)...
Po ti, sa i lire je?
Ndoshta te vetmit njerez qe jan realisht te lire jan ato qe jan perballur me dhimbjet dhe frikat e tyre. Pa hulumtuar shkurtesat. Ato respektojne idete dhe gjykimet e te tjerve, por kur eshte momenti per mos e vra mendjen ato din ta bejn mrekullisht. Ato perjetojne cdo emocion si nje dhurate. Si nje mrekulli. Dhe nese kan deshire te qajne e bejne. Pa asnje lloj tip turpi. Perqafojne dhe shofin boten nga tjeter kendveshtrim. E tyre nuk eshte vetem lumturi por mirenjohje per jeten. Etje per bukuri. Asgje te meson me shum sesa dhimbja sepse sapo tja dilni kuptoni kush jeni dhe cfare doni. Dhe nuk mund ta imagjinoni veten ne asnjere menyre me te gjalle dhe me te bukur se kjo. (Perkthyer nga une - web Dedikuar bukurise genuine...
Delirium - Ajo
Ajo qe skan kuptuar kurre tek une eshte qe sme intereson c'mendon bota; as ti e as ti. Dhe kur ul koken e trishtuar eshte sepse nuk ndihem e kuptuar dhe ska te bej me meshiren apo viktimizmin... mua me merret fryma! Ndihem aliene ne nje bot ku te gjith mendojne se me njohin dhe mund te me japin keshilla kur ne te vertet ASGJE kan kuptuar... sepse un e di cfare me ben te lumtur; qoft ajo e drejt apo e gabuar. Me shofin me sy te mbushur me lot dhe kujtojne se jam engjell i lenduar... kur ndoshta mund te jen lotet e nje shpirti qe shikon padrejtesi dhe sdin si ta luftoj ate, mund te jen lotet e nje shpirti qe vet-sakrifikohet duke u vet-anulluar, pershtatur, adaptuar per te ber te lumtur njerzit qe do, mund te jen lotet...
Dhe zjarri djeg?
Egzistojne njerez te mire Por un nuk jam nga ato. Egzistojne njerez te bute dhe qe me nje prekje te sherojne cdo dhimbje, Por un nuk kam lindur e till. Egzistojne njerez qe me nje buzeqeshje dhe heshtje i japin fund cdo konflikti pa u qelbur, Por nuk po flas per veten time. Sepse une kam lindur zjarr dhe si e tille di mire si te jap ngrohtesi shpirtetore dhe te te mbroj nga ditet e ftohta. Mund te ndricoj rruget ne netet me te errta dhe te mbroj ne beteje me armikun. Eshte dicka qe me vjen e natyrshme dhe me ben te ndihem mire. Ama ke provuar ti afrohesh zjarrit me shume sec duhet? A ke provuar ta ngacmosh apo te tentosh ta dominosh? Mjafton nje hap i gabuar dhe te percellon pa meshire. Imagjino tani per nje cast cfare...
pertej...
hapat e shkujdesur me conin drejte nje agimi te neserm,pa kuptuar se si lidhja mendimet,se si koha me vishte me nje tantell te bardhe. Bardhesi e nje nudesie qe mund ta prekesh,,, Pastaj po mendoja c`lidhje ka nudesie me bardhesine!? Apo rilindin njera tjetren ne menyren e nje pafajsie. Shpesh njerzit se kuptojne nudesine,ne varsi te fijeve nervore qe ju veprojne ne tru,ju shkaktojne receptor nga me te ndryshem,ndjesi turpi,erotik,eksitim,por pak kuj i shkakton nje nudesi njerzore,energjin e nje pafajsie qe lind nga universi. Prefeksioni i nje magjie, se si ndertohet nje trup njerzor,se si ai flet dhe komunikon me ambjentin per rreth eshte nje gjuhe e humbur ne % me te madhe te shoqerise se sotme. Shpesh e pyes veten pse? PErgjigje nuk...
Toc toc
Po fleja gjum te divani, si cdo here kur jam vetem... kur papritmas degjoj te qeshura nga dera e shtepise. Cohem me vrap si e trullosur duke bere kujdes mos te perthy kemben e djathte sic e kam zakon nga qe jo vetem eci keq me ate kembe por perdor edhe shapka me plateau te gjate me peluche roz siper (dhurata e pare per mua pas lindjes, nga my blonde, sepse sipas saj kisha traskuruar veten duke humbur ate ceren si vamp qe kisha kur me njohi). Tentoj ta hap por si pernat, e paskam mbyllur nga brenda me celes... dhe nderkoh qe i marr, hedh nje sy te syri i deres. Perpiqem te realizoj cfare shoh duke larguar dhe afruar syrin e majte nderkoh qe me padurim tentoj te fus celsat te vrima duke thene me vete "Cdo gje eshte e...
Do te egzistojne ca kohe...
Do te egzistojne ca kohe e mira ime, ku ti do te jesh shoqja me e mire e vetes tende.... Ca kohe, ku do kesh vetem supin tend ku te mbeshtetesh e te psheretish... Ku duart e tua, lotet nder syte e tu te vetme do i fshijne.. Gjate kesaj kohe ... mbase do ndjehesh e vetmuar .. Por jane pikerisht , keto kohe qe do te te tregojne si te qendrosh mbi kembet e tua.. e te behesh ajo cka ti deshiron te jesh !
Net te vrazhda.
Ka net qe me shuhen tera kujtimet. vrensirat behen te dendura,hena nuk eshte as gjysem as fare. Minutat behen net te gjata , pa drite. Mendimet me zene frymen,dhe asnjerit nga ato nuk i shkoj dot ne fund. Keto lloj netesh mundohem ti ndricoj me nje kandil te zbehte shpirti,qe here ka vaj e here s`ka. kto net kaq te errta per kete shpirt me nje kandil.Ti je ne drite te plote,patjeter duhet t`jesh ne nje drite te fuqishme hyjnore,por me thuaj dhe sa do vazhdoje nata ketej poshte?! Nje timber muzike i vdekur me rizgjon perseri, me duket vetja sikur bie nga nje mort mendimesh ne nje tjeter. E ne fund therret llogjiken ,dhe i thua te paraqitet per te ndezur dritat e saj te brishta. Ne nje faqe te zeze ajo shkruan me te bardhe,duhet te...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top