Aromë myshku

Rrugica jonë qe e zhurmshme.
Në ajër ndjehej një aromë qymyri dhe tallashi e perzier me të pëgëra kafshësh. Megjithëse në çdo portë e avlli vareshin degë pemësh dhe lulesh ato nuk arrinin ta mbysnin zhurmën e kovaçit, teneqexhiut, dhe të zdrukthtarit.
Aq më pak aromën që tringëllonte nëpër thundrat a këmborët e bagëtive.

Kalldrëmi qe i pastër e i lëmuar si fildish nga të shkelurat e njerëzve.

Ja kështu e mbaj mend...

Mbaj mend që ne djemtë talleshim me legjendën e fshatit sipas së cilës vajzat e atyre anëve laheshin me lulet, e kur nuk i shihte kush ktheheshin në flutura. Ndërsa natën shndërroheshin në nimfa për t'u marrë mendjen udhetarve e t'i mbytnin në lumë.

Mirëpo, ndodh që legjendën ta takosh nga afër dhe nuk di më se ku është e vërteta dhe ku miti.
Isha ende i njomë, kështu prindërit për të më sajdisur, më merrnin me vete në çdo dasmë a sebep. Unë nuk arrija asnjëherë ta shpija deri në fund festimin e rastit, gjithnjë me zinte gjumi në krahët e nënës. Deri atëherë kur ajo fluturoi nga ai fshat legjendash per t'u bërë nuse ngjitur me shtepinë time.
Nuk mbaj mend vitin por mbaj mend që ka qënë fund pranvere.
Po po kështu ka qënë,

keshtu e mbaj mend.

Nuk u mahnita nga bukuria e as nga aroma e saj.
Ndofta ishin ato veshje nusërore, ato bojatisje në fytyrë që e kishin kyçur magjinë e saj.
Por mbaj mend, mbase nga kurioziteti se kur do të shndërrohej në nimfë, nuk ja kam ndarë sytë edhe ndenja zgjuar gjersa dasma mbaroi.

Por në pak ditë magjia nisi të më zërë. Aromat, pamja e saj, edhe ku nuk ishte më shfaqej. Nisa të bëhem i pangopur me frutat që më parë nuk i honepsja dot, vetëm pse binin ngjitur me shtepinë e saj.
Në çdo punë të rëndomtë, në çdo lëvizje e ndiqja edhe ku ajo s'ishte. Dilja tek porta në kohën kur e dija se do kthehej. Më kujtohet dora e saj që më ledhatonte floket në mënyrë çapkëne, e unë si një qenush duke mbyllur sytë e ngritur paksa kokën nuhasja kyçin e saj, që teksa lëvizte ëmbëlsisht nëpër fytyrën time, shpërndante një aromë marramendëse.
Edhe rrugica mbante aromë pyjesh, lulesh e myshku magjik. Zhurmat tashmë kompozoheshin si muzikë.

Ja, kështu e mbaj mend.

Por ajo që s'do harroj kurrë është dita kur isha vetëm e u rrëzova nga pema. U lëndova tek dora jo pak. Ajo si një Dianë, vetëtimthi më mori ndër krahë. Ndjeja aromën që rridhte nga kraharori dhe frymëmarrjen e saj të shqetësuar.
Doja të vdisja, kështu e mbaj mend...

Por nuk vdiqa.

Madje më kujtohet çdo buzëqeshje ledhatare që më bënte në ato çaste. Ndoshta kam qënë si në kllapi por jam thuajse i sigurt që kur ajo hapi sëndukun për të marrë një napë të bardhë verbuese, aty ndër rroba kishte plot lule. Them si në kllapi pasi kur ai sënduk u hap, unë u deha edhe s'mbaj më mend gjë, mendova se kisha vdekur.

Por nuk vdiqa.

U dënova të jetoj.

Dhe ja po jetoj.

Jam në këtë kalldrëm aspak të pastër tashmë, në këtë rrugicë pa zhurmë dhe pa aromë, si një gërdallë beqare. I vetmuar dhe i shëmtuar që thith duhan të lirë.
Ndofta ajo nuk jeton më, s'di të them. Parapëlqej të mendoj se është e mbyllur në atë sënduk me lule kur të këtë mbyllur sytë.

Teksa tymos e rreshqas hundën tek shenja e të çarës që ajo më lidhi atë ditë, as aroma e qelbur e duhanit dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e kanë zhbërë atë aromë myshku e lulesh të pa emër.

(C) Baboon 12 maj 2023
image-260nw-2016733661.jpg
 
P.S
Edhe një herë ndjese të gjithë pjesëmarrseve dhe dashamireseve të temes "krijime letrare"
Në veçanti @Bebw
 
Shumë krijim i ndjerë 🤗
Kur e kam lexuar në fillim jam përfshirë shumë 🤍
PS: unë t'a kam thënë që ke shumë talent dhe mezi pres të lexoj një libër tëndin 🤍
 
Te falenderoj per vlersimin 🤗
Edhe mbeshtetjen packa se une e prish kaj herë 😅
P.S librin kismet ja ndoshta mbledhur kto copzat qe kom bo nder vite (bashke me sh qe kom lon pergjys) edhe sajoj noj gjo lol si nje shpi me materiale te perdorura por edhe te reja mbase del si tip arti modern 🤣
 
Shiko fotografinë 2194998
Nuk besoj te kesh shkruar ndonje copez tjeter me bukur se kjo.
Pershkrim super i bukur i kohes dhe ndjenjes.

P.s Sido qe ta vendosesh per te botuar ndinje dite,ndoshta ti se ke nevojen tone per ndihme,por disa,mund te bejme dicka...😊
 
Unë di që dua librin e para kur të dal 😋
 
Nuk besoj te kesh shkruar ndonje copez tjeter me bukur se kjo.
Pershkrim super i bukur i kohes dhe ndjenjes.

P.s Sido qe ta vendosesh per te botuar ndinje dite,ndoshta ti se ke nevojen tone per ndihme,por disa,mund te bejme dicka...😊
E di ke edhe jo te drejtë...
Por nqs do i referohem copezave qe kam shkruar ketu ky pa dyshim eshte me i miri edhe për mendimin tim.
Me vjen mire qe te ka pelqyer.

P.S oh patjeter nuk I dihet deri atëherë mbase edhe kam nevojë njeriu si është një ditë nuk është tjetrën, edhe te jam mirnjohes pa fund packa se do kem ose jo nevojë 🤗
Por frika me e madhe e imja është tek redaktimi aty kam frik se ma prishin 🤣
Nejse kto jan diskutime ne koken time lol
 
Babo e ke qa, si gjithe te tjerat fundja👌

Mbase ka ardhur koha te botojme librin e II-te te FV-s dhe jam i mendimit qe nje shkrim i yti duhet te jete me se sben aty.
 
Rrugica jonë qe e zhurmshme.
Në ajër ndjehej një aromë qymyri dhe tallashi e perzier me të pëgëra kafshësh. Megjithëse në çdo portë e avlli vareshin degë pemësh dhe lulesh ato nuk arrinin ta mbysnin zhurmën e kovaçit, teneqexhiut, dhe të zdrukthtarit.
Aq më pak aromën që tringëllonte nëpër thundrat a këmborët e bagëtive.

Kalldrëmi qe i pastër e i lëmuar si fildish nga të shkelurat e njerëzve.

Ja kështu e mbaj mend...

Mbaj mend që ne djemtë talleshim me legjendën e fshatit sipas së cilës vajzat e atyre anëve laheshin me lulet, e kur nuk i shihte kush ktheheshin në flutura. Ndërsa natën shndërroheshin në nimfa për t'u marrë mendjen udhetarve e t'i mbytnin në lumë.

Mirëpo, ndodh që legjendën ta takosh nga afër dhe nuk di më se ku është e vërteta dhe ku miti.
Isha ende i njomë, kështu prindërit për të më sajdisur, më merrnin me vete në çdo dasmë a sebep. Unë nuk arrija asnjëherë ta shpija deri në fund festimin e rastit, gjithnjë me zinte gjumi në krahët e nënës. Deri atëherë kur ajo fluturoi nga ai fshat legjendash per t'u bërë nuse ngjitur me shtepinë time.
Nuk mbaj mend vitin por mbaj mend që ka qënë fund pranvere.
Po po kështu ka qënë,

keshtu e mbaj mend.

Nuk u mahnita nga bukuria e as nga aroma e saj.
Ndofta ishin ato veshje nusërore, ato bojatisje në fytyrë që e kishin kyçur magjinë e saj.
Por mbaj mend, mbase nga kurioziteti se kur do të shndërrohej në nimfë, nuk ja kam ndarë sytë edhe ndenja zgjuar gjersa dasma mbaroi.

Por në pak ditë magjia nisi të më zërë. Aromat, pamja e saj, edhe ku nuk ishte më shfaqej. Nisa të bëhem i pangopur me frutat që më parë nuk i honepsja dot, vetëm pse binin ngjitur me shtepinë e saj.
Në çdo punë të rëndomtë, në çdo lëvizje e ndiqja edhe ku ajo s'ishte. Dilja tek porta në kohën kur e dija se do kthehej. Më kujtohet dora e saj që më ledhatonte floket në mënyrë çapkëne, e unë si një qenush duke mbyllur sytë e ngritur paksa kokën nuhasja kyçin e saj, që teksa lëvizte ëmbëlsisht nëpër fytyrën time, shpërndante një aromë marramendëse.
Edhe rrugica mbante aromë pyjesh, lulesh e myshku magjik. Zhurmat tashmë kompozoheshin si muzikë.

Ja, kështu e mbaj mend.

Por ajo që s'do harroj kurrë është dita kur isha vetëm e u rrëzova nga pema. U lëndova tek dora jo pak. Ajo si një Dianë, vetëtimthi më mori ndër krahë. Ndjeja aromën që rridhte nga kraharori dhe frymëmarrjen e saj të shqetësuar.
Doja të vdisja, kështu e mbaj mend...

Por nuk vdiqa.

Madje më kujtohet çdo buzëqeshje ledhatare që më bënte në ato çaste. Ndoshta kam qënë si në kllapi por jam thuajse i sigurt që kur ajo hapi sëndukun për të marrë një napë të bardhë verbuese, aty ndër rroba kishte plot lule. Them si në kllapi pasi kur ai sënduk u hap, unë u deha edhe s'mbaj më mend gjë, mendova se kisha vdekur.

Por nuk vdiqa.

U dënova të jetoj.

Dhe ja po jetoj.

Jam në këtë kalldrëm aspak të pastër tashmë, në këtë rrugicë pa zhurmë dhe pa aromë, si një gërdallë beqare. I vetmuar dhe i shëmtuar që thith duhan të lirë.
Ndofta ajo nuk jeton më, s'di të them. Parapëlqej të mendoj se është e mbyllur në atë sënduk me lule kur të këtë mbyllur sytë.

Teksa tymos e rreshqas hundën tek shenja e të çarës që ajo më lidhi atë ditë, as aroma e qelbur e duhanit dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e kanë zhbërë atë aromë myshku e lulesh të pa emër.

(C) Baboon 12 maj 2023
Shiko fotografinë 2194998
Sa keq me erdhi kur u hoq nga tema tjeter..faleminderit qe ripostove...sepse me pelqen shume 👏👏
 
Babo e ke qa, si gjithe te tjerat fundja👌

Mbase ka ardhur koha te botojme librin e II-te te FV-s dhe jam i mendimit qe nje shkrim i yti duhet te jete me se sben aty.
Faleminderit miku im kur vjen nga ty eshte me tepër se kompliment.

Sa per librin do ishte privilegj jo vetem ky shkrim por ca do qe te ja u marre mendja se vlen ska nevoj njeri te me marrë leje se e ka ne xhep 😊

P.S edhe ti duku më shpesh anej ka konkursi se I ke ca poezi qe... nejse uroj te jesh mire 🤗
 
Tani na thuaj dhe arsyen pse kerkove te hiqej nga votimi?
Se isha tap 😅 edhe ndodhi nje keqkuptim e publikova diku nga inoti lol pastaj erdha ketu si I cmend edhe e hoqa se skish kuptim.
Ndoshta ate smund ta kish pa askush po mua sme linte sedra nejse. Kaq historia lol
 
Rrugica jonë qe e zhurmshme.
Në ajër ndjehej një aromë qymyri dhe tallashi e perzier me të pëgëra kafshësh. Megjithëse në çdo portë e avlli vareshin degë pemësh dhe lulesh ato nuk arrinin ta mbysnin zhurmën e kovaçit, teneqexhiut, dhe të zdrukthtarit.
Aq më pak aromën që tringëllonte nëpër thundrat a këmborët e bagëtive.

Kalldrëmi qe i pastër e i lëmuar si fildish nga të shkelurat e njerëzve.

Ja kështu e mbaj mend...

Mbaj mend që ne djemtë talleshim me legjendën e fshatit sipas së cilës vajzat e atyre anëve laheshin me lulet, e kur nuk i shihte kush ktheheshin në flutura. Ndërsa natën shndërroheshin në nimfa për t'u marrë mendjen udhetarve e t'i mbytnin në lumë.

Mirëpo, ndodh që legjendën ta takosh nga afër dhe nuk di më se ku është e vërteta dhe ku miti.
Isha ende i njomë, kështu prindërit për të më sajdisur, më merrnin me vete në çdo dasmë a sebep. Unë nuk arrija asnjëherë ta shpija deri në fund festimin e rastit, gjithnjë me zinte gjumi në krahët e nënës. Deri atëherë kur ajo fluturoi nga ai fshat legjendash per t'u bërë nuse ngjitur me shtepinë time.
Nuk mbaj mend vitin por mbaj mend që ka qënë fund pranvere.
Po po kështu ka qënë,

keshtu e mbaj mend.

Nuk u mahnita nga bukuria e as nga aroma e saj.
Ndofta ishin ato veshje nusërore, ato bojatisje në fytyrë që e kishin kyçur magjinë e saj.
Por mbaj mend, mbase nga kurioziteti se kur do të shndërrohej në nimfë, nuk ja kam ndarë sytë edhe ndenja zgjuar gjersa dasma mbaroi.

Por në pak ditë magjia nisi të më zërë. Aromat, pamja e saj, edhe ku nuk ishte më shfaqej. Nisa të bëhem i pangopur me frutat që më parë nuk i honepsja dot, vetëm pse binin ngjitur me shtepinë e saj.
Në çdo punë të rëndomtë, në çdo lëvizje e ndiqja edhe ku ajo s'ishte. Dilja tek porta në kohën kur e dija se do kthehej. Më kujtohet dora e saj që më ledhatonte floket në mënyrë çapkëne, e unë si një qenush duke mbyllur sytë e ngritur paksa kokën nuhasja kyçin e saj, që teksa lëvizte ëmbëlsisht nëpër fytyrën time, shpërndante një aromë marramendëse.
Edhe rrugica mbante aromë pyjesh, lulesh e myshku magjik. Zhurmat tashmë kompozoheshin si muzikë.

Ja, kështu e mbaj mend.

Por ajo që s'do harroj kurrë është dita kur isha vetëm e u rrëzova nga pema. U lëndova tek dora jo pak. Ajo si një Dianë, vetëtimthi më mori ndër krahë. Ndjeja aromën që rridhte nga kraharori dhe frymëmarrjen e saj të shqetësuar.
Doja të vdisja, kështu e mbaj mend...

Por nuk vdiqa.

Madje më kujtohet çdo buzëqeshje ledhatare që më bënte në ato çaste. Ndoshta kam qënë si në kllapi por jam thuajse i sigurt që kur ajo hapi sëndukun për të marrë një napë të bardhë verbuese, aty ndër rroba kishte plot lule. Them si në kllapi pasi kur ai sënduk u hap, unë u deha edhe s'mbaj më mend gjë, mendova se kisha vdekur.

Por nuk vdiqa.

U dënova të jetoj.

Dhe ja po jetoj.

Jam në këtë kalldrëm aspak të pastër tashmë, në këtë rrugicë pa zhurmë dhe pa aromë, si një gërdallë beqare. I vetmuar dhe i shëmtuar që thith duhan të lirë.
Ndofta ajo nuk jeton më, s'di të them. Parapëlqej të mendoj se është e mbyllur në atë sënduk me lule kur të këtë mbyllur sytë.

Teksa tymos e rreshqas hundën tek shenja e të çarës që ajo më lidhi atë ditë, as aroma e qelbur e duhanit dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e kanë zhbërë atë aromë myshku e lulesh të pa emër.

(C) Baboon 12 maj 2023
Shiko fotografinë 2194998
51e4cd7103691cf7ec1c932b39492085.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top