Asgje nuk mbeti!

Njesoj si dje edhe sot nuk endesh neper mendjen time dhe po aq aroma jote me s’ka jete tek une.

Mungesa jote me vret , edhe pse para pak oresh nuk isha kaq e vrare sa tani…

E nese tani do zgjasje koken te me shihje do pandehje se jam thjesht nje manikin veshur me plastiken ,pa mimike e pa force per te derdhur qofte edhe nje lot!


Nuk kerkoj te me mbushesh boshllekun tim..jo me , por dije se jam ende peng I nje lamtumire.

Fjala do ishte melhemi I kesaj heshtje qe gervisht pa meshire koren e thare.

Ishin fjalet ato qe na sollen deri ketu, dhe do doja ti germonim thelle ne brendine tone edhe njehere ato tinguj ,ato zanore per t’ia veshur serisht cdo endrre te lene ne gjysem.


Ike ashtu pa thene asgje, sdi perse, sdi se ku…

Ike pa me pare edhe njehere ne sy, doren lehte te zgjasje si dikur ne kerkim te nje shtrengimi dhe te degjoja serisht ate pyetje “ Perse je kaq e mire”?

Ishte kaq pak ndoshta , por zinte kaq shume vend tek une.

Mengjeset e embla dhe mbremjet ku vinim afer me embelsine e nje telefonate ,ishte e verteta qe vetem ne ia dinim njeri -tjetrit. Ato sekrete te vogla, si thesare I ruanim me aq fanatizem , te shenjta sot di te me thuash kush fund deti I ka perfshire?!

Humburazi nje dite mbase do ndeshemi ne nje rruge te zbrasur, e ndoshta do kesh gjetur nje tjeter zemer per t’a lene e ate me shpirtin pezull.

Pezull deri te djegesh edhe karten e fundit te lojes tende te marre , me ato letra qe ti pandeh se I njeh aq mire…
Kur te dergjesh ne grahmat e fundit per nje cast me shume , per nje kujtim jete…Ne ate moment do ndeshemi!

Shpresoj te te dhembi sadopak , po aq sa une e ne ate moment te nxjerresh ate qe me more peng qe nga dje , ate fjale qe prej aty ku ndodhet , me dhemb!

Asgje nuk mbeti , e ne ndjeshjen tone s’do kete urrejtje , asgje nuk mbeti nga ajo c’ka ishim, por as nga ajo qe mund te kishim qene…..

Asgje me nuk mbeti!
 
Kam filluar te behem me zemer nga postimet ne kete forum! 😢😢

Ka ardh koha t'i fus ca muaj pushim!
Lash nam! Perjetoj cdo krijim sikur t'me kene ndodh mua! 😅😅

p.s. Moni nje shkrim super i arrire! Pertej emocionit te tejskajshem qe me dhuroi, me dha dhe nje shije e rrjedhshmeri estetike si rrallehere! Komplimente xhan!
 
Jane krijime te vjetra qe i kam sa andej ktej
Do rihap nje teme vetem per krijimet e mia e ti mbledh me i ven lool
 
Do sponsor per botim? Se me kane ngel ca nga ai donation i pare lool
ej. mduhet 1 nga ai libri mua. do e blej per dike. kujt duhet ti drejtohem 😊
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top