Kafe, trotuar, libra, arome vanilje.

Sot ngjan si nje nga ato ditet "po"
Gjetja e parkingut ne nje zone teper te mbipopulluar te Tiranes apo bari thuajse bosh, gje jo fort e zakonte ne ate ore te dites.
Taku, miku me te cilin kisha dale. Me le ne prag te barit dhe niset te mbaroje nje pune te ngutshme.Duke me porositur te kem kujdes makinen nga ndonje gjobe e te shume zellshmeve police bashkiake.
Nderkohe qe perpiqet te me inkurajoje me fjalet se nuk do vonohej.
Por une nuk e pata problem vetmine, perkundrazi si per t'ju gezuar kesaj, porosis nje dopio ekspres pasi kam zene nje kend me xhama xixellonjes dekoruar per festa. Kam trotuarin perballe dhe pjesen tjeter te barit anash.
Ndersa me sherbehet filxhani qe leshon fije te holla avulli, e marr me te dyja duart dhe perpara se ta gjerb, thith aromen qe me zgjon neuronet pertace te trurit tim. Oh po, padyshim qe ndihem mire! Falenderoj kamarierin qe po fshinte per force zakoni nje tavoline ngjitur. Dhe i shkrehur ne nje ndjesi te paqte, e hedh veshtrimin nga rruga I gatshem te perpij detajet...

Ne trotuar jo shume larg barit ndodhet nje shites ambulant librash. Ngjitur nje kioske gazetash, dhe po aty afer nje dyqan lulesh.
Me tej butiqe te ndryshme dhe vitrina qe nuk mi kapte syri, por sigurisht te veshura per feste. Njerez qe Nguten, te ngeshem qe me telefon ne vesh nuk e kane per gajle te bejne edhe xhiro si nje i burgosur ashtu te perhumbur, e nganjehere duke bere edhe pune praktike njekohsisht siç eshte kruajtja dhe pastrimi nazal...
Kalimtare te ndryshem, nje fashatar me nje cante plot me bidona plastik ne nje dore, dhe me tjetren te stervitur per kesi punesh po ndan ose numeron disa monedha metalike ne pellemben e madhe. Nuk e ngre koken per asnje moment, por si te qe nje delfin can permes njerzve pa u cikur me askend.

Gra ne grup, dhe femije qe nuk ecin por galopojne pupthi. Zakonisht gjithnje me dicka nder dockat e vogla. Dhe nje syresh kapur nen doren e nje te rrituri qe ndalon te pershendetet me nje te njohur, mu perpara meje si ta kishte ndjere veshtrimin tim hetues. Kthehet nga une dhe me jep nje "pershendetje" me gjuhe per qejf te vet, dhe ashtu pa shkak ja mshon me koke tullumbaces qe mbante ne dore lidhur me nje shkop. I rrituri ndahet me mikun e tij, ndersa kolopuci nuk harron te me pershendese edhe nje here me gjuhen e tij te kuqe nga embelsirat.
Qesh me vete, dhe si nje detekiv vazhdoj hetimin e skenes 180 gradeshe qe mundeson syri.

Librashitsi nje burre me thinja i shkuar ne moshe, I ulur ne nje stol portativ. Nga klientela e paket sic duket qe zhytur ne shfletimin e gazetes. Por me nje veshtrim te dyte zbuloj qe e ka mbaruar tashme. Pasi me nje dore te zhveshur nga dorashka e leshte e nje modeli te pazakonte, nga ato qe kane nje gisht. Mban nje stilolaps dhe ploteson fjalkryqin e perditshem mbeshtetur ne nje liber te trashe qe fletet e gazetes mbulonin.
Shitesi ose shitsja brenda ne kioske nuk dukej, kishte goxha pune kryesisht me paketa cigaresh dhe bileta llotarie, sic duket njerzia ndihej me fat keto dite festash.

Ndersa luleshitesja ishte dicka tjeter...

S'di te them nese ishte pronarja e dyqanit. Por nga levizjet dhe vetsiguria qe percillte, nuk do te habitesha nese do ishte e punesuar. Ngjante me ato gra qe e paracaktojne, dhe e dine vendin e vet. E qe kerrkush nuk e ve ndonjehere ne diskutim.
Nga pamja dukej te qe ne mes te te tridhjetave, nje lule e celur plotesisht do te thoja. Vinte e kolme me forma te theksuara.
Sic bejme me perdet e dritares, duke i hapur qe te hyje drita. Ne te tille forme i kishte kapur floket ngjyre mjalti te erret ajo. Per te nxjerre ne pah fytyren e rrumbullaket teper terheqese, me shume sec duhet do thoja... sy te medhenj qe nga larg mbase nga makiazhi dukeshin te zinj, ndaheshin nga nje hunde normale paksa e llastuar mund te thoje pa frike. Qendronte persiper buzeve qe tregonin bollek.
Qafa e bardhe jo e gjate ngjitej siper kraharorit te gjere. Nga ku gjinjte e medhenj vallzonin mundimshem nen ritmin e fryme marrjes apo levizjeve. Poshte nje fustani jo fort te ngushte, ngjyre kafe te embel. Qe se bashku me trikuartin e leshte ngjyre karameli qe kishte veshur persiper, te pamberthyer gje qe i nxirrte ne pah kofshet e plota, benin qe pamja te dukej e bute dhe e ngrohte. Por mbi te gjitha ftuese...
Nese do me duhej ta krahasoja me dicka pa me dyshjen me te vogel do thoja qe ngjante me nje filxhan te ngrohte cokollate.
Ishte pertej sensuales. Ishte epsh...
Nje kompozim mishrash ne menyre perfekte qe te ngjallte vetem deshiren per ti puthur ethshem.

Kthej nje gllenjke te konsiderueshme kafeje, e ndersa ul filxhanin ne pjate.
Shoh qe " I burgosuri" pasi ka bere xhiron e disate, me telefon ne vesh. Tani qendron me kurriz perpara meje, me koken ulur tek telefoni te cilin e shfleton me nge, dhe doren tjeter e ka ne xhepin e xhinseve qe nuk ja percaktoj dot ngjyren. Por jo per shume gjate, pasi dora sic duket e mesuar me pune. Nxjerr nga xhepi nje celes ne forme gozhde dhe niset per nga veshi i majte...
Pamja qe me shfaqet eshte ajo e nje qeni qe mbyll syte nga kenaqsia kur kruhet me kemben e pasme...

Duhet te kem qene perfshire ne hetimin e ketij akti vetplotesues.
Pasi nuk e pashe luleshitesen tek doli nga dyqani. Por ishte tringullimi i takave dhe kercimi i gjinjve te saj, si krem karamel qe parakaluan perpara meje per tu futur ne bar qe me ndezen flamujt e alarmit.
Si njerzit qe meren vesh pa folur ajo ne nje veprim rutine me sa duket, merret vesh me kamarierin qe nxiton per nga bari. Ajo nuk ngutet te ulet, si te mos mjaftonte pamja ambjenti eshte mbushur me nje arome te bute vaniljeje...
Mbase ishte kjo e fundit apo te gjitha bashke. Faktori determinant qe une nuk munde ta percaktoj llojin e shikimit qe ajo me hodhi.
Oh po! Ajo me veshtroi. Por s'di te them se si. Veshtrim flirtues? Jo. Mbase te eger, dhe qortues a thua sikur te kish lexuar deshirat e mia... jo, jo nuk qe I tille. Por si qe? S'di.. do te thoja veshtrim numerues.
Po po, tingellon si nje kompromis per dilemen time. Ajo hodhi nje veshtrim numerues , "Qekne edhe ti ketu" kaq.
Pa asnje veshtiresi merr dy gota te vogla plastike, se bashku me aksesoret perkates si sheqeri dhe lopatezat e vockla plastike.
Dhe pa ma hedhur me shikimin, largohet elektrizuese nen vibrimin e takave qe energjine e shperndajne me se miri tek gjinjte pluskues siper copes ngjyre kafe te fustanit.
As nuk dua ta prish humorin duke menduar, se cfare pamjeje idiote kishte fytyra ime teksa veshtrimet tona u kryqzuan. Por gjerb nga kafeja e mbetur dhe mendoj me vete "cfare vendi I mrekullueshem"...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top