Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Jep dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Jep dorëheqjen kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha "Personalisht investova gjithcka për një zgjidhe që do ti shërbente PD dhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem se çfarë ka ndodhur, Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur një PD të basshkuar nuk pati sukses. Për këtë arsye I vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit."- tha Basha g.shqip
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë...
Tirana mbushet plot për Ditën e Verës, mijëra njerëz shijojnë festën e bukur
FOTOT e VIDEO/ Tirana mbushet plot për Ditën e Verës, mijëra njerëz shijojnë festën e bukur Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi zgjodhën Tiranën për të festuar Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit, duke bërë që mijëra qytetarë të vërshojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në stage përballë Kryeministrisë u ngjitën artistë të të gjitha zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli Popullor, Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Të shumtë ishin të apasionuarit pas automobilizmit. Sheshi “Skënderbej” u kthye sot në një ambient argëtues fëmijët, por dhe të rriturit patën mundësi të bëjnë foto me...
Policia kërcënon qytetarët që protestuan: Kush bllokon rrugët, do të ndiqet penalisht
Policia kërcënon qytetarët që protestuan: Kush bllokon rrugët, do të ndiqet penalisht Mijëra qytetarë u tubuan dje në qendër të Tiranës për gati 4 orë duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë për të zbutur rritjen “e çmendur” të çmimeve të karburantit dhe mallrave të tjerë ditët e fundit. Folësit që morën mikrofonin kërkuan një paketë fiskale, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët dhe sidomos shtresat me të ardhura të pakta. Fillimisht protesta u mbajt para kryeministrisë, por më pas qytetarët bllokuan disa nga kryqëzimet kryesore duke ndalur qarkullimin e automjeteve. Në fillim policia e lejoi këtë situatë duke krijuar korridore të tjera kalimi për automjetet. Nuk munguan edhe momentet e tensionit pas ndërhyrjes së forcave të rendit...
Nga Snouden tek Pegasus: Çfarë është spiunazhi në epokën dixhitale?
22/02/2022 Nga Carl-Johan Karlsson “World Crunch” Shkrimtarja e famshme Xhejn Ostin, shkroi në vitin 1816 se “çdo njeri është i rrethuar nga një lagje plot me spiunë vullnetarë”. Sot kjo “lagje” po bëhet disi më e madhe, teksa jetët dhe ekonomitë tona të dixhitalizuara, por nxjerrin në pah “lumenj” gjithnjë e më të thellë të të dhënave private nga jeta e përditshme e qytetarëve. Natyrisht, kjo ka sjellë me vete edhe një debat gjithnjë e më të zjarrtë, mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë “vullnetar” dhe “spiunim”, në një botë ku mbikëqyrja nuk është vetëm e kudogjendur. Megjithatë ajo po shpallet si një kusht kryesor për sigurinë tonë private dhe kolektive. Një shembull i mirë na vjen së fundmi nga Danimarka, ku policia daneze...
BE hap dyert/ Ndryshojnë rregullat, si mund të udhëtojnë tani e tutje shqiptarët.
Ministrat për çështjet europiane të Bashkimit Europian shqyrtojnë sot rekomandimin e Komisionit Europian për ndryshimin e rregullave lidhur me udhëtimet drejt Bashkimit Europian në kontekstin e evolucionit të pandemisë COVID-19. Burime diplomatike të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për ABC, se do të ndryshohet qasja për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Qasja për heqjen e kufizimeve për udhëtimet drejt BE-së nuk do të jetë më në bazë të listave të vendeve të sigurta në nivelin epidemiologjik, por në bazë individuale. Sipas këtyre rregullave, të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi...
Sa i ka kushtuar botës pandemia?
Sa i ka kushtuar botës pandemia? Nga Andrew Sheng & Xiao Geng “Project Syndicate” Ndërsa pandemia e Covid-19 hyri në vitin e saj të tretë, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum vazhdueshëm të bursave, ndërsa suficiti tregtar global i Kinës shënoi nivele rekord. Ka arsye të besohet se këto tendenca nuk do të zgjasin shumë. Dhe kjo sepse Rezerva Federale e SHBA-së, është e vendosur ta shtrëngojë politikën monetare përballë inflacionit në rritje, ndërsa tregu i aksioneve të SHBA-së ka filluar të bjerë. Por edhe nëse rritja tregtare apo eksportet e fuqishme në ekonomitë më të mëdha të botës do të vazhdonin, shumica e njerëzve po përjetojnë vështirësi dhe ankth. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë, e lëre më imperativin e ndryshimit...
Dhjetë skenarë që mund të trondisin botën në vitin 2022
Një përplasje e bursës amerikane dhe trazirat e përhapura sociale janë dy skenarët më të mundshëm në vitin 2022, ngjarje të rëndësishme që mund të prishin sigurinë botërore dhe të shpërbëjnë ekonomitë, ka parashikuar një raport i ri. Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe një përplasje pronash në Kinë gjithashtu zënë vend të dukshëm në raportin “Risk Outlook 2022” të “Economist Intelligence Unit (EIU)’, ku të dyja konsiderohen ngjarje me probabilitet “të lartë”. Nga 10 kërcënimet kryesore, pesë kategorizohen si skenarë ekonomikë, dy politikë dhe ushtarakë dhe një mjedis – thatësira të rënda që shkaktojnë urinë. EIU pret që rimëkëmbja pas COVID-19 të vazhdojë edhe në vitin 2022, me produktin e brendshëm bruto...
A do të shkarkohet Presidenti? Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas 30 ditësh
A do të shkarkohet Presidenti? Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas 30 ditësh Gjykata Kushtetuese është tërhequr ditën e sotme për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kujtojmë se prej disa kohësh është duke zhvilluar një seancë gjyqësore për shkarkimin e Presidentit Meta, me kërkesë të shumicës së Kuvendit. Nga ana tjetër është bërë me dije se "Kushtetuesja" do ta shpall vendimin e saj pas 30 ditësh në faqen zyrtare. “Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve./...
“Nga drejtoria e Policisë, drejt burgut”/ Odiseja e gjatë 5-vjeçare e Saimir Tahirit
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetues përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite...
Rusia nuk do ta ‘pushtoj’ Ukrainën…
Kristaq Xharo* Ndoshta, shprehja ‘Rusia do të pushtojë Ukrainën’ e përdorur sot në nga media, por edhe politika është e papërshtatshme dhe abuzive, sepse direkt mbivlerëson njërën dhe nuk respekton palën tjetër, edhe pse ajo lidhet me balancën e fuqisë ushtarake midis dy vendeve. Rusia zotëron kapacitete ushtarake, që në termat e fuqisë janë disa herë më të mëdha se Ukraina. Por, deri më sot, në historinë e luftërave asnjë fitore apo humbje nuk është përcaktuar vetëm me raporte forcash, por edhe me faktorë të tjerë argumentojnë Klauzevic, apo shumë më herët Sun Tzu. Historia dëshmon shumë shembuj që tregojnë që edhe më të fuqishmit e më të mëdhenjtë edhe pse mund të kenë fituar të gjitha betejat, mund ta humbin luftën…...
Nëse Jeff Bezos zgjat jetët tona
Këta dy vite pandemie, me numërin e llahtarshëm të vdekjeve që po i afrohet 6 milionëve, i kanë përplasur në fytyrë vdekjen një bote që donte ta harronte. Megjithatë jemi bij të qytetërimeve tepër të lashtë, që kanë ditur të ndërtojnë rite, kulte, tradita mbi përfundimin. Për mijëvjeçarë jemi ngushulluar me jetën e përtejme, vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit e këtejshmja fitoi, duke fshirë nga përfytyresat tona jo vetëm vdekjen, por edhe pleqërinë, rënien e pashmangëshme. Ja, e pashmangëshme është një mbiemër që Jeff Bezos nuk mund ta durojë. Miliarderi amerikan që me Amazonin ka përdredhur të gjithë zakonet tona të blerjes (duke i vërtetuar postave të gjithë botës që po, pakot mund edhe të arrijnë), nuk është mjaftuar me Tokën tonë të...
Historia e mafiozit shqiptar, që sfidoi Cosa Nostra-n në SHBA
Zef Mustafa është një histori klasike amerikane suksesi. Ai emigroi në SHBA në vitin 1962, ndërkohë që ishte ende i mitur, së bashku me prindërit e tij shqiptarë që iu larguan komunizmit në Shqipëri. Zefi ishte vetëm dy vjeç kur i vdiq nëna, dhe pas 9 vitesh i vdiq babai. Pasi u dërgua në jetimore, ai u largua dhe në të njëjtën kohë la edhe shkollën në klasën e gjashtë. Ishte një endacak rrugësh derisa një familje e zonës e mori atë. Falë tyre, ai mësoi tregtinë, dhe krijimin e programeve në industrinë e komunikimit. Biznesi i eci. Në vitin 2000 kishte 5.9 mln dollarë të ardhura. Ky është Zef Mustafa një biznesmen, një familjar dhe një njeri i mirë me shkop bejsbolli në dorë, i njohur në familjen kriminale Gambino. Prokurorët pohonin...
I ftohti polar, Ministria e Shëndetësisë apel: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombulat e gazit jashtë
I ftohti polar, Ministria e Shëndetësisë apel: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombulat e gazit jashtë Nisur nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin. MSH thotë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ajo këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi. UDHËZUESI I MSH Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore Kategoritë më...
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë?
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë? Nga Bahador Bahrami Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votën tuaj, dhe nga influencuesi në Tiktok që dëshiron që ju ta“pëlqeni”, videot e tyre kanë një gjë të përbashkët:ata janë duke garuar për vëmendjen tuaj. Për shkencëtarët – në psikologji, politikë dhe shkenca kompjuterike – të kuptuarit se si u tërheqim vëmendjen njerëzve është një sfidë e veçantë. Në një studim të fundit, ne zbuluam se ndikimi social kuptohet më së miri si një konkurrencë. Shpesh njerëzit e mendojnë ndikimin social si një marrëdhënie direkte midis ndikuesit dhe objektivit të tyre. Por çdo zgjedhje...
Pabarazia po e rrit polarizimin politik në mbarë botën
Pabarazia po e rrit polarizimin politik në mbarë botën Nga Alexandru Micu Sipas një studimi të ri, bota është më e ndarë politikisht sot se sa në çdo moment tjetër të 5 dekadave të fundit. Dhe kjo nuk ka të bëjë më vendin ku jetoni. Njerëzit në mbarë botën janë sot më fanatikë në pikëpamjet e tyre politike, më pak të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme, dhe e identifikojnë veten më fort me lëvizjen politike me të cilën janë të lidhur. Hulumtimi i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Shën Endrjus, shqyrtoi faktorët që fshihen pas kësaj rritje të polarizimit, dhe çfarë mund të bëjmë për t’i kapërcyer serish hendeqet. “Ne e dimë se me kalimin e kohës, njerëzit janë bërë më të polarizuar politikisht, si për shembull në SHBA...
Gostivar: Gruaja I Jep Dajak Burrit Në Kafene
BALLINA LAJME Feeddn Gostivar: Gruaja I Jep Dajak Burrit Në Kafene Dje rreth orës 16.30 S.A nga Gostivari ka den oncuar në pol icinë e Gostivarit se rreth orës 15:00 është su lmuar fiz ikisht me mjet të rëndë nga gruaja e tij S.S (59) poashtu nga Gostivari në një objekt hotelereik. Pol icia pastaj ka marrë në pyetje gruan nga Gostivari dhe po punon në zbardhjen e ras tit dhe pastaj do të ngritet p adi ad ekuate.https://news21post.com/
Vlon Pro*Stitucioni Për Fundvit. Ja Sa Raste Janë Zbuluar
LAJME
BALLINA LAJME Feeddn Vlon Pro*Stitucioni Për Fundvit. Ja Sa Raste Janë Zbuluar LAJME December 19, 2021Admin Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të pro*stitucionit. Vi*ktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin sek*sualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare. Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga...
Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks
Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks Nga Massimo Livi Bacci Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2011 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht. Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë banorëve të arritur në vitin1985. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë së botës është vazhdimisht në rënie. Rritja vjetore ishte 2.5 për qind gjysmë shekulli më parë, aktualisht është më pak se 1 për qind, dhe pritet të jetë afro zero nga fundi i...
Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale
Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale “The Economist” Lajmet në prag të 2-vjetorit të pandemisë aktuale, mund të ishin më të mira sesa këto që po dëgjojmë aktualisht. Shfaqja e një varianti të ri të Covid-19, Omicron, ka nxitur një valë të madhe shitjesh në tregjet financiare, e nxitur me sa duket nga shqetësimi se një lloj i ri shumë i transmetueshëm i virusit, mund të frenojë rimëkëmbjen e ekonomive në mbarë botën. Megjithatë, edhe nëse Omicron do të rezultojë i menaxhueshëm, viti 2022 do të jetë ndoshta një vit ekonomik i vështirë, pasi vendet ndodhen midis 2 forcave ekonomike të frikshme:politikës monetare më të shtrënguar në SHBA, dhe rritjes më të ngadaltë ekonomike të Kinës. Amerika dhe Kina janë gjigantët e...
Autoritetet saudite kanë kryer goditjen e tyre më të madhe ndonjëherë ndaj konkurrentëve të bukurisë së deveve që morën injeksione botoks dhe prekje të tjera artificiale, njoftoi të mërkurën Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit, me mbi 40 deve të skualifikuara nga konkursi vjetor, shkruan AP. Festivali i popullarizuar i deveve të mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, i cili filloi në fillim të këtij muaji, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për të fituar çmimin rreth 66 milionë dollarë. Alsat.mk
Ilaçi i ri që parandalon shumëfishimin e koronavirusit , ekspertët: I efektshëm, do të shqyrtojmë sigurinë
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimental i kompanisë Merck për COVID-19 është i efektshëm, por ata do të kërkojnë mendime nga ekspertë të jashtëm në lidhje me rreziqet e difekteve në lindje dhe probleme të tjera gjatë shtatzanisë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) publikoi analizën e saj të ilaçit të ri, përpara një takimi publik javën e ardhshme, ku ekspertët akademikë dhe të tjerë do të japin vlerësimet pëpr sigurinë dhe efektivitetin e tij. Agjencia nuk është e detyruar të ndjekë këshillat e grupit të ekspertëve, por tradicionalisht i respekton ato. Shkencëtarët e FDA-së thanë se analiza e tyre identifikoi disa rreziqe të mundshme, duke përfshirë toksicitetin e mundshëm dhe defekte në lindje. Duke...
Intervistë me Euronews Albania, Soreca: Ka ende punë me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit Bashkimi Evropian ishte një prej financuesve më të mëdhenj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit 2019. Në një interviste për gazetaren Elona Gjylmi, ambasadori Luigi Soreca tregon punën për mbledhjen e fondeve si dhe përjetimet e tij për 26 nëntorin. Zoti Ambasador faleminderit për intervistën. Do të fokusohemi te tërmeti, për të cilin Be ka pasur një rol shumë të madh në rindërtim. Ju vetë si e përjetuat 26 nëntorin 2019? Ku ishit dhe a mund të na thoni disa nga ndjesitë e asaj nate? Ambasadori Soreca: Faleminderit që më ftuat në Euronews. Ashtu si gjithë shqiptarët, edhe unë u zgjova nga forca e tërmetit në...
Mesdheu: Udhëkryqi i qytetërimeve botërore
Mesdheu: Udhëkryqi i qytetërimeve botërore Nga David Abulafia Deti Mesdhe përbën vetëm 0.8 për qind të sipërfaqes detare të Tokës. E megjithatë ai ka luajtur gjithnjë një rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Një nga arsyet e rëndësisë së tij, janë përmasat e vogla në krahasim me oqeanet. Në Mesdhe shtrihet hapësira që bashkon tre kontinente, Evropën, Azinë dhe Afrikën, historia e të cilave bazohet tek një ndërveprim i madh politik, tregtar dhe kulturor. Ajo ishte barriqendra e pushtimeve, shkëmbimeve tregtare, e migrimeve masive dhe e marrëdhënieve kulturore për rreth 3 mijë vjet, që nga kohërat kur marinarët fenikas, etruskë dhe grekë lundronin mbi dallgët e tij, dhe që kur qytetet që lageshin prej tij Tiri, Korinti...
Vikingët e zbuluan Amerikën 500 vjet përpara Kolombit
Vikingët zbritën në Amerikë 1000 vjet më parë, apo 471 vjet përpara Kristofor Kolombit, tregon një studim i ri. Eksploruesi me origjinë italiane është konsideruar me kohë si evropiani i parë që shkeli në Amerikë gjatë udhëtimit të tij në 1492. Por prova të reja kanë dalë në dritë së fundi, e ato dëshmojnë se vikingët e kishin paraprirë suksesin e Kolombit me disa shekuj. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh tregoi së fundi me fakte se evropianët kanë qenë aktivë në Amerikë që në vitin 1021. Udhëtimet epike të vikingëve me anijet e tyre ikonë janë të njohura për historianët. Luftëtarët legjendarë skandinavë kishin krijuar kolonitë e tyre në Islandë, Groenlandë e kishin një bazë dhe në Newfoundland të Kanadasë. Deri tani ishte e...
Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu
Në pamje të parë ngjarja në film ndjek një logjikë lineare, të ngjashme me serialë të mëparshëm si Hunger Games (Lojërat e urisë): disa njerëz të pashpresë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në një lojë për kënaqësinë e pasanikëve. Seriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur kritikët e zakonshëm e të kudogjendur të kinematografisë. Ndryshe nga filmi korean i para ndonjë viti që fitoi çmimin Oscar me titull Parasite (Paraziti), seriali në fjalë nuk është ndonjë kryevepër artistike, aktrimi është mesatar dhe personazhet nuk shquhen për ndonjë thellësi dostojevskiane (madje krejt e kundërta). Aseti kryesor i serialit duket të jetë thjeshtësia me...
Britania, shteti i parë në botë që miraton pilulën anti-covid
Ilaçi i kompanisë Merck nuk është miratuar ende nga autoritetet shëndetësore në SHBA Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar pilulën anti-covid të zhvilluar nga kompania Merck në përpjekje për të luftuar Covid-19. Ky është trajtimi i parë antiviral për Covid-19 që miratohet dhe që po merr dritën jeshile përpara se autoritet shëndetësore në SHBA të thonë fjalën e fundit. Zyrtarët amerikanë do të takohen këtë muaj për të votuar nëse pilula anti-covid Merck duhet të autorizohet. Ilaçi, që do të quhet Lagevrio në Britani, është vëzhguar nga afër nga ekspertët pasi të dhënat e deri më tanishme tregojnë se pilula antivirale mund të përgjysmojë shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me...
Të panjohurat e shoqërisë SVEA/ Si Shqipëria investoi mbi 62 milionë franga ari në 1925. Pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të vuante problematika serioze ekonomike e ndaj do të kishte diskutime të shumta lidhur me rrugën që duhej ndjekur për të arritur zhvillimin e vendit. Në këtë periudhë, në Shqipëri do të vinin studiues të huaj që do të analizonin potencialin ekonomik të vendit. Vendi kishte dalë nga perandoria osmane me një prapambetje të thellë. Në vend mungonin rrugët, hekurudhat apo edhe mekanizmat financiarë të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik. Dy mendimet kryesore që mbizotëronin në vitet e para të Pavarësisë së vendit ishin ato për sigurimin e të ardhurave ekonomike përmes koncesioneve që do t’i siguronin disa...
FACT CHECK / A munden vaksinat kundër Covid, të shkaktojnë pasoja afatgjata për trupin?
FACT CHECK / A munden vaksinat kundër Covid, të shkaktojnë pasoja afatgjata për trupin? Shumë njerëz shpesh mbeten të mëdyshur për marrjen e vaksinës kundër COVID-19, sepse kanë frikë nga ndërlikimet e mundshme afatgjata shëndetësore. Por a mund të ketë komplikime të tilla? Ja një kontroll i fakteve Deutsche Welle, duke iu referuar imunologëve dhe ekspertëve më të mirë gjermanë, u jep përgjigje pyetjeve: Reaksionet, efektet anësore dhe efektet afatgjata. Cilat janë dallimet? Po rastet e trombozës të lidhura me AstraZeneca? Sa kohë duhet që vaksina të pastrohet nga trupi? Tek vaksinat e mëparshme, a janë zbuluar efekte anësore pas shumë vitesh? Çfarë efektesh anësore janë raportuar pas vaksinave kundër COVID-19? Në një intervistë të...
Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge
Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari. SHBA– Finalizohet operacioni “DarkHunTOR”! Europol ka “goditur” një nga kompanitë më të mëdha në Dark Web që ka sjellë prangosjen e 150 personave në disa shtete të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari. Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar gjithashtu 26.7 milionë euro cash dhe valuta elektronike si dhe drogë, më konkretisht 25 mijë tableta ekstazi. Por janë gjetur edhe 45 armë zjarri...
Kriza energjetike e Evropës po i siguron Putinit epërsi mbi Perëndimin
Kriza energjetike e Evropës po i siguron Putinit epërsi mbi Perëndimin Nga David A.Andelman “CNN” Paralajmërimi nuk ishte aspak i fshehtë. Vladimir Chizhov, përfaqësuesi i linjës së ashpër të presidentit rus Vladimir Putin në Bashkimin Evropian, deklaroi kohët e fundit se nëse Evropa dëshiron të zgjidhë me shpejtësi çdo problem të ardhshëm me furnizimin e saj me gaz natyror, do të ndihmonte jo pak trajtimi i Rusinë si një “partnere”, dhe jo si një “kundërshtare”. Ai nuk është sinjali i parë, se Rusia është e gatshme që ta mbajë Evropën peng të çmimeve të gazit natyror, të cilat po rriten në mënyrë dramatike. Por ne kushtet kur Evropa po përballet aktualisht me një krizë energjetike, konteksti dhe koha janë të rëndësishme në të dyja...
Kriza e gazit i ka rrënjët shumë më të thella sesa Rusia
Kriza e gazit i ka rrënjët shumë më të thella sesa Rusia Nga Mark Galeotti I ligu Vladimir Putin i është kthyer sërish trukevetë tij. Këtë herë jo duke përdorur si armë tifozë huliganë apo vaksinat kundër Covid-19, por gazin natyror. Nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Xhek Salivan tek Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Uollas, politikanët janë vënë në radhë për të fajësuar Rusinë për krizën aktuale globale të gazit. Problemi është se kjo është jo vetëm një analizë e keqe, por edhe një politikë e keqe. Siç është dokumentuar tashmë, kriza aktuale e gazit ka shkaqe të shumta, të cilat janë kombinuar në mënyrë veçanërisht problematike. Një vit me pandeminë e koronavirusit që rezultoi ndjeshëm rezervat e gazit; një dimër i...
“Nuk jemi skllevër të teknologjisë, por zotërues të saj”
Nuk jemi të destinuar që t’i nënshtrohemi superfuqisë së makinave, teknologjia nuk është tjetërsim, por zbulim i humanes, automatizimi na ka çliruar dhe do të vazhdojë të na çlirojë nga lodhja, pa na e hequr humanizmin tonë, që qëndron kryesisht në të qenin konsumator. Në librin e tij të fundit, “Documanità. Filosofia del mondo nuovo”, filozofi Maurizio Ferraris çmonton klishe të ndryshme që sidomos nga e majta rëndojnë mbi raportin midis njerëzve e teknologjisë dhe na fton që të shikojmë me optimizëm nga e ardhmja. Gjuha dhe aftësia e jashtëzakonshme për të dokumentuar e transmetuar dije janë midis karakteristikave që kanë mundësuar zhvillimin e jashtëzakonshëm e Homo sapiens. Me rrjetin këto kapacitete janë rritur në mënyrë...
Pfizer: Vaksina e sigurt për fëmijët 5-11 vjeç, në pritje testet për foshnjat deri në 6 muajsh
Në një njoftim të shumëpritur, Pfizer deklaroi këtë të hënë se faza 2/3 e testeve laboratorike, tregoi që vaksinat e tyre kundër COVID-19 ishin të sigurta dhe kishin mundësinë të gjeneronin një sasi të ‘konsiderueshme’ antitrupash tek fëmijët e moshave 5-11 vjeç. Këto janë rezultatet e para që njoftohen për këtë grup moshë dhe për një vaksinë anti-COVID, por të dhënat nuk janë aprovuar ende nga ekspertët e fushës apo të publikohen plotësisht nga Pfizer. Përfaqësues të kësaj kompanie deklaruan gjithashtu se kanë në plan të parashtrojnë kërkesën për të autorizuar përdorimin e tyre tek Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Zyrtarët të FDA-së janë shprehur më parë se në momentin që kompanitë paraqesin të dhënat e tyre...
Komploti i Soros për “non grata”, çfarë nuk tregon Berisha
Sot Berisha e sjell Grenellin si aleat. Kjo vetëm sa tregon se Berisha dhe ndoshta edhe PD, nuk u morën me të vërtetën, u munduan ta shohin realitetin në interesin e tyre se sa ta kuptojnë atë. Ose e sjellin të tjetërsuar për ata që i dëgjojnë në Shqipëri. E vërteta është vetëm kundër tij. Nuk dihet a e beson vërtetë apo e thotë për të bindur të tjerët në pafajësinë e tij, por në takimin e Fierit, Berisha e detajoi historinë e shpalljes “non grata” nga Departamenti i Shtetit. Historia ka nisur kur ish-kryeministri doli hapur kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, “kundër atyre qe nxirrnin harta nëpër konferenca shtypi”, kundër “marrjes së Trepçës nga Serbia” dhe pastaj shkrirjes së Kosovës. Në historinë e...
Shqiptarët shpenzuan mbi 90 milionë euro për shërbime mjekësore private në pandemi
Të dhënat e FDSKSH-së dhe ato të bilanceve të kompanive shëndetësore tregojnë se gjatë vitit të pandemisë, shpenzimet e sektorit publik për shëndetësinë u rritën me vetëm 4%. Përkundrejt kësaj, shqiptarët shtuan shpenzimet për kujdes shëndetësor privat, duke paguar miliona euro vetëm për diagnostikime për COVID-19. Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Laboratorët që ofruan të parët analizat për COVID-19 në Shqipëri rezultuan përfituesit më të mëdhenj financiarë të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, i cili shënoi rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të shqiptarëve për kujdes shëndetësor privat dhe një rritje anemike të shpenzimeve...
INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje. Në...
10 ditë takime! Shtatori erdhi por pa “peshq të mëdhenj”
10 ditë takime! Shtatori erdhi por pa “peshq të mëdhenj”, ç’fshihet pas bisedave të ambasadores Yuri Kim me “kokat” e drejtësisë, kujt po i vjen radha… Detajet për takimet i ka ndarë vetë ambasadorja Kim, e cila i kërkoi Krajës që SPAK të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ. Yuri Kim TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkëndijë”. Megjithatë duket se diçka po “zien”… Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim prej disa ditës ka vizituar krerët, prokurorët e gjyqtarët e organeve të reja duke përcjellë mesazhe të forta për goditjen e...
Pse Ballkani ka mbetur i pazhvilluar në krahasim me pjesën tjetër të Evropës?
Ballkani është një nga rajonet më të çuditshme në Evropë. Niveli i tij i të ardhurave është shumë më i ulët, se sa niveli mesatar i të ardhurave të Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Ky është një fakt i mirënjohur, por ia vlen të analizohet në një qasje tjetër. PBB -ja mesatare për frymë në Evropën Perëndimore është rreth 40.000 dollarë. Të ardhurat e vendeve të Ballkanit shkojnë nga pak më shumë se 10.000 dollarë, në pak më shumë se 20.000 dollarë (pa përfshirë Greqinë). Pra hendeku midis Evropës Perëndimore dhe Ballkanit është të paktën 2 me 1, dhe mesatarisht rreth 3 me 1. (Natyrisht, po të krahasojmë vendet më të pasura me ato më të varfra në këtë rajon, hendeku do të ishte shumë më i lartë). Nëse shihni hartën e Evropës pa ditur...
Nëse ka vetëm një Zot, pse ekzistojnë kaq shumë fe?
Kjo është një pyetje e mirë, dhe që mua si Rabin më është bërë shpesh. Ja cila është përgjigja ime:Kurani deklaron se Allahu mund të na kishte bërë të gjithë ne monoteistë, pra një bashkësi të vetme fetare. Por nuk e bëri këtë për të testuar përkushtimin tonë ndaj fesë, që i është dhënë secilit prej nesh nga Zoti. “Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull të vetëm, por plani i Zotit është t’ju provojë në atë që ju ka dhënë pra të konkurroni në të gjitha virtytet si në një garë. Qëllimi i të gjithëve është që të kënaqin Allahun, i cili do t’ju tregojë të vërtetën e çështjeve mbi të cilat ju garoni”. (Kurani 5:48) Kjo do të thotë se pluralizmi fetar është vullneti i Zotit. Megjithatë, për shekuj me radhë, shumë besimtarë në një...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top