Ne 17 vitet e fundit arsimi shqiptar eshte degjeneruar aq shume saqe jane bere te nevojshme dhe urgjente 3 nderhyrje thelbesore!
E para ka te beje me ndarjen me te duhur te degeve: Gjuhe Shqipe, Histori, Matematike, Fizike, Dituri Natyre; e dyta ka te beje me ndarjen me racjonale te programeve, sepse vetem ne keto dy menyra mund ti jepen mesuesve teknikat logjike per te vene me shume rregull ne mendjen e nxenesve! Sot jemi ne kaos!
Po te marrim ne duar nje liber gjeografie e fillores te vjen dhimbja e stomakut sepse flitet kot me kot per liqenet, lumenjte, malet, detet e per mocalet, por asnje nuk flet per kontinentet, oqeanet, shtetet!
Persa i perket historise, flasim per kthimin e majmunit ne njeri, pastaj per ndertimin e palafiteve...