Policia kërcënon qytetarët që protestuan: Kush bllokon rrugët, do të ndiqet penalisht

Policia kërcënon qytetarët që protestuan: Kush bllokon rrugët, do të ndiqet penalisht
1646942685746.png
Mijëra qytetarë u tubuan dje në qendër të Tiranës për gati 4 orë duke kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë për të zbutur rritjen “e çmendur” të çmimeve të karburantit dhe mallrave të tjerë ditët e fundit. Folësit që morën mikrofonin kërkuan një paketë fiskale, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët dhe sidomos shtresat me të ardhura të pakta.

Fillimisht protesta u mbajt para kryeministrisë, por më pas qytetarët bllokuan disa nga kryqëzimet kryesore duke ndalur qarkullimin e automjeteve. Në fillim policia e lejoi këtë situatë duke krijuar korridore të tjera kalimi për automjetet. Nuk munguan edhe momentet e tensionit pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Gjithsesi incidentet ishin të pakta dhe më pas protestuesit u shpërndanë. Ata paralajmëruan se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00 përpara kryeministrisë, ndërsa të shtunën në orën 11:00, do mbahet një marshim masiv që do të nisë nga sheshi “Skënderbej” deri tek kryeministria.

Policia e Shtetit reagoi pas protestës së mijëra qytetarëve që dolën dje para kryeministrisë. Ajo që nuk u ka pëlqyer krerëve të uniformave blu ishte bllokimi i lëvizjes së automjeteve dhe kundërshtimi ndaj punonjësve të policisë. “Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit” – paralajmëron policia. Organizatorët kanë thënë se do të mblidhen çdo ditë para kryeministrisë dhe të shtunën do të organizohet një tubim i madh qytetarësh.

B gazeta"Shekulli"
 
Kishin arrestuar njerin sepse kishte bere thirrje ne fb per proteste😯
E quanin organizator!
S'ka burre nene dhe bir babe qe e mban ate ne arrest por kjo tregon nivelin e bythelepirjes te policise se shtetit.
Keshtu eshte kur organet ligjzbatuese behen me katolike se Papa vete.
O s'ka ku te shkoje psikopati joooooo, o do i pergjigjet kerkesave te popullit dhe krizes ose protesta do paralizoje vendin, edhe pse me shume se sa eshte nuk mund te shkoje.
 
Keto masa bejne shpesh here efekte te kunderta...
Dhe ke te drejte.
U kthye direkt nga Dubai dhe deri neser ka premtuar zgjidhje.
Ai eshte mesuar me protestat politike te sahanlepiresve te lulit, likes, sales kurse kjo eshte proteste popullore per mbijetese.
Kur populli s'ka cfare te humbe te gris brekushet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top