Sali Berisha ka një gjyq në Paris, Ilir Meta një gjyq në Tiranë. Të dy në luftë me kohën, të dy në luftë me historinë që, megjithëse bujare me mësimet e veta, injorohet deri në përsëritjen dramatike, apo qesharake.
Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vjeçarë. Ata që nuk e panë protestën e parë të studentëve, sfidën ndaj dhunës së policisë kur vërshonin nga Qyteti Studenti në rrugët e Tiranës, grevën e urisë dhe rrëzimine bustit të Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej, që nuk e përjetuan dot gëzimin spontan të qindra mijë të izoluarve që, 45 vjet pas prishjes, prisnin Sekretarin amerikan të Shtetit, janë 30 – vjeçarë...