Pfizer: Vaksina e sigurt për fëmijët 5-11 vjeç, në pritje testet për foshnjat deri në 6 muajsh



pfizer.png

https://euronews.al/al/bota/2021/09...r-foshnjet-deri-ne-6-muajsh-deklaron-pfizer/#

Në një njoftim të shumëpritur, Pfizer deklaroi këtë të hënë se faza 2/3 e testeve laboratorike, tregoi që vaksinat e tyre kundër COVID-19 ishin të sigurta dhe kishin mundësinë të gjeneronin një sasi të ‘konsiderueshme’ antitrupash tek fëmijët e moshave 5-11 vjeç.
Këto janë rezultatet e para që njoftohen për këtë grup moshë dhe për një vaksinë anti-COVID, por të dhënat nuk janë aprovuar ende nga ekspertët e fushës apo të publikohen plotësisht nga Pfizer.
Përfaqësues të kësaj kompanie deklaruan gjithashtu se kanë në plan të parashtrojnë kërkesën për të autorizuar përdorimin e tyre tek Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Zyrtarët të FDA-së janë shprehur më parë se në momentin që kompanitë paraqesin të dhënat e tyre, agjencia mund të autorizojë vaksinën për fëmijët e kësaj grup-moshe për punë javësh.
Testet e Pfizer përfshinë 2,268 pjesëmarrës të moshave 5 deri në 11 vjeç, ndaj të cilëve u injektuan dy doza të vaksinës gjatë një periudhe 21 ditore. Ky test përdori doza 10-mikrogramëshe – në ndryshim nga dozat 30-mikorgramëshe që përdoren për moshat mbi 12 vjeç.
“Dozat 10 mikrogramëshe u zgjodhën me kujdes, pas i u panë si sasia e preferuar për të garantuar sigurinë, tolerancën si dhe imunogjenitetin e kësaj grup-moshe,” – u shpreh Pfizer në deklaratën e tyre për shtyp.
Vaksina e PfizerBioNTech është momentalisht e aprovuar për njerëzit mbi 16 vjeç dhe ka marrë autorizimin për përdorim në grup-moshat 12-15 vjeç.
Pfizer gjithashtu ka deklaruar se po presin të dhënat e testeve për moshat deri në 6 muajsh, ndërsa Dr. Scott Gottlieb, një ish komisioner i FDA-së dhe anëtar i bordit të Pfizer, tha se – “Vaksinat për fëmijët 5-11 vjeç do të jenë gati para festës së Halloween”.

/Euronews.al
 
Top