Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Në artikullin e kësaj faqeje, ndër të tjera shkruhet për promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare The Balkanista”, faqja e njohur angleze: Ju njoh me shqiptarët, zinxhirë floriri, gëzofë rozë, makina të shtrenjta, 15 kafe… mos u çudisni! U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve. 1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhet një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe...
Shqipëria drejt arritjes së madhe në diplomaci, pritet të zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB
Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në Neë York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale. Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Ambicien për të qenë pjesë e...
Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale. Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, i cili sipas studiuesit Neil Kritz i Institutit Amerikan për Paqen, ishte një nga regjimet më staliniste dhe më të mbyllura në botë. Për rreth gjysmë shekulli, regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi dhe qeverisi nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, një nga aparatet më shtypëse në botë. Në fund të viteve 1980, ai numëronte rreth dhjetë mijë persona të rekrutuar zyrtarisht, ndërsa më shumë se 1/3 e popullsisë së...
lajmi i mirë për Shqiptarët : Me kartën Blu mund të punoni dhe udh ëtoni në cdo vend të BE
BE ka propozuar një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skema quhet Karta Blu dhe mori sot aprovimin e Paramentit Europian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit. Bazuar në sistemin Green Card të SHBA.-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Europës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se kjo do t’i mundësonte BE-së të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si SHBA-a, Kanada dhe...
Në Qershor Tirana pritet të jetë e imunizuar kundër Covid-19. Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe thotë se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të banorëve të kryeqytetit. “Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%. Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, tha ai. Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19? “Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”. Sipas ekspertëve...
The Economist: Pastrimi i parave lulëzon në Ballkan, si po i rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë, metoda ku fshihen paratë e paligjshme
Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. Revista “The Economist”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar një artikull fenomenit të pastrimit të parave, që po lulëzon në Ballkan. Tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë...
“I thashë mjekut se preferoj të vdes në shtëpi”, Salma Hayek rrëfen eksperiencën me Covid-19
Salma Hayek ka folur hapur për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety , aktorja tha se u infektua herët në nisje të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital. “Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: Jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi. “ Hayek tha se ajo qëndroi shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se ishte furnizuar me oksigjen. Megjithëse është kthyer për të punuar në prodhimin “Shtëpia e Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur. Hayek është ndër të famshmet që ka ndarë publikisht përvojat e vështira dhe personale me infektimin me Covid-19 gjatë vitit të fundit. A2news.com
Në mars, qeveria britanike publikoi një raport të të gjithave kërcënimeve me të cilat përballet vendi dhe se si do t’u përgjigjej atyre, nga autokracitë armiqësore dhe krimi kibernetik te terrorizmi dhe tregtia e paligjshme. Pika e përbashkët e këtyre rreziqeve janë: paratë e pista. Këto grupe mafioze fshehin pasurinë e tyre në hijet e sistemit financiar: duke përdorur bankat e dyshimta. Hulumtimi i këtyre aktiviteteve do të zbulojë sekretet e tyre dhe do të bëjë të gjithë britanikët më të sigurt. Kjo gjithashtu do t’i bëjë më të begatë: më shumë se 2,200 akte mashtrimi raportohen çdo ditë në Britani. Këto krime kushtojnë miliarda paund dhe shpesh prekin më shumë njerëzit e moshuar. Për ata që shqetësoheshin për dëmet e shkaktuara...
Në Ditën e Europës, Ambasadori përfaqësues i Bashkimit Europian, kish botuar në një prej gazetave një shkrim simbolik për Ditën e Europës. Me një shqipe relativisht bazike (nëse e ka shkruar vetë, në fakt duhet përgëzuar) u drejtohej qytetarëve shqiptarë për t’u folur për vlerat e Europës. Duke qëndruar koherent me situatën e pandemisë, ai e vë theksin te vlerat e paqes dhe solidaritetit. Pa dashur të hyj në detajet e shkrimit, fokusi vihet te kontributi i BE-së, me ndihmat materiale që i janë dhënë Shqipërisë, jo vetëm financiare, por në kuadër të pandemisë globale deri te vaksinat. (Në fakt, trajtimi i rezervuar për këtë pjesë të Europës të quajtur Ballkani Perëndimor, pothuaj në nivelin e vendeve afrikane me kuotat si me pikatore të...
Flitet shpesh për dhimbjen. Flitet për dhimbjen e kokës pas një nate pagjumësie të thellë. Flitet për dhimbjen e veshit e cila copëton edhe njeriun më të duruar mbi tokë. Flitet për dhimbjen e dhëmballës e cila ta mpin krejt qënien. Flitet për shumë dhimbje, por rrallë flitet për dhimbjen e mendimit. Mendimi dhemb njësoj si dhëmballa, koka, veshi apo stomaku e mes njerëzve është mëse e logjikshme të zhvillohet ky dialog: -Çfarë ke? - Më dhemb mendimi. Mendimi dhemb në këtë vend. Të dhemb aq shumë sa dhemb këmba, teksa futet në një këpucë me një numër të vogël dhe çdo herë që përballem me deklaratat e kryebashkiakut, më shfaqet imazhi i një këpucari me kallëp këpuce në dorë, që përpiqet të uniformizojë mendimin e çdo qytetari në...
Me rënien e Murit të Berlinit, në Kombet e Bashkuara u mendua se krizat mund të zgjidheshin me sistemin multilateral dhe jo duke pasur parasysh raportet gjeopolitike të forcave. Ishte mendimi si i Sekretarit të Përgjithshëm Boutros Ghali, ashtu edhe i OJQ të mëdha ndërkombëtare. Pati një magjepse të përgjithshme për peacekeeping dhe për conflict resolution që dukej se mund të zgjidhnin gjithçka. Por shumë shtete nuk qenë dakord, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, siç u bë e qartë në shtatorin e 1990, kur presidenti Bush mbajti përpara Kongresit diskutimin e famshëm lidhur me rendin e ri ndërkombëtar. Amerikanët mendonin se e kishin fituar Luftën e Ftohtë dhe mund t’i diktonin kushtet e tyre. Një vizion i tillë miop çoi në shumë...
Jo të gjithë pijanecët në Tiranë janë strategë si Çërçilli
Të gjithë pijanecët janë llafazanë, qoftë edhe në Facebook. Të gjithë pijanecët kanë gjithçka për të thënë, sidomos për politikën, opozitën dhe Bashën. Të gjithë pijanecët duan të japin mend sidonos pasi kanë shkatërruar me duart e tyre karrierën, dhe miqtë e afërt. Por jo të gjithë pijanecët në politikë janë si Çërçilli. Edhe në 1997 të dëshpëruarit u rekrutuan të parët në komitetet greke të Shpëtimit të Shqipërisë. Tani është radha e Komitetit të Shpëtimit të PD. Megjithëse falë Churchill, do të jetë gjithmonë një Angli dhe atje do të ketë gjithmonë Johnnie Walker Red. Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i...
“I vumë fëmijët në krevatin tonë, që nëse vdesim, të vdesim bashkë”
“I vumë fëmijët në krevatin tonë, që nëse vdesim, të vdesim bashkë”, kongresmenia palestineze “shpërthen” në lot Luftë e madhe me viktima, të plagosur dhe shumë dëme të tjera materiale është duke u zhvilluar mes Izraelit dhe Palestinës. SHBA me në krye presidentin Joe Biden ka mbajtur qendrim pro Izraelit, mirëpo duke bërë thirrje për qetësim të situatës. Ndërkohë disa anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë folur kundër mbështetjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të Palestinezëve. Rashida Tlaib shpërtheu në lot dhe kritikoi Presidentin Joe Biden dhe zyrtarët e tjerë të lartë për deklaratat ku do të ofronin mbështetjen izraelitëve. “Nëse lexoni deklaratat...
“Dita Botërore e Vlerave” të bën të kuptosh se rëndësia e kësaj dite kushtuar vlerave në të gjithë botën është shumë e madhe. Vlera e saj bëhet edhe më e madhe kur përhapet në mjedise që nuk pritet, siç është ajo e ndërmarrë vitin e kaluar lidhur me vlerat e aplikuara në një nga burgjet më të mëdha të Evropës, HMP Berwyn, në Wrexham, Uells. Secili nga ne mund të ndihmojë dhe mbështesë ndryshimin, përmirësimin dhe mirëqenien e jetës sonë, në një nivel personal, ku te reflektimi dhe ndërgjegjësimi i vlerave ekzistojnë gjithashtu bazat e rizgjimit. Disa prej nesh mundet ti zgjerojnë këto mundësi, referuar një grupi specifik ose një pjese të komunitetit, sepse në këtë mënyrë më shumë njerëz mund të frymëzohen. Në jetën tonë ne bëjmë...
Si duhet të jetë Shqipëria në 2030? Një gjë është e sigurtë, (Shqipëria) do të duhet të jetë e lidhur me Botën, siç thuhet në anglisht: “connected”. Do të duhet të jetë dhe e pasur, por e pasur për të gjithë shqiptarët. Ndryshe rrezikon të humbasë edhe ato gjëra që ka arritur me kaq mundim këto 30 vite tranzicioni. Lind pyetja: Çfarë duhet të bëjmë deri atëherë? Ne si vend nuk mund të bëjmë çdo gjë, por ne duhet të bëjmë 2-3 gjëra shumë mirë dhe për pjesën tjetër duhet të mbështetemi diku tjetër, jashtë. Gjëja e parë dhe ndoshta më banale që duhet të bëjmë është të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Të bëhemi të aftë për të drejtuar veten dhe të tjerët. Kjo do të kërkojë kohë, shumë dashuri, vullnet për falje dhe dëshirë për të besuar...
Edi Rama, ky lider historik
Jo vetëm që fitoi i vetëm mandatin e tretë qeverisëse (pa bishta mbrapa) të cilin nuk e ka arritur deri sot asnjë prej partive politike në Shqipëri prej 30 vitesh, por edhe sepse injektoi qysh në zanafillë të fushatës mentalitetin motivues “punë jo gjumë”. Ai njeri nuk di të tërhiqet, nuk di të flasë para kohe, nuk di të zhgënjejë, nuk di të trembet, por di të mendojë dhe vendosë atë të duhet bërë. Dhe e ka treguar kur ishte kryetar bashkie në Tiranë. E transformoi kryeqytetin nga qendër e banueshme me pamje kabuljane që e kishin katandisur paraardhësit e tij të Partisë Demokratike, në një qytet model, që sot krahasohet me dinjitet me ato europiane. Askush nuk flet me “tifozllëk” kur vjen fjala për Edi Ramën, të paktën realistët. Atë e...
Sondazhi i Gallup: Shqiptarët, të 16-ët në botë për normën e lartë të refuzimit të vaksinave
Shqipëria ka rezultuar në një sondazh të fundit të publikuar nga Gallup, ndër shtetet më skeptike lidhur me procesin e vaksinimit kundër sëmundjes, që po merr mijëra jetë njerëzish në gjithë botën. Akoma më skeptikë dhe refuzues të vaksinës janë dhe shtetasit e Kosovës. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë pranueshmëri të ulët të vaksinave dhe nivel të lartë të refuzimit të tyre. Shqiptarët renditen të 11-tët në botë, që e pranojnë më pak vaksinimin për të parandaluar koronavirusin, ndërsa janë të 16-t në botë për refuzimin e lartë të vaksinave. Të anketuarve iu bë pyetja: “Vaksinat u jepen njerëzve që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve specifike. Nëse një vaksinë për të parandaluar koronavirusin do të ishte e disponueshme...
Rrugët e ndërtuara me fonde të huaja në Shqipëri kushtojnë deri në 6 herë më pak se ato me fonde buxhetore
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës tregojnë se, ndër vite ka një diferencë të lartë të kostove të punimeve në rrugë me financim të huaj, në krahasim me financimet e brendshme. Në mënyrë sistematike, kostot për njësi (kilometër) me fonde të huaja janë shumë më të ulëta se ato me fonde buxhetore të brendshme. Kjo tendencë vlejti edhe për vitet 2019 dhe 2020. Një kilometër rrugë e kategorisë B, me financim të brendshëm, kushtoi në vitin 2020 mesatarisht 555 milionë lekë, ndërsa një kategori e tillë me financim të huaj, kushtoi 347 milionë lekë, ose 37% më pak. Diferenca të mëdha u vunë re edhe në kategorinë C, ku kostoja e një kilometri me financim të brendshëm në vitin 2020 arriti në 667 milionë lekë...
“Në Shqipëri shoh Evropën e Re”/ Alabbar intervistë për CNN për investimin 2.5 miliardë dollarë në Portin e Durrësit
“Në Shqipëri shoh Evropën e Re”/ Alabbar intervistë për CNN për investimin 2.5 miliardë dollarë në Portin e Durrësit Për investimin 2.5 miliardë dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjioze CNN. Mohamed Alabbar në intervistën për CNN teksa e quan vendin tonë “Europa e re” thotë se të gjithë indikatorët që të investojë në vendin tonë janë pozitivë. Ai thotë se ka parë te ne qeverinë e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE. Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera. I pyetur lidhur me reputacioni negativ që ka vendi jonë për trafik droge...
EDITORIAL / Për shqiptarët dhe Shqipërinë, rrëzimi i diktaturës të llojit më të egër komunist nuk ka qenë i lehtë e pa dhimbje. Për rrjedhojë, edhe rruga e demokracisë u shfaq e vështirë e me shumë pengesa. Shumë nga ne kanë qenë me shpresën që do të shikonin një fund të kësaj rruge, për të dalë, më në fund, përballë një horizonti të pastër europian të aq dëshiruar. Por, pavarësisht kësaj, globalizimi, zhvillimi teknologjik, regjimet e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, hapja e dritareve me botën demokratike, ndihmuan që edhe ajo demokraci e brishtë, e thyeshme herë pas here, të shtresëzohej. Në vitet e fundit, ora e konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut u çakordua; u zbehën me shpejtësi optimizmi që...
KQZ shpall listën zyrtare të deputetëve/ Zbuloni të gjithë emrat që futen në Kuvend
KQZ shpall listën zyrtare të deputetëve/ Zbuloni të gjithë emrat që futen në Kuvend Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet paraprake për emrat e kandidatëve për deputetë që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme. Partia Socialiste siguroi 74 mandate, Partia Demokratike 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3 mandate. Në radhët e socialistëve ishin 2 deputetë që thyen pragun e votave duke lënë jashtë kolegët e tyre që ishin renditur më lart në listë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Ndërsa në radhët e demokratëve ishte Luçiano Boçi që theu herësin duke fituar një vend në Parlament. KQZ pritet ta miratojë të hënën rezultat përfundimtar të zgjedhjeve së bashku me votat e partive...
Raporti zyrtar, si organizatat kriminale pastruan para në prona të paluajtshme në 2020, dyshime edhe për një politikan për marrjen e lejeve
Pasuritë e paluajtshme janë një ndër sektorët ku organizatat kriminale pastruan paratë në vitin 2020. Raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) për vitin e shkuar zbardh të paktën pesë tipologji ku një ndër to është edhe ajo e pasurive të paluajtshme të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligj zbatues, pasi një persona i njohur për organet ligj zbatuese për përfshirjen në veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për lidhjet e tij me persona me precedentë kriminal ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta të pasurive të paluajtshme (shiko Tipologjinë II). Raporti jep në detaj mënyrën sesi janë kryer transaksionet, përfshirja e shtetasve të ndryshëm dhe elementët e përdorur. Në...
Raporti i Freedom House: Në Shqipëri ka rënie e demokracisë në të njëjtat nivele me vitin 2013
Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udheqësit e zgjedhur në Evropën Qendrore dhe Lindore po minojnë vetë institucionet që i sollën ata në detyrë, duke refuzuar normat demokratike dhe duke promovuar sisteme alternative të qeverisjes autoritare. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion 2021”që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit pararendës dhe që u bë publik të mërkurën, lloji më i zakonshëm i regjimit në Ballkan vazhdon të jetë ai hibrid/demokraci në tranzicion. Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje. Shqipëria, rënie në shoqërinë civile dhe median e pavarur Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në...
Një “green pass” për të udhëtuar pa makthin e Covid 19, mund të jetë çelësi për të shpëtuar pushimet verore. Komisioni i Bashkimit Europian, dëshiron ta nisë atë në 1 qershor dhe e gjithë bota po mendon për të. Certifikata e propozuar nga Brukseli është falas dhe përbëhet nga një kod QR që duhet të mbahet në “smartphone” ose të shtypet në letër, me tre alternativa për të provuar se mund të udhëtoni: duke iu nënshtruar vaksinimit, duke qenë testuar negativ me një tampon ose duke qenë i shëruar nga Covid- 19 dhe personi të ketë zhvilluar antitrupa. Sistemi, përmes aplikacionit, do të jetë gati në 1 qershor dhe shtetet europiane do të jenë në gjendje ta zbatojnë atë në mënyrë që të bëhet plotësisht funksional midis 27 vendeve në zonën e...
Raporti i fundit ekonomik për Ballkanin Perendimor i Bankës Botërore thekson se rritja ekonomike e Shqipërisë u tkurr me 3.3 përqind në vitin 2020, shifër më e vogël kjo nga parashikimi i mëparshëm. Pandemia COVID-19 i rëndoi humbjet ekonomike të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Masat post-COVID dhe procesi i rindërtimit pas tërmetit ndikuan në zvogëlimin e efekteve të pandemisë. Procesi i rindërtimit pritet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike në vitin 2021. Më poshtë gjetjet kryesore të raportit Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – pritet të kenë sërish rritje ekonomike gjatë vitit 2021, pas recesionit të 2020-s, më i rëndi i...
Ilir Meta pranon rezultatin e zgjedhjeve
Edhe pse e tha si premtim solemn Ilir Meta nuk e mban fjalën për ta dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Republikës. Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp nga Presidenca dhe ka folur sikur të mos kishte hedhur akuzat më të rënda për procesin zgjedhor por e përshëndeti atë. Meta tha se tashmë duhet reflektuar deri në shtator. Madje Presidenti tha se, edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ia arrita që 25 prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Shqiptarja
Përgjegjësia e Votës
Paraqitja e ulët në votime nxit polarizimin e mëtejshëm shoqëror dhe shembulli më konkret do ishin zgjedhjet vendore të 2019-ës...Rezultatet që dalin nga angazhimi nëpërmjet votës i një grupi apo klase shoqërore të vetme, çon në shtresëzimin e pashmangshëm shoqëror, ku demokracia do këndojë vetëm këngën e kësaj shtrese, duke mohuar realitetin e shtresave të tjera. “Kur dëgjon se ka shumë pemë, merr shportën e vogël.” Kjo shprehje e urtë popullore duket të përshtatet më së miri me dyshimin dhe skepticizmin që qëndron në ajër këto kohë elektorale si një virus i paemërtuar ende. Sa herë që diskutoj me të afërm apo miq për votimin e së dielës, pakënaqësitë dalin gjithmonë në sipërfaqe dhe zhgënjimi është pjesë e përhershme e fytyrave...
A u soll jeta në Tokë nga një sistem i huaj?
Nga Ethan Siegel Sot në Tokë ekziston një larmi e madhe jetësore. Çdo formë e mbijetuar duket se lidhet me çdo formë tjetër të jetës. Jeta duket se ka një paraardhës të përbashkët universal. Ndërsa kthehemi gjithnjë e më pas në kohë, për shembull tek të dhënat fosile, ne mund të shohim se jeta ishte:me pak komplekse, më pak e diferencuar, kishte një numër më të vogël të sekuencave unike në kodin e saj gjenetik. Pra nëse kthehemi pas në kohë para një pike të caktuar kritike, do të na mungonin shumë nga zhvillimet që ne tani i perceptojmë si jetike për jetën e qenieve tona njerëzore. Por para një pike të caktuar, gjitarët nuk ekzistonin. Para atij momenti jeta ekzistonte vetëm në ujë, jo në tokë. Para gjithë kësaj, seksi nuk kishte...
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Ne nje shtet ligjor ligjshmeria mbrohet nga institucionet, shkeljet e ligjit hetohen dhe pergjegjesit perballen me drejtesine. Ne Shqiperi drejtesia veshtron nga larg, partite bejne drejtesi dhe praktikat & strukturat informale marrin kompetencat e shtetit. Kjo ka ndodhur me 2013 me PS dhe po ndodh tani me PD. Ata qe me 2013 e quanin aktivitet te ligjshem sot e quajne aktivitet kriminal, ata qe me 2013 e quanin aktivitet kriminal sot e quajne aktivitet te ligjshem. Thjesht jane ndryshuar rolet dhe ambasadorja Kim ka te drejte! Logjika e forces si zgjidhje, e partise mbi institucionet, te paprekshmerise, pandershkueshmerise dhe konfliktit politik permanent - disa prej arsyeve perse Shqiperia ndodhet ende kaq larg procesit integrues...
Elon Musk mendon se qëllimi i NASA-s për të ulur njerëzit në hënë deri në vitin 2024 është 'në të vërtetë i mundur'
Pronari i SpaceX dhe CEO i Tesla Elon Musk pozon ndërsa ai arrin në tapetin e kuq për ceremoninë e Çmimeve Axel Springer, në Berlin, më 1 dhjetor 2020. Elon Musk mendon se SpaceX mund të ndihmojë NASA të përmbushë qëllimin e saj ambicioz për të ulur astronautët në hënë deri në 2024. "Unë mendoj se kjo mund të bëhet," tha Musk të Premten, duke folur pasi SpaceX nisi misionin Crew-2 për të orbituar për një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. "Ne do të synojmë më shpejt se kaq, por mendoj se kjo në të vërtetë është e mundur", shtoi ai. "Ne po ndërtojmë shumë raketa dhe ndoshta [do] të shkatërrojmë një bandë të tyre, por mendoj se do të ndodhë." SpaceX fitoi një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh nga NASA javën e kaluar...
Një realitet i ri dixhital - përshpejtimi i dixhitalizimit dhe qasja gjithëpërfshirëse
Më 15 janar 2021, Wikipedia mbushi 20 vjeç. E krijuar në 2001, një enciklopedi dixhitale e ushqyer nga vullnetarë, numëron 55 milion artikuj në më shumë se 200 gjuhë, duke rezultuar si website më i madh i referuar, ku sipas The economist kompani si Apple dhe Amazon mbështeten në të, për të mundësuar përgjigjen e pyetjeve nga asistentët dixhital Alexa dhe Siri. Deri më sot, një algoritëm dixhital, si Wikipedia, e shumë sisteme të tjera teknologjikë, nuk janë konsideruar veçse metoda që ofrojnë lehtësim në shërbime, prakticizëm në komunikim e madje në jo pak raste, mjete përfitimi marramendëse. Në libra e artikuj të shumtë, shpesh herë jemi hasur në analiza e opinione që lidhen me të ardhmen e njerëzimit, duke ju referuar dixhitalizimit...
VOA: Gjuha e urrejtjes në fushatën në Shqipëri, shqetësim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Avokati i popullit dhe Këshilli Shqiptar i Medias, që përbëjnëAleancën Kundër Gjuhës së urrejtjestë mbështetur nga KQZ dhe AMA, konstatojnë disa problemtika. PD-PS Fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri po monitorohet nga disa institucione të pavarura dhe organizata të shoqërisë civile, lidhur me përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe denigrimit. Aleanca Kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Këshilli shqiptar i Medias konstatojnë se ka një tejkalim të gjuhës politike, në denigrim, përçarje dhe fyerje publike. Duke shigjetuar më së shumti përfaqësues të shumicës qeversisëse për përdorimin e saj, drejtues tëaleancës thonë, se një gjuhë e tillë është vënë re në...
U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që Princ Philip po modifikonte prej 16 vitesh
Zbulohen imazhet e Land Rover Defender të modifikuar nga Princi Philip, për të mbajtur arkivolin e tij. Duka i Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, punoi për modifikimin e mjetit për 16 vjet, duke filluar nga viti 2003. Ndryshimet kryesore janë bërë në pjesën e pasme, e cila është e hapur dhe do të përdoret për të transportuar arkivolin e tij në Shën George’s Chapel. Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore, projektoi të gjitha detajet duke përfshirë ngjyrën e errët si dhe kapëset e argjendit të njohura si “ndalesa”, të cilat do të mbajnë të fiksuar arkivolin. Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe e ka cilësuar atë si makinën e tij të preferuar të të gjitha kohërave...
Zgjedhjet parlamanetare/ 65 vëzhgues të OSBE mbërrijnë javën e ardhshme në Shqipëri
Zgjedhjet parlamanetare/ 65 vëzhgues të OSBE mbërrijnë javën e ardhshme në Shqipëri Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Vëzhguesit e AP të OSBE-së do të punojnë ngushtë me kolegët nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Azay Guliyev, Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE-së, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, pas emërimit nga Kryetari i Përgjithshëm i Zyrës, Ministri Suedez për Punë të Jashtme Ann Linde. “Ne po presim me padurim të punojmë ngushtë me...
‘Investime publike’: Pistë helikopterësh dhe mol jahtesh për resortin “Green Coast”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po investon paratë publike në ndërtimin e një piste helikopterësh, një moli jahtesh dhe shërbimesh të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” në Palasë – ndërkohë që institucionet shtetërorë bënë një sy qorr ndaj dëmtimit të monumentit të natyrës. Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Me ardhjen e pranverës më 18 mars, resorti luksoz “Green Coast” buzë plazhit të kristaltë të Palasës në detin Jon i lajmëroi klientët e vet për shërbime ekstra këtë sezon të ri turistik; mes të cilave edhe një pistë për ulje helikopterësh. Helipadi është ndërtuar vetëm pak metra larg resortit dhe ngjan së largu si një vulë e kaltër mbi guralecët e bardhë të Deltës së Përroit të Palasës –monument natyre i...
Patronazhistët/ Lubonja: Koncept si i partisë-shtet, tregues se sa më shumë një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet!
SPAK ka nisur një hetim, mbi lajmet e portalit Lapsi.al, në lidhje me publikimin e sigurimit që Partia Socialiste i bënte të dhënave të qytetarëve, e sipas saj, çdo person kishte nga një patronazhist, i cili kishte informacion se ku orientohej vota e tyre. Këto zhvillime, analisti Fatos Lubonja i quajti koncept si në kohën e partisë-shtet, e nënvizoi se kjo tregon se sa më shumë një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet dhe kërkon të mbajë pushtetin. Ai tha në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, se në një shtet që funksionon me vlera reale të demokracisë, zyrtarët më të lartë të partisë që do i publikohej një e dhënë e këtyre përmasave, do të jepnin dorëheqjen. Zbulimi i një databaze të madhe të dhënash për qytetarët e...
Deklarata e fortë e ambasadore Kim: Nëse ju kanë vjedhur për 4 vite, mos e shisni votën për një celular të përdorur
Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim blerja e votës është krim. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, Kim tha se përpjekja për të blerë vota është krim ndaj ata politikanë që tentojnë të blejnë vota i cilësoi si kriminelë. “Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. ” – theksoi Kim. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, diplomatja amerikane ndau këtë mesazh për votuesit...
Në rrezik mbi dy të tretat e të dhënave të LinkedIn
Pas Facebook edhe LinkedIn është bërë objekt i vjedhjes së të dhënave. Hakerimi online, ka alarmuar për një tjetër vjedhje të dhënash. Bëhet fjalë për 500 milionë profile në LinkedIn, platforma profesionale që ka rreth 740 milionë përdorues në të gjithë Botën. Kjo nënkupton ekspozimin e mbi dy të tretat të të dhënave të përdoruesve. Kërkuesit e Cyber News, kanë treguar se arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linqeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’. Nuk është e qartë nëse kriminelët kibernetikë po shesin profile të përditësuara, apo...
Princi Philip/ Historia e pabesueshme e njeriut që u martua me vajzën e Mbretit
Duka i Edinburgut, pa dyshim “bashkëshorti më i famshëm në botë”, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Ai kaloi 7 dekada nën hijen e gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por forca e tij e personalitetit nënkuptonte se ai kurrë nuk ishte thjesht një “bashkëshort profesionist”. Por, kush ishte njeriu pranë monarkes dhe si ndodhi që ai u martua me Mbretëreshën? Një burrë, por kurrë një mbret Le ta nisim nga fillimi: Duka, i njohur gjithashtu si Princi Philip, nuk ishte kurrë në linjën për marrjen e fronit – të cilin pritet ta trashëgojë djali i tij i madh dhe kurrë nuk mbajti titullin e mbretit. Kjo sepse në Mbretërinë e Bashkuar, një grua që martohet me monarkun mund të përdorë titullin ceremonial të mbretëreshës, por burrat që...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top