Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Vendet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës. Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien. Rajoni thuhet në raport do të goditet edhe për shkak të dobësimit të lidhjeve me vendet e Bashkimit Europian, të cilat përballojnë më shumë se gjysëen e eksporteve të tij. Kështu pritet të pësojnë goditje ekspertët e vendeve si Rumania, Lituania, Letonia, por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës shpreh shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Ambasadori Withers thotë se i duket se ajo nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore dhe se sistemi politik po dështon. Në intervistën e parë që kur përfundoi mandatin në Shqipëri, thuajse dy vjet më parë, zoti Withers vlerëson lart popullin shqiptar dhe dëshirën e tij për të ecur përpara. Por ai shton se sistemi politik po dështon dhe nuk është në gjendje të identifikojë atë që do publiku. Ambasador Withers mirëserdhët. Le të flasim pak për mendimet tuaja për Shqipërinë sot pothuajse dy vjet pasi ju jeni larguar… Unë e kujtoj vazhdimisht...
CIA: Greqia i propozoi Jugosllavisë ndarjen e Shqipërisë..
Një raport sekret i CIA-s, që daton nga 8 prilli 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan raportohet nga ambasadori i SHBA-së në atë kohë në Beograd, sipas të cilit një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë” për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore Jugosllavisë. Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një takim më 4 prill 1951 mes ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Allen, dhe një personi të paidentifikuar, një...
Tirana dhe lypesit e saj
اfarë ndodh në përditshmërinë e Tiranës. Fokusi i aparatit tregon lypës në të gjitha zonat. Prindër e fëmijë të ulur me duart e zgjatura, fëmijë të vegjël që u ngjiten pas makinave për të marrë ndonjë para e që ndoshta edhe dhunohen prej tyre (fotot tregojnë një derë automjeti që hapet me forcë për të detyruar lypësin të largohet prej saj). Ka nga ata që të barin e blertë të “brigjeve” të Lanës e përdorin për të shijuar rrezet e ngrohta dhe për pak… gjumë. E më tej janë edhe ata që për të fituar bukën e gojës, vishen me rroba të grisura për të ndjellë keqardhjen, por që më pas i sheh të ndërrohen e të kenë rroba të pastra, si çdo njeri i rregullt. Fundja, njeriu për mbijetesën do të bëjë gjithçka. Marre nga Shekulli.com.al
Vetëm 24 orë pas protestës së 14 janarit në Vetëvendosje, u realizua një këngë për këtë ngjarje. Dhe, atë në Amerikë . Bëhet fjalë për pjesëtarin e TBA-s Cyanide, që ka ardhur në një bashkëpunim me këngëtaren Vesa Smolica. Kënga titullohet Deri Kur, dhe lidhet edhe me të tjera ngjarje të realitetit politik e social në Kosovë . http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=rm8-ips3xvI G.shqip
A e shfryjmë dot tullumbacin e shqiptarizmës?
Eda Derhemi Studjuese, publiciste Temperatura jonë patriotike[i] po rritet me ditë, ca nga brenda Shqipërie e ca nga emigrantët jashtë saj (jemi gjysmë për gjysmë tani, apo jo?). Them temperature (figurë në modë sot), sepse në fakt patriotizmi siç e kemi, përjetohet si një sëmundje e mendjes. Entuziazmi i shfaqur në shpalosje flamurësh jocelebrues, brohoritje vetëlëvdake apo thirrje për lëvizje kufijsh, bëjnë të kakarisen pulat, sepse nuk kanë të prapme ku të rrinë në Shqipërinë tonë. E vërteta e gjendjes sonë nuk ka faqe të krenohet, dhe ne këtë e dimë më mirë se kushdo. Ndoshta edhe prandaj hidhemi me kaq zell në rrjetën e merimangës patriotike. Ne jemi ndër vendet me korrupsion më të lartë, me varfëri më të thellë, pa shumëçka për...
Adelina Ismajli zbulon zyrtarisht emrin e të dashurit
Pas shumë hamendësimesh dhe thashethemesh Asdelina Ismaili pranon zyrtarisht të flasë për jetën e saj private. Në një intervistë për median kosovare ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurore. “Përfundimisht jam në një lidhje. Kjo fjala “lidhje” ma tingëlluar gjithmonë poshtëruese, por mund të them që jam në dashni”-ka thënë këngëtarja, po nuk ka përcaktuar kohën që kur ka qenë e lidhur. I dashuri i saj quhet Vali dhe është menaxheri personal, me të cilin siç edhe pranon janë dashuruar vetëm 2 orë pasi janë takuar, një ndjenjë e ndërsjelltë në të dyja kahet. Po ku e sheh Adelina Ismaili veten pas 5 vitesh. “Tani është koha duhur për të krijuar familjen dhe ndoshta duhet të mbyll aventurën timë në showbiznes, edhe pse nuk është e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një anije cisternë është përfshirë nga flakët dhe më pas është fundosur. Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë Porto Romano mesditën e sotme. Ekuipazhi që ndodhej në bord numëronte 15 vetë, prej të cilëve 2 persona gjetën vdekje ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur. Bëhet fjalë për anijen “Edirne”, e cila u përfshi nga flakët dhe 20 minuta më pas u fundos. Ende nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri, por dyshohet se mund të ketë qenë një pakujdesi nga ekuipazhi i anijes. Dyshimi i parë shkon tek shkëndijat që ka lëshuar një saldatriçe (me të cilët punonte një prej marinarëve), të cilat kanë ndezur një sasi karburanti dhe zjarri më pas ka marrë përmasa tragjike. Anija...
Emri mercenarë i pershkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim - pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflifkt të huaj; ”i rekruatuar në shtetet e huaja” dhe i cili “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky lyftëtar duhet të ketë “përparësitë vehtjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të obliguarit e asaj lufte apo konflikti. Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjëshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë...
“Vdes Sali Berisha nga një atak në zemër”. Ky ishte lajmi i publikuar na faqen e Top Channel rreth orës 11:45 të mbrëmjes së të martës. Por, e gjitha ka qenë një alarm i rremë, pasi faqja e Top Channel është sulmuar nga hakersa dhe për këtë arsye, pas lajmit është bllokuar disa minuta, për të rifilluar punë si normalisht. Lajmi për vdekjen e Sali Berishës ka qëndruar fare pak në faqen e Top Channel, por kaq është dashur që nëpër rrjete sociale dhe forume të nisin diskutimet nëse Sali Berisha vdiq vërtet. Për fat, ka qenë një lajm i rremë.
Mëngjesin e djeshëm është çuditur vëndi fqinj, Greqia, pasi një grua e moshës 70 vjeç, e cila lypte në rrugët e qytetit të Korinthos, pasi ishte sëmurur rëndë dhe ju desh të shtrohej në spitalin e zonës aty ju gjendën nën rroba një sasi e ari e barazvlefshme me 43.000 euro. Sipas dëshmisë së saj, gruaja ka jetuar gjithë jetën në varfëri dhe këto kanë qënë kursimet e gjithë jetës së saj të cilat ajo nuk i shpenzonte dhe preferonte të kursente dhe të jetonte rrugëve duke lypur dhe në kushte të një higjene të keqe. Njërëzit e rrugës ku ajo jetonte e njihnin gruan e moshuar si mjaft të varfër dhe e ndihmonin vazhdimisht si me të holla por edhe me ushqime. Sipas policisë greke ajo vetë ka kërkuar që në prani të policisë dhe të mjekëve...
Gazeta e përditshme britanike “The Daily Mail” ka shqetësuar evropianët ditët e fundit me një shkrim me titullin “A është gati të shpërthejë një super vullkan vetëm rreth 630 kilometra larg Londrës?” Artikulli bën fjalë për vullkanin pak të njohur të Laacher Seesw, në veriperëndim të Gjermanisë, i cili për herë të fundit ka shpërthyer rreth 12 000 vjet më parë i cili, siç beson e përditshmja britanike, është gati të shpërthejë përsëri. Vullani gjerman nuk konsiderohet i shuar, por thjesht jo aktiv. Një shpërthim i vullkanit të Laacher Seesw do të shkatërronte shumicën e Evropës që e njohim. Londra është 630 kilometra larg tij, ndërsa ish-kryeqyteti i Gjermanisë, Boni, është nja 40 kilometra larg. Por, shpërthimi i mundshëm në një të...
Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi sfida e fundit për vitin 2011 e një turisteje australiane. 22-vjeçarja Erin Langworthy, e apasionuar pas hedhjeve nga lartësitë, është hedhur nga një urë 111m mbi një lumë në Zambesi. Por në gjysmën e lartësisë, litari i sigurisë me të cilin ajo ishte lidhur këputet dhe Erin përfundon në ujërat e lumit, duke shpëtuar për mrekulli. Pavarësisht se jeta i ka kaluar para syve në pak sekonda, 22-vjeçarja ka shpëtuar vetëm me një ndrydhje të klavikulës. G.shekulli
Kur edhe dashuria e ka nje cmim
Dikur ishin orët e gjata që të dashuruarit kalonin në telefon duke thënë absurditete, tani ndjenjat kanë kaluar në rangun e aritmetikës. Kostoja e tyre është vërtetë e lartë, në varësi të bollëkut të djalit ose vajzës. Tashmë dashuria e kthyer në llogari është bërë fryt i një studimi. Studimi i realizuar përmes internetit para një muaji nga “Human Highway”, te 25 milionë individë, është drejtuar nga “Qvc”, lideri botëror për “shopping tv”, kanali i dytë amerikan për nga përmasat. Duke u bazuar te studimi, vihet re se femrat janë më romantike, por nuk u pëlqen shumë të shpenzojnë. Maksimumi që bëjnë është blerja e ndonjë skulpture të vogël artizanale, ose një darkë në çift në shtëpi. Nuk preferojnë t’i blejnë dhuratat për të...
Cent mendon se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për të jetuar. Këngëtari ka shkruar në Twitter se vdekja e tij është shumë pranë. “Do të flas hapur: nuk besoj se do të jetoj edhe për shumë kohë. Do të ishte mirë edhe nëse do të vdisja sot”, ka shkruar reperi amerikan. 50 Cent ka shkruar më parë në Twitter se nuk është i kënaqur nga karriera e tij. “Kam humbur besimin tek ata që më rrethojnë. Nuk do të bëj më muzikë.” “Argëtohesha duke bërë muzikë, por njerëzit dhe politika që është përfshirë në art më neverisin”, ka shtuar 50 Cent, i cili me albumin e fundit Before I Self Destruct (2009) ka patur shumë pak sukses në krahasim me albumin e tij të parë që në vitin 2003 shiti 8 milionë kopje. Albumi i fundit ka shitur më pak se 500 mijë...
Blogu TorrentFreak ka lëshuar një listë me 10 filmat më të pirateruara të 2011-s. Vihet re se filmi #1 i këtij viti, ‘Fast Five’, nuk ishte aspak afër filmit #1 që ishtë vitin e kaluar, ‘Avatar’, me mbi 16 miliona shkarkime ilegale. Në fakt vihet re se e gjitha lista ka më pak shkarkime se lista e vitit të kaluar, që ngre dy pyetje: a e kanë kuptuar njerëzit që piratëria është e paligjshme, dhe dënohet, apo thjesht filmat e 2011-s ishin kot fare? Ja dhe tabela me listën: Rënditja Filmi Shkarkimet Të ardhurat globale 1. Fast Five 9.260.000 $626.137.675 2. The Hangover II 8.840.000 $581.464.305 3. Thor 8.330.000 $449.326.618 4. Source Code 7.910.000 $123.278.618 5. I Am Number Four 7.670.000 $144.500.437 6. Sucker Punch 7.200.000...
Shpiken xhinset që pastrohen vetë në dritën e diellit
Kërkuesit kanë arritur të prodhojnë pantallona xhins që pastrohen vetë thjesht duke u ekspozuar në dritën normale të diellit. Nuk është film fantashkencë, edhe më parë fabrikat kishin arritur të prodhonin një xhins që pastrohej nën dritën e diellit, vetëm se rrezet duhet të ishin shumë të forta. Kësaj here efekti është edhe kur është një ditë krejt normale me diell. Shkencëtarët kinezë kanë përdorur një material, të quajtur dioksid titaniumi për këtë çështje. Ai përdoret gjerësisht në industri për vetëpastrim në rastin e bojërave, dritareve, grilave, etj.
Priste binjakë… lind një djalë me dy kokë
Një grua braziliane, e cila priste të lindte binjakë, mbeti e shokuar kur në fakt, lindi vetëm një djalë me dy kokë. Gjatë shtatzanisë, ekografia kishte nxjerrë prezencën e dy fëmijëve pasi kishte parë dy kokë, duke përjashtuar mundësinë jashtëzakonisht të rrallë të çrregullimit gjenetik. Një besimtare katolike, Maria de Nazare vendosi të emërtojë dy fëmijët Emanoel dhe Jesus. Në fakt, ndonëse ndajnë të njëjtin trup dhe të njëjtët organe, të dy kokat përfaqësojnë dy njerëz të ndryshëm, pasi secila prej kokave funksion me një tru të vetin. Në ditët e para të jetës, nëna ka qenë në gjendje që të ushqejë me qumësht gjiri foshnjet, secilën me njërën sisë. Ndonëse fëmijët janë konsideruar si plotësisht të shëndetëshëm, nëna...
Një 21-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rikthye në jetë nga një gjendje “e pakthyeshme” kome, vetëm disa orë përpara se t’i hiqnin organet për t’i transplantuar në pacientë të tjerë. Studenti Sam Schmid, nga Arizona, ishte i shtruar që prej disa javësh në spital pas një aksidenti me makinë dhe gjatë të gjithë periudhës së komës, ai mbahej në jetë nga një aparaturë. Sipas mjekëve, truri i tij kishte vdekur dhe do të ishte e pamundur që Schmid të rikuperonte funksionin e tij. Të përballur me këtë të vërtetë të trishtë, familjarët pranuan që të jepnin organet e të birit për transplant. Vetëm disa orë përpara se ai të futej në operacion, 21-vjeçari filloi që të jepte shenja jete. “Që prej aksidentit, kam qëndruar përkrah...
Bateritë që karikohen një herë në disa javë
Bateritë që karikohen një herë në disa javë Bateritë mund të ndryshojnë përgjithmonë, ndërsa “Apple” është duke zhvilluar një teknologji, e cila do të bëjë që ato të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë. Në fakt, kompania është duke zhvilluar një program për një lloj të re baterie, shumë më të lehtë dhe që do të përdorë proceset shndërruese të hidrogjenit gjatë punës së saj. ”Kjo teknoklogji e re e energjisë mund të krijojë densitete të larta volumetrike dhe të energjisë gravimetrike, çka mund të lejojë vazhdimin e punës së pajisjes elektronike për ditë ose javë të tëra pa patur nevojën për rikarikim”, shkruhej në një raport të “Apple”. Nëse bateritë e tilla do të vihen në shërbim, ndryshimi do të jetë edhe më...
Dy këngëtaret kosovare Dafina Zeqiri e Genta Ismajli kanë realizuar një duet së bashku, i cili ka hedhur pas gjithë thashethemet e përfolura më pare mes tyre, se ato nuk flisnin me gojë njëra-tjetrës. Së bashku kanë performuan në “Grande Kabarenë” e RTV21 këngën “Hidhet Përdridhet”. Nga veshja ishin gati njësoj: Genta një fustan të shkurtër ngjyrë blu dhe Dafina ngjyrë ari. Gjatë performimit u vu re një miqësi e madhe mes dy këngëtareve, të cilat pasi mbaruan këngën “Hidhet Përdridhet” i dhanë përqafim njëra-tjetrës. G.Shqip
Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku
Nuk duhet fallxhori, të ardhmen e parashikon mjeku Të gjithë fallxhorët dhe parashikuesit e tjerë të së ardhmes mund ta shohin veten shumë shpejt të papunë, pasi për të patur një parashikim të saktë do të mjaftojë që të shkosh tek mjeku. Kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, kanë zhvilluar atë që e kanë quajtur pajisjen e “leximit të trurit”, e cila është në gjendje të lexojë historinë e shkuar, për të përcaktuar se si do të reagojë truri ynë në të ardhmen, ndaj emocioneve dhe situatave të papritura. Pak a shumë, ajo që do të bëjë pajisja është e njëjtë me atë që bën një motor kërkimi si “Google”, i cili duke u nisur nga një fjalë kyç, nxjerr mundësitë më të shpeshta rreth kërkimit që po bëjmë. Një studim...
Makinat më të shtrenjta
Edhe pse në edicionet e lajmeve dëgjohet çdo ditë e më shumë për krizë ekonomike, ka njerëz që nuk preken pothuajse fare nga kjo gjë. Jetojnë me të gjitha lukset e mundshme dhe mund të mbajnë pa problem edhe nga 5 makina. Nëse je një nga këto njerëz lexo me kujdes listën e mëposhtme të publikuar nga revista ‘Forbes’ me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011. Bugatti Veyron Super Sport – 1200 kuaj fuqi. ثshtë në krye të makinave më të shtrenjta në botë me një çmim rreth 2 milionë euro. Shpejtësia maksimale arrin në 415 km/ dhe arrin nga 0 në 100 për 2.5 sekonda. Harxhon 23.1 litra karburant për çdo 100 kilometra. Ferrari 599XX – Makina e Maranello-s është e projektuar me teknologjinë e makinave të...
Kompjuterat e se ardhmes, gati te padukshem
=YTo0OntzOjU6IndpZHRoIjtzOjQ6IjgwMG0iO3M6NjoiaGVpZ2h0IjtzOjM6IjYw&parameters[1]=MCI7czo3OiJib2R5VGFnIjtzOjQyOiI8Ym9keSBiZ0NvbG9yPSIjZmZmZmZmIiBz&parameters[2]=dHlsZT0ibWFyZ2luOjA7Ij4iO3M6NDoid3JhcCI7czozNzoiPGEgaHJlZj0iamF2&parameters[3]=YXNjcmlwdDpjbG9zZSgpOyI%2BIHwgPC9hPiI7fQ%3D%3D"] Kështu thotë Stefan Jنhnichen, specialist për programet kompjuterike dhe drejtor i institutit Fraunhofer për arkitekturë kompjuterike dhe teknikë programesh Për profesor Stefan Jنhnichen nga Universiteti Teknik i Berlinit, kompjuteri i së ardhmes është para së gjithash shumë më i vogël se sot! "Kjo ka të bëjë natyrisht me faktin, që elementet e ruajtjes së informacioneve po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe më të fuqishme dhe kjo vlen edhe për...
SHBA, dhunë për modelin e ri të “Nike”
Skena të dhunshme janë regjistruar në dyqanet në mbarë Shtetet e Bashkuara, pasi qytetarët kanë vërshuar për të blerë atletet e reja të markës së njohur “Nike”. Trazira janë regjistruar nga Kalifornia deri në Xhorxhia, teksa klientët u përpoqën të blinin një variant të modelit klasik “Air Jordan”. Një palë atelte të modelit të ri kushton rreth 180 dollarë, por në faqen e njohur të internetit eBay cmimi për këtë produkt ka shkuar deri në 605 dollarë. Skenat e shëmtuara u kujtuan amerikanëve aktet e dhunës që shpërthyen në fillim të viteve ’90 në rrugët e Shteteve të Bashkuara, ku atletet u bënë objekti i preferuar i hajdutëve. Në orët e para të së premtes policia përdori spraj djegës ndaj rreth 20 klientëve, që kishin...
Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar si ekzekutorët dhe urdhëruesit e masakrës në Kallamatë të Greqise, ku u gjetën të vrarë, Filim Mesaja dhe i biri i tij dy-vjecar, Olgert. Sipas burimeve policore, ekzekutori i dy viktimave është një shtetas shqiptar, i arrestuar dy ditë më parë në Athinë dhe urdhëruesi i masakrës, një shtetas grek, Vasilis Varelas, një ndër personat me aktivitet të gjatë kriminal në Greqi. Varelas njihet si një ndër kriminelët më të ashpër në Greqi, ku midis të tjerash, është akuzuar për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike. Ndonëse ende nuk ka pranuar autorësinë në krim, policia thotë se është autori i ngjarjes, shtetasi shqiptar që ka pohuar se ka ekzekutuar viktimat pas një urdhri të marrë...
14 shpërthime tronditën Bagdadin sot në mëngjes. Pas tërheqjes së trupave amerikane, ekziston frika se vendi do rrëshqasë në anarki Një seri prej 14 shpërthimesh ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin irakian, Bagdad. Bilanci: të paktën 63 të vdekur dhe 185 të plagosur. Sulmi i koordinuar në 11 lagje të Bagdadit është më i keqi në vend që kur aty ka shpërthyer një krizë politike mes fraksioneve shiite dhe suni. Po ashtu, sulmi vjen javën kur forcat amerikane u tërhoqën nga vendi- duke shtuar frikën se pa prezencën amerikane, vendi do rrëshqasë në anarki. Përplasja politike, që ka vënë kryeministrin shiit kundër liderit më të lartë politik suni, mund të rihapë plagët e vjetra të dhunës sektariane. Në qendër të sulmeve...
Vajza më e shkurtër e planetit
Një studente indiane u konfirmua të premten si vajza më e shkurtër e planetit nga libri i rekordeve “Guinnes”. 18-vjeçares Jyoti Amge, nga India, iu dorëzua titulli nga një përfaqësues i “Guinnes”, pas matjes që konfirmoi se ajo ishte vetëm 62,8 centimetra e gjatë, shtatë centimetra se mbajtësja e mëparshme e rekordit, amerikania Bridgette Jordan. Banorja e qytetit Nagpur, Amge vuan nga një sëmundje e quajtur ahondroplasia, një formë e nanizmit dhe nuk pritet të rritet më tej. Megjithatë, ajo është një centimetër më e gjatë se vajza më e shkurtër në histori, holandezja Pauline Musters, e cila jetoi në periudhën e viteve 1876-95. Amges iu dorëzua një çertifikatë për rekordin e saj, së bashku me një shumë simbole për rekordin e thyer...
Vajza Më E Shkurtër E Planetit
Një studente indiane u konfirmua të premten si vajza më e shkurtër e planetit nga libri i rekordeve “Guinnes”. 18-vjeçares Jyoti Amge, nga India, iu dorëzua titulli nga një përfaqësues i “Guinnes”, pas matjes që konfirmoi se ajo ishte vetëm 62,8 centimetra e gjatë, shtatë centimetra se mbajtësja e mëparshme e rekordit, amerikania Bridgette Jordan. Banorja e qytetit Nagpur, Amge vuan nga një sëmundje e quajtur ahondroplasia, një formë e nanizmit dhe nuk pritet të rritet më tej. Megjithatë, ajo është një centimetër më e gjatë se vajza më e shkurtër në histori, holandezja Pauline Musters, e cila jetoi në periudhën e viteve 1876-95. Amges iu dorëzua një çertifikatë për rekordin e saj, së bashku me një shumë simbole për rekordin e...
Protesta nudo e vegjetarianes
Një aktiviste për të drejtat e kafshëve u zhvesh në qendër të Barcelonës, për të protestuar në një mënyrë krejt të veçantë për therrjen e kafshëve për mish. E reja u vendos në një pjatë gjigante me garniturë, me qëllim që të ndërgjegjësonte njerëzit për brutalitetin e therrjes. Ajo qëndroi për disa orë në një shesh qëndror në Barcelonë, pavarësisht temperaturave të ulta. Disa aktivistë të tjerë të së njëjtës organizatë, i qëndruan pranë duke mbajtur parrulla në dorë. Spanja është një prej vendeve që i respekton më pak të drejtat e kafshëve. Praktika mesjetare e vrasjes së demave në luftë me toreadorët vazhdon të jetë shumë popullore në vendin iberak. Ndërsa kësaj praktike, aktivistë të shumtë kanë protestuar në të shkuarën...
Kateri i Radës, monument për 81 shqiptarët e tragjedisë së Otrantos
OTRANTO – Ajo britmë dhimbjeje mbeti e bllokuar për 14 vjet në skeletin e anijes Kateri i Radës, por një vepër arti do e mbajë në memorie gjatë me shekuj tragjedinë e Otrantos, natën e 28 marsit të vitit 1997. Ishtë ulërima e 81 shqiptarëve që vdiqën në atë që u quajt “masakra e të Premtes së Mirë”, piskama e sotme e të afërme që humbën të dashurit, edhe e të gjithë atyre që mbrojnë të drejtat e emigrantëve. Por, sot kjo britmë, piskamë do të shndërrohet në një himn të paqes e dashurisë, në vendin që më shumë se gjithcka përfaqëson natyrshëm kryqëzimin e rrugëve të dy popujve, Otrantoja. Lajmi njoftohet në një speciale të Quotidiano të Puljas. Nga dita e hënë do të nisë një seminar ndërkombëtar i artit kontemporan me temë...
Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare
Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçareGENOA - Mediat italiane zbuluan një rast të tmerrshëm dhune në qytetin Rapallo në Genoa, ku një 12-vjeçare trajtohej prej vitesh si skllave nga babai i saj shqiptar dhe nëna ekuadoriane. Gazeta “Corriere” shkruan se vogëlushja përsërit shpesh fjalën “si urdhëron”, pas çdo pytjeje që i bëhet. Ajo u shërbente për çdo gjë prindërve dhe 2 vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e lejonin të ulej në tavolinë dhe e detyronin të ushqehej me mbeturinat e tyre. Nëse ata kishin ndonjë pakënaqësi, 12-vjeçarja detyrohej të qëndronte për orë të tëra e mbyllur në ballkonin e shtëpisë vetëm me të brendshme, në temperatura tepër të ulta, pasi dhunohej barbarisht. Policia e Genoas...
“Facebook”-u i të miturve
Më shumë se gjysma e fëmijëve nën 13 vjeç kanë një llogari të fshehtë në “Facebook”, edhe pse ka një kriter moshe për regjistrimin në rrjetin e madh social. Ky ishte përfundimi i arritur nga një studim i kryer në SHBA. Më parë, rezultate të ngjashme ishin zbuluar edhe në një sondazh të dytë të pavarur, të kryer në vendet e Bashkimit Europian. Në bazë të rregullores së “Facebook”, askush nën 13 vjeç nuk mund të regjistrohet në faqe, por përsëri, 55% e 12-vjeçarëve janë të regjistuar dhe shpesh, falë ndihmës së vetë prindërve të tyre. Edhe më shqetësues fakti se ka fëmijë edhe më të mitur se 10 vjeç, që kanë akses në rrjetin shoqëror. Të pyetur mbi këtë fakt, shumë prindër shprehen se nuk e kanë problem që fëmijët e tyre të kenë akses...
Mesazhi me shishe bashkon të rinjtë 4 mijë km larg
Një 11-vjeçar amerikan mbeti i befasuar kur mori përgjigje për një letër të futur në një shishe dhe të hedhur në Oqeanin Atlantik, në muajin mars. Curtis Kipple shkroi një letër ku përshkruante veten, jetën e tij në Nju Jork dhe la një numër kontakti. Nëntë muaj më vonë, 25-vjeçarja Ana Ponte iu përgjigj nga ishulli portugez i Azoreve, më shumë se 4 mijë kilometra larg. "Babai dhe vëllai im u zgjuan në mëngjes për të peshkuar një lloj peshku shumë të njohur në këto zona dhe gjetën letrën me mesazhin e Kipple. Ma sollën mua pasi ata nuk dinë anglisht", rrëfeu e reja, banore e fshatit të peshkimit Tercera, në arkipelagun e Azoreve. Kjo nuk është hera e parë që ndodh ndonjë diçka e tillë. Disa muaj më parë, një djalë rus gjeti në...
Zbulohet kur vdiq Detit i Vdekur
Një zbulim shkencor ka arritur të përcaktojë kohën ekzakte se kur “vdiq” Deti i Vdekur. Sot një liqen në brendësinë e territorit të Izraelit, Deti i Vdekur ka mbajtur gjithmonë një mister brenda tij për evokimin e tij në bibël dhe faktin që vazhdon të thahet në mënyrë të mistershme. Sedimente të nxjerra nga thellësia e Detit të Vdekur, treguan se procesi i shuarjes së tij nisi pikërisht 120 mijë vjet më parë, kur planeti pësoi një proces ngrohjeje. Sipas studiuesve, një fakt i tillë përbën një motiv të madh shqetësimi, pasi tregon se çfarë mund të ndodhë me Lindjen e Mesme, nëse procesi aktual i ngrohjes globale do të vazhdojë. ”Si rrjedhojë e ngrohjes që ndodhi 120 mijë vjet më parë, toka përreth Detit të Vdekur u bë më e etur...
Nga: Erisa Zykaj Teksa eci ne Porto, shqisat perteriten dhe jane pothuajse ne vallezim. Syte shohin godina te rralla te fundit te shekullit XIX, veshet i kenaqen tingujve te kalldremeve qe veshin pothuajse te gjithe qytetin pa prishur qetesine tipike te Portos, kaq te deshiruar dhe te munguar ne nje vend turistik dhe aroma e lumit Douro terheq vetvetiu nga pjesa e vjeter e qytetit, ku ai bashkohet me Oqeanin Atlantik... Shtepite duken shpeshhere si shtepi kukullash. Kur ato jane te banuara, eshte nje ylber ngjyrash rrobash te nderura ne telat e ballkonit, te cilat te perziera me cadrat e diellit qe banoret i lene shpesh te hapura, duken si nje ekspozite tablosh ne ballkonet shume te ngushta, por kaq origjinale te Portos. Ne...
Isopolifonia, kur ministria harron vlerat kombëtare
Anila Peçi Duhet shumë punë. Jo thjesht për të bërë diçka të zakonshme, por për të ruajtur atë pasuri kombëtare që shumë lehtë mund të zhduket, edhe pse e cilësuar si e mbrojtur nga UNESCO. Istref Dobi, drejtor i Qendrës Kulturore Vlorë dhe Festivalit Folklorik Kombëtar të Isopolifonisë, ngre shqetësimin për rrezikun e humbjes së vlerave të Isopolifonisë, ndërsa në një intervistë për “Shekulli”-n tregon edhe zhgënjimin nga Ministria e Kulturës, e cila është e para që duhet të kontribuojë për mbrojtjen e saj. Vlora tashmë njihet si një nga “stacionet” ku shtrohet herë pas here sofra e isopolifonisë. Si lindi ideja, çfarë synon sjellja e tij vit pas viti këtu? Që prej 10 vitesh Vlora është kthyer jo vetëm në një stacion të...
Kriza ekonomike, Europa e “eksporton” ne Afrike
Kriza ekonomike e Europes rrezikon te godase me rende nga te gjithe kontinentin Afrikan, deklaruan perfaqesuesit e dy superfuqive ekonomike te kontinentit, Ministrat e Financave te Nigerise dhe te Afrikes se Jugut. “Ekonomite afrikane u goditen rende nga falimentimi i “Lehman Brothers” ne vitin 2008 dhe historia eshte duke u perseritur. E vetmja gje qe eshte zhvendosur eshte epiqendra e krizes. Ekonomite tona, vazhdojne te vuajne seriozisht efektet”, deklaroi Ministri i Jashtem i Afrikes se Jugut, Pravin Gordhan. Ai gjithashtu shtoi se liderat europiane po tregojne nje ndergjegjesim shume te ulet persa i perket “eksportimit” te problemeve te tyre ekonomike. “Per Afriken eshte vecanerisht e rendesishme qe ekonomia boterore te...
Mes zonash të humbura, të braktisura që pak ose aspak i njohim, jetohet ende, jetohet ende në një betejë për të mbijetuar, për të ecur përpara, për të marrë frymë edhe shumë larg qytetërimit. Diku mes malesh, gjendet Kami, sot qyteti më i vogël në botë. Kamerat e reportazhit të përjavshëm të edicionit qëndror të lajmeve të ditës së hënë vizituan lokalitetin e ndodhur pak përtej Tropojës, një qytet me shkollë, klinikë dhe postë të braktisura, që prej ikjes së 5 mijë banorëve të tij të dikurshëm. Kami i mëparshëm ka mbetur veç mes fotosh te zverdhura si nje kujtim i hershem, qe mban lidhur te gjithe ata qe kane kaluar nje pjese te jetes se tyre ne kete qytet, sot te banuar vetëm nga pesë ose gjashtë familje. E pamundur te rikrijosh...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top