Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Një 21-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rikthye në jetë nga një gjendje “e pakthyeshme” kome, vetëm disa orë përpara se t’i hiqnin organet për t’i transplantuar në pacientë të tjerë.
Studenti Sam Schmid, nga Arizona, ishte i shtruar që prej disa javësh në spital pas një aksidenti me makinë dhe gjatë të gjithë periudhës së komës, ai mbahej në jetë nga një aparaturë.
Sipas mjekëve, truri i tij kishte vdekur dhe do të ishte e pamundur që Schmid të rikuperonte funksionin e tij. Të përballur me këtë të vërtetë të trishtë, familjarët pranuan që të jepnin organet e të birit për transplant.
Vetëm disa orë përpara se ai të futej në operacion, 21-vjeçari filloi që të jepte shenja jete. “Që prej aksidentit, kam qëndruar përkrah shtratit të tij duke u lutur. Vazhdova të lutesha edhe në ato që do të ishin momentet e fundit të jetës së tim biri, kur papritmas, ai lëvizi dy gishta të dorës”, kujton e përlotur nëna e tij.
Pasi njoftuan mjekët, një skanim i detajuar iu bë trurit të të riut dhe një neurolog arriti në përfundimin se trauma që në fillim besohej si e parikuperueshme, në të vërtetë nuk ishte e tillë. Hemoragjia që kishte pësuar në tru pas aksidentit ishte pastruar dhe ajo nuk e kishte prekur pjesën më jetike të trurit.
Në ditët në vazhdim, Shmid rikuperoi pak nga pak funksionet e trupit dhe ai mund të rikthehet në shtëpi për Krishlindje pa asnjë problem fizik apo mendor.
Megjithatë, nëse ajo lëvizje e lehtë e gishtave do të kishte ardhur vetëm disa orë më pas, 21-vjeçari sot do të jetonte vetëm në trupat që do të merrnin organet e tij.
G.shqip
 
Pe: Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Shyqyr,.:)..Nga njehere organizmi i njeriut eshte aq i forte sa sfidon shkencen dhe gjithcka dime rreth mjkesis njerzore,.keto jane faktet konkrete qe ne nuk e njohim fuqin imunitare dhe reaguese te trupit tone ne situata ekstreme.
 
Pe: Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Shyqyr,.:)..Nga njehere organizmi i njeriut eshte aq i forte sa sfidon shkencen dhe gjithcka dime rreth mjkesis njerzore,.keto jane faktet konkrete qe ne nuk e njohim fuqin imunitare dhe reaguese te trupit tone ne situata ekstreme.

NeVi te me falesh po me duket se e kam kapur keq me ty sot.. :p
Ska lidhje imuniteti ketu..sdq edhe une besoj qe eshte nje "mrekulli" sepse per nje kohe te shkurter gjakderdhja ne tru u pastrua dhe nuk pati demtim te disa pjese jetesore te trurit.
Arizona Accident Victim Emerges From Coma After Being Poised to Donate Organs - ABC News
 
Pe: Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Flow,..:)..Aty ku ngel shkenca,,hyn feja dhe rilinde mrekullin..:)
Skam asgje kundra te quhet mrekulli deri sa shkenca te arrije ti scaroje dhe disa raste te vecanta dhe ekstreme ku trupi njeriut arrine dhe vepron ,reagon dhe rifillon..:),.
Truri i njeriut nihet shume pake,.se si ai funksionon dhe vepron nepermjet neuroneve tij ne disa situata ekstreme te tij, dhe si komandon pastaj veprimet anatomike,kimike, te trupit dhe trurit brenda per brenda,.dhe pse na duket ne qe shkenca ka arrite shume deri sote. NE te ardhmen keto sqarime do jene te thjeshta,per eliten shkencore te mjeksis,dhe te kuptushme dhe nga ne,,:)..sigurishte!
 
Pe: Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Sa me shume te mesojme..aq me shume pyetje i hapim vetes NeVi :p
 
Pe: Rikthehet në jetë orë përpara se t’i merrnin organet

Sa mire...Po atij qe do ja jepte organet ca u be??...Shpetoi ky nga nje mrekulli,vdiq ai tjetri si perfundim??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top