Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

49302_1.jpg


Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçareGENOA - Mediat italiane zbuluan një rast të tmerrshëm dhune në qytetin Rapallo në Genoa, ku një 12-vjeçare trajtohej prej vitesh si skllave nga babai i saj shqiptar dhe nëna ekuadoriane.

Gazeta “Corriere” shkruan se vogëlushja përsërit shpesh fjalën “si urdhëron”, pas çdo pytjeje që i bëhet. Ajo u shërbente për çdo gjë prindërve dhe 2 vëllezërve më të vegjël, të cilët nuk e lejonin të ulej në tavolinë dhe e detyronin të ushqehej me mbeturinat e tyre. Nëse ata kishin ndonjë pakënaqësi, 12-vjeçarja detyrohej të qëndronte për orë të tëra e mbyllur në ballkonin e shtëpisë vetëm me të brendshme, në temperatura tepër të ulta, pasi dhunohej barbarisht.

Policia e Genoas arrestoi 37-vjeçarin shqiptar dhe bashkëshorten e tij 33-vjeçare nga Ekuadori, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, nën akuzën e keqtrajtimit të fëmijës, sekuestrim personi dhe heqje e paligjshme e lirisë.

Rasti në fjalë ,që ka tronditur opinionin në Itali, u zbulua falë një telefonate anonime në një linjë që kujdeset për problemet e të miturave në shtetin fqinj.

Pas një kontrolli të befasishëm në banesën e shqiptarit, policia konstatoi shenja dhune në trupin e vajzës, e cila shfaqte edhe shenja të dhunës psikologjike, pasi thoshte vetëm pak fjalë.

Aktualisht vogëlushja ndodhet në një qendër sociale, ku është nën vëzhgimin e specialistëve. Edhe dy vëllezërit e saj të vegjël janë marrë nën mbrojtje nga autoritetet lokale.

(BalkanWeb)
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Kta lloj njerezish kane drrasa mangut se ndryshe s'shpjegohen kto lloj gjerash qe ndodhin!
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Pyll pa derra ska dhe ketu qe komentohet shqiptaret jan ashtu e jan keshtu, te gjithe vetite e mira te botes, te krahasuara me negativitetet e te tjerve.
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Shume gjynah vajza..:( Sa per babain skam cte them ja le ne dore trupit gjykues..
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Ca "Baba" eshte ky???
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Kafshe!!!!
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

Vetem fjalen baba se meriton.. gjynaf per vogelushen
 
Pe: Itali, arrestohet shqiptari, trajtonte si skllave vajzën 12-vjeçare

cfar baba! ai qenka manjak
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top