Zbulohet kur vdiq Detit i Vdekur

detiivdekur.jpg
Një zbulim shkencor ka arritur të përcaktojë kohën ekzakte se kur “vdiq” Deti i Vdekur.

Sot një liqen në brendësinë e territorit të Izraelit, Deti i Vdekur ka mbajtur gjithmonë një mister brenda tij për evokimin e tij në bibël dhe faktin që vazhdon të thahet në mënyrë të mistershme.

Sedimente të nxjerra nga thellësia e Detit të Vdekur, treguan se procesi i shuarjes së tij nisi pikërisht 120 mijë vjet më parë, kur planeti pësoi një proces ngrohjeje.

Sipas studiuesve, një fakt i tillë përbën një motiv të madh shqetësimi, pasi tregon se çfarë mund të ndodhë me Lindjen e Mesme, nëse procesi aktual i ngrohjes globale do të vazhdojë.

”Si rrjedhojë e ngrohjes që ndodhi 120 mijë vjet më parë, toka përreth Detit të Vdekur u bë më e etur për ujë dhe burimet e lumenjtë që e furnizonin, e shpërndanë rrjedhën e tyre gjithmonë e më shumë", sqaroi një prej studiuesve.

Aktualisht, në zonat dikur të mbuluara nga Deti i Vdekur është regjistruar niveli më i ulët gjeografik i pambuluar nga uji, 400 metra nën nivelin e detit. Ujrat vazhdojnë të tërhiqen vit pas viti, diçka që duket qartë nga brazdat e formuara në bregdetin që ndryshon gjithmonë

Top-Channel
 
Pe: Zbulohet kur vdiq Detit i Vdekur

Shpresoj ta kapin kete te pafytyrin qe e vdiq detin e vdekur :(
 
Pe: Zbulohet kur vdiq Detit i Vdekur

Ky studim nese vertete mund te besohet ne te, sepse tash po ka lloj-lloj studimesh, eshte vertete fakt qe te kall daten, sepse me kete proces te ngrohjes globale ka frike se do te ndodh e njejta edhe me lumenjt e rrjedhimisht edhe me deterat tjera...megjithese studjues tjere thone se me ngrohjen globale do te shkrihet akulli i polit te veriut dhe me kete niveli i ujit do te rritet deri ne 30 m nga niveli akzistues.

Pyetja: Kujt ti besojme pra atyre qe thone se do te thahen deterat, apo atyre qe do te na mbuloj uji???? Pyetje Hamletiane?
 
Pe: Zbulohet kur vdiq Detit i Vdekur

Cf i ''urohet u prehte ne paqe?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top