Nga: Erviola Halili
Brenda 20 viteve të tranzicionit të pafund e rraskapitës shqiptar, përveç varfërisë, papunësisë, trafiqeve, emigracionit masiv deri biblik e mungesës së shpresës për ndryshim, po vepron në mënyrë të pandalshme dhe një fenomen, një atavizëm i së shkuarës: GJAKMARRJA mes shqiptarësh.
Ky fenomen para-mesjetar shqiptar e shoqëror është futur në jetën shqiptare dhe ka mbetur në veprim aktiv, i nxitur nga forca e Kanunit. Në shumë raste, përveç zbatimit të “KANUNIT” për konfliktet e vjetra, shkak është bërë e po bëhen edhe abuzimet e drejtësisë në mos zbatimin e ligjit në vendimet që japin. Acarimi i konflikteve e padrejtësive të krijuara, sjell përdorimin e dhunës, mandej, çështja precipiton në vetëgjyqësi. Për...