Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Karburantet pranë banesave rrezik për mjedisin dhe shëndetin
Tiranë – Në kryeqytetet europiane, por jo vetëm, pikat e tregëtimit të karburanteve e zhvillojnë aktivitetin e tyre në anët periferike të qytetit, larg zonave të banimit, ndërsa në Tiranë prej vitesh këto biznese gjenden rrëzë pallateve, mes lagjeve të populluara dhe në disa raste pranë shkollave. Për vite me radhë pushteti vendor lejoi ndërtimin e karburanteve vend e pavend, duke mos marrë parasysh rreziqet mjedisore dhe shëndetësore për qytetin e qytetarët. Rreziku i parë, thekson eksperti i çështjeve të mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Agron Deliu, është ai i zjarrit. Pikat e karburantit shpërndajnë tre produkte bazë: dizelin (naftë), benzinën dhe gazin e...
Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë
Fëmijë të vegjël grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin për kënaqësinë e turistëve në Tajlandë. Lajmi jepet nga tabloidi britanik ‘The Sun’. Zbulimi i skandalit është bërë nga regjisori Todd Kellstein, i cili ka parë rreth 300 ndeshje mes 6-vjeçarëve gjatë xhirimeve të filmit të tij ‘Buffalo Girls’. “ثshtë e tmerrshme. Fëmijë që bëjnë boks për para dhe në fund turistët i japin edhe bakshishe fituesit”, thekson Kellstein. “Edhe pse janë të vegjël këta fëmijë janë të stërvitur mirë dhe luftojnë pa asnjë masë mbrojtëse. Gjithashtu janë të pamëshirshëm: e godasin kundërshtarin edhe kur ky i fundit ka rënë në tokë pa ndjenja”, shton regjisori. Këto ndeshje organizohen për të tërhequr turistët drejt bareve ku punojnë prostituta...
Torta me testikuj demi, ideale per Shen Valentin
Shefi kuzhines Charlie Bigham, me rastin e festes se Shen Valentinit, ka menduar te realizoje nje pjate te re afrodiziake. Jo me ushqime me baze shpargu dhe ostrike, por nje torte te bere me testikujt e demit. Thuhet se testikujt e demit jane te pasura me substanca seksuale emocionuese dhe jane shume te perdorura ne mjekesine kineze pikerisht ne kete drejtim. Torta do te dale ne shitje kete te shtune, gjtihashtu ajo permban xhensen (ginseng) dhe pijen Mama Juana, do te jete ne shitje online ne internet nga site Ocado.com; i njejti shites ka paralajmeruar qe do te jete ne dispozicion nje sasi shume e kufizuar.
Obama “tradhton” kriminelin
Një kriminel i shpallur në kërkim nga policia italiane ka rënë në prangat e agjentëve të Interpolit për shkak të një fotografie me presidentin amerikan Barack Obama. Krimineli, i identifikuar me emrin Michele Grasso, nuk kishte dalë në foto me vetë presidentin e Shteteve të Bashkuara, por me statujën e tij prej dylli në muzeun e Londrës, ku ishte strehuar për t’i shpëtuar drejtësisë. Më pas, 27-vjeçari e kishte publikuar foton në fjalë në faqen e tij në rrjetin social Facebook, duke bërë kështu “vetëvrasjen” e tij. Kjo, pasi policia e Mesinës, e cila po e kërkonte për shpërndarje droge, po e kontrollonte vazhdimisht rrjetin social në kërkim të të riut dhe kur vuri re foton me presidentin Obama, e kuptoi se bëhej fjalë për...
Përmbyset autobusi i linjës Shqipëri-Greqi
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Kalpaqi, 20 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, në Prefekturën e Janinës. Për shkaqe që ende nuk dihen, autobusi me 49 udhëtar brenda, ka dalë nga rruga dhe u përmbys rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës. Si pasojë e aksidentit, disa pasagjerë kanë marrë plagë të lehta, për fat jo fatale. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi në qendrën mjekësore pasagjerët e plagosur. Sipas policisë, shkak për aksidentin mund të ishte shtresa e akullit që kishte mbuluar zonën në orët e para të mëngjesit. Policia tha se ka shoqëruar shoferët e autobusit, të cilët nuk rezultuan të kenë konsumuar alkool. Prej verifikimeve të para, mjeti i aksidentuar nuk ecte mbi...
2te dashuruar fshine shoqe nga fb :I ati hakmerret dhe i vret
MOUNTAIN CITY- Nje vrasje e cmendur dhe e pakuptimte ka shkaktuar vdekjen e nje cifti te ri nga Tennessee. Billy Paine Jr 36 vjec, dhe e dashura e tij 23 vjecare Billie Jean Hayworth, jane vrare sepse kane fshire nga miqte ne rrjetin social Facebook Jenelle Potter, vajzen e vrasesit 60 vjecar Marvin Potter. Te dy viktimat, te cilet kishin denoncuar ne polici ngacmimin nga ana e zonjushes Potter, jane vrare me nje te shtene ne koke dhe djalit i eshte prere edhe fyti. Gjithashtu ne vrasje eshte perfshire edhe nje burre tjeter, 38 vjecari Jamie Curd. Te dy te rinjte jetonin me te atin e Billy Plaine Jr, dhe ishte pikerisht ai qe e pa per here te fundit Billie Jean: Sipas tij ai e kishte pare vajzen rreth ores 5 e 30 te mengjesit...
Plagosi gruan, u vetëvra 36-vjeçari në Manastir
Një tragjedi e rëndë e një çifti ka përfunduar sot pasdite në Manastir me vetëvrasje dhe tentim për vrasje. Sipas agjencisë së lajmeve Ina, Juksel Jakupovski, 36 vjeç, pas një zënke me bashkëshorten e tij, E.F.J, 32 vjeç, me të cilën ishte pranë divorcit ka sulmuar ate me pistoletë duke e goditur me dorezën e saj në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Menjëherë pasi që ka lënduar rëndë bashkëshorten e tij, Juksel Jakupovski ka vetëvrarë veten. Incidenti ka ndodhur në udhëkryqin midis rrugëve "Ivo Llolla Riber" dhe "Partizanska", ndërsa tërë drama e tragjedisë ka ndodhur në makinën e viktimës e tipit "Peugeot 607", e cila është përplasur me një makinë të tipit "Golf" në një cep të udhëkryqit. Bashkëshortja e viktimës pas...
“Jetoj duke ngrënë telekomanda dhe shishe plastike”
Një vajzë 18-vjeçare nga Kalifornia, SHBA, dëshmoi në një program televiziv për një varësi të padëgjuar më parë… atë nga sendet plastike. E quajtur Kailyn, e reja nuk mund të ngopet duke ngrënë shishe që mbajnë ujin, pjata, lugë, telekomanda, varëse rrobash apo sende të tjera plastike. Sipas përllogaritjeve të saj, në 11 vitet e fundit, që prej nisjes së këti vesi të çuditshëm, ka konsumuar mbi 60 mijë “vafte plastike”. ”Plastika është diçka për të cilën kam nevojë dhe që më pëlqen ta konsumoj. Jo edhe aq për shijen, por për mënyrën se si kërcet dhe ndienjën që të lë në gojë kur e gëlltit”, tregoi vajza. Midis ushqimeve më të çuditshme më të “shijshme” që konsumon vajza, janë telekomandat e televizorit. “Janë të mrekullueshme...
739 operacionet plastike të Joan Rivers
Aktorja amerikane Joan Rivers, shumë pak e njohur në Europë, ka një pasion të madh për kirurgjinë plastike. Për të fituar luftën e saj personale kundër kohës, Joan ka bërë plot 739 operacione plastike përgjatë periudhës 1965-2012. Operacionin e parë e ka kryer kur ishte 32 vjeç dhe që atëherë nuk ka ndaluar më. Joan Rivers është tashmë 79 vjeç dhe shikoni më poshtë metamorfozën e saj gjatë viteve:
Vështirësitë Forcat speciale tërheqin një kufomë nga zona Pas reshjeve të dëborës, era e fortë po bëhet pengesa kryesore për banorët e zonave të izoluara prej javësh. Helikopteri i vënë në dispozicion për Qarkun e Shkodrës nga Ministria e Brendshme nuk ka mundur të fluturojë në Dukagjin për shkak të forcës së erës. Helikopteri ka rrezikuar të humbë ekuilibrin, dhe për këtë arsye është kthyer mbrapsht, pa mundur të tërheqë personat e sëmurë që ndodhen në gjendje të rëndë në këtë zonë të izoluar prej javësh. Ndërkaq, era e fortë rrezikon të provokojë rënien e ortekëve të dëborës, çka është shndërruar në shqetësim për banorët e zonave të thella malore. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një emergjencë shëndetësore në fshatin Sumë të...
Alarmi Brenda një jave, në të gjithë vendin janë regjistruar zyrtarisht 22 mijë të prekur nga gripi dhe virozat e stinës. Lajmi është konfirmuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Vetëm për muajin janar janë të konfirmuar rreth 60 mijë persona të prekur nga gripi, statistika këto të marra vetëm nga regjistrat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Ndërkohë që dikasteri i shëndetësisë ka pohuar vetëm vdekjen e një endacaku 35 vjeçar në Tiranë, për shkak të temperaturave të ulëta, rast ky i konfirmuar edhe nga forcat e policisë. “Numri i rasteve me infeksione të sipërme respiratorë javën e kaluar kapi shifrën e 20 mijë personave. Situata epidemike...
Tre të vdekur në shtëpinë e kapluar nga zjarri
kanë vdekur në fshatin Valsilevë të komunës së Drenasit nga shpërthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre, njofton KTV-ja. Hajrije Berisha, djali i saj Veli Berisha, dhe nusja e djalit, Sadije Berisha, kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy fëmijët e të ndjerit Veliut, janë dërguar Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Sipas vëllait të të ndjerit, zjarri në këtë shtëpi dyshohet se ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Dy fëmijë të tjerë të Veli Berishës nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike. Ekipi i Koha Visionit është në vendin e ngjarjes. Ndërkohë lajmin për vdekjen e tre personave në zjarrin e shtëpisë në Vasilevë të Drenasit, e ka konfirmuar edhe Policia, përmes një njoftimi për medie. Më 9 shkurt, në orë...
Ngrin ujëvara më e madhe në Kroaci
Mediat informojnë se ka ngrirë tërësisht ujëvara më e madhe në Kroaci. Ujëvara e cila ndodhet në parkun kombëtar “Plitvice Lakes”, pjesë e trashëgimisë botërore, ka ndryshuar pamje në këtë dimër të acartë, ndërkohë që temperaturat shënojnë në disa gradë nën minus. Në një kohë që vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta që kanë goditur Kroacinë gjatë dy javëve të fundit, ujëvara Plitvice Lakes, është bërë e akullt, duke krijuar një pamje spektakolare dhe një skenografi të mrekullueshme akulli, për të gjithë vizitorët. Burimi G.Shekulli
Meleqe Demiri, vetëm 22 vjeç nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të dështojë për të tretën herë beben e saj, këtë radhë për shkak vështirësive të krijuara nga trashësia e dëbores që ka izoluar të gjithë fshatin. Mjekja e fshatit ka kerkuar ndihme per ta transportuar me helikopter, teksa tregon tregon per veshtiresite, mungesen e ushqimeve dhe ilaceve per t'i dhene ndihmen e pare ketyre banoreve qe pervec varferise, u duhet t'u mbijetojne dhe kushteve te ashpra te motit. Gruaja shtatzene ne muajin e shtate eshte derguar menjehere ne maternitetin 'Koco Gliozheni', ku i eshte nenshtruar nje sere analizash. Mjeku gjinekolog Fedor Kallajxhi tregon se pas disa ekzaminimeve gruaja dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja...
Vlorë Mëngjesin e djeshëm është gjetur i pajetë në banesën ku punonte si roje një 62-vjeçar nga Vlora. Burimet policore kanë deklaruar se rreth 08:00 të së mërkurës, në banesën e shtetasit Vasil Subashi, në fshatin Zvërnec të Vlorës, është gjetur pa jetë 62- vjeçari Lefter Balli. Mësohet se 62-vjecari ishte punësuar si roje në banesën e Vasilit, i cili jetonte prej vitesh në Greqi. Ai ngrohej me qymyr gjatë natës dhe dyshohet se ka vdekur nga asfiksia prej gazit karbonik. Burimi Gazeta Shqip
Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Tufinë, Tiranë. Sipas policisë, viktima është Fatbardh Mahmut Allushi, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur dje pas mesditës. Pranë trupit të pajetë të 42-vjeçarit, uniformat blu kanë gjetur një armë gjahu të tipit “Brenda”, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia ka hedhur fillimisht dyshimet për vetëvrasje në kushte të depresionit nervor. Por nga ekspertiza që i është bërë trupit ka rezultuar që plaga vdekjeprurëse gjendet në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë, vijojnë hetimet mbi ngjarjen. Burimi G.Shekulli
Sërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora
Reshjet e dendura të borës në Skrapar, ku trashësia arrin deri në 80 centimetra, si dhe moti i acartë i ditëve të fundit ka bërë të pakalueshëm rrugët që lidhin qytetin me të paktën katër komuna. Të bllokuara jane akset rrugore Corovodë - Qafa e Devrisë ; Corovodë - komuna Leshnje, Corovodë – Gjerbës; Corovodë – komuna Dobrenjë duke izoluar fshatrat Turbehovë, Bujanik, Kulmak, Ccorotatë, Dobrushë, Mëlovë, Davidh, Tomorricë e Cerovë ndërkohë që në komunën Potom konfirmohet se erërat e forta kanë shkatërruar catitë e shtëpive. Banoret thone se situata eshte e rënduar, rruget jane te pakalueshme dhe prej tre ditësh mungon energjia elektrike si dhe shërbimi mjekësor. Në zonat e izoluara po mbarojne rezervat ushqimore. Në...
Veterineri ben seks me “pacientin"
TULSA – Ai eshte arrestuar per ” krime kunder natyres”, Thomas Lyle Wilson, 28 vjec, nga Oklahoma, ka patur marredhenie seksuale me nje kale ne Oklahoma State University, ku studionte veterineri. Thomas Lyle Wilson eshte paraqitur perpara gjykates ne Tulsa duke mos e pranuar fajin. Wilson per momentin po ben praktiken ne nje spital per kafshet ne Pensilvani. Raporti seksual mes njeriut dhe kafshes, doli ne drite pasi nje veteriner i universitetit ka pare disa video te regjistruara ne kliniken veterinare. Ne njeren prej tyre shfaqej Wilson qe po kryente marredhenie seksuale me nje kale. Kur ky veteriner ka takuar dhe i ka tregaur videon Wilson, a i ka thene; ”Jam i lumtur qe me keni zbuluar, kam nevoje per ndihme”. G.info
Fier, arrestohen dy italianë për vjedhje me dhunë
Fier – Dy shtetas italian janë vënë në pranga me akuzën e vjedhjeve me dhunë.Të arrestuarit janë Giuseppe Margiotta , 33 vjeç dhe Franco Gallucci, 31 vjeç.Të dy shtetasit italian me banim në Lecce kanë kryer tre vjedhje në qytetet Ballsh, Fier dhe Lushnje si dhe disa të tjetra të cilat ende nuk janë dokumentuar nga policia. Në Ballsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një sasi bizhuterish në një argjendari. Gjithashtu edhe në Fier kanë vjedhur në argjendari ndërsa në Lushnje dy persona i kanë marrë me dhunë 1.5 milion lekë dy personave nga ky qytet. Vjedhjet janë kryer me 17 janar, 26 janar dhe 7 shkurt.Arrestimi i tyre u bë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Fier dhe...
TIRANث- Gjykata e Strasburgut ka detyruar shtetin shqiptar ti paguajë ish-presidentit të kompanisë “Vefa Holding”, Vehbi Alimuçaj, shumën e tetë mijë eurove në formë dëmshpërblimi për shkeljet ligjore në dosjen e tij. Edhe pse Alimuçaj kishte kërkuar rreth 110 mijë euro, gjykata ka vendosur dëmshpërblim më të vogël. Vendimi u publikua dje pas një procesi të gjatë që ka nisur disa vite më parë. Ish-bosi i “Vefa”-s u ankua për trajtim mjekësor të papërshtatshëm gjatë kohës së tij në burg, duke u mbështetur në Nenin 2 (e drejta për jetën) dhe 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor e degradues) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Alimuçaj u ankua gjithashtu për paligjshmërinë dhe kohëzgjatjen e pajustifikuar të qëndrimit të tij në...
Itali, 2 viktima nga i ftohti në Romë
I ftohti në Itali ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera në kryeqytetin e Romës. Një e pastrehë 78-vjeçare është gjetur e vdekur në një stacion treni, ndërsa një 66-vjeçare ka vdekur në shtëpinë e saj në Palestrina. Në këtë mënyrë shkon në 15 bilanci i viktimave për shkak të motit të keq. Pritet që nga dita e sotme deri të martën i ftohti Siberian të arrijë maksimumin e intensitetit në Itali. B: Top-Channel
3 ministra shifnin porno ne salle ,shkarkohen
Tre ministra nga India juglindore jane shkarkuar pasi jane kapur duke shikuar nje video porno gjate nje seance parlamentare. Lajmi eshte bere i ditur nga mediat indiane. Tre ministrat, mes te cileve edhe ministri per ceshtjet e gruas dhe femijeve, te partise se djathjte Bharathya Janata, jane kapur duke shikuar videon porno nderkohe qe ne salle diskutohej per krizen bujqesore per shkak te thatesires. /g/info
“Une kam qene nje mashkull, jam operuar”zbulon Gruaja qe ka fjetur me 1000 burra .
BRIGHTON - Crystal Warren eshte 42 vjece dhe para disa ditesh nuk pati turp te pranonte varesine e saj ndaj seksit, ku ne jeten e saj ka shkuar me 1000 meshkuj. Por gruaja sot ben nje tjeter zbulim qe do te lere shume pa fjale: Crystal perpara ishte nje mashkull dhe quhej Chrystopher Snowden. Sic raporton e perditshmja britanike The Sun, me te cilen ka patur nje sherbim fototgrafik, ndryshimi u be ne vitin 2005 por Crystal gjtihmone ka ndjere nevojen per te ndryshuar trupin, qe kur ishte femije. Por meshkujt me te cilet ka qene ne shtrat, nuk e dine per te kaluaren e saj, ajo asnjehere ska dashur te flase ne lidhje me ate gje; “Sshtu sic ata nuk me kane treguar mua nese kane qene te lidhur, te fejuar ose te martuar, keshtu une skam...
Një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës Rihter ka tronditur sot pjesën juglindore të vendit. Tërmeti është ndier rreth orës 05:30 të mëngjesit, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 16 m nga Pogradeci, në thellësinë 10 km. Nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, Pogradec e zonat përreth. Burimi G/Shekulli
Kukës, 8 shkurt – Dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar në zonat malore të Shqipërisë, ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metra. Zonat më problematike janë ato të Kukësit dhe Tropojës, ku shumë fshatra tashmë nuk komunikojnë në rrugë tokësore me qytetet. Një tjetër shqetësim janë edhe ngricat në rrugë. E njëjta situatë është edhe në Pukë, ku thuajse të gjithë fshatrat janë të bllokuar nga dëbora. Madje në disa zona si në Dibër, temperatura ka arritur në minus 20 gradë. Komuna të tëra japin alarmin për mungesën e ushqimit. Përballë kësaj situate, siç raporton Starti, Qeveria ka ngritur tashmë Komitetin e Emergjencës, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë helikopterë në drejtim të Kukësit për të shpërndarë...
Fama e Ronaldos dhe Casillas shkon shumë larg …
Madrid, 8 shkurt - Kompania e pllakave të qeramikës për banja “Azteca” ka krijuar një linjë të re të pllakave me imazhin e Cristiano Ronaldos dhe Iker Casilasit. Këto plaka janë ekspozuar në Panairin në Valencia. Një përfaqësues i kompanisë deklaroi “Kurrë nuk do ta kisha besuar një gjë të tillë, por me të vërtetë ideja është fantastike dhe po e rrit edhe imazhin dhe fitimin e kompanisë tonë.Për këtë pllaka ka shumë kërkesa në treg sidomos në ata të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Pllakat me foto të këtyre dy yjeve Madrilene ka nga madhësi të ndryshme dhe mund të dekorojë secilën pjesë të banjës". Burimi Koha
Një 35-vjeçar viktima e parë i të ftohtit në Tiranë
Tiranë, 8 shkurt- Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet. 35-vjeçari Alfred Talka gjendet i vdekur pranë urës së Minsitrisë së Jashmte. Burime policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i 35-vjecarit është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë, në nurmin 129, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Alfred Talka rezulton të jetë me origjinë nga Korça, ndërkohë nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i vdekjes dyshohet të jetë i ftohti dhe pija alkoolike. Sipas policisë 35-vjeçari dyshohet të jetë endacak dhe nata mund ta ketë zënë poshtë urës. Viktima është dërguar në morgun e QSUT-së ku ekspertiza mjeko-ligjore do jetë ajo që do të...
Vështirësi në dy pika kufitare, normalizohet situata në Aeroport
Prishtinë, 8 shkurt – Megjithëse në raport me një ditë më parë vërehet një stabilizim qarkullimi rrugëve të Kosovës, njoftohet për vështirësi të konsiderueshme, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe krijimit të shtresave të akullit përgjatë rrugëve magjistrale dhe rajonale, por edhe në ato urbane. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadrija, i ka thënë Koha.net të mërkurën se gjysmë të bllokuara vazhdojnë të mbesin pikat kufitare me Malin e Zi, në segmentin Pejë-Kullë-Rozhajë, si dhe me Serbinë në Mutivodë, të Komunës së Prishtinës. Në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, në Kullë, mund të kalojnë vetëm automjetet nën peshën 3.5 tonë, që do të thotë automjetet e vogla, kurse në Mutivodë, si pasojë e pozicionit gjeografik, formohen...
Los – Angeles, 8 shkurt - I gjithë stafi i një shkolle fillore në zonën e Los Angelosit është larguar nga puna, pasi dy mësues janë arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual me nxënësit. Zyrtarët nga Los Angelesi e morën këtë vendim pas një takimi me prindërit e nxënësve. Më shumë se 120 anëtarë të stafit të shkollës fillore, duke përfshirë drejtorin, mësuesit, punonjësit e kafenesë dhe të tjerë do të zëvendësohen me staf të ri, përderisa dyshimet për abuzime janë duke u hetuar. Mësuesi 49- vjeçar, Martin Springs, ishte arrestuar më 3 shkurt, nën dyshimet se kishte abuzuar seksualisht me dy vajza në klasën e tij. Springs kishte punuar në shkollë që nga viti 1986. Ndërsa Mark Berndt, 61-vjeçar, gjithashtu u arrestuar javën e kaluar...
Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot në mbledhje qeverie se cdo shtetas i huaj që investon mbi 100 mijë euro në Shqipëri, mund të marrë shtetësinë shqiptare. “Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- theksoi Berisha. Shefi i qeverisë në fjëlën e tij nënëvizoi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994. “Ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësin, i miratuar nga presidenti në vitet '94...
Nëna afgane që lindi gjashtnjakë
Një grua lindi gjashtënjakë në qytetin verior të Mazar e Sharif në Afganistan, duke u bërë “heroina” në mediat dhe popullin vendas. Lindja bëhet më e pazakontë nisur nga fakti, se gruaja 24-vjecare vinte nga zonat rurale të provincës dhe nuk ishte paralajmëruar për shtatzëninë e saj me gjashtë fëmijë. Autoritetet thanë se ajo lindi gjashtë fëmijët, 3 djem dhe 3 vajza brenda ditës që u shtrua në spital. Fëmijët, sipas doktorëve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm se ndodhen nën peshë, me njërin që peshon vetëm 700 gram. “Nëna duhej të shtrohej në spital disa ditë më parë, nëse do ta dinte se priste gjashtë fëmijë”, thotë doktori Miruais Rabi, duke deklaruar se shëndeti i saj është i qendrueshëm...
Fëmija me tre prindër gay
Një homoseksual dhe dy nëna lesbike janë përfshirë në një betejë krejtësisht unike në një gjykatë britanike. Procesi pritet të vendosë bazat e trajtimit të këtyre çeshtjeve në të ardhmen. Një homoseksual, i cili dhuroi materialin e tij gjenetik për farëzimin artificial të fëmijës, ka paditur ish-partneren e tij lesbike, duke kërkuar më shumë të drejta atësie mbi djalin 2-vjeçar. Problemi është se me ligj, atësia i përket “burrit” të lesbikës, partneres së saj. Nëna, ish-partnerja e homoseksualit dhe gruaja aktuale e lesbikes, lufton me argumentin se ajo ka një status të privilegjuar se ka mbartuar në mitrën e saj fëmijën, duke qenë e vetmja nënë “e qartë” e djalit. Nga ana e tjetër, ajo dhe partnerja e saj argumentojnë...
Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie
Në nisje të përhapjes së lajmit se çifti Depp-Paradis ishin ndarë, francezja u përpoq të tregohej e matur me deklaratat publike, madje duke mohuar edhe divorcin. Por këtë ka mundur ta bëjë për vetëm pak javë. Tanimë Vanessa Paradis ka folur me bindje se partneri i saj, Johnny Depp, e ka tradhtuar atë me aktoren Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “The Tourist”. Një deklaratë tepër e fortë kjo duke mbajtur parasysh faktin se nga ana tjetër, Jolie ka një raport me aktorin Brad Pitt, raport i cili nuk është në krizë aspak. Depp dhe Paradis sapo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 14-vjeçare, dhe përgjatë këtyre kohëve askush prej tyre nuk ka shpjeguar arsyet e kësaj ndarjeje, ndaj edhe vijon të mbetet ende në temë e nxehtë e...
Gjykata ndalon 29 vjeçaren të bëjë seks
Një gjykatës ka vendosur që të ndalojë një grua 29 vjeçare që të bëjë seks. Gruaja, autiste me nivel të ulët inteligjence, u ndalua të bëjë seks për shkak se ajo nuk e kupton plotësisht se mund të thotë jo ndaj një veprimi të tillë. Gjykatësi britanik tha se vajza nuk ka kapacitetin mendor për të bërë seks konsensual kështu që e mori vendimin në të mirë të saj. Kjo do të thotë se gjithkush që tenton të bëjë seks me të do të akuzohet për përdhunim. Vendimi natyrisht ka hasur në shumë kundërshti. G.tema
Gruaja më e shkurtë në botë filloi të merret me politikë
Gruaja më e shkurtë në botë, Jyoti Amge, e gjatë rreth 80 centimetra, iu bashkua fushatës zgjedhore në Indi duke mbështetur partinë djathtiste Maharashtra Navnirman Sena. Amge konsiderohet yll në Indi dhe zëri i saj ka shumë ndikim tek votuesit. “Njëri prej problemeve kur je i famshëm është që njerëzit të bëjnë pyetje shumë irrituese kudo që paraqiteni. Sikur të mos isha personi më i shkurtë në botë, nuk do të isha e famshme”, tha Amge për mediat indiane. Amge u regjistrua në librin e rekordeve Guinness si tinejxherja më e shkurtë në botë. Ajo tash bëhet 18 vjeçare, ndërsa peshon gjithsej pesë kilogramë dhe për shkak të një sëmundje ajo më nuk do të rritet. G.info
Zhduket fëmija 4 vjeç, e gjejnë në prag përdhunimi në makinën e 51-vjeçarit
Një mekanik është kapur ditën e djeshme nga policia e Tiranës i akuzuar se kishte duke kryer vepra të turpshme me të miturën 4 vjeçe. Ngjarja është denoncuar në polici nga të afërmit e vajzës së vogël, të cilët e kapën mekanikun vetëm pak momente pasi i kishte hequr tutat vajzës. I arrestuari është Y.T, 51 vjeç banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në rrugën “Konferenca e Pezës”, në zonën e ishparkut të autobusëve, tek sa e mitura sapo ishte shkëputur një grup fëmijësh të tjerë me të cilët kishte qenë duke luajtur. Fëmija, të dhënat e së cilës nuk jepen nga policia, kishte shkuar të blinte një çokollatë tek një prej kioskave aty pranë, ndërsa ishte përballur me mekanikun, 51 vjeçar. Sipas burimeve të policisë, që i...
Babai plagos djalin, prishi para për të pirë me shokët
Shpenzimi i një shume parash nga rroga është bërë shkak për një grindje mes babait dhe djalit, grindje gjatë të cilës ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, duke përfunduar në spital. Sajmir Boçaj u plagos rëndë me mjete të forta nga babai i tij, ndërkohë që iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. sipas "Shqip", ngjarja që për pak i kushtoi jetën 32-vjeçarit, banor në qytetin e Urës Vajgurore, ndodhi në familjen Boçaj, pas një grindjeje mes tij dhe të atit. Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative që ka bërë me dije për sherrin e ndodhur mes familjarëve Boçaj, çfarë ka bërë që uniformat blu të shkojnë menjëherë në vendin e ngjarjes. Informacioni ka mbërritur më pas...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top