kanë vdekur në fshatin Valsilevë të komunës së Drenasit nga shpërthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre, njofton KTV-ja. Hajrije Berisha, djali i saj Veli Berisha, dhe nusja e djalit, Sadije Berisha, kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy fëmijët e të ndjerit Veliut, janë dërguar Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Sipas vëllait të të ndjerit, zjarri në këtë shtëpi dyshohet se ka rënë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Dy fëmijë të tjerë të Veli Berishës nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike. Ekipi i Koha Visionit është në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë lajmin për vdekjen e tre personave në zjarrin e shtëpisë në Vasilevë të Drenasit, e ka konfirmuar edhe Policia, përmes një njoftimi për medie.
Më 9 shkurt, në orë 13:20, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një shtëpi, në fshatin Vasilevë të komunës së Drenasit, ,ku kanë humbur jetën tre persona dhe kanë pësuar lëndime dy të tjerë. Policia ka dhënë edhe identitetin e viktimave. Në zjarr gjetën vdekjen: V. Berisha (60), mashkull, H. Berisha (80), femër, dhe S. Berisha (45) femër, kurse të lënduarit janë: G. Berisha (12), femër, dhe D. Berisha (15), mashkull, që janë dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor dhe nga atje është mësuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë