Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Disa punëtorë, veçanërisht të kualifikuar dhe që bëjnë një punë të specializuar dhe të shumëpaguar, u hodhën në një grevë të padeklaruar të mërkurën. Ajo që duhet të kihet mirë parasysh është se kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada. Kush e mban mend grevën e fundit në sektorin publik në Shqipëri? Unë vetë e mbaj mend mjegullt. Ka ndodhur diku rreth viteve 2003-2005. Rrethanat në të cilat u zhvillua greva janë fanitur, por ajo që mbaj mend është që në grevë dolën mësuesit, të cilët kërkuan rritje page dhe pagë të trembëdhjetë. Pas një përplasjeje me qeverinë e kohës, (socialiste), mësuesit e morën pagën e trembëdhjetë. Në internet sot nuk gjen dot asgjë për atë grevë. Të duhet të shkosh në Bibliotekën...
Protesta/ Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës?
Me shumë gjasë, protestat e ditëve të fundit para Bashkisë së Tiranës nuk i keni parë, sepse asnjë media nuk i transmetoi grumbullimet e dhjetëra apo qindra qytetarëve që dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen sistematike të qindra kafshëve sipas një programi të paracaktuar në Klinikën Veterinare të Agjensisë Kombëtare të Konsumatorit. Gjithçka nisi nga një incident në Kashar, ku punëtorët e Bashkisë nisën një aksion kundër kafshëve të rrugës dhe filluan të tërhiqnin zvarrë qentë për t’i ngarkuar në një kamion, që do t’i transportonte drejt Klinikës Veterinare. Por me njërën prej kafshëve, ata gabuan. Qeni i sterilizuar i përkiste një qytetareje, e cila i ka ndalur duke protestuar me ulërima dhe duke qarë për këtë veprim...
Gjenerata Z me shumë pasoja nga COVID – 19
Ndikimet e COVID-19 janë shtrirë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë mënyrën se si udhëtojmë, punojmë, blejmë on-line, shoqërohemi në rrjetet sociale dhe angazhohemi me arsimimin. Ndërsa ndikimet e COVID-19 dhe ndryshimet në sjellje po ndihen në të gjitha brezat, ndikimet më të mëdha po ndihen nga brezat në zhvillim më shumë sesa homologët e tyre të vjetër. Gjenerata Z te lindurit e viteve 1997 – 2010 ka më shumë gjasa të thonë se COVID-19 ka pasur një ndikim ekstrem ose thelbësor në jetën e tyre deri më tani. Imagjinoni një gjimnazist ose një student të bachelorit, i cili është në vit të dytë dhe nga katër semestra vetëm një ka zhvilluar në auditor dhe tre janë zhvilluar online, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon në cellular...
Një histori alternativë për COVID-19 në Evropë
Të kuptuarit e arsyeve pse Bashkimi Evropian do të dalë nga pandemia më shumë i dobët sesa i fortë mund të jetë një burim trishtimi. Por pranimi i asaj që mund të kishim qenë mund të shërbejë gjithashtu si një trampolinë për ndryshim. . Imagjinoni sikur pandemia e koronavirusit, në vend që ta minonte besimin te Bashkimin Evropian, ta kishte forcuar atë. Imagjinoni sikur COVID-19 t’i kishte bindur udhëheqësit e BE-së të linin pas vitet e ashpërsisë dhe copëzimit. Imagjinoni sikur ai të kishte katalizuar shfaqjen këtë vit të një blloku me të fortë, më të integruar, në të cilin bota kërkonte lidership global. Imagjinoni. Nuk është e vështirë ta bëni këtë. Në fund të shkurtit 2020, dy javë para se Organizata Botërore e Shëndetësisë të...
Von der Leyen ulet në divan!
Burrat në "ballë të oxhakut" e von der Leyen ulet në divan! Vizita e liderëve të Bashkimit Europian në Turqi u shoqërua me polemika të shumta jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Madje edhe vet renditja e ulëseve ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Presidenti Erdogan e akomodoi pranë vetes presidentin e Këshilit të BE Charles Michel, pra atje ku qëndronin flamujtë zyrtarë e BE dhe Turqisë. Ndërsa Komisionerja e BE Ursula Von Der Leyen u detyrua të ulet në divan, përballë ministrit të Jashtëm turk. Von der Leyen nuk ishte e kënaqur me këtë renditje, ndërsa kritika ka pasur shumë edhe ndaj Michel, i cili e ka pranuar këtë renditje. Gjesti i Erdoganit ka shkaktuar kritika të shumta. Po çfarë mendoni ju për këtë...
New York Times: Ja si funksionon vaksina e Sinovac (që po bëhet dhe në Shqipëri)
Kompania private kineze Sinovac zhvilloi një vaksinë të koronavirusit të quajtur CoronaVac. Vaksina është aprovuar për përdorim në Kinë dhe është e autorizuar për përdorim emergjent në një duzinë vendesh të tjera. Studiuesit në Turqi dhe Brazil zbuluan se vaksina ka një efikasitet prej 83.5 përqind kundër infeksioneve Covid-19 me një ose më shumë simptoma, ose pak më shumë se 50 përqind kundër infeksioneve me ose pa simptoma. Një vaksinë e bërë nga koronaviruset CoronaVac funksionon duke mësuar sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa kundër koronavirusit SARS-CoV-2. Antitrupat bashkohen me proteinat virale, të tilla si të ashtuquajturat proteina “spike” që kapen pas sipërfaqes së saj. Për të krijuar CoronaVac, studiuesit e...
Profil/ Matthew Palmer, amerikani anti opozitë
Në vigjilje të fushatës elektorale në Shqipëri është rishfaqur një personazh, emrin dhe bëmat e të cilit kasta politike dhe fansat e saj i njohin mirë. Ai është zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i cili ka pasur një rol kyç në periudhën e krizës, që kur opozita ndoqi mandatet e deputetit e deri kur ajo bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës. Ndonëse pushteti në ShBA ka ndryshuar, ky bir shkrimtari, i mbetur vetë një shkrimtar në tentativë, me sa duket do të mëtojë të luajë rolin e dorë së fortë edhe në prag të 25 prillit. Natyrisht, duke mbajtur mbi vete rolin e një ndërmjetësi që mban hapur anën e qeverisë. Sepse ai i përket atyre lloj diplomatëve të kalitur në kudhrën ne vendeve lindore, që kanë më pak...
Falja është më e mirë se të qenët i pazemërt
Pandemia e Coronës po na tregon se kritika armiqësore, shitja mend, pesimizmi nuk të nxjerrin nga kriza, por çojnë në një shoqëri të pamëshirmshme, mendon Astrid Prange de Oliveira. Një opinion për një kulture të faljes. Foto Ilustruese Çfarë fjalie profetike! “Ne do duhet t’i falim shumë njëri-tjetrit për disa muaj”, u shpreh ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn para një viti. Ai pati të drejtë dhe ecën me shembullin e vet përpara. Sepse pa kërkim falje dhe faljen, për këtë jam e bindur, ne nuk dalim dot nga kriza e Coronës pas gjithë atyre vendimeve të gabuara dhe pasigurive. Kancelarja Angela Merkel duket se e bëri të sajën këtë këshillë dhe pas idesë për “qetësinë e pashkëve”, një superlockdowni të pamundur, ajo e tërhoqi...
Ja kur Shqipëria mund të hapet totalisht
Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se “drita në fund të tunelit po afrohet çdo ditë e më shumë” si pasojë e fushatës së vaksinimit. Referuar të dhënave të barometrit global për ritmin e vaksinimit, Manastirliu u shpreh: “Një krahasim i ritmit të vaksinimit të popullsisë (mesatares javore për 100 banorë), gjatë 10 ditëve të fundit. Vazhdojmë të vendosur me planin tonë të 500 mijë vaksinimeve brenda muajit maj, dhe krejt popullatës brenda pranverës së ardhshme.” s Ndërkohë në një intervistë në News24, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se vendi po shkon drejt hapjes. Sipas tij, në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht. Për momentin, mbeten në fuqi masat...
Boris Johnson premtoi amnisti për emigrantet në Britani, ja kush përfiton
Kryeministri britanik Boris Johnson premtoi se shumë shpejt do të marrë një vendim për emigrantët që jetojnë në Britani, duke u shprehur se ka ardhur koha që të gjithë që jetojnë në mënyrë të paligjshme, pa dokumente, por që nuk kanë shkelur ligjin. Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që njihet më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit. Përfitojnë personat që janë sjellë mirë, mos kenë rekorde kriminale, të kenë disa vite që jetojnë në Britani, mund të jetë 5-10 vite. Ajo që është e rëndësishme është si do ta provojnë ata që kanë jetuar ilegalisht në Britani që nuk kanë asnjë lloj dokumenti qe punojnë dhe jetojnë. Kriteret do të jenë shumë të sakta, e...
Basha: Më 25 prill ta çojmë Ramën në Bangladesh
Basha: Më 25 prill ta çojmë Ramën në Bangladesh Nga Kukësi, Basha komentoi deklaratën e kryeministrit Rama që në Shqipëri bizneset duhet të marrin punëtorë nga Bangladeshi. Teksa foli për rininë dhe të ardhmen e tyre, Basha u shpreh se në 25 prill Rama do të shkojë në Bangladesh. Kryedemokrati u shpreh se prioritet e Partisë Demokratike që të mbajnë të rinjtë në Shqipëri. Basha po ashtu u shpreh se të rinjtë shqiptarë do të mësojnë falas 20 profesione. “Një pushtues nuk do ja kishte bërë këtë që i bëri Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. Prioritet absolutë është që ta mbajmë rininë këtu, po rinia nuk bahet me llafe, nuk mbahet duke thënë “ju nuk bëni dhe unë do marr nga Bangladeshi”. Në Bangladesh të shkojë vetë dhe në Bangladesh ta çojmë...
Nga Michael Tanchum Konflikti i përshkallëzuar midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, bazuar mbi një mosmarrëveshje të vjetër mbi kufirin detar, është duke u shndërruar në një makth gjeopolitik për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Më 21 shkurt, Franca dërgoi aeroplanmbajtësen e saj bërthamorë për të patrulluar për disa muaj në Mesdheun Lindor, si një shfaqje e forcës në mbështetje të Greqisë. Athina, e zhgënjyer me shumë prej partnerëve të saj të tjerë të BE-së për shkak të qasjes së tyre “pajtuese” ndaj Turqisë, ka mobilizuar një nivel të paparë mbështetje ushtarake nga Egjipti, Izraeli, Arabia Saudite, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një Turqi, që mban 30.000 trupa në veri të pjesës së ndarë sipas linjave etnike të Qipros, po...
Covid-19/ Komisioni Evropian akordon 90 milionë euro ndihmë financiare për Shqipërin
Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka akorduar sot 90 milion € për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19. Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata që të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. “Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ me Shqipërinë, i cili...
Shqipëria shënon kulm papunësie dhe njëkohësisht rritje ekonomike
Instituti i Statistikave njoftoi në mënyrë surprizë se ekonomia shqiptare njohu rritje të lakmueshme në tremujorin e katërt të vitit 2020, tremujor gjatë së cilit 43 mijë shqiptarë mbetën të papunë ndërsa aplikuesit për ndihmë në zyrat e punës u rritën me 21 mijë vetë. Instituti i Statistikave njoftoi se ekonomia shqiptare u rrit në mënyrë surprizë në tremujorin e katërt të vitit 2020 me 2.99%, një normë rritjeje e lakmueshme në kushtet e krizës më të madhe që ka mbërthyer vendin në dy dekada. Rritja u furnizua kryesisht nga sektori i ndërtimit me 18% ndërsa tregtia, transporti dhe hotelet, ranë me 5.5%. Vlerësimi fillestar i INSTAT për ecurinë e ekonomisë gjatë vitit 2020 flet për rënie në masën 3.3%, një rënie kjo shumë më e...
Raporti mbi origjinën e Covid-19: Katër teoritë që janë në lojë
Raporti mbi origjinën e pandemisë së Covid-19, shqyrtoi 4 hipoteza se si virusi depërtoi tek njerëzit, duke i renditur ato nga më e mundshmja tek më e pak e mundshmja. Raporti përfundimtar, një studim i përbashkët i OBSH-Kinë, të cilin AFP e mori të hënën përpara botimit të saj zyrtar, përshkruan se si ekipi i përbashkët i shkencëtarëve kinezë dhe ekspertëve ndërkombëtarë, ndërtoi hierarkinë e probabiliteteve. Ja cilat janë 4 teoritë sipas një rendi zbritës: 1. Një kafshë bartëse e ndërmjetme Kjo hipotezë, e konsideruar nga ekspertët si një “rrugë e mundshme”, argumenton se virusi u përhap në fillim nga kafsha pritëse fillestare, me gjasë një lakuriq nate, tek një kafshë tjetër endërmjetme, para se të kalonte tek njerëzit. Argumente...
Evropës i duhen mekanizma të rinj për të luftuar diskriminimin
Nga Thomas Piketty Ndërsa në Shtetet e Bashkuara po nis gjyqi ndaj vrasësit të afro–amerikanit Xhorxh Floid, në Evropë dhe në Francë janë ashpëruar konfliktet e identitetit. Në vend se ta luftojë diskriminimin, qeveria franceze e udhëhequr nga Emanuel Makron, ka nisur një garë me të djathtën ekstreme, se kush përndjek më shumë profesorët e shkencave sociale dhe të majtës, që pretendohet se janë shumë filo–islamikë. Kjo është një çështje serioze, pasi në vend të kësaj lufte, do të ishte më urgjente të krijohej një model i vërtetë francez dhe evropian për luftën kundër diskriminimit. Një model që e pranon realitetin e racizmit, dhe që është në gjendje ta analizojë dhe korrigjojë atë, ndërsa e vendos luftën kundër diskriminimit në një...
Rama, Merkel, Macron dhe 20 liderë botërorë bëhen bashkë, firmosin Traktatin PostPandemi
Kryeministri Edi Rama ka firmosur bashkë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe 20 liderë të tjerë të botës apelin për një marrëveshje postpandemi. Në Traktatin e firmosur nga 23 liderëve botërore thuhet se askush nuk fiton dot i vetëm luftën kundër virusit nëse nuk luftojmë të bashkuar. “Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Në atë kohë, fill pas rrënimit nga dy luftërat botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën për të ndërtuar një sistem shumëpalësh. Objektivat ishin të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes...
Në Shqipëri mund të blesh gjithçka, përfshirë edhe ligjet e parlamentit, thotë raporti
Një studim i kryer nga organizatat Transparency International dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim vërejnë se si një numër i madh ligjesh përgjatë dy dekadave të fundit janë miratuar nga shumicat parlamentare për llogari të bizneseve të ndryshme, duke injoruar interesin publik. Një numër i konsiderueshëm ligjesh janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për llogari të interesave klienteliste të qeveritarëve të ndryshëm ndërsa procesi ligjvënës dukshëm nuk respekton standardet e nevojshme të transparencës në mënyrë që publiku të ketë dijeni se kush i propozon ligjet që miratohen dhe për çfarë arsyesh këto ligje propozohen, u bë e ditur në një raport të Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në...
Tender 4 mln euro për pajisjet mjekësore/ Fitues i paracaktuar? Vizita misterioze e “shefit” të “Vamed”
Një tender i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e kësaj të Hëne, me vlerë rreth 4 milionë euro dhe me objekt “Mirëmbajtjen e përqëndruar të pajisjeve të mëdha mjekësore”, ka rikthyer dyshimet për procedura dhe fitues të paracaktuar. “Boldnews.al” ka raportuar më herët për problematikat në tenderat e shpallur dhe më pas të anuluar për mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore, kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë (QSUT). Një seri shkrimet të “BN” duket se nxitën autoritetet e larta shtetërore që të hiqnin dorë përkohësisht nga ato që konsideroheshin si plane për përqëndrimin e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore në kompani që lidhen me shumë fije me pushtetin qeveritar. Tashmë, tenderi i shpallur...
Historia 4-vjeçare e dashurisë së Boris Johnson
‘E quaja “Aleksandi i Madh”/ Historia 4-vjeçare e dashurisë së Boris Johnson, kush është biznesmenia që e ‘ngushëllonte’ pas dështimeve, hetimet për favorizime dhe kërkesat për foto ‘hot’ 35-vjeçarja pretendon se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në banesën e saj në Sordic High Street, disa orë para se politikani të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të Londrës. BRITANI E MADHE- Biznesmenia amerikane Jennifer Arkiuri, ka treguar detaje nga marrëdhënia 4-vjeçare që ka pasur me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Në një intervistë për tabloidin britanik “Sunday Mirror”, ajo ka bërë me dije se marrëdhënia e tyre kishte zgjatur për 4 vite, nga 2012 deri në 2016. Në intervistën e...
Ky është Arjan Sala, roja hero që sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës tek CASA ITALIA
Heronjtë janë të rrallë në Shqipëri, e deri më tani janë cilësuar si të tillë ata të cilët kanë pak pushtet e para dhe përpiqen të ndihmojnë të varfërit. Mirëpo, ndodh që hero, bëhet edhe dikush, që vjen nga një profesion i thjeshtë, i cili me zemrën e madhe dhe me dëshirën për të bërë mirë, humb veten. I tillë është edhe rasti i Arjan Salës, i cili për të shpëtuar punonjësit e magazinës në qendrën tregtare të Casa Italias, mbeti vetë i bllokuar mes flakëve që kanë shkrumbuar gjithçka. Sipas familjarëve dhe punonjësve, Arjani ishte i pari që vrapoi për të nxjerrë jashtë punonjësit e magzinës dhe u përpoq më pas për të shuar flakët që sa vinin edhe shtoheshin. Kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë jete nga Arjani...
Ish-kreu i CDC-së amerikane rihap debatin: Pse Koronavirusi ka origjinën nga një laborator
Ish-drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield, tha se beson se Covid-19 është zbuluar shumë më herët nga laboratori në Wuhan të Kinës. Ai tha në një intervistë për CNN se ky virus mund të ketë qarkulluar që në shtator të vitit 2019. Kjo është hera e parë që njeriu, i cili ka drejtuar agjencinë më të rëndësishme të sëmundjeve në SHBA, pranon se virusi doli nga laboratori. “Njerëzit e tjerë nuk e besojnë këtë. Në rregull. Shkenca do arrijë në një përfundim gjithsesi,” tha ai. “Nuk është e pazakontë që patogjenët respiratorë të infektojnë punonjësit e laboratorit. Nuk po them se është e qëllimshme. Por unë jam virolog, e kam kaluar gjithë jetën në virologji”, është shprehur ai. Redfield ka...
12 emrat në sitën e prokurorisë/ Çfarë deklaruan kandidatët në KQZ
12 emrat në sitën e prokurorisë/ Çfarë deklaruan kandidatët në KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi një listë me kandidatët për deputetë që do t’i nënshtrohet verifikimeve të hollësishme në lidhje me të kaluarën e tyre. Në këtë listë i përkasin 4 kandidatë nga PD, tre nga PS, 2 nga PSD, 1 nga LSI dhe dy nga koalicioni i partive parlamentare të opozitës që udhëhiqet nga Kujtim Gjuzi. Gazeta Shqip ka kontrolluar formularin e dekriminalizimit që kanë depozituar në KQZ 12 kandidatë e dyshuar nga KQZ që do t’i nënshtrohen verifikimeve. Më poshtë ato çfarë kanë deklaruar në KQZ. Kandidatët e PD-së Agron Kapllanaj- I shtati në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit. Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës. Ka qenë i dënuar në...
27 injektime në sekondë”, ky është shteti europian që po thyen rekorde në vaksinimin e popullatës
Si arriti Britania e Madhe të vaksinojë 844,285 doza në 24 orë të Shtunën e kaluar, ose 1.3% të popullsisë së përgjithshme, në normën e mëngjesit prej 27 vaksinash në sekondë? Dhe si arriti tashmë në 28 milion banorë të vaksinuar me të paktën një dozë, ose 54% të popullsisë së rritur? Mirësevini në mobilizimin më të madh masiv jashtë shtetit që nga Lufta e Dytë Botërore, siç mburret Kryeministri Boris Johnson. Por nuk është retorikë e Churchill-it. Është një realitet: ka mbi 100,000 vullnetarë, së bashku me 30,000 punonjës shëndetësorë të përfshirë. Shtoni teknologji britanike, pragmatizëm, organizim në të. Dhe koha e jashtëzakonshme. Përse suksesi i Britanisë së Madhe në vaksinat, pas gabimeve fillestare kolosale të Johnson dhe mbi...
Utopia e rregullave
Burokracia nuk i pëlqen askujt, megjithatë duket se në një mënyrë apo në një tjetër ka gjithmonë e më shumë. Ia shohim efektet në çdo asçekt të jetës tonë. Burokracia është bërë uji ku notojmë: na mbush ditët me letrat dhe me formularët e saj gjithnjë e më të gjatë e të komplikuara. Fatura, gjoba dhe formularë regjistrimi të thjeshta shoqërohen tashme rregullisht nga faqe e faqe të tëra dokumentacioni me gjuhë ligjore. Të paktën në fundin e ‘800, ideja se ekonomia e trgeut ishte e pavarur dhe e kundërvënë qeverisë është përdorur për të justifikuar masat ekonomike e markës laissez faire, me objektiv kufizimin e rolit të shtetit. Por ky efekt nuk ka ndodhur kurrë. Sa për të filluar, liberizmi anglez nuk ka çuar në një reduktim të...
"Me kamion drejt Anglisë", Boris Johnson jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët e paligjshëm
Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur në favor të një amnistije për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Britaninë e Madhe. Duke diskutuar të enjten në dhomat e “Komuneve”, ku ju shtruan 129 pyetje të ndryshme, kryeministri Boris Johnson tha se ai mbështet një amnisti, duke deklaruar se rreth 500 mijë njerëz nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa. Boris Johnson thotë se është i hapur për idenë e një amnistie për migrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. “Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson. Ai tha se kjo është...
Demokracia përkundrejt autokracisë! Mësime nga historia e hershme për të ruajtur lirinë dhe pluralizmin
Sot, shumë njerëz e shohin demokracinë si të kërcënuar në një mënyrë që vetëm një dekadë më parë dukej e paimagjinueshme. Pas rënies së Murit të Berlinit në 1989, dukej sikur demokracia ishte rruga e së ardhmes. Por në ditët e sotme, gjendja e demokracisë duket shumë ndryshe; ne dëgjojmë për ‘prapambetje’ dhe ‘prishje’ dhe përshkrime të tjera të një lloj autoritarizmi zvarritës. Disa demokraci të konsoliduara prej kohësh, të tilla si Shtetet e Bashkuara, janë duke parë një shkelje të normave qeveritare dikur të menduara të sigurta, dhe kjo ka arritur kulmin në kryengritjen e fundit në Kapitolin e SHBA. Nëse demokracia është një pishtar që shkëlqen për një kohë përpara se të digjet (kujtojmë rastet e Athinës Klasike dhe republikat e...
Pse 20% e perëndimorëve preferojnë lockdown-et më shumë se normalitetin?
Pjesa më e madhe e popujve që kanë përjetuar lockdown-et e diktuara nga situata e pandemisë së COVID-19, i tremben një rikthimi në atë gjendjeje që regjistroi papunësi në masë, shtim të depresionit, vetëvrasjeje dhe dhunës në familje. Por, megjithatë një sondazh i publikuar në mediat ndërkombëtare regjistron faktin se 2 në 10 perëndimorë preferojnë lockdown-at si një alternativë më e mirë përkundrejt jetës normale. Natyrshëm lind pyetja, sesi një gjë e tillë mund të jetë e mundur. Analisti i revistës amerikane “Forbes”, John Tammy e përshkruan këtë realitet si një patologji të njerëzve që ndihen të pasigurt dhe të paaftë për të konkurruar në kushtet e jetës moderne dhe për pasojë preferojnë që të shohin gjithçka të bjerë rreth tyre në...
Pandemitë dhe paradoksi i përparimit të njerëzimit
Virologu australian, Sir Frank Macfarlane Burnet deklaroi në vitin 1962 se një nga revolucionet më të rëndësishme shoqërore në histori ishte “eliminimi në dukje” i sëmundjeve infektive. Barnet fitoi çmimin Nobel për Mjekësi. Ai ishte një njeri i shkëlqyer, por e kishte gabim. Covid-19, është ndoshta koronavirusi i tretë që ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit që nga viti 2002. Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute, vrau të paktën 774 njerëz pasi u shfaq në provincën Guangdong të Kinës, dhe me shumë gjasa origjinën e kishte sërish tek lakuriqët e natës, para se të përhapej tek njerëzit nëpërmjet maceve. Në vitin 2012, Sindroma e Frymëmarrjes e Lindjes së Mesme, e identifikuar për herë të parë në Arabinë Saudite, u përhap tek...
Zjarri në Gostivar, një fëmijë ka ndërruar jetë kurse një grua është në gjendje të rëndë 03/16/21 Një fëmijë ka ndërruar jetë kurse një grua është në rrezik për jetë pas zjarrit që kaploi mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Gostivar, transmeton Alsat. Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ndërtesa një trup të pajetë të një fëmije ndërsa një grua e moshës 35-vjeçe me plagë të rënda është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Në Qendrën Emergjente është konstatuar vdekja e fëmijës, që sipas gjitha gjasave ka ndodhur për shkak të ngulfatjes nga tymi. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën “kej Vardar”.
Shpesh na ndodh që një ngjarje e sotme të na zgjojnë kujtime nga e kaluara jonë, kështu më ndodhi edhe mua kur pashë darkën në Dubai ku pushtetarët e babëzitur shqyenin llokmat e mishit arab… Ishte një natë e ftohtë dhe me shi litar e dimrit të vitit 1969. Unë i ulur pranë oxhakut po lexoja kur dëgjoj një zë tek dera: Bujar vish shpejt kostumin e valles dhe hajde tek shkolla se na pret drejtor Muhameti. Pse? - e pyeta. Nuk e di po do vemi në Gjirokastër dhe do këcejmë për një të madh nga Tirana - më tha. Vesha kostumin dhe një palë këpucë të kostumit që na i kishin bërë që para dy vjetësh dhe përveç që më rrinin të vogla edhe ishin shtrembëruar dhe hapur vënde-vënde. deri sa arrita tek shkolla, rreth 200 metra nga shtëpia, ku na...
Pandemia e bëri botën të kuptojë, rëndësinë jetike që ka kontakti fizik njerëzor
Kanë kaluar mbi 11 muaj që kur dikush e përqafoi Lerrin për herë të fundit. Ekonomisti 62-vjeçar jeton vetëm në Çikago, qytet që hyri në bllokim marsin e vitit të shkuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Ai ka probleme me zemrën, ndaj që nga ajo kohë ka qëndruar i mbyllur në shtëpi. Të vetmit njerëz që e kanë prekur, kanë qenë infermierët me dorezat plastike që i masnin presionin e gjakut. Lerri e përshkruan veten si një person “në nevojë për prekje”. Seksi është i bukur, por më shumë se sa kaq ai dëshiron një kontakt platonik të rastësishëm p ërqafime dhe shtrëngime duarsh. Shtrihem në shtrat, thotë ai, i përmalluar për dikë që të mund t’i shtërngoj dorën apo ta përqafoj. Pandemia ka qenë një sfidë e fortë në shumë aspekte. Janë...
13 vite nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec, asnjë në burg për 26 viktimat e mbi 300 të plagosurit
GËRDEC- 15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Sot 13 vite më pas, ai shpërhim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi. 13 vite nga krimi shtetëror i Gërdecit', Balla...
#unërrinëshpi
Sot mësova se koronavirusin e kemi patur pranë zyrave të Tiranapost. Është një lokal i bukur e modern, ku shoh gjithëherët të rinj që takohen, pinë kapuçino, Red Bull, marrin disa brioshë dhe flasin e qeshin me muzikë të lartë në sfond. Sa keq, thashë. Por nuk u tremba, sepse ne e pimë kafenë në zyrë dhe që para një viti s'jam ulur aty. Për shkak të muzikës së lartë nuk u ktheva më. E, megjithatë, sot vendosa që të punojmë nga shtëpia, të paktën deri kur të kemi ndonjë sinjal disi më normalizues. Prindërit e mi janë pensionistë. Babai im 67 vjeçar, për rastësi ka eksperiencë në sëmundjet infektive, (ish-inspektor shëndeti), por nuk më rehatoi edhe aq ky fakt. Është natyrë e dashur dhe sot u kujtova që e jep dorën me një lloj...
Akademia e Shkencave boton veprën madhore të Aleksandër Xhuvanit Fjalor i gjuhës shqipe
Fjalori i prof. Aleksandër Xhuvanit vjen e zë një vend të veçantë në fondin e leksikografisë së gjuhës shqipe. Aty gjejmë një pasuri të begatë leksikore e frazeologjike që shkon te rreth 18.500 njësi (17.000 fjalë dhe 1.500 njësi frazeologjike). Nga Prof. Dr. Valter MEMISHA Ndër botimet që Akademia e Shkencave ka realizuar këtë vit, Fjalori i Gjuhës Shqipe i prof. Aleksandër Xhuvanit, merr një vlerë të posaçme veçanërisht sot kur gjuha shqipe ashtu si gjuhët e tjera gjendet nën trysninë e deformimeve të ndryshme që vijnë veçanërisht nga përdorimi i saj në internet dhe nga marrëdhëniet me gjuhët, të cilat mund edhe ta dëmtojnë leksikun dhe gramatikën e saj. Në këtë kuptim vëmendja për thesarin e gjuhës shqipe nuk është asnjëherë e...
Çfarë duhet të merrni në konsideratë në blerjen e një franshize.
Blerja e një franshize është një mënyrë fantastike për t’u bërë pronar biznesi. Nëse jeni të interesuar të blini një, shumë njerëz do t’ju ofrojnë ndihmë. Të gjithë kanë interes mbi blerjen tuaj, zakonisht një përqindje të shitjes. Është një treg si çdo treg tjetër. Por, një franshizë është blerje e madhe. Vendimi juaj duhet të bazohet në interesat tuaja ose të familjes suaj. Ju duhet të jeni në gjendje të shikoni përtej entuziazmit, premtimeve dhe taktikave për të gjetur mundësitë që janë më të mirat për ju. Kjo kërkon të dini se cilët faktorë kanë vërtet rëndësi kur vlerësoni opsionet. Shumica e artikujve në lidhje me zgjedhjen e frashizës përshkruajnë konsideratat e kuptueshme. Do t’ju duhet diçka që ju duket interesante dhe e...
As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm
Intervista e Meghan që akuzon familjen mbretërore për racizëm lë vend për mosbesim dhe tmerr, mendon Jochen Buchsteiner (FAZ). Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin "Meghan" të historisë. Sipas saj dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë ndaj atyre që bëhen pjesë e familjes për shkak të martesave, i injoron thirrjet e tyre për ndihmë dhe përhap të pavërteta rreth tyre. Por akuza që provokon më tepër dhe shkakton si mosbesim dhe tmerr është ajo për racizëm. Fjala tmerr do të jetë vërtet me vend, nëse është e vërtetë që "dikush nga familja mbretërore" paska shprehur në bisedat me Princ Harryn shqetësim lidhur me ngjyrën e lëkurës së...
Ndërsa bota po përballet me një pandemi globale, një studim i dhjetëra e mijëra skeleteve të lashtë, ka zbuluar se si trupi i njeriut evoluon për të luftuar sëmundjet, dhe ndërkohë këto të fundit evoluojnë gjithashtu për t’u bërë me kalimin e kohës më pak vdekjeprurëse. Përfundimet e këtij studimi, mund t’u japin ekspertëve më shumë njohuri se si të përballemime sëmundjet në të ardhmen. Studiuesit që kryen studimin, tregojnë se si mikrobet shndërrohen në kopje dhe e sigurojnë mbijetesën duke kaluar në sa më shumë bartës njerëzorë. Por me kalimin e kohës kjo sjellje e zvogëlon shumë ashpërsinë e sëmundjes. Në fund, mikroorganizmat apo patogjenët e dëmshëm,arrijnë një lloj “armëpushimi” me trupin e njeriut. Lebra, tuberkulozi dhe...
Hapja e kufijve dhe udhëtimet pa pasur nevojë për karantinë, ja cfarë pritet të ndodhë shumë shpejt
IATA, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, ku bëjnë pjesë 264 linja ajrore, po punon për të shpëtuar transportin ajror të prekur fatalisht nga pandemia me Travel Pass. Objektivi: të bëhet operative “pasaporta e udhëtimit” deri në fund të muajit. Ndryshe nga zgjidhjet e tjera, kjo risi shihet si më praktike pasi do të adoptonte të njëjtat parametra dhe do të kishte vlerë globale. Për të pasur një “Travel Pass”, i cili do të shmangë karantinën, duhet të vaksinoheni ose të keni bërë tamponin, apo analiza të tjera që vërtetojnë se nuk jeni të infektuar me Covid-19. Integrimi i informacionit shëndetësor në formatin dixhital është opsioni më logjik, pasi do të përdoret kodi QR. Në thelb, kjo është pasaporta dixhitale për të cilën...
Presidenti i SHBA u takua në Zoom me kryeministrin e Kanadasë. Nga ky takim u shpenzuan më pak se dy orë kohë dhe disa orë parapërgatitje konsultative nga ana e stafit. Nëse takimi do të zhvillohej kokë më kokë, do të shpenzohej më tepër kohë, energji njerëzore dhe pará gjithashtu, duke konsideruar fluturimin, hotelet, sallat, sigurinë, mediat. Humbim apo fitojmë, çfarë kursejmë, sa shpenzojmë? Si është e vërteta e jetës online? Nëse ka një të tillë… Gjatë kësaj kohe izolimi ne pamë që mund të punosh edhe pa dalë nga shtëpia, dhe ndërkohë ke një mundësi për të vënë tavën në furrë, lavatriçen etj. Këto të mira i fiton dhe paralel kursen karburant dhe kohën e rrugës. Të merr malli për ca thashetheme me kolegen? Urdhëro shkruaji, ke...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top