Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
E rëndësishme është ajo që nuk tha Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë!
E rëndësishme është ajo që nuk tha Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë! Nga Artan fuga. Analiza në Shqipëri sipas meje nuk arriti t'a kuptonte fare atë që tha presidentja në detyrë e Kosovës zonja Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e vizitës të saj atje. Ajo lëshoi popla nga foltorja për politikën e jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën, por jo vetëm. Dhe ana komike ishte se për herë të parë ato fjalë si dush i ftohtë nuk guxoi kush t'i kundërshtonte, pozitarë kokënginjur apo gjoja opozitarë, jo vetëm që spikeri i Kuvendit nuk i tha dot : Pusho se do të të përjashtoj nga seanca!, por pashë se si ministra u detyruan të ngrihen në këmbë dhe të duartrokisnin, protokolli i detyronte, por edhe deputetë nga salla që u...
Lumë kokaine nga Amerika Latine në Europë/ 7 shqiptarë në pranga në Belgjikë
18 persona u arrestuan gjatë kontrolleve të 11 shtëpive të martën dhe të mërkurën në rajonet e Antwerpen dhe Brukselit në Belgjikë në një operacion të madh të goditjes së rrjeteve të trafikut të drogës. 9 të parët kanë dalë para gjykatës. Ata janë 7 shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë midis 24 dhe 35 vjeç. Prokurori publik Kristof Aerts tha se personat e arrestuar dyshohen të kenë pasur një rol të rëndësishëm organizues në tërësi dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikimin e drogës. Të arrestuarit besohet se kishin reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës. Ata kishin rënë në gjurmët e policisë rreth një vit më parë dhe hetimet nisën në fund të vitit 2019. Hetuesit kishin marrë informacion nga...
Disa lajme të mira gjatë këtij viti
Këtë vit, shumë nga ne do të donim ta harronim, por 2020-shi ka pasur edhe disa lajme shumë të mira, të cilat u varrosën nën tituj të zymtë. Burim i ri i energjisë: Shkrirja bërthamore lëviz drejt realitetit që ndryshon botën Ëndrra për të krijuar reaktorë të pastër të shkrirjes bërthamore, që mund të elektrizojnë qytetet e së ardhmes, ka bërë një hap para në muajin gusht, kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron nisi fazën e montimit të Reaktorit Eksperimental Termobërthamor (ITER). Shkrirja bërthamore mund të revolucionarizojë furnizimet e energjisë të botës. Ndryshe nga fuqia e ndarjes bërthamore të Hiroshimës, ku atomet ndahen në fragmente më të vogla, shkrirja bërthamore ndodh kur grimcat e tejnxehura në një vakum, bashkohen për...
Ashtu si kriza financiare, edhe Covid-i është një dhuratë për populistët
Nga Philip Stephens Për një periudhë kalimtare pas krizës financiare të vitit 2008, dominoi mendimi se dëmi i shkaktuar nga kapitalizmi financiar i parapriu një reformimi të ekonomisë së tregut. Kështu shpresohej që bankierët do të frenonin disi lakminë e tyre, ndërsa“fusha e lojës” do të ri-formatohej për të shpërndarë në një mënyrë më të drejtë fitimet nga inovacioni teknologjik dhe globalizimi. Por këto shpresa u shuan shumë shpjet, kur Bankat Qendrore i vendosën shtypshkronjat e tyre në mbrojtje të statuskuosë. Por pasojat më të qëndrueshme të asaj krize, rezultuan të jenë politike. Duke nxjerrë në pah pabarazitë e ‘konsensusit të Uashingtonit’ në ekonomi, kriza grumbulloi një ushtri të gatshme mbështetësish për populistët e të...
Organizata “Reporterët pa kufi” bën bilancin: Aktualisht, 387 vetë që punojnë në media ndodhen pas hekurave. Gjendja është përkeqësuar për shkak të COVID-19. Nga Deutsche Welle “Numri i madh i gazetarëve të burgosur në botë tregon për rreziqet që ekzistojnë aktualisht për lirinë e shtypit,” thotë Katja Gloger, kryetarja e seksionit gjerman të organizatës, “Reporterët pa kufi”. Shumë qeveri kanë reaguar ndaj protestave, gjendjes së vështirë ose krizave si ajo e COVID-19, me raprezalje ndaj atyre „që sjellin lajme të këqija”, thotë ajo duke pasur parasysh raportin vjetor të organizatës. Pjesa e parë e tij merret me të burgosurit, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit. Në burg ndodhen aktualisht 387 punonjës të mediave. Pjesa e dytë e raportit...
Qeniet njerëzore priren që të magjepsen me origjinën e tyre. Dhe historitë e origjinës gjenden nëpër kultura, fe, etni dhe kombësi, dhe të gjitha ato janë shumë të rëndësishme. Këto histori u tregojnë njerëzve nga vijnë, dhe se si të gjithë janë përshtatur me njëri-tjetrin. Natyrisht një nga këto histori, është ajo e gjeneve njerëzore. Dhe është një histori ku çdokush ka pjesë të ADN-së njerëzore. Ndërsa shkencëtarët gjejnë sot ADN më të lashtë njerëzore, në mostrat më moderne të ADN-së, dhe po zhvillojnë më shumë mënyra për të analizuar këtë material gjenetik, kjo gjë po zbulon më shumë rreth asaj se si lëvizën dikur njerëzit e hershëm në të gjithë botën, duke u shpërndarë për të banuar thuajse në të gjitha cepat e planetit tonë...
Publikohen pamjet kur policia britanike arreston shqiptaren që mbyti me thikë një 7-vjeçare
Publikohen pamjet kur policia britanike arreston shqiptaren që mbyti me thikë një 7-vjeçare Policia britanike ka publikuar pamjet kur një grua paranoike arrestohet, pasi kishte therur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në park. Eltion Skana, 30-vjeçe, u dënua me burgim për vrasjen e Emily Jones të cilën e preu me thikë në fyt, transmeton Telegrafi. Kjo vajzë e vogël po luante me skuterin e saj, pak momente para se të ndodhte sulmi në parkun Queen të Boltonit. E kur policia e arrestuan Skanën me origjinë nga Shqipëria, ajo u tha ka me vete letërnjoftimin, thikën, një shishe me ujë dhe një pije freskuese brenda çantës që e barte në shpinë. Skana u dënua sot në gjykatën e Minshullit të Manchesterit. E familjarët e Emily e kanë...
U hodh mbi shina duke i shpëtuar jetën emigrantit, 25-vjeçarja përplaset nga treni
U hodh mbi shina duke i shpëtuar jetën emigrantit, 25-vjeçarja përplaset nga treni Nuk e mendova gjatë, ishte një veprim instiktiv. Besoj se kushdo tjetër në atë situatë, do të kishte bërë të njëjtën gjë, edhe pse në momente gjakftohtësie, do të thoshte “jo”. Rachele Spolaor i përgjigjet shumë shpejt pyetjeve nga shtrati i spitalit, ku ndodhet e operuar pas frakturave në këmbë. Vajza i shpëtoi jetën një burri 35 vjecar, që ndodhej mbi shina. Ajo arriti ta largonte, edhe pse treni i goditi në fund të dy duke i plagosur, edhe pse fatmirësisht shpëtuan në sajë edhe të reagimit të shpejtë të makinistit që frenoi me urgjencë. 25 vjecarja, e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, rrëfen sesi kishte parë një grup njerëzish që...
Eshtë një rreze e rrallë shprese në një vit pandemik brutal: në nëntor, Moderna dhe Pfizer/BioNTech bënë të ditur se vaksinat e tyre të shumëpritura ndaj COVID-19 janë afro 95% efektive në mbrojtjen e njerëzve kundër sëmundjes. Të dy kompanitë kanë kërkuar autorizim nga FDA-ja amerikane, për të filluar shpërndarjen e vaksinave, dhe agjencia pritet që të shqyrtojë këto kërkesa në mes të dhjetorit. Shkencëtarët janë të inkurajuar dhe madje të befasuar nga përmasa e mbrojtjes që ofron; zyrtarët e shëndetit publik shohin atë që mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë, dhe familjet kudo janë duke ëndërruar për një rikthim në normalitet, ku takimet për të festuar festa nuk janë më shqetësim për shëndetin publik. Por po këta ekspertë të...
Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së
Protestat dhe situata politike, Basha mbledh sot Kryesinë e PD-së Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë. Pikërisht në 30-vjetorin e krijimit të kësaj partie, Basha ka thirrur mbledhjen e kësaj strukture të lartë, por qëllimi nuk lidhet me këtë përvjetor, por për të diskutuar mbi situatën aktuale politike. Sipas njoftimeve, Kryesia e PD-së do të mbahet në ora 14:00, e në fokus do të jetë edhe agjenda politike e demokratëve, tashmë që edhe Komisioni i Venecias ka dhënë dhe një mendim final mbi raportin pretendimet e ngritura mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në fokus do të jenë edhe protestat e nisura dy ditët e fundit për vrasjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ndërsa kishte thyer orën policore...
Si nisi rrëzimi i komunizmit, ja çfarë ndodhi më 8 dhjetor 1990
Ditën e sotme shënohet 30 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan lëvizjet e para pro demokracisë, duke tronditur themelet e regjimit komunist. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës. Atë natë, marshimi i tyre ndaloi mes “Qyteti Studenti” dhe bulevardit të Tiranës, pa mundur të kryqëzohej me rrugën e asnjë prej intelektualëve apo pedagogëve. Rradhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona. Por në errësirë, policë me skafandra, sambistë (forcat speciale) dhe agjentë të shumtë të Sigurimit të Shtetit u shfaqën nga të gjithë anët. Ata përdorën çdo mjet...
Banka Botërore: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor
Banka Botërore: 60% e të varfërve në Shqipëri nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij. Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore. Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit...
Këtë vit, fuqitë e mëdha e humbën prestigjin
Nga Pierre Haski Në marrëdhëniet ndërkombëtare të fuqisë ka një faktor që nuk varet as nga madhësia e ushtrisë dhe as nga ajo e ekonomisë: është fuqia e butë, aftësia për të ndikuar mbi një vend përmes mjeteve të tjera. Një shembull është kinemaja e Hollivudit, që me kalimin e viteve ka qenë në gjendje ta përhapë në të gjithë botën “Ëndrrën Amerikane”. 2020-a, i karakterizuar nga përmbysje ekstreme, imazhi i vendeve të mëdha (një nga përbërësit e fuqisë së butë), ka pësuar ndryshime të mëdha. Një sondazh i kryer në Gjermani,zbuloi një rritje të papritur të simpatisë për Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjes presidenti të Xho Bajdenit, pikërisht aty imazhi i SHBA-ë ishte dëmtuar rëndë gjatë mandatit të Donald Trump. Ndaj pyetjes “Kush...
Pse pandemia dhe populizmi po “punojnë” ende së bashku
Nga Pepijn Bergsen Shëndeti publik dhe reagimi ekonomik ndaj valës së parë të pandemisë, duket se u dha një justifikim teknokratëve centristë kundër pretendimeve të populistëve anti-establishment të Evropës, dhe kjo u mbështet edhe nga sondazhet në gjysmën e parë të vitit 2020. Gjatë valës së parë, sfidat populiste u zbehën ndjeshëm, pasi dukej se kishte pak lidhje midis vlerësimeve të krerëve të qeverive, dhe performancës relativisht të mirë të vendeve tek pasojat e shëndetit publik apo parametrat e ekonomisë. Partitë kryesore radikale të djathta populiste si Alternativa për Gjermaninë, Demokratët e Suedisë dhe Lega në Itali, përjetuan rënie të mbështetjes së tyre në sondazhe. Një nga sondazhet tregoi një rënie të qëndrimeve...
Punoi bustin e Adem Jasharit, skulptori:E bëra për pasion, unë jam berber
Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren ka treguar se skulptura nuk është profesioni i tij. Alban Buxhovi në një intervistë për emisionin ‘Frontal’ të kanalit kosovar T7 ka deklaruar se në profesion është berber dhe sklupturën e ka hobi. Ai ka treguar se shtatoren e Adem Jasharit e ka punuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe se nuk zotëron një punishte për krijimtaritë që bën. Ndërkaq, ai shprehet se i është dashur 3 muaj kohë për të përfunduar statujën. Nuk harron të përmend se për krijimtarinë e tij nuk kanë munguar dhe komentet pozitive. “I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar...
BE shtyn bisedimet me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
BRUKSEL – Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian merr një tjetër shtyrje. Ambasadorët e BE-së thonë se Shqipëria ka shënuar përparim në përmbushjen e kushteve, por ka ende punë për të bërë. Fillimi i bisedimeve shtyhet edhe për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për gjuhën dhe minoritetin maqedonas. Mosmarrëveshjet mes ambasadorëve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bënë që ato të mos nisin në dhjetor. Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, ra dakord në draftin e konkluzioneve se Shqipëria nuk është gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë në përmbushjen e kushteve të vendosura më herët në mars. Ambasadorët...
Negociatat/ “Jo” edhe nga Gjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, Rama rrëzoi “5 qershorin”
Negociatat/ “Jo” edhe nga Gjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, Rama rrëzoi “5 qershorin” Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit. Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja. Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht “Më 26 shtator 2019 vendosëm si...
Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Maradona
Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë. Shuhet legjenda argjentinase. Ylli i futbollist ka pësuar një arrest kardiak pasditen e sotme dhe fakteqësisht ka ndërruar jetë. Mësohet se Maradona po merrte veten pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në kokë, por shëndeti i tij është përkeqësuar. Gjiganti Maradona ka pësuar arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjes së mjkëve për ta shpëtuar, nuk ia dalë dot mbanë. Lgjenda argjentinase mbylli sytë në moshën 60-vjeçare. Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja. Këtë e kanë konfirmuar mediat argjentinase “Clarin” teksa shkruajnë se ai ka pësuar një arrest kardiak. Lapsi Maradona këtë muaj ishte operuar në tru teksa duket...
Shuhet Ismet Peja, ikona e muzikës popullore qytetare
Eshte ndare nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij Visar Peja. Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”. Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”...
Ndahet nga jeta Koço Devole
Aktori dhe regjisori Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Top Channel raporton se artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor, ai doli nga Infektivi pas infektimit me koronavirus, por u desh të intubohej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe faktit që vuante nga leuçemia. Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet '80 dhe '90. Ndër rolet e tij më të njohura përmendim ato në telekomeditë "Të gjallë apo të vdekur", "Çanta me nje milion", "Oreksi i madh", "Mos shko o trim", "Revolja e heroit", "Pushime në Romë" etj. Në karrierën e tij, aktori u vlerësua edhe për karikaturat e njohura (revista Hosteni). Anabelmagazine.com
Turqia furnizon me dronë vrasës Serbinë.
Turqia tradhton shqiptarët, furnizon me dronë vrasës Serbinë/ Pandeli Majko: Do ta mbajmë shënim. Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por mësohet se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Ndërkohë, ministri i Diasporës Pandeli Majko, i ftuar në ABC news, është shprehur se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë. Më konkretisht, Pandeli Majko tha se: “Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë”. I pyetur...
Nga Pierre Haski Në vorbullën e fundit të dramave që janë shkaktuar nga terrorizmi islamik, mund të shfaqet tundimi për ta cilësuar pas vdekjes së autorit, si të saktë tezën e diskutueshme të viteve 1990 në lidhje me “përplasjen e qytetërimeve”. Në 1989 politologu amerikan Samuel Hantington, ndezi një debat të ashpër kur deklaroi se pas Luftës së Ftohtë, konfliktet nuk do të karakterizoheshin më nga përplasjet midis ideologjive, por nga një përplasje midis kulturave dhe identiteteve. Hantington u përballe me shumë kritika, dhe kjo polemikë e shoqëroi atë deri në vdekjen e tij në vitin 2008. Reagimet ndaj tragjedive më të fundit të ndodhura në Francë – prerja e kokës së një mësuesi në periferi të Parisit, dhe vrasja e 3 besimtarëve në...
Ndahet nga jeta Koço Devole
Aktori dhe regjisori Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Top Channel raporton se artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor, ai doli nga Infektivi pas infektimit me koronavirus, por u desh të intubohej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe faktit që vuante nga leuçemia. Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet '80 dhe '90. Ndër rolet e tij më të njohura përmendim ato në telekomeditë "Të gjallë apo të vdekur", "Çanta me nje milion", "Oreksi i madh", "Mos shko o trim", "Revolja e heroit", "Pushime në Romë" etj. Në karrierën e tij, aktori u vlerësua edhe për karikaturat e njohura (revista Hosteni). Anabelmagazine.com
Godet Kallashi O Albin Ta Hongsha Zemren Ty Je Zemra Kosoves Per Ty Kisha Vallzu Tan Naten Ne
Godet Kallashi O Albin Ta Hongsha Zemren Ty Je Zemra Kosoves Per Ty Kisha Vallzu Tan Naten Ne Kallashi nuk permbahet edhe ajo per her te pare eshte perzier ne politik por ajo mbeshtet albinin dhe thot per albinin i kisha ba kejtt ket mustafen e kisha mit me … o albin mos u dorzo ti je zemra e kosoves per ty kisha vallzu nat e dit per me teper shtypni mbi rek,lamen dhe shikoni vjideo. FacebookTwitterEmail
Shqiptarët, jetikë për Presidentin e ri të SHBA, po cili na vlen më shumë Trump apo Biden?!
Shqiptarët, jetikë për Presidentin e ri të SHBA, po cili na vlen më shumë Trump apo Biden?! Duket tashmë e qartë se beteja e Presidentit të SHBA-së do të zgjidhet në një nga 3 shtetet kyçe të Midwest-it, ku njëri nga të cilët është Michigan-i. Shtet ku jetojnë rreth 50 mijë votues të regjistruar shqiptarë, e për të cilin Shqip ka bërë të ditur që prej kohësh që i ka dhënë një rëndësi të madhe votës së Shqiptarëve. Aktualisht Trump është 110 mijë vota përpara, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat me postë të Detroitit, qytet me numrin më të madh të banorëve. Nëse gara do të zgjidhet në Michigan, atëherë votat e shqiptarëve do të jenë jetike, nëse gara do të zgjidhet në Wisconsin-i, atëherë votat e serbëve do të jenë të rëndësishme...
Derdhen paratë për hekurudhën Tiranë-Durrës; ja kompania që fitoi tenderin
Derdhen paratë për hekurudhën Tiranë-Durrës; ja kompania që fitoi tenderin Hekurudha e re Tiranë-Durrës do të ndërtohet nga kompania italiane INC S.P.A, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kjo kompani është prezente në Shqipëri në ndërtimin e një loti të rrugës së Lumit të Vlorës, si dhe në rajon në Kosovë. Në Itali ajo ka ndërtuar hekurudhën dhe sistemin e tramavajit të Palermos por edhe në veri të Italisë, disa autostrada në Veneto. BERZH thekson në një njoftim se në në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA me ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro. Pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A një nga më të njohurat në Itali në fushën e...
A ka ndonjë mënyrë për të zgjatur jetën e njeriut? Sipas asaj që raporton faqja e internetit e kompanisë”KrioRus”, e vetmja shpresë për njeriun që do të vdesë është “cryonics”, një teknikë e ngrirjes së trupit që lejon ruajtjen e tij deri në një të ardhme në të cilën, shkenca ndoshta do të ketë arritur një përparim të tillë, sa të jetë në gjendje ta zgjojë të ndjerin dhe të zëvendësojë qelizat e tij të sëmura me qeliza të shëndetshme. Uebsajti këshillon që të prenotoni emrin në listën e krio-konservimit,kur pacienti është ende në gjendje të mirë shëndetësore pasi kjo gjë është thelbësore në kohën e vdekjes, në mënyrë që të mos humbet koha e çmuar në informimin e anëtarëve të familjes për zgjedhjen e të afërmit të tyre, dhe që të...
Nga Mohamed A. El-Erian Pavarësisht kthesës mbresëlënëse të situatës në Kinë, dhe në disa vende të tjera aziatike, shpresat për një rimëkëmbje në formë V-je për ekonominë globale, i kanë lënë vendin realizmit se ritmi i rritjes ekonomike është duke humbur. Edhe më shqetësues është rreziku i një recesioni të dyfishtë në disa vende evropiane. Kuptimi se pse po ndodh kjo, dhe reagimi në përputhje me rrethanat, do të përcaktojë në një pjesë të madhe, nëse:në pritje të zbulimit dhe shpërndarjes masive të një vaksine, ekonomia botërore do përballet me një panoramë edhe më të pasigurt, ndoshta duke kërcënuar edhe rimëkëmbjen e Azisë. Pesë leksionet që po dalin në pah nga Evropa kanë një rëndësi më të gjerë, veçanërisht për SHBA: Vala e...
Detaje nga tërmeti në Detin Egje, u ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë, paralajmërohet cunam Tërmeti me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit ka ‘ngritur’ Egjeun në këmbë. Banorët e ishullit grek janë të gjithë në rrugë teksa dëme të mëdha raportohen në Izmir. Mediat greke raportojnë se tërmeti u ndie në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri. Po ashtu lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa të njëpasnjëshme kapën rreth 7 Rihterin fatal. Sipas ekspertëve grekë, tërmeti ishte sipërfaqësor teksa është parlajmëruar për cunami të vogël. Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa...
Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një gjë e zakonshme në natyrë, duke u bazuar dhe tek pandemitë e tjera si (për shembull AIDS). Sidoqoftë, menjëherë u fillua të dyshohej mbi origjinën natyrore të SARS-CoV-2, u argumentua se ai ishte në fakt rezultat i manipulimit gjenetik nga njeriu, madje i konceptuar si një armë bakteriologjike, apo i dalë gabimisht nga një laborator. Në fillim, në mbështetje të teorive mbi artificialitetin e virusit, ishte Lyk Montanje (Çmimi Nobel për Mjekësi në vitin 2008), i cili hipotetizoi një manipulim njerëzor për shkak të pranisë së sekuencave gjenetike të...
Një pikë energjie pafundësisht e vogël: gjithçka filloi kështu, 13.8 miliardë vjet më parë, por – sipas përkufizimit – askush nuk ishte i pranishëm në kohën që ndodhi. Në vend të kësaj, le të imagjinojmë të paktën për një moment, sikur të ishim dëshmitarë të Big Bengut. Çfarë do të kishim parë dhe perceptuar? Një artikull i botuar në ArXiv, përpiqet të vlerësojë sasinë e dritës që mund të ketë qenë në Universin e hershëm dhe ofron disa nxitje për të menduar. Qielli i natës mund të duket thjesht i errët, por përshkohet nga rrezatimi mikrovalë (i padukshëm për syrin e njeriut), që e ngroh atë deri në një temperaturë prej 2.7 gradë Celcius mbi 0 absolute për këtë arsye jemi në -270 gradë Celcius. Universi po shkon drejt zgjerimit, dhe...
“4 muaj e bllokuar”/ Mbyllet qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’.
ARRSH dhe Policia kanë prezantuar planin e menaxhimit e trafikut për shkak të punimeve që po vijojnë te Unaza e Madhe. Ata kanë deklaruar se qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’ do të ndalohet për 4 muaj. Kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre. Automjetet nga Durrësi do devijojnë drejt pallatit me shigjeta ndërsa ato që vijnë nga jugu do të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan. “Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,– tha përfaqësuesi i policisë. Situata...
Sa vlen atëherë vaksina? Studimi më i fundit: Antitrupat bien për 4 muaj!
Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e antitrupave të krijuara te njerëzit pas infektimit me koronavirus bien shumë shpejt. Ekipi i “The Imperial College London” zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitivë në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator. Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus të infektohesh disa herë. “Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga raundi i parë i provave tona dhe 26% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitrupave”, thotë profesoresha Helen Ward, njëra prej drejtueseve të studimit. Më shpejt, antitrupat zhduken te personat mbi 65 vjeç shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat...
Jo vetëm Templarët: Kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze
Më të famshëm janë sigurisht Templarët, por shoqëritë sekrete e kanë shoqëruar që nga fillimi historinë e njerëzimit. Ja cilat janë 7 nga më të rëndësishmet: Esenët Vëllazëria e Eseneve daton që në shekullin II Para Erës Sonë. Ajo ishte i vendosur në fshatrat e vogla në periferi të qytetit të lashtë të Judesë. Ata jetonin në komunitete të izoluara, duke pasur rregullat e tyre. Ata u bënë më shumë të njohur me zbulimin e dorëshkrimeve të Kumranit në vitin 1947. Esenët, për të cilët ka shkruar edhe Plini Plak, kanë hyrë në legjendë, pasi thuhet se kishin aftësi të mahnitshme të shërimit. Edhe pse disa studiues të shoqërive sekrete, kanë spekuluar se edhe Jezu Krishti ishte pjesë e tyre. Beati Paoli Gjatë një pyetje në gjykatë, Toto...
Mjeket e sorollatnin nëpër spital, ndërron jetë 53 vjeçari
Ditën e premte Lutfi Çekiri, u paraqit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore. Aty e kishin adresuar mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët pasi i bënë një serum dhe e mbajtën disa orë në urgjencë mbrëmjen e së enjtes, e drejtuan në QSUT. 53-vjeçari nga Ndroqi së bashku me bashkëshorten, në kushte të vështira shëndetësore provoi çdo derë të QSUT-së, por nuk mori shërbim. Ai vuante nga diabeti dhe stomaku por mjekët me të cilët mundi të fliste i thanë se duhet të shkonte në fshat te mjeku i lagjes. Lutfi Çekiri, ka ndërruar jetë pasditen e së premtes. 53-vjeçari ishte një nga ata pacientë që u sorollat për për të marrë ndihmën e nevoshme mjekësore. Përpara se të vidste, mësohet se Çekiri bashkë me...
Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, ja cili do jetë viti më i keq
Sondazhi i OKB: Shqiptarët më pesimistë se bota, ja cili do jetë viti më i keq Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së. Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq. 37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale. 17% e shqiptarëve mendojnë se...
Nga Anil Ananthaswamy Që kur Nik Bostrom i Universitetit të Oksfordit, shkroi një studim rreth argumentit të simulimit në vitin 2003, filozofë, fizikantë, teknologë, por edhe komedianë janë entuziazmuar me idenë e realitetit tonë si një simulim kompjuterik. Disa janë përpjekur të identifikojnë mënyrat, përmes së cilave ne mund të dallojmë nëse jemi qenie të simuluara. Të tjerët janë përpjekur të llogarisin mundësinë që ne të jemi ente virtuale. Tani një analizë e re tregon se shanset që ne të jemi duke jetuar në një realitet themelor – pra në një ekzistencë që nuk simulohet – janë shumë të barabarta. Por studimi, tregon gjithashtu se nëse njerëzit do të zhvillonin ndonjëherë aftësinë për të simuluar qenie të vetëdijshme, shanset do...
Tiranë: Koha për t’iu kthyer trashëgimisë së Nënë Terezës
19 Tetori kujtohet si dita e Lumturimit të Nënë Terezës. Në bisedë me DW, Imzot George Frendo kërkon që politikanët në Shqipëri të jenë të vetëdijshëm për mesazhin e Nënë Terezës e t'i kthejnë sytë nga të varfrit. Shtatori, që prej katër vitesh, është muaji i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, kurse më 19 Tetor kujtohet dita e Lumturimit të saj. Për të nderuar veprën e shenjtores, misionares katolike shqiptare, emrin e saj e mban sot aeroporti i vetëm ndërkombëtar, Qendra Spitalore Universitare, më e madhja në vend, sheshi ku mbajti meshën e shenjtë Papa Françesku, kur vizitoi Tiranën, në shtator të vitit 2014. Statuja e saj është vendosur në hyrje të Katedrales Katolike të Shën Palit në kryeqytet, ku Papa Gjon Pali i...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top