Albcontrol - Greva e parë në sektorin publik në gati dy dekada

Disa punëtorë, veçanërisht të kualifikuar dhe që bëjnë një punë të specializuar dhe të shumëpaguar, u hodhën në një grevë të padeklaruar të mërkurën. Ajo që duhet të kihet mirë parasysh është se kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada.

Kush e mban mend grevën e fundit në sektorin publik në Shqipëri? Unë vetë e mbaj mend mjegullt. Ka ndodhur diku rreth viteve 2003-2005. Rrethanat në të cilat u zhvillua greva janë fanitur, por ajo që mbaj mend është që në grevë dolën mësuesit, të cilët kërkuan rritje page dhe pagë të trembëdhjetë. Pas një përplasjeje me qeverinë e kohës, (socialiste), mësuesit e morën pagën e trembëdhjetë.

Në internet sot nuk gjen dot asgjë për atë grevë. Të duhet të shkosh në Bibliotekën Kombëtare për të lexuar gazeta të vjetra, a thua se po qëmton një ngjarje historike nga shekulli i kaluar. Fakti është që tashmë kanë kaluar pothuajse katër palë qeveri dhe gati dy dekada dhe kurrfarë greve e tillë në kërkim të rritjes së pagës apo të pagës së trembëdhjetë nuk ka ndodhur që nga ajo kohë.
Mësuesit e humbën pagën e trembëdhjetë në vitin 2007 nga një hile e qeverisë së kohës, e cila gjeti rastin të rriste pagën mujore me 10% dhe të hiqte pagën e trembëdhjetë, duke lënë nivelin e shpenzimeve totale për paga pothuajse të pandryshuar.
U desh të vijë data 7 prill 2021 që disa punonjës të sektorit publik të hidhen në grevë, kësaj here, grevë e padeklaruar, në kërkim të ruajtjes së pagave të veta dhe, më e rëndësishmja, në protestë ndaj pushimit nga puna të kolegëve të tyre.
Ata kërkojnë, mes të tjerave, që një anëtar sindikate të jetë në bordin e kompanisë. Kjo në fakt është detyrim ligjor në Shqipëri dhe një formulë shumë e arsyeshme e menaxhimit të korporatave të mëdha. Por kjo është gjithashtu edhe gjëja më e pamundur. Në bordin e AlbControl duket se ka anëtarë partie dhe jo anëtarë sindikate.
Qeveria u duk shumë e çuditur se disa njerëz janë hedhur në grevë. Belinda Balluku, e cila vetë për vite me radhë ka shijuar pagë shumëfish më të lartë se sa ajo e kryeministrit si drejtoreshë e kësaj kompanie, sugjeroi se punëtorët po tregohen të babëzitur, duke protestuar për uljen e një page nga 4 mijë dollarë në 2,400 dollarë. Ajo e shpalli grevën “grusht shteti”. Loja e zakonshme, o me ne o kundra nesh, vijoi. Qeveria akuzoi opozitën se po saboton vaksinimin e vendit duke cytur punëtorët e Albcontrol të dalin në grevë.

Komedia vijoi më tutje kur media raportoi se forcat e ushtrisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë shkuan te ndërtesa e kompanisë. Siç duket, qeveria ka vendosur ta shtypë grevën si një regjim, por ama si një regjim komik. Një qeveri e majtë nuk lejon grevë dhe ka një kryeministër që mburret se pse në Shqipëri nuk ka sindikalizëm.

Greva në Shqipëri nuk ka pasur për arsye të kuptueshme. Në fund të fundit, grevat janë fenomene të vendeve të industrializuara, ku pjesa dërrmuese e popullsisë jeton në qytet, ku punëtori nevojitet të jetë i kualifikuar dhe për rrjedhojë, jo lehtësisht i zëvendësueshëm. Greva normalisht ndodh në vendet ku ka konkurrencë, d.m.th., cilësia e punëtorit ndikon te cilësia e mallit dhe niveli i shitjeve në krahasim me konkurrentët. Kjo është ajo që quhet “fuqi negociuese”. Këto gjëra nuk janë në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë është rurale dhe monopolet e oligopolet në shtet dhe në privat e bëjnë të parëndësishme cilësinë e punëtorit. P.sh., a mund te ketë fuqi për grevë gazetarët kur punëdhënësit mund t’i zëvendësojnë me lehtësi kronikat e tyre me kronika të gatshme të përgatitura nga zyrat e shtypit të qeverisë apo partive politike? Kontrollorët e trafikut ajror duket se janë unikë në këtë drejtim pasi është një punë që kërkon qindramijëra euro trajnime në punë dhe vite të tëra përgatitje e për rrjedhojë, pushimi i grevistëve nga puna nuk është gjë e lehtë.
Megjithatë qeveria u duk e shpejtë të përdorë të gjithë arsenalin në dispozicion të saj kundër grevës: akuzimin se po bëjnë grevë politike, (pra vrite dhënësin e mesazhit) akuza se po kërkojnë paga luksi (populizëm, mobilizo popullin kundër punëtorëve siç bënin regjimet komuniste në grahmat e tyre të fundit në Rumani e Poloni) apo deklarata akoma më qesharake si ato me grushte shteti. Mjaftuan tetë orë nga nisja e grevës dhe në terren u shfaqën shkopat e gomës dhe automatikët, këto jo në kuptimin figurativ. Brenda tetë orësh u kërkua spiuni, u ekzekutua (figurativisht) tradhtari i fushatës së vaksinimit dhe iu tregua vendi grevistit, e gjitha kjo e shoqëruar me një dozë të lartë habie se si po ndodh kjo punë.

Në fund të fundit ata kanë të drejtë të çuditen. Që kur ne shqiptarët i kemi lejuar politikanët të bëhen bej dhe sundimtarë të çdo gjëje, të tillë që emërojnë dhe pushojnë mësuesit nga puna për arsye partie, është me të vërtetë çudi që disa punonjës shteti janë hedhur në grevë.
Megjithatë, fakti është që greva ndodhi. U deshën nja dy dekada por ndodhi.

Ka gjasa që kjo grevë të kalojë me shpejtësi në histori dhe të fashitet nga memoria jonë njësoj si greva e mësuesve dy dekada më parë. Por ka gjasa që kjo të jetë greva e parë në një seri të gjatë grevash. Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, nga fakti që paratë e tyre bëhen koncesione të pavlera te fakti që partia të jep punë e partia të heq nga puna. Ku i dihet, ndoshta Rama një ditë mund të mburret se atij i takon merita që krijoi kushtet për greva punëtorësh.

/Reporter.al
 
Kriza financiare e AlbControl filloi kohë përpara pandemisë​

Kompania e menaxhuar prej shumë vitesh nga ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku rezultoi për shumë vite një kompani fitimprurëse. Por që nga viti 2018, ajo ka ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, pavarësisht se të ardhurat e saj kanë qenë në rritje.​

Belinda-Balluku-513x400.gif

Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.
Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.
Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.
Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.
Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.
Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.
Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).
Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.
Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.
Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.
Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.
Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI.
/Reporter.al
 
Attachments

  • Belinda-Balluku-513x400.gif
    Belinda-Balluku-513x400.gif
    82.9 KB · Shikime: 0
  • Belinda-Balluku-513x400.gif
    Belinda-Balluku-513x400.gif
    82.9 KB · Shikime: 0
Do hapin aeroportin e Divjakes serish :D

nc_ohc=49KXScWPoVwAX9U6rUm&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg
 
Attachments

  • nc_ohc=49KXScWPoVwAX9U6rUm&_nc_ht=scontent.ftia4-1.jpg

    24.2 KB · Shikime: 0

Ti @Marla bo mire qe sjell kshu temash (e them seriozisht) edhe kjo ne fakt është një super teme e aktualitetit.

Por nje gje doja me te pyt pse nuk e hap vete psh " cili është opinioni juaj per aktualitetin kryesor te dites" ,
Pa na e servir opinion e x ose y opinionisti gazetari etj. Apo nuk esht edhe ky qëllimi i nje forumi dmth diskutimi?

Jo per gjo por kshu orientohet disi mendimi apo sugjerohet ne njefarë mënyre.

P.S totalisht vrejtje miqësore, edhe nje here të përgëzoj qe sjell materiale për diskutim se edhe mjes drek darke hahaha nuk shtyhet lool
 
Po dakort jam behet dhe kjo qe me propozon ti. Por me 1 kusht.

Qe rrogen sa marr ketu ku punoj te ma japesh ti dhe cke ti bej dhe opinionisten madje hap dhe blog personal :p

Dhe tjetra tema me opinione mund te hapesh dhe ti dhe kushdo tjeter ne forum .

Miqesisht ta thashe dhe une kushtin qe mos keqkuptohena :D
 
Disa punëtorë, veçanërisht të kualifikuar dhe që bëjnë një punë të specializuar dhe të shumëpaguar, u hodhën në një grevë të padeklaruar të mërkurën. Ajo që duhet të kihet mirë parasysh është se kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada.

Kush e mban mend grevën e fundit në sektorin publik në Shqipëri? Unë vetë e mbaj mend mjegullt. Ka ndodhur diku rreth viteve 2003-2005. Rrethanat në të cilat u zhvillua greva janë fanitur, por ajo që mbaj mend është që në grevë dolën mësuesit, të cilët kërkuan rritje page dhe pagë të trembëdhjetë. Pas një përplasjeje me qeverinë e kohës, (socialiste), mësuesit e morën pagën e trembëdhjetë.

Në internet sot nuk gjen dot asgjë për atë grevë. Të duhet të shkosh në Bibliotekën Kombëtare për të lexuar gazeta të vjetra, a thua se po qëmton një ngjarje historike nga shekulli i kaluar. Fakti është që tashmë kanë kaluar pothuajse katër palë qeveri dhe gati dy dekada dhe kurrfarë greve e tillë në kërkim të rritjes së pagës apo të pagës së trembëdhjetë nuk ka ndodhur që nga ajo kohë.
Mësuesit e humbën pagën e trembëdhjetë në vitin 2007 nga një hile e qeverisë së kohës, e cila gjeti rastin të rriste pagën mujore me 10% dhe të hiqte pagën e trembëdhjetë, duke lënë nivelin e shpenzimeve totale për paga pothuajse të pandryshuar.
U desh të vijë data 7 prill 2021 që disa punonjës të sektorit publik të hidhen në grevë, kësaj here, grevë e padeklaruar, në kërkim të ruajtjes së pagave të veta dhe, më e rëndësishmja, në protestë ndaj pushimit nga puna të kolegëve të tyre.
Ata kërkojnë, mes të tjerave, që një anëtar sindikate të jetë në bordin e kompanisë. Kjo në fakt është detyrim ligjor në Shqipëri dhe një formulë shumë e arsyeshme e menaxhimit të korporatave të mëdha. Por kjo është gjithashtu edhe gjëja më e pamundur. Në bordin e AlbControl duket se ka anëtarë partie dhe jo anëtarë sindikate.
Qeveria u duk shumë e çuditur se disa njerëz janë hedhur në grevë. Belinda Balluku, e cila vetë për vite me radhë ka shijuar pagë shumëfish më të lartë se sa ajo e kryeministrit si drejtoreshë e kësaj kompanie, sugjeroi se punëtorët po tregohen të babëzitur, duke protestuar për uljen e një page nga 4 mijë dollarë në 2,400 dollarë. Ajo e shpalli grevën “grusht shteti”. Loja e zakonshme, o me ne o kundra nesh, vijoi. Qeveria akuzoi opozitën se po saboton vaksinimin e vendit duke cytur punëtorët e Albcontrol të dalin në grevë.

Komedia vijoi më tutje kur media raportoi se forcat e ushtrisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë shkuan te ndërtesa e kompanisë. Siç duket, qeveria ka vendosur ta shtypë grevën si një regjim, por ama si një regjim komik. Një qeveri e majtë nuk lejon grevë dhe ka një kryeministër që mburret se pse në Shqipëri nuk ka sindikalizëm.

Greva në Shqipëri nuk ka pasur për arsye të kuptueshme. Në fund të fundit, grevat janë fenomene të vendeve të industrializuara, ku pjesa dërrmuese e popullsisë jeton në qytet, ku punëtori nevojitet të jetë i kualifikuar dhe për rrjedhojë, jo lehtësisht i zëvendësueshëm. Greva normalisht ndodh në vendet ku ka konkurrencë, d.m.th., cilësia e punëtorit ndikon te cilësia e mallit dhe niveli i shitjeve në krahasim me konkurrentët. Kjo është ajo që quhet “fuqi negociuese”. Këto gjëra nuk janë në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë është rurale dhe monopolet e oligopolet në shtet dhe në privat e bëjnë të parëndësishme cilësinë e punëtorit. P.sh., a mund te ketë fuqi për grevë gazetarët kur punëdhënësit mund t’i zëvendësojnë me lehtësi kronikat e tyre me kronika të gatshme të përgatitura nga zyrat e shtypit të qeverisë apo partive politike? Kontrollorët e trafikut ajror duket se janë unikë në këtë drejtim pasi është një punë që kërkon qindramijëra euro trajnime në punë dhe vite të tëra përgatitje e për rrjedhojë, pushimi i grevistëve nga puna nuk është gjë e lehtë.
Megjithatë qeveria u duk e shpejtë të përdorë të gjithë arsenalin në dispozicion të saj kundër grevës: akuzimin se po bëjnë grevë politike, (pra vrite dhënësin e mesazhit) akuza se po kërkojnë paga luksi (populizëm, mobilizo popullin kundër punëtorëve siç bënin regjimet komuniste në grahmat e tyre të fundit në Rumani e Poloni) apo deklarata akoma më qesharake si ato me grushte shteti. Mjaftuan tetë orë nga nisja e grevës dhe në terren u shfaqën shkopat e gomës dhe automatikët, këto jo në kuptimin figurativ. Brenda tetë orësh u kërkua spiuni, u ekzekutua (figurativisht) tradhtari i fushatës së vaksinimit dhe iu tregua vendi grevistit, e gjitha kjo e shoqëruar me një dozë të lartë habie se si po ndodh kjo punë.

Në fund të fundit ata kanë të drejtë të çuditen. Që kur ne shqiptarët i kemi lejuar politikanët të bëhen bej dhe sundimtarë të çdo gjëje, të tillë që emërojnë dhe pushojnë mësuesit nga puna për arsye partie, është me të vërtetë çudi që disa punonjës shteti janë hedhur në grevë.
Megjithatë, fakti është që greva ndodhi. U deshën nja dy dekada por ndodhi.

Ka gjasa që kjo grevë të kalojë me shpejtësi në histori dhe të fashitet nga memoria jonë njësoj si greva e mësuesve dy dekada më parë. Por ka gjasa që kjo të jetë greva e parë në një seri të gjatë grevash. Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, nga fakti që paratë e tyre bëhen koncesione të pavlera te fakti që partia të jep punë e partia të heq nga puna. Ku i dihet, ndoshta Rama një ditë mund të mburret se atij i takon merita që krijoi kushtet për greva punëtorësh.

/Reporter.al
Kur e lexo ket artikullin ndjen me të drejtë nje lloj rrevolte për mjerimin ku shoqeria jone ka degraduar jo gati gati por tamam e tredhur që spaskemi ze jemi dele etj etj.

Është shumë e vertete qe te drejtat e puntorve jane shkelur e shk**shyer ne c'do sektor publik dhe privat dhe vazhdojnë të shkelyhen edhe tashi qe po flasim. Pasi politika ashtu si mafia ne Amerike dikur i aneksoi te gjitha sindikatat. Ne c'do në qelizë të tyren.

Kësisoj jam totalisht pro c'do lloj levizje proteste dhe greve Kunder ketij sistemi qe ka paralizuar shoqërinë keto 30 vite dhe si Unë besoj mendojne të gjithë ata që janë apo aspirojnë të punojnë diku.

Nuk i hy fare kane apo jo të drejtë sepse ne parim kane madje shumë, as rroges sespe s'po ja vjedhin askujt.
Madje i neveris kur dalin me emra nipi im filanit motra fistekut jo po ish i PD apo i LSI.
Dreqi ta haj kjo Shqipnia jon i dore njerz osht do jesh nipi a kusheriri a miku dikujt. Dhe mortja se ha kte se demokracinë tone edhe bindje apo preferenca politike do kesh se nuk jemi prodhim ne seri as i Edit as i Lulit as i mones.
Apo do Morim edhe ktu nga Bangladeshi qe mos te jene kusherinj me asnjë??!
Pa shaka brenda 6 mujsh edhe ata mësojnë se si te salutojne me dy gishta apo me grusht sepse te tille e kemi bo ambientin shoqëror ne ketu.
Po nuk je me mu je me atë po je me ate je armiku im. Po nuk je me as me atë as me mu je NJË COP M*T dhe je armik publik!

Por thon gjitha kto esht dram e madhe pse? Sepse kjo e nxorri zbuluar shtetin shqiptar pa një plan B.
I intereson kujt se kan hall pagash ata etj kur tjetri ka hall jete. Dhe pa bo krahasime hallesh kjo levizje bllokoi te gjith vendin....

E përgëzoj shumë levizjen e shtetit që nuk u perkul presionit të kësaj greve. Dhe te pakten tregoi qe nuk mund të santazhohet aq kollaj. (Sepse pa i ra rrotull kto shfrytëzuan rastin qe jane te vetmit ne kete profesion dhe kjo esht pak e ulet, sic i nderon fakti solidarizimit ndaj nje apo me shume kolegu) dhe u vu në levizje.

Por cbojn tashi jargaxhijt e mediave meqë ju iku "Klodian Rasha" (u prehtë në paqe) i radhës nga duart na nxjerrin jo po nuk lejohen kontrollor te rinj se kshu e ka ligji eurokontrollit etj etj (ktu del edhe me ne pah qe kjo levizje Ishte e inskenuar nga disa mjeshtra kioskash) jo do kemi kosto me BE etj.

Qe vete ajo esht nje SHA. Jetojmë ne një bote ku ju SHA't po marin në peng shtete shumë here me të fuqishme se Shqipëria.

Ku po bizneset multimilioneshe komandojne politika ne mbare globin. Imagjino sa te vegjël jemi ne....

Por edhe vetë BE të ishte e pakenaqur nga kjo levizje mos te HARROJMË QE NE JEMI NJË SHTET SOVRAN!

Kryeministri ka një tager te pergjigjet per ç'do frymë njerëzore shqiptare brenda dhe jashtë. Dhe jo vetëm për te drejtat e 60 vetave qe privojnë qofte edhe me te drejt pjesën tjetër....

Ndaj e pergezoj.
Ama kshtu lindin diktatorët....

Por keta qe i bojn si heronj keta 60 veta të kujtojnë dicka : ata ne syte e Shqiptarëve që kanë halle por jo vetëm i bene me pa te drejtë mish per top.

Dhe e dyta në ata që ulerasin "Rama ik" sapo ja dhanë edhe nje grade diktatorit që ulerasin se eshte.

Faleminderit Uraganit te fshehur nen petkun e penave mediatike shqiptare që na e nderoni Ramen!
 
Po dakort jam behet dhe kjo qe me propozon ti. Por me 1 kusht.

Qe rrogen sa marr ketu ku punoj te ma japesh ti dhe cke ti bej dhe opinionisten madje hap dhe blog personal :p

Dhe tjetra tema me opinione mund te hapesh dhe ti dhe kushdo tjeter ne forum .

Miqesisht ta thashe dhe une kushtin qe mos keqkuptohena :D
Une ate kerkova te japesh opinion tend mi përkundrazi ajo qe thashë për noj teme si kjo do ishte mo mirë (me pak perpetci për copy paste etc) por prapë te falenderoj ?

P.S kalo ne privat te diskutojmë rrogen të t'ja fusim tatimeve se na kerko @WxP taks ????
 
  • Haha
Reactions: WxP
ueee.seriozisht tani?!

Ajo që duhet të kihet mirë parasysh është se kjo është greva e parë në sektorin publik në Shqipëri në gati dy dekada.

Diku nga vitet '78-'80 luftohej per barazine gjinore, emancipimin e gruas ne shoqeri dhe ne shume fusha te jetes komuniste ne Shqiperi.
Do mbahej nje Takim ne pallatin e kongreseve te atehershem dhe do mbanin fjali gra e femra nga disa zona te vendit, sidomos ato malore.
Por para se te ndodhte kjo ato do dilnin para nje komisioni paraprak.

Mes te tjerash perzgjidhet edhe nje grua nga Shupenza e Dibres.
Kryetari i koperatives e instrukton qe te flase gjuhe letrare dhe mos nxjerre ne pah gruan si nje qenie te dobet qe vetem rrit femijet dhe ben punet e shpise por eshte e angazhuar ne shume fusha te jetes atje.

-Me fol holle or Tixhe, jo trashe si folim na ktu.
-Majr i thote Tixhja

Del Tixhja para komisionit dhe e pyesin:

-Nga te kemi ty?
-Une jam pi Shupinze
-Pa na trego pak si i ndani punet e shpise, a te ndihmon burri?
-Po or taj, pe shemull: Une laj int e burri mqin shpine.
Me lot ?????? ??
 
Sinqerisht kur mendon sesi jane te ngaterruara ca lemshe te vjen te ulerasesh.
Belinda ka patur perhere metodologjine komuniste "perca e sundo"
Si ish drejtoreshe qe e kam patur e njoh teper mire!
 
Kur ishte drejtoreshe e Antes sot Albcontrol sla tendera pa vjedh dhe shofere pa i Ki dmth.

Gjithesesi kjo sben me koken e vet por me koken e Rames tani.
 
Ose me koken e marshit ? meqë paska ndrru shumë "Toma" ???
 
Kur ishte drejtoreshe e Antes sot Albcontrol sla tendera pa vjedh dhe shofere pa i Ki dmth.

Gjithesesi kjo sben me koken e vet por me koken e Rames tani.
Nga ish AMC i dhane mundesi te jepte doreheqje te parevokueshme per mos ta legenosur per ato qe beri.
Po ne i dinim
 
Urdhëro ca bohet ktu, edhe pse kanë ose jo të drejtë asnjeri nuk shkoi per ti mbeshtet ne proteste pse SEPSE pervecse u bon mish per top politika nuk i mbeshtet dot hapur se nuk e kishte lon njeri ti ikte nga duret ky rast (si c'do rast) edhe ngelen pa protestues para drejtorisë.
 
Kush ta mbeshtese Likja apo Basha?

Ala mendon se ka shprese ky vend?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top