Shqipëria, drejt plakjes. Në dy dekada dyfishohen të moshuarit, bien lindjet, ikin të rinjtë
Shqipëria, nga vendi me popullsinë më të re në Europë, po përballet nga viti në vit me rënien e lindshmërisë si pasojë e jetës dinamike.
Sipas studimit të INSTAT mbi plakjen e popullsisë, ky fenomen, kombinuar me rritjen e jetëgjatësisë, do të rrisë moshën e tretë, ndaj dhe në vitin 2030 popullsia mbi 65 vjeç do të përbëjë 33% të qytetarëve.
“Në vitin 2001, norma totale e lindshmërisë ishte poshtë nivelit të zëvendësimit, me mesatarisht 2.3 fëmijë për grua. Në censusin e fundit, norma e lindshmërisë ishte poshtë normës së zëvendësimit, me 1.7 fëmijë për grua”, tha Bart de Bruijn, ekspert i Statistikës.
“Gjatë dy dekadave, nga ’89...