Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të tjera

Europa pushtohet nga frika e sulmeve të terrorizmit dhe nga kërcënimet e IS-it. Sulmi barbar në zemrën e Parisit ka angazhuar të gjitha shtetet, të cilat kanë rritur nivelin e tyre të sigurisë. Deklarata e bërë nga terroristët se pas sulmeve radhën e ka Londra, Uashingtoni dhe Italia, ka vënë në lëvizje shtetet e vëna nën kërcënim.
Londra
Një terminal në aeroportin e Gatewick-ut në Londër u mbyll për shkaqe sigurie dhe ka raportime që flasin për arrestimin e një personi me një çantë të mbushur me lëndë shpërthyese. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan përmes rrjeteve sociale për shtim të forcave të sigurisë dhe kontrolleve, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmet e Parisit apo jo. Kryeministri Cameron, duke shprehur shokun, solidaritetin me dhembjen dhe tragjedinë e ndodhur, deklaroi se “Britania do të bëjë çfarëdo që të ketë mundësi për të ndihmuar Francën”. Kryeministri britanik ka kryesuar mbledhjen urgjente të COBRA-s, Komitetit Kombëtar të Emergjencave, ku marrin pjesë shefat e shërbimeve sekrete dhe të sigurisë për të marra masat në kundërpërgjigje të ndonjë sulmi eventual terrorist në Londër. Ministria e Jashtme, Foreign Office, thotë se po heton urgjentisht nëse ka pasur britanik që mund të jenë viktima të këtyre sulmeve.
Ndërkohë “Eurostari” që lidh me tren nëndetar Londrën dhe Parisin është duke funksionuar, por thotë se do të shkëmbejë biletat e atyre pasagjerëve që nuk duan të udhëtojnë sot drejt Parisit. Sipas BBC-së, një nga trenat e sotëm që duhet të kishte 700 vetë në bord është nisur me 200. “British Airways” dhe “Air France” kanë bërë një deklaratë ku njoftojnë se mund të ketë vonesa për fluturimet për në Paris, për shkak të kontrolleve shtesë të sigurisë nëpër aeroportet britanike.
Italia
Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano, ka urdhëruar ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë vendin, me vëmendje të veçantë në Romë dhe Milano. Bëhet e ditur se nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me autoritetet franceze, rrjeti italian i antiterrorizmit po përgatit një sërë masash parandaluese. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike, i mbledhur urgjentisht nga ministri Alfano, mori pjesë edhe Kryeministri Matteo Renzi. Jo më larg se ditën e enjte, shefi i Departamentit Italian të Informacionit dhe Sigurisë, pati deklaruar se “sistemi i parandalimit dhe luftimit duket se po funksionon. Ka shqetësim, por nuk ka gjithsesi alarme specifike”. Por, pas atentateve në Paris, për shërbimet italiane niveli i alarmit është në maksimum. Aq më shumë që pas pak javësh, më 8 dhjetor, hapet në Romë jubileu i shpallur nga Papa Françesko.
Franca
Mbrëmë vonë u dha një alarm për bombë në hotel “Paullman” afër kullës Eiffel. Një telefonatë e mbërritur në polici ka vënë në alarm forcat speciale, të cilat kanë evakuuar zonën. Pas kontrollit mësohet se alarmi ishte fals. Kryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se “jemi në luftë. Do të jetë e gjatë dhe e vështirë. E për këtë them se duhet të presim sulme të tjera”, tha Valls. Ai ka shtuar se Franca nuk do t’i ndalojë sulmet në Siri, duke shtuar se “do t’i përgjigjemi flakë për flakë për të shkatërruar IS-in”. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, duke folur në lidhje me ngjarjet e së premtes mbrëma në Paris, ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së një shtetrrethimi. “Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, ka thënë mbrëmjen e së shtunës Cazeneuve për mediat franceze.
Reagimet e liderëve
Liderët botërorë i kanë dënuar ashpër sulmet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka përshkruar ato si “sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ndajmë”. “Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë popullin e Francës apo vlerat e tij, gabojnë. Populli amerikan ka marrë forcë nga angazhimi i popullit francez për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë”, ka thënë Obama. “Ngjarjet në Paris janë aktet më të këqija të dhunës në Francë, qysh nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kryeministri i Britanisë, David Cameron. “Prapa nesh qëndron një nga netët më të tmerrshme që ka parë Europa pas një kohe të gjatë. Njerëzit në Paris kanë pësuar makth të dhunës, terrorit dhe frikës”, ka thënë Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet nuk mund të përshkruhen me vlera humanitare dhe morale. “Dua t’i shpreh ngushëllime homologut tim, Hollande, dhe popullit francez për humbjet e tyre. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejt”, ka thënë Erdogan. Sulmet janë dënuar edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nga zyrtarët palestinezë e të tjerë. Në muajin janar, ekstremistët islamikë kanë vrarë 18 persona në dhe përreth Parisit.
Presidenti sirian

Asad: Franca ka kontribuuar në përhapjen e terrorizmit

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë se gabimet e Francës në politikat ndërkombëtare janë një prej shkaktarëve të përhapjes së terrorizmit në Europë. Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me përfaqësues të anëtarëve të Parlamentit francez në Damask. “Pyetja që është bërë gjatë pesë viteve të fundit është: A ka vepruar Franca në mënyrë të drejtë gjatë pesë viteve të fundit? Përgjigjja është ‘jo’. Mendoj se zyrtarët e Parisit duhet të mbajnë përsipër një pjesë të fajit për përhapjen e ekstremizmit në Europë”. Më tej, Asad shtoi se ajo që ndodhi në Francë, ka pesë vite që ndodh në Siri. Sipas tij, liderët europianë janë treguar neglizhencë me një situatë të tillë, ndaj edhe po vuajnë pasojat. Presidenti i Sirisë në mbyllje nënvizoi se i kishte paralajmëruar prej kohësh përfaqësuesit ndërkombëtarë, mbi një rrezik të tillë.

SHBA, bombardime në Libi, vritet kreu i ISIS

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një sulm ajror amerikan ka vrarë kreun e Shtetit Islamik në Libi. Një deklaratë e zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook, thotë se objektivi i sulmit ishte Abu Nabil, shtetas irakian dhe ish-operativ i Al-Kaedës. I njohur ndryshe me emrin Wissam Najm Abd Zayd al-Zubaydi, ishte udhëheqës i lartë i ISIS në Libi dhe mendohet se ka qenë zëdhënësi në videon e qarkulluar gjatë këtij viti, ku u tregua ekzekutimi i një grupi të krishterësh. Sipas informacioneve paraprake, avionët amerikanë sulmuan një prej bazave kryesore të ISIS pranë qytetit lindor port të Ghadamis. Bëhet me dije se është vrarë nga sulmi militanti Abu Nabil, që njihet si një prej drejtuesve më të lartë të ISIS. Zyrtari i ushtrisë amerikane deklaroi se bombardimet nisën fill pas sulmeve në Paris, por shtoi se ato ishin planifikuar më herët.

Pas ngjarjeve tragjike në Francë, arrihet kompromisi mes fuqive botërore

Bisedimet në Vjenë për Sirinë, Kerry: Armëpushim nga 1 janari

Qeveri tranzicioni brenda gjashtë muajsh për të kaluar në aprovimin e një kushtetute të re dhe në zgjedhje nën mbikëqyrjen e OKB-së brenda 18 muajsh. ثshtë kjo marrëveshja e arritur këtë të shtunë në Vjenë, në raundin e dytë të negociatave mbi Sirinë, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Fillimi i bisedimeve mes regjimit të Asadit dhe opozitës më 1 janar 2016 do të jetë edhe fillimi i zbatimit të një “udhëzuesi” mbi të cilin është rënë dakord nga palët e përfshira në negociata. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Francë, ku nga Vjena deklaroi se fuqitë botërore po diskutojnë për një përpjekje të re të përbashkët kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik në rajon. “Vendosmëria jonë për të eliminuar këtë kolerë vetëm rritet përballë një brutaliteti të tillë”, tha Kerry në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve të djeshme rreth së ardhmes politike të Sirisë. Lidhur me këtë çështje, ai tha se fuqitë botërore që po takohen këto ditë në Vjenë, kërkojnë arritjen e një armëpushimi që do të hyjë në fuqi më 1 janar dhe do të pasohet nga një tranzicion politik dhe zgjedhje të reja. Kerry tha se përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara, Lidhja Arabe dhe 17 vende të tjera ranë dakord për nevojën e një procesi politik gjithëpërfshirës në Siri, krahas vendosjes së një armëpushimi. Procesi do të përfshijë përfaqësues të regjimit të Presidentit sirian, Bashar al-Assad, si dhe të një spektri të gjerë të grupimeve të opozitës. Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se gjakderdhja në Paris tregon domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve kundër terrorizmit. “Duhet të shikojmë se çfarë hapash konkretë duhen ndërmarrë për të forcuar dhe koordinuar veprimet ndërkombëtare kundër terrorizmit”, tha zoti Fabius përpara se të largohej nga Vjena. Ai do të zëvendësojë Presidentin Hollande në takimin e sotëm që do të mbahet në Turqi, të krerëve të shteteve të grupit G-20, për të cilin janë marrë masa të shtuara sigurie.


gazeta Shqip
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Eshte perballje veshtire per evropen sepse kemi t'bejme me kamikaz ku mund te hidhen ne ere kudo ,mjafton qe te marrin jete njerzish. Me kujton ameriken e luftes 2-te boterore ,ate bomben ne hiroshima nuk e hodhi kot per sport por e hodhi sepse e kishte te pamundur te luftonte avionet kamikaz japonez qe binin njeri pas tjetrit mbi anijet luftarake amerikane.
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Amerikont perhere kane hudh gurin e kane mcef doren.... pikerisht kete po bejne dhe tani. Myslymanet vetem po perdoren prej tyre.
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Amerikont perhere kane hudh gurin e kane mcef doren.... pikerisht kete po bejne dhe tani. Myslymanet vetem po perdoren prej tyre.

E megjithate e dashur Marla kjo nuk eshte dhe nuk duhet te jete kauza jone sepse Amerika ka bere shume per ne ,ka bere ate qe Francezi (sot pre e sulmeve) e kundershtonte fort ne vitin 1999 ne luften e Kosoves. Armiku i mikut tim eshte edhe armiku im ;)
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Pune e madhe. Esht miku jone, mos flit dhe mos ki gajle pse e hane te tjeret.. Frika ka kap dhe shqiptaret. Po me thosh nje shoqe krishter. Kish qene tek tregu cam dje dhe kishin kaluar ca goca me shami. Kishin filluar tregtaret (mbyllni dyqanet se erdhen kamikazet). Dhe pse ish e krishtere, po thosh jam habit si munden te mos kuptojne fajtorin... Ja keshtu posi.. Qellimi u arrit. U perhap terrori dhe e han pupulli i shkrete ..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

E megjithate e dashur Marla kjo nuk eshte dhe nuk duhet te jete kauza jone sepse Amerika ka bere shume per ne ,ka bere ate qe Francezi (sot pre e sulmeve) e kundershtonte fort ne vitin 1999 ne luften e Kosoves. Armiku i mikut tim eshte edhe armiku im ;)

Dakort jam dhe une, francezet po paguajne per padrejtesite dhe skuthllikun e politikes se jashte te tyre, mgjate mjer ata qe skane gje ne dore.
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Kish qene tek tregu cam dje dhe kishin kaluar ca goca me shami. Kishin filluar tregtaret (mbyllni dyqanet se erdhen kamikazet). Dhe pse ish e krishtere, po thosh jam habit si munden te mos kuptojne fajtorin... Ja keshtu posi.. Qellimi u arrit. U perhap terrori dhe e han pupulli i shkrete ..
kto jane injoranca o Soul svjen e keqja prej atyre me shamia.

Shqiptaret skane rrezik se nuk e kane me ne por ama rruges na kane po tju teket i hudhin noj bomb dhe pse ktu eshte cdo gje Gerdec fare Lol
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Pune e madhe. Esht miku jone, mos flit dhe mos ki gajle pse e hane te tjeret.. Frika ka kap dhe shqiptaret. Po me thosh nje shoqe krishter. Kish qene tek tregu cam dje dhe kishin kaluar ca goca me shami. Kishin filluar tregtaret (mbyllni dyqanet se erdhen kamikazet). Dhe pse ish e krishtere, po thosh jam habit si munden te mos kuptojne fajtorin... Ja keshtu posi.. Qellimi u arrit. U perhap terrori :D

Kush eshte fajtori sipas teje?
Sepse eshte kthy e modes tani ,hidh veten ne ere vrit qindra njerez te pafajshem dhe dalin pseudo analistat e midhjes dhe peshkut me teori konspirative ,jo po amerika ,jo po perendimi? Te ishte kshu sic mendojne disa amerika nuk do infiltronte kamikaz vetem ne paris ,por do conte disa dhe ne londer , dhe ne berlin dhe ne rome dhe ne bruksel ,biles do bashkpunonte dhe me qeverite e ktyre vendeve qe mbyllni njerin sy lerini te shperthejne dhe ta kthejme ne nje lufte te madhe kunder islamit? Pffff. E kuptoni qe ska kuptim dhe ska llogjike kjo qe shumcia mendojne se pas sulmeve ne evrope fshihet amerika. Une kam pershtypjen qe lindja e mesme nuk ka dashur kurre paqe ,historikisht ka krijuar vetem regjime diktatoriale qe njerzit te ishin te shtypur ,ku fjala civilizim as mos i shkonte ne mendje njeriu dhe ku ABC e pare ne bankat e shkolles te ishte urrejtja karshi perendimit.
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Italia me pelqen, gjithmone ka pas masa sigurie e kontrolli, ktu ku jam une fiks para nje jave erdhi Papa, kontrolle shume te rrepta ne rruge e trena, ska gje me te bukur sesa te ndihesh i sigurt ne rruge :) gjithsesi frika egziston ......
 
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Kush eshte fajtori sipas teje?
Sepse eshte kthy e modes tani ,hidh veten ne ere vrit qindra njerez te pafajshem dhe dalin pseudo analistat e midhjes dhe peshkut me teori konspirative ,jo po amerika ,jo po perendimi? Te ishte kshu sic mendojne disa amerika nuk do infiltronte kamikaz vetem ne paris ,por do conte disa dhe ne londer , dhe ne berlin dhe ne rome dhe ne bruksel ,biles do bashkpunonte dhe me qeverite e ktyre vendeve qe mbyllni njerin sy lerini te shperthejne dhe ta kthejme ne nje lufte te madhe kunder islamit? Pffff. E kuptoni qe ska kuptim dhe ska llogjike kjo qe shumcia mendojne se pas sulmeve ne evrope fshihet amerika. Une kam pershtypjen qe lindja e mesme nuk ka dashur kurre paqe ,historikisht ka krijuar vetem regjime diktatoriale qe njerzit te ishin te shtypur ,ku fjala civilizim as mos i shkonte ne mendje njeriu dhe ku ABC e pare ne bankat e shkolles te ishte urrejtja karshi perendimit.

Jo mo jo se sjane analiste te midhjes, po flasin analiste te huaj e ish agjente te CIAs e ish qeveritar .. PO nejse.. nuk nuk zgjidhim gje nga ketu xhanem..
Meqe po e shikoja vete...
https://www.facebook.com/MPACUK1Ummah/videos/1478473405754889/

[video]https://www.facebook.com/MPACUK1Ummah/videos/1478473405754889/[/video]
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Europa pushtohet nga frika e paniku. Franca: Jemi në luftë, presim sulme të

Donald Trump per president !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top