Përfundojnë hetimet ndaj Kastriot Ismailajt, ja si u vodhën paratë e CEZ-it.
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për të Kastriot Ismailajn, i cili akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë. Gjatë hetimit, për të cilin gjendet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, Kastriot Ismailaj, Prokuroria ka evidentuar dy episode të ndryshme, të lidhura me personin e akuzuar.
I pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar kompaninë “Adriatic Development Corporation Ltd” (ADC), në vitin 2005, me objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe...