Don Samson Pjetraj, i lindur në Kosovë, përkatësisht në një fshat të vogël të quajtur Trakaniq të Gjakovës, i shuguruar për prift në Qershorin e vitit të kaluar, është me mision në një lagje të Napolit të Italisë, vend jo i lehtë për arsyje të shumta, duke filluar nga aspekti kulturor, ai arsimor, edukativ, social, ekonomik dhe mbi të gjitha, siç thotë “Il Mattino e la Metropolis”, është zemra e Camorra-s, ku gjithçka niset nga aty, gjithçka është e kontrolluar nga ata. ” Në zemrën e kësaj lagjeje, gjendet Qenda Edukative Rinore ” Don Bosko “, e cila mirret me fëmijë dhe të rinjë të braktisur nga shoqëria. Këta fëmijë dhe kjo rini e këtij vendi, kanë vetëm një zgjidhje për të ardhmen e tyre: të bëhen vrasës për ” bossa ” dhe ” kapo ” të...