Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Shqipëria mbytet në hashash, 224 mijë bimë për 1 muaj, Lazarati shembullor, Skrapari në qendër të goditjes ثshtë vërtet e pabesueshme! Policia dhe mediat, japin gati çdo ditë njoftime për asgjësim të parcelave të tëra, të mbjella me kanabis, prandaj edhe ky lajm tashmë është kthyer në rutinë. Por si është situata në të gjithë vendin në prag të korrjes, tharjes dhe shitjes së kësaj droge. “Syri. Net”, vetëm duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ka plotësuar pazellin me kanabis, mbi hartën e Shqipërisë dhe ka numëruar bimët e asgjësuara, vetëm për muajin e fundit, 1 Qershor-1 Korrik 2016. Shfrat janë tronditëse, edhe duke mos llogaritur atë që të gjithë e dinë, se kjo është vetëm maja e ajsbergut, as 10%...
Një grabitje e paprecedentë është shënuar pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit. Një grup prej tre personash të armatosur janë futur brenda në terminal ku mësohet se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion. Grabitja ka ndodhur në momentin kur po bëhej kalimi i parave nga makina e rojeve të sigurisë për në avion. Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve. Top Channel.
Kjo është video që po trondit gjithë botën!
Kjo është video që po trondit gjithë botën! UNICEF Ka realizuar një eksperiment social, për reagimet e njerëzve ndaj fëmijëve të humbur të pasur dhe të varfër. Aktor është vetëm një fëmijë, i quajtur Anano. Anano një vajzë bukuroshe, vendoset në fillim në rrugë, vetëm dhe e veshur bukur. Shumë njerëz ndalojnë dhe e pyesin se më kë është, apo nëse ka nevojë për ndihmë. Vendoset sërish në rrugë e veshur jo mirë dhe askush nuk ndalon dhe nuk shqetësohet për të. Në situatën “numër 2”, shkon në lokal e veshur mirë dhe ulet në tavolina të ndryshme, të gjithë e puthin, e përkëdhelin dhe askush nuk e dëbon. Më pas në një moment të dytë e veshur jo mirë dhe e grimuar, për të dhënë idenë e të qenurit e palarë, askush nuk e afron. Një...
TIRANث- Jo rrallë policët kanë qenë pjesë e kronikave për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve si atë verbale ashtu edhe fizike. Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon që polici edhe të vret nëse e shan. Ndërsa një grup efetiktivësh policie kanë ndaluar një djalë të ri, një prej policëve, që me sa duket është shefi, përveç fjalorit aspak të përshtatshëm, e kërcënon hapur dhe i thotë se ‘unë të fus plumbin’. “…Të q*** robt! Ti shan policinë, ti shan policinë?! Unë të fus plumbin ore”, thotë polici. Ndërsa personi që ndodhet mes policëve, përsërit “ku shava more, ku shava”. Nuk dihet se përse është ndaluar i riu dhe as nëse ka kryer veprime për të sjellë atë reagim të policit, që gjithsesi është jashtë çdo...
Revista presitgjoze ndërkombëtare “Forbes”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë në të cilin theksohet se po rritet fuqia e kompanive Kineze të interesuar për vendin tonë. “China Klaus po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze po zëvendësojnë partnerët tradicional europian të Investimeve”. Kështu e nis shkrimin Forbes që thekson se disa politikanë shqiptarë janë të shqetësuar për investimet kineze, pasi ajo investon punën e vet në tregun e huaj. “Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, që ka një shkallë papunësie 17.1%, pasi aty vendet e punës nevojiten tmerrsisht shumë”, shkruan prestigjozja amerikane. Ndërsa vazhdon me tej duke theksuar se Kina është bërë një partner tregtar drejtues për...
Bota e errët e tregut të zi të organeve
Bota e errët e tregut të zi të organeve Transplantet – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit kryhen në botë 21 mijë transplante të mëlçisë, 66 mijë transplante veshkash dhe 6 mijë transplante zemrash. Duhet thënë se sipas një studimi të 2007-s, rreth 5% e organeve të përdoruara, vijnë nga tregu i zi, të cilat sjellin të ardhura që shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë Sa vlen një njeri? Ose më mirë, duke folur ekonomikisht, sa para mund të nxirren duke shitur një njeri ose pjesët e tij? Këto fjalë mund të duken si çmenduri, por janë pyetje të shtruara në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me trafikun ilegal të organeve njerëzore, e cila të sjell drithërima të forta...
TIRANث- Forumi Mysliman i ka dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë ku shpreh kundërshtimin e tij për nenin 18 në draftin e ri të reformës në drejtësi. Myslimanët janë të shqetësuar për pikën dy të këtij neni, që ka të bëjë me martesat brenda seksit. Ata janë të shqetësuar se në pikën 2 të nenit 18 është shtuar “orientimi seksual”. “Neni 18 shkatërron themelet e familjes. Duam që ligjvënësit të na dëgjojnë argumentet, do kërkojmë referendum”. “Ne e shohim si shumë të dëmshme, familja shqiptare boll probleme ka pse të shtojmë probleme në ligj. Ne do bëjmë përpjekjet e mundshme, kundër martesave gay”, tha përfaqësuesi i komunitetit mysliman në një prononcim për News 24. (ma.ar/BalkanWeb)
"Fiks Fare" denoncoi trajtimin çnjerëzor, Zoto shkarkon Përgjegjësin
"Fiks Fare" denoncoi trajtimin çnjerëzor, Zoto shkarkon Përgjegjësin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto shkarkoi menjëherë nga detyra Përgjegjësin e Sigurisë së burgut 313, Ferit Mici, pas publikimit të një videoje në emisionin “Fiks Fare” ku një i paraburgosur lidhet këmbë e duar me litar kundër te gjitha rregullave te burgut. Ai ka ftuar Prokurorinë dhe avokatin e popullit te hetoje ne lidhje me ngjarjen. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një deklaratë për shtyp dënon çdo akt të trajtimit çnjerëzor dhe degradues në sistemin e burgjeve, të cilat nuk respektojnë dinjitetin njerëzor dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm Zoto do t’i propozojë Ministrit...
Gjykata e Kosovës pranon kërkesat e deputetes Lama për bllokimin e këngës “Shqiptar 2” dhe llogaritë bankare të Gold- AG Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama ka konfirmuar për “Zerin”, se Gjykata ka pranuar kërkesat e saj kundër këngëtarit, Arjan Agushi Lama ka kërkuar nga gjykata për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”, si dhe bllokimin e llogarive bankare të këngëtarit. Gjykata e shkallë së parë ka vendosur të pranoj dy kërkesat e mija në padinë kundër Arjan Agushit, për ta vendosur masën e sigurisë, përkatësisht bllokimin e këngës “Shqiptari 2” dhe t’ua bllokoj llogarite bankare. Tani pritet të bëhet shqyrtimi i lëndës në procesin gjyqësor”, ka thënë Lama për “Zeri.info”. Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte...
TIRANE- Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video-seksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, Boldnews.al mëson detaje ekskluzive të kësaj historie por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit. Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike. Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qëndër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë. Qëndra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është tranportuar për në zyrë e ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmon me makinën e ministrit. Takimet e...
Veliaj zbulon këndin e lojërave për fëmijë te Liqeni: Ja dolëm, pavarësisht fyerjeve
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka kujtuar të gjithëve se 1 qershori po vjen dhe bashkë me të edhe premtimi se në ditën e festës së fëmijëve do të ishte gati këndi i lojërave tek Liqeni Artificial. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Veliaj lajmëron se duhen edhe 3 ditë që këndi i lojërave të përfundojë. “Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen.”, citohet në mesazhin e Veliajt. Ndërtimi i një parku lojërash për fëmijë tek kodrat e liqenit u bë objekt debati mes shoqërisë...
Tjetër skandal nga Shkodra, trajtim çnjerëzor i të sëmurëve mendor
Duar të lidhura me litar, zinxhirë. Të sëmurë që lëvizin nën ritmin e asgjësë. Boshllëk, asnjë fjalë. Pak më tutje zinxhirë në këmbë, një kyç në dorë dhe pëshpëritje që nuk i drejtohen askujt. Nuk është burg apo institucion dënimi, por Qendra e Zhvillimit në Shkodër. Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar disa pamje shokuese me atë se çfarë ndodh në këtë qendër. Pamjet flasin për një situatë dramatike të trajtimit të pacientëve që ndodhen aty, ku shumë prej tyre lidhen me zinxhirë në kyçet e këmbëve, të duarve apo për karrige, duke krijuar një pamje vërtetë të frikshme. Por për çudi pranë tyre nuk ka asnjë punonjëse apo infermiere. (m.k/BalkanWeb)
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në intervistën me Ilva Taren në “Ora News” se i beson qytetarit dixhital, i cili e ka informuar se një televizion ka në dorë 2 videoskandale të tjera seksuale, të ngjashme me videon e ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili. “Unë kam një ligj që bëj publike vetëm videot politike. Por ama edhe jeta private e personave publikë në kundërshtim me moralin dhe ligjin, unë besoj se bën pjesë tek interesi publik. Qytetari dixhital më thotë se X TV ka video të tjera. Unë i besoj qytetarit dixhital. Qytetari dixhital më thotë se ka 1 ose dy video të tjera. Janë video të skandalit seksual dhe unë kam besim se TV- të do ti nxjerrë ato”- ka deklaruar ish kryeministri Berisha. Ish-kryeministri la të...
Myslimanët e Durrësit kërkojnë largimin e Nënë Terezës nga shkallët e xhamisë
Vendosja e një muzeu të Nënë Terezës pranë xhamisë së qytetit të Durrësit, ka revoltuar myslimanët. Forumi Mysliman ka reagoi me zemërim me anë të kësaj deklarate. “Figura e një misionare të krishterë dhe bamirëse nuk mund të jetë një justifikim për një veprimtari të tillë pikërisht në shkallët e Xhamisë së Madhe të Durrësit. I nderuar Kryetar i Bashkisë së Durrësit… Kemi besimin se ju këtë akt nuk po e bëni për të provokuar ndjenjat e besimtarëve myslimanë, të cilët nuk ndjehen të përfaqësuar nga kjo figurë. Durrësi ka nxjerrë plot figura fetare apo edhe jo-fetare, të cilat meritojnë një respekt dhe vëmendje të veçantë nga ana juaj, fjala vjen ish-kryetari i kësaj bashkie Hafiz Ali Podgorica apo Hafiz Mustafa Varoshi etj...
Po jetimët kush i mbron?!
Na Albina Nano Me gjithë fatkeqësitë dhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë pushtuar realitetin tonë makabër, ngjarja e abuzimeve seksuale me të miturit e shtëpisë së fëmijës në Shkodër është më e kobshmja. Ajo tregon se sa thellë ka depërtuar kalbja në indin e shoqërisë tonë. Shteti ynë është i paaftë të ofrojë sigurinë minimale për këta individë të pambrojtur që i ka në ngarkim. Të mos flasim pastaj për mirëqenie, edukim apo ngrohtësi, se fjala dashuri është shumë e madhe. Institucionet shtetërore janë përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje të turpshme, që fatkeqësisht ishte e paralajmëruar. اfarë bëri Ministria e Mirëqenies, përkatësisht Shërbimi Social Shtetëror, Avokati i Popullit dhe Bashkia Shkodër pas ngjarjeve të mëhershme të...
“Kemi dyshime të forta dhe po investigojmë, se femrat jetime që detyrohen të lënë Jetimoret, për shkak se mbushin 18 vjeç, përfundojnë prostituta, ndërsa djemtë, përfshihen në trafiqe droge”. Kjo është deklarata e fortë që ka dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Avokati i Popullit Igli Totozani. I ftuar për të diskutuar mbi ngjarjen në jetimoren e Shkodrës, Totozani theksoi se në bazë të ligjit aktual, çdo jetim që mbush 18 vjeç, del përballë “një oqeani”. Sipas tij, ai përfiton një asistencë fare të vogël nga shteti dhe nuk ka të siguruar as shtëpi dhe as gjë tjetër. Për këtë shkak, sipas Avokatit të Popullit, duhet riparë i gjithë sistemi i trajtimit të kësaj shtrese, pasi sistemi aktual është i vjetruar dhe i vë ata...
Të shtëna armësh në Shtëpinë e Bardhë
Janë dëgjuar të shtëna armësh në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia e Bardhë është izoluar, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë pranë hyrjes veriore, transmeton Gazeta Blic nga “Daily Mail” Vizitorët pranë shtëpisë kanë shkruar në ‘Twitter’ se kanë parë shumë njerëz me armë, pasi të shtëna janë dëgjuar jashtë shtëpisë. Incidenti është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa gazetarët në Shtpëinë e Bardhë janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda. /G-Dita
Skandal në Shkodër, 3 fëmijë të abuzuar seksualisht në Jetimore, arrestohet ........
Skandal në jetimoren e Shkodrës. Fëmijët janë abuzuar seksualisht, janë keqtrajtuar dhe detyruar për të punuar. Këto fakte zbulohen nga Prokuroria e Shkodrës, që sot ka urdhëruar ndalimin e punonjësve të Qendrës së Fëmijëve, të dyshuar për “Keqtrajtim të të miturve” dhe “Shpërdorim detyre” Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, nën varësinë e Bashkisë përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion. Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime...
Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”. اfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane? “Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për...
Një denoncim shokues ka ardhur nga Peshkopia. Një 20-vjeçare ka denoncuar kreun e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili se i ka kërkuar marrëdhënie seksuale në kërkim të një vendi pune në administratë. Denoncimi është bërë në televizionin Ora News në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme, si në hotele. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë. Vajza ka filluar punë. Dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge, por sipas saj, kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku dhe kanë shkuar bashkë. Ajo ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë. 20-vjeçarja thotë gjithashtu se Xhelili ka...
Rriste dy pula në shtëpi, bashkia e Beratit e gjobit me 200 mijë lekë
Rriste dy pula në shtëpi, bashkia e Beratit e gjobit me 200 mijë lekë Policia bashkiake e qytetit të Beratit ka dënuar me gjobë Thimie Naço, me 200 mijë lekë të vjetra “për mbajtje të shpendëve brenda zonave të banuara”. Sipas portalit “beratinews”, e cila ka kontakuar Naçon, ku kjo e fundit i ka thënë se është gjobitur për vetëm dy pula që mbante në shtëpi. Ashtu siç del qartë në vendim, gjoba mban datën 21.04.2016, dhe duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit. Në rast të kundërt, për çdo ditë vonesë, kundërvajtësi duhet të paguajë 2 për qind në muaj të masës së gjobës. Vendime të tilla qesharake tregojnë për seriozitetin e thellë të bashkisë Berat në luftën kundër informalitetit.
Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel droge’
MALLAKASTER – Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka bërë publik në faqen e tij në “Facebook” një operacion të Policisë Bashkiake kundër kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e quajtur “Lumara 2”. Sipas Kapllanajt, dy parcela prej rreth 6000 m2, pronë publike, ishin zaptuar për të kultivuar kanabis. Kryebashkiaku akuzon Policinë e Shtetit se nuk ka ndërhyrë qëllimisht në këtë zonë të Mallakastrës ku është kultivuar drogë. Sipas tij, jugu dhe gjithë vendi është kthyer në kartel droge. “Të nderuar miq! Pas informacioneve, që sapo kanë filluar të më vijnë për zaptim të pronave publike në territorin e Bashkisë Mallakastër, dje, së bashku me Policinë Bashkiake organizova një operacion kontrolli dhe verifikimi. Nga...
Palmat e larta shënojnë nga larg shtëpinë e Klement Balilit, në fshatin Stjare, disa kilometra larg Delvinës. Por, njeriu që u cilësua “Eskobari i Ballkanit” nuk ndodhet në banesë. Kështu thonë familjarët e Klement Balilit, që nuk pranojnë të flasin për mediat. Dy vëllezërit e tij thonë se ndodhen në Sarandë e Tiranë, ndërsa për vetë Klementin nuk e dinë se ku është. Ata që pranojnë të flasin janë fqinjët e Balilëve në fshatin Straje, me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë më të lartë jetese sesa zonat përreth. “Unë jam kryetar i PD, këta kanë qenë të gjithë kryetarë në PD. Bashkim Balili ka qenë kryetar i kryesisë së PD”, thotë një prej tyre. Përveçse e cilësojnë politike çdo gjë që ndodh me Klement Balilin, fqinjët...
Shqiptarët janë gjaknxehtë nga natyra, dhe shumica i zgjidhin problemet para se të mbërrijnë autoritetet përkatëse. Kështu dhe rasti i këtij episodi të shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kilometrit të 7, kur disa persona të cilët udhëtonin me automjete janë përplasur. Menjëherë ata kanë ndaluar automjetet që kanë pësuar gërvishtje dhe kanë nisur të debatojnë. Kjo kamera amatore është bërë nga persona të tjerë që sapo kanë parë që debati ka degjeneruar në dhunë fizike, kanë regjistruar materialin filmik duke e dërguar në redaksinë e BalkanWeb. Në video shihet një person i vetëm që gjuan me grushte kundrejt 3 të tjerëve që i janë kundërvënë me duar e me këmbë. Personat që e kanë filmuar shprehen se skena është regjistruar...
Një shkrim i botuar nga portali Citynews ka bërë një analizë sot të ish-anëtarëve të Lëvizjes Mjaft, që drejtohet dikur nga Erion Veliaj, të cilët sot ndodhen në nivele të larta të qeverisë aktuale. Portali i mësipërm shkruan se “Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Veliaj, ishte një nga zërat më të fortë kundër qeverisë “Nano”. Në atë kohë, “Mjaft” i dha goditjen përfundimtare qeverisë socialiste dhe këtë fakt socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar”. Nga një investigim që kreu cityneës, rezulton se drejtuesit e atëhershëm të “Mjaft” që kontribuan në rrëzimin e qeverisë të Partisë Socialiste, sot qeverisin vendin nën logon e “Rilindjes”. Erion Veliaj I pari në listë, është Erion Veliaj, drejtues i...
Nga Rudina Xhunga Në 7 maj, një nënë e re me tre fëmijët e saj në makinë, po shkonte në burgun e Rrogozhinës. E kishte marrë patentën pak muaj më parë dhe ecte me 60 në autostradë, kur lejohej me 100. Fëmijët bërtisnin nga gëzimi, në sediljen e pasme. Do të takonin babin, pas 4 muajsh. E dinin se ishte sëmurë, në spital dhe atë ditë kishin zbrazur oborrin, për ta mbushur makinën me lule. Nuk ia çuan kurrë, nuk e panë kurrë babanë. Makina rrëshqiti në atë rrugë të lagur dhe shkoi u përplas pikërisht te trafikndarësja e çarë, që hyri mes përmes në trupat e dy të vegjëlve. Mos i mbyllni sytë! Mundohuni ta shikoni këtë skenë. Mundohuni të imagjinoni, si ajo nënë ka marrë veten nga përplasja dhe ka çuar kokën nga timoni. Asnjë...
Të fshehtat e komunizmit në ‘strehën’ bunker të Enver Hoxhës
Të fshehtat e komunizmit në ‘strehën’ bunker të Enver Hoxhës Prej qershorit të vitit 19780-ës kur u inaugurua nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës, bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar në Tiranë, nuk u shfrytëzua asnjëherë për qëllimin mbi të cilin u ngrit: atë të strehimit në rast të një sulmi të mundshëm nga armiku i cili nuk erdhi kurrë, veçse në mendjen e ish-diktatorit. Sot, ky bunker është shndërruar në një qendër historiko-artistike të ‘pagëzuar’ me emrin BUNK’ART. Ai u çel për herë të parë për publikun në nëntor të vitit 2014, e prej asaj kohe kushdo ka mundësinë ta vizitojë për të zbuluar këtë pjesë të historisë së vendit tonë. 106 dhoma të shpërndara në 5 kate nëntokë dhe një sallë kuvendi që mbartin dëshmitë e pakta të...
Gratë kuqezi rrethojnë me ‘brekë’ zyrat e punës: Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por...
TIRANث- Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë të pazakontë mëngjesin e sotëm, duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili. Në fakt kanë qenë përfaqësueset gra të Aleancës Kuq e Zi që kanë rrethuar zyrat e punës me të brendshme burrash si shenjë proteste ndaj skandalit të ashtuquajtur “Shukriu”. Ato kanë deklaruar se qeveria punëson vetëm vajza e të bukura dhe se qeveritarët nuk shohin CV-në por kërkojnë seks. “Qeveria punëson vetëm vajza të bukura në administratë. Asnjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet nga CV-ja. Qeveritarët nuk lexojnë CV-në por kërkojnë seks. Të rrezojmë qeveritarët brekëgrisur dhe milioner. Vajzat shqiptare viktima të qeveritarëve”, kanë thënë ato...
Shteti në të cilin askush nuk punon jashtë orarit
Shteti në të cilin askush nuk punon jashtë orarit "Punëtorët nuk qëndrojnë më gjatë në punë për shkak se ata mund të marrin një mësim në joefikasitet në vend të lavdërimit", shkruan Helen Russell, një gazetar britanik, i cili jeton në Danimarkë. Kur në vitin 2013 ajo u zhvendos në Danimarkë me burrin e saj i cili fitoi një punë atje, ajo nuk mund të kishte ëndërruar se bashkëshorti i saj do të vijë në shtëpi çdo ditë në kohë, dhe të premten edhe më herët. اifti ishin mësuar me vonesa në punë edhe pas orarit të punës dhe mungesa e kohës së lirë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata ishin të befasuar kur panë me sa lehtësinë dhe disiplina njerëzit jetojnë në një vend që rregullisht kryeson vendet më të lumtura për...
Voal – Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ në vitet ’90, Andrea Dimushi, kishte premtuar në një intervistë të mëparshme në DITA se një ditë do të tregonte bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, të një sërë emrash të njohur të politikës. Ndërkohë që po flitet për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin, Dimushi tregon sot pseudonimet e dikurshme të disave, padyshim disa syresh të publikuar edhe më parë. Por që marrin rëndësi tjetër kur shqiptohen nga një ish-zyrtarë i lartë të Shërbimeve Sekrete. Duke e lënë të hapur këtë histori për të treguar edhe emra të tjerë… Dimushi sqaron edhe procedurat e rekrutimit të bashkëpunëtorëve, si vendosej pseudonimi dhe përse dikush që realisht nuk ka dashur të bashkëpunojë...
Skandali i Panamasë, zbulohen emrat e shqiptarëve
Ismail Mulleti ishte i pari, por jo i vetmi shqiptar, i përfshirë në skandalin e letrave të Panamasë. Dje pasdite, faqja zyrtare, që disponon afro 11.5 milionë dokumente, ka zbuluar të tjerë emra dhe adresa shqiptare, por edhe individë të Lindjes së Mesme që kishin zgjedhur shtetin shqiptar, si adresim për të mbuluar pasuritë e tyre, si kompani, aksionarë dhe përfitues. Afro 215 mijë dokumentet e radhës janë hapur dje pasdite në faqen online offshoreleaks.icij.org. dhe gazeta sjell listën me shqiptarët dhe kompanitë që dalin nga rrjedhja e informacionit të skandalit “Panama Papers”. Ndërkohë, përpos emrave, baza e të dhënave nxjerr dhe disa adresa postare në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si rruga “Ali Demi”, pranë xhamisë së...
“Pashallarët e kuq”
Pas publikimit që iu bë dje në disa të përditshme shqiptare të ditarit sekret të Enver Hoxhës, lidhur me shënimet e tij ndaj poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshme tashmë “Pashallarët e kuq” të shkrimtarit Ismail Kadare, që mban datën 20 tetor 1975, si dhe një letre te ish-kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu në adresë të Enverit, dokumente të cilat bëhen të njohura për publikun për herë të parë pas plot 41 vjetësh, si dhe interesit të madh të lexuesve ndaj tyre, ne iu drejtuam për një intervistë shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, (i cili prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri), gjë së cilës ai iu përgjigj pozitivisht edhe në respekt të lexuesve të shumë të veprës së tij. Në intervistën që po botojmë...
Domethënia e emrave te disa qyteteve më të mëdha të botës
Domethënia që fshihet pas emrave të qyteteve më të mëdha të botës Kur vizitojnë Colosseum-in në Romë apo “Burj al Arab” në Dubai, turistët me gjasë nuk mendojnë shumë se prej nga vjen emri i qytetit. Por, falë informatave grafike, domethënia e emrave në mbarë Evropën, Amerikë, Azi e madhe edhe Lindje të Mesme, është ilustruar. Informatat e krijuara nga “FlyAbuDhabi.co.uk”, theksojnë etimologjinë e qyteteve më të njohura, përfshirë Amsterdamin, Stambollin, e madje edhe Las Vegasin. Nju Jork-u është emërtuar sipas Dukës Anglez të Jorkut, në vitin 1664. Varshavë do të thotë ‘t’i takosh “Worsz”‘ (emërtuar nga fisniku që ka formuar qytetin). Hong- Kong nga ‘hong’, që do të thotë “me aromë të këndshme” dhe “kong”, që do të thotë port...
Refugjati me lot ne sy:Pape,te lutem me beko..
Papa Françesku ndodhet në një vizitë historike në ishullin grek, Lesbos, aty ku ndodhen me mijëra refugjatë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite në këtë ishull prej të cilit ka kaluar shumica e valës së refugjatëve në vitin e kaluar dhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti është të çojë një mesazh të fortë humanizmi dhe solidariteti gjithë komunitetit mbarëbotëror në përballimin e krizës së refugjatëve. Ndërkohë, kjo foto e këtij refugjati ka prekur shumë zemra. Ai ka shpërthyer në lot teksa është ulur në gjunjë para Papës, në ishullin Lesbos në Greqi. Sipas medieve greke, refugjati me lot në sy i gjunjëzuar shqipton: “Papë, të lutem më beko!”. Gjithashtu, gjatë vizitës një refugjat iu afrua Atit të Shenjtë dhe i dha piktura qe...
TIRANE – Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë. “Bashkëpronar me 50%, e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39,607,741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshatin Surrel, komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Rama. Ndërkohë që në kategorinë e...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në të gjithë botën më*1 maj*ka*manifestime të*punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Ndërsa në Shqipëri kryesisht 1 maji kalohet me festime si një ditë pushimi. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855: me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”. Festa e 1 Majit, lindi nga lufta botërore e punëtorëve për të afirmuar të drejtat e tyre e për të përmirësuar kushtet e jetesës. Pavarësisht se kremtimi i saj lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të اikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886. “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo...
Ekskluzive: Zbulohet 1 libër i rrallë për Skëndërbeun!
Cezar Ndreu Na ka rënë në duar një libër i rrallë 500 vjeçar, i cili jo vetëm nuk ndodhet në institucionet tona të kulturës si në biblioteka, arkiva…, por sipas të gjitha gjasave as nuk është përmendur apo cituar nga studiuesit shqiptarë të historisë së lavdishme të Skënderbeut. Bëhet fjalë për një libër kushtuar kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skëndebeut, që mendohet tani të jetë edhe më i vjetërs se kryevepra e Marin Barletit. Titulli i Librit është: “Commentarii delle cose de Turchi, di Paulo Giouio, et Andrea Gambini, con gli fatti, et la vita di Scanderbeg. ثshtë një libër ndoshta me histori më të vjetër se ai i shkruar nga Marin Barleti për Historinë e Skënderbeut. Barleti e shkuajti Historinë e Skënderbeut në Itali, dhe...
Kryetari i Parlamentit turk, Ismail Kahraman kërkoi që vendi të ketë një kushtetutë islamike, me argumentin se Turqia është shtet mysliman dhe se laicizmi nuk i nevojitet. Komentet e tij, Kahraman, anëtar i partisë në pushtet AKP të presidentit Rexhep Tajip Erdoan, i bëri gjatë një konference të organizuar në Stamboll me akademikë dhe autorë nga vende të ndryshme islamike. “Ne jemi një shtet mysliman dhe për këtë arsye na duhet një kushtetutë fetare. Nuk ka asnjë arsye përse duhet ta distancojmë ne veten nga feja”, deklaroi Kahraman. Duke u ankuar për faktin që ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme, fjala “Allah” nuk përmendet në variantin aktual të dokumentit themeltar asnjë herë, politikani i AKP-së u përpoq të...
"Salah Abdeslam eshte nje rrote,inteligjenca tij sa nje tavlle duhani
Terroristi që mori pjesë në sulmet e Parisit, Salah Abdeslam është një “rrotë nga Molenbeek” dhe “inteligjencën e një tavllë duhani”. Kështu e ka përkufizuar avokati i tij belg, Sven Mary. epa05029569 An undated handout picture provided by the Belgian Federal Police on 17 November 2015 shows Paris terror attack suspect Salah Abdeslam at an undisclosed location. A manhunt was underway 17 November 2015 for Salah Abdeslam, a 26-year-old Frenchman who is said to possibly have been an eighth attacker in the shootings and bombings that left at least 132 people dead and some 350 injured in Paris on 13 November. His brother was among the assailants who died. EPA/BELGIAN FEDERAL POLICE/HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top