Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Skandali/ Farmacitë shqiptare shesin ilaçe të skaduara, Ministria e Shëndetësisë nuk
Shqetësimi është raportuar nga shumë pacientë, pasi disa produkte, shiten pa “bar code-t” përkatëse, që vërtetojnë certifikimin e tyre në lidhje me skadencën. Disa nga ilaçet që shiten pa “bar cod”, janë Leponex , Amoxicilina, Enalapril dhe Atenolo l. Ata bëjnë me dije edhe pse janë ankuar në Ministrinë e Shëndetësisë, askush nuk ka shfaqur interesim për t’i takuar. Leponex është një ilaç që përdoret për sëmundjet mendore, e madje individët që kanë nevojë për të nëse është i skaduar mund të shkaktojnë edhe tragjedi, krime sociale. Ky lloj ilaçi është e pamundur të blihet jashtë vendit sepse kërkohet receta e mjekut që e njeh farmacisti jashtë Shqipërisë. E të sëmurët tonë e marrin të skaduar gjë që në këtë rast provohet që në...
Qarqet ekstremiste po tentojnë t’i amplifikojnë më tepër tensionet mes Athinës e Tiranës. “BalkanWeb” mëson se të paktën dy incidente janë rregjistruar gjatë ditëve të fundit në disa fshatra të minoritetit etnik grek në Jug të vendit ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar objektet fetare, konkretisht duke thyer kryqet e vendosura pranë manastireve ortodokse. Për këtë arsye televizioni prestigjoz grek “Star” ka zhvilluar një reportazh në fshatin Derviçan, duke servirur edhe me pamje dhunimin e objekteve fetare të ndërtuara në fshatrat e minoritetit grek. Konkretisht rreth dy kilometra larg Himarës, në manastirin e Panagias, siç raportohet për “BalkanWeb” është thyer kryqi i kishës ndërkohë që raportohet të jetë shembur...
Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re
Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian miratuan marrëveshjen për rregulloren e re të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave. Arsyet që mund të çojnë në pezullim janë zgjeruar, duke përfshirë rënien e bashkëpunimit për riatdhesim, rritjen e normës së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim, përfshi këtu edhe për shtetasit e vendeve të treta në tranzit, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare. Përdorimi i këtij mekanizmi lehtësohet gjithashtu edhe me shkurtimin e periudhave të referencave, veçanërisht referimit të rrethanave krahasimore me vitin e kaluar apo përpara liberalizmit...
"Na shkatërrove me taksa po s’ke faj se popull dele jemi, bravo!" Përgjigja e Ramës t
Edhe pse ka qenë një seancë e gjatë parlamentare ajo e djeshmja, kreu i Qeverisë Edi Rama nuk ka ngurruar që një pjesë të kohës ta kalojë edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer përgjigje komentuesve për shqetësime të ndryshme. Kështu ka ndodhur dje, teksa stafi i Kryeministrisë ka postuar në profilin zyrat të Ramës një video, program që ka qeveria për të "rilindur" edhe zonat bregdetare të Vlorës. “Një tjetër copëz e projektit të Rilindjes Urbane që nis pas pak dhe do të shndërrojë në perla urbanistike, Vunoin dhe Dhërmiun e vjetër”, shkruan Rama në profilin e tij, çka ka sjellë një lumë komentesh të shumta jo vetëm për mungesën e infrastrukturës prej vitesh në zonën e Vlorës por edhe shqetësime të tjera të qytetarëve, që sigurisht...
Shqiptarët duan Enver Hoxhën/ Berisha: Studimi u manipulua nga Rama dhe OSBE
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session. Ditën e djeshme u bë publik një studim se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë shprehur se komunizmi ka qenë ide e mirë, por i zbatuar keq. Pas këtij publikimi, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë se ky është manipulim i bërë nga Edi Rama për atin e tij shpirtëror, Enver Hoxha. Sipas Berishës, Rama mbështetet edhe nga kreu i OSBE-së në Tiranë. Reagimi i Berishës “Pollet e Edvinit per atin e tij shpirteror, nje manipulim i turpshem i realitetit! Te dashur miq, dje, nje e...
Shqipëria, vendi që vret çdo ditë, një grua, një nënë, një vajzë
Nga Ergisa Bejkollari 1 janar 2016, Sarandë- Afrim Uzo vret bashkëshorten me armë automatik, më pas kryen vetëvrasje. Vajza e pranishme në vendngjarje aktualisht vuan nga depresioni. 7 qershor 2016, Vlorë- Ilir Paja dhunon bashkëshortën në qendër të qytetit. M.C kishte kërkuar tre urdhra mbrojtjeje. 19 qershor, 2016, Korçë- Burri vret gruan dhe më pas veten. 25 korrik, 2016, Patos- Kovaç Goxhaj vret gruan me thikë, shoqërohet në polici. 28 gusht, 2016, Golem- 73-vjeçari Veli Dervishi vret me sëpatë bashkëshortën: “Më kërkoi llogari, më pyeti se ku isha. Nuk mund t’i jepja llogari për çdo gjë. Më acaroi dhe prandaj e vrava” 22 tetor, 2016, Ndroq Tiranë- Afize Lila humb jetën si pasojë e goditjes me armë nga ana e...
“BBC”, reportazh për Shqipërinë: Eshtë kryeqyteti i drogës
Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë. Impianti i fuqishëm përshkruhet si ‘ari i gjelbër’ nga kultivuesit. Në një vend të varfër, kjo është një industri miliarda euro”. Kështu e nis reportazhin e vet “BBC” për Shqipërinë, cilësuar si kryeqyteti i drogës jashtë Evropës. “Tej një rruge të prishur, në një fshat të vogël në veri të Tiranës, duket një gjysmështëpi, gati e rrënuar, me tulla. Ajo qëndron vetëm dhe duket e braktisur. Në fakt nuk është. Nga ajo vjen aromë marramendëse që zbulon edhe funksionin e saj aktual: prodhimin e kanabisit. Brenda, më shumë se gjysma e hapësirës në tokë është e mbuluar me hashash, bimën që po thahet. ‘Ka rreth 20 kg këtu’, thotë njeriu që e zotëron atë. Ai është i ri, ndoshta te...
Eurodeputetja greke: Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit. Shqipëria, vegël e Turqisë
“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”. Kështu u shpreh deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE” organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe Bashkimi himariot i Athinës, duke shtuar se sjell mesazhin e shpresës, luftës dhe fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri, por nuk është skllav. Eleni Theocharous duke zhvendosur kërcënimet greke nga PE në Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të bëjnë duke sjellë në...
اështja çame, Greqia sfidon Shqipërinë: Mos deformoni historinë
اështja çame, Greqia sfidon Shqipërinë: Mos deformoni historinë Vazhdon “lufta e ftohtë” në distancë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por jo vetëm. Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, i ka dhënë një mesazh të fortë Shqipërisë dhe Turqisë. Duke folur nga garnizoni ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në Epir, në kufi me Shqipërinë, Panos Kamenos tha se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Ai iu referua çështjes çame, ku Shqipëria ka ngitur zërin e saj deri në BE për të dënuar gjenocidin grek që është bërë para thuajse një shekulli ndaj popullsisë dhe grabitjes së tokave dhe pronave të shqiptarëve. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, Kamenos foli prerë...
Letrat tmerruese: Trump do t’iu bëjë myslimanëve atë që Hitleri iu bëri hebrenjve
Në disa xhami në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së, besimtarët myslimane kanë marrë mesazhe që të largohen nga vendi ose do të përballen me genocid. Policia tha se mesazhet e marra, janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”. Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet. Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë. Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri...
Kërcënim nga Moska? Rama: Në rajon, aktorë të tretë Kritikat që kryeministri Edi Rama bëri për vendet e treta që ndërhyjnë në politikën e Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën kur janë rritur shqetësimet për impaktin e Rusisë në rajon, kanë rënë në syrin e mediave ndërkombëtare. Edhe pse Rama nuk përmendi emra specifikë, prej kohësh diplomatë të ndryshëm janë ankuar se Moska po përpiqet të shtrijë influencën e saj në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, tani edhe në Shqipëri. “Unë nuk ju them asgjë të re, duke nënvizuar edhe sot faktin se kjo situatë e re premtuese në rajon lidhet me fuqinë e madhe tërheqëse që ka Europa për ne, gjë që ju e keni konstatuar dhe nënvizuar vazhdimisht. Por, po ashtu dua të nënvizoj se...
Vlorë, mbahet ceremonia e flamurit; të pranishëm Nishani e Kodheli
Vlorë, mbahet ceremonia e flamurit; të pranishëm Nishani e Kodheli Këtë të hënë në Vlorë, ashtu si 104 vite më parë, është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i Republikës Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe përfaqëuses të pushtetit vendor. Por ky ishte vetëm fillimi i festimeve në qytetin e Vlorës, festime këto që janë parashikuar të vijojnë gjatë gjithë ditës me aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen në disa zona të qytetit bregdetar. / Top Channel
Si festohet pavarësia e Shqipërisë nëpër botë (FOTO)
Si festohet pavarësia e Shqipërisë nëpër botë (FOTO) 28 Nëntori, festa jonë kombëtare është festuar anë e mbanë botës. Ministria e Jashtme na sjell nëpërmjet një galerie fotosh festimet e ndryshme në Francë, Suedi, Turqi, Emirate, Itali, Kanada, Hollandë, Greqi, Austri, Izrael, Maqedoni, Bruksel, Slloveni dhe Danimarkë etj. Në disa prej ambasadave janë organizuar pritje nga ambasadorët për të festuar këtë ditë, ku kanë marrë pjesë figurat e njohura të këtyre vendeve. Në Suedi, nuk ka munguar edhe vallja shqiptare, ndërsa një statujë në Bruksel e kanë veshur me kostum popullor fëmijësh. / Top Channel france arabia-saudite _turqi kanada suedi itali hollande austri izrael...
Deputeti i CDU-së së Merkel: S’ka negociata pa plotësuar këto kushte Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, që është pjesë e grupit parlamentar të partisë së kancelares Angela Merkel ka bërë të qartë se, Gjermania nuk do të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE para nëntorit të vitit 2018. Një deklaratë e tillë që i zbeh shpresat qeverisë shqiptare për hapjen e negociatave, vjen në një kohë kur Kryeministri Edi Rama pritet që të takohet të hënën e ardhshëm me Kancerlaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Berlin. Krichbaum, i cili ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare theksoi se Shqipëria së pari duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian. Për këtë arsye tha ai nuk do...
Intervista/ Shpërthen deputeti i PS: Beqaj është palaço, të largohet Deputeti socialist, Parid Cara, kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke e cilësuar atë palaço, arrogant dhe në shkelje të ligjit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nisur nga shkarkimi i drejtorit të Sigurimeve Shëndetësore Tropojë, Cara shprehet se mënyra se si ministri Beqaj po vepron, po krijon kosto për të gjithë qeverinë. Duke e veçuar incidentin e Lindita Nikollës nga veprimi i Ilir Beqajt, deputeti socialist e cilëson të shëmtuar gjestin e studentes që i hodhi salcë ministres së Arsimit. “Në të kundërt, vezët, salcën dhe domatet i meritonte plotësisht ministri Beqaj”, shprehet Cara. Pse kërkoni dorëheqjen e ministrit...
Mbetjet, vijon protesta; Shalsi: Ligji është në përputhje me BE-në
Mbetjet, vijon protesta; Shalsi: Ligji është në përputhje me BE-në Vijon protesta e AKIP kundër importit të mbetjeve. Mësohet se janë lënë të lirë edhe dy aktivistët, të cilët i janë bashkuar sërish protestës. Ndërsa një tjetër protestë po zhvillohet nga shoqata e bizneseve, të cilët përshëndesin nismën e qeverisë, duke shtuar se protesta e AKIP i dëmton ata. Ndërsa propozuesi për miratimin e ligjit të mbetjeve, Eduard Shalsi tha jashtë Kuvendit se qytetarët meritojnë debate serioze për çështjen e mbetjeve “Ajo që unë di është që të gjithë dyshimet që kanë ekzistuar dhe dyshimi i fundit i disa parlamentarëve ka qenë se propozimet kanë qenë kundër ligjit të BE. Përgjigja ishte e pastër dhe thuhej e kundërta se ndryshimet...
Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave të vendi
N mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skai”, ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist, i cili po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë. Kryeministrit Rama...
Një aktiviste e Lëvizjes “Për Universitetin” u shoqërua të enjten rreth orës 5 pasdite nga policia pasi hodhi bojë të kuqe ndaj ministres së arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi të saj me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë. “Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen” deklaroi Lëvizja në Facebook. “…Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla”, shkruhej në deklaratë. Në videon e postuar në profilin në Facebook të...
Pse në Shqipëri pagat janë më të ultat në rajon?
Pse në Shqipëri pagat janë më të ultat në rajon? Orientimi i investimeve të huaja në tregun Ballkanik lidhet me një sërë arsyesh, mes tyre dhe kostoja e ulët e fuqisë punëtore. Hendeku mbetet i madh. Nëse p.sh., në vendet e BE-së çmimi mesatar për një orë pune përllogaritet në 24 Euro, në shtetet e rajonit ballkanik mesatarja e këtij treguesi shkon në 4.4 orë Euro. Sipas studimit më të fundit që ka publikuar EuroStat, kur vjen fjala për Shqipërinë shifra është akoma edhe më e ulët: një orë pune ka koston mesatare 2.2 Euro. Ekspertët e ekonomisë bëjnë arsyetime nga më të ndryshmet, për rrjedhojat e këtij polariteti, si dhe për faktin se sa ky indikator shfrytëzohet në favor të nxitjes së investimeve të huaja – investime për...
Arrestohen dy pedagogë në Shkodër, merrnin 200-700 euro për provim
Arrestohen dy pedagogë në Shkodër, merrnin 200-700 euro për provim Dy pedagogët e arrestuar, (majtas) Roakin Debardaku dhe Simon Lufi Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filo-logjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro. Në vijim të një hetimi disa-mujor, të filluar në bazë të informacionit të Policisë, Prokuroria e Shkodrës ka marrë nga gjykata lejen për arrestimin e personave të përfshirën në veprimtarinë e paligjshme. Masat e sigurisë janë ekzekutuar gjatë mesditës së Hënë (dt. 21.11.2016) nga ana e forcave...
Gafat e portaleve shqiptare
Lufta per shpejtesine e informacionit ndonjehere i shtyen portalet qe te bejne gafa te ndryshme nga ngutia qe te jene te paret. Por kur keto gafa behen te shpeshta atehere nuk mund te kualifikohen thjeshte si 'gabime njerezore' por si joprofesionalizem e joseriozitet. Nejse, ketu mund te postoni gafat e ndryshme te tyre. Po e filloj me nje screenshot ku ndeshet Turqia me Turqine. Lol
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “Neës24” ka folur për skemën e re të organizimit të kultivimit dhe shitjes së kanabisit. Hoxha tha se këto vite, që pas rënies së Lazaratit është vënë re sipas tij një strukturë komplet tjetër e kultivimit të kanabisit. Ai shpjegon se ata që merren me kanabis ndahen në 5 shkallë kryesore. Kështu, Hoxha thotë se në krye të listës qëndrojnë ata që i cilëson si grosistë. “Grosistët janë ata që njohin tregun, që kanë lidhje me jashtë dhe që e shesin jashtë kanabisin. Pra grosistët janë trafikantët që janë në krye të listës”, tha Hoxha. Të dytët sipas tij janë financuesit. “Të dytët janë financuesit. Këta janë persona, kryesisht biznesmenë që kanë...
Udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Perëndimi ka kultivuar një rend botëror prej dekadash, gjë që iu ka shërbyer miliarda njerëzve. Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA ka vendosur këtë rend – dhe dekadat e paqes dhe mirëqenies që është garantuar nga ky rend – në rrezik të madh. Nga Chris Patten*, Project-syndicate Unë kam kaluar të gjithë jetën time politike diku që quhet “Perëndimi.” Nuk qe në kuptimin e drejtpërdrejtë “perëndim”: Ndërsa qendra gjendet në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, ky koncept përfshin edhe vende shumë të largëta si Australia dhe Japonia. Në fakt “Perëndimi” është një bashkësi që pati përqafuar shpresa dhe vlera të përbashkëta. Duke reflektuar udhëheqësinë botërore të...
Nga Spartak Ngjela Kur do te vijë ajo kohë kur Shqipëria do të shpëtojnë nga shtija që u bëjnë liderët politikë interesave të saj. Kjo kohë tani ka ardhur. Por, historikisht, shitja e interesit kombëtar shqiptar ka qenë fatkeqësia shqiptare, sepse, fqinjët, pasi pushtuan territoret shqiptare, vazhdimisht kanë blerë lidërshipet politikë në Shqiperi. I pari e bëri këtë manovër Esat Pashë Toptani. Pas tij Ahmet Zogu bëri të njëjtën gjë me Beogradin. Enver Hoxha po me Beogradin u lidh për të siguruar ardhjen e tij në pushtet. Te gjithë kundër interesit shqiptar në Ballkan. Pas tyre, të njëjtën gjë bëri dhe po bën Sali Berisha. Ky duket të jetë me i pështiri: kërkon të shpëtojë burgun e abuzimeve të tij dhe të taborit të tij...
“1 mijë vite nga shfarosja. Të arratisemi nga ky planet”
“1 mijë vite nga shfarosja. Të arratisemi nga ky planet” Njerëzimit i kanë mbetur pak shekuj kohë për të planifikuar arratisjen nga planeti ynë i brishtë dhe nëse nuk do të gjejë rrugët e mënyrat për t’u larguar prej tij, rrezikon të shfaroset. Ky është paralajmërimi i radhës fizikantit dhe teoricienit më të zëshëm të ditëve moderne në fushën e astrofizikës, Stephen Hawking. Duke folur në një simpozium me studentë në Universitetin e Oksfordit, shkencëtari britanik, i famshëm për disa parashikime të tjera të zymta për të ardhmen e njerëzimit, ka paralajmëruar se apokalipsi mund të jetë shumë më afër nga sa besohet deri më tani. “Duhet të vazhdojmë të eksplorojmë hapësirën për hir të njerëzimit dhe ekzistencës së tij. Unë...
Përse hebrenjtë janë të fuqishëm e muslimanët jo?
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar ditën e djeshme, duke u lexuar nga më shumë se 15 mijë persona, në faqe dhe facebook. Duke qenë se pas daljes së tij nga publikimi në redaksi kanë ardhur kërkesa të shumta nga persona të cilët nuk kanë patur mundësi të njihen me të, vendosëm ta ripublikojmë përsëri. Ndërkohë bëjmë me dije se shkrimin mund ta gjeni edhe në faqen facebook të “shtypi.net”. * * * Për të gjithë ata që pyesin se pse muslimanët kanë ngecur në zhvillim, Prof. Nexhat Ibrahimi shpjegon në mënyrë profesionale, bazuar në fakte dhe statistika reale. Lexoni shpjegimin e profesorit: Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë: – 7 milionë në Amerikë – 5 milionë në Azi – 2 milionë në Europë – 100 mijë në Afrikë Numri i...
Qytetarët e kritikojnë, Rama: Mos u mërzisni, në 2018 prap këtu më keni
Kryeministri, Edi Rama publikoi të martën paradite një video në Facebook, ku tregonte rastin e një pensionisteje që ka marrë legalizimin e shtesës në banesën e saj. “Kurrë nuk është bërë shumë për ata që janë më shumë në nevojë, por në këta tre vjet është bërë më shumë se asnjëherë më parë në mbështetje të tyre. Ja një shembull kuptimplotë”, shkruan Rama. Por, ndaj tij kanë vërshuar një lumë kritikash dhe vërejtjesh për punën e bërë nga qeveria dhe realitetin e hidhur që ndeshin çdo ditë qytetarët. Një prej komentuesve e vënë në lojë Kryeministri duke thënë se a do të vendosë qeveria taksë për ujin kur të prodhohen makina që punojnë me ujë duke iu referuar vendimit më të fundit për vendosje e akcizës për makinat me gaz. Kurse...
Princesha e Arabisë që po mahnitë gjithë botën
Ameerah Al Taweel është një princeshë 33-vjeçe e Arabisë Saudite e cila i ka inspiruar të gjithë me dëshirën e saj për ta bërë botën një vend më të mirë. Kjo është historia e saj: Princesha Ameerah është një grua e bukur, e vendosur dhe qëllimore. Ajo përballet me problemet njerëzore jo vetëm në Arabi Saudite, por në të gjithë botën. Ajo ka vizituar më shumë se 70 vende për të kuptuar dhe zgjidhur problemet më të mëdha në botë. Princesha lufton varfërinë dhe pasojat e katastrofave. Ajo merr pjesë në organizata bamirësie, ka krijuar një strehimore në Afrikën Perëndimore, u ka ofruar ndihmë viktimave të përmbytjeve në Pakistan, ka hapur një Qendër për Studime Islame në Universitetin e Kembrixhit, dhe ka udhëhequr një mision...
Shkodra qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik
Kastriot Myftaraj: O Shkodranë! Më shumë se 100 vite më parë, gjatë Luftës së Parë Ballkanase, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë si qytet martir, me rastin e rrethimit të gjatë nga Ushtritë e Malit të Zi dhe Serbisë. Atëherë, Shkodra e rrethuar, që rrezikonte vdekjen nga uria, nën breshëritë e predhave të topave malazezë dhe serbë, u krahasua me Parisin e rrethuar nga prusianët, në 1870-71. Në 2016, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë, sepse FIFA vendosi që ndeshja Shqipëri-Izrael të zhvendosej nga stadiumi i Shkodrës në atë të Elbasanit, për shkak se në Shkodër u zbulua një celulë terroriste islamike, që do të kryente atentate me rastin e ndeshjes. E përse, do t’i bënin atentatet këta shkodranë muslimanë? Për shkak të...
Ngjarja e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës, ku një 20-vjeçare qëlloi me thikë 24-vjeçarin Severjan Tusha, dha dënimin për autoren e vrases. Mثsohet se vajza ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Nث fillimet, raportohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Por, hetimet nxorrën një tjetër të vërtetë. Mثsohet se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj. Pas plagosjes, Tusha u dërgua në Spitalin e Traumës në...
Henri Kisinger: Ja pse s’duhet të shqetësohemi nga fenomeni Trump dhe kaosi i rendit të ri botëror Në një rrëfim të gjatë për “The Atlantic”, Henri Kisinger flet për kaosin që mbizotëron aktualisht në rendin botëror, sfidat e presidencës së Donald Trump, shpresat për një detantë në marrëdhëniet SHBA-Rusi si dhe për krizën e identitetit që po kalon kontinenti evropian A jeni i befasuar nga fitorja e Donald Trumpit? Henry Kissinger: Mendoja qe do te fitonte Hillary. اfarë do te thote kjo per rolin e Amerikes ne bote? Mund te na mundesoje te vendosim nje koherence, mes politikes sone te jashtme, dhe situates tone te brendshme. Eshte e qarte se ka nje hendek mes perceptimit qe ka publiku mbi rolin e politikes se jashtme te...
“Padronët” e Europës
FAMILJA ROTHSCHILD / “Padronët” e Europës Nga banka e shkëmbimit të valutave në Frankfurt, në fundin e Shtatëqindës, Rothschildët nisën fluturimin drejt Europës. Financuan industritë që po lindnin si dhe qeveritë e cdo regjimi politik, duke marrë pjesë si protagonistë në ndërtimin e shoqërisë moderne të industrisë dhe financës Frankfurt mbi Main, viti 1744. Pranë rrugës së madhe përbri Renit dhe në kufirin mes Francës dhe Holandës, qyteti e kishte shfrytëzuar më së miri atë pozicion. Shkëmbime fitimprurës të mallrave dhe parasë gjallëronin rrugët. Me 35 mijë banorët e tij, Frankfurti ishte një prej qendrave më të mëdha të Gjermanisë. Një e dhënë e veçantë: më shumë se një e dhjeta e popullsisë ishte e përbërë nga hebrenj që...
Putin "godet" Rothschild
Putin i vendosur për shkatërrimin e rendit të ri botëror, ‘godet’ Rothschild Dinastia Rothschild një nga familjet që synon botën, e ka të ndaluar të hyjë në Rusi. Vendimi është marrë nga Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka lëshuar një dalim të plotë për Jacob Rothschild dhe familjen e tij që të hyjnë në territorin rus. Familja me origjinë hebraike e ka të ndaluar të hyjë në vend “në asnjë rrethanë”. Kohë më parë, Rusia i ka shlyer të gjitha borxhet familjes Rothschild. Presidenti rus thuhet se është zotuar për të shkatërruar rendin e ri botëror, i cili beson që ushqehet nga dinastitë e një grupi të vogël familjesh, të cilave u kanë borxh shumica e shteteve të botës. Sipas medieve ruse, Putin është duke bërë hapa të...
Përmbytje në gjithë vendin, humbin jetën 2 persona
Përmbytje në gjithë vendin, humbin jetën 2 persona Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq. Në Bashkinë Klos, në fshatin Plan i Bardhë, është shënuar viktima e parë në vend si pasojë e përmbytjeve. Viktima është shtetasi me inicialet Gj.N, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga ujit. Ndërkohë një familje me pesë persona është bllokuar në një banesë në lumin Mat dhe pritet helikopteri i FA-ve për t’i marrë prej andej. Një 50-vjeçar është rrëzuar, teksa po përpiqej të rregullonte çatinë. Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë. Raportohet se viktima është shtetasi K. Spahiu. Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar...
Prej datës 7 nëntor, Greqia ka dislokuar në kufirin me Shqipërinë tanket dhe mjetet e saj të rënda më moderne luftarake në kuadrin e një stërvitjeje të koduar “Mburojë çeliku”. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një video të përgatitur nga ushtria greke e cila vetëm pak ditë më parë iu është shpërndarë edhe mediave të vendit fqinj ku dëgjohen qartësisht urdhrat për goditjen e “objektivave”. Mësohet se bëhet fjalë pikërisht për stërvitjen e Brigadës së 8-të sulmuese të ushtrisë greke, në përbërje të së cilës janë efektivët më elitarë të këmbësorisë. Për këtë stërvitje ushtarake bie në sy fakti se pothuajse në të gjitha mediat greke, është publikuar pothuajse i njëjti tekst njoftimi, që ndonëse nuk përmend në asnjë rresht...
Rama uron Donald Trump për fitoren
Në një postim në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se Hillary Clinton nuk i’a arriti të bëhet presidentja e parë e SHBA-ve, e teksa e uroi Trump për fitoren e tij, Rama theksoi se marrëdhënia strategjike e Shqipërisë me SHBA-në do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta mes dy vendeve. “Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërise, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historine e Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara...
Basha: Droga dhe krimi, përgjegjësit kryesorë për krizën e vendit
Basha: Droga dhe krimi, përgjegjësit kryesorë për krizën e vendit “Përplasja mes policisë së Lezhës dhe Mirditës për drogën në Rrëshen dhe shkarkimet në bllok të oficerëve të policë që kryen operacionin, janë treguesi më i qartë se ku ka degraduar shteti i Edi Ramës, dhe se kush është padroni i vërtet i drogës në Shqipëri”, ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në degën 12 në Tiranë. Sipas tij, mbi 3 tonët e drogës të kapur në Mirditë janë një tjetër fakt i kanabizimit të vendit nga Edi Rama. “Ky është një shtet i banditizuar në çdo qelizë, për pazaret e drogës nuk po luftojnë më vetëm bandat me njëra-tjetrën por po lufton edhe shteti brenda shtetit. Mbi tre...
Rrëfimi tronditës/ Vajza nga Vlora aborton fëmijën me deformime, fryt i përdhunimit..
Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Vlorës, kur një adoleshnte ka denoncuar babin e saj, i cili e ka përdhunuar duke e lënë madje edhe shtatzënë. Policia e qytetit bregdetar tha se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.ا, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, i cili akuzohet për këtë ngjarje të rëndë. Opinion.al Ndërkohë në media është bërë me dije se vajza është detyruar të abortojë fëmijën, fryt i këtij akti ccnjerëzor, sepse sipas mjekëve shfaqte probleme dhe keqformime. Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici. Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN*-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17*-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin...
Grekët ‘hakmerren’ në kufi, mbi 100 shqiptarë u kthyen në 24 orë
Vetëm një ditë pas takimit që ministri i brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri zhvilloi me homologun e tij grek, ku i kërkoi të marrë fund kthimi pas asnjë arsye i shtetasve shqiptarë në Kakavijë, vetëm në 24 orë mbi 100 shtetas shqiptarë janë kthyer pas nga policia greke. Sipas shtetasve të kthyer, policia greke nuk u ka dhënë asnjë shpjegim për këtë masë të ndërmarrë ndaj tyre, edhe pse disponojnë dokumente të rregullta. Kthimi i shqiptarëve në kufirin me Greqinë është bërë prej kohësh një formë reagimi e shtetit fqinj në çdo rast që marrëdhëniet mes dy vendeve kalojnë ndonjë krizë. I tillë edhe rasti më i fundit me Himarën, ku Greqia i kërkoi shtetit shqiptarë të mos prekë pronat e minoritetit himarjot, kërkesë që mori një...
“Mbetjet”, Brukseli nuk u pyet. BE: Jemi gati nëse na thoni https://www.youtube.com/watch?v=Ks-BvgNUARg Top Channel i kërkoi Komisionit Europian një qëndrim zyrtar mbi amendimin që Parlamenti i bëri ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve të vitit 2011, dhe a janë bërë këto ndryshime në përputhje me legjislacionin e BE-së. Në përgjigjen e dhënë përmes zëdhënëses Maja Kocijancic, Komisioni Europian sqaron: “اështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve janë pjesë e legjislacionit të BE-së. Komisioni është në dijeni se amendimet e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e mbetjeve iu prezantuan Kuvendit të Shqipërisë dhe pritet të hyjnë në fuqi. Bazuar në një shqyrtim fillestar të këtyre ndryshimeve, Komisioni gjen se legjislacioni...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top