Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Kulla 250 milionë dollarëshe. Projekti, në fund të bulevardit të ri Qeveria ka miartuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cilia ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”. Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë në këmbim të ofrimit të një sipërfaqeje ambientesh për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu kërkohet...
IWF: Evropa çerdhe e abuzimeve seksuale të fëmijëve
Europa po kthehet në qendrën globale të imazheve dhe videove të abuzimeve seksuale me fëmijët. Ky është konkluzioni i një raporti të përvitshëm të Fondacionit për Mbikëqyrjen e Internetit (IWF), që thekson se rreth 60 për qind e materialeve të abuzimeve mbarëbotërore gjenden pikërisht në Europë, me një rritje prej 19 për qind. Holanda kryeson listën e kombeve europiane si “arkivuesja” e përmbajtjeve ilegale, thotë më tej IWF. Kjo vjen edhe si pasojë e përmirësimit të raportimeve dhe policimit nga ofruesit e shërbimit të internetit në Amerikën e Veriut. “Situata është përmbysur krahasuar me vitet e kaluara”, thotë shefja ekzekutive e fondacionit në fjalë, Susie Hargreaves. “Europa është tashmë mikpritësi më i madh i imazheve të...
Drogë në burgun e Drenovës, shkarkohet drejtori dhe 7 gardianë
Drogë në burgun e Drenovës, shkarkohet drejtori dhe 7 gardianë Një sasi e vogël kokaine është kapur këtë të mërkurë teksa po tentohej të futej në burgun e Drenovës. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se gardianët kanë sekuestruar 12 gram heroinë, e cila i gjet në oborrin e burgut dhe ishte e futur në një qese. Dyshohet se heroinën e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja është marrë nga policia për të parë shenjat e gishtave. Pas zbulimit të këtij rasti është shkarkuar shefi i policisë së burgut Drenovë Adriatik Parizi dhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij. Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast. g.shqip
Elvira Dones flet për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri
Elvira Dones flet për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri: Ul shfrytëzimin e njeriut Në diskutimin me temë “اështja e gruas & letërsia”, mbajtur në kuadër të takimit të parë të “Klubit të librit për diversitetin”, ishte e ftuar edhe shkrimtarja Elvira Dones. Shkrimtarja e njohur shqiptare, përmes një videomesazhi, kujtoi së pari, kohën kur e shkroi librin. Teksa foli për gratë, për trafikimin e tyre, ajo u ndal edhe tek legalizimi i prostitucionit. “Në qendër të Europës, kemi legalizimin e prostitucionit. Pyetja që më është drejtuar është: a do të ishte e përshtatshme, edhe për shoqërinë shqiptare kjo gjë. Legalizimi çon në një ulje të shfrytëzimit të njeriut mbi njeriun”, tha Elvira Dones. Nëse janë pjekur kushtet që kjo gjë...
Shifra “shokuese”, në 1991 mbi 80% e votave ishin pro regjimit komunist
31 mars 1991 u bënë zgjedhjet e para pluraliste. Ishin zgjedhje 108 ditë pas lejimit të pluralizmit politik dhe krijimit të partive të reja politike. Ishin zgjedhjet e vetme ku kandidonin edhe shoqata (Omonia) dhe organizatat satelite të PPSH (Fronti, BRPSH, BR, BG, KV) dhe të vetmet ku KQZ ishte njëherësh drejtues i zgjedhjeve dhe kandidat në zgjedhje, – të vetmet në votim 100% mazhoritar dhe të vetmet në të cilat humbën në garë Presidenti, Kryetari i KQZ etj. Analiza e të dhënave të bëra nga Instituti i Studimeve Politike, në kuadër të projektit mbi database zgjedhore në vite, mbështetur nga fondacioni gjerman, Konrad Adenauer Stiftung, ofron të dhëna interesante: të dhënat tregojnë se ndonëse të gjithë sot flasin për...
Policia Rrugore, 1500 gjoba për shkelje të ndryshme (Video)
Policia Rrugore, 1500 gjoba për shkelje të ndryshme (Video) Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1553 raste në të gjithë vendin. Nga këto, 230 raste për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 224 për përdorimin e celularit, 218 për parakalim të gabuar, 38 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 37 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Ndërsa, pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj. Janë pezulluar 25 leje drejtimi gjithsej. Nga këto, 2 për përdorim alkooli, 18 për shpejtësi tej normave të lejuara, 5 për mosrespektim semafori. Po gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 2 për...
Dënohet nëna që la fëmijët në Gjermani La fëmijët e mitur në Gjermani për t’u siguruar një jetë më të mirë, por pas kthimit në Shqipëri u dënua për braktisje të fëmijëve. E tillë është historia e 44-vjeçares, Miranda Loçka, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burgim, por duke ja pezulluar vuajtjen e dënimit me shërbim prove për 18 muaj. 44-vjeçarja është denoncuar nga Policia Kufitare, e cila konstatoi kthimin e saj nga Gjermania pa katër fëmijët, me të cilët kishte dalë nga vendi ynë. Si gjatë hetimeve, ashtu edhe gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi vetë faktin e lënies së fëmijëve në Gjermani. “Fëmijet i kam lënë vetë me dashje në azil në dhomën ku qendroja në fshatin Ferne të komunes Sellzkoten ne...
CDU, Bashës: Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investimi ynë
CDU, Bashës: Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investimi ynë Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë. Në letrën, të cilën e disponon edhe Top Channel, funksionari i lartë partiak i CDU-CSU shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Pasi grupi im parlamentar u angazhua...
Muzikë ritmike me gota plastike, 8 mijë të rinj shqiptarë thyejnë rekordin Guinness
Dy mijë e shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe gjashtë mijë të tjerë nga rrethet, thyen sot rekordin “Guinness Cup Song Albania”. Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës ishte ky eventi që bëri bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat. Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë dhanë një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme performuan me kupa plastike këngën Cup Song. Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave. Kur një solist këndon dilemën...
“Le Monde” shkruan për Alpet Shqiptare
Gazeta franceze “Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën, në gjuhën franceze, pamje nga Alpet që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të famshëm gjithandej Shqipërisë, por edhe veshjen e qytetarëve në këtë zonë. Gazeta e famshme franceze i ka kushtuar një artikull të tërë Alpeve Shqiptare dhe jetës në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një udhëtim të realizuar nga blogu ‘La Balaguere’ në bashkëpunim me gazetën e respektuar franceze, “në regjionin më të egër shqiptar, në Alpet Shqiptare” siç shkruan “Le Monde”.“Le Monde” ofron për lexuesit e saj në mbarë botën, në gjuhën franceze, pamje nga Alpet që janë pjesë e Alpeve Dinarike, pjesën e Kelmendit, pamjet e bunkerëve të...
Alarmante/ Rrezikojmë të mbetemi pa mjekë: Për 3 vite ikën 400 vetë
Alarmante/ Rrezikojmë të mbetemi pa mjekë: Për 3 vite ikën 400 vetë Në vitet ardhshme kur mjekët që janë në punë të dalin në pension do të rrezikojmë të mbetemi pa mjekë. Në tre vitet e fundit janë larguar nga vendi 400 mjekë të rinj. Këta janë të evidentuar nga Urdhëri i Mjekut, pa folur për ata që janë diplomuar për Mjekësi dhe nuk kanë punuar, për të cilët nuk ka evidenca. Sipas shifrave që publikon Urdhëri i Mjekut gjatë viteve, 2014, 2015 dhe 2016 kanë emigruar plot 400 mjekë. Përkatësisht 145 mjekë në 2016, 120 në 2015 dhe 132 në 2014. Pra siç shihet numri ka shkuar në rritje nga viti në vit. Ku shkojnë mjekët? Gjermania është destinacioni i preferuar për shkak se ky shtet njeh çdo diplomë, certifikatë apo...
Trump shuan ëndrrën e serbëve, presioni mbi Serbinë për njohjen e Kosovës
Trump shuan ëndrrën e serbëve, presioni mbi Serbinë për njohjen e Kosovës Veprimet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se kanë shuar të gjitha shpresat se politika amerikane në raport me Kosovën, do të ndryshojë. Megjithatë, analistët serbë thonë, se fakti që shpresa serbe është shuar, nuk është sfida më e madhe që ata i pret, përcjellë gazetametro.net. Nga eufori, në zhgënjim. Kështu mund të përshkruhet atmosfera në Serbi, në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump president të 45’të i SHBA’së. Opinioni në Serbi kishte krijuar besimin se Trump do të ua kthente Kosovën. Megjithatë, çdo hap që presidenti i ri amerikan, dhe personat e administratës së tij e kanë bërë, mund të...
Nënshtrimi i butë
Katari përdor kulturën për të eksportuar islamin në Europë. Xhami, universitete, piktura, libra, televizion: mëbrrin një lumë i pafundëm parash “The Economist” e ka quajtur “shteti tjetër wahabist”. ثshtë Katari, kloni i vogël i Arabisë Saudite, por deri më sinuoz se Janusi dyfytrësh, vendstrehim për predikuesit islamistë që edhe sauditët i konsiderojnë tepër radikalë, por edhe oaz i mbushur plot me lokale nate. Një “puritanizëm soft”, kështu e përkufizon “The Economist”, vjen nga ai që deri gjysmë shekulli më parë ishte një vend peshkatarësh, mjaft i varfër dhe jashtë radarit, por që sot është ndër më të pasurit e botës (PBB-ja për frymë është 100000 dollarë), falë 80 milion tonëve gaz të lëngët që vendi prodhon çdo vit. Emiri...
Gafa e shekullit/ Gazetarja e pyet nëse është artist, ja si përgjigjet Kastriot Tusha
Kjo mund të konsiderohet si gafa e shekullit. Një gazetare kulture ka ndaluar tenorin e njohur Kastriot Tusha, për ta pyetur për një shfaqje, pa e ditur fare se kush ishte ai. Ajo e pyet për shfaqjen që as vetë nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë, por që profesor Tusha e ndriçon me shpjegimin e tij. Pas pyetjes së parë vjen edhe “perla” e gazetares, teksa e pyet tenorin e njohur: “Ju vetë jeni artist?” Me i siguri surpriza më e madhe ka qenë për profesor Tushën, teksa ka mësuar se ka gazetarë që nuk e njohin atë. Me një lloj elegance dhe qetësie ai i shpjegon gazetares se kush është dhe çfarë bën. 1272146836166845 Dritare net
Pazari i Ri, Rama: Ne hapim çadra pune, opozita merret me fjalë
Pazari i Ri, Rama: Ne hapim çadra pune, opozita merret me fjalë Ashtu siç ishte premtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, sot u hap tregu i Pazarit të ri. Tashmë pazari është shndërruar në një hapësirë modern. I pranishëm në ceremoninë e përurimit është kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pazari do të shërbejë gjatë ditës si treg, ndërsa pasdite do të përdoret si shëtitore. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se Basha e kishte kthyer Bashkinë në institucion ku nuk punohej, ndërsa sot realiteti është ndryshe. Ai foli edhe për protestën e opozitës në çadër, duke theksuar se ata protestoj pasi nuk duan reformën në drejtësi. “Vetëm dy vjet më parë këtu ishim 100...
Atmosfera festive në qytetin e Elbasanit ka mbushur bulevardin kryesor që në orët e para të mëngjesit. Qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqipfolëse kanë zgjedhur të festojnë ardhjen e stinës së ngrohtë nga qyteti i luleve. Bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një sërë aktivitetesh të cilat mbajtën qytetarët në shesh deri në orët e mesditës, kur të gjithë iu drejtuan më pas vatrave familjare për drekën tradicionale të Ditës së Verës. Ballokumja është “mbretëresha” e festës dhe qindra tregtarë kanë mbushur plot dyqanet dhe rrugët me produktin tradicional të Ditës së Verës. Ndërkohë, panairi, ashtu si çdo vit, është vizituar nga politikanët, të cilët kanë ndarë mendime të ndryshme për ecurinë e ekonomisë vendase...
“Xhafa ka qenë xhelat që thyente kockat e armiqve të partisë në burgje”
Ish-kryeministri Sali Berisha, per te komentuar kreun e ri te Ministrise se Brendshme, Fatmir Xhafen, i eshte referuar atij qe ai e quan qytetari dixhital, sipas te cilit, “Fatmir Xhafa ne vitet 80 nuk ka qene jurist por, xhelat hetues i sigurimit te shtetit ne degen e puneve te brendshme te Krujes ku thyente kocka te kundershtarve politik te diktatorit Hoxha”. Statusi i Berishes: Qytetari dixhital informon: Fatmir Xhafa ne vitet 80 nuk ka qene jurist por, xhelat hetues i sigurimit te shtetit ne degen e puneve te brendshme te Krujes ku thyente kocka te kundershtarve politik te diktatorit Hoxha! sb ” I dashur Doktor! Mos harro! Fatmir Xhafa nuk ka qene Jurist ne vitet 80 Por ka qene hetues i Deges se Brendshme te...
Shokuese, ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar rrugët
Shokuese, ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar rrugët Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt në 1998 dhe shkaktoi një bilanc prej më shumë se 10 mijë persona. Përveç viktimave, në Kosovë pati edhe dëme të konsiderueshme materiale nga ushtria Serbe. Gazetari i emisionit “Pa rrotulla. net” ka mundur që të marrë dëshminë e një ish-ushtari serb, e cila është mjaft rrëqethëse. Personi që ka dhënë dëshminë ishte një sjanpersist dhe tashmë jeton në një vend perëndimor. Më herët ai ka dhënë dëshmi të tjera, duke folur për varreza masive, por deri më tani nuk kishte dhënë një deklaratë kaq të rëndë, që kockat e shqiptarëve të Kosovës janë përdorur për shtruar rrugët. “I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm...
Deklarata "bombë"/ "Pas Tahirit, dorëhiqet edhe Edi Rama!"
Portali spjv.it ka arritur të marrë tekstin e fjalës së dorëheqjes të kryeministrit Edi Rama pas protestave të opozitës dhe vendimit të mos futjes në zgjedhje me Ramën si kryeministër. Në të vërtetë teksti në fjalë është gjendur në një prej emaileve të këshilltarëve të tij më kryesor në Kryeministri, i cili ia dërgon kryeministrit me shënimin: “Siç ma kërkuat e kam shkruar fjalimin e dorëheqjes. Për më shumë dora juaj është perlë për të mahnitur njërëzimin”. Teksti i dorëheqjes: Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Shqipëri apo kudo në botë! Qëkur kam ardhur në krye të qeverisë me 1 milion vota, pas drurit që populli i dha pushtetit të Saliut në qershor 2013, kam punuar sipas parimit “jo për të bërë pushtet, por për të bërë...
Dogana mohon kalimin e kontejnerëve me lëndë kimike: Ishin ushqime
Dogana mohon kalimin e kontejnerëve me lëndë kimike: Ishin ushqime Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në një portal italian për zhdukjen në portin e Durrësit të mbi 1mijë kontejnerëve me lëndë kimike që vinin nga Italia e që kishin si destinacion Maqedoninë. Në reagimin e saj për mediat, DPD mohon që në portin shqiptar të kenë kaluar ilegalisht kontejnerë me lëndë të tilla, duke nënvizuar se gjithçka ka qenë nën kontroll. “Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë. Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite...
"Fiks Fare"/ Mësuesja dhunon 8-vjeçaren; Vogëlushja: Dua ta vras
"Fiks Fare"/ Mësuesja dhunon 8-vjeçaren; Vogëlushja: Dua ta vras Fiks Fare solli sot skandalin e radhës në arsim, ku një mësuese pranon se dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësen e klasës së saj. Një vajzë 8-vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj. Mësuesja Rudina اibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjeçare është fëmijë i vështirë Denoncimi në Fiks Fare Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën "Xhevi اela" në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo اela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë...
Soros ne politiken shqiptare
Soros del hapur: Shpall revolucionin mavi në SHBA….mavi si rilindja jonë! Por në fakt ky simbol shënoi fillimin e atij që ka filluar të quhet në SHBA si “revolucioni i purpurt (mavi)” i nxitur dhe financuar nga spekulanti famëkeq Xhorxh Soros. Sipas mediave amerikane, ky “revolucion” synon të bllokojë presidentin e ri Trump në masat që pritet të marrë kundër Sorosit dhe disa prej politikave të dështuara të Obamës. Strategjia e revolucionit mavi është tipike e stilit Soros – vazhdojnë mediat amerikane – me protesta në rrugë (tip “Mjafti” të Veliajt me “Nano mjaft” etj) dhe përçarje politike. Kush do më shumë informacion për këtë punë, le të shkruajë në google: soros, purple revolution, hillary clinton dhe ka informacion pafund...
“Dora e Sorosit” në Shqipëri?
““Dora e Sorosit” në Shqipëri? Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij, mosmirënjohja e neveritshme” “Mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë. E neveritshme”. Eshtë një Edi Rama ‘i inatosur’ me ata që sipas tij, po kriminalizojnë Xhorxh Sorosin, një njeri që ka investuar në Shqipëri, pa kërkuar asnjë qindarkë mbrapsht. “Ata që e mallkojnë sot, përfituan para prej tij”, shton ai. Në një intervistë për GSH.al, kryeministri komenton edhe koalicionin elektoral të 18 qershorit. Edi Rama beson se aleanca me LSI do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë. “Por, natyrisht respektojmë lirinë dhe të drejtën e partnerëve tanë për ta zgjedhur vetë momentin e afirmimit publik të vullnetit të tyre për të vazhduar rrugën...
Media italiane jep alarmin: 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme “u zhdukën” në Sh
Media italiane jep alarmin: 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme “u zhdukën” në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin Në një kohë që e gjithë vëmendja në Shqipëri është e fokusuar te protesta e opozitës, mediat italiane rikthejnë edhe një herë alarmin e plehrave. Gazeta pianetaitalianews.it jep shifra dhe fakte të frikshme që tregojnë rrezikun që i kanoset shqiptarëve. Dokumentet që posedon media italiane tregojnë se në vitin 2016 të paktën 1300 kontejnerë, 22 ton secili, që ishin të destinuara zyrtarisht për tu dërguar në Dresla, Maqedoni, pika më e madhe e grumbullimit në Europënuk e kanë kaluar kufirin. por janë shkarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, me anijet tregtare të kompanive të mëdha nga Kalabria, Gioia...
“Shqiptare e ndyrë”/ Vajza me shami sulmohet në Shkup
Një studente myslimane me shami nga qyteti i Shkupit, Sumeja Ademi ka rënë pre e sulmit bashkë me shoqen e saj nga tre persona të krishterë, raporton Anadolu Agency (AA). Vajza, e cila bashkë me shoqen e saj të universitetit u sulmuan nga një grup të rinjsh, dy meshkuj dhe një femër, shpjegon për AA se ngjarja ndodhi të enjten e kaluar në qendër të qytetit teksa ishin ulur në një stol. Në kohën kur pranë tyre kaloi grupi, siç thotë Sumeja, duke mos ditur se shoqja e saj është maqedonase ata ndaluan dhe filluan t’i provokojnë me fjalë si ‘shqiptarë të ndyrë’, ‘terroristë të mallkuar”. Ndërkohë lajmi është bërë publik ditën e sotme. Pasi 19*vjeçarja dhe shoqja e saj nuk kanë reaguar dhe kanë vendosur të tërhiqen, pas disa minutave...
Si futet fara kanabisit ne Shqiperi..
Në një shkrim ekskluziv për “BalkanWeb”, gazetari investigativ Artan Hoxha sqaron në detaje se si futet fara e kanabisit në Shqipëri. Ai tregon se ku prodhohet dhe ku blihet ky produkt deri tek shpërndarja dhe mbjellja në Shqipëri. Hoxha thotë se fara e importuar nga jashtë garanton cilësinë e produktit. Gazetari Hoxha thotë se duke patur parasysh përmasat fare të vogla të farës së kanabisit, është lehtësisht e transportueshme dhe shumë e vështirë për t’u kapur apo dedektuar nga pajisje speciale. “Pjesa dërrmuese e farës së kanabisit hyn në vend në rrugë ajrore, duke përdorur aeroportin e Rinasit, me persona që shkojnë dhe e blejnë në Holandë apo Spanjë”, rrëfen ai. BalkanWeb
Goditet me grusht Kreshnik Spahiu, arrestohet 34-vjeçari
Goditet me grusht Kreshnik Spahiu, arrestohet 34-vjeçari Një person ka qëlluar me grusht në fytyrë Kreshnik Spahiun, kreun e Aleancës Kuq e Zi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e stome tek çadrat e protestës së Partisë Demokratike, që janë vendosur pranë Kryeministrisë. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar të akuzuarin për dhunë, shtetasin Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë. 34-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1., Tiranë. Policia nuk jep detaje në lidhje me motivin e sherrit mes Pirracit dhe Kreshnik Spahiut. Ndërkohë vetë Kreshnik Spahiu ka pranuar incidentin dhe ka deklaruar se nuk e njeh personin i cili e qëlloi me grusht. Ai është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar...
OSBE plas “bombën” para zgjedhjeve: Qarkullojnë 2 mld euro para të pista, me to mund
OSBE plas “bombën” para zgjedhjeve: Qarkullojnë 2 mld euro para të pista, me to mund të blihen deputetë Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për Shqipërinë. Kështu deklaroi sot në mbrëmje, në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Sipas tij, “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt, pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Pozitive sipas tij, është fakti se “pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një...
“Fiks Fare”, mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit
“Fiks Fare”, mësuesja mallkon dhe kërcënon nxënësit në shkollën e Surrelit “Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal të ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të Tiranës. Kamerat e “Fiksit” kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët, e cila me një fjalor fyes dhe kërcënues tremb nxënësit e klasës së dytë. Skandali ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës, nga ku prindërit kanë denoncuar rastin e rëndë të mësueses kujdestare të klasës së dytë. Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi nëna e një prej fëmijëve të kësaj shkolle, e cila denoncoi se mësuesja fyen dhe tremb nxënësit e saj, duke u bërtitur dhe duke i kërcënuar me fjalë, sikur të ishin në ndonjë burg të sigurisë së lartë dhe jo në një...
Orët e fatit të europës
ORثT E FATIT Tث EUROPثS Angela Merkel e ka luajtur me menҁuri rolin e saj nё kёtё samit tё rёndёsishёm. Sepse fjalёt e qarta qё Europa kёrcёnohet prej pushtetit tё Donald Trump-it, siҁ parashtroi nё fillim tё samitit Presidenti i Kёshillit tё Europёs Donald Tusk, bartin nё vetvete njё farё mase mungesё uniteti. Ndonёse nuk pati rezistencё tё hapur kundёr kёsaj linje tё pёrbashkёt, tek disa europiano-lindorё duket tё jetё e zbehtё tendenca pёr tё dalё nё ofensivё tё hapur kundёr Shtёpisё sё Bardhё. Ndaj kancelarja bёri ҁ’ishte e mundur pёr ta ulur temperaturёn emocionale. Europa pёrcakton fatin e vet Lidhur me presidentin amerikan dhe paqendrueshmёrinё e tij, shpёrthimet e tij dhe mungesёn e njohurive pёr politikёn botёrore...
Kryeministër harbut”. Por Rama i kujton Berishën: Unë nuk i vras protestuesit
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish sot me komentuesit në rrjetet sociale. Ndërsa shefi i ekzekutivit ka publikuar videon e bërë sot gjatë aktivitetit me efektivet femra të Policisë së Shtetit, disa komentues të pakënaqur e kanë sulmuar, duke e quajtur madje edhe ‘harbut’. Por kryeministri i ka kujtuar paraardhësin e tij Sali Berishën, që sipas tij i vriste protestuesit. Ndërsa për komentuesin që i thotë se nuk e do kush përveç militantëve dhe forumit të PS-së, Rama i kujton votën e popullit. Komentuesi 1: O edo vetem forumi i Ps dhe militanet te duan se populli i thjesht te ka kritiku per cdo gjenqe ke bo se ske bo asgje te mir per vendin okk Edi Rama: Populli vlereson me vote Ino Oo O po ti lexo e meso me shume qe ta...
SHBA, kosovari përlot ish-presidentin Clinton Një kamerier shqiptar në një restorant të Nju Jorkut e ka bërë Bill Clintonin të preket aq shumë, sa të përlotet gjatë darkës me të shoqen, Hillary. 32-vjeçari është ulur në gjunjë përpara ish-presidentit amerikan dhe i është drejtuar me fjalët: Zotëri, dua t’iu falënderoj nga zemra. Po të mos ishte për ju, unë sot nuk do të isha gjallë. I riu nga Kosova ka nisur të tregojë historitë e tmerrshme të luftës në vendin e tij të lindjes, nga ku ishte larguar në moshën 16-vjeçare. اifti Clinton dëgjoi i prekur sesi ishin torturuar pa mëshirë anëtarët e familjes së tij, e sesi qenë detyruar të jetonin nëpër pyje për t’i shpëtuar ushtarëve serbë dhe vdekjes së sigurtë. Vendimi...
Aleancat e fuqishme të Edi Ramës
Aleancat e fuqishme të Edi Ramës Gazeta europiane “New Europe”, që mbulon institucionet kyçe të BE-së, ka shkruar në lidhje me aleatët e fuqishëm të qeverisë Rama. Sipas saj, është me të vërtetë e çuditshme se si dy ambasadorët ai i BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala tek plantacionet e mbjellura të drogës, trafikimit dhe korrupsionit në vend Kasandra boton me pseudonim dhe trajton kryesisht investigime të rasteve më të errëta të politikës, keqadministrimit dhe korrupsionit, pa asnjë filtër. Nga Kasandra Pas raportimit të javës së kaluar në lidhje me korrupsionin e dyshuar me fondet e BE-së, ne kemi zgjeruar hetimin tonë, duke zbuluar detaje shumë të çuditshme dhe...
Emigrantët e kohëve moderne, çfarë po i shtyn shqiptarët të ikin sërish
Një e treta e popullsisë e ka braktisur Shqipërinë që nga viti 1991. Që nga kjo kohë, ka pasur disa valë emigrimesh. E fundit, 2014-2015, u konsiderua si emigrimi ‘modern’. Shkaku kryesor, papunësia, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë Qysh herët, Shqipëria është dalluar për lëvizjet e forta të emigracionit, përjashtuar periudhën komuniste. Në dekadën e fundit të shekullit të 20 (1991-2000) vala masive e emigracionit kishte si destinacion Italinë dhe Greqinë dhe ndodhi për shkak të dy faktorëve kryesorë: kolapsit të regjimit komunist dhe kriza e firmave piramidale në mars 1997. Por, ajo çka ndodhi në periudhën 2014-2015 (azilkërkimi në një nga vendet e BE-së, si Gjermania, Belgjika, Franca etj.), sipas ekspertëve u...
“Washington Times”: George Soros dhe Donald Lu po luajnë pisët në politikën shqiptare
Prestigjozja amerikane “Washington Times” ka publikuar një artikull lidhur me politikën në Shqipëri duke ngritur disa pyetje në lidhje me rolin dhe të drejtat që ka ambasadori Donald Lu në vend. “Washington Times” shkruan se Lu është duke punuar me partinë në fuqi të mbrojtur nga George Soros dhe se anulloi vizat amerikane për afro 70 anëtarë të PD-së në opozitë. Shkrimi i “Washington Times” Le të fillojmë me një pyetje të thjeshtë: A është në rregull që një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shantazhojë një parti politike që t’i japë avantazh një partie tjetër – në një vend të huaj? Le ta çojmë një hap më tej. A është në rregull që një ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i diktojë politika qeverisë...
VIDEO/ I njëjti skenar, autorët djegin makinat pas grabitjes së thasëve me para
I njëjti skenar, në vende të njëjta, ashtu si në 3 dhjetor të 2015 persona ende të paidentifikuar grabitën edhe sot blindin që po transportonte paratë e një një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit, duke ngjallur dyshime të forta se bëhet fjalë për të njejtin grup. Burime policore bëjnë me dije për “BalkanWeb” se dy makina me 5 persona të armatosur i ka prerë rrugën dy blindave me para dhe pasi janë përplasur me to kanë dalë nga mjeti të armatosur, iu kanë thyer xhamat e blindave dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin rreth 100 mijë euro. Autorët duket se kanë përdorur të njëjtën skemë pas grabitjeve të ngjashme të realizuara në Rinas, pasi kanë shpejtuar të zhdukin gjurmët duke djegur dy automjetet me të cilat...
Shefja e ONM-së: Roli ynë monitorues. ‘Vetting’-u jetik për në BE
Shefja e ONM-së: Roli ynë monitorues. ‘Vetting’-u jetik për në BE Pas mbërritjes në Shqipëri, ku do të monitorojë misionin monitorues të procesit të ashtuquajtur të “Vetting”-ut, Genovefa Ruiz Calavera ka nisur ditën e parë të saj të punës duke takuar njëkohësisht dy aleatët që qeverisin vendin, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta. Pas një takimi të shkurtër me ta, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka dalë para gazetarëve në një konferencë për shtyp, duke renditur prioritetet e punës që do të drejtojë në Shqipëri sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi. “Roli ynë do të jetë monitorues dhe jo vendimmarrës, – shpreh Cavalera. – “Vetting”-u është jetik për hapjen e negociatave të Shqipërisë me...
Dalin pa censurë skicat e tmerrit, përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq
Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku… Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate. Libri qarkulloi...
“New Europe”: A është i lidhur Rama me vilën 1.6 mln € të Vlahutin?
Komisioni Evropian ka blerë së fundmi në Shqipëri një vila me vlerë 1.65 milionë euro në zonën “Rolling Hills” në periferi të Tiranës në Shqipëri. Në këtë vilë jeton kreu i Delegacionit të BE-së atje, ambasadorja Romana Vlahutin, kur faqja informative “Exit”, raporton se e ka blerë nga një firmë ligjore, që e kishte në pronësi.P1 BE ka shpenzuar 4 700 euro për metër katrorë në një zonë ku çmimi arrin nga 1 000 euro deri në 2000 euro për metër katrorë. Gazeta me qendër në Bruksel, “New Europe”, thotë se vetëm me një klikim një vilë të tillë mund ta blesh në të njëjtën zonë për një çmim 850 mijë euro, madje edhe më të madhe se sa ajo e blerë për Vlahutin. Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, duke iu përgjigjur interesit të...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top