Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
26 të vdekur e 400 të plagosur, çfarë ndodhi 10 vite më parë në Gërdec Sot, më 15 mars, mbushen plot 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, ngjarje që u mbyll me 26 viktima, 400 të plagosur e të gjymtuar si dhe me 3000 banesa e biznese të shkatërruara. Pavarësisht se kanë kaluar plot 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Për këtë tragjedi e cila mori jetën e 26 viktimave nuk është burgosur asnjë ministër apo kryeministër, pavarësisht se nga demontimi i armëve në Gërdec përfitonin shuma të mëdha parash. Disa pytje ende nuk kanë asnjë zgjidhje. Kush e dha lejen për demontimin e armëve në Gërdec? Cili ishte roli i kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu...
Vokshi: Dilni me Bashën në kamera, se ju gjen punë Rama!
Vokshi: Dilni me Bashën në kamera, se ju gjen punë Rama! Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë në lidhje me politikat e punësimit reagoi edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Sipas kryetares demokrate të komisionit të Shëndetësisë dhe Punës, Rama ka arritur kulmin e propagandës duke u gjetur punë njerëzve të cilët një ditë më parë dalin në kamera duke iu ankuar Lulzim Bashës. “Më në fund, ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë. ثshtë kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e...
Zhduket kodra 2 milionë dollarë në Durrës
Zhduket kodra 2 milionë dollarë në Durrës Kodër Vila ose Kodra e Currilave, simbol i Durrësit tregon masakrën urbane në këtë qytet. Prishja e gjelbërimit në kodrën që ngrihet afro 98 metra mbi nivelin e detit, për t’ia lënë vendin ndërtimeve të betonta e shkatërroi krejt zonën. Qytetarët durrsakë kujtojnë bukurinë e kodrës, e gjithë zona ishte një park i bukur dhe vend argëtimi. “Kishte një bukuri natyrore të paprekshme. Pastaj u bë parku Rinia dhe teatri veror ku familjet durrsake shkonin e argëtoheshin së bashku. Me ardhjen e demokracisë ajo zonë u tjetërsua. Nuk lanë pëllëmbë të asaj zone aq të bukur që nuk i vunë kazmën e nuk bënë ndërtesa. Dolën shumë pronarë. Sot ajo është tjetërsuar komplet. I ka humbur bukuria”...
اfarë ishte komunizmi? Ekspozita në pavijonin e diktaturës shte 20 shkurti i vitit 1991, kur në qendër të Tiranës u rrëzua busti i Enver Hoxhës, simboli më i madh i diktaturës në Shqipëri. Komunizmi për të rinjtë duket diçka e largët, ndaj edhe organizatorët e ekspozitës “Komunizmi në epokën e tij” me qëllimin për t’i dhënë rëndësi kujtesës kolektive, sjellin në Muzeun Historik Kombëtar një ekspoze të periudhës komuniste, pikërisht në pavijonin e diktaturës. “Ballafaqimi me të shkuarën merr kuptim vetëm nëse ne e sjellim atë në kontekstin e sotëm, sidomos për të rinjtë që janë këtu sot me shumicë dhe që nuk e kanë përjetuar atë kohë e që për fat të keq nuk kanë mundur që gjithë këto vite të demokracisë të marrin më shumë...
Shqipëria mund të parakalojë Serbinë ne Integrimin Europian
E PLOTث/ “Financial Times”: Integrimi Europian, Shqipëria mund të parakalojë Serbinë! “Shqipëria mund të parakalojë Serbinë, duke u anëtarësuar më shpejt se të gjithë vendet e tjera ballkanike në Bashkimin Europian”. Ky është njëri prej përfundimeve në të cilën arrin gjigantja “Financial Times”, në një analizë të publikuar me titullin “BE përpiqet të rifitojë infuencën e tij në Ballkan”. Në qendër të kësaj analize mbetet dokumenti strategjik i prezantuar nga Komisioni Europian javën e shkuar. “ثshtë në interesin e të gjithëve, që BE t’a shndërrojë integrimin një perspektivë të realizueshme për vendet e Ballkanit, shumë prej të cilave janë të prirura për të dyshuar në sinqeritetin e BE-së, sidomos pas shumë vitesh të...
Qeveria kalon pr/ligjin: 13 mijë policë do i nënshtrohen Vettingut
Qeveria kalon pr/ligjin: 13 mijë policë do i nënshtrohen Vettingut Qeveria ka miratuar sot projektligjin për vetingun e policisë, vlerësimi kalimtar i punonjësve që përfshin policinë, Gardën dhe SHاBA. Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj bëri të ditur se ministria e Brendshme nuk do të jetë pjesë e procesit të vlerësimit. Ai tha pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua projektligji për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për اështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u. Në fjalën e tij, Hodaj u shpreh se Vettingu nuk është thjesht fshesa e radhës, aty ku ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. ”Aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është...
Mbijetesa në rrugë; një ditë me tregtarët shëtitës Zënia e trotuareve nga ambulantët është kthyer prej kohësh në shqetësim, jo vetëm për qytetarët durrsakë dhe ata që vizitojnë qytetin e Durrësit, por edhe për vetë tregtarët ambulantë të tregjeve, që shpesh kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme nga individët, që në mënyrë të pakontrolluar shesin produktet e tyre në rrugë. Sabria është një prej tyre. Disa herë në javë ajo udhëton nga Manza për në Durrës për të tregtuar kryesisht spinaq. ثshtë e vetmja mundësi për të mbajtur familjen e saj. ثshtë e gezuar kur nga shitjet mund të sigurojë në fund të muajit blerjen e një thesi miell. “Mezi bëjmë 5 mijë lek në ditë me pesë tufa spinaqi”, thotë Sabria. Pas...
U përplasën me policinë për plehrat, 4 protestues në pranga
U përplasën me policinë për plehrat, 4 protestues në pranga Një ditë pas protestës që degjeneroi në përplasje të dhunshme mes banorëve në Verri dhe policisë, arrestohen 4 protestues. Policia e Fierit ka zbaruar urdhrin e Prokurorisë së rrethit duke vënë në pranga 4 persona: 1.Aleksandër Bita, 52 vjeç. 2.Eridjon Janji, 32 vjeç. 3.Bledjon Bita, 43 vjeç. 4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç. “Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit”- njpfton policia. Materialet i kaluan...
Angli, 13-vjeçarja që donte të bënte video ***** Një nënë angleze zbuloi rastësisht se vajza e saj 13-vjeçare donte të relizonte një video ***** si Kim Kardashian. Ky plan i kishte ardhur në mendje pasi kishte lexuar një libër për të rritur të shkarkuar nga interneti. Melissa Crighton bëri thirrje përmes mediave britanike që publikuesit të kontrollojnë librat në internet (e-book) në mënyrë që të mbrohen fëmijët. Vajza 13-vjeçare kishte lexuar librin 'It's All About The *** Face: A Guide To Becoming A Celebrity', i cili tregonte mënyrën më të thjeshtë për tu bërë e famshme: realizimin e një videoje me pullë të kuqe që më pas duhet të publikohet në internet. “Mund të bëhesh e famshme pa pasur asnjë talent”, shkruhet në libër...
Kokëdhima bën thirrje për luftë: Plehrat e Europës po vijnë në Shqipëri
Kokëdhima bën thirrje për luftë: Plehrat e Europës po vijnë në Shqipëri Plani i diskutuarii qeverisë për importin e plehrave nga Europa, ka sjellë shumë reagime nga fytyrat politike por reagimi i fundit i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka qenë shumë i ashpër. Në një koment ai ka bërë edhe thirrjen e rëndë për luftë. REAGIMI I PLOTE: Më datën 31 korrik të vitit të shkuar, “Zgjidhja”, paralajmëroi se së shpejti Europa do të gjendej përballë një problemi shpërthyes për çështjen e plehrave. Në fillim të këtij viti, qeveria e Kinës e ka zyrtarizuar vendimin e përfolur, për të refuzuar importin e mbetjeve për industrinë e riciklimit, kurse mediat më të mëdha të vendeve të BE-së kanë ngritur alarmin. Bëhet fjalë...
Macron, ligj kundër “lajmeve të rreme” më 2018
Macron, ligj kundër “lajmeve të rreme” më 2018 Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë sot se ai do të rishikojë legjislacionin për mediat franceze, që të luftojnë shpërndarjen e “lajmeve të rreme” në mediat sociale, të cilat sipas tij po kërcënojnë demokracitë liberale, transmeton Reuters. Prej kohës kur është zgjedhur president gjatë vitit të kaluar, Macron ka kritikuar mediat ruse në veçanti, duke akuzuar hapur kanalin televiziv RT, për përhapjen e dezinformatave për të në sajt dhe rrjete sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale. “Nëse dëshirojmë të mbrojmë demokracitë liberale, na duhet të fuqizojmë legjislacionin”, ka thënë Macron gjatë një konference për media. Macron ka thënë se ky legjislacion mund të krijojë...
1. Shqipëria kufizohet me popullsi shqiptare Me ndarjen e kufijve që u bënë në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria mbeti i vetmi vend në botë që kufizohet me popullsinë e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte një padrejtësi e madhe historike, bëri që të krijohej një çudi e prodhimit shqiptar. Minimalisht edhe pse është një e keqe e madhe, kjo na bën që të jemi me krahët e ngrohtë për sa i përket mbështetjes në kufij. E vetmja pjesë ku ne jemi në mënyrë të drejtpërdrejt në lidhje me një shtet fqinj është Italia, por ky është kufi detar. 2. Relievi shqiptar, me të gjithë komponentët e vetë gjeografikë Edhe pse jemi 28000 km2, në relievin tonë ka det, ka lumë, ka mal, ka fushë, ka kodra, ka lugina. Shumë...
Durrësi, një “bombë” e plehrave; mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur
Durrësi, një “bombë” e plehrave; mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur Në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës derdhen çdo ditë 200 tonë, ose 70 mijë tonë mbetje në vit. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut. Vendgrumbullimi eshte kthyer dhe në një vatër ushqimi për kafshët e shpezët që përfundojnë më pas në tryeza. specialistët e mjedisit shpjegojnë se si kjo fushe po i rrezikon banoret. “Këtu vijnë mbetjet e pa asnjëlloj ndarjeje. Plastika nën efektet e diellit degradohet dhe përhapen nëpërmjet ajrit, apo ujit përfundojnë në det. Zjarri dhe djegia e tyre çliron substanca kancerogjene, ndaj duhen ndarë mbeturinat. Nuk mund të jemi qytet turistik nëse nuk ndajmë dhe trajtojmë mbeturinat”...
Kapshticë, 7 mijë euro për azil në Francë, arrestohet polici kufitar dhe dy të tjerë
Kapshticë, 7 mijë euro për azil në Francë, arrestohet polici kufitar dhe dy të tjerë Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Green Border2” (Kufiri jeshil). Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka bërë arrestimin e shtetasit Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë. Në pranga përfunduan edhe Majlinda Seiti, 52 vjeçe dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë. “Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim...
Kryeprokurori i përkohshëm, Kuvendi mbyll aplikimet, 7 kandidatë zyrtarë
Kryeprokurori i përkohshëm, Kuvendi mbyll aplikimet, 7 kandidatë zyrtarë Rreth orës 18:00 të mbremjes se sotme kuvendi ka mbyllur zyrtarisht aplikimet per Prokuror te Pergjithshem te perkohshem. Jane gjithsesj 7 kandidatet zyrtare te regjistruar sot ne garen per Kryeprokuror te perkohshem. Kandidati i shtate dhe i fundit qe u regjistrua ne kete gare ishte Artur Selmani. Para tij kishin zyrtarizuar kandidaturat me radhe Ermira Tafani, prokurore e Elbasanit; Granit Shahu, Besnik Muçi e Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. gazeta-Shqip.com
Fiks Fare/ Plehrat helmojnë qytetet. Vendet kthehen në “ferma” derrash, lopësh e dele
Fiks Fare/ Plehrat helmojnë qytetet. Vendet kthehen në “ferma” derrash, lopësh e delesh Vëzhgim në Fier, Vlorë, Berat, Lushnje, Durrës dhe Bulqizë. Mbetjet digjen në natyrë Vendgrumbullime plehrash në mes të qyteteve, plazheve, lumenjve, madje edhe në zona turistike apo minierash. Lopë, dele, derra, kuaj, apo kafshë të tjera, kullosin në këto vende, çka e rrit ndjeshëm përhapjen e epidemive. Kjo është panorama e vendeve ku bashkitë hedhin mbeturinat çdo ditë, duke e kthyer Shqipërinë në një “kazan” të madh mbetjesh. Qindra mijëra shqiptare zgjohen dhe ngrysen në mes të plehrave, nuhasin aromën e tyre. Pjesa më e madhe e vendeve ku depozitohen mbetjet në qytetet kryesore të Shqipërisë janë afër qendrave të banuara. Prej...
Bilanci i përmbytjeve, dëmet në 2017 disa herë më të rënda se në 2015
Bilanci i përmbytjeve, dëmet në 2017 disa herë më të rënda se në 2015 Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve. Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë. Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë. Dëmet këtë vit kanë qenë më të mëdha edhe në...
1500 fëmijë diabetikë vetëm në Tiranë, shoqatat kërkojnë ndihmë
1500 fëmijë diabetikë vetëm në Tiranë, shoqatat kërkojnë ndihmë Aleksandra është 7 vjeçe dhe është një nga fëmijët diabetikë. Por, vështirësia më e madhe qëndron te prindërit te saj. Për ta, është gati e pamundur ta pranojnë. “Kur na tha doktoresha që është diabet i tipit 1, që pa insulinë nuk mund të jetojë unë edhe gruaja u çmendem, bërtisnim, ulërinim, një dr na tha që vajza pa insulinë s’mund të jetojë dhe pasi bëmë dozat e para, aty kuptuam që duhet të bëjmë insulinë”, thotë Arben اarka, babai i Aleksandrës. Por për këta fëmijë diabetikë, çdo familje ka edhe një kosto. “Ka harxhime të mëdhaja. për një njeri si rrogë si jemi ne është e vështirë të përballohet mirë insulinat që rimbursohen, po është problemi i fishave...
Emergjencat Civile: Priten përmbytje, kemi marrë masa
Emergjencat Civile: Priten përmbytje, kemi marrë masa Emergjencat Civile kanë marrë masat për përmbytjet pas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), për reshje të dendura. IGJEUM bën të ditur se në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve. Përgjatë këtyre ditëve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet paraprake këto reshje priten të sjellin...
MiniPemët, Fruta të Freskëta Nga Ballkoni Juaj
MiniPemët, Fruta të Freskëta Nga Ballkoni Juaj Mbaj mend si sot, ditën kur pas më shumë se 10 vitesh përpjekje, babit iu mbush mendja që shtëpinë private t’ia jepnin një firme për të ndërtuar pallat. Isha lindur e rritur në atë shtëpi. Kisha hapësira pafund për të luajtur dhe e preferuara ime ishte të rrija në majë të hurmave e kumbullës, ndërsa poshtë më prisnin shoqet me duar hapur gati për të pritur frutat. Edhe pse e doja atë shtëpi, u gëzova pa masë për vendimin e babit. Të gjithë do kishim nga një apartament që, për mua në ato kohë do të thoshte më pak punë dhe mund se ç’donte shtëpia private. Sot, 6 vjet më pas, më mungon toka, hapësira e jashtme, ndjehem e mbytur, e mbase kjo është arsyeja që ballkonin po e...
Qytetarëve shqiptarë do t’u duhen më shumë se gjysmë shekulli për të arritur nivelin e mirëqënies së Bashkimit Europian. Përllogaritja del nga të dhënat zyrtare të Bankës Botërore. Aktualisht të ardhurat për frymë në Shqipëri sipas standardit të fuqisë blerëse janë 11 mijë e 928 dollarë në vit, ose 4 herë më pak se mesatarja e BE-së. Që ky hendek të mbyllet, ekonomia shqiptare duhet të rritet shumë më shpejtë sesa ajo e Bashkimit Europian. Por cili është skenari më i mundshëm? Sipas Bankës së Shqipërisë, potenciali i ekonomisë shqiptare për t’u rritur është 3.5 për qind në vit. Me këtë ritëm rritjeje, të ardhurat mesatare në Shqipëri do të arrijnë nivelin e Bashkimit Europian vetëm në vitin 2068, ose pas 51 vitesh. Ky skenar mban...
Rama-Bashës: Bankat në duart e krimit? Shpërthim imagjinate. Sistem transparent
Rama-Bashës: Bankat në duart e krimit? Shpërthim imagjinate. Sistem transparent Kryeministri Edi Rama i ftuar në konferencën “Bankat dhe rritja ekonomike” u shpreh optimist për rritjen ekonomike në vitin 2018 që sipas tij do të jetë katërfishi i asaj në vitin 2013, ndërsa vlerësoi me tone të larta sistemin bankar që sipas tij është një sistem mjaft transparent dhe i formalizuar. Rama i është përgjigjur akuzave të një dite më parë të kreut të PD-së, Lulzim Basha se buxheti i 2018 duhet të hetohet nga FBI për “pastrim të parave të drogës” përmes sistemit bankar. Sipas Ramës këto deklarata janë shfrenim imagjinate dhe sinjale dëmtuese për konsumatorin dhe opinionin në tërësi. “Dëgjova që projektbuxheti 2018 duhet të hetohet...
Top Story, në “fortesën” siçiliane të Habilajve
Top Story, në “fortesën” siçiliane të Habilajve Top Story udhëtoi mbrëmjen e kësaj të marte në “fortesën” nga ku Habilajt ushtronin aktivitetin e tyre në Siçili, pikërisht në qytezën Lentini, pak kilometra larg Katanias. Katër vite më parë nisi dhe hetimi i Guardia di Financës Italiane, pasi tashmë ata kishin rënë në gjurmët e këtij grupi. Siç rezulton nga dosja, fillimisht përgjuesit në automjete, i janë vendosur pikërisht në një pikë karburanti. Në këto përgjime, në një prej operacioneve u arriten te sekuestroheshin 1650 kg, por askush të mos arrestohej. Prokuroria e Katanias dokumentoi se Habilaj bazën e vërtetë e kishin në Lentini, një qytezë e vogël, gati 30 kilomentra nga Katania. Në dosje specifikohen dy banesa në...
Basha: Sa e do Rama Vettingun, e tregon rasti Tahiri
Basha: Sa e do Rama Vettingun, e tregon rasti Tahiri Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Ramës se shumë shpejt Komisionet e Vettingut do të japin rezultat, duke vënë në dukje, sipas tij, se kryeministri nuk e do drejtësinë. Po sipas Bashës, Kontributi i Ramës per drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve dhe ndaj dëshmitarëve. Deklarata e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha Se sa e do Rama drejtësinë, e tregoi skandali Tahiri; se me kë bashkëqeveris Rama, e treguan përgjimet e antimafias italiane. Kontributi i Edi Ramës per drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve, ndaj dëshmitarëve, policëve të ndershem e madje edhe ndaj gazetarëve, sic bëri pasi plasi skandali Tahiri. Ndaj me paturpësi, përpjekjen e opozitës...
“Habilajt” mbërthejnë shqiptarët para televizorit, audiencë rekord tre javët e fundit
“Habilajt” mbërthejnë shqiptarët para televizorit, audiencë rekord tre javët e fundit Që kur mediat publikuan dosjen e “Habilajve”, që akuzoheshin për trafik droge nga shteti italian dhe prokuroria shqiptare kërkoi arrestimin e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, vëmendja e mediave dhe e publikut ka qenë maksimale. Ashtu si një telenovele, që ka gjithmonë kthesa të papritura dhe nuk mbaron kurrë, nuk kanë “zhgënjyer” as seritë e politikës shqiptare. Tahiri nuk u arrestua, por historia nuk ka mbaruar. Paralajmërime për dosje të tjera e kanë mbajtur publikun të mbërthyer në pritje të zhvillimeve të reja, që ashtu siç ndodh edhe në telenovela mund të zgjasin pa fund dhe me “happy end”. Të dhënat e audiencës të publikuara...
Skandal në shkollë. Dhunë fëmijëve me aftësi të veçanta
“Fiks Fare” solli skandalin e radhës në arsim. Në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet mësuesit keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor. Në këtë institucion mësojnë 125 nxënës të moshës 6-19 vjeç që kanë probleme të ndryshme të shëndetit mendor, që nga fëmijët me prapambetje të madhe mendore deri tek fëmijët me autizëm. Kamerat e “Fiksit” sollën gjuhën e ashpër të mësueseve, të cilat u thonë fëmijëve "pabuksa" dhe "kokëderra". "Hajde këtu more pabuks" i thotë mësuesja një fëmije duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulte në bankë. Ndërsa një tjetër mësuese i thotë fëmijës "Uli këmbët more kokëderr". Përveç gjuhës agresive, mësuesit edhe qëllojnë fëmijët që nuk u binden. Një...
Rama: Skanim të burimeve njerëzore, fund emërimeve partiake
Rama: Skanim të burimeve njerëzore, fund emërimeve partiake Kryeministri Rama i ka bërë edhe një herë apel anëtareve të qeverisë që të marrin masa për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve në zyrat e administratës shtetërore. Në mbledhjen e mbajtur në Vlorë, Rama tha duhet rrëzuar barra e burokracisë, duke vijuar se prodhimi dhe lëshimi i certifikatave vazhdon ende, teksa ka një vendim qeverie që ndalon pajisjen e tyre. “Kemi probleme në raport me sjelljen dhe shërbimet me qytetarët. Kemi probleme të mëdha në administratë, ku para së gjithash duhet të heqim barrën e burokracisë mbi qytetarët. Kemi thënë se nuk duhet tu kërkohen më qytetarëve certifikata, ndërkohë që vijon lëshimi i tyre. Pse kërkohen akoma certifikata...
Uragani “Ofelia” drejt Europës Nga stuhi tropikale, “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë dhe po i drejtohet Europës. Paralajmërimin e lëshon Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h. Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta. Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të...
Gjashtë veçoritë e epokës së dezinformimit
Gjashtë veçoritë e epokës së dezinformimit Nga Kelly Born MENLO PARK, CALIFORNIA – Shqetësimet për përhapjen e dezinformatave, keqinformimit dhe propagandës kanë arritur pikën ku, shumë qeveri po propozojnë legjislacion të ri. Por zgjidhjet që ofrohen pasqyrojnë një kuptim jo të mjaftueshëm të problemit – dhe mund të kenë pasoja negative, ndonëse të paqëllimshme. Në qershorin e kaluar, parlamenti i Gjermanisë miratoi një ligj që përfshin një gjobë deri në 50 milionë euro (59 milionë dollarë) për faqet e njohura si Facebook dhe YouTube, nëse nuk heqin përmbajtjen “e dukshme të paligjshme”, siç është gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës, brenda 24 orëve. Singapori ka bërë të njohur planet për të miratuar legjislacion të...
Standard i ri i tregtimit të mishit në Tiranë, hapet thertorja e parë publike
Standard i ri i tregtimit të mishit në Tiranë, hapet thertorja e parë publike Produkte të certifikuara e me standarde, kjo është ajo që do të ofrojë thertorja publike e hapur nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt i cili përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, shmang ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se me hapjen e thertores publike, për të cilën kujdeset Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, vendoset një standard i ri në garantimin e cilësisë dhe standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit. Duke e cilësuar si një çështje që lidhet drejtpërdrejt edhe...
Berisha: Rama, kryekumbar i Shqipërisë. Ja 3 qytetet që drejtohen nga kriminelët
Berisha: Rama, kryekumbar i Shqipërisë. Ja 3 qytetet që drejtohen nga kriminelët Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë para gazetarëve jashtë ambienteve të Kuvendi pas ndërprerjes së seancës lëshoi një lumë akuzash në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama i cili sipas tij është kreu i meduzë së krimit të organizuar në Shqipëri. Duke sjellë në vëmendje rastin e Elbasanit, Berisha u shpreh se e njëjta situatë është edhe në Shkodër e Vlorë, ku sipas tij sipërmarrësit janë larguar duke ia dorëzuar bizneset e tyre kriminelëve. “Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar dhe kreu i meduzës është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj nuk e ndihmon luftën kundër krimit po përnkundrazi i jep strehë...
اelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat
اelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se në vitin 2018 mund të çelen negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diplomati evropian, paralajmëroi se gjithçka varet vetëm nga Shqipëria dhe jo nga Brukseli. “Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëm nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milionë për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që diçka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për...
Struktura e Vetingut/ Rroga, njerëz dhe fonde; ja si do të funksionojë
Struktura e Vetingut/ Rroga, njerëz dhe fonde; ja si do të funksionojë Organet e vettingut kërkojnë fonde dhe staf të posaçëm nga Kuvendi, ndërsa qeveria tashmë ka gati infrastrukturën për administratën e vettingut. Vetë kjo administratë ka kërkesa konkrete. Komisioneri Publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit kanë propozuar strukturat organizative dhe klasifikimin e pagave për personelin e tyre. Ata kërkojnë staf duke nisur nga drejtoritë ekonomike dhe burimet njerëzore, specialist, këshilltarë dhe përkthyes. Komisioneri Publik do të ketë 52 punonjës. Detyra e 2 komisionerëve do të jetë ushtrimi i ankimimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Kualifikimit, të bëjë raport me shkrim në rast se nuk...
Fleckenstein: Asnjë kusht shtesë! Negociatat me BE hapen në 2018
Fleckenstein: Asnjë kusht shtesë! Negociatat me BE hapen në 2018 Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, e përforcoi edhe një herë qëndrimin e tij se për Shqipërinë nuk ka asnjë kusht shtesë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se reformat po zbatohen. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein, thekson: “Asnjë kusht shtesë!”. Ky ishte mesazhi im, të cilin e kisha lënë gjatë vizitës sime si Raportues i Parlamentit Europian në Shqipëri. Situata shqiptare pas zgjedhjeve u diskutua në diskutimet me Kryetarin e Parlamentit, Presidentin e Parlamentit, Presidentët e Grupeve dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, si dhe me...
Nis sesioni i ri i Kuvendit, ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve
Nis sesioni i ri i Kuvendit, ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve Sot pak pas orës 10:00 nisi seanca e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit Ilir Meta. Kjo seancë që drejtohet nga deputeti socialist Besnik Baraj, nisi me Himnin Kombëtar e vijoi me një shprehje të ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. “Gjatë fushatës elektorale me Zotin Obama kemi pasur mendime të ndryshme dhe të ashpra, por të gjitha këto kanë të përbashkët interest e athdheut. Interesat e vendit janë mbi gjithçka, mbi ato politike e partiake”. Kjo seancë e parë ishte e shkurtër dhe nis me konfirmimin e mandateve të deputetëve të rinj. Tre deputetët më...
Kosovarët e indinjuar me durrësin, ikin drejt malit të zi
Në kohën kur qytetarët nga Kosova ia mësyjnë me të madhe plazheve në Shqipëri, për të kaluar ditë relaksuese me familje, Bashkia e Durrësit pavarësisht të ardhurave që kosovarët ua sjellin bizneseve atje ka marr një vendim që ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi. Bëhet fjalë për vendimin e kryetarit të Durrësit që autobusët që shkojnë nga Kosova mos të lejohen të hynë në rrugën “Pavarësia” që dërgon te plazhi, ndalesë kjo që nuk vlen për turistët nga vendet tjera të rajonit. Kjo ka bërë që kosovarët të zhgënjehen me vëllezërit shqiptar, derisa te kompanitë që kanë linja për në Durrës të bie interesimi për bileta. Egzon Sejdiu menaxher në kompaninë “Endriti” të Ferizajt, në një prononcim për Indeksonline ka shprehur pakënaqësi me...
Rama ndërpret fondet: A.Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejë vetë financimet
Rama ndërpret fondet: A.Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejë vetë financimet Kryeministri Edi Rama lajmëroi ndërprerjen e fondeve për Akademinë e Shkencave. Reagimi i kreut të qeverisë erdhi menjëherë pas zgjedhjes në krye të ASH të Gudar Beqirajt. Përmes një statusi në Facebook Rama shprehet se Akademinë e Shkencave dështoi në marrjen e vendimit të duhur duke zgjedhur të ndjekë farsën. “Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj të gjejë dhe fondet për vijimin e farsës. Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, ka deklaruar Rama në rrjetet sociale. Në një tjetër postim më herë sot gjatë ditës Rama e kishte paralajmëruar një vendim të tillë. g.Shqip.
SHBA në OKB: Kim Jong po kërkon luftë "Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po kërkon luftë me provën e fundit dhe më të fuqishme, të bombës bërthamore", ka thënë i dërguari i SHBA në Kombet e Bashkuara. Nikki Haley tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, në Nju Jork, se Amerika nuk donte një luftë, por durimi i saj nuk ishte i pakufi. SHBA do të paraqesë së shpejti një rezolutë të re në OKB, për të ashpërsuar sanksionet, ndërsa Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për një kthim në negociata dhe Zvicra ka ofruar të ndërmjetësojë. Koreja e Jugut zhvilloi të hënën stërvitje të drejtpërdrejta me zjarr, duke simuluar një sulm në vendin e testimit bërthamor të Veriut. Raportet sugjerojnë se...
Kushtetuta shqiptare e ka hequr denimin me vdekje ne kohe paqeje. Sipas saj, denimi me vdekje eshte kufizimi me i larte qe mund ti behet ''te drejtes per te jetuar'' dhe i ka shpallur anti kushtetuese te gjitha dispozitat e kodit penal shqiptar, qe sanksionojne denimin me vdekje ne kohe paqeje, por ka plot shtete te tjera qe kete denim kapital e kane ende ne fuqi. Kush eshte mendimi juaj, eshte i domosdoshem denimi me vdekje, apo shkel te drejtat themelore te njeriut ?
“Shqipëria e varfër, nuk pranohet në BE pasi ende trafikon njerëz dhe drogë”
Nga Nikoleta Kovaçi Shqipëria është e varfër, më e varfra në Europë! E dinë shqiptarët por tashmë ky fakt nuk është i panjohur për të gjitha organizmat ndërkombëtare. Edhe pse shpesh kur nisen për të shkruar për gjendjen në të cilën ka kaluar dhe kalon vendi, ndërhyrjet kanë bërë që të jepen edhe të dhëna që përkojnë jo me realitetin tonë. Megjithatë është një projekt që merret me trajtimin e varfërisë në botë që është rrekur t`i japë përgjigje pyetjes së përse është e varfër Shqipëria? Madje shkohet deri atje sa thuhet në shkrim se Shqipëria nuk do të hyje në BE deri në vitin 2020 pasi ndër të tjera është shumë i lartë krimi i organizuar, trafikimi i njerëzve dhe trafiku i drogës! Projekti Borgen i njohur në botë si organizata që...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top