Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
I riu në Sarandë ia kthen pronarit portofolin, shpërblehet me para dhe ofertë pune në
Ditën e djeshme, një djalë gjeti në një nga plazhet e Sarandës një portofol të mbushur me para. Portofolin e kishte gjetur pranë një shkurreje në Ksamil dhe nuk u mendua dy herë, por ia dha pronarit edhe pse brenda në të ndodhej një shumë e konsiderueshme parash. “Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. D.m.th. zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë. Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë nuk ia kisha kthyer. Doja t’u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni t’i mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur”, thotë djaloshi. “Mund...
Viktimat e Barcelonës, të gjithë janë turistë Bruno Gulotta, 35 vjeç, u përplas nga furgoni i vdekjes në Barcelonë përpara syve të dy fëmijëve të tij. Eksperti italian i marketingut, i apasionuar edhe pas kulinarisë, ishte në Barcelonë për pushime me familjen. E shoqja e pa e tmerruar të gjithë skenën. Tre prej 13 të vdekurve në “Las Ramblas” ishin shtetas gjermanë, sipas televizionit publik “ZDF”. “Spiegel Online” ndërkohë e shtrin në 16 shtete, gamën e personave të prekur nga atentati: Franca, Holanda, Belgjika, Italia, Irlanda, Greqia, Hungaria, Rumania, Maqedonia, Algjeria, Argjentina, Venezuela, Peruja, Kuba, Australia e Kina. Holandezja Elke V., 44 vjeç, punonjëse e shërbimit postar ishte duke vizituar qytetin...
Vettingu ka nisur. ILDKPKI dhe hipotekat po verifikojnë pasuritë Miratimi nga Parlamenti i institucioneve të vettingut në qershor ishte vetëm hapi i parë i ngritjes së komisioneve që do të kontrollojnë pasuritë dhe figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, organet e reja të vettingut nuk mund të nisin shqyrtimin e dosjeve konkrete, pa u mbledhur më parë Parlamenti i ri. Bërja efektive e Komisionit të Kualifikimit dhe e Kolegjit të Apelimit lidhet ngushtësisht me një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, që pritet të mbajë seancën e parë të legjislaturës së re në fillim të shtatorit. Ligji i vettingut i jep Parlamentit kompetencën për të miratuar strukturën organizative për personelin që do të punojë në institucionet e...
Tiranë, ndëshkohen urbanët për mosfunksionimin e kondicionerëve Janarin e një viti më parë, kur u ndryshua çmimi i biletës për transportin urban, Bashkia e Tiranës u kërkoi kompanive plotësimin e të paktën 10 kritereve. Mosrespektimi i tyre ka çuar disa herë në gjobitjen e kompanive, të cilat në jo pak raste kanë cënuar standardet e transportit urban në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka marrë 181 masa administrative për 10 linjat e transportit në kryeqytet. Gjobitja e tyre është bërë në bazë të një sistemi pikëzimi, nga i cili vendoset më pas për masat që do të merren. Sipas të dhënave, shkeljet më të shpeshta janë bërë për sistemin e ajrimit të automjeteve...
I nxehti në Europë, jugu i kontinentit “piqet” në diell
I nxehti në Europë, jugu i kontinentit “piqet” në diell I nxehti ekstrem që ka përfshirë kryesisht Europën jugore vazhdon të përvëlojë një pjesë të kontinentit duke merituar plotësisht nofkën “Luciferi”. Spanja mban rekordin e kësaj vere në Europë me temperatura që kanë arritur në 44 gradë celsius, por edhe Italia, jugu i Francës, Rumania, nuk po ja kalojnë më mirë. Madje në Itali, ditët e nxehta që duket se nuk kanë të mbaruar, i kanë kushtuar shtrenjtë akullnajave në Alpe dhe resortet turistike që ofrojnë ski në verë, kanë mbyllur dyert për shkak të kushteve në përkeqësim. Autoritetet lokale në shumë zona të Europës Jugore thonë se këtë vit numrat e njerëzve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të vapës janë rritur...
Dorëheqjet, Rama anulon urdhrin e ministrit të Drejtësisë
Dorëheqjet, Rama anulon urdhrin e ministrit të Drejtësisë Kryeministri Rama ka anuluar urdhrin e ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet e krerëve të degëve të Hipotekës nuk mund të refuzohen. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë, e cila ka deklaruar se hetimi administrativ i ministrit mund të vazhdojë ndërkohë pa asnjë pengesë. “Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, ka deklaruar zyra e kryeministrit. Në reagimin e saj nënvizohet se, qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM që në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik apo teknik, qoftë në ikje a në...
Ministri grek: Shqiptarët zgjohen çdo mëngjes me muzikë greke, por na shajnë
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka bërë një analizë të marrëdhënieve me Shqipërinë, duke theksuar se ato karakterizohen nga një paradoks. Sipas tij, nga njëra anë shqiptarët e adhurojnë Greqinë dhe nga ana tjetër ka një mosbesim e nacionalizëm dinamik. Kotzias i bëri këto deklarata duke folur para një auditori partiak, në qytetin e Kozanit. “Kisha fatin të flas në Universitetin e Tiranës dhe iu fola me zemër në dorë. Iu thashë që ka një çmenduri në marrëdhëniet tona. Ka një paradoks: Zgjoheni në mëngjes, dëgjoni muzikë greke, lëvizni plot gaz me atë muzikë dhe befas priteni pak me brisk e për këtë nisni të shani Greqinë”, tha Kotzias, duke shtuar se “është çmenduri. Nga njëra anë e adhurojnë Greqinë, mos e harroni kurrë...
Mplaket Shqipëria, bien lindjet rriten vdekjet në tremujorin e parë 2017
Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e parë 2017, pasqyron një rënie me 33,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016. Gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve tejkaloi me 852 numrin e vdekjeve, raportoi sot INSTAT. Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 numrin e vdekjeve. Në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Lezhë dhe Fier shtesa natyrore është pozitive. Vlera më e ulët është regjistruar në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 160 numrin e lindjeve. Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2017, rezulton 6.880 duke shënuar një rënie me 4,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016...
Veliaj zbulon planin: Ja si do ta bëjmë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm
Veliaj zbulon planin: Ja si do ta bëjmë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sigurioi sërish qytetarët se brenda 5 viteve të ardhshme kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë dhe për këtë publikoi edhe planin e investimeve të hartuar nga UKT me ndihmën e USAID-it. Në dëgjesën e zhvilluar me këshilltarët e LSI dhe PS në Këshillin Bashkiak për të argumentuar dhe shpjeguar propozimin për çmimin e ri të ujit, Veliaj deklaroi se e vetmja mundësi për të rritur investimet dhe për t’i siguruar Tiranës ujë të pijshëm është marrja e këtij vendimi. “Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha, sot jemi me 13 orë ujë në ditë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e...
Fqinjet tane si,Maqedonia,Serbia,Greqia,Kroacia..e kane bere legale marjuanen per qellime mjeksore..duke pare qe fqinjet tane e kane bere kete gje,me lind pyetja,pse ne te mos e bejm?? A nuk do ishte me mire qe ky biznes ilegal,te behej legal?? Ne menyre qe te jete me i kontrolluar,+ edhe fitimin qe do sillte..vende pune te hapuara,mbushja e arkes se shtetit nga mbeldhja e taksave..sepse keshtu duke e "luftuar" ,vec rritet korrupsioni neper gjykata,dhe rrisim mbipopullimin ne burgje,edhe emrin e keq qe na ka dal neper bote si kultivues te marjuanes. Si mendoni,a nuk do ishte me mire qe marjuana te behej e ligjshme ne Shqiperi?
Hahn: Ballkani Perëndimor në BE që të rinjtë të mos i braktisin vendet e tyre
Hahn: Ballkani Perëndimor në BE që të rinjtë të mos i braktisin vendet e tyre Brukseli dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe njëra nga arsyet kryesore për këtë është që të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos i braktisin ato, ka porositur sot në Trieste komisioneri europiane për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn. Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, Hahn tha se kjo do të ulte tensionet nga e kaluara. Ai ka theksuar se detyrë e politikës është që të sigurojë kornizën, ndërsa përgjegjësia për lidhjet ekonomike i takon komunitetit të biznesit. gazeta-shqip.
Tjetër konflikt mes Shqipërisë dhe Greqisë, këtë herë shkak bëhen ...
Agjencia e lajmeve “Associated Press” i ka dedikuar një artikull një problematike të evidentuar mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket bimëve aromatike e mjekësore. Artikulli i publikuar ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare duke gjetur hapësirë ripublikimi në media të tjera si ثashington Post, Fox Neës, ABC Neës etj. Artikulli citon autoritetet greke që thonë se “bandat e shqiptarëve të varfër po kalojnë vazhdimisht kufirin për të korrur ilegalisht në mal bimët medicinale, e kryesisht çajin e malit. Plaçkitësit më pas i shesin bimët për eksport te kompanitë farmaceutike ose kozmetike; një biznes që i siuguron vendit dhjetëra milionë në vit”. E në këtë proces, shqetësimi është se po shkatërrohen edhe bimë të rralla e të...
Gazetari shqiptar i kërcënuar, merr pasaportën norvegjeze. Ja çfarë shkruan
Gazetari shqiptar Telnis Skuqi ka marrë nënshtetësinë norvegjeze. Ai u largua nga vendi pasi kohë më parë deklaroi se ishte kërcënuar me jetë pasi denoncoi trafikun e drogës me avionë në zonën e Gjirokastrës. Skuqi kërkoi azil politik në vendin skandinav dhe siç e konfirmoi në rrjetet sociale ka marrë nënshtetësinë. Ai ka bërë edhe një përshkrim të ndjesisë së këtij momenti. KOMENTI Nث FACEBOOK Sot kam përjetuar dy botë të ndryshme. Isha midis gëzimit dhe trishtimit. Më trazoj shpirtin ku hapa kutinë postare. Në fillim doja ta flakja, ta përvëloja të turrën e drurëve, ta grisja, apo ta zhdukja pasaportën norvegjeze, por u ndala. - اfarë po bënë, - pyeta veten. Me qetësi kujtova atdheun tim të dashur, vendlindjen...
Nga Rando Devole U bënë disa vjet që numri i qytetarëve shqiptarë në Itali është në ulje. Pasi u kapërcye gjysmë milioni në fillim të vitit 2014, numri i tyre filloi të binte rregullisht deri në ditët e sotme. Sipas të dhënave të fundit të porsa botuara nga Instituti italian i statistikave, në Itali jetojnë si rezidentë 448.407 shqiptarë[i]. Më këtë shifër ata kapin vendin e dytë midis të gjithë kombësive të huaja, duke u renditur menjëherë pas rumunëve, numri i të cilëve e ka kaluar prej kohësh milionin. Megjithatë, po të rreshtohen në listën e vendeve jashtë BE-së, shqiptarët rezidentë zënë vendin e parë. Pas tyre vijnë marokenët (420.651), kinezët (281.972) dhe ukrainasit (234.354). Shqiptarët përbëjnë 8,9% të numrit të...
Pse shqiptarët vrasin shoqi-shoqin
Intervistë me Prof Dr Ylli Pango Së pari një Falenderim Për mundësinë që mu dha sepse kjo intervistë është në një farë mënyre një paraprezantim, apo pjesë sado e vogël e librit “Psikologji Shqiptare” (Sociale) që kam kohë që dua të nxjerr në dritë e që së fundmi shpresoj ta botoj këtë vit). Së dyti për të përjashtuar çdo keqkuptim. Unë e dua këtë vend dhe them se kam dhënë një kontribut sado modest këtu por mendoj se “Duke e njohur, dhe luftuar sëmundjen, dhe jo duke e mohuar apo duke u zemëruar me të (faza e parë dhe e dytë e psikologjisë të sëmurit rëndë, mohim i sëmundjes, zemërim me të, ujdi, depresion, pranim e nënshtrim asaj) mund të tentosh por edhe të shpresosh ta shërosh atë”. Ndryshe agravohet e vimë aty ku kemi ardhur e...
Kosovë, krahu i luftës shpall fitoren https://www.youtube.com/watch?v=-BKBzNv9k0E Vetëm pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë, fitues doli koalicioni i ish-krerëve të UاK-së, me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër. Rezultatet e para i dhanë epërsi koalicionit që për ide kishte fillimin e ri. Në Sheshin “Skënderbej” të Prishtinës festa filloi të bëhej gati pas reagimeve të para. Orë më vonë, në shesh arritën partnerët Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët thanë se do ta formojnë qeverinë shpejt. "E dimë që na presin shumë punë në Kosovë, por jemi bashkë për t'i bërë këto punë. Urime për fitoren", tha Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së. Ndërsa Kadri Veseli, kreu i PDK-së, theksoi: "Do të...
Shifra alarmante/ Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi
Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre. Shifrat e frikshme publikohen nga kompania e famshme Gallup, e cila ka realizuar sondazhin më të madh të bërë ndonjëherë me të anketuar në të gjithë botën. Ajo çka tërheq vëmendjen është edhe shtetet që ne lëmë pas, ku dëshira e madhe që kanë shqiptarët për të emigruar, ia kalojnë edhe vendeve që janë në gjendje lufte si Siria, apo vendeve të varfëra në Afrikë. Sipas Gallup, 14 % e popullsise globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit...
Hapja e sheshit “Skënderbej”, koncert madhështor në Tiranë Sheshi “Skënderbej” do të hapet të shtunën, më 10 qershor me një koncert madhështor që nis në orën 19.30. Ka qënë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka zbuluar disa nga surprizat e ceremonisë gjatë fjalës së tij për analizën e punës 2-vjeçare në njësinë nr. 4. “Ditën e shtunë në orën 19.30, do të kemi një koncert madhështor dhe ashtu si sheshi që është i mbushur me gurë, nga të gjithë trevat e Shqipërisë, po ashtu edhe të gjitha trevat e Shqipërisë, do të jenë në skenë për të hapur me të gjithë qytetin, me të gjithë familjet tona, në një ceremoni të jashtëzakonshme artistike, folklorike, sheshin e të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj...
Misteri që fsheh varri i Skënderbeut në Lezhë, dëshira e specialistëve për ta hapur
Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar. Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë. As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni. Ai shpjegon se ekzistojnë dyshime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag. Hapja dhe ekspozimi i këtij...
Shqipëria po plaket, arrin numër rekord pensionistësh
Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a. Për pasojë, shpenzimet ndaj përfituesve u rritën me 4,5 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 32 milionë euro. Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona. Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë. Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2016...
Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”
Nga Gjergj META Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga Listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”. Mua nuk më interesojnë as listat e as partitë dhe as emrat e përveçëm, pasi për këtë unë e them fjalën time si qytetar ditën e...
Kur filozofisë i duheshin edhe myslimanët, edhe hebrenjtë, edhe të krishterët
Nëse do t’ju kërkohej të përmendni filozofin më të rëndësishëm të Bagdadit të shekullit të 10-të, ju me siguri nuk do të hezitonit të thonit ‘al-Farabi’. Ai është një nga të paktët mendimtarë të botës islame të njohur për jo specialistët, dhe me meritë të plotë, po të kemi parasysh ripunimin e tij ambicioz të metafizikës dhe filozofisë politike platoniane dhe aristoteliane. Por nëse do të ishit banor i Bagdadit të shekullit të 10-të, mund të mendonit më shumë për Yahya ibn Adin. Ai nuk është aspak emër i njohur, por përmendet nga historiani al-Mas’udi si mësuesi i vetëm i rëndësishëm i filozofisë aristoteliane, në kohën e tij. Por ibn ‘Adi nuk është vetëm një shembull i mirë se si fama zbehet përgjatë shekujve. Ai është gjithashtu një...
اifti Kokëdhima fillon ngritjen e bibliotekës shqiptare për emigrantët në Greqi
Nga Shpëtim Znxhiria اifti Brixhida dhe Koço Kokëdhima kanë mbajtur premtimin për ngritjen e bibliotekës së emigrantëve shqiptare në Greqi. Për nga historia ishte politikani i parë shqiptar që shkelte për të parën herë në zyrat e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, në këtë qendër kulturore të ngritur nga vetë emigrantët pa ndihmën e shtetit, ishte kjo në prag të një bashkëbisedimi që do të zhvillonte me emigrantët tanë në ditën e tyre ndërkombëtare të emigracionit. Ishte mbrëmje e 17 Dhjetorit të vitit të kaluar kur politikani dhe ish-deputeti gjithashtu biznesmeni më i suksesshëm në Shqipëri zhvilloi një bashkëbisedim me emigrantët të ndodhur në ambientet e Federatës së së Shoqatave Shqiptare në Athinë. Koço Kokëdhima u...
Komisionet e Vettingut, zbardhen 14 emrat e propozuara nga PD
Komisionet e Vettingut, zbardhen 14 emrat e propozuara nga PD Partia Demokratike do të votojë sot në Kuvend pro ngritjes së komisioneve të Vettingut dhe pak para nisjes së seancës ka zbardhut emrat e anëtarëve. Në mbledhjen e grupit të PD kreu i kësaj force politike ka propozuar në komisionin Ad hoc të vettingut me 12 anëtarë: PD ka propozuar Oerd Bylykbashin, Eduard Halimin, Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun për komisionet e vettingut. Krah tyre janë propozuar edhe 11 deputetë të PD-së, si pjesë e komisionit Ad Hoc me 12 anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për institucionet e vlerësimit deputetët: Oerd Bylykbashi, Dhurata Cupi, Fatmir Mediu, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi. Për komisionit Ad Hoc me 6 anëtarë...
Bie numri i vendeve që ndëshkojnë marrëdhëniet homoseksuale
Numri i vendeve që kriminalizojnë marrëdhëniet midis çifteve me gjini të njëjtë ka rënë gjatë dekadës së fundit, porse sulmet kundër komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) vazhdojnë të jenë të zakonshme në shumë vende, tha Asociacioni Ndërkombëtar i këtij komuniteti, me seli në Gjenevë. Në raportin e lëshuar të hënën thuhet se aktiviteti seksual i çifteve me gjini të njëjtë mbetet krim në 72 vende. Shifra është në rënie krahasuar me 92 vende sa kanë qenë në vitin 2006. Raporti, megjithatë, vlerëson se "persekutimi dhe stigmatizimi i thellë" i pjesëtarëve të komunitetit LGBT vazhdon në shumë vende, përcjell REL. Martesat e homoseksualëve janë të ligjshme në 23 vende, ndërsa 28 të tjera e njohin...
Shqiptarët renditen të 2 për marrjen e nënshtetësive në Bashkimin Europian
Shqiptarët renditen të 2 për marrjen e nënshtetësive në Bashkimin Europian Shqiptarët vijojnë të mbeten ndër marrësit kryesorë të nënshtetësive në Bashkimin Europian edhe për vitin 2015, ku 48,400 shtetas kanë përfituar nënshtetësi në vendet e unionit. Shqipëria është vendi i origjinës për 5,7% të të gjithë marrësve të shtetësisë, ndjekur nga Turqia me 4,2%. Vetëm shtetasit e Marokut kanë përfituar më tepër shtetësi europiane se shqiptarët dhe përbëjnë 10,2% të totalit. Kontribuesit kryesorë që kanë dhënë nënshtetësi për shqiptarët janë pothuajse tërësisht Italia (72,6%) dhe Greqia (23,8). Një kontribut të vogël në numrin e nënshtetësive e ka dhënë dhe Belgjika me 1%. Në Greqi, shqiptarët përbëjnë grupin kryesor të marrjes së...
Vajzat nga Shqipëria: Më parë martohemi me serbët se sa me kosovarët
Shqiptaret nuk po heqin dorë nga martesa me serbët. Madje kohëve të fundit martesat po vazhdojnë masivisht. Disa nga serbët janë kundër këtyre martesave. Këtë e kanë vërtetuar disa komentues të Telegrafit serb të cilët kanë thënë se këto martesa janë të gabuara. Mirëpo ka të tillë që mendojnë ndryshe duke thënë se gratë shqiptare janë vetësakrifikuese, i respektojnë burrat dhe familja për to është e shenjtë, transmeton lajmi.net. Gazeta në fjalë ka raportuar se në shumicën e herave gratë shqiptare blihen edhe me para. Gjëja më interesante sipas hulumtimit ka treguar se vajzat nga Shqipëria nuk i duan shqiptarët e Kosovës, më shumë i preferojnë serbët dhe malazezët. Shpesh ndodhin grindje në mesin e këtyre llojeve të martesave shkak...
Media britanike: Harrojeni Sirinë dhe Irakun, 1 në 8 fëmijë shqiptarë kërkojnë azil n
Media britanike: Harrojeni Sirinë dhe Irakun, 1 në 8 fëmijë shqiptarë kërkojnë azil në Angli Media britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull fëmijëve shqiptarë që kërkojnë azil në Britani. Që në titull gazeta shkruan: “Harrojeni Sirinë dhe Iraku, një në tetë fëmijë të pashoqëruar në Britani vjen nga Shqipëria, ndonëse vendi nuk është në luftë”. Më tej në artikull shtohet se fëmijët shqiptarë kërkojnë azil. Në total, vetëm vitin e shkuar në Britani kanë mbërritur 3175 fëmijë emigrantë të pashoqëruar nga shtete të ndryshme, ose mesatarisht 9 minorenë të ditë. 405 prej tyre ose 13 për qind thuhet se vijnë nga ish-vendi komunist në Ballkan. Kandidati konservator David Davies tha: “Shqipëria nuk është një vend në...
Fundjavë e freskët, javën e ardhshme vjen vera 10 ditëshi i tretë i muajit prill në vendin tonë rezultoi me luhatje të ndjeshme të kushteve atmosferike. Por edhe fundjavën e fundit të muajit prill vendi ynë do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore më të freskëta me origjinë atlantike, të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje të pakta shiu në veri dhe zonën qendrore të vendit. Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, kryesisht ditën e diel ku në zonat malore nuk do t’i kalojne 16 gradë, ndërsa në zonat e uleta dhe bregdet do të arrijnë deri në 23 grade celcius. Ndërsa fillimi i javës deri ditën e enjte parashikohet mot i qëndrueshëm me diell ku temperaturat e mesdites do...
Media gjermane: Shqipëria, e rrezikuar. Rama i përgjigjet Bildt “Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, po kthehet gjithnjë e më shumë në rrezik sigurie”, shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ajo i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë, duke theksuar se kriza po ashpërsohet gjithmonë e më shumë. “As kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, nuk ia doli dot të ndërmjetësojë mes dy partive kryesore në Shqipëri”, theksohet në artikullin që i jep këtë shpjegim arsyeve përse dështoi eurodeputeti gjerman në misionin e tij. “Partia Demokratike këmbëngul në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për...
Shtetet e botës që shpenzojnë më shumë, për t’u bërë gati për Luftën e Tretë Botërore
Ndoshta e keni vënë re se gjërat janë duke u bërë pak më të … tensionuara në botë. Një konflikt i madh global – i njohur gjithashtu si Lufta e Tretë Botërore – tani është një mundësi. Sipas të dhënave të fundit të SIPRI, shpenzimet botërore ushtarake vlerësohen të kenë qenë rreth 1686 miliardë dollarë në vitin 2016, ose 2.2 përqind të PBB-së globale. Kjo është një rritje prej rreth 0.4 përqind që nga viti 2015. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të përfshirjes globale në luftën e përgjakshme civile të Sirisë, ose kërcënimit në rritje të konfliktit bërthamor midis Koresë së Veriut dhe SHBA. E qartë është se, pas një mosndryshimi të shpenzimeve ushtarake ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, ky vit i dytë i rritjes tregon një...
Prej nga vjen gjenetika e popujve të Ballkanit?!
Gazeta proqeveritare Dnevnik, e cila ka mështetur fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar sot në shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika, përcjellë Agjencia e lajmeve INA. Sipas informacioneve të një hulumtimi në të cilin bazohet gazeta shqiptarët janë më të afërtë me popujtë që jetojnë në Afrikë, gjegjësisht, halpogrupet E2 dhe E3 që janë të ngjajshme me ADN Marokenëve dhe Alizhirit. Sipas këtij studimi maqedonasit kanë afërsi me Serbët dhe Bullgarët. Madje theksohet se popujtë sllavë nuk kanë ardhur nga Karpatet. Kjo nuk është hera e parë që mediat në gjuhën maqedonase shkruajnë për prejardhjen e “dyshimtë” të shqiptarëve, pa dhënë asnjë dëshmi të metodologjive të njohura shkencore në...
Ish-deputeti socialist Arben Ndoka akuzon Sali Berishën për 15 krime
Në një reagim pasi Berisha e akuzoi si pronar të 400 ton drogë në Lezhë, Ndoka thotë se “bari i keq duhet shkulur që në rrënjë”, ndërsa e quan ish-kryeministrin “pjellë e çmendurisë së diktaturës që prej 27 vjetësh mbjell farën e keqe”. Ai rendit 15 krime që sipas tij janë bërë nga Sali Berisha. “E vetmja gjë që di të bëjë, me patologjinë e vetë prej psikopati, është të mbledhë turma dhe të shkaktojë kaos, duke hequr vëmendjen nga krimet e tij, qofte politike, ekonomike, shoqërore dhe fizike”, shkruan Arben Ndoka duke publikuar edhe një foto të Enver Hoxhës duke i qendruar pranë Sali Berisha STATUSI I ARBEN NDOKثS Një shprehje e vjetër thotë: “Bari i keq duhet shkulur që në rrënjë”. Me këtë shprehje i referohem pjellës së...
I biri i Enver Hoxhës provokon besimtarët: Babai bëri mirë që ndaloi fene
I biri i Enver Hoxhës provokon besimtarët ditën e Pashkës: Babai bëri mirë që ndaloi fenë Gazeta Dita ka vijuar intervistën me djalin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin. Gjatë intervistës së sotme, ai ka thënë se Enveri kishte pritur një mesazh nga Perëndimi pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, por, sipas Ilir Hoxhës, ai nuk erdhi kurrë. “Denoncimi zyrtar i Traktatit tё Varshavёs dhe largimi i vendit tonё prej tij, ishte nё tё njёjtёn kohё edhe njё veprim nё tё mirёn e paqes nё rajon. Duke qenё prezent nё Ballkan, Traktati i Varshavёs, nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr, pёrbёnte rrezik, sidomos pёr pjesёn jugore tё Ballkanit dhe vendet rreth detit Adriatik. Por çfarë ndodhi!? Kёtё e ka treguar vetё Ramiz Alia. Nё kohёn kur ishte...
Zgjidhja e krizës, Merkel sjell në Tiranë të besuarin e saj
Zgjidhja e krizës, Merkel sjell në Tiranë të besuarin e saj Javën e ardhshme duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar do të jenë intensive për arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës. Përveç ministrit të Jashtëm të Gjermanisë i cili viziton Tiranën të hënën, pritet që në Shqipëri të mbërrijë edhe kreun i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. McAllister i përket partisë së Angela Merkel dhe vizita e tij pritet që të ndihmojë palët për arritjen e një kompromisi. Konfirmimi për vizitën e kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu në Bruksel. Vetë Bregu ka shmangur komentet për...
Rruga e Arbrit, 250 mln euro; Qeveria miraton propozimin
Rruga e Arbrit, 250 mln euro; Qeveria miraton propozimin Qeveria ka shpërblyer me një bonus sa dhjetë përqind të pikëve ofertën e një kompanie private për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Top Channel zbardh vendimin, i cili pas shumë vitesh zvarritje i hap rrugë zyrtarisht ndërtimit të rrugës që lidh Tiranën me Dibrën. Sipas ofertës së propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion”, rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë, ose rreth 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj do të zgjasë 46 muaj. Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Më saktësisht, kompania do të financojë rreth 190 milionë euro nga paratë e veta, ndërkohë që shteti do të paguajë 60 milionë euro të tjera nga...
Sakrifica për arsimin Lirie Hoxha është mësuese në fshatin Krrabë e Vogël të Elbasanit. Ajo udhëton çdo ditë 4 orë mes maleve nga Funari dëri në Krrabë të Vogël me gomarë ose në këmbë për të mbërritur në shkollë në orën 8. Por Liria e adhuron profesionin e saj edhe pse për shkak të vështirësisë fizike, rruga e gjatë dhe e vështirë i rrëzikon çdo ditë jetën. “Unë bëj 8-9 orë rrugë, 4 për të ardhur dhe 4 për t’u kthyer në shtëpi. اdo rrugë është me rrezik sepse një shi të bjerë rrëshqasin gurët. E vetmja forcë për mua janë nxënësit. Dëshira ime e madhe në jetë është të bëhem një mësimdhënëse dhe të sjell diçka të re si e tillë, sepse në vitet e fundit po shoh se arsimi po shkatërrohet”, thotë Hoxha. Fëmijët thonë se...
Tërmet i fuqishëm në kryeqytet dhe pranë zonave përreth
Tërmet i fuqishëm në kryeqytet dhe pranë zonave përreth Një termet i fuqishëm ka lëkundur vendin pasditen e kësaj të shtune. Lëkundjet zgjatën për disa sekonda dhe shkaktuan panik tek njerëzit. Nuk dihet ende se ku ka qenë epiqendra e tërmetit, por ai është ndjerë fuqishëm në Tiranë dhe pranë zonave përreth. Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale. g.shqip
Kamionët vrasës që goditën Perëndimin (FOTO)
Kamionët vrasës që goditën Perëndimin (FOTO) Një kamion që shtyp kalimtarët në mes të rrugës me qëllim që të vrasë sa më shumë të jetë e mundur. Duket se kjo është arma e re e terroristëve në luftën e tyre ndaj Perëndimit. E fundit është ajo e Stokholmit, që deri tani u ka kushtuar jetën 4 personave. Më 8 janar 2017, në Jerusalem një kamion i drejtuar nga një palestinez lëshohet mbi një grup ushtarakësh izraelitë. Nën rrotat e tij mbetën të vrarë katër persona, tre vajza dhe një djalë, të gjithë 20 vjeç. Më 19 dhjetor 2016 në Berlin një kamion hyri në një treg Krishtlindjesh, mes turistëve dhe gjermanëve, pikërisht në javën e Krishtlindjeve. Bilanci ishte 12 të vdekur dhe 56 të plagosur. Në ankthet e europianëve do të...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top