Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Një lajm i mirë pë shqiptarët që duan të punojnë në Kosovë!
اështja që deri më tani ka qenë thuajse vetëm burokratike, por që ka sjellë peripeci për qytetarët shqiptarë, është drejt zgjidhjes edhe nga ana ligjore. Bëhet fjalë për qëndrimin e shqiptarëve që punojnë në Kosovë, të cilët deri më tani për të marrë një leje qëndrimi do të duhet të kalonin nëpër procedurat burokratike si të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Por duket se kjo çështje është drejt zgjidhjes edhe me ligj në Kosovë. Kështu kanë theksuar në konferencën e përbashkët për mediat, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri dhe homologu i tij i Kosovës, Skënder Hyseni. Në fjalën e tij Ministri Tahiri tha se kjo çështje burokratike nuk duhet të bëhet pengesë për afrimin dhe bashkimin e...
Publikohet letra e ministrit Kamenos drejtuar homologëve për simbolin e shqiponjës
Drejtuar Ministrave të Mbrojtjes SHBA Itali Zvicër Kanada Australi Filipine Të nderuar kolegë, Kohët e fundit kam vënë re raste të shpeshta ku pjesëtarë të forcave të armatosura të Italisë, SHBA, Filipineve, etj, bëjnë simbolin e shqiponjës dykrenore. Jam i bindur që elementë irredentistë shqiptarë kanë shfrytëzuar naivitetin e ushtarëve dhe policëve tuaj, dhe ju kanë thënë të bëjnë këtë simbol. Zakonisht përdorin gënjeshtra të llojit se kjo shenjë “bie fat”, “heq syrin e lig”, “të bie bingo”, e të tjera, që vetëm ky pis milet që na ra për komshi neve pasuesve të Akilit, e dimë që janë në gjendje të krijojnë. Ju duhet të dini që shqiponja me dy krerë është simbol i Bizantit. Ju duhet të dini gjithashtu se pasardhës të...
“Fiks Fare”, në konviktin e Shkodrës ‘hahet’ fasule çdo ditë
“Fiks Fare”, në konviktin e Shkodrës ‘hahet’ fasule çdo ditë Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” në Shkodër hanë fasule përditë. Skandali u zbulua gjatë një investigimi nga emisioni “Fiks Fare”. Gazetarët vëzhguan disa ditë konviktin e kësaj shkolle, ku fëmijët vuanin nga i ftohti dhe ngroheshin me bombola gazi, duke rrezikuar jetën. Në konvikt mungonte uji, ndërsa problemi kryesor ishte ushqimi. Ushqimi kryesor në menynë javore ishte fasulja, e cila iu servirej çdo ditë fëmijëve. “Bomba” në dhomat e nxënësve Ekipi i “Fiks Fare” konstatoi se, kushtet e konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” ishin të vështira. Disa nxënës u ankuan për mungesën e ngrohjes. Në çdo dhomë kishte bombola...
Pas shpërthimit të ministrit tjetër të LSI-së, Lefter Koka me akuza të forta drejt policisë si bandë e PS-së dhe shenjave të qarta të çarjes së koalicionit, analisti Andi Bushati vlerëson se Rama është kapur tashmë mat nga LSI-ja dhe nuk ka më asnjë forcë përballë saj. “Rama I kapur peng nga ankthi i zgjedhjeve, i dërrmuar nga aferat e njëpasnjëshme, i pafuqishëm për të luftuar krimin dhe drogën, ai nuk po gjen forcë t’i thotë ndal aleatve të tij. Ai është tredhur aq shumë, sa nuk ka më as fuqi ta vërë LSI-në përpara alternativës: heshtni ose largohuni. Ai thjeshtë është kapur mat, duke dëshmuar kështu, se nuk janë deklarata si ato të Lefterit që përdhosin qeverinë, por se ajo ka kohë që është qelbur nga koka”- shkruan ai në një...
Emigrantët shqiptarë në Greqi përfitojnë kompesim social, ja si aplikohet
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se në shkurt do të nisë kompesimi për Fondin e Solidaritetit, nga i cili përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Greqi. Emigrantët, sipas shtypit që del në gjuhën shqipe në Athinë, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në adresën www.keaprogram.gr, në bashkitë ku ata banojnë dhe në Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve. Gazeta “Tribuna Shqiptare” që del në Athinë vlerëson se sipas autoriteteve greke rreth 700 mijë vetë do të përfitojnë nga Fondi i Kompensimin Social të Solidaritetit, i cili nisi të shpërndahej për herë të parë një vit më parë. Fondi parashikon mbështetje financiare, shërbime sociale plotësuese, përfshirë dhe trajtim shëndetësor falas dhe...
Blendi Fevziu i shkruan ministrit grek të Mbrojtjes: Jam i befasuar nga ju!
Blendi Fevziu i shkruan ministrit grek të Mbrojtjes: Jam i befasuar nga ju! Nga Blendi Fevziu Letër publike për Ministrin Grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos I nderuar zoti Ministër, Jam tejet i befasuar nga një seri lajmesh sipas të cilave ju kërkoni dënimin maksimal për 7 rekrutë të ushtrisë greke me kombësi shqiptare, që në grumbullimin e tyre të parë ushtarak, kanë pozuar me shënjën e shqiponjës, një simbol i kombit shqiptar dhe një stilizim i flamurit tonë. Sipas të përditshmes Kathimerini ju keni thënë: “Ngjarje të tilla nuk tolerohen nga forcat e armatosura. Kushdo që e ndjen veten jo grek, të kthehet në shtëpinë e tij dhe të lërë shtetësinë greke“. Personalisht nuk i njoh rregullat e ushtrisë greke, por...
Reagon Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme
Reagon Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federicka Mogherini ka shprehur “keqardhje për të gjitha palët e dialogut”, pasi ka thënë se ata nuk e kanë respektuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel Siç u vu në dukje, në dialogun për uljen e tensioneve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, palët u morën vesh të mos komentojnë për media, transmeton Gazeta Express. “Më vjen keq që nuk i janë përmbajtur të gjithë kësaj dhe i ftojmë që të përmbahen dhe zhvillimet t’i ndërtojnë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura dje”, ka thënë përfaqësuesja për media e Federika Mogherinit, Maja Kocijancic. Federicka Mogherini tregon se nga takimi u nxor “një rezultat i...
Projektligji, falen taksat dhe gjobat. Amnisti për bizneset dhe individët
Projektligji, falen taksat dhe gjobat. Amnisti për bizneset dhe individët Taksat e papaguara nga biznesi dhe individët, që i përkasin periudhës para 31 dhjetorit të vitit 2010 do të falen plotësisht. Top Channel ka zbardhur draftin përfundimtar të qeverisë, për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore, një projekt i nisur në verën e vitit të kaluar por që pritet të finanalizohet vetëm tani, pak muaj para zgjedhjeve. Drafti parashikon që të gjitha detyrimet e lindura para 31 dhjetorit 2010 të falen plotësisht, pavarësisht llojit të tyre, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore. Për këtë kategori falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat. Por çfarë ndodh me detyrimet e mëvonshme? Sipas projektligjit...
Rama “provokon” Greqinë me Ali Pashë Tepelenën: Luani i Janinës frymëzoi revolucionin
Kryeministri Rama ka postuar një foto të Ali Pashë Tepelenës në “Facebook”, për të përkujtuar ditën e tij të vdekjes, plot 195 vjet nga sot. Ndërsa e quan edhe “Luani i Janinës”, ndoshta pa dashur, kryeministri ka ‘provokuar’ sërish fqinjët grekë, kur thotë se ishte pikërisht Ali Pashë Tepelena që frymëzoi revolucionin në Greqi, i cili përfundoi me shpalljen e pavarësisë së kësaj të fundit. “Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore”,- shkruan Rama. Fqinjët i kanë me merak ngjarjet historike, e aq më shumë kur bëhet fjalë për të shkuarën, por nuk dimë nëse do të...
Berisha shpërthen ndaj Ramës: Pse nuk e uron Trump-in mor këlysh i Soros-it
Ish-kryeministri Sali Berisha duke e akuzuar sot pasardhësin e tij, Edi Rama si ‘kone’ të George Soros-it e akuzuar atë se po prish marrëdhëniet me SHBA-të duke mos e uruar për detyrën Presidentin e ri amerikan, Donald Trump. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha thekson se ndodh për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, që një kryeministër shqiptar nuk uron presidentin e SHBA për marrjen e detyrës. Sipas ish-liderit demokrat, Rama ‘si nje kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha, gjatë fushatës kundër Presidentit Donald Trump, sharje të ulta prej ordineri të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshtaret e tij me ekstremistë’. STATUSI I BERISHثS Interesi kombetar ne kembet...
Ish-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë paratë, por dua mbroj
Ish-gruaja e deputetit Peza në prokurori: U tregoj si i ka bërë paratë, por dua mbrojtje për djalin dhe veten Duket se situata për deputetin socialist dhe ish gazetarin Alfred Peza, është komplikuar edhe më shumë. Përveç hapjes së një hetimi nga prokuroria, edhe ish bashkëshortja e tij Adelina Toli është paraqitur vullnetarisht pranë Prokurorisë së Përgjithshme, për të dhënë edhe ajo dëshminë e saj për ato që di për pasurinë e Pezës. Historia e origjinës së deputetit rilindas morri një tjetër kthesë, pasi në media u hodh, një vendim gjykate gjatë i vitit 2010 disa vite pas divorcit me Adelina Tolin. Në përpjekje për të zgjedhur në favor të financave të veta konfliktit për shumën që Peza duhet të paguante për djalin e...
Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale
Skandali/Fiks Fare: Si rekrutohen vajzat për shërbime seksuale Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale. Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj "pune". Fiks Fare solli mbrëmë 2 raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere, ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si "punonjëse seksi" Rasti I Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar...
Ja kush e shkakton ndotjen e ajrit në Tiranë, Bashkia publikon të dhënat
Ja kush e shkakton ndotjen e ajrit në Tiranë, Bashkia publikon të dhënat Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit kanë monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat e PM 10 zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram. “Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90 mikogram, ndërsa në ditët e pushimit, në fundjavë, ditën e Krishtlindjeve, Vitin e Ri ku edhe ngricat, kur u bë thirrje mos përdorimi dhe njerëzit...
Pasuritë e frikshme të gazetarëve
Dy Rrugaçë, një bordello/ Pasuritë e frikshme të gazetarëve Nga Bledi Mane-Public Enemy Duhen kater kembe te kercejne tango, dy Rrugaçë duhen te çelin bordellon. Ndryshe nga vallzimi klasik latin ku partneret ndjehen te barabarte nen tingujt e muzikes,mbarevajtja e nje bordelloje ka goxha ndryshime drastike. Pak rendesi ka nese pallimi behet buze rruges ne makine apo ne ambientet e dhomes se ngrohte, rolet jane te ndara paraprakisht. Rrugaçë nuk ben dot pa tutorin dhe tutori nuk ka nga e luan Faqen pa kurven. I rende tingellon krahasimi (jo i tangos) por une dua tua shfaq më ilustruese bordellimin e medias shqiptare. Por pavaresisht rregullave ordinere, ketu ne vendin tone ka nje rotacion fantastik mes pushtetit dhe fuqise se kurves...
Provokon Serbia me trenin e linjës Beograd- Mitrovicë: Kosova është Serbi!
“Kosova është Serbi”, e shkruar në gjuhë të ndryshme, ka qenë mbishkrimi i stampuar mbi trenin e linjës Beograd-Veri i Kosovës, i cili nisi sot funksionimin. Teksa qeveria serbe përuron këtë investim të ndihmuar nga Rusia, autoritetet në Kosovë shprehen se kjo linjë është ilegale. Shqiptarët në Mitrovicë gjykojnë se Rusia dhe Serbia simbolikisht po hyjnë në Kosovë duke cenuar sovranitetin e vendit. Ndërkohë Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt. Pas këtij afati do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt. Treni pritet të niset nga Beogradi në ora 8:30 minuta, ndërsa nga Mitrovica në orën 10:40 minuta. Drejtori...
Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij. Lajmi për arrestimin e liderit të AAK-së, është konfirmuar për mediat kosovare nga familja Haradinaj e më pas edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Mësohet se Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të...
Ish-zëvëndësshefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës
Ish-zëvëndësshefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës Ish-zëvëndësshefi i agjencisë amerikane të inteligjencës – CIA – Steven Meyer, i ka dhënë intervistë javores Beogradase, Nedeljnik, ku ka sugjeruar Qeverinë e Serbisë që të heqë dorë nga dialogu aktual me Kosovën dhe të propozojë ndarjen e saj në vija etnike. Qeveria e Vucic së pari duhet të informojë BE-në dhe Prishtinën se pezullon pjesëmarrjen në procesin e Brukselit, sepse pas tri viteve të ngurrimit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës ende nuk është arritur përparim i rëndësishëm. Për më tepër, Beogradi duhet të bëjë të qartë se Serbia është e gatshme të angazhohet në bisedime, dhe se këtë do t’a bëjë, vetëm kur të krijohet një kuadri i ri...
Rikthehet bora, tjetër javë me mot ekstrem
Rikthehet bora, tjetër javë me mot ekstrem Pas reshjeve të shiut në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte. Reshjet do përfshijne veriun dhe jugun e vendit. “Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në...
​Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, dënon ashpër luftën në Siri, ndërsa ngre pikëpyetjet e tij se këtë luftë nuk e bëjnë sirianët por grupe të tjera që kanë interesa të caktuara. Në një intervistë për televizionin grek ERT, Janullatos i përcakton militantët e ISIS si “persona të errët” ndërsa thekson se “besimi fetar është një çështje shumë delikate, pasi mund të shërbejë për të shtrembëruar te vërtetat dhe për te nxitur luftëra. “Si mund të vrasësh njerëz të pafajshëm e të thërrasësh “Zoti është i madh?”. Nuk ka luftë të drejtë, vetëm paqja është e drejtë, lufta është luftë”, tha kryepeshkopi. Janullatos është ndalur edhe te kriza greke, duke kërkuar një autokritikë nga qytetarët...
Francë, lirohet me kusht Ramush Haradinaj
Francë, lirohet me kusht Ramush Haradinaj Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn. Mirëpo, ai nuk duhet të largohet nga Franca dhe duhet të paraqitet pranë autoriteteve franceze dy herë në javë. Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci. Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht. g.shqip
Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore
Gripi, 22 mijë të prekur. ISHP: Rënie e kërkesave për ndihmë mjekësore Numri i personave të prekur nga gripi AH3N2 është rritur. Nga 19 mijë, që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore, që janë tregues të shpërthimit të epidemisë, këtë javë numërohen rreth 22 mijë të prekur. E megjithatë shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, thotë për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë. Sipas mjekes, ajo që vërehet është se nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, gramshi, fieri, durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve...
Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë
Kolonel Dritan Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë me shqiptarët Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruar nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, ka bërë thirrje për protesta të forta për lirimin e Ramush Haradinaj dhe për ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë deri në lirimin e tij. Në të kundërt ai thotë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëherë kjo do të thotë akt lufte me shqiptarët, shkruan Demiraj në ‘Facebook’, raporton Balkanëeb. Kolonel Dritan Demiraj, ka 24 medalje në ushtri, aq sa njihet si “babai” udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”...
Bora arrin në 1 m, mbeten pa energji elektrike dhe të izoluar shumë fshatra
Bora arrin në 1 m, mbeten pa energji elektrike dhe të izoluar shumë fshatra Mijëra banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluara si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar. Gjithashtu, reshjet e borës si dhe erërat e forta kanë bërë që i gjithë Kukësi dhe Hasi të mbetet pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së djeshme. Si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit të energjisë, rryma është shkëputur për konsumatorët duke i lënë ata në errësirë të plotë. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit,njofton se të bllokuara janë Njësitë Administrative: Grykë-اajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e Malzi. Ndërkohë që shumë...
SHBA merr në dorë pasuritë e politikanëve; Berisha, Meta,rrezikojnë burgun
Politikanët të cilët nuk mund të justifikojnë pasurinë e vënë tërë këto vite rrezikojnë të përfundojnë prapa dyerve të burgut. Ligji i ri për anti-korrupsionin në nivele të larta ka në shënjestër pasuritë e paligjshme të politikanëve dhe të zyrtarëve të lartë. Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive është një bashkëpunim me amerikanët dhe me 5 pikat e tij kryesore është konceptuar si një “vetting” për pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë. Pra janë amerikanët ata që kanë marrë në dorë pasurinë e politikanëve shqiptarë. Në këtë rast më të rrezikuarit janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, të cilët ka vënë pasuri gjatë tërë këtyre viteve të qeverisjes, më shumë në qeveri se në opozitë...
Alarmi nga gripi, qeveria: Pushim edhe për prindërit që punojnë në administratë
Alarmi nga gripi, qeveria: Pushim edhe për prindërit që punojnë në administratë Qeveria ka vendosur që një nga prindërit që ka fëmijë të mitur në kopsht, çerdhe apo shkollë dhe është punonjës i administratës, do të jetë pushim në datat 4, 5 dhe 6 janar. Vendimi vjen në kuadër të masave parandaluese ndaj epidemisë së gripit, që qarkullon masivisht në vendit tonë e që mund të përkeqësohet më tej me temperaturat që pritet të ulen ekstremisht në ditët në vijim. “Qeveria, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, vendosi edhe caktimin e këtyre datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin...
Festa në acar, nata e vitit të ri me temperatura deri në -10 gradë Celcius Nata e ndërrimit të viteve do të jetë me temperatura të ftohta dhe ngricë të cilat do të vijojnë edhe në ditet e para të vitit 2017. Meteorologët parashikojne që në datën 31 temperaturat do të shënojnë -10 gradë celcius në zonat malore dhe deri në -8 në zonat e ulëta dhe bregdet. “Orët e para të vitit 2017 do të karakterizohen nga një mot i kthjellët por i ftohtë si pasojë e rrymave të ftohta arktike që kanë prekur Europën Lindore, Ballkanin dhe vendin tonë. Qytetet me temperatura të ulëta do të jenë Korça, Peshkopia dhe Kukësi deri në-10 gradë Celcius. Edhe në zonat e ulëta, Tirana, Berati, Gjirokastra, do të shënojën temperatura -2 deri në -8 gradë...
Në këmbë deri në Halep, aktivistët të gatshëm për nisje nga Berlini
Zyrtarisht i titulluar Marshi Civil për Halepin, lëvizja pritet të bëjë bashkë me dhjetëra aktivistë nga vende të ndryshme evropiane të cilët do të ecin këmbë për në Halep. Marshi do të fillojë për pak orë nga ish-aeroporti i Berlinit, Tempelhof, i cili tani shërben si shtëpi për qindra refugjatë, kryesisht sirianë. Që kur Alboth dhe miqtë e saj njoftuan mbi planin e tyre në Facebook muajin e kaluar, më shumë se 13 mijë njerëz kanë shprehur mbështetje për nismën dhe më shumë se 2 mijë e 500 thonë se do t’i bashkohen marshit në ditën e parë. Alboth tha se iniciativa nuk ka lidhje me ndonjë parti politike apo një organizate, por thjesht bashkon njerëzit e zakonshëm që duan të bëjnë diçka për të ndaluar vuajtjet humanitare në Siri...
اfarë pritet të ndodhë në 2017-n? Një konflikt mbi ngrohjen globale dhe turizëm i zgjeruar hapësinor. Ja çfarë parashikon i famshmi Nostradamus për 2017-n. Sipas ithtarëve të tij, filozofi francez i shekullit të XVI ka paraparë me saktësi të çuditshme një sërë ngjarjesh historike, përfshirë këtu 11 shtatorin dhe ngritjen e Adlof Hitlerit. Teoritë e konspiracionit thonë se, ai arriti të shihte që prej atëherë zgjedhjen e Donald Trumpit president. Madje, ka nga ata që shkojnë aq larg, sa të pretendojnë se Nostradamusi ka profetizuar edhe përpjekjet e Shtetit Islamik për të kontrolluar disa pjesë të Europës, me qëllimin të nxisë Luftën e Tretë Botërore. Kur vjen fjala te parashikimet për vitin që po troket, edhe ato...
Banka Botërore: Edhe 10 vjet për të mundur mjerimin Banka Botërore vlerëson se Shqipërisë do t'i duhen të paktën edhe 10 vjet me rritje ekonomike 4% për të zhdukur varfërinë ekstreme. Banka vlerëson se në Shqipëri janë të paktën 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë. Standardi ndërkombëtar i vendosur nga Banka Botërore për varfërinë ekstreme është niveli i të ardhurave 1.9 dollarë në ditë për person. Por, kjo shifër është e shprehur sipas standardit të fuqisë blerëse. Nëse kthehet në vlerë leku, në Shqipëri asaj i korrenspondon shifra 120 lekë në ditë. Të dhënat e fundit statistikore për nivelin e varfërisë i përkasin vitit 2012. Në këtë vit, sipas Bankës Botërore, Shqipëria kishte 31 mijë persona...
Për festa në një çadër Merita Beqiri me dy fëmijët e saj do t’i kalojnë festat e fundvitit në një çadër. Kaq ishte mundësia e Bashkisë së Peqinit për t’i ardhur në ndihmë kësaj familjeje banesa e të cilëve u shemb nga tërmeti rreth 3 vite më parë ndërsa për dëmshpërblim ende nuk bëhet fjalë. Shtëpia e tyre u cilësua e pabanueshme pas tërmetit. “Kërkojmë një shtëpi”, thotë Merita. Më e vogla e familjes, Marsida nuk e mban mend herën e fundit që ka festuar. Viti i Ri për të do të jenë këta dy dyshekë të shtruar përtokë. “Do të doja që të kisha një shtëpi, të mos jetoja në këtë çadër. ثshtë shumë ftohtë. Nuk kemi festuar si gjithë të tjerët. Dua të shkoj në shkollë. Librat i marr përgjysmë”, thotë Marsida. Me një...
Shokon Rama: Parlamenti një pornografi, të transmetohet me pullë të kuqe në....
Kryeministri i vendit, Edi Rama është një nga protagonistët kryesore i të enjteve në parlament, por me sa duket për të, vendi ku vendosen ligjen, është i ngjashëm me një film porno. Gjatë asamblesë së PS që po zhvillohet sot në Tiranë ai shokoi kur u shpreh se televizionet duhet ta transmetojnë parlamentin me pull të kuqe (+18). “Parlamenti është një pornografi, është një turp i pashoq që s’duhet parë nga fëmijët dhe adoleshentët. Të transmetohet me shenjën +18 në TV. ثshtë një kriminalizim i përditshëm deri në skutën më të errët, i një helmi katastrofik. Një maskaradë që zhvillohet çdo ditë që turpëron parlamentin. Shoh një përpjekje të përbindshme për ti bërë të gjithë njësoj. Kjo e keqe ka një emër: Eshtë Sali Berisha me çetën e...
Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare
Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, ka folur në një konferencë për shtypi pas takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani Erdogan ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Presidenti turk ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, shkruan haberturk.com. “Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan. Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro...
BE nis përzgjedhjen e prokurorëve për arrestimet “VIP”, trajnim me ekspertë belgë, kr
BE nis përzgjedhjen e prokurorëve për arrestimet “VIP”, trajnim me ekspertë belgë, kroatë e gjermanë Bashkimi Europian ka nisur përgatitjet për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e cila do luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Menjëherë pasi Komisioni i Venecias dha konfirmimin për ligjin e vetingut, tashmë ka nisur puna. Teksa SHBA nga njëra anë është duke punuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BE ka marrë në dorë Prokurorinë Speciale. Sipas burimeve, plani i ndërkombëtarëve është që fillimisht të ngrihet Byroja e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, të cilat do nisin me hetimet dhe më pas të ngrihet Gjykata e Posaçme, pasi deri në vjeshtën e ardhshme do funksionojë Gjykata e Krimeve të Rënda...
Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani
Ka hyrë në fuqi modeli i ri i adresave, i cili do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, personat juridikë e fizikë në çdo format zyrtar që kërkohet. Ministria e Brendshme, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të vendosen elementet përbërëse të saj. Ligji parashikon edhe sanksione të forta për institucionet vendore që nuk do të zbatojnë këtë detyrim: Gjoba tashmë është dyfishuar për kryetarin e bashkisë (100,000 lekë) dhe Zyrën e Urbanistikës (50,000 lekë). Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe: – emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut; – numri i ndërtesës “Nd”, numri i hyrjes “H”, numri i apartamentit “Ap”;- emri i...
Rikthehet acari, temperaturat deri në -9 gradë celsius I gjithë Ballkani dhe vendi ynë është prekur nga i ftohti arktik, i cili ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Ditën e mërkurë parashikohet një rënie e mëtejshme e temperaturave me 4 deri në 5 gradë, pra do të regjistrohen vlera në -8 deri në -9 gradë celsius në zonat malore. Edhe zonat e ulëta dhe bregdetare do të arrijë vlera poshtë 0. Deri në fundin e javës vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masat e ftohta kontinentale, të cilat do të shkaktojnë akull dhe ngrica thuajse në pjesën më të madhe të territorit. / Top Channel
Firmoset marrëveshja me BB, 63.8 milionë euro për unazën e jugut
Banka Botërore do të financojë me 63.8 milionë euro për ndërtimin e unazës turistike të jugut. Marrëveshja u nënshkrua të martën në Tiranë mes ministrit të Financave Arben Ahmetaj dhe drejtores së zyrës së Bankës Botërore në vendin tonë, Tahseen Sayed. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi marrëdhënien me këtë institucion, një burim të rëndësishëm strategjik i dhënies e marrjes së dijeve. “Mbi ndihmën financiare qendron partneriteti strategjik i konsoliduar këto vite, në funksion të gjetjes së zgjidhjeve për probleme të mëdha që kemi trashëguar”, tha Rama ndërsa renditi tre reformat e mëdha që janë kryer në bashkëpunim me këtë...
“Nuk mund të ishe student pa pasur një prejardhje ‘të shëndoshë’. Pjesa më e madhe e studentëve në protesta nuk vinin nga shtresa e të përndjekurve. Kemi bërë gabime në qeverisje” Ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer pas një “mungese” trevjeçare në Top Story, bëri deklarime të forta ndër të cilat spikati cilësimin e lëvizjeve të dhjetorit ‘90 si lëvizje të bijve kundër etërve. Duke ju rikthyer sloganeve të kohës si “Bashkëvuajtës dhe Bashkëfajtorë”, Berisha ka ribërë një vlerësim për kohën e rënies së komunizmit, arritjet e qeverisjes së tij të mëpasshme si edhe gabimet e tij në qeverisje. Një pjesë kryesore të bisedës së tij Berisha ja ka kushtuar sistemit të drejtësisë në vend, reformës së qeverisë dhe ligjit të...
Më kërkuan 2 milionë euro për t’u bërë president i FSHF-së”
Rudi Vata ka thënë se i kanë kërkuar 2 milion euro për t’u bërë president i FSHF-së. Këto fjalë të tij vijnë gjatë emisionit “Rubrika Sportive” të mbrëmjes të së dielës në “TVSH”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë sa i takon rastit kur ai kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit. “Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së.’ Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”...
Venecia rrëzon katër pyetjet, certifikohet “Vetting”-u
Venecia rrëzon katër pyetjet, certifikohet “Vetting”-u Ky është një “amicus curiae” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Dhe si e tillë nuk ka për qëllim të mbajë një qëndrim përfundimtar mbi çështjen e kushtetutetshmërisë së disa ligjeve, por të sigurojë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë me disa materiale mbi përputhshmërisë së tyre me standardet europiane. Gjykata Kushtetuese ka drejtuar 4 pyetje te Komisioni i Venecias në lidhje me përputhshmërinë e disa aspekteve ligjore të ligjit 84/2016 dhe nenit 6 dhe 8 të EHCR, si dhe nëse pjesëmarrja e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të cilët janë edhe vetë subjekt i procedurës së Vettingut, në ekzaminimin e kushtetuetshmërisë së ligjit të Vettingut, mund të konsiderohet...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top