Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vazhduar polemikën e nisur në Prishtinë, ku u ballafaqua në një debat publik me disa analistë të Kosovës, me të cilët kishte diskutuar për vizitat në Beograd dhe raportet Kosovë-Shqipëri. Rama përsëri ka thumbuar analistët nga Kosova duke thënë se kanë marrë përsipër të debatojnë për gjëra që as nuk i dinë dhe as nuk marrin mundimin t’i mësojnë. “Madje, ata ishin shume me te miresjellshem sesa kolege te tyre ne Tirane, personazhe te paarritshem ne vrazhdesine e komunikimit dhe kollajllekun me te cilin marrin persiper te debatojne, per gjera qe as nuk i dine dhe as marrin mundimin te pergatiten perpara se sa te hyjne ne nje studio”, ka shkruar Rama, në një tekst autorial. Rama ka shkuar...
Skamja në familjen me 5 fëmijë në fshatin Dragostunjë
Stafi i emisionit “Fiksi Fare” udhëtoi në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në familjen e Hekuran Kacas. Kjo familje ka pesë fëmijë të vegjël nga mosha 16 deri ne 6 vjeç më i vogli. Skamja ka pushtuar këtë familje. Të zotin e shtëpisë gazetarët e “Fiksit” nuk e gjetën në shtëpi, kishte marrë rrugët në kërkim të punës, për t’u siguruar bukën e gojës fëmijëve. Bashkëshortja e tij, Zybejtja, nuk punon dhe tregon se kryefamiljari ka gjetur një punë në Maqedoni si çoban. Pasuria e tyre e vetme është një dhi dhe një mushkë që e përdorin për të marrë dru në mal. Dhoma ku jeton kjo familje është krejtësisht e zezë nga tymi që ndezin për t'u ngrohur dhe gatuar. Nga shteti marrin ndihmë ekonomike 7.500 leke të reja në muaj. Drita...
Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, e publikuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen. Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel? Gjyqtari – Siç bëre në Shkallë të Parë. Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë? Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij? Qytetarja – Me Lonën? Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë? Qytetarja –...
Gruaja inskenoi vjedhjen në banesë dhe lidhi veten me litar në karrige
Një histori si në filma. Kjo është ajo që ka ndodhur në një familje në Ndroq, ku gruaja ka inskenuar një skenar grabitje për të tërhequr vëmendjen e të shoqit që sipas saj e kishte lënë në harresë. Personazh i kësaj ngjarje të pazakontë ka qenë 29 vjeçarja Daliza Azuni e cila, ka sajuar historinë e grabitjes së parave nga një hajdut i cili edhe e kishte lidhur. Por nga hetimet e policisë, u gjetën paratë të fshehura në dhomën tjetër të shtëpisë, nga vetë gruaja, duke rrëfyer se ishte lidhur po vetë me litar në karrige. Ngjarja Blutë e Tiranës informojnë se “rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të...
Stop/ Skandali, mjekut me diplomë false i vdes pacienti në dorë
https://youtu.be/6_3nQCkb6-w Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon se, për shkak të neglizhencës së mjekut Kiço Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit. Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë. Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me...
Itali, shqiptari i sëmurë mendor rrëmben 2 infermiere, njërën e përdhunon në makinë
ITALI – Një i ri shqiptar, i sëmurë mendor, ka rrëmbyer dy infermiere në një Qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë. Sipas mediave italiane, 19-vjeçari Enriges Kavalli i ka kërcënuar me thikë dy infermieret dhe njërën prej tyre e ka plagosur në qafe dhe më pas e ka përdhunuar në një makinë pranë qendrës “Arcobaleno”, ku kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Mësohet se njëra prej infermiereve lajmëroi forcat e policisë, të cilat bënë të mundur ndalimin e të riut shqiptar, pak orë pas kryerjes së krimit. Pasi përdhunoi infermieren, 19-vjeçari ishte fshehur në pyll në Avexano. Ndërkohë infermierja e plagosur është dërguar menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. (er.nu/BalkanWeb)
Drafti për drogën: Konsumi vetjak, shkelje administrative
Drafti për drogën: Konsumi vetjak, shkelje administrative prNdryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme në Kodin Penal , vijnë si nevojë e problematikave që janë hasur në zbatim të legjislacionit për veprat penale në fushën e drogës. Drafti final i siguruar nga Top Channel i është dorëzuar Këshillit të Ministrave dhe së shpejti pritet t’i kalojë për shqyrtim edhe Parlamentit. Në argumentimet që parashtrohen në draft, theksohet se neni aktual 283 i Kodit Penal është më problematiku në zbatimin e tij nga prokuroria dhe gjykata. Në këtë nen propozohet që konsumi dhe mbajtja për përdorim vetjak e një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale, duke u bazuar edhe në praktikën e...
Skandaloze: Zbulohet depo në Fushë Kosovë ku i ndërrohet afati produkteve të mishit?
Skandaloze: Zbulohet depo në Fushë Kosovë ku i ndërrohet afati produkteve të mishit? Qytetarët çdo ditë po dërgojnë në redaksi të portalit INFOKUSI fotografi, dëshmi të produkteve me afat të skaduar, të mykura e me çmime mashtruese qe po i hasin në makete. Një rast i tillë është denoncuar sot edhe në FB, nga Behare Bajraktari. Ajo ka postuar disa foto ku shihet një depo e qe sipas saj aty i bëhet ndërrimi i tiketave të afatit të mishit, shkruan INFOKUSI. Ky është një skandal i cili po flitet qe një kohë të gjatë por asnjëherë nuk është ndërmarr asgjë nga institucioni qe mbanë përgjegjësin për kontrollin e produkteve ushqimore në treg. As Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, por as Inspektorati i Punës nuk shihen asgjëkund...
Përmbytjet në Lezhë, mblidhet Shtabi i Emergjencave: Dëmtime në 131 banesa dhe 33 biz
Përmbytjet në Lezhë, mblidhet Shtabi i Emergjencave: Dëmtime në 131 banesa dhe 33 biznese Shtabi i Emergjencave është mbledhur pas përmbytjeve të dy ditëve më parë në qarkun e Lezhës. Sipas emergjencave, për shkak të reshjeve intensive dhe të vazhdueshme gjatë të shtunës dhe të dielës së shkuar janë dëmtuar 131 banesa dhe 33 biznese. Gjithashtu nga shirat e dendur janë dëmtuar edhe 160 hektarë tokë. Prefekti i qarkut të Lezhës ka kërkuar nga pushteti lokal dhe ai qendror që të merren masa parandaluese, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më për këtë qark sa herë bie shi. g.shqip
Sakrifica e fundit, prindërit mburojë për foshnjën
Sakrifica e fundit, prindërit mburojë për foshnjën Dy prindër janë gjetur mes gërmadhave të banesës së tyre duke qëndruar mbi njëri-tjetrin e të kthyer në një mburojë njerëzore për foshnjën e tyre. Të tre janë dërguar në spital, por gjithsesi është raportuar se mamaja dhe babai i foshnjës kanë ndërruar jetë pasi kanë mbërritur në spital, shkruan “Daily Mail”. Zyrtarisht konfirmohet se 22 persona kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një ndërtese banimi në lindje të Kinës, në provincën Zhejiang. Media shtetërore shkruan se ndërtesa është ndërtuar rreth viteve 1970. Shumica e viktimave raportohet të jenë emigrantë, të cilët i kishin marrë ambientet me qira për të banuar. / Top Channel :( :( :( Zot sa bote e...
Genocidi komunist në Shqipëri
Sot në Shqipëri po bëhet një debat i madh nëse ka patur apo jo genocid. Një pjesë e të ashtuquajturëve historianëve pretendon se kjo qenka një shpikje e atyre që në vitin 1945 u ndodhën në krahun e humbësve dhe që, një gjë të tillë, e paguan me eliminimin dhe ndëshkimin e shumë personaliteteve të njohura. Pjesa tjetër i përket pikërisht këtyre të ashtuquajtur humbës të kësaj beteje të paparë në historinë e njerëzimit. Duke parë se një pjese të historianëve dhe e drejtuesve të shtetit shqiptar nuk u shkon për shtat zbulimi i së vërtetës ndaj mundohen ta kalojnë në heshtje këtë çështje, po ju paraqes disa të dhëna të dokumentuara të këtij genocidi të cilat vërtetojnë faktin se ky genocid në Shqipëri ka qenë në përmasat më...
Selanik, 29-vjeçari shqiptar përdhunon të ëmën
Policia grekeOrganet greke të rendit kanë arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç me akuzën se ka përdhunuar nënën e vetë 57 vjeçe. Sipas lajmit që publikon agjencia shtetërore greke e lajmeve, ngjarja ka ndodhur sot në lagjen Analipsi të qytetit të Selanikut. Denoncimin për aktin barbar e ka bërë gruaja 57-vjeçare dhe djali tjetër i saj. Sipas burimeve policore, nga të dhënat paraprake duket se përdhunuesi ka qenë edhe nën efektin e alkoolit. Hollësi të tjera për ngjarjen dhe identitetin e shtetasit shqiptar nuk bëhen publike për momentin, derisa të kryhet hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes. Shqip.
SHBA, çifti në overdozë në mes të rrugës Një video është bërë shumë shpejt virale në Facebook, ku një çift në overdozë heroinë janë filmuar nga kalimtarët. Videoja tregon rrezikun e varësisë nga droga në një shoqëri apatike. Courtland Garner, i cili edhe ka postuar videon ishte duke udhëtuar me makinë kur pa çiftin të shtrirë në trotuar. Ai doli menjëherë nga mjeti dhe nisi të transmetonte në Facebook Live. Videoja tregon një burrë të pavetdijshëm të shtrirë në shpin, ndërsa gruaja me fytyrë në tokë. Të dy kishin marrë heroinë, dhe u morrën nga policia për tu çuar në spital. Garner nuk bëri asnjë lëvizje për ti ndihmuar, teksa dëgjohet në sfond që qesh dhe jep komente live. Video të tilla janë bërë mjaft të shpeshta në...
Një temë e nxehtë është trajtuar mbrëmë në “Opinion” ku gazetarja e kronikës Klodiana Lala, rrëfeu disa detaje tronditëse rreth biznesit të prostitutave në Shqipëri. Ajo zbuloi se pjesë e rrjetit të prostitutave të luksit në Tiranë, janë femra të njohura në publik. Gazetarja e News 24 tregoi se si nga një hetim për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Bllok, Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet përgjimeve në atë zonë, ra në gjurmët e një rrjeti të sofistikuar të prostituimit, mes të cilëve kishte emra shumë të njohur që njihen edhe si femra në karrierë. Lala gjithashtu tha se një prostitutë luksi, i kishte rrëfyer se një politikan e kishte paguar atë 3000 euro vetëm për një natë. Lapsi.al
Blushi shkëputet  nga PS, ja letra e hapur: Ika nga kazani i plehrave
Blushi shkëputet zyrtarisht nga PS, ja letra e hapur: Ika nga kazani i plehrave BEN BLUSHI Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgjedhjet jashtë Partisë Socialiste, votuan për të futur mbetjet në Shqipëri. Pak a shumë janë të njëjtit njerëz dhe kushdo që ka pritur që ata të sillen ndryshe ka menduar shumë mirë, për njerëz që prej kohësh bëjnë shumë keq. Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet. Por meqë në Grupin socialist besoj se kam ende disa miq, sepse të tjerët Rilindja i ktheu në kauçuk...
Qeni krijon miqësi të vërtetë me foshnjën
Duket se këta të dy kanë lidhur një miqësi që do të zgjasë. Një foshnje nga Kanadaja dhe qeni i saj, i emëruar Nora, janë shfaqur në internet në disa seri të këndshme të fotografive. Nëna e foshnjës, Elizabeth Spence, postoi fotografitë në Instagram, të cilat shfaqin skena të ndryshme të djalit të saj dhe qenit të cilin e mbajnë në shtëpi, transmeton Gazeta Express. Fotografitë e këndshme tregojnë miqësinë që kanë formuar këta të dy, ku madje edhe flenë bashkë me lodra. Në fotografitë e shfaqura më poshtë, mund të shihni qenin duke e përqafur foshnjën gjatë gjumit. Shikoni fotografitë:http://www.gazetaexpress.com
Profeti Muhamed i ka lejuar gratë të udhëheqin namazin”
Sherin Khankan është aktiviste për çështjet mylimane në Danimarkë. Ajo ka lindur nga një nënë finlandeze dhe baba sirian. Khankan është imame në një xhami në Kopenhagë. Deri më tash, adresa e kësaj xhamie nuk është zbuluar nga frika e provokimeve. Në një bisedë me Shërbimin e Gjeorgjisë të Radios Evropa e Lirë, ajo flet për përvojën e saj si udhëheqëse e një institucioni islamik. Kur keni zgjedhur të bëheni myslimane? Kur keni pasur për herë të parë interesim tek Islami? Sherin Khankan: Unë kam lindur myslimane. Nëna ime është pajtuar që ne të jemi myslimanë, ndërsa kur të rritemi mund ta bëjmë zgjedhjen tonë. Por, unë kam lindur myslimane dhe nuk jam konvertuar. Kam qenë gjithmonë e interesuar në çështjet shpirtërore dhe kam...
Basha kërkon referendum: Zero import plehrash. Rama reagon: Rrezik imagjinar
Basha kërkon referendum: Zero import plehrash. Rama reagon: Rrezik imagjinar Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se opozita do të përdorë të gjithë instrumentet që ka në dorë si opozitë për të kundërshtuar ligjin e importit të plehrave. Në një deklaratë për mediat, Basha premtoi se nesër grupi parlamentar i PD-së, do të çojë në kuvend një kërkesë për të bërë referendum në lidhje me anulimin e ligjit. Sipas shefit të selisë rozë, Edi Rama tradhtoi shqiptarët me miratimin e një ligji që do të sillte helme në Shqipëri “Kjo është një prerje në besë e qytetarëve, të cilët morën të drejtën që të vendosin ata për mbetjet. Shkelje e premtimit dhe kthimi i importit të plehrave është një aferë korruptive dhe një...
Rama i përgjigjet Mustafa Nanos
I dashur Mustafa. Nuk mund të them se e lexova pa keqardhje intervistën që kishe dhënë tek Tema TV, por nuk mund të them se jam i zhgënjyer, dhe për këtë fajin e kam unë. Sidomos në këtë katrahurë që është bërë së fundi dhe unë i kam dhënë përgjigje të gjithëve përveç teje, e ndjej veten më shumë fajtor. Aq më tepër që ti je edhe pagëzuesi i aleancë tonë të fitores. I dashur mik. Dua të shpjegoj pse isha i detyruar të merja vendimin për importimin e mbetjeve të cilat me dashakeqësi shumë njerëz i quajnë plehra. Ti e di që unë një herë në gjashtë muaj marr një taksi dhe udhëtoj disa orë, duke e pyetur shoferin sesi i mendon reformat tona dhe ecjen e ekonomisë dhe politikës. Por nuk e kam thënë sesi një herë në tre muaj shkoj në...
Ky nuk eshte POMPEI. Eshte ALEPPO!
Pasi Aleppo u bombardua nga 200 sulme ajrore kete fundjave, aktiviste dhe ndihmes social kane postuar me 10-tra foto dhe vidio online per te percjelle tmerrin e nje qyteti te ngujuar. Nje aktivist duke folur per CNN-in nga Alepo pershkruan situaten duke thene se kete nivel bombardimesh nuk e kishin pare kurre me pare. Lufta siriane filloi ne mars te vitit 2011. burimi: cnn.com
Kanabisi merr rrugët (foto ekskluzive)
Kanabisi në Shqipëri ka marrë rrugët. Në këtë foto të bërë në autostradën Fier - Lushnje shihet fare qartë një Mercedes i mbushur plot e përplot me bimë narkotike. Drejtuesi udhëton i qetë në mes të ditës në një kohë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki اako, deklarojnë se në vend s'ka më plantacione me kanabis. Kjo foto, e denjë Guinness-in e çudirave, dëshmon realisht se në ç'situatë gjendet Shqipëria. Revista prestigjoze The Economist, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, shkruante një ditë më parë se "situata me kanabisin po përkeqësohet". Fotoja dhe alarmi i The Economist vijnë pak orë pasi kryeministri Edi Rama sfioi deputetët e opozitës që të tregonin se si e kishin...
Mimoza Hafizi: Importimi i plehrave, tradhëti e Rilindjes ndaj Shqiptarëve
Projektligji për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i cili është pjesë e votimit më 22 shtator, ka nxitur reagimin e deputetes së Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi. Në një reagim në facebook, deputetja shprehet lidhur me inciativën ligjore të tre kolegëve të saj socialistë. Ajo është shprehur se ky projektligj është në tradhti ndaj mijëra qytetarëve dhe kërkon tërheqjen e tij. “Tradhti nda të gjithë personave që kërkuan referendumin. Importimi i plehrave në vendin tonë rrezikon rëndë shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Hafizi. Ndërkohë kryekomisioneri i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, i cili është një nga firmëtarët e draftit, ka zhvilluar dje një mbledhje me dyer të mbyllura, pa praninë e medias, vetëm me grupet e...
Përmbyset autobusi në Gjirokastër-Tepelenë, 30 të plagosur Një autobus me 40 persona në bord humbi kontrollin dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. 30 persona në këtë mjet janë lënduar dhe u dërguan në Spitalin e Gjirokastrës për kurim dhe gjendja e tyre është e mirë. “Erdhën 31 persona, por jo të gjithë me nevojën për t’u shtruar në spital. Disa janë të shembur, disa me fraktura në klavikul, por asnjëri nuk ka rrezik për jetën. Askush nuk kërkon trajtim mjekësor të zgjatur”, u shpreh mjeku. Të dhënat e para flasin se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, që solli daljen jashtë kontorollit të mjetit dhe përmbysjen e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit. Dëshmitarët e...
E pabesueshmja në Mal të Zi, shqiptarët bashkohen në një parti politike. Do pasohet n
E pabesueshmja në Mal të Zi, shqiptarët bashkohen në një parti politike. Do pasohet nga shqiptarët në Maqedoni e Preshevë…?! Ndërkohë që në të gjitha trevat shqiptare partitë politike shtohen si kërpudhat pas shiut, duke u bërë shërbim pushteteve dhe shteteve të tjera, në Ulqin ka ndodhur një ngjarje vërtetë e rrallë për tërë hapësirën mbarëshqiptare. Tre partitë shqiptare në Mal të Zi, pasi janë zënë, sharë dhe përplasur për 25 vite, më në fund janë bashkuar, duke krijuar kështu një mundësi për një përfaqësim më të madh të faktorit politik shqiptar. Aktualisht shqiptarët kanë tre deputetë, por asnjë ministër, dhe e kanë humbur shumicën relative në këshillin komunal të Ulqinit thjesht nga përçarja. Duhet shtuar këtu se...
Policia amerikane arreston shqiptaren Emirjeta Xhelili!
Një femër shqiptare, banore e Brooklyn-it në New York, ka sulmuar dy gra muslimanë dhe është arrestuar për agresion dhe islamofobi. 32-vjeçarja Emirjeta Xhelili, për të cilën nuk thuhet se nga cila krahinë e Shqipërisë është me origjinë, në një moment histerie u ka hequr shamitë dy grave që po shëtisnin fëmijët e tyre në një park pushimi në këtë pjesë në New Yorkut. Prokurorët e zonës thanë se Xhelili përdori fjalë shumë të rënda dhe jashtë etike: “Ik zhdukuni jashtë amerikës b…zinj”. Policia e New York-ut theksoi se Xhelili nisi të gjuajë me grushta dhe shqelma ndaj grave dhe u përpoq t’u heqë rrobat e tyre në mes të rrugës, pikërisht në bulevardin Cropsey Aves. Sipas prokurorisë, sulmuesja me origjinë nga Shqipëria ka bërtitur...
Familjes së uritur i mohohet ndihma nga shteti, Babai me lot në sy: S’ble dot libra p
VIDEO-FOTO/ Familjes së uritur i mohohet ndihma nga shteti, Babai me lot në sy: S’ble dot libra për fëmijët Kjo është familja Saçi, e përbërë nga 8 anëtarë, prindërit dhe 6 fëmijët. Ata banojnë në Kashar, vetëm pak kilometra nga Tirana, në një shtëpi, rikonstruksionin e së cilës e kanë siguruar falë donacioneve. Por përveç mureve të kësaj banese, kjo familje jeton në varfëri totale. Kryefamiljari, Genc Saçi është i papunë dhe invalid. Ai merr vetëm 80 mijë lekë në muaj dhe me këto para duhet të mbajë të gjithë familjen, të paguajë ilaçet etj… Megjithatë, ndonëse në këto kushte, për mikrofonin e “STOP”, kjo familje nuk kërkon mrekulli, por ndihmë për të siguruar librat e fëmijëve, 5 prej të cilëve këtë këtë vit shkojnë...
S’është e lehtë të jesh burrë sot -nga Amarildo Pregapuça-
S’është e lehtë të jesh burrë sot -nga Amarildo Pregapuça- Gjeja më e vështirë sot është të jesh një burrë dhe aq me keq të jesh një prind..! Mos u cudisni femra..C’ka unë po them është një e vërtetë.. S’po flas për meshkujt..për ata që s’dinë ku hedhin çorapet nëpër shtëpi..që kruajn topet, ndërsa ju bëni punët e shtëpisë..s’po flas për ata që ju përbuzin, ju nënvleftësojnë, ju godasin..dhe ndjehen mirë..pasi forca e tyre mashkullore lë shenjë tek ju..lë lot..lë dhimbje.. Po flas për të qenit burrë.. Le te jemi te sinqerte..ne jemi ndertuar ndryshe.. Dhe ndersa ju keni perkujdesjen, keni embelsine, sensualitetin, bukurine, qeshjen tuaj qe sheron dhe lendon c’do shpirt..ndersa ju keni celsin e jetes dhe te...
Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” denoncoi një rast korrupsioni në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Në emision u transmetua një video, në të cilën shfaqej sekseri Besim Nasufi, i cili bënte pazaret për sigurimin e një note kaluese në këmbim të një shume prej 12 mijë lekësh, të cilat më pas i ndante, pjesën më të madhe për pedagogun, ndërsa pjesën tjetër për vete. Por ku sekseri i denoncuar në emisionin e mbrëmshëm, veçse merr para në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale. Gjatë bisedave në vazhdimin e videos, ku premton vazhdimisht notë kaluese në këmbim të lekëve, vazhdimisht tregon se është i trembur, pasi “Fiks fare” mund ta denoncojë. Ai i çon gazetarët në atë që e prezanton si zyrën e tij në katin e parë të...
Debati mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, ka revoltuar edhe gazetaren shkodrane Kozeta Turishta. Ajo ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke mos ndalur akuzat ndaj tij për sjelljen që bëri me Voltana Ademin. “Ti mor surrat kur të përmendësh Shkodrën, dhe kreun e Bashkisë Shkodër, të them të lash gojën mirë përpara, mundësisht me zbardhues rrobash. Shkodrës nuk j’a ul kollaj kryet as ti e as ndonjë tjetër. Ndoshta je mësuar me ushtarët e tu që i komandon dhe kur hanë bukë, por Voltanën nuk e drejton dot si të duash ti. Voltana është aq zonjë, sa e nderon një popull, e na bën krenarë kudo. I marsh tan të ligat Shkodrës, që s’ka asnjë, veç ndoshta kur shkel këmba jote dhe i del...
“Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni
Një ngjarje horror, ku protagoniste është një shqiptare, vjen nga Greqia… Bëhet fjalë për një nënë të re, e cila ka hedhur fëmijën e saj të 5-të, nga ballkoni, në Katerini. Sipas mediave helene, 26-vjeçarja shqiptare, nënë edhe e 4 fëmijëve të tjerë ka hedhur foshnjën nga ballkoni i katit të dytë me pretendimin se nuk mund ta rriste dot. Vajza, e cila kishte lindur ditën e diel, është me fat, pasi ka rënë në çatinë prej xhami, të pjesës së poshtme ku ndodhen bizneset. Ajo ka marrë plagë serioze në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Selanikut. Po sipas mediave helene, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të 26-vjeçares shqiptare. Referuar gazetave greke, thuhet madje...
Ndjenjesja e femijes ne makine tani ju kushton nje vit heqje patente
Që prej kësaj jave rripi i sigurimit dhe ndenjësja e posaçme e fëmijëve, mund t’iu kushtojë heqjen e lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve, nga gjashtë muaj deri në një vit. Po kështu për këtë kategori, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të futura në fuqi prej pak ditësh, parashikojnë veç tërheqjes së lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Nga penaliteti nuk do të shpëtojnë as pasagjerët që udhëtojnë me mjete të ndryshme. Kjo në varësi të vendimit të Komisionit të Policisë Rrugore, në komisariatin përkatës. Gjatë javës që sapo u mbyll shërbimet e policisë rrugore në të gjithë vendin vijuan me fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa gjatë javës, pritet të nisë edhe penalizimi i drejtuesve të...
Toka në pikën e “vlimit” Qe prej vitit 1880, muaji korrik që lamë pas ka thyer rekordin si muaji më i nxehtë në histori. Sipas të dhënave të fundit të NASA-s secili nga 9 muajt e fundit të këtij viti, ka thyer rekordin përkatës krahasuar me temperaturat e viteve më parë. Të njëjtat të dhëna si NASA, i ka publikuar edhe qendra oqeanografike dhe atmosferike. NASA, e cila analizon të dhënat e temperaturës së sipërfaqes ujore dhe asaj tokësore, thotë se muaji korrik ishte 0.84 gradë celsius mbi mesataren e të gjitha temperaturave që ka shënuar vitet e mëparshme. Kjo situatë klimaterike është shkaktuar nga kombinimi i ngrohjes globale dhe nga efekti “El Nino”. Edhe pse ky i fundit ka përfunduar ciklin e tij të plotë, efektet...
Rama: Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej
Rama: Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga projekti i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. “Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij. g.shqip
Opozitë do të thotë ndershmëri dhe moralitetit kundrejt drejtësisë. Kurse opozita shqiptare po mbron me ethe padrejtesinë: paratë e vjedha me korrupsion të familjes dhe rrethit Berisha. Dhe këtu ngrihet kjo pyetje hetimore: sa para kishte rrethi Berisha përpara se Saliu të bëhej kryeministër? Dhe mos mendoni se rrethi Berisha është vetëm familja e tij. Ata janë shumë... ثshtë rast unik në botën demokratike. Por pyetja që mbetet si gozhdë është kjo: kush po e kërkon drejtësinë shqiptare, dhe kundër kujt është opozita e degraduar Berisha? Drejtësinë po e kërkon Amerika dhe Bashkimi Europian. Po Saliu çfarë thotë me veglat e tij të paefektshme? “Rama bllokon Reformën”, thonë ata. Tamam si ai fëmija i Karnexhit, që, flinte në një...
Gazetari i njohur dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit investigativ “Xhungël”, Artan Hoxha ka publikuar në profilin e tij,disa zona të mbjella me kanabis sativa. Ai nuk e tregon se ku ndodhet ekzaktësisht kjo zonë, por bën me dije se vendi shtrihet mes qarkut të Gjirokastrës dhe Vlorës. Hoxha tregon se në zonat ku është mbjellur kanabis sativa, banorët e këtij atij vendi punojnë dhe nxjerrin të ardhura shumë të mira. Madje shkon deri aty sa thotë se njerëzit që banojnë në këto rrethina nuk ankohen për varfëri apo papunësi, pasi ja dalin shumë mirë të jetojnë me biznesin fitimprurës të shitjes së drogës. Statusi i plotë: Ne zemer te xhungles... Shikoni se c'bejne "djemte". Si i shfrytezojne me rendiment super te...
Befason Meta: Gati të jap dorëheqjen, qeveri teknike deri në zgjedhje
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka befasur çdokënd këtë mesditë duke deklaruar se është gati të japë dorëheqjen pas miratimit të reformës në drejtësi. “Të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë. Për t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i reformës është i domosdoshëm dhe duke e parë që mosbesimi është kaq shqetësues dhe kaq i lodhshëm, jam i bindur që zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës”, tha ai. Meta foli me tone kritike për sjelljen e personazheve politike në vend në lidhje me reformën në drejtësi. Sipas Metës, nuk është koha të mbyllen brenda në një dhomë Basha dhe Rama, por të pestë, Meta, Basha, Rama, Lu dhe Vlahutin...
Arrestohet çifti shqiptar. Zbulohen komunikimet me terroristin e Nicës Një çift shqiptarësh janë në mesin e 7 personave të arrestuar në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen tragjike të Nicës. Mediat e huaja raportojnë se ata kanë shkëmbyer mesazhe me autorin e sulmit tronditës të së enjtes, ndërsa britanikja “Daily Telegraph” shkruan se çifti i ka siguruar Mohamed Lahouaiej-Bouhlel pistoletën automatike të kalibrit 7.65 mm me të cilën ai qëlloi mbi policinë përpara se kjo e fundit të përgjigjej, duke e vrarë në vend. Mësohet se ish-bashkëshortja e franko-tunizianit 31-vjeçar, që përplasi mbrëmjen e 14 korrikut kamionin e marrë me qira mbi turmën e të pafajshmëve të mbledhur në “Promenade des Anglais” për të shijuar spektaklin e...
Lu “burgos” Ramën e Bashën: Takim të hënën, nuk dalin nga salla pa marrëveshje
Lu “burgos” Ramën e Bashën: Takim të hënën, nuk dalin nga salla pa marrëveshje “Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit e Shqipërisë”. Me këto fjalë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka kritikuar klasën politike shqiptare në lidhje me reformën në drejtësi, por ka dhënë edhe një propozim të fundit për zgjidhjen e ngërçit. Në një deklaratë për shtyp nga selia diplomatike amerikane, Lu ka shigjetuar si pozitën ashtu dhe opozitën. “Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Victoria Nuland. Ndërsa Rama deklaroi se i ka dhënë fund negociatave dhe se do të miratonte çdo propozim të tyre të pranueshëm nga SHBA dhe BE. Unë e refuzoj edhe këtë”, ka thënë Lu. Duke nënvizuar se përgjegjësia për...
Bashkia akuzon romët për vjedhje të plehrave
oldnews.al Bashkisë së Tiranës i kanë vjedhur…plehrat. Drejtori i Punëve Publike në bashkinë më të madhe të Shqipërisë ka bërë një kallëzim të rrallë në zyrat e Policisë dhe të Prokurorisë. Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës ka dorëzuar pak ditë më parë një kallëzim, në bazë të të cilit kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të zbulojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë penale personat që vjedhin mbeturinat në koshat përkatës të shpërndarë në rrugët e kryeqytetit. “Boldnews.al” ka siguruar kallëzimin, në bazë të të cilit Bashkia e Tiranës prezanton shqetësimin se, në mënyrë të vazhdueshme konstohet VJEDHJE nëpër kontenierët rrugorë të depozitimit të mbeturina, nga persona të...
Tmerr në Bashkinë e Pogradecit, polici dhunon “Partizanin e vogël Velo”
Kostandin Ropi banor i qytetit të Korçës, i mbiquajtur “Partizani i vogël Velo”, për shkak të pjesëmarrjes në luftë në moshë të vogël, që kur ishte 12 vjeç, çka u bë frymëzim edhe për shkrimin e skenarit të këtij filmi nga ana e Anastas Kondos, ka përjetuar një tmerr të vërtetë, ndërsa gjendej në ambientet e Bashkisë Pogradec, ku një polic bashkiak përveçse e ka goditur me grusht poshtë syrit të majtë e ka nxjerrë jashtë duke e tërhequr zvarrë, madje duke i shqyer xhaketën e kostumit edhe duke e ofenduar mes njerëzve që ndodheshin aty. Fill pas kësaj ngjarjeje ai ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Pogradec, policinë e bashkisë së këtij qyteti për dhunën e ushtruar ndaj tij. Cili ishte shkaku i kësaj ngjarjeje? Të gjitha këto ai...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top