Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Trafik droge dhe kriminelë, diplomacia shqiptare në ditët më të zeza!
Trafik droge dhe kriminelë, diplomacia shqiptare në ditët më të zeza! Diplomacia shqiptare ka një jetëshkrim me histori suksesi modeste, por edhe një listë relativisht të gjatë skandalesh dhe incidentesh, ku protagonistë në një masë të madhe kanë qenë mbajtës së pasaportës diplomatike, apo zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me detyrën për të cilën paguheshin. Pjesa më e madhe e këtyre skandaleve dhe incidenteve, që kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sy të partnerëve ndërkombëtarë kanë ndodhur në tre dekadat e fundit dhe për nga intensiteti si në asnjë vend tjetër. Skandali më i freskët është humbja e 100 pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që pasoi shkarkimin e konsullit të Shqipërisë në Janinë. Por në listë ka një sërë...
Bastet vazhdojnë online, të varurit nga kumari përdorin kompanitë e huaja
Fillimi i këtij viti, pra 1 janari i 2019 solli edhe mbylljen masive të pikave të basteve në gjithë Republikën e Shqipërisë. Por në fakt bastet nuk kanë reshtur për asnjë moment. Bastexhinjtë tregojnë se mjafton të regjistrohesh në një kompani të huaj të liçensuar bastesh, pasi ato shqiptare punojnë në të zezë dhe nuk janë të besueshme dhe gjithçka vazhdon si më parë. Ata që luajnë thonë se i gjithë procesi i ngjan blerjeve online. “Iliri” është 40 vjeç. Ka varësi ndaj basteve. Fillimisht ai flet në telefon me një të vëllanë, që t’i hedh para në llogarinë e tij. Alo o Ben! Më vendos 100 Euro në llogarinë time. ثshtë e thjeshtë, nëse fitoj m’i tërheq vëllai, pastaj vazhdoj të luaj sërish. ثshtë si të kesh para në llogarinë tënde...
Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan. Këtu jetojnë 131 kombësi të huaja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, bëri të ditur edhe një të dhënë që ka të bëjë me numrin e shtetësive që jetojnë sot në Tiranë. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ai tha se sot në Tiranë jetojnë apo punojnë qytetarë nga 131 nacionalitete të ndryshme. “Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive. Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin. Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me...
Kush e ka fajin për çmimin e lartë të biletave nga Rinasi?
Pas ekspertëve në fushën e aviacionit, edhe përfaqësues të agjencive turistike që janë çdo ditë në kontakt me qytetarët që përdorin Aeroportin e Tiranës, thonë se qeveria duhet të fokusohet tek shkaqet më të thella që bëjnë që biletat sot të jenë më të shtrenjtat në rajon. Shteti, sipas tyre, ka të drejtën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të koncesioneve dhe duhet të veprojë për këtë problem që ekziston prej vitesh. Barrë në një biletë është edhe taksa që paguajmë për kalimin e kufirit, që qeveria mund ta heqë me një VKM. Sipas tur operatorëvë hetimi u kompanive ajrore është gati i pamundur për shkak të liberalizimit të këtij tregu në vendosjen e çmimeve që e parashikojnë direktivat e BE. Kompanitë sipas tyre i vendosin çmimet në bazë të...
Media e Vatikanit jep alarmin: Do të kemi eksod shqiptar si në vitet ’90
Në artikull nënvizohet se situatë në Shqipëri karakterizohet nga tensione gjithnjë e në rritje dhe me rrezikun e një vale të re eksodi. Gazeta zyrtare e Vatikanit, sjell në vëmendje qëndrimin e ndryshëm të palëve për zgjidhjen e krizës dhe pasojat e saj. Sipas “L’Osservatorio Romano”, megjithëse situata nuk ka krahasim me 97-ën, “mbetet droja se, nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi, të ngjashme me atë të viteve ’90.” Artikulli i plotë: Vazhdojnë protestat kundër qeverisë, tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri 22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesëmarrës u zhvillua dje...
Ligji i ri për nënshtetësinë, Greqia lehtëson pasaportat
Ligji i ri për nënshtetësinë, Greqia lehtëson pasaportat Ligji i ri, parashikon uljen e tarifës së nënshtetësisë, si dhe lehtësi në provimin e gjuhës për moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht me ligjin e ri, parashikohen edhe disa dispozita,lidhur me mënyrën e marrjes në provim, të cilat tashmë do të jenë më të qarta dhe me më pak kontakt personal mes të intervistuarit dhe komisionit. E ndërsa me ligjin për nënshtetësinë e brezit të dytë të emigranteve, procedurat janë shumë të thjeshta, për brezin e parë të tyre, dhe pikërisht moshat me pak se 65 vjeç, do të duhet të lexohet shumë, madje edhe do të nevojitet edhe certifikim i gjuhës greke ne nivelin A2. Kjo procedurë, pritet të vështirësojë marrjen e...
Shqipëria me pagat mesatare më të ulta në rajon
Pagat në Shqipëri nuk janë më shumë se 340 euro në muaj, teksa fqinjët tanë ofrojnë paga shumë të larta. Paga mesatare në Maqedoni, sipas të dhënave, ju afrua 600 eurove në muaj ndërsa në Bosnjë, më shumë se 700 euro. Vlerësime të ngjashme mbi produktivitetin dhe pagat në rajonin e Ballkanit tregojnë se ka diferenca ndërmjet pagave dhe një numër shumë i madh përfituesish që paguhen me paga shumë të ulëta. Diferenca e lartë ndërmjet pagave është gjithashtu nxitësi më i madh i pabarazisë në rajonin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Bosnja kanë pagat më të larta në rajon dhe në krahun tjetër, Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave. Një raport konvergjencë për nivelin e pagave në vendet e Ballkanit Perëndimor në krahasim me Austrinë, tregojnë...
Duhani, tjetër kufizim. Përgatitet ligji për ta shitur me licencë të veçantë
"Trendy" më i ri tek të rinjtë kohët e fundit duket se është heqja dorë nga konsumi i duhanit. Dhe kjo më tepër tek djemtë, pasi tek vajzat është më ndryshe. Ka një rritje të numrit të femrave që konsumojnë duhan. Pas 7 vitesh, Romeo tregon se bashkë me disa shokë të tij kanë nisur tentativat për të lënë duhanin: “Kam pirë për 7 vite dhe tani u bë nja dy muaj që po tentoj ta lë. Ekonomia, ana shëndetësore… të gjitha bashkë më shtynë ta lija”. Zbatimi i ligjit për moslejimin e konsumit të duhanit nëpër lokale apo ambiente të mbyllura ka ndikuar në reduktimin e numrit të duhanpirësve. Një raport i IShP-së thotë se duhanpirja tek meshkujt e moshës 15-49 vjeç ka rënë nga 43% në 35%. Por, tanimë do të ketë edhe një masë tjetër. Paketat...
“Mandatet”, Brukseli apelon sërish: Dëmtohen negociatat, palët të dialogojnë
“Mandatet”, Brukseli apelon sërish: Dëmtohen negociatat, palët të dialogojnë. Djegia e mandateve nga deputetë e opozitës ka ngritur shqetësimin në Bruksel, teksa vendimi vjen kur na ndajnë vetëm pak muaj nga momenti kur BE do të shprehi fjalën e fundit për fatin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Lidhur me situatën e tensionuar politike që është krijuar pas këtij akti ekstrem të opozitës, ka reaguar sërish sot zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic. Nga Brukseli ajo ka komentuar krizën politike në Shqipëri, duke thënë se vijon t’i qëndrojë deklaratës së fortë që bëri një javë më parë, duke kërkuar nisjen e dialogut mes qeverisë dhe mazhorancës. Gazetarja Erisa Zyka e ka pyetur nëse “Pranvera Ballkanike” do të...
Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit
Rama: Këta që duan “kokën” time, ja futën kokën mes këmbëve popullit Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në konferencën e tij për mediat, duke thënë se ata që sot po kërkojnë “kokën” e tij në shesh, janë ata që dikur ja futën popullit, kokën mes këmbëve të keqqeverisjes. “Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam besimin e kam bashke më PS mbështetjen e këtij populli nuk është kjo që kemi. Se po të ishte kjo unë nuk do të bëjë këtë detyrë. Kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë zonë të territorit të Shqipërisë që kishim. Në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën në mes të këmbëve të keqqeverisjes së tyre”, tha Rama. Shefi i qeverisë theksoi se kjo e...
Beogradi zien kundër “tradhtarit” Vuçiç: Ruana zot nga ‘Shqipëria e Madhe’!
Qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Sheshin “Nikola Pashiç” në Beograd, nën organizimin e partisë opozitare Partia Demokratike Serbe (DSS), për të protestuar, siç thonë ata, kundër “tradhtisë së madhe me Kosovën”. Siç raporton “Beta”, kryetari i DSS, Millosh Jovanoviç, duke iu drejtuar të pranishmëve në protestë, ka thënë se “Kosova është Serbi dhe se për këto tri fjalë nuk ka dilemë”. “Këto fjalë janë fillimi dhe fundi i diskutimeve lidhur me atë se e kujt është Kosova. Të gjithë e dimë ku janë manastiret tanë, ku është Patrikana e Pejës, sepse e tërë ‘Kosova e Metohija’ është e mbushur me shenjtëri serbe. Të gjithë e dimë sa gjak është derdhur nga Car Llazari, deri te djemtë që e kanë mbrojtur Kosovën nga agresioni i...
SHBA dhe BE reagojnë ashpër ndaj dhunës: Palët të distancohen nga këto akte. Kanë ardhur edhe reagimet e para të ndërkombëtarëve, pasi ka qenë Bashkimi Europian që ka lëshuar një deklaratë zyrtare, ku ka kërkuar t’i jepet fund dhunës. Në deklaratën e delegacionit të BE-së, që foli edhe në emër të ambasadave të unionit, të akredituara në Tiranë, bëhet thirrje që palët të distancohen nga dhuna. “Delegacioni i Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha ambasadat e unionit, të akredituara në Tiranë, u bëjnë thirrje palëve të përfshihen në paqe dhe të largohen nga aktet e dhunës. E drejta e qytetarëve për të protestuar për pakënaqësitë e tyre, duhet të ndërmerret në mënyrë paqësore, ashtu siç e garantojnë institucionet demokratike...
Protesta e PD-LSI ngre “në këmbë” shtetin, ja sa policë do jenë në terren
Protesta e PD-LSI ngre “në këmbë” shtetin, ja sa policë do jenë në terren Protesta që opozita e bashkuar do të zhvillojë nesër në Tiranë ka mobilizuar Policinë e Shtetit, e cila më parë ka bërë thirrje për shmangien e dhunës, pasi është në dijeni të pjesëmarrjes së individëve me precedentë penalë në këtë tubim. Nga detajet e zbardhura së fundmi për planin e mbarëvajtjes së protestës nga policia, rezulton se do të aktivizohen rreth 1300 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe FNSH për të ruajtur rendin. Rreth 900 punonjës rendi do te dislokohen pranë Kryeministrisë, ndërsa vëmendje e veçantë do i kushtohet ruajtjes se institucioneve që janë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në gatishmëri do të qëndrojnë edhe...
Jetoj në Gjermani dhe jam 23 vjeqare , dua te fejohem me një shqiptarë që ta ruaj tra
Jetoj në Gjermani dhe jam 23 vjeqare , dua te fejohem me një shqiptarë që ta ruaj traditën e babes tim Unë dëshiroj qe ta ruaj traditen e babait tim dhe te fejohem me nje shqiptar. Deshira ime eshte qe babai im te e beje zgjedhjen time per tu martuar , sepse prinderit jane gjeja me vlefshme ne bote. Jam që 15 vite këtu dhe një ditë mendova që të fejohem sepse edhe mua më erdhi dita që të jetoj jetën me një djalë. Dua ta gjej një djalë nga Kosova Gjithmonë që vi në pushim më saktësisht në vendin e Prishtinës nuk ndjehem rahat sepse e shoh si bëhet jeta atje. Mezi pres të kthehem në. Këtu punoj jam mjeke kam një jetë shumë të rehatshme dhe kam një rrogë shumë të mirë. Ata djem që dëshirojnë të njoftohen me mua ju lutem më njoftoni...
KE, shqiptarët jetojnë në kushte mizerabël
{"data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/gazeta-shqip.com\/lajme\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/screenshot-35_1536608485-3409565-640x341.png"}Shqiptarët, në krahasim me evropianët, renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje… Megjithëse shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Evropë për pronësinë e shtëpive të tyre (87% e të pyeturve kanë pohuar se janë pronarë të shtëpive të tyre), ata vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe...
Vetvrasja dukuri e cila ka ekzistuar nder shekuj. Njeriu i plotesuar nga fatkeqesite e jetes nuk gjen me rruge tjeter vec te mbylle syte dhe te prese se cfare stacioni ndodhet me tutje. Ne kete bote te nderthurur me mizori nuk eshte cudi qe te ekzistoje ky element. E keqja eshte se kur njeriu merr masen per ta zbatuar kete akt nuk ka njeri afer qe te mos ta ler te veproje, e pra kjo eshte fatkeqesia me e madhe...! Ju si e mendoni kete dukuri qe dita dites po kthehet ne nje makth te vertete? Dhe cilet mund te jene faktoret kryesore qe mund te cojne te mendosh nje akt te tille fatal per njerezit... ? Vetevrasja nje semundje psiqike apo nje ndikim ekonomiko shoqeror? Vetevrasja nje shtytje per te gjetur shpetim apo overdoza e mendjes...
Injorantët e Parlamentit
Top Story,dokumentar investigativ,mbremjen e djeshme ka pasqyruar situata absurde që kanë ndodhur në parlamentin shqiptar kur politikanë të lidhur me botën e krimit, bënin ligje për sigurinë e vendit Ministra dhe deputetë kanë që mbaruar studimet në universitete fantazmë e me doktoratura të vjedhura, apo ata që nuk dinë të flasin, por përfaqësojnë popullin në parlament. Të rëndësishme të politkës shqiptare kanë marrë tituj shkencorë duke botuar studime të kopjuara. Pra që kanë rezultuar me doktoratura plagjiaturë. Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017, përbëhet me 36 deputetë juristë, ku një pjesë e tyre kanë mbaruar tek Universiteti Kristal. Më pas vijnë ekonomistët dhe financierët me 31 deputetë. Të tjerët kanë...
Lufta Rama-Meta, pasoja në axhendën e integrimit. Bushati anulon vizitat jashtë
“Lufta” Rama-Meta, pasoja në axhendën e integrimit. Bushati anulon vizitat jashtë Përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë. Top Channel mësoi se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme. Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin, ku të martën më 15 janar do të pritej në vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass. Zhvillimet e fundit kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë axhendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy...
Shperthim ne qender te Parisit, disa te plagosur (Live)
Shperthim në qendër të Parisit, disa të plagosur (Live) Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në qendër të Parisit mëngjesin e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila thotë se shpërthimi ndodhi në Rue de Trevise. Si pasojë e kësaj është shkaktuar zjarr dhe panik në zonq. Imazhet pas shpërthimit janë postuar në Tëitter dhe duken dëme të shumta. RT - Explosion in central Paris READ MORE:... Policia i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi shpërthimi. Të dhënat paraprake flasin për disa të plagosur por zyrtarisht ende nuk ka gjë të konfirmuar. Informacionet e para tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. 12 janar 2019 gazeta-Shqip.
Fundjavë e acartë, temperaturat deri në -14 gradë
Fundjavë e acartë, temperaturat deri në -14 gradë I ftohti polar ka zbritur në të gjithë territorin e vendit tonë. Duke nisur nga mesnata e së mërkurës, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe zonat veriore e juglindore të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës dhe ngricat. “Temperaturat më të ulëta janë shënuar në mëngjes, me -7 apo -8 gradë në Korçë, Ersekë, Pukë dhe Kukës, ndërsa maksimalja pritet të shënohet në mesditë, kur termometri nuk do të tregojë më shumë se 9 apo 10 gradë në zonat bregdetare si Saranda”, tha Adiola Bani, meteorologe. Por, në orët e pasdites pritet një rënie tjetër e temperaturave, sa në zonat malore ato do të zbresin në -14 gradë Celsius dhe e premtja me të shtunën do të jenë edhe më të ftohta...
Viti 2019 erdhi në disa pjesë të botës
Viti 2019 erdhi në disa pjesë të botës adhështori nga të gjithë si spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi. Qielli i pastër lejoi vjet shijimin maksimalisht të ujvarës së dritave dhe ngjyrave të atij që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë radhë, qielli i ka tradhëtuar kremtuesit; një rrebesh shiu u përplas mbi mijëra njerezit e grumbulluar në Gjirin e Sidneit, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, duke detyruar anullimin e një spektakli ajror në zonë. Në Rusi, disa nuk kanë pritur mbërritjen e vitit të ri, por i kanë nisur kremtimet me zhytje në ujrat e akullta në një plazh të Vladivostokut. Në Londër, turma të mëdha njerëzish do ta presin ndërrimin e viteve në brigjet e...
Fahri Xharra : As gegë e as toskë e as kosovar por vetëm shqipëtar
Fahri Xharra : As gegë e as toskë e as kosovar por vetëm shqipëtar Shkruan: Fahri XHARRA Deshta të bëj një analizë pak si ndryshe te një libri të botuar rishtas: “ Unë jam gegë”të Mustafa Nanos. Po them ndryshe sepse do të nisëm vetëm nga qëllimi i mesazhit (kumtit) të cilin libri mundohet të na jep. Librit ia potencon qëllimin e keq të tij edhe parathënja e Primo Shllakut. Jo rastësisht u gjetën këta të dy. Por të shkojmë rradhazi , dhe të shofim se si libri na e thotë atë që e thoshin të tjerët ; apo e thot Mustafa Nano atë që ne nuk deshem ta thonim: “ Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm...
Pasditen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Laprakë, ku ka mbetur e vrarë një 17 vjeçare dhe është plagosur një 23 vjeçar. Pas kësaj, nga familjarët e viktimës ka qenë vëllai i Brisela Gjikolëspersoni i parë që ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto me motrën e tij dhe ka shkruajtur një dedikim për të, teksa thotë që kjo ishte një tjetër humbje e madhe. “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani m’le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishe botë me vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prefsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të du pafundësisht.R.I.P”.- ka shkruajtur ai. Ndërkohë që policia...
Sindikata: 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane
Sindikata: 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane Rreth 80 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit, nën moshën 40 vjeç, kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe kryesisht ata që janë kryefamiljarë, po presin janarin e vitit që vjen për t’u larguar nga Shqipëria. Disa statistika, që tregojnë situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen punonjësit e Policisë, i janë bërë të ditura Kryeministrit Edi Rama, përmes një letre të Sindikatës së Policisë. Në letër, shefi i qeverisë informohet mbi situatën aktuale të punonjësve të policisë si dhe i parashtrohen disa kërkesa me karakter ekonomik. Sindikata e Policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve...
Gjobë për lypësit në Tiranë
اdo njeri në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike do të gjobitet nga 1-mijë deri 20 mijë lëkë të reja. Këshilli Bashkiak i Tiranës,vetëm me votat e mazhorancës, ka marrë vendimin që të gjobisë personat që lypin në rrugët e kryeqytetit. Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”. Ata persona që detyrohet të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar. “Nuk jam lypës unë jam invalid pune që marr 16 mije leke ne muaj. Nuk i kam kerkuar njeriu leke” thote per mikrofonin e Ora News Në total janë 83 veprime që...
Basha: Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve
Basha: Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve Pasditen e së enjtes ka vijuar protesta e banorëve të Unazës së Re. Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën sërish, ndërsa policia ka ndërhyrë. I pranishëm në protestë ështe edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. “Njeriu që frymëzoi dhunën dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri Edi Rama. Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe ai mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, dhe për gishtat e prerë të policisë. Ky njeri që po përdor vjedhjen 40 milionë euro, po përdor policinë. Ligji është me këta qytetarë. Kushtetuta është me ta. Ai po keqpërdor...
Një flamur për çdo shtëpi, nisma e bashkisë në prag të festave të nëntorit
Një flamur për çdo shtëpi, nisma e bashkisë në prag të festave të nëntorit Shqiptarët kanë nisur të vendosin në ballkonet e pallateve të tyre flamuj shqiptarë. Ka qenë kjo një thirrje e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të treguar se sa krenarë jemi që jemi pjesë e këtij kombi. Por, Bledar Spahiu e ka ndërmarrë këtë nisëm që në vitin 2012, në 100-vjetorin e themelimit të Shqipërisë së Pavarur. Flamuri qëndron përballë biznesit së tij gjatë nëntorit, në një nga rrugët e Tiranës. “Ka 8 vjet që çdo vit nga data 17 nëntor deri më 30, e vendos gjithmonë flamurin përpara. Nuk është i rëndësishëm, por është i domosdoshëm ta ndiejmë; është gjëja më e bukur në botë”, thotë Bledari. Edhe në shtëpinë e mësueses së historisë...
Fatura e dritave, 800.000 lekë. Invalidi Më gjobiti CEZ, paratë po mi merr OSHEE
Fatura e dritave, 800.000 lekë. Invalidi: Më gjobiti CEZ, paratë po mi merr OSHEE Sami Vraja prej tre vitesh po paguan një faturë energjike prej 8 milionë lekë të vjetra, të cilën nuk e ka konsumuar kurrë. Pronari i një biznesi të vogël në Tiranë u gjobitë në vitin 2011 nga kompania CEZ për energji të pa paguar, ndonëse inxhinierët e kompanisë në fjalë i konstatuan vetëm një problem teknik. “Dy persona që u paraqitën si inxhinier të CEZ-it hyn tek sahati dhe bën një kontroll. Gjoja kontroll i befasishëm kur unë të gjitha faturat e të gjitha viteve i kisha të paguara. Kur shkoj të paguaj faturën pasardhëse të muajt tjetër më thonë keni dhe një faturë tjetër të papaguar, 200 mijë lekshe”, tregon Sami Vraja. Por shuma...
Shqipëria e treta për numrin e lartë të emigrantëve, 40% kanë ikur
Shqipëria e treta për numrin e lartë të emigrantëve, 40% kanë ikur Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit, evidentoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të Tranzicionit 2019. Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullsisë që jeton ende brenda vendit më 2017 ka emigruar. Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të...
Nuk hyni në BE me gjak, Shqipëria shpall non grata eurodeputeten qipriote
Nuk hyni në BE me gjak”, Shqipëria shpall ‘non grata’ eurodeputeten qipriote Ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarata zyrtare ka shpallur ‘non grata’ eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus. Ajo sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe paralajmëroi se do të shtrojë çështjen Kacifas në PE. “Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous. Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te...
Shpërthen historiania e njohur Boll me! Grekët të marrin masa, tani e mbrapa do përba
Shpërthen historiania e njohur:Boll me! Grekët të marrin masa, tani e mbrapa do përballen me shqiptarët Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka komentuar me tone të ashpra ngjarjen më të fundit, që ka trazuar së tepërmi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, vrasjen e terroristit Konstantinos Kacifas nga forcat RENEA dje në Gjirokastër. Përmes një statusi në rrjetet sociale, historiania shkruan se forcat RENEA bënë detyrën, pasi në çdo vend të botës të qëllosh me armë policinë dhe të mos pranosh të dorëzohesh, ekzekutohesh. Sipas saj, nëse Greqia do shpjegime për ngjarjen e rëndë, ajo të shpegojë e para se pse një ushtar grek ka qëlluar policinë shqiptare. “Forcat Renea bene detyren, pasi ne cdo vend te botes te qellosh me...
Ekspozohen në Tiranë për herë të parë libra, harta dhe gravura të shekujve XV- XIX
Ekspozohen në Tiranë për herë të parë libra, harta dhe gravura të shekujve XV- XIX Për herë të parë u ekspozuan për publikun, një koleksion unik librash, hartash dhe gravurash të vjetra të shekujve XV – XIX shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, pjesë e koleksionit privat të Ylli Sulës. Ekspozita e titulluar “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik: Shqiptarët dhe Shqipëria nga Skënderbeu tek Pavarësia” u çel në Muzeun Historik . Ai tregon se librat, gravurat dhe hartat ekspozohen për herë të parë, por ka prej tyre botime që fillojnë që nga viti 1493. Për ekspozitën ai tregon se janë libra që janë shkruar nga autorë të huaj në gjuhë të ndryshme. “Ekspozita për mua është e rëndësishme, sepse është një koleksion i cili...
Mrekullia shqiptare: Cili ishte sekreti i kthesës së Shqipërisë? Pesë vjet më parë, Shqipëria ndodhej në një situatë vërtet ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë në vorbullën e krizës së Euros, remitancat dhe prurjet e kapitalit ishin në rënie dhe ekonomia po vuante prej një ngadalësimi të fortë. Deficiti fiskal kishte arritur në 7% të GDP-së, financuar në një pjesë të madhe prej borxheve, ndërkohë që aksesi në tregjet e jashtme ishte mbyllur dhe normat e brendshme të interesit ishin në stratosferë. Përveç kësaj, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ndodhej në një krizë operacionale dhe financiare, e paaftë të paguante për energjinë elektrike, që supozohej se duhej të blinte prej kompanive të prodhimit. Borxhet e...
Diplomatja gjermane leksion gjuriqit: Nuk është viti 1999 as 2007, pranojeni se kosov
DIPLOMATJA GJERMANE LEKSION GJURIQIT: NUK ثSHTث VITI 1999 AS 2007, PRANOJENI SE KOSOVA ثSHTث SHTET Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka pasur aspak lehtë në një panel që është organiuar pikërisht në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd. Në kuadër të Forumit për Siguri që po mbahet në Beograd, ku është i pranishëm edhe Insajderi, Gjuriq ka qenë në një panel ku ka mbizotëruar ideja se Kosova është një shtet i pavarur nga Serbia. E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Gjuriqit, i cili në panel, përkundër faktit se aty ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, është ndjerë i vetëm në qëndrimet e shtetit serb karshi Kosovës. Vet nënkryetarja e Kuvendit, Gordana Comic ka qenë kritikuese...
Fëmijëria politike shqiptare Ne ia kemi subordinuar shtetin vetes.... Dhe luajmë me te, si një fëmijë me një lodër. Nuk është i pabazë supozimi që shqiptarët janë njëri prej popujve më të vjetër në Ballkan (në mos edhe më i vjetri). Në anën tjetër, statistika (shumë e sigurtë), tregon që për nga mosha, shqiptarët janë kombi me moshë më të re në Evropë, dhe kjo vlenë edhe në Kosovë, ku mesatarja është 28 vjeç. Hulumtimet dhe shënimet e bazuara tregojnë që një e treta e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë jetojnë në Perëndim. Po të kishin mundësi, edhe gjysma e këtyre që jetojnë këndejpari, do të ia mësynin Evropës. Sidoqoftë, sa i përket pjekurisë politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, përditë e më shumë, po mirret vesh...
Bushati  Paqja në Ballkan e rrezikuar nga konfliktet
Bushati: Paqja në Ballkan e rrezikuar nga konfliktet Ditmir Bushati gjatë konferencës për 60 vjetorin e Shqipërisë në UNESCO kërkoi që Ballkani t’i rikthehet dialogut dhe të shmangen konfliktet. Rajoni rrezikohet nga tkurrjet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes. “Do të ishte iluzive nëse do t’i merrnim gjerat të mirëqena. Retorika populiste në rritje edhe në shoqëritë e zhvilluara, banalizimi i gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, presioni ndaj multilateralizmit dhe tendencat për tkurrje nacionale, na thërrasin për vigjilencë të shtuar dhe imponojnë nevojën për një fokus të përtërirë, më të qartë, më kërkues dhe për bashkëpunim më efikas. Angazhimi, vullneti, aftësitë dhe shkathtësitë e brezit të ri do të jenë vendimtarë si për...
7 grupe kriminale kontrabanduan 300 shqiptarë në Britani, SHBA, Kanada
7 grupe kriminale kontrabanduan 300 shqiptarë në Britani, SHBA, Kanada Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega – Operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj. Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona. Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top