Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
A duhet test droge për zyrtarët e lartë dhe kandidatët që synojnë poste publike?!
A duhet test droge për zyrtarët e lartë dhe kandidatët që synojnë poste publike?! Shqipëria mbetet ndoshta vendi i vetëm në evropë e më gjerë, parlamenti i të cilit ka hartuar e miratuar një ligj për të dekriminalizuar vetveten. Në fakt ngjan shumë paradoksale, sepse në parim kuvendi është insitucioni që duhet të përbëhet nga njerëz elitë e intelektualë ndërsa ne po mundohemi të krijojmë mekanizma për ta pastruar atë nga njerëz me të shkuar kriminale. I ashëquajturi “ligji për dekriminalizimin” u miratua në parlament në vitin 2015 me propozim të Partisë Demokratike, dhe kishte si qëllim që të pamundësonte përfshirjen dhe kandidimin e personave me të shkuar kriminale për poste publike. Largimi i disa dhjetërave drejtuesve nga...
Izraelitët shpikin pajisjen që do të lërë Ilir Metën papunë: Brenda 2020 del në treg teknologjia që parashikon tërmetet
Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Izraeli vjen një lajm i mirë. Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka konfirmuar se brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para se të godasë. Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e tërmeteve, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Israel dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhë tërmeti. Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kompania Izraelite “Ionoterra” me krijimin e një sistemi që parashikon...
Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur
“Ne nuk duam që një tjetër Diana e vdekur në tunel të ndodhë këtu”, ekspertët kanadezë shqetësohen për koston e sigurisë së Harryt dhe Meghan Markle Kostoja e sigurisë për Princin Harry dhe Meghan Markle mund të shkojë deri në 10 milionë dollarë në vit, thotë një ekspert. Një tjetër paralajmëroi se çështja e mbrojtjes së tyre nuk mund të injorohet, duke përmendur vdekjen e Dianës në Paris, si një shembull kryesor i asaj që mund të ndodhë nëse bëhet bllokimi i sigurisë mbretërore, shkruan DailyMail.Javën e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex-it ndezën një krizë në monarkinë britanike duke njoftuar se donin të zvogëlonin detyrat e tyre mbretërore dhe të kalonin më shumë kohë në Amerikën e Veriut, ndërsa gjithashtu do të...
"Njihni Kosovën”- Presidenti Meta intervistë për gazetën izraelite: Hebrenjtë ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë
“Njihni Kosovën”- Presidenti Meta intervistë për gazetën izraelite: Hebrenjtë ndër intelektualët më të mirë të Shqipërisë Gazetari amerikano-izraelit, Larry Luxner, editor i lajmeve në “Ëashington Diplomat”, ka intervistuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për gazetën me te madhe izraelite “The Times of Israel”. Presidenti Meta, i pranishëm në Izrael për ceremonitë që shënuan 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, ka folur në intervistë për marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, ndërsa është ndalur edhe tek pasojat e tërmetit tragjik si dhe tek çështja e Kosovës. Meta u shpreh se miqësia e Izraelit me Shqipërinë u shfaq më 26 nëntor, kur vendi ynë u godit ng atërmeti tragjik që vrau 51 njerëz, ndërsa ushtria izraelite dërgoi...
Raporti/ Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës, ja mosha e rrezikuar për vdekjet nga droga
Raporti/ Shqipëria e treta në botë për përdorimin e kokainës, ja mosha e rrezikuar për vdekjet nga droga Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim e lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëve e kishin provuar të paktën një herë në jetën e tyre, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. kokaine, foto ilustruese Por, ndërsa tendenca është që preh e varësisë dhe përdorues më të shpeshtë të jenë moshat e reja, në Shqipëri pasojat kanë qenë më fatale për grupmoshën 50-69 vjeç. Sipas të dhënave të portalit Out World in Data, grupmosha 50-69 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave të jashtëligjshme, me 46.6% të totalit të tyre...
‘Shkova ta takoja, më shau nga nëna’, flet shoku i Vilsonit pas vrasjes te Astiri: Jam penduar, lëvizja gjithmonë me armë
‘Shkova ta takoja, më shau nga nëna’, flet shoku i Vilsonit pas vrasjes te Astiri: Jam penduar, lëvizja gjithmonë me armë Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, i arrestuari si i dyshuari kryesor dhe i vetëm i policisë për vrasjen e Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në Tiranë disa ditë më parë. Në dëshminë para oficerëve, pak orë pasi ai u vetëdorëzua, ka treguar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste shokun e tij, por se lëvizte gjithmonë me armë dhe ndaj Vilsonit e ka ngritur pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. “Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Nuk kam paur si qellim ta vras. Une levizja gjithmone me arme me vete. Kur e takova ai me shau nga nena. U...
Arrestohen dy persona në Durrës, çfarë i zbuloi policia
Dy shoferë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Njëri prej tyre u kap në gjendje të dehur, ndërsa tjetri akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës. Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. A. I., 42 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas...
Super aksion në Vlorë/ 4 të arrestuar, 3 ishin shpallur në kërkim
Super aksion në Vlorë/ 4 të arrestuar, 3 ishin shpallur në kërkim Të arrestuarit janë L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim. • R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim. • A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë...
Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Shqipëria
Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Shqipëria Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka renditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë. Rënditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur. Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda. Shqipëria renditet në vendin e 106 ku bashkë me Maqedoninë e Veriut...
6 mënyra për t’u shëruar nga trauma emocionale
Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup, dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka që rrjedh. Kur emocionet tona lëndohen, trauma emocionale ju detyron të jeni heroi juaj. Këtu janë gjashtë këshilla për t’ju ndihmuar të bëni vetëm atë, transmeton KosovaPress. 1. Jepini përparësi kujdesit për veten tuaj Për shumë prej nesh, është e natyrshme që ata të kujdesen më shumë për të dashurit e tyre. Ne shpesh e bëjmë këtë në kurriz të plotësimit të nevojave tona. Fatkeqësisht, nuk mund të derdhni nga një gotë boshe. Kujdesi për veten duhet të vijë së pari, veçanërisht për ata që kujdesen për të tjerët. Shikoni veten me ndershmëri, me kujdes dhe me dashuri. Përcaktoni nevojat tuaja. Keni nevojë për kohë...
Akuzoi Theo Hernandezin për sulm seksual, arrestohet për mashtrim
Modelja Luisa Kremleva (me origjinë të përzier, ruse dhe spanjolle), e njohur për pjesëmarrjet e saj në programe të ndryshme televizive, në qershor të vitit 2017 denoncoi futbollistin Theo Hernández (lojtar i Milanit, në atë kohë te Reali) për sulm seksual në një diskotekë në Marbella. Denoncimi nuk u hodh poshtë pasi kishte dyshime që ishte e sajuar. Dyshimet u konfirmuan dhe sikurse raporton “Diario Sur”, Gjykata e Marbellas ka urdhëruar arrestimin e modeles. Luisa u ndalua të hënën e kaluar nga policia, ndërsa gjykatësi i komunikoi akuzën. Ne denoncimin e saj, modelja pretendente se kishte qenë me futbollistit në një klub nate dhe më pas ishin larguar me makinën Porche Cayenne të futbollistit, ku kishin nisur të kryenin marrëdhënie...
Zbulohet “kura” e të gjithë llojeve të kancerit, gjendet brenda nesh
Zbulohet “kura” e të gjithë llojeve të kancerit, gjendet brenda nesh Një pjesë e sapozbuluar e sistemit tonë imunitar mund të shërbejë për të kuruar të gjithë llojet e kancerit, thonë shkencëtarët. Skuadra e Universitetit të Kardifit ka gjetur një mënyrë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërisë etj, nëpërmjet testeve laboratorike. Zbulimet, të publikuara në Imunologjinë Natyrore, nuk janë testuar në pacientë, por sipas studiesve, megjithëse puna sa ka filluar, rezultatet priten të jenë mahnitëse. Sistemi ynë imunitar është mbrotja natyrale e trupit tonë kundër infeksioneve, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze. Gjatë kërkimit të mënyrave për të shkatërruar tumorë, shkencëtarët gjetën qelizën “T” në gjak, që...
Video/ Gruaja i heq të gjitha dhe del nudo në aeroport
Video/ Gruaja i heq të gjitha dhe del nudo në aeroport Një grua u arrestua në aeroportin e Miamit pasi doli nudo. Identiteti i gruas nuk është bërë publik por ajo u kap nga kamerta e sigurisë. Fillimisht gruaja u pa duke ecur me sytjena dhe mbathje në aeroport dhe duke kënduar me zë të lartë. Pastaj gruaja hoqi sytjenat dhe mbathjet duke dalë nudo. Pas arrestimit policia e aeroportit ka konfirmuar se femra, e cila nuk është nga Florida, është marrë në paraburgim për një vlerësim mendor. Për shkak se gruaja ka shkuar për një vlerësim psikologjik, nuk ka gjasa të paraqitet ndonjë akuzë penale, thanë zyrtarët. Top channal.
Ta harroje Erion veliaj se mund te behet kryeminister
1./ Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e tij të kopshtit, ka lindur me sëmundjen e astmës bronkiale. Vuan aq shumë sa ngushtmi i rrugëve të frymëmarjes e torturon në çdo kohë. Sot paradite u ndje keq dhe edukatorja e alarmuar telefonoi edhe ambulancën, edhe prindërit e tij. Pas 20 minutash në Kopësht ia behën prindërit ndërsa makina e ambulancës kishte mbetur në trafik. Rrugët e Tiranës ishin bllokuar si rrugët e frymëmarjes në mushkëritë e Arbrit 5 vjeçar. Arbri lindi në qershor të vitit 2015 mes vapës, muzikës, tamatameve dhe premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rritej Arbri, ndotej më shumë ajri i kryeqytetit. Ecte Arbri, ecnin edhe ndërtimet e kullave të larta. Filloi të fliste Arbri, filloi të fuqizohej...
Virusi vdekjeprurës, 300 të prekur dhe 6 viktima/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm
Virusi vdekjeprurës, 300 të prekur dhe 6 viktima/ Shkencëtarët identifikojnë virusin e rrezikshëm Zyrtarët në Kinë po përpiqen të vendosin nën kontroll përhapjen e virusit të ri që i ka marrë jetën deri më tani gjashtë personave, ka prekur rreth 300 vetë dhe pasi u konfirmua se ai mund të transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu. Vuhani, qyteti qendror kinez ku coronavirusi u pikas së pari, mori një seri masash të martën, përfshirë edhe anulimin e festimeve të vitit të ri hënor, që do të tërhiqte me qindra e mijëra njerëz. Agjencitë turistike janë ndaluar të nxjerrin grupe turistësh nga Vuhani dhe numri i monitoruesve termikë dhe skanerave në hapësirat publike, është shtuar. Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi përpjekje...
Prezervativë “firmato”…nga Saint Laurent!
Prezervativë “firmato”…nga Saint Laurent! Çanta, rroba, këpucë…tani edhe kondomë! Saint Laurent ka lançuar “linjën” e tij të parë të prezervativë firmato, me një çmim prej 2 Euro. Drejtori kreativ i firmës franceze luksoze Anthony Vaccarello e zbuloi këtë përmes një postimi në Instagram, që tregonte pjesë nga foto sesioni i fushatës së re “Lidhje sekrete dashurie” me supermodelin David Alexander Flinn në rolin e Adam, teksa qëndronte përballë Anja Rubik. Kjo nuk është hera e parë që një shtëpi mode krijon kondomë firmato; Në 2018 ishte Alexander Wang ai që bashkëpunoi me firmën Trojan për të promovuar seksin e sigurt. Top Channel
Çiftet në radhë për një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës
Çiftet në radhë për një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës Darkë romantike nën dritën e qirinjve, shërbëtor personal, dhe pamje mahnitëse nga ballkoni në Verona. Të gjithë çiftet që duan të kalojnë një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës, tanimë kanë mundësinë t’a jetojnë një eksperiencë të tillë falë kompanisë “Airbnb”. “Casa di Giulleta” do të hapë dyert në 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit. Të gjithë të dashuruarit që do donin të flinin në shtratin historik, që është përdorur edhe në filmin e Franco Zeffirelli për Romeon dhe Zhulietën në vitet 1960, mund të aplikojnë duke ndarë historinë e romancës së tyre dhe të argumentojnë pse janë të ftuarit perfekt për destinacionin ikonik. Aplikimet zhvillohen online në...
Mrekullia/ Pas zjarreve shkatërrimtare, Australia fillon të lulëzojë
Mrekullia/ Pas zjarreve shkatërrimtare, Australia fillon të lulëzojë Lajmi të mira vijnë nga Australia! Pas zjarreve masive që shkrumbuan masive me bimë dhe kafshë, dalëngadalë duket se po i rikthehet jetës. Fotografitë e reja të shkrepura në pyjet e shkrumbuara tregojnë se bimët po çelin falë mrekullisë dhe shirave që shuan zjarret masive. Me shpresë tek komuniteti që po kujdeset për ato pak kafshë që kanë mbetur dhe tek forca e natyrës, po vihet re një ndryshim . Çdo ditë njerëzit në Australi po shpërndajnë foto nga bimësia që po gjallëron sërish në Australi. Vetëm pak ditë më parë qielli në këtë vend kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, toka ishte shkrumbuar nga zjarret dhe njerëzit jetonin me frikë. Zjarret shkrumbuan rreth 1...
Xhiron gomat me makinë para komisariatit, shoqërohet në polici 29-vjecari
Drift is not a crime....thënie nga... - Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore. Xhiron gomat me makinë para komisariatit, shoqërohet në polici 29-vjecari...! Xhiroi gomat duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme. Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte...
Analizë/ Si nisi përplasja Rama-Haradinaj dhe kush prej tyre ka të drejtë?
Analizë/ Si nisi përplasja Rama-Haradinaj dhe kush prej tyre ka të drejtë? Qeveria e Shqipërisë në drejtimin e Edi Ramës, u zotua që në fillimet e fushatës së mandatit të parë se do të forconte akoma më shumë marrëdhëniet me popullin dhe shtetin e Kosovës. Dhe siç dukej, të paktën me veprimet konkludente e të hapura në fillimet e mandatit të parë, por të përforcuara më tej në mandatin e tij të dytë Rama po forconte marrëdhëniet me Kosovën duke zhvilluar disa takime të përbashkëta mes dy qeverive, të mbajtura herë në Kosovë e herë në Shqëipëri. Gjatë këtyre takimeve të përbashkëta qeveritare u nënshkruan madje edhe disa marrëveshje mes dy palëve. Por çfarë ndodhi më pas? Pas takimit të katërt mes dy qeverive ku dy kryeministrat, Rama...
Lirimi i Dritan Dajtit/ Përse nuk shkarkohet drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili?
Lirimi i Dritan Dajtit/ Përse nuk shkarkohet drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili? Vetëm pak ditë më parë në zemër të Tiranës ndodhi një ngjarje skandaloze që padyshim tronditi edhe opinion publik, ku në qendër të saj ishin si jo në pak raste drejtuesit e insitucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Drejtuesit e këtij insitucioni në mënyrë skandaloze kishin lejuar daljen nga ambjentet e burgut të një personi shumë të rrezikshëm për shoqërinë. Bëhet fjalë pra për Dritan Dajtin i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni për kapjen e tij në vitin 2009. Si pa të keq Insitucioni i IEVP-së Peqin ku Dajti po vuan...
Zbulimi i madh/ Shkencarët krijojnë imituesin që ngarkon dije direkt në trurin tuaj
Njeriu nuk rresht kurrë së kërkuari dijen. A keni menduar ndonjëherë se mund të merrni dije në një kohë shumë të shkurtër, siç ndodh në disa filma të Hollywood? Disa studiues kanë zhvilluar një imitues e cila mund të ushqejë trurin e njeriut me dije në mënyrë direkte. Studiuesit prentendojnë se me anë të këtij imituesi truri i një personi të ushqehet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacion duke bërë të mundur që të mësohen aftësi të reja në një kohë shumë të shkurtër. Ata besojnë se mund të jenë hapat e parë në zhvillimin e programeve të përparuara që do ta bëjnë mësimin e menjëhershëm të stilit Matrix një realitet. Kështu mund të bëhet e mundur që të mësohet Kung-Fu në pak sekonda. Studiuesit nga HRL Laboratories, me qendër në...
“Ja kështu…”/Topalli thumbon Bashën: Pasi pushoi ‘çështjen gjykata’, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit
“Ja kështu…”/Topalli thumbon Bashën: Pasi pushoi ‘çështjen gjykata’, rikthehen në krahët e njëri-tjetrit Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një ndër figurat e vjetra të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar pas tryezës së parë të palëve politike për Reformën Zgjedhore. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kundërshtarët u rikthyen sërish në krah të njëri-tjetrit, pasi gjykata pushoi çështjen, duke nënkuptuar me këtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimin për falsifikim ndaj Lulzim Bashës. “Ja kështuuu … pasi pushoi “çështjen gjykata” … rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli. Copyright Gazeta SHQIP
Leksione nga FBI amerikane, ja 60 hetuesit që do furnizojnë SPAK me informacione
Leksione nga FBI amerikane, ja 60 hetuesit që do furnizojnë SPAK me informacione Prokuroria dhe Gjykata Speciale janë tashmë në stacionin e duhur. Prej aty do të nisin revanshin për të hetuar dhe gjykuar ato dosje, që kanë mbetur pa u sheshuar si duhet, e ku janë të implikuar ish-zyrtarë, apo edhe zyrtarë të tanishëm. Por, ndërkohë, një hap larg është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë një struktura e specializuar e policisë gjyqësore që pritet të kthehet në atë që ish-ambasadori amerikan Lu e krahasoi me filmin hollivudian “Të Paprekshmit”. Ndër hapat e parë të prokurorëve të SPAK do të jetë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt” e Prokurorisë Speciale...
Në Maqedoninë e Veriut ka shumë profesione të veçanta që i bëjnë femrat. Por vetëm një është shofere e autobusit. Ajo është Makfire Shaqiri, 47-vjeçarja e cila po sfidon një profesion që perceptohet kryesisht mashkullor. Makfirja është e përpiktë në punë. Çdo ditë vjen në orarin e saktë dhe merr linjën e përcaktuar të autobusit urban. Por nuk nis as edhe një hap pa i bërë kontroll të detajuar autobusit me të cilin do të transportojë qindra qytetarë gjatë ditës. “Duhet ta duash profesionin. Kjo është shumë me rëndësi. Nuk ka asnjë punë të lehtë, sepse nuk është vetëm të vozisësh. Në qytet është vështirë sepse Shkupi është qytet i madh. Ka shumë udhëtarë dhe komunikacion. Jo njëherë t’i hapësh dyert. Të renditesh mirë afër trotuarit...
Nga mesazhet e koduara të babait të Linditës, tek familja e shquar e Vetonit, kush është Alil Musai.
Nga mesazhet e koduara të babait të Linditës, tek familja e shquar e Vetonit, kush është Alil Musai Policia australiane është në pritje për të marrë në pyetje babanë e Lindita Musait, i cili e qëlloi për vdekje atë dhe bashkëshortin e saj, Veton Musai, më 31 dhjetor. Çifti i ri, me origjinë nga Struga e Maqedonisë, i martuar një vit më parë, u qëllua ndërsa ndodheshin në banesë duke festuar Vitin e Ri dhe përvjetorin e tyre të martesës, në Melbourne. Lindita Musai, 25- vjeçe, besohet se është qëlluar e para me armë nga i ati sapo i ka hapur derën, ndërsa pas saj ka shtënë mbi dhëndrin 29- vjeçar, e më pas mbi veten. Lindita mbeti e vdekur në vend, ndërsa Vetoni ndërroi jetë në spital disa orë më pas. Vetë autori, 55- vjeçari Osman...
Një 44-vjeçar nga Kosova po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në Heilbronn. Sipas raportimit të mediave gjermane, shkak për vrasjen e gruas thuhet të ketë qenë xhelozia Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjermani. 44-vjeçari nga Kosova thuhet se e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 33 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Mediat gjermane kanë raportuar se motivi i vrasjes po dyshohet të jetë xhelozia. Ndërkaq thuhet se burri është paraqitur vetë në polici. “Një burrë 44-vjeçar thuhet se ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq...
Borxhi i prostitutes.
Borxhi i prostituës. Në gusht, në një qytet të vogël, një shi i rëndë bie dhe e bën qytetin të duket i braktisur për disa ditë. Kishte kaluar pak kohë që kur kriza e kishte prekur këtë vend, të gjithë jetonin me borxhe dhe kredi. Për fat të mirë vjen një super milioner dhe hyn në hotelin e vetëm të qytetit, kërkon një dhomë, vendos një letër prej 100 eurosh sipër tryezës së pritjes dhe shkon për të parë dhomat. -pronari i hotelit nuk humb kohë, merr lëkët dhe shkon për të paguar borxhet e tij te kasapi. - kasapi merr lekët dhe shkon për të paguar borxhin e tij te fermeri. - fermeri merr lekët dhe shkon për të paguar ushqimet në dyqanin ushqimor. -pronari dyqanit merr lekët dhe shkon për të paguar furnizuesin e ushqimeve. -...
“Ne jemi një, por…”! Haradinaj sqaron “përplasjen” me Ramën për Minishengenin
“Ne jemi një, por…”! Haradinaj sqaron “përplasjen” me Ramën për Minishengenin Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar “përplasjen” me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, që erdhi pas Samitit të ‘Mini-Shengenit. Në një intervistë për ‘Epoka e re’ Haradinaj shprehu keqardhje që që kryeministrat e dy vendeve po polemizojnë në distancë. I pari i qeverisë kosovare ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër. “Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse...
U skualifikua nga Fest 58 TVSH
“Asaj” e Kastro Zizon preku zemrat e gjithë shqiptarëve. Një këngë dedikuar nënave të larguara nga jeta. Me “Asaj” Kastro ‘hyri’ në çdo shtëpi pasi nëna është gjithçka për çdo njeri. Por Kastro nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit të RTSH. Këngëtari pas shpalljes së listës së këngëve të përzgjedhura që do konkurrojnë për Eurovision, tha se finalja në një festival është thjesht statistikë dhe se më rëndësi për të është që dha edhe mori dashuri. Kastro shtoi se shpreson që “Asaj” të mbetet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Duke uruar të fitojë më i miri, ai u uroi suksese finalistëve. “Shpresoj që “Asaj” të mbetet një “himn” për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Qëllimi ynë u arrit. Ne hymë thellë...
Gruaja priti 6 orë në trotuar për ambulancën, vdiq në spital
Një nënë u detyrua ta presë ambulancën për gjashtë orë mbi një trotuar të ftohtë, pasi u rrëzua në rrugë dhe theu këmbën. Më pas vdiq në spital pas një infarkti. Dona Gilbi, nga Uellsi i Britanisë së Madhe, kishte dalë nga apartamenti dhe ishte rrëzuar, duke thyer këmbën. Familja e 47-vjeçares u kërkoi mediave britanike që të postojnë foton që i bënë gruas në trotuar teksa priti ambulancën për gati 6 orë, ndërkohë që njerëz të ndryshëm e kishin ndihmuar me mbulesa për ta mbajtur ngrohtë. Babai i gruas thotë se përgjigjja që kishin marrë nga ambulanca kishte qenë: “Kemi një ngarkesë të madhe tani, por do të dërgojmë dikë sapo të jetë e mundur”. “Pasi pritëm për një orë dhe nuk erdhi njeri, telefonuam sërish. Këtë herë na thanë se...
Ushqim tradicional dhe kafe turke në mes të Nju Jorkut, ja çudia në restorantin shqiptar (FOTO+DETAJE)
Ushqim tradicional dhe kafe turke në mes të Nju Jorkut, ja çudia në restorantin shqiptar (FOTO+DETAJE) futesh në “Çka ka Qëllu” duket sikur ke përfunduar në një tavernë në ndonjë fshat të Shqipërisë apo Kosovës. Në fakt, pronari dhe shefi i kuzhinës kanë të afërm në të dy anët e kufirit…”. Kështu e nis “New York Times” përshkrimin për restorantin shqiptar në Bronks, të cilin e ka renditur të shtatin në listën e 10 restoranteve më të mira në qytet për vitin 2019. Edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, restoranti shqiptar ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron. “Në fillim të kap syri koleksionin me instrumente muzikorë, më pas...
OSBE rrëzon Ramën për ligjin e mediave online / Lë hapësirë për censurë apo…
OSBE rrëzon Ramën për ligjin e mediave online / Lë hapësirë për censurë apo… Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir ka hedhur poshtë projektligjin e qeverisë për median. Kjo zyrë i ka dërguar sot qeverisë shqiptare ndryshimet e propozuara mbi projektligjin për median dhe komunikimet elektronike. Zoti Desir, në deklaratën për shtyp të botuar në faqen e OSBE-së shprehet se masat ndaluese dhe dënimet e parashikuara nga qeveria në ligjin e ri “nuk duhet të lënë hapësirë interpretimi për të censuruar apo kufizuar të drejtën e shprehjes, ose të drejtën për të folur. Ky ligj duhet të interpretohet në përputhje me parimet e Konvetës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të drejtat themelore të lirisë, sikurse...
Kush pengon evakuimin do të ndiqet penalisht, paralajmërimi i kryebashkiakit
Kush pengon evakuimin do të ndiqet penalisht, paralajmërimi i kryebashkiakit Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi me ndjekje penale të gjithë ata që do të pengojnë uniformat e shtetit në evakuimin e banorëve nga godinat e klasifikuara të rrezikshme prej tërmetit. “E kuptoj se në një vend si Shqipëria, edhe kur je në ditë të fatkeqësisë, edhe kur je në një situatë të vështirë emergjence dhe fatkeqësie natyrore, politika e vjetër nuk heq dorë; skenat që pashë mbrëmë, ku një ish-deputete shkonte dhe therej me policinë dhe zjarrfikësen, ishin të pashembullta. Ky nuk është momenti për të bërë politikë. Do të vijnë në 2023 zgjedhjet lokale dhe le të fitojë më i miri, nëse nuk e bëjmë mirë këtë punë. I bëj thirrje të...
Nga Merkel, tek Trump dhe Erdogan; Rama: Ja çfarë kërkova nga liderët botërorë
Nga Merkel, tek Trump dhe Erdogan; Rama: Ja çfarë kërkova nga liderët botërorë Kryeministri Edi Rama ka folur për media pas Samitit të NATO-s, që u mbajt sot në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se temë kryesore e tij në këtë Samit ka qenë situata dramatike në Shqipëri, e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndër të tjera, ai theksoi se liderët kanë shprehur interes për këtë gjendje, ndërsa tregoi se ka biseduar nga afër me disa prej liderëve të fuqive botërore, si Donald Trump i SHBA, Angela Merkel e Gjermanisë apo dhe Emanuel Macron i Francës. “U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë. Kemi diskutuam, kam bërë bisedë të gjatë me...
Çfarë është Unaza e Zjarrit? Vendet që goditen më shumë nga tërmetet dhe vullkanët
Çfarë është Unaza e Zjarrit? Vendet që goditen më shumë nga tërmetet dhe vullkanët Unaza e Zjarrit është një zonë e madhe në pellgun e Oqeanit Paqësor, ku ndodhin një numër i madh i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike. Eshtë pikërisht kjo zona ku ndodhin 90 përqind e tërmeteve në botë dhe 81 përqind e vullkaneve. Prania e një rripi të aktivitetit vullkanik që rrethon Oqeanin Paqësor është vërejtur në shekullin e 19-të. Ishujt Japonezë janë në linjën e këtij rrethi të madh të zhvillimit vullkanik që rrethon brigjet e Paqësorit nga Tierra del Fuego përreth Moluccas. “Unaza” shtrihet përgjatë një harku prej 40,000 kilometrash nga kufiri i Pllakës së Paqësorit, në pllaka më të vogla si ajo e Detit në Filipine, deri te Pllaka Cocos dhe...
Skandali me pyjet në Librazhd/ Kompania që preu pyllin pa leje, fiton tender për ta prerë me leje!
Skandali me pyjet në Librazhd/ Kompania që preu pyllin pa leje, fiton tender për ta prerë me leje! Në vitin 2016, në Shqipëri u vendos moratoriumi i pyjeve. Për 10 vjet, asnjë individ nuk duhet të priste qoftë edhe një pemë në pyjet shqiptare. Kushdo që kapej, dënohej edhe me burg. Deri tani kanë filluar që të ndihen efektet e para, pasi disa pyje janë rehabilituar, por kalimi i pyjeve në administrim të bashkive ka sjellë kaos në administrimin e tyre. Dhe këtu nisin abuzimet! Gazeta SHQIP ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka dhënë Bashkia e Librazhdit, ku dhjetëra hektarë me pyje në zonën e Njësisë Administrative Polis, do të priten. Dhe, më e çuditshmja në këtë tender është se kompania që ka dalë fituese e këtij tenderi, i...
Mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Të ulim në maksimum shfaqjet dhe të kanalizojmë kontributet
Mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Rama: Të ulim në maksimum shfaqjet dhe të kanalizojmë kontributet Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që të ulin shfaqjet spontane dhe të përqendrohen më shumë në kanalizimin e kontributeve e organizimin e tyre. “Duhet të bëjmë çmos të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe ta japim mesazhin për të gjithë, që të kanalizojmë kontributet. Nuk mundet që në këtë forcë të madhe solidariteti t’i lejoj vetes që të kalojmë në spontanitet dhe iniciativa që janë jashtë një plani që do të miratohet këtu. Nga ana ime ju garantoj të gjithë atyre që deri në këto momente ishin të ftuar dhe tani janë anëtarë të barabartë, se qeveria...
Tërmeti/  njihuni me bilancin e fundit
Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka publikuar bilancin e plotë të bërë deri tani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga tërmeti kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar në total 650 persona. Bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës. Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave. “Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top