Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Albin kurti kryeminister i  kosoves
Foto galeri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kurti ka thënë se një marrëveshje e arritur me presion dhe kërcënime nuk vlen asgjë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një opinion për mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përmes të cilit u ka dërguar një mesazh ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit të SHBA’së, Donald Trump. Detaje lidhur me këtë opinion që do të publikohet edhe në versionin e shtypur të gazetës gjermane, ka thënë gazetari i këtij mediumi, Michel Martens. Martens ka ndarë një citat të Kurtit nga opinioni i shkruar për FAZ. Sipas këtij citati, Kurti ka thënë se një marrëveshje e arritur me presion dhe kërcënime nuk vlen asgjë. “Marrëveshjet që për bazë e kanë presionin dhe kërcënimet...
Hashim Thaci për shtëpinë në lagjen Arbëria: E kam ndërtu me pare t’synetisë
Në lidhje me pasurinë e tij, Hashim Thaqi, ka folur sot para simpatizantëve të tij në lagjen Arbëria, pasi që disa nga ta e pyeten në lidhje me shtëpinë e tij luksoze.Thaci iu ka shpjeguar banorëve të lagjes se shtëpia luksoze e tij i ishte mundësuar vetëm pas solidarizimit të akraballëkut dhe miqve të tij.“Ju e dini se është traditë e shqiptarëve që masi t’ua prejmë mashkujve lucat apo ti bëjmë synet per te parevideon shtyp ne rek1am https://vmagazinelite.com
Ky është biznesmeni turk që e dhuroi krejt mermerin për varrezat e Jasharajve në Prekaz!
Ky ishte bisnesmeni turk, Jusuf Aga Özer- ka vdekur më 2014- Zoti e pastë mëshiruar! Jusuf Aga, e ka dhuru falas krejt mermerin për rregullimin e varresa të Jasharëve, per këtë u dekoru me Medalje Nderi, nga Parlamenti i Turqisë si dhe nga ai i Kosovës! Përndryshe, lexova nga një ish- Roje Nderi (TMK) i varresave të Jasharve, se në vitin 2002, iu paska kërkuar të japin nga një pagë për t'u regulluar- kishe sadopak këto varresa, mirëpo siç shkruante ai, me ato paga s'u bë https://topnews.mk
Deputetja e Vetëvendosjes: Gratë me mbulesë në Kosovë po diskriminohen, po u ndalohet të bëhen pjesë e FSK-së
Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala është diskutuar për të drejtat e grave në Kosovë dhe më gjerë. Deputetja e Vetëvendosjes, Labinota Demi-Murtezi thotë se shoqëria në Kosovë është paragjykuese ndaj mënyrave të veshjes së grave dhe vajzave. “Gjithçka është në rregull derisa veshja është zgjedhje e vet grave…Do të isha mbështetësja më e fuqishme e atyre grave dhe vajzave që u imponohet veshja e tyre qoftë mbulesë apo zhveshje e tepërt, ose diçka tjetër nëse ajo bie ndesh me dëshirën e tyre”, tha ajo, përcjell Telegrafi. Demi-Murtezi thotë se në Kosovë vajzat me mbulesë po diskriminohen duke mos u lejuar të bëhen pjesëtare të FSK-së, derisa në Skoci ato inkurajohen për tu bërë police në mënyrë që të përfaqësohen të gjitha...
Historia e fotografisë së grupit të Adem Jasharit
Lajme Gazeta Express 06/03/2020 20:52 Sami Lushtaku me bashkëluftëtarë kujtojnë një fotografi që u shkrep para gati tre dekadave. Aty kishin dalë Adem Jashari me grupin e tij pas një aksioni në Drenas. Bashkë me Adem Jasharin ishin edhe vëllai i tij Hamza, Ilaz Kodra, Sahit e Musa Jashari, Jakup Nura e Sami Lushtaku. Tre të parët ranë heroikisht derisa të tjerët shpëtuan por me plagë të rënda. Imazhi që u shkrep në vendin e quajtur Kërrshi i Prellovcit, sipas Sami Lushtakut, u bë me kërkesë të komandantit legjendar me qëllim që të frymëzoheshin të rinjtë brez pas brezi. “Kemi qenë të armatosur gjithmonë. Nuk ka qenë fotografi, hajt veç të dalim të armaotsur”, tha Lushtaku. E Sahit Jashari ka një shpjegim pse e kishte...
Qindra miliona pas marrëveshjes me Serbinë, çfarë pa Thaçi në Washington?
Opinioni ende nuk ka asnjë detaj se çka konkretisht do të nënkuptojë marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, i pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka deklaruar me t’u kthyer nga vizita një javore në Washington, se vendit tonë i janë premtuar miliona sa po të arrihet pajtimi mes dy shteteve. Siq merret vesh se për çfarë e pati fjalën Hashim Thaçi kur përmendi ndihmën ndaj Kosovës. Kurdo që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, në shtetin tonë do të vijnë miliona dollarë investime në fusha të ndryshme. Kështu së paku, ka deklaruar me t’u kthyer nga Washingtoni i pari i shtetit, Hashim Thaçi në një paraqitje para mediave. Pasi që nuk iu mundësua raportimi në Kuvend të Kosovës, Thaçi tha në konferencë se...
Nxënësit maqedonas fillojnë ta mësojnë gjuhën shqipe
Ballina Gazeta Express 06/03/2020 10:32 11 shkolla të mesme të Shkupit kanë filluar realizimin e projektit “Flas në gjuhën e shokut tim”, si një prej aktiviteteve kryesore të Strategjisë të Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen e qytetarëve, përcjell Gazeta Express. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në kuadër të këtij projektit do të realizohen kurse tremujore falas për mësimin e gjuhës maqedonase, shqipe dhe turke, të dedikuar për nxënësit dhe mësimdhënësit gjuha amtare e së cilëve është e ndryshme prej asaj të kursit të zgjedhur.“Duke i vizituar kurset, nxënësit do të kenë mundësi të fitojnë aftësi të flasin në gjuhën në të cilën flasin bashkëmoshatarët e tyre, që do të kontribuojë për socializimin e tyre...
Qeveritarët nga sot pa viza drejt Pakistanit
Lajme Gazeta Express 06/03/2020 15:46 Qeveria e Kosovës vendosi që nga sot të hiqen vizat për pasaportat diplomatike me Republikën Islamike të Pakistanit. Me propozim të Republikës Islamike të Pakistanit, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim që të votojë për heqjen reciproket të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike. Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se heqja e vizave, do të kontribuonte në mënyrë të drejtpërdrejt për marrëdhëniet me Republikën Islamike të Pakistanit. ”MPJD, propozon të marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike me Republikën e Pakistanit. Kjo nismë është me kërkesë të...
Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda pak javësh bëhet anëtare e NATO-s
Ballina Gazeta Express 06/03/2020 15:57 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në Zagreb të mërkurën se Maqedonia Veriore do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut brenda disa javësh. Ne e mirëpresim faktin se Kroacia ka qenë një mbështetëse e fortë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s,” u tha Stoltenberg gazetarëve në Zagreb pas takimit me Presidentin kroat Zoran Milanoviç, vendi i të cilit mban Presidencën e BE-së. Stoltenberg, i cili ishte në Zagreb me rastin e një takimi joformal të ministrave të mbrojtjes të BE për sfidat dhe krizat e sigurisë, gjithashtu diskutoi problemet aktuale me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Më parë, më 11 shkurt, Parlamenti i Maqedonisë Veriore...
Çitaku dhe Ambasadorët e larguar rrinë në vendet pritëse derisa t’u gjendet zëvendësimi
Glauk Konjufca ka kërkuar largimin e “peshqve të mëdhenj” të diplomacisë. Vlora Çitaku ka pranuar largimin, edhe pse thotë se Thaçi i ka kërkuar të qëndrojë në Uashington. Vetë Presidenti nuk është deklaruar për propozimet e Konjufcës, ndërsa Ministra e Punëve të Jashtme thotë se 7 ambasadorët do të qëndrojnë nëpër shtetet përkatëse, derisa të emërohen zëvendësuesit e tyre. Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar shkarkimin e shtatë ambasadorëve, mes tyre edhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun. Në MPJ thonë se shtatë ambasadorët do të vazhdojnë detyrat e tyre derisa të gjenden zëvendësuesit e tyre. “Shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës të cilët janë propozuar për shkarkim do të...
Mos u impresiononi nga  pikturat e tij– Shqiperia po rrëshqet drejt autoritarizmit
Shqiptarët: Forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar. Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon. Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist...
Elif Shafak: Kriza humanitare në Turqi hedh dritë mbi dështimet e Evropës
Bashkimi Evropian u ndërtua mbi vlera. Vlerat liberale, demokratike, pluraliste dhe përparimtare. Për demokratët jashtë Evropës ishte premtimi për të rregulluar të drejtat liberale që kishin më shumë rëndësi – lirinë e fjalës, kontrollet dhe ekuilibrat, një media të lirë, akademinë e pavarur, shtetin e së drejtës, të drejtat e grave dhe të pakicave. Në marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe në qasjen e saj ndaj refugjatëve, BE ka humbur bazën morale. Gjithçka u bë transaksion, thjesht një shkëmbim Nga Elif Shafak Për ta kuptuar Evropën, duhet të shohim më me kujdes kufijtë e saj. Shumë shpesh, debatet për të ardhmen e Evropës përqendrohen në disa kombe udhëheqëse dhe anashkalojnë periferinë. Megjithatë, fati i kontinentit është i lidhur...
Dy vëllezër kosovarë, dy doktorë për një ditë në Zvicër
Javën e kaluar, më 25 janar 2020, në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Mjekësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e dhënies së diplomave të 120 mjekëve të sapodiplomuar në Zvicër. Mes tyre ishin edhe dy vëllezër kosovarë, Gent Memaj, 27-vjeçar dhe Plator Memaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, shkruan albinfo.ch. E veçanta e kësaj ceremonie ishte se të dy vëllezërit mantelbardhë në të njëjtën ditë u bënë zyrtarisht me titujt “Doktorë” të shkencës së Mjekësisë. Genti për vite me radhë kishte studiuar në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi, në Departamentin e Stomatologjisë, duke treguar suksese të mëdha në fushën përkatëse si dentist. Ndërsa, Platori kishte zgjedhur të studionte në drejtimin e Mjekësisë së...
A ju kujtohet Linda, gruaja që e ruante Rugovën, ja çka bën ajo sot
March 5, 2020 Padyshim se të gjithëve u ka rënë në sy sa herë e keni parë Ibrahim Rugovën në ndonjë aktivitet jashtë zyrës së tij. Një vajzë e veshur me të zeza, flokët të shkurtër dhe të lidhura fort dhe më një një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje. Kjo është Linda Muriqi femra e vetme në mesin e shumë burrave që kujdesej për sigurinë e presidentit, Ibrahim Rugova. Po ku ndodhet sot, ish ushtarja e UÇK-së e cila e la Amerikën dhe iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës në një moshë ende të re?! Magazina.al marr vesh se ajo bënë një jetë mes New Yorkut dhe Pejës. Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh vjen edhe në Pejë në vendlindjen e saj. Kohëve të fundit Linda është parë në Kosovë në dasmën e...
Edhe një biznesmen kosovar i thotë “PO” Kurtit: Prej sot punëtorët e mi do ta kenë pagën 350 euro
Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në vend. Në mesin e tyre është edhe Sylejman Rrahmani, i cili është zotuar sot që në ndërmarrjen e tij RISI nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net. Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Vetëvendosje, Eman Rrahmani. “Si deputet i Republikës së Kosovës, nga sot kam filluar një fushat me bizneset private ku do të mundohem që të jap kontributin time për ti bindur bizneset private që në mënyrë vullnetare paga minimale të jetë 350 euro në ndërmarrjet e tyre. Ndermarresit, janë shtyllë shume e rendesishme e zhvillimit ekonomik, ngritja e pagave për punëtorët ndikon pozitivisht në...
Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergj
Me fytyrë të hareshme dhe ngrohtësi Rifat Jashari përshëndeti Kryeministrin Albin Kurti, ministrat e deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e mbajtur për nder të 22 vejtorit të rënies së kësaj familje. Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa i pranishëm në seancë është edhe Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari. Në seancë të pranishëm janë fëmijët e familjes Jashari. Më poshtë ju sjellim 6 fotografi nga kjo seancë: https://www.kosovaime.tv
Shqipëria kthehet në kamp refugjatësh, hapen kufijtë për 30 mijë sirianë
Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë. Siç bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh që Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë...
Grenell në Twitter demanton Zyrën e Kryeministrit për bisedën e Kurtit me Shtëpinë e Bardhë
Lajme Gazeta Express 05/03/2020 21:12 I dërguari Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA’ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë. “Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja...
Rreziku më i madh i njerëzimit/ 8,8 milionë vdekje të parakohshme, çfarë na kushton tre vjet jetë
Rreziku më i madh i njerëzimit/ 8,8 milionë vdekje të parakohshme, çfarë na kushton tre vjet jetë Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë se sa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftrat, thonë studiuesit nga Mainci. Si pasojë e ndotjes së ajrit në mbarë botën ndodhin 8,8 milionë vdekje të parakohshme, shkruajnë kardiologu Thomas Münzel nga Universiteti Teknik i Maincit dhe kimisti Jos Lelieveld nga Instituti Max-Planck për Kimi po në Mainc. Mesatarisht jetëgjatësia si pasojë e ndotjes së ajrit për çdo banor të Tokës shkurtohet me tre vjet. Studiuesit përdorin një metodë të re modelimi, të ashtuquajturin Global Exposure Mortality...
Manifestimi/ Shpaloset flamuri gjigant
Manifestimi/ Shpaloset flamuri gjigant FOTO/ Protestuesit me flamuj shqiptar, mimoza dhe maska kundra Koronavirusit Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot popullin në një manifestim në mbrojtje të kushtetutës siç e ka quajtur ai. Protestuesit duket se ja kanë vënë veshin disi thirrjes së presidentit ku disa janë shfaqur me flamurin shqiptar dhe me lule mimoza në duar, por ka pasur edhe nga ata që të fiksuar nga koronavirusi kanë dalë me maska. Meta bie ne gjunjë dhe përshëndet me “shqiponjë” protestuesit Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zgjedhur që të ulet në gjunjë para protestuesve që kanë dalë për t’ju përgjigjur thirrjes së tij. Ai shpesh herë është parë duke ndritur dy gishtat lartë dhe duke bërë shqiponjën. Kjo...
Rama: Paga minimale do të jetë 300 mijë lek nga 1 janari 2021
Rama: Paga minimale do të jetë 300 mijë lek nga 1 janari 2021 Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lek (të vjetra). Momentalisht paga minimale për një punonjës është 260 mijë lekë. Ai ka folur edhe për negociatat: “Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha Rama. Top Channel
Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për emigrimin masiv”- Zëri i Amerikës: 38 përqind e popullsisë jeton jashtë vendit
Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për emigrimin masiv”- Zëri i Amerikës: 38 përqind e popullsisë jeton jashtë vendit Rënia demografike në Shqipëri vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Ndërsa popullsisë së Shqipërisë, për shkak të emigracionit, sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale. Zyrtarët nuk e shohin me shqetësim emigracionin, ndërsa thonë se po tentojnë të krijojnë një zonë ekonomike në rajon për lëvizjen e mallrave të kapitaleve dhe njerëzve. Nga ana tjetër ekspertët kanë kritika për mungesën e tregjeve të punës për të rinjtë dhe largimin e të kualifikuarve...
Një shfaqje televizive koreane përdori teknologjinë për të ribashkuar një nënë me vajzën e saj të ndjerë shtatë vjeçare, e cila humbi jetën në vitin 2016. Sipas Daily Mail, përmes kësaj risie teknologjike, me doreza të ndjeshme në prekje dhe me audio, nëna ishte në gjendje të prekte, të ndjente dhe të fliste me të bijën. Shfaqja, e quajtur “Të takoj ty”, rrëfeu historinë e një familjeje që kishte humbur vajzën kur ajo ishte vetëm 7-vjeçe, Nayeon, si shkak i një sëmundjeje të rëndë. Nëna arriti që ta prekte të bijën, të luante, të fliste, madje vajza dëgjohet teksa i thotë se nuk ka më dhimbje. “Mami, unë nuk kam më dhimbje”. Kompania koreane Munhwa Broadcasting Corporation, ose MBC, ka punuar në hartimin e fytyrës, trupit dhe zërit...
Ashpërsohen masat për shoferët, çfarë duhet të dini.
Në Tiranë u zhvillua këtë të enjte Konferenca e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020”, ku u prezantuan edhe propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin Sigurinë Rrugore. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndryshimet parashikojnë shtimin e ‘testit të idiotit’. Për të gjithë ata që konsumuar alkool nga ora 19:00-06:00, gjoba do të jetë 30 përqind më e lartë. Gjithashtu, gjoba për shoferët që i japin mjetit nën efektin e alkoolit, nga 5-15 mijë lekë që ishte, do të bëhet 10-20 mijë lekë, ndërsa do t’u pezullohet patenta nga 3 deri në 6 muaj (për përmbajtje alkooli nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l). Nëse përmbajtja e alkoolit është 0.8 g/l deri në 1.5 g/l, patenta...
Ndikimi i Coronavirusit ne ekonomine boterore arin ne 1 trilion dollare
Përhapja e shpejtë po bën që të mendohet se shpërthimi i Coronavirusit mund të bëhet ndoshta pandemia e parë e epokës së globalizmit dhe padyshim kjo po shton dyshimet për stabilitetin e ekonomisë botërore. Me gati 3 mijë viktima, mbi 80 mijë raste të regjistruara zyrtarisht dhe një përhapje në Itali që tashmë ka paralizuar veriun si pjesën më të pasur të ekonomisë së saj, shtetet po përpiqen me ngulm të mbajnë nën kontroll situatën. Sigurisht e gjitha kjo ka një kosto shumë të martë. Sipas një deklarate të fundit nga Oxford Economics vlerësohet se një krizë ndërkombëtare shëndetësore do të fshinte plot më shumë se 1 trilion dollarë nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ky vlerësim ekonomik shkaktohet nga mungesa e vendeve të punës...
Psikologjia e gjeopolitikës: Si i formësojnë ndjenjat, marrëdhëniet ndërkombëtare
TARIK OĞUZLU* Ndërsa ekuilibrat e fuqive në politikën globale kanë ndryshuar thellësisht, klasifikimi i vendeve për sa i përket perspektivës së tyre ndërkombëtare, tani është bërë një detyrë e lodhshme. Çështja është se si vendet e grumbulluara përreth grupimeve të ndryshme, mund t’i përgjigjen ndryshimeve tronditëse që po ndodhin në strukturën e politikës globale. Kjo analizë e shkurtër i ndan shtetet në katër kategori të ndryshme, përkatësisht optimistë, pesimistë, të shtypur dhe të pasigurt. Kriteri kryesor i përdorur në këtë drejtim, është nëse vendet mendojnë se e ardhmja është në anën e tyre, si dhe nëse zotërojnë aftësinë për të patur në duar fatet e tyre. A janë të bindur që mund të ndihmojnë të sjellin në jetë një rend të...
Thuhet shpesh se “dashuria e bën botën të vijë vërdallë”. Por në dallim nga disa aforizma, kjo është çuditërisht e saktë. Dashuria përshkon çdo aspekt të jetës sonë, nga filmat dhe librat, deri tek ekzistenca jonë. Dhe ajo nuk është një dukuri e kohëve të fundit. Shumë njerëz përgjatë historisë kanë diktuar zhvillimet në botë, vetëm për t’i bërë përshtypje një vajze. Ja cilat janërastet më të famshme. Adolf Ajhman, u kap pasi djali i tij i foli me mburrrje mbi të, të dashurës së tij hebreje Përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve gjatë Holokaustit, Adolf Ajhman ishte një nga kriminelët më të kërkuar të luftës për më shumë se një dekadë. Si të gjithë nazistët, ai fshihej diku në Amerikën e Jugut. Dhe mund ta kishte shmangur...
Urrejtje me pasoja te medha
URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror - UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”. Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht...
Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron. 17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit. Solidaritet me Shqipёrinё Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot...
Karakurti, fshati më i pasur i shqiptarëve në Ukrainë Aleksandër Novik Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga trojet amtare në shekujt XV-XVI. Territoret nga të cilët kanë ikur shqiptarët diskutohen në shkencën moderne. E folmja e shqiptarëve të Ukrainës, d.m.th. të dhënat linguistike, dëshmojnë qartë që paraardhësit e këtij grupi etnik kanë ikur nga territori i Toskërisë, dhe më saktë nga zona e të folmeve toske veriore [Sharapova 1990; Zhugra, Sharapova 1998]. Por më saktë nuk mund ta përcaktojmë rajonin e vendbanimeve të mëparshme. Afërsisht prej tre shekujsh ky grup etnik ka jetuar në lindje të Bullgarisë. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët kanë huazuar shumë në fushën e kulturës tradicionale edhe në jetën...
Mirupafshim Shqiperi
“Në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty, mirupafshim Shqipëri, se dhe po të rri nuk kam me kë”, shkrimi goditës i pedagoges pas largimit nga atdheu Silvana Begaj, e reja e cila u bë e njohur para disa kohësh për publikun shqiptar për shkrime të saj për projektin “Shqipëria Tjetër”, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale gjerësisht, me anë të një postimi në Facebook e saj i jep lamtumirën vendit te saj. Ajo punon si asistent/pedagoge në Universitetin e Gavle në Suedi, por së fundmi, ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një shkrim në të cilin preket një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare. Pikërisht emigrimi, sidomos i të rinjve. Silvana Begaj, në këtë shkrim me titull “Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”, flet për...
Kujdes nga grackat e kapitalizmit të rehatisë
Minimalizmi ka vdekur. Mënyra e jetesës, që mbizotëroi vitet 2010 ndërroi jetë vitin e kaluar, kur Marie Kondo hapi një dyqan në internet, ku shet sende luksoze për shtëpinë. Duke shkatërruar kështu iluzionin se të vësh rregull, do të thotë të blesh më pak gjëra, në vend se të bësh vend për të reja. Libri i ri i Kyle Chayka “Dëshira për më pak. Të jetosh me minimalizëm”, mund të konsiderohet nekrologjia e tij. Minimalizmi dukej “një mënyrë e përgjegjshme e lidhjes me botën, pasi kishim kuptuar se materializmi po e shkatërron planetin, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,” shkruan Chayka. Por shumë shpejt u shndërrua në një lloj tjetër materializmi, një mënyrë për t’i lejuar sistemit që krijoi problemin, të fitonte para duke na shitur...
Pasojat e tërmetit në ekonomi, Sejko: Nuk u dëmtua trendi i zhvillimit
Pasojat e tërmetit në ekonomi, Sejko: Nuk u dëmtua trendi i zhvillimit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një konferencë ku ka folur për pasojat e tërmetit në ekonomi. “ Ekonomia u godit nga tërmeti, por nuk u dëmtua trendi i zhvillimit. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në afatin e mesëm. Niveli aktual i stimulit monetar vijon të mbetet i përshtatshëm. Analizat treguan se tërmeti pati një ndikim negativ në rritjen ekonomike. BSH vlerëson se tërmeti nuk ka dëmtuar bazat afatmesme të zhvillimit të vendit. BSH gjykon se efekti i tërmetit në ekonomi pritet të jetë i përqendruar në 2020. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.00%. Stabiliteti i çmimeve do kërkojë...
Lejet e qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania, arrijnë në nivel rekord në një vit
Lejet e qëndrimit për shqiptarët nga Gjermania, arrijnë në nivel rekord në një vit Rreth 80% e lejeve të reja të qëndrimit të dhëna për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Bashkimin Europian janë dhënë për një periudhë më të gjatë se 12 muaj. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm në vitin 2018 janë dhënë mbi 50 mijë leje qëndrimi për një periudhë më të gjatë se një vit, nga rreth 62 mijë e 500 leje që janë dhënë në total. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit me kohë të gjatë janë rritur me 17%. Sipas Eurostat, 15% e lejeve të tjera të qëndrimit që janë dhënë për herë të parë janë lëshuar për një periudhë kohë për 6 deri në 11 muaj. Ndërsa 4% e lejeve, rreth 2280 leje, janë dhënë për një periudhë kohë 3 deri në 5...
Nga marrëdhënia me Gregun tek pikturat e Ramës në shtëpi, rrëfimi i rrallë i Matilda Makoçit
Nga marrëdhënia me Gregun tek pikturat e Ramës në shtëpi, rrëfimi i rrallë i Matilda Makoçit Nga marrëdhënia me Gregun tek pikturat e Ramës në shtëpi, rrëfimi i rrallë i Matilda Makoçit 35 vite më parë ajo ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit. Matilda Makoçi, një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj. 35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me...
BLACKOUT / Nëse bota do të zhytej në errësirë
Gabimet njerëzore, defekte strukturore, rrufetë, stuhitë dhe madje edhe kafshët. Arsye nga më të larmishmet mund të bëjnë që sistemi elektrik të ndalet. Dhe nëse ndodh … Metrotë janë të mbushura me punëtorë që kthehen në shtëpi, rrugët plot me taksi të verdha dhe makina, ashensorët e rrokaqiejve të mbushur me njerëz … kur papritmas energjia elektrike ndërpritet. Eshtë ora 17.00 në pasditen e 9 nëntorit 1965. Qyteti i parë që “u fik” ishte Bostoni, pastaj Nju Jorku mbetet pa drita dhe gradualisht qindra qendra të tjera urbane, gjithsej tetë shtete amerikane në veri-lindje dhe shteti kanadez i Ontarios. Në vetëm 12 minuta, për shkak të një serie defektesh të nisura në hidrocentralin Sir Adam Beck në Kanada, rrjeti i energjisë elektrike...
Tërmeti i mbrëmshëm është ndjerë në 10 shtete.
Tërmeti i mbrëmshëm është ndjerë në 10 shtete. Një tërmet me magtnitudë 4.9 i shkallës rihter ka rënë mbrëmë në Shqipëri, më saktë epiqendra ka qenë në Bubq. Edhe pse magnituda nuk ka qenë shumë e madhe, ai është ndjerë në plot 10-ë shtete. Shtetet e prekura nga tërmeti janë: Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria. Top Channel
Nga Peter Harris Britania do të largohet zyrtarisht në fund të këtij muaji nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht nëse Big Beni do të “kumbojë” për kremtimin e këtij rasti, do të ketë një ndjenjë të përbashkët lehtësimi, që debatit të gjatë dhe të egër mbi Brexit po i vjen fundi. Edhe ata që e kanë kundërshtuar me vendosmëri daljen e vendit nga BE, do të jenë me siguri të lumtur që më në fund, debati kombëtar mund të marrë një kthesë të re më shpresëdhënëse. Por “Dita e Brexit”, do të sigurojë vetëm një ndenjë momentale triumfi. Realiteti është se largimi nga BE, është një proces dhe jo një ngjarje. Më 1 shkurt, britanikët do të vazhdojnë të lexojnë gazetat, të mbushura më titujt mbi Brexit. Dhe ndërsa kryeministri Boris Xhonson do të...
Virusi i ri i frikshëm që ka rrokur vëmendjen e botës së tmerruar, shkaktoi karantinën e 56 milion banorëve në Kinë, prishi planet e udhëtimit përreth globit dhe shkaktoi një rendje drejt blerjes së maskave nga Vuhani, në Provincën Hubei të Kinës deri në Bryan, Teksas, quhet “nCoV-2019.” Ka një tingëllimë të vjetëruar, për një kërcënim vdekjeprurës. Emri, i zgjedhur nga ekipi i shkencëtarëve kinezë që izoluan dhe identifikuan virusin, është shkurtimi për “koronavirusin e ri” të vitit 2019”. Kjo pasqyron faktin se virusi u pranua për herë të parë që të ketë infektuar njerëz në fund të vitit të kaluar – në treg prodhimesh deti dhe kafshësh të gjalla në Vuhan – dhe se i përket familjes së koronavirusit, një grup famëkeq. Epidemia SARS e...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top