Qindra miliona pas marrëveshjes me Serbinë, çfarë pa Thaçi në Washington?



Opinioni ende nuk ka asnjë detaj se çka konkretisht do të nënkuptojë marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, i pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka deklaruar me t’u kthyer nga vizita një javore në Washington, se vendit tonë i janë premtuar miliona sa po të arrihet pajtimi mes dy shteteve. Siq merret vesh se për çfarë e pati fjalën Hashim Thaçi kur përmendi ndihmën ndaj Kosovës.
Kurdo që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, në shtetin tonë do të vijnë miliona dollarë investime në fusha të ndryshme. Kështu së paku, ka deklaruar me t’u kthyer nga Washingtoni i pari i shtetit, Hashim Thaçi në një paraqitje para mediave.
Pasi që nuk iu mundësua raportimi në Kuvend të Kosovës, Thaçi tha në konferencë se milionat i janë premtuar në State Departament, në takimet që i ka pasur me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.
“Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte pritja nga sekretari Pompeo, në një takim sy më sy, sekretari Pompeo shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-së për të arriturat e Kosovës. U pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk kemi marrëdhënie të hapura. Në selinë e Departamentit të Shtetit më kanë treguar edhe për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë porsa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Thaçi kur foli për takimin që pati me Sekretarin amerikan Mike Pompeo.
Derisa presidenti nuk e ka saktësuar se për çfarë investime e pati fjalën kur foli për miliona dollarë që do të vijnë në Kosovë, nëse arrihet marrëveshja e paqes, burime kanë bërë të ditur se u janë premtuar ndihma financiare në disa fusha.
“Bëhet fjalë për ndihma financiare në infrastrukturë, investime në sektorin e energjisë, IT dhe fushën e mbrojtjes”, ka bërë të ditur ky burim.
Kosova dhe Serbia ka më shumë se një vit që nuk janë ulur në tavolinë të diskutimit, në fazën e fundit të dialogut.
Marrëveshja e paqes në mes të dy shteteve është paralajmëruar që të arrihet këtë pranverë, megjithatë, dy shtetet po vazhdojnë që mes vete të kenë marrëdhënie të acaruara, sidomos pas vendosjes së tarifës 100 për qind dhe fushatës që Serbia e ka nisur për njohjet e Kosovës.
Për këtë çështje janë angazhuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos pasi që presidenti amerikan Donald Trump emëroi si emisar për dialogun, ambasadorin Richard Grenell.
Me ndërmjetësimin e Grenell janë nënshkruar deri më tani tri marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Derisa në Bashkimin Evropian është duke u diskutuar mundësia që Miroslav Lajçak të emërohet si emisar në diskutime, së bashku me vendet e QUINT’it, Kosovës dhe Serbisë iu kanë bërë thirrje që të kthehen në tryezë të diskutimit, duke e hequr taksën dhe duke e bërë ndaljen e fushatës së ç’njohjeve të pavarësisë.
Kosova ende nuk e ka hequr masën 100 për qind, e Serbia në ditën kur Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, takoi Thaçin në Amerikë, bëri të ditur se Siera Leone e ka tërhequr njohjen.
Moskordinim të qëndrimeve për politikën e jashtme nuk ka as te burrështetasit në vend.
Presidenti i vendit, si udhëheqës i politikës së jashtme është duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, derisa, ka sulmuar edhe publikisht Bashkimin Evropian dhe zgjedhjen e Lajçak si emisar.
Në anën tjetër, qeveria në krye me Albin Kurti është duke marrë reagime nga SHBA-të, saktësisht nga ambasadori Grenell për ngurrim në marrje të vendimit për heqjen e taksës.
Parimi i reciprocitetit, i propozuar nga Kurti është kundërshtuar ashpër nga Amerika derisa Bashkimi Evropian kanë pasur qëndrim neutral.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top