Albin kurti kryeminister i kosoves

Foto galeri auto_albin1582831781.jpg


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kurti ka thënë se një marrëveshje e arritur me presion dhe kërcënime nuk vlen asgjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një opinion për mediumin gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përmes të cilit u ka dërguar një mesazh ambasadorit Richard Grenell dhe presidentit të SHBA’së, Donald Trump.
Detaje lidhur me këtë opinion që do të publikohet edhe në versionin e shtypur të gazetës gjermane, ka thënë gazetari i këtij mediumi, Michel Martens.

Martens ka ndarë një citat të Kurtit nga opinioni i shkruar për FAZ.

Sipas këtij citati, Kurti ka thënë se një marrëveshje e arritur me presion dhe kërcënime nuk vlen asgjë.

“Marrëveshjet që për bazë e kanë presionin dhe kërcënimet nuk vlejnë as sa letrat në të cilat i vëmë nënshkrimet tona”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.
Për gazetarin Martens, opinioni i Kurtit që do të publikohet në FAZ, është një rikujtim miqësor për Grenellin dhe Donald Trumpin.
auto_kurt11583517079.jpgFoto galeri
Ky shkrim i Kurtit vjen pas përplasjes që ka pasur me Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, rreth taksës.
Grenell nuk e ka pëlqyer fare vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se tarifa duhet të hiqet plotësisht dhe pa kushte, ndërkohë i ka rikujtuar kryeministrit të vendit se po bën një gabim shumë serioz.
krejt tema albin kurti ketu publikohen
 

Attachments

  • auto_kurt11583517079.jpg
    auto_kurt11583517079.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
  • auto_kurt11583517079.jpg
    auto_kurt11583517079.jpg
    57.4 KB · Shikime: 0
  • auto_albin1582831781.jpg
    auto_albin1582831781.jpg
    42.6 KB · Shikime: 0
  • auto_albin1582831781.jpg
    auto_albin1582831781.jpg
    42.6 KB · Shikime: 0
kurti-3-600x360.jpg
Lajme
express-logo-author-96x96.png Gazeta Express
06/03/2020 21:34

Pas tensionimit të raporteve mes Qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane rreth taksës, kryeministri i Kosovës e kishte pasur të caktuar një bisedë me Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, por burimet thonë se i është shmangur kësaj bisede. Kjo bisedë nuk është zhvilluar deri në orët e mbrëmjes. MCC po planifikon t’i suspendojë investimet e parapara në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shpërfillur sot një pjesë të rëndësishme të agjendës së tij ditore.


Shefi i ekzekutivit kosovar e kishte të caktuar për të premten një bisedë serioze telefonike, por atë nuk e ka realizuar.


Numri një i qeverisë së Kosovës i është shmangur një telefonate nga udhëheqësi i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që derdh miliona dollarë ndihma në Kosovë.



Kurti nuk ka pranuar të bisedojë me kreun e MCC’së, Sean Cairncross, ka mësuar Gazeta Express, nga burimet e veta.


Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Express, zyrtari i lartë amerikan e ka thirrur Kurtin disa herë gjatë ditës – por kryeministri i Kosovës nuk e ka hapur telefonin.


Biseda e shefit të MCC’së me Kurtin, të cilën shefi i ekzekutivit kosovar e ka injoruar, ka qenë e paraparë për të trajtuar të ardhmen e bashkëpunimit mes agjencisë qeveritare amerikane dhe qeverisë së Kosovës.


MCC ka planifikuar të investojë në Kosovë dhjetëra miliona dollarë, në projekte të ndryshme në vend.


Sipas burimeve të Gazetës Express, në bisedën me Kurtin, që nuk u realizua, Cairncross planifikonte t’i thoshte diçka shumë me rëndësi kryeministrit të Kosovës.


Cairncross, i caktuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në krye të MCC’së, do t’i thoshte Kurtit se nëse vazhdon që të mos e dëgjojë apelin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, Amerika do t’i bllokojë fondet për projektet e planifikuara, ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj të besueshme. /Express/
 

Attachments

  • kurti-3-600x360.jpg
    kurti-3-600x360.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
  • kurti-3-600x360.jpg
    kurti-3-600x360.jpg
    28.7 KB · Shikime: 0
  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
3624_637654840138195_4956863958662250496_n-600x360.png
Lajme
express-logo-author-96x96.png Gazeta Express
06/03/2020 21:14

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.


Thotë se Vetëvendosje aktuale ndryshon shumë nga ajo lëvizje kur ai ishte aty?





Por po të kishte një mundësi rikthimi, a do të pranonte një gjë të tillë?


“Jo, mendoj që tash VV ka ndryshuar në mënyrën se si e bën politikën drastikisht prej asaj që unë e kam menduar kur kam qenë në VV”, tha Ymeri në emisionin ‘A Shoë’ në televizionin 7.



“VV sot është shndërruar në një koncept politik që i konvenon Kurtit sesa reflekton një ndryshim shoqëror për të cilin ishim angazhuar”, shtoi ai.


“Mënyra si vepron VV tani dallon në pikat kryesore nga VV e dikurshme”, theksoi Ymeri
 

Attachments

  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
  • 3624_637654840138195_4956863958662250496_n-600x360.png
    3624_637654840138195_4956863958662250496_n-600x360.png
    271.4 KB · Shikime: 0
  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
  • 3624_637654840138195_4956863958662250496_n-600x360.png
    3624_637654840138195_4956863958662250496_n-600x360.png
    271.4 KB · Shikime: 0
auto_231583585919.png


Albin Kurti, Rifat Jashari dhe Vjosa Osmani
Kurti dhe Osmani në Shtëpinë e Jasharajve, priten nga baci Rifat

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë rreth deklaratës së të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell se do të ndalin investimet për Kosovën nëse nuk largohet taksa ndaj produkteve serbe.
Kreu i shtetit pas homazheve që ka bërë pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, tha se për këto tema do të flasë në një ditë tjetër.

“Sot është “Epopeja e UÇK-së”, dhe dita e mësuesit, në vendet tjera në Prishtinë, jo këtu në Prekaz, ndonjë ditë tjetër flasim edhe për këto gjëra… Kam marrë vendime publike”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e kaluar ka shpalosur planin e tij për largim të pjesshëm të taksës.

Këtë nuk e ka mirëpritur i deleguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai ka kërkuar që taksa ndaj Serbisë të largohet plotësisht dhe pa kushte.

***
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari, në Prekaz.
Ata u pritën nga kryefamiljari, baci Rifat (Jashari).
Ndryshe, sot përfundon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor.
 

Attachments

  • auto_231583585919.png
    auto_231583585919.png
    201.9 KB · Shikime: 0
  • auto_231583585919.png
    auto_231583585919.png
    201.9 KB · Shikime: 0
auto_Elez-Blakaj-Foto-Twitter-BlakajElez1566858009.jpg


Elez Blakaj
Pas formimit të Qeverisë Kurti, tashmë po kërkohet edhe kthimi i ish-prokurorit Elez Blakaj në Kosovë.
Bakaj e kishte lëshuar Kosovën pas shantazheve dhe kërcënimeve të shumta.


Ai ishte kërcënuar pasi kishte bërë gati dosjen për listat e veteranëve.
E këtë kthim të tij në Kosovë, po e kërkon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.


Ata thonë se Blakaj duhet të kthehet dhe të i sigurohet ambienti i sigurt për punë.
Postimi i plotë:
Ky vit solli Qeverine Kurti .Solli edhe ndryshimin .Duhet te sjell te gjithe ata veterane te rreme para drejtesise bashke me organizatoret e kesaj skeme teper kriminale e cila eshte perdore per interesa partiake dhe elektorale. Ata qe ne vend ta ruajne kultivojne shtetin PANI u be hisedar ne skema mashtrimi.
Prokurori Elez Blakaj duhet te kthehet ne Kosove per te vazhduar punen. , Atij duhet ti sigurohet ambient i sigurt ku mundet ta ushtroj profesionin e tij si Kryeprokuror i shtetit, element destruktiv e paten sulmuar dhe kercenuar me jete.Alaksander Lumezi perveq qe i ka sherbyer Klikes kriminale te instauar ne pushtet asgje nuk beri ne sherbim te shtetit....Shteti duhet te ckapet deri ne fund
 

Attachments

  • auto_Elez-Blakaj-Foto-Twitter-BlakajElez1566858009.jpg
    auto_Elez-Blakaj-Foto-Twitter-BlakajElez1566858009.jpg
    74.9 KB · Shikime: 0
  • auto_Elez-Blakaj-Foto-Twitter-BlakajElez1566858009.jpg
    auto_Elez-Blakaj-Foto-Twitter-BlakajElez1566858009.jpg
    74.9 KB · Shikime: 0


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka duhet të japë dorëheqje, pas deklaratave të këtij të fundit se do të bëjnë kompromis me Serbinë
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se një ofertë e tillë “i mundëson Serbisë që të Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit”.
“Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të Rekës.
Sipas PDK-së, deklarimet e Rekës janë rrezikshme për shtetin e Kosovës.
“Si kompromis për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Vetëvendosjes ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik. Kjo ide e Ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga Naçertanje, luftërat ballkanike, projektet e Nikola Pashiqit, Jovan Cvijiqit, e Ivo Andriçit, për ta zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar”, thuhet në reagimin e PDK-së.
 
auto_vucic1583432302.jpg


Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se plotësisht pajtohet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit se asgjë që është me presion nuk vlen, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Mirëpo, ai përkujtoi kryeministrin e Kosovës se edhe më pak vlen ajo që është rezultat i dhunës direkt, siç ishte marrja e Kosovës nga Serbia me agresion nga NATO.




Kurti në një tekst për një gazetë gjermane ka thënë se nënshkrimi nën diçka apo pajtueshmëri ndaj diçka që është sjell me presion edhe kërcënim nuk mund të vlej dhe nuk ka validitet dhe legjitimit, ndërkohë Vuçiq ka shtuar se “Vetëm në këtë pajtohet me Kurtin”.
Ai tha se këtë deklaratë të Kurtit e përsërit çdo kund, sepse si sqaron ajo nënkupton se pikërisht edhe më pak vlen çdo gjë që është marr me forcë.

"Kurti duhet të marr në konsideratë se çdo gjë që është marr me forcë, agresion ndaj Serbisë, agresionin e tmerrshëm nga 19 vende kundër Serbisë, që është më shumë se kërcënim dhe detyrim direkt, duhet të ketë , ka devijim më të madh, se ndaj deklaratave të dikujt dhe diçkaje që nuk përbën detyrim”, tha Vuçiq
 

Attachments

  • auto_vucic1583432302.jpg
    auto_vucic1583432302.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • auto_vucic1583432302.jpg
    auto_vucic1583432302.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top