Koronavirusi/ Shqipëria në karantinë, humbjet në ekonomi deri në 25 milionë euro në ditë
Vetëkarantinimi pa afat i shoqërisë shqiptare, mbyllja e bareve, restoranteve, fabrikave dhe bizneseve të tjera, si masë drastike për parandalimin e përhapjes të koronavirusit, po jep efekte edhe në ekonomi. Sektorët më të prekur janë transporti, nëndegët e sektorit të akomodimit, baret e restorantet, prodhimit të këpucëve, call center. Situatë pasigurie është krijuar edhe tek industria e fasonëve, tregtia me shumicë dhe pakicë, duke përjashtuar tregtimin e artikujve ushqimorë, si dhe agjencitë e udhëtimeve. Të gjithë bizneset qarkullojnë mesatarisht 50 milionë euro në ditë. Një rënie me 50% e shitjeve të tyre (në ditët e pezullimit ka qenë dhe më...