Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
OKB: Pandemia po favorizon futjen e krimit në ekonominë e ligjshme; A rrezikohet dhe Shqipëria?
Krimi i Organizuar po rrit kontrollin në ekonominë globale sidomos në ndërmarrje të brishta, aktiviteti i të cilave është dëmtuar rëndë nga Pandemia, Covid-19. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Drogës dhe Krimit (UNDOC) publikoi këto ditë një kërkim të posaçëm se si Pandemia po krijon një ambient favorizues për organizatat e kriminale. Kërkesa e lartë për disa artikuj, të tilla si ushqime, detergjente, produkte farmaceutike, tregti elektronike, shërbime të shitjes me pakicë e etj, e shoqëruar me masa bllokuese në të gjithë globin, i bëri procedurat e prokurimit publik me liberale, por në të njëjtën kohë hapi shtigje të reja për zgjerimin e mafies në ekonomi. Sektorët me të ekspozuar për të rënë pre e administrimit nga krimi...
Oliver Burkeman Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u regjistruar në palestër – të vendosur të mos i bëjnë gjërat përgjysmë. Unë jam një nga këta. Kur javën që kaloi zbulova “Notion”, programin e ri tejet interesantpër të rritur produktivitetin, instinkti im i parë ishte të transferoja në brendësi të gjithë jetën time dixhitale, dhe kur instalova një sistem vendosje mbeturinash në shtëpi muajin e kaluar, mu desh t’i rezistoja tundimit për të shpenzuar një pasuri për diçka që, në fund të fundit, është vetëm një grumbull mbeturinash në një cep të kopshtit. Eshtë e thjeshtë të racionalizohet ky qëndrim duke e...
Nga po shkojme?!
Disa here kam thene se fqinjet nuk na urrejne dhe ate jo nga arsyeja qe na duan por ju mjafton urrejtja qe ushqejme ndaj njeri tjetrit. Kete shkrim, qe hasa sot, e paskam shkruar me 2 gusht 2012. Nuk do te merrem shume me fyerjet, jo pse me pelqejne ato (edhe pse jam adhurues i debateve te ashpra) por nga arsyeja se edhe fyrjet shqipet i kan banalizuar, prandaj do merrem me fenomenin apo shkaktarin e perditshmerise tone. Dhe cfare eshte fenomeni??? Duke lexuar publicistin tone, z. Arber Xhaferi, kam lexuar nje nder perlat me te bukura shqipe mbi fenomenin qe na percjelle. Ai thote: ''Shqiptaret kane ardhur ne gjendjen, ku intelektualet shesin banane, nderkohe qe pasqyra (ata qe merren me perfaqesimin) na e kane shnderruar jeten ne...
Nga Gideon Rachman Populistët e urrejnë të jenë jopopullorë. Është kjo arsyeja përse ata janë dëshmuar kaq të paaftë në përballimin e pandemisë së Covid-19, një krizë që nuk sjell asgjë tjetër veç lajmeve të zymta, vdekjeve, rrënimit ekonomik dhe lirive të kufizuara. Presidenti amerikan Donald Trump, dhe ai brazilian Zhair Bolsonaro, janë 2 udhëheqësit populistë më të spikatur në botën perëndimore. Rezultatet katastrofike të qasjes së tyre ndaj koronavirusit, janë bërë tashmë më se të dukshme. Javën e kaluar, Brazili u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së, që ka regjistruar më shumë se 50.000 të vdekur nga Covid-19 . Tipari dallues i qasjes Trump-Bolsonaro ndaj Covid-19, është paaftësia e tyre fatale për t’u përballur me realitetin...
Ernest Koliqi: agjent i huaj, antishqiptar apo shqiptar i vertete antikomunist?
Nga Erald Kapri Mungesa e studimeve profesionale dhe sistematike mbi historinë tonë, ka lënë vend për spekullime nga “historianë” amatorë apo kureshtarë ambulantë, disa prej të cilëve kanë qëllim jo të vërtetën, por sensacionin apo prapavijat politike. Shenjestra e këtij sensacionalizi me historinë janë bërë këto ditë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, dy figura të rëndësishme të letërsisë dhe antikomunizmit shqiptar, akuzuar respektivisht për bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit. Akuzat ndaj Koliqit dhe Camajt nuk bazohen mbi veprime konkrete të tyre, nuk bazohen mbi fakte të asaj që ata kanë bërë apo thënë; secila është ngritur nisur nga një dokument i vetëm i shërbimeve sekrete, me informacion...
Nga Marsel Lela Gjergj Fishta: Pa liri, s’ka qetësi, e pa qetësi shteti s’mundet me pasë jete të gjatë "Jeta e përparimi i një shteti janë të bazueme: a) mbi pavarësinë politike, b) mbi lirinë e qetësinë e përmbrendshme, c) mbi ekonominë, d) kulturën dhe e) moralin. Shteti, për me jetue e me përparue, ma parë duhet që te ekzistojë individualisht, duem me thanë. T’i ketë kufijtë e vet të caktuam e mbas pozicionit gjeografik. Pa liri, s’ka qetësi të përmbrendëshme; e pa qetësi, si eksperiencë na mëson ne shqiptarëve, s’ka punë, s’ka përparim, e shteti s’mundet me pasë jete të gjatë. Tue qenë se qëllimi i imediat i shteteve të qytetnueme asht përmirësimi i gjendjes së njeriut mbi tokë, ma parë në pikëpamje të jetës së tij fizike e...
25 vjet nga Masakra e Srebrenicës, Varhelyi: Europa dështoi, plaga mbetet e hapur
“Europa dështoi në Srebrenicë dhe ne ndjehemi të turpëruar”, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në prag të 25 vjetorit të masakrës. Duke folur të premten në Parlamentin Europian, Varhelyi pohoi se se “Gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës” Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, u shpreh komisioneri. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, tha se ajo që ndodhi Srebrenicë ishte krimi më i keq masiv në tokën europiane, pas Luftës së Dytë Botërore. “25 vjet më vonë, nderojmë mijëra...
KUSH TË VESH MOR BIR, KUSH TË QETH O XHAN? Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp: -Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente! Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike. Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u...
Nga Kreshnik Osmani Kam parë shumë miq të faqes time që kanë nxjerrë diplomat me dhjeta të fëmijëvë të tyre. I uroj fëmijëvë tuaj të mrekullueshëm suksese dhe të shkelqejnë sa me shume.. Duke patur parasysh botën e re që po vjen kam disa këshilla për prindërit që kanë dëshirë të më dëgjojnë. Këto dhjetat, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ekzistojnë, janë treguesi që ky sistem arsimor në Shqipëri është plotësisht i dështuar. Cdo të thotë që fëmija të marrë një dhjetë? Dmth që fëmija ka memorizuar tekstin që i kanë dhënë në shkollë? Po pastaj? Keto informacione jane te gjitha ne internet. Cili eshte perfitimi? Në epokën e teknologjisë, fëmija nuk e ka më të nevojshme të memorizojë asgjë, sepse më një klikim në google ai merr cdo...
Shpresa e imunitetit Covid 19!
Të dhëna premtuese sugjerojnë që mund të zhvillojmë të paktën njëfarë imuniteti ndaj koronavirusit - por sa i fortë është ai dhe sa do të zgjasë? Graham Lawton KUR Pneumonia e re që qarkullonte në Kinë u konfirmua se shkaktohet nga një koronavirus, një situatë edhe ashtu shqetësuese, papritmas u përkeqësua. Si rregull, koronaviruset nuk prodhojnë një “memorje imune” shumë të fortë: domethënë reagimin afatgjatë që lejon trupat tanë të sprapsin një sulm të mëvonshëm dhe që bën të mundur vaksinat. Kur dolën raporte nga Japonia dhe Kina për njerëz të cilët e kishin marrë përsëdyti virusin, u duk se u konfirmua frika më e keqe e imunologëve. Por shtatë muaj më vonë, shpresat po rriten. Nuk ka më asnjë dyshim serioz që trupat tanë e kanë të...
Deri në muajin Tetor, në Shqipëri parashikohen të humbin jetën 1,306 persona nga Covid-19, sipas Institutit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME). Ky institut ka bërë projeksion se si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës. Në Shqipëri, sipas IHME, numri më i lartë i viktimave në 24 orë do të jetë në Shtator. Deri në 6,800 të infektuar dhe 46 viktima në një ditë parashikon modeli i Institutit me qendër në Univeristetin e Uashingtonit. Modeli IHME, i quajtur edhe “modeli Chris Murray” pas drejtorit të IHME, është një model epidemiologjik për COVID-19. Ai është cilësuar si “modeli më i cituar për koronavirusin” nga The Colorado Sun, dhe “modeli i koronavirusit më me ndikim i Amerikës” nga Washington Post. Në...
Nga Elona CASLLI Njeriu që nuk zotëron veten (njeriu përtej arsyes, përtej vulnetit) nuk mund të konsiderohet i bukur – do të shprehej Kundera. Kjo shprehje e mjeshtrit të fjalës, më erdhi ndërmend teksa u përballa me një bashkësi fotosh të deputeteve rilindase. Të dehur quajmë dikë që ka mendje të turbulluar dhe nuk e zotëron dot veten, pasi ka pirë verë, raki etj. Njeriu nuk mund të dehet veçse nga rakia apo nga vera. Njeriu mund të pijë edhe pushtet dhe të dehet nga ky i fundit. Në këtë rast dehja e parë është më e shëndetshme, pasi të lejon të kthjellohesh një ditë më pas. Ndërsa dehja nga pushteti ta lejon kthjellimin, veçse kur e ke humbur atë. Dhe deputetet në fjalë do qëndrojnë me mendje të turbulluar edhe për disa muaj...
Sipas avokateve te histerise qe ka perfshire maskarenjte dhe idiotet e planetit qe gjerat te vihen ne terezi mbi toke duhet qe Amerika te kthehet ne origjine dhe t'u dorezohet "indianeve" vendas, aborigjinaleve, europianet te kthehen ne Europe, afrikanet te kthehen ne Afrike, aziatiket ne Azi dhe vete idiotet dhe maskarenjte ne gop te semes. Te dashur idiotë, maskarenj dhe hipokrite te ndyre, kolonizimi i Amerikes ishte ne thelb nje proces Globalist. Kontinenti i vjeter (Europa) perhapi faren e vet mijera vjecare te se Mires dhe te Keqes mbi Boten e re (Ameriken). Amerika u be sinteza e te gjithe Qyteterimeve qe bota kishte njohur deri atehere qe nga antikiteti. Nje konglomerat unikal kulturash e qyteterimesh nga i gjithe planeti...
Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit. Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra dhe prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin...
Vendi ideal për të bërë seks bazuar te shenja juaj e horoskopit
Mesa duket te vendi ku preferoni të bëni seks ndikon edhe shenja juaj e horoskopit. Si më poshtë të gjitha shenjat, hidhini në sy nëse ju përshtatet me shenjën tuaj: 1. Dashi Njerëzit që i përkasin kësaj shenjë duan gjëra të ndryshme dhe dhoma e zhveshjes do ishte ideale për ta. 2. Demi Demat i duan gjërat e mira në jetë dhe ana materiale ka rëndësi për ta. Kombinimi i seksit me kënaqësinë është gjëja më e mirë për demat. Ata duan një vend romantik për seks, nuk duan vende ku rrezikojnë që të tjerët t’i shohin. 3. Binjakët Binjakët nuk i duan vendet e vogla dhe pëlqejnë hapësirën. Rezervoni një dhomë hoteli jo vetëm për dy persona dhe sigurohuni të ketë një pamje të bukur. 4. Gaforrja Gaforret kanë shumë imagjinatë. Ata preferojnë...
Po sikur të zhdukeshin të gjitha viruset?
Nga Rachel Nuwer Viruset duket sikur ekzistojnë vetëm për ta shkatërruar shoqërinë, dhe për t’i shkaktuar vuajtje njerëzimit. Ato kanë marrë miliona jetë njerëzish përgjatë mijëvjeçarëve, shpesh duke shfarosur pjesë të mëdha të popullatës globale, nga pandemia e Gripit Spanjoll e vitit 1918 e cila vrau 50-100 milionë njerëz, tek 200 milionë njerëzit që vlerësohet se kanë vdekur nga sëmundja e lisë vetëm në shekullin XX-të. Pandemia aktuale e Covid-19, është vetëm një nga seria e sulmeve virale të vazhdueshme dhe të pafundme. Nëse do të ekzistonte mundësia për të gjetur një ilaç që zhduk të gjitha viruset në qarkullim, shumica e njerëzve do të donin që ky moment të ishte pikërisht sot. Por ky do të ishte një gabim vdekjeprurës, në fakt...
Strategjia me dy fytyra e BE-së në Ballkan
Teresa Reiter VIENE – Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe? Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropian u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim...
Komisioni Europian: Mbështesim rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Komisioni Europian: Mbështesim rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetje për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili, siç tha ajo, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së. Von der Leyen i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel. Sipas shërbimit për shtyp të KE-së, Vuçiç dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë e përparimit të Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimit në BE, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është thënë gjithashtu, se presidentja e KE-së ka inkurajuar udhëheqjen serbe, që...
Neritan Ceka si Indiana Jones, historia e nesërme është Kupa e Shenjtë që humb e para
Nga Lorenc Vangjeli Lista të hapura apo Bylisi qytet i vjetër grek? Javën e shkuar nuk kishte asnjë dilemë për zgjedhjen e shqiptarëve se çfarë ishte më e rëndësishme për ta: një sistem i ri zgjedhor që do të ndikonte të nesërmen politike të vendit apo historia e shkuar e vendit, kulmi i tretë i trekëndëshit mesdhetar të Bermudës, Shqipëri, Itali dhe Greqi. Mes Damianit dhe Neritanit, shqiptarët zgjedhin të dytin të parin. Sepse, përballë menysë njerëzore të nesërme, shija e të djeshmes triumfon gjithmonë. Mjaftoi vizita e një “turisti” kontravers, si Zgarbi në Shqipëri, shoqëruar nga një kryetar pasionant dhe atipik bashkie, si Leli i Vlorës, që shkulma patriotike të merrte përpara vetëpërmbajtjen, që të harrohej edhe pandemia, edhe...
“Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar?”/ Përfaqësuesi i ONM “gozhdon” me pyetjet Fatmira Hajdarin
Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i pranishëm në seancën e vetingut të Fatmira Hajdarit pati disa pyetje të cilat e vunë ‘me shpatulla pas muri’ atë. Top Channel iu sjell pjesë nga debati të zhvilluar në sallë. Theo Jacobs: Po lexoj gjithë këto fakte të përmbledhura të cilat nga një këndvështrim tjetër marrin një tjetër kuptim,Nuk po ju akuzoj pse nuk dhatë një përgjigje, por po ju jap një shembull, atë për sallën në qytetin studenti. Faktet janë: Një kredi 19 milionë, fakti i dytë një kontratë qeraje dy vjet më vonë në 2009 dhe duke qënë se ka kaluar një periudhë kredia u disbursua në dy këste. Pra ky biznes nuk eci, ishte një dështim, ju merrni një kredi 19 milion lekë. Nëse bëjmë përllogaritjet , duhet...
Shuhet në moshën 71-vjeçare një nga intelektualët shqiptarë. Njeriu i artit, Moikom Zeqo ka humbur mëngjesin e sotëm betejën me një sëmundje që e mundonte prej kohësh. Autori i më shumë se 60 titujve që i lanë brezave një histori të tërë arti e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë pas sot një pasuri të madhe në letrat shqipe. Veprat e Moikom Zeqos janë përkthyer në disa gjuhë të botës duke tejkaluar kufijtë e vendit të vogël ku jetoi, duke përfaqësuar kështu disa herë Shqipërinë në konferenca ndërkombëtare. Në karrierën e tij një rol i rëndësishëm ka qenë edhe piktura, ku mendimtari iu shfaq publikut me tri ekspozita vetjake. Moikom Zeqo ishte...
A përfundoi "Epoka e Artë e Udhëtimit" për Evropën?
Virgin Atlantic, TUI, and Jet2 aircraft stand near departure gates at Manchester Airport in Manchester, northern England on May 11, 2020, Ndajeni Britania do të kërkojë që çdokush që hyn në vend të vetë-karantinohet për dy javë dhe vendet e tjera evropiane po shqyrtojnë masa të ngjashme. Por perspektivat e kufizimeve të reja dhe të zgjatura të udhëtimit po shkatërrojnë shpresat e pakta që kishin linjat ajrore të kontinentit dhe industria turistike për një mëkëmbje të pjesshme nga koronavirusit. Shoqëritë ajrore po paralajmërojnë se shumë prej tyre do të përballen me falimentimin ashtu si Virgin Atlantic. Koronavirusi tashmë ka nënshtruar kompaninë më të madhe ajrore të vendit, Flybe, e cila pasi u shpëtua nga kolapsi i afërt në janar...
Tërhiqet Greqia/ Shtyn me dy javë hapjen e pikave kufitare me Shqipërinë, shkak Covid 19
Tërhiqet Greqia/ Shtyn me dy javë hapjen e pikave kufitare me Shqipërinë, shkak Covid 19 Shqipëria dhe Greqia ranë dakord dy ditë më parë për hapjen e kufijve ajrore dhe nisjen e fluturimeve mes Athinës dhe Tiranës në 15 qershor. Dhe pikërisht atëherë kur shumë ndoshta ka nisur planet e lëvizjes, ministri grek i Turizmit ka dhënë një tjetër lajm. Sipas tij, fluturimet ajrore do të jenë vetëm për ata që kanë leje qëndrimi dhe çështje pune, por jo për turistë. E njëjta gjë është vendosur edhe për pikat tokësore dhe detare. Nuk do të lejohen kalimet e mjeteve për qëllime turistike, por vetëm ato me autorizim të posaçëm, ose për çështje pune. E vetmja klauzolë, që e bën deri diku të pranueshëm këtë vendim është leja për të kaluar në...
Hulumtim interesant: 54% e kosovarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia
Rreth shtatëdhjetë për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjim të kufijve janë tridhjetë për qind e tyre. Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’. Sipas këtij sondazhi 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Ndërsa, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë. E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të...
Matoshi, aktorja më e mirë në Festivalin e Francës, pranon shumë urime
E Martë, 9 Qershor 2020 - 17:17 albinfo.ch Foto: Instagram Një nga aktoret më të njohura në Kosovë është Ardiana Matoshi. Ajo ka luajtur në shumë filma të njohur. Së fundi, Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, përcjell albinfo.ch. Ky film paraqet një ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve 90-të në kohën e Qeverisë Jugosllave, e cila e anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës. “Nëntori i Ftohtë” është...
Qeveria vendosi, s’ka orë policore
- Advertisement - Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim, orë policore nuk do të ketë, mëson TV21. Do të thotë qeveria nuk e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili dje kërkoi që në komunat e rrezikuara nga virusi Kovid-19, si Shkupi, Kumanova, Shtipi dhe Tetova të ketë orë policore e cila do të fillonte në ora 22 dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të ditës së nesërme. E propozimin Komisioni e bazonte në rritjen lineare të numrit të të infektuarve nga Kovid-19, i cili ditët paraprake ishte mbi 100. Ndryshe nga ditët paraprake, sot në vend u shënuan 87 raste të reja me të infektuar dhe 1 viktimë, ndërkohë që janë shëruar vetëm 5.
Meret vendimi i fundit/ Shtyhet data e hapjes se kufijve, ja kur mund të udhëtoni drejt vendeve te BE-së.
Eshte shtyre data e hapjes së kufijve për qytetarët e shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Kështu, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së vetem pas datës 30 qershor. Vendimi u mor në nje takim virtual mes ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët unanimisht vendosën për këtë datë. “Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe...
Dokumentari për objektet e kultit të krishterë në Kosovë ngjall reagime të shumta në Serbi, nuk mungojnë kërcënimet ndaj gazetarit Mema
Dokumentari për objektet e kultit të krishterë në Kosovë ngjall reagime të shumta në Serbi, nuk mungojnë kërcënimet ndaj gazetarit Mema Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, ka transmetuar 6 ditë më parë dokumentarin e titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”. Ky dokumentar i realizuar nga gazetari Marin Mema dhe historiani Florent Hasani është pasuar nga reagime të shumta në Serbi, ku janë përfshirë politikanë, historianë dhe gazetarë të ndryshëm. Lidhur me domumentarin ka reaguar edhe shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. “Kuptohet që Serbia kurrë dhe me asnjë kusht nuk mund të heqë dorë nga shenjtorët e saj në Kosovë dhe Metohi. Ne besojmë se edhe populli shqiptar, i cili është...
Koronavirusi një alarm fals?!/ Zbulohet dokumenti me 83 faqe i Ministrisë së Brendshme Gjermane
Në një dokument të zbuluar së fundmi dhe që është shpërndarë në emër të Ministrisë së Brendshme gjermane, thuhet se alarmi për koronavirusin është fals. Dokumenti me 83 faqe është shkruar nga një zyrtar i lartë, emri i të cilit nuk përmendet, i cili punon në Njësinë ‘KM 4, mbrojtja e infrastrukturave kritike. “Efektet e vëzhguara të COVID-19 nuk zbulojnë prova të mjaftueshme që, për sa i përket efekteve në shëndetin e të gjithë shoqërisë, është më shumë sesa një alarm i rremë. Virusi i ri me sa duket asnjëherë nuk ka përfaqësuar një rrezik më të madh për popullsinë sesa normalja (krahasuar me nivelin normal të vdekshmërisë në Gjermani). Corona në thelb vret njerëz që do të vdisnin statistikisht këtë vit prej moshës së thyer dhe...
Koronavirusi një alarm fals?!/ Zbulohet dokumenti me 83 faqe i Ministrisë së Brendshme Gjermane
Ilustrim Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos sot se kur do të hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, të mbyllura nga marsi pas shpalljes së pandemisë së korona virusit. Komisioni shprehet se pas hapjes së kufijve të vendeve fqinje, mund të merret vendim për hapjen e kufijve para 15 qershorit. Në seancën e sotme gjithashtu pritet të miratohet protokolli që qytetarët do të duhet të ndjekin në mënyrë që të jenë në gjendje të dalin ose të hyjnë në vend. Serbia tashmë ka miratuar protokollin dhe ka hapur kufijtë për shtetasit e huaj. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në këtë vend, do të duhet të ketë test negativ të korona virusit, jo më i vjetër se 72 orë, dhe vërtetim të lëshuar nga komisioni i përbërë nga disa ministri...
Pas postimit pro palestinezëve, në Izrael nis peticioni për ndalimin e transmetimit të këngëve të Dua Lipës
“Nuk është e përshtatshme që një stacion radioje i lidhur me IDF (Forcat Mbrojtëse Izraelite) të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”, kështu e nis shkrimin e përditshmja Jerusalem Post, referuar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Kjo e fundit pak ditë më parë rishpërndau një postim të regjisorit anti-izraelit, Vin Arfuso në Instagram, ku shfaqeshin pamje si IDF sulmonin palestinezët – postim ky i cili u fshi më vonë nga këngëtarja pas kritikave të shumta nga fansat izraelitë, të cilët e akuzuan Duan që po mban anë pa e ditur mirë çështjen se për çka bëhet fjalë. Pas kësaj çështje, një peticion në Izrael tani po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi...
Përdhunimi i 15-vjeçares, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë
Mijëra qytetarë në Tiranë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Nënë Tereza” pas lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru. Më pas ata janë zhvendosur përpara Ministrisë së Arsimit ku kanë thirrur në kor “Ministria e turpit”. “Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët’, “Pse nuk raportojmë”, “Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia” janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar. Protestës i janë bashkuar ish-deputetja Grida Duma si dhe deputetja Rudina Hajdari, e cila ka treguar përmes një video live numrin e lartë të qytetarëve që i janë bashkuar këtij marshimi. Ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e madhe e protestuesve mbajnë maska dhe ruajnë...
Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat
Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë. Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut. Hoti tha se të njëjtën gjë e pret dhe nga Serbia, që dialogu të filloj ndërmjet dy vendeve. “Dje kemi miratuar programin e qeverisë. Kemi miratuar programin e organizimit të qeverisë në përputhje me besimin e deputetëve të Kuvendit. Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heq pengesat që të filloj dialogu me Serbinë”, ka thënë...
Anketa/25 përqind e shqiptarëve thonë se virusi nuk ekziston, 48 përqind e maqedonasve
75% e maqedonasve janë të shqetësuar për situatën aktuale në botë dhe vend, ndërsa tek shqiptarët 56% . Ndërsa 24% e maqedonasve u përgjigjen që nuk shqetësohen, ndërsa tek shqiptarët u përgjigjën 44%. Në total 42.7 përqind e qytetarëve besojnë se coronavirusi ka dalë nga laboratori, 36.7 përqind mendojnë se kjo është me ndonjë qëllim, ndërsa 6 përqind mendojnë se është bërë nga ndonjë gabim. Rreth 23 përqind, nga ana tjetër, nuk e dinë se si u shfaq, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i fundit nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe M-Prospekt. Në të njëjtën pyetje për ekzistencën dhe origjinën e coronavirusit, pikëpamjet janë të ndryshme në bashkësitë etnike të maqedonasve dhe shqiptarëve. Kështu, pothuajse 48...
Pas 3 muajsh, sot u nisën autobusët e parë nga Zvicra për në Kosovë
dhe fotot: Armend Berisha © 2020 Armend Berisha/albinfo.ch Ditën e sotme, stacionit kryesor të Autobusëve në Cyrih i është kthyer gjallëria, kjo jo nga udhëtimet e zakonshme por nga mërgimtarë e vizitorë të cilët ishin “ngujuar” për më se tre muaj në Zvicër e Gjermani. Të gjithë që vinin njëri pas tjetrit duke bartur valixhet, ishin të lumtur, ngase dita e sotme po shënonte edhe fundin e pritjes për tu nisur drejt vendlindjes. Pandemia kishte bërë që për shumë nga familjarët që kishin ardhur për vizitë të mbeteshin më shume se që kishin planifikuar. © 2020 Armend Berisha/albinfo.ch Ishin menaxheri dhe...
Largohet flamuri i UÇK-së nga oborri i qeverisë, shkak zv.kryeministri i ri Goran Rakiq?
Foto galeri Largohet flamuri i UÇK-së Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili para disa javësh ishte vendosur në oborrin e qeverisë, sot nuk gjendet në vendin që ishte. Në disa fotografi shihet se flamuri i UÇK-së është larguar nga oborri i qeverisë. Flamuri i cili dje gjendej në vendin ku ishte vendosur, sot nuk gjendet më aty. Kujtojmë se zëvendëskryeministër i ri i Kosovës, është Goran Rakiq nga Lisa Serbe. Foto galeri Foto galerihttps://www.botasot.info
Meshkujt shqiptarë vdesin më shpejt se femrat, kjo është arsyeja
Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë. Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale. Sipas INSTAT, janë rritur me 0.9% vdekjet nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut në 2019-n, në raport me një vit më parë. Rritja ka ardhur tërësisht nga meshkujt, humbjet e...
Covid 19/ Flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit
Covid 19/ Flasin ekspertët: Ja si do përfundojë pandemia e koronavirusit Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fazat pandemisë prej koronavirusit do të përfundonin kur 60-70% e popullsisë të ketë kontaktuar infeksionin e Covid dhe të kenë zhvilluar antitrupa. Që kjo të ndodhë, sëmundja mund të sillet në tre mënyra të ndryshme. Një nga mundësitë është që vala e parë të shoqërohet nga të tjera të vogla dhe të përsëritura që mund të ndodhin brenda vitit 2020 dhe që mund të vazhdojnë për një periudhë 1-2 vjet. Skenari i dytë, nga ana tjetër, përfshin një valë të dytë në vjeshtë ose dimër 2020, e cila nga ana e saj do të pasohej nga shpërthime të tjera me intensitet më të ulët për dt vite. Në këtë rast, një skenar që kujton atë të gripit...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top