Kur studentja e modës, Anais Bordier, po shikonte mes videove në "YouTube", mbeti e befasuar kur pa një fytyrë që ngjante ekzaktësisht si e saja.
Në një rastësi pothuajse të pabesueshme, Bordier zbuloi se me vajzën që kishte parë në video ndante më shumë se sa vetëm fytyrën e saj.
Nga kërkimet që Bordier realizoi, mësoi se në të vërtetë, ajo kishte zbuluar motrën e saj binjake, me të cilën ishte ndarë që në lindje.
Të dyja motra lindën në Seul, në Korenë e Jugut, por prindërit e tyre natyralë nuk mund t'i mbanin dhe i dhanë për birësim.
Dy binjaket, majtas Futurman, e biresuar ne SHBA dhe djathtas motra e biresuar ne France
Shumë shpejt, njëra motër u birësua nga një familje franceze dhe u transferua për të jetuar në Paris...