Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Presidentit rus, Vladimir Putin, i është prerë rroga prej 10% për shkak rënies së ekonomisë së vendit. Por si krahasohet paga e tij me ato të liderëve të tjerë të botës? Këtu tregohen pagat e kryeministrave dhe presidentëve të ekonomive më të mëdha dhe të zhvilluara në botë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare dhe konvertimeve në dollarë amerikanë në normën aktuale. Presidenti Obama kryeson me 400.000 $ në vit. Paga presidenciale u dyfishua kur George W. Bush u bë president në vitin 2001. Përveç kësaj, Obama merr një shpenzim llogarie pa taksa me vlerë $ 50.000. Paga e Merkelit si kancelare gjermane është 216.000 euro në vit ($ 234.383). Kancelarja dhe ministrat e saj morën një rritje 2,2% në fillim të muajit mars, sipas...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka deklaruar se rajoni është ngopur me luftë, dhe është i sigurt se me sjellje të arsyeshme dhe racionale do të mund të kapërcejnë edhe krizën e migrantëve dhe gjitha problemet tjera në këtë fushë, shkruajnë mediat serbe. “E kuptoj shqetësimin e Merkel, ajo gjithmonë e ka shfaqur këtë shqetësim, por jemi ngopur me luftëra në këtë rajon dhe do të bëjmë çmos që të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shtuar Vuçiq para gazetarëve në Sarajevë, derisa për nesër ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim të përbashkët mes qeverisë së Serbisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, transmeton lajmi.net. Por duke komentuar marrëdhëniet...
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim اollaku, ka bërë me dije se Komisioni Evropian si rekomandim shtesë për liberalizim të vizave ka kërkuar të rikthehet kontrolli në hyrje dhe dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë. Para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane اollaku ka deklaruar se ky po bëhet për shkak të luftimit të krimit ndërkufitar. “Ka pasur kërkesë që, për shkak të luftës së krimit ndërkufitar, Kosova përsëri ta rikthejë kontrollin në hyrje dhe në dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë. Jemi të obliguar ta bëjmë këtë sepse është kërkesë e drejtpërdrejtë”, ka thënë اollaku. Sipas tij, rikthimi i kontrollit kufitar mund të shkaktojë pakënaqësi te qytetarët, të cilët për disa vite janë mësuar me vetëm një kontroll. “Me...
Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”. “Shpresoj të mos jemi të detyruar që në këtë mënyrë ta mbrojmë atë, por që vetëdija dhe ndërgjegjja e atyre që vendosin për fatin tonë do të flasin në mënyrën se si duhet të flasë një ndërgjegje e zgjuar dhe e pastër njerëzore”, citon Koha.net deklaratën e Irinejt dhënë gazetarëve në prag të fillimit të sesionit të UNESCO-s. “Tani bëhet fjalë për atë që të na i marrin objektet e shenjta dhe t’i shpallin vlera të Kosovës”, tha patriku serb. Kosova, tha Irinej, “është historia jonë, kultura jonë...
Tiranë, vezë në drejtim të automjetit të kryeministrit
Tiranë, vezë në drejtim të automjetit të kryeministrit ثshtë qëlluar me vezë teksa largohej nga Fakulteti i Shkencave Sociale automjeti i kryeministrit Edi Rama. Nga informacionet e fundit mësohet se, policia ka reaguar duke arrestuar 6 persona që dyshohet të kenë hedhur vezët në drejtim të automjetit. Për momentin identitetet e tyre nuk dihen, por pritet që në orët e mëvonshme të dalin detaje mbi sa ka ndodhur. / Top Channel
Në librin e tij “Tito: The Story from Inside”, të Millovan Gjillasit, përmenden ca fakte interesante për prejardhjen e liderit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Gjillas, që ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë do të jetë një nga disidentët kryesor të ish-Jugosllavisë dhe Bllokut Lindor komunist. “Mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që si emër daton që nga shekulli XV. Por, nuk ka të dhëna se familja e Titos vjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, Brozët paraardhës të tyre kishin emigruar nga rajoni kufitar mes Bosnjës dhe Dalmancisë, për në Zagorje, ku u vendosën mbase në shekullin XVI. Para kësaj, sipas Titos, ata ishin shpërngulur nga...
Berisha uron autonomi për Luginën, serbët çmendën në Preshevë e Beograd deri në Tiranë Një status në “Facebook” dje dhe një deklaratë në Kuvend sot e ish-kryeministrit Berisha lidhur me autonominë e Preshevës i ka habitur të gjithë serbe tjo vetëm ne Preshevë, por edhe në Serbi, përfshirë edhe banorët e Luginës. Në një status në “Facebook” pasditen e djeshme, ish-kryeministri shkruante se “shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë njëkohësisht qytetarët apo minoriteti më i shtypur në Evropë, shpallën mbrëmë në një mbledhje të të gjithë të zgjedhurve të tyre Autonominë e Luginës, si një reagim legjitim për të garantuar të drejtat e tyre të mohuara nga regjimi serb…” . Ne fakt Sali Berisha përshëndet autonominë e Luginës edhe ne...
Es selamu alejkum! Me këtë përshëndetje e hap video mesazhin e tij, Justin Tradeau,lideri i Partisë Liberale të Kanadasë drejtuar myslimanëve. Me rastin e festivalit që po mbahet në Misisaga, kryeministri Tradeau uron të gjithë myslimanët për organizimin kulturor dhe bukurinë që po i falin Kanadasë. Në fjalën e tij ai shpreh dëshirën për të qenë me ta për të festuar artin dhe gostinë e myslimanëve. E mesa duket ky mesazh është mirëpritur nga komuniteti mysliman në të gjithë botën duke e cilësuar si një lider të drejtë edhe pse i përket një besimi tjetër. “Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët. Për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët...
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar aktet e dhunës të opozitës të cilat sipas tij janë shumë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Thaçi nënvizoi se në seancën e Kuvendit janë hedhur shishe qelqi të cilat mund të rezultonin me pasoja fatale. “Kjo shishe nuk është lënduese, është vdekjeprurëse. Në një formë kjo është armë e ftohtë. Le ta vlerësojnë vetë qytetarët deri në çfarë niveli kanë shkuar ata njerëz që kanë hedhur me shishe qelqi”, ka thënë Thaçi në intervistën dhënë Klan Kosovën. - See more at: Shqiptarja.com - Tha
Pse të mos kërcënojë Vuçiqi, kur Serbia thuaja asnjë marrëveshje nuk e zbaton me Kosovën, që të gjitha i injoron maksimalisht. E fundit është marrëveshja për lëvizjen e lirë, e cila serbëve iu mundëson hyrjen në Kosovë pa asnjë problem, ndërsa shqiptarët duhet të heqin dorë nga identiteti i tyre shtetëror, të fusin targat në bagazh ose t’ia dorëzojnë policisë serbe, dhe më pas të udhëtojnë me targat “Proba” në Bujanoc apo Preshevë. Derisa Serbia kujdeset në detaje që me asgjë të mos konsiderohet si njohje formale e shtetit të Kosovës, shqiptarët po u japin serbëve gjithçka kërkojnë ata, deri tek autonominë, e cila do ta shkërmoq shtetin e Kosovës herët a vonë. A ishte jashtë Marrëveshjes premtimi i Qeverisë që ta dërgonte në Gjykatë...
https://www.youtube.com/watch?v=-5H4UzeQPHU Një oficere policie në Uashington ka ndërhyrë në një sherr adoleshentësh duke sfiduar në kërcim njërin prej tyre. Policja femër shpërndau turmën teksa një adoleshente 17-vjeçare u drejtua drejt saj duke kërcyer këngën “Watch me”. Policja i tha se bëntë lëvizje shumë të bukura, kur nisi të kërcejë dhe vetë, në një konkurrim se kush kërcen më bukur. Por kjo kishte një çmim. Nëse policja do të fitonte vazja dhe miqtë e saj do të largoheshin nga zona. Hap pas hapi, oficerja Aaliyah Taylor vijoi kërcimin për disa minuta dhe pasi Aaliyah u lodh dhe përqafoi garuesen, të gjithë u larguan nga zona. Por jo vetëm kaq. Video tërheq vemndjen e presidentit Barack Obama i cili kishte postuar...
Ismail Morina ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut 302 dhe është ulur sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë pas vënies në pranga me dy pistoleta më 7 tetor në Tiranë. Ndryshe nga seanca e mëparshme e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit, këtë të premte në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinës, të njohur për të gjithë si “Ballisti” – ose ndryshe “njeriu i dronit”, kjo për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e “Beogradit” një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në reshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e Ballistit, ku duket me një shami të bardhë në kokë. Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçari i cili...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka folur për mundësinë që të rishikohet marrëveshja qeverisëse me Partinë Demokratike të Kosovës. Gashi tha se është i mundshëm një ndërrim pozitash, pra që Isa Mustafa të bëhet president, ndërsa Hashim Thaçi kryeministër, njofton Klan Kosova. “Ka mundësi që të ridizajnohet marrëveshja e koalicionit. Ka mundësi që Mustafa të bëhet president”. “Nëse vetëm ndodhë ridizajnimi, duhet të rishikohen disa elemente të marrëveshjes e do të shqyrtohen mundësitë e ridizajnimit të saj”. Just a moment...
Donald Lu viziton Spaçin
Ambasadori Donald Lu viziton Spaçin Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe përfaqësues të trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vizituan këtë të martë ish-kampin e përqendrimit dhe ish-burgun e Spaçit. Përmes faqes zyrtare në Facebook të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ambasadori Lu shpreh përshtypjet që i la vizita në këtë zonë tmerri dikur. “Së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone. Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje”, thotë...
Ka dalë edhe një listë me vrasësit më të mëdhenj masivë të shekullit XX, që janë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve. Në krye të listës është diktatori kinez Mao Zedong. Ky lider ushtarak dhe burrështetas, i cili në Kinë konsiderohet si heroi më i madh kombëtar në historinë e kohëve të fundit, sipas vlerësimit të ditores Daiyl Mail, është shkaktar për vdekjen e 60 milionë njerëzve. Në vendin e dytë është diktatori sovjetik Iosif Vissarionovich Dzhugashvili Stalin, që është përgjegjës për vrasjen e 40 milionë njerëzve. Në vendin e tretë është Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, i cili është përgjegjëse për vdekjen e 30 milionë njerëzve. Mbreti belg, Leopoldi II, i cili cilësohet përgjegjës për vdekjen e...
Klosi: Remzi Hoxha dinte lidhjet e Berishës me Arkanin dhe Millosheviçin
Ish-shefi i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, shprehet se Remzi Hoxha ka humbur jetën nga torturat e SHIK-ut. Sipas tij, ai është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Sali Berishës me Arkanin. "Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë. Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para '97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë", ka thënë Klosi për Sot. "Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e...
Ligji për sigurinë publike; kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e transportit publik https://www.youtube.com/watch?v=T5gBfk-vuZ0 Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike, i cili do të garantojë më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët. Një ligj i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe që i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim. Nxjerrja e këtij ligji do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera...
Opozita malazeze nisi protestat kundër qeverisë në përfundim të ultimatumit, që Fronti Demokratik, parti e mbështetur nga serbët që banojnë në Malin e Zi, i vendosën Gjukanoviçit. Pak minuta para nisjes së protestës në sheshin para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë, një grup personash me flamuj të Serbise dhe slogane, të cilat sipas medieve malazeze janë cilësuar çetnike, sulmuan me gurë Ambasadën e Shqipërisë. Policia malazeze mori menjëherë në mbrojtje ndërtesën e Ambasadës shqiptare, e cila sulmohet dy herë brenda një kohe të shkurtër. Lajmi për sulmin u njoftua në llogarinë e Tëitterit të qeverisë malazeze, ku bëhej e ditur se kishte vetëm dëmtime të vogla fizike në fasadën e ndërtesës. Menjëherë pas sulmit reagoi...
Idris Sulejmani, tetovari që synon Parlamentin e Kroacisë (FOTO LAJM) Pas 1 / 12 Para Pëlqej0 Abonohu për lajmet me e-mail: E-maili juaj: Abonohuni Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin! Kandidati i vetëm shqiptar për deputet në Parlamentin e Kroacisë, tetovari Idris Sulejmani, ka nisur fushatën në kërkim të votave të shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në Kroaci. Këtë fushatë Idris Sulejmani ka vendosur ta bëjë edhe në vendlindje, në kërkim të sa më shumë votave të bashkatdhetarëve të tij. ثshtë hera e dytë që ai kandidon për përfaqësim e pakicave në Kuvendin kroat, ndërsa thotë se përkushtimi i tij është një jetë më e mirë për shqiptarët që jetojnë atje dhe të cilët çdo ditë...
Kosova shënoi fitoren e parë për anëtarësimin në UNESCO, pasi Këshilli Ekzekutiv rekomandoi anëtarësimin e saj. Padyshim është një fitore për Kosovën, por edhe një sukses i diplomacisë shqiptare. Mbi këtë çështje u diskutua me ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, që përmes një lidhje me “Skype” në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” tregoi më shumë për lobimin që misioni shqiptar ka bërë pro-Kosovës. Për ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO zhgënjyese ishte edhe fakti që Egjipti, Japonia dhe Korea e Jugut, vende të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u rreshtuan kundër anëtarësimit. Intervista e plotë Pandi Gjata: Do të doja një impresion të parë se si ishte atmosfera përpara se të shkohej në votim për...
Lajmi i Fundit: Përfundon votimi, Kosova drejt UNESCO-s!
Publikuar: 16:04 / 21.10.2015 Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv, Kosova ka marrë 27 vota pro, 14 kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar. Përfaqësuesit nga Rusia dhe Kuba janë duke lobuar që të votohet për shtyrjen e vendimit për Kosovën. Delegacioni i Kosovës është duke pritur në hollin e selisë së UNESCO-s derisa pritet që sot Këshilli Ekzekutiv ta japë dritën e gjelbër për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. /kp/ -------------------------------------------------------------------------------- Rusia dhe Kuba e çojnë në pauzë mbledhjen e UNESCO-s Mbledhja e bordit ekzekutiv të UNESCO-s tashmë ndodhet në pauzë me kërkesë të Kubës e mbështetur nga Rusia . Gjermania...
Kombëtarja feston në Tiranë, qindra e mijëra tifozë presin heronjtë kuqezinj (Foto)
Kombëtarja feston në Tiranë, qindra e mijëra tifozë presin heronjtë kuqezinj (Foto) Festa zhvendoset nga kryeministria, te sheshi “Nënë Tereza” Pas takimeve në kryeministri dhe në presidencë, kombëtarja shqiptare ka zbarkuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku janë pritur nga mijëra e mijëra tifozë me brohorima, flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare. Spektakli me këngë, muzikë, valle, ka zgjatur pak më shumë se një orë, ku në emër të skuadrës, kapiteni Lorik Cana i ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen. Thuajse të gjithë futbollistët kuqezinj kanë falënderuar tifozët dhe më pas kanë hipur në autobus, duke kaluar mes për mes turmës. Nuk munguan fotot, autografet, përqafimet me idhujt e kombëtares, të cilët lanë...
“ثndrra e madhe shqiptare realizohet…me pak ndihmë nga Kryeministri”
“ثndrra e madhe shqiptare realizohet…me pak ndihmë nga Kryeministri” Nuk ndodh gjithmonë që Shqipëria të kualifikohet në njërin prej turneve më të rëndësishëm të futbollit botëror, prandaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mund t’i falet “lënia pas dore e punëve të shtetit” për të festuar kualifikimin e vendit të tij në finalet e Euro 2016 në Francë. Me këtë fjali nis CNN një artikull të gjatë kushtuar kualifikimit të Shqipërisë në finalet e europianit dhe festës së organizuar nga autoritetet shqiptare në Tiranë për të falenderuar Kombëtaren për arritjen historike. “Të hënën, Rama ishte personalisht në aeroportin e Tiranës për të pritur heronjtë që po ktheheshin nga Armenia, para se të udhëtonte në autobus me ta drejt...
Ka nisur tashmë loja ‘e ka, kush e ka’ me Ballist Morinën. Ndërkohë që deputetët ‘vizitorë’, thonë se Presidenti ka fuqinë e një amnistie, kreu i shtetit ka bërë një shpjegim racional ligjor për mundësitë e tij. Megjithatë, politika nuk ndalet së përdoruri Ballist Morinën, të vetëdijshëm për fuqinë e tij në opinionin publik. E përdorin si zakonisht, por kur vjen puna për të diskutuar realisht mundësitë që ka Ballist Morina për të shpëtuar nga kjo situatë, heshtin dhe bëjnë sikur akuzojnë njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë se Morina është kapur në shkelje të ligjit, por preferojnë të bëjnë sikur janë patriotët e mëdhenj, që u dhimbset fati i një kryefamiljari, që ka fëmijë për të rritur. Opozitarët nga njëra anë bëjnë thirrje...
Qetësohuni shqiptarë dhe ju djemtë e Zvicrës, fitoni kundër Serbisë. Kaq
Enver Robelli Qetësohuni burra e gra se kjo është vetëm një lojë! Lojë me top! Nuk është patriotizëm të gjuani me gurë! Nuk i dhuroni dashuri as Shqipërisë, as Kosovës, as Maqedonisë shqiptare, as Luginës së Preshevës me sjellje prej huligani! Nesër 22 lojtarë të dy ekipeve të ndryshme do të vrapojnë pas një topi! Le të fitojnë ata që luajnë më mirë! Duam të fitojë Shqipëria! Rrugët e jetës dhe rrugët e zemrës janë të paparashikueshme! Berat Gjimshiti luan për Shqipërinë, por e dashura e tij qenka serbe! Ta gjuajmë me gurë? Kush e bën këtë është primitiv! Për Serbinë luan Miralem Sulejmani. Nuk është shqiptar. ثshtë goran. Ka lindur në Beograd, por familja e tij vjen nga rrethina e Prizrenit. Ai luan në një ekip zviceran. Në...
Tiranë, pranga Ballist Morinës qëlloi me pistoletë serbe...pa leje
TIRANE - Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte. Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Blow model serb, e cila mban në krehër 7 fishekë. Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë...
Nuk do të ketë kufizime të lëvizjeve vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë. Gjithashtu do të ketë dhe bllokime të lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës, “Qafë Kashari” dhe nga “Rinasi” si dhe rruget dytesore si dhe tuneli i Elbasanit Policia e Tiranës për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në zhvillimin e aktivitetit sportiv Shqipëri- Serbi, ka ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore . Kufizimet do të nisin prej ditës së sotme, ndërsa më 8 tetor në tunelin e Elbasanit nuk do të lejohet kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore: Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor...
Nobeli në fizike shkon në Japoni dhe Kanada
Japonezi Takaaki Kajita dhe kanadezi Arthur B. McDonald janë dy nobelistët e rinj të fizikës. Dy shkencëtarët u vlerësuan me çmimin e madh për vititn 2015 për kontributin e tyre thelbësor në kuptimin e metamofozës së neutroneve. Për komisionin e Oslos ky zbulim i ka hapur rrugë një imazhi të ri universit. Kërkimet e dy shkëncëtarëve dolën për herë të parë në përfundimin se neutronet kanë një masë. Takaaki Kajita ka zbuluar se neutronet e pranishme në atmosferë ndërronin identitet në eksperimentin e quajtur “Superkamiokande”. Ndërkohë në Kanada Arthur B. McDonald zbulon se neutronet që krijohen nga dielli nuk zhduken në rrugën drejt tokës , por marrin një identitet tjetër. Japonezi Takaaki Kajita, 56 vjeç ka lindur në vitin 1959...
Nxehet situata para ndeshjes! “Brigadat e Kuqe”: Ja vdekje, ja liri
Një grupim, i quajtur ‘Brigadat e Kuqe’ kanë dhënë ultimatum për lirimin e Ismail (Ballist) Morinës, si dhe kanë kërcënuar se serbëve do u bëhet pritja që meritojnë, si armiq tanë. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se është duke hetuar këto kërcënime që janë shpërndarë me email nëpër media të ndryshme. Brigadat e Kuqe kanë kërkuar edhe lirimin e Morinës dhe shokëve të tij, duke thënë se u vjen keq për arrestimin e tij ndërsa kanë akuzuar për spiunim nga UDB-ja dhe qarqe antishqiptare. Brigadat e Kuqe thonë se ky është një manipulim që do po bëjnë Edi Rama, Armando Duka, etj. “Pavarësisht masave, ne do e tregojmë veten. Serbëve do iu bëhet pritja që meritojnë. Pritja e serbëve, siç e meritojnë armiqtë tanë. Do t’i...
Post factum: Mesila Doda
U bë një kohë jo fort e shkurtër që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’u kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj periudhe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojmë e ato që s’mendojmë, e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes. Kjo e fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohë, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në çastin e duhur. Kjo sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite qëlluan...
Blerim Tominaj caktohet në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është caktuar Blerim Tominaj, i cili ka hetuar edhe çështjen e aksidentit ku ndërroi jetë deputeti Sokol Olldashi. Gjithashtu, Tominaj ka hetuar dosjen e “21 Janarit” Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka caktuar Tominajn, në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të autoritetit hetues në Shqipëri. Tominaj ka zënë vendin e lënë vakant prej muajsh pas transferimit me urdhër të Llallës në Prokurorinë e Elbasanit të Eugen Beci. /Shekulli
Ish –presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ish –anëtar i Këshillit të të Urtëve në PS, bën përgjegjës Edi Ramën për afrimin e pesonave me të shkuar kriminale në Partinë Socialiste dhe në parlament. “Rama është përgjegjës që u bëmë gazi i botës dhe për këtë arsye duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe anëtarësisë së PS –së”, thotë ai në një intervistë për gazetën Panorama. Sipas Mejdanit, me përfshirjen e individëve me të shkuar kriminale, Rama ka njollosur jo vetëm emrin dhe historinë e grupit parlamentar socialist, por edhe parlamentit shqiptar. Për shkak të kësaj situate – thotë Meidani – duhen bërë zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale, të përgjithshme ose pjesore. Kjo situatë – thotë Medani – ka ardhur nga fakti se me...
Ngjela: Kemi gjykatëse të reja me instikte seksuale të pashuara
Avokati Spartak Ngjela gjatë një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi, për të treguar se në çfarë gjendje është niveli i gjykatësve, solli një shmbulll origjinal. “Në Vlorë një gjyqtare gjykon 24 mln euro dhe natyrisht ia hedh palës që do ajo, 27 vjeçe, si ka mundësi të ndodhi kjo. S’ka gjyqtar në Angli nën 50 vjeç. Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. S’është aq e thjeshtë çështja sa mendojmë ne”,- tha ai. Avokati hodhi tezën e një jurie, në modelin e Shteteve të Bashkuara, në vend të një trupe gjyqtarësh: “Në gjykatën perëndimore gjykon juria. Si mund të hyhet në gjykatë me 5 gjyqtarë të korruptuar?! – tha Ngjela. Ngjela foli për një...
Amerika shpërthen kundër shqiptarit që rriti me 5 500 % çmimin e ilaçeve kundër AIDS
Multimilioneri i 32-vjeçar Martin Shkreli blen monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe e çon brenda ditës çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme. Por ky veprim i tij ka shkaktuar në zemërim publik. Në qendër të zemërimit është një shqiptaro-amerikan, 32-vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re. Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikëqyrur blerjen e të të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit. Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive...
600 shtetas ndodhen aktualisht të dënuar nga gjykata me punë me interes publik. 19-vjeçari Andrea Memollari e pa Muzeun Kombëtar për herë të parë jo si një vizitor, por si një i dënuar. Djaloshin e gjejmë sipas vendimit të gjykatës në muze, ku detyra e tij që ka për qëllim ta rehabilitojë është mes të tjerash të orientojë vizitorët. Si ai me të njëjtin vendim gjykate në muze ndodhen edhe tre të dënuar të tjerë që kqyren e inspektohen befas nga specialistët e shërbimit të provës. “Po ecja shpejt me makinë dhe u mundova t’i jepja lekë policit. Më futën brenda. Më dënuan me 48 orë pune në muze. Punoj 4 orë në ditë këtu. Orientoj njerëzit që të mos shkelin mozaikun e kështu gjërash. Ky dënim më bën të kuptoj që nuk i duhet dhënë më...
Vetëm me dy fjalë i shpëtoi jetën një njeriu
Jamie Harrington është djaloshi që i shpëtoi jetën një njeriu, i cili do të vetëvritej... Duke i bërë një pyetje të thjeshtë: “Je mirë?”. Ai ka rrëfyer për "Humans of Dublin" se ka takuar rastësisht teksa shëtiste një person, që ishte ulur në mbajtësen e një ure, gati për t'u hedhur. U ul pranë tij dhe ka nisur një bisedë plot 45 minutash. Jamie është një adoleshent 16-vjeçar dhe kuptoi menjëherë se personi që kishte përballë kishte nevojë për ndihmë dhe duhej të kurohej në spital. Njeriu që nuk dëshiron të identifikohet, rrezikoi jetën duke kërkuar të vetëvritej, tashmë është duke u bërë baba, pasi bashkëshortja e tij pret një fëmijë, dhe sigurisht që do ta pagëzojë me emrin e personit që i shpëtoi jetën. Jamie ka rrëfyer...
Amerikanët që braktisën New Yorkun për Lipjanin
Amerikanët që braktisën New Yorkun për Lipjanin Ka lindur dhe ka jetuar për 25 vjet rresht në Albany, kryeqytetin e shtetit amerikan New York, mirëpo në vitin 2005 Jeffrey Diehl, tashmë 35 vjeç, kishte një mision humanitar bashkë me bashkëshorten Deborah në Lipjan, shkruan sot Koha Ditore. Dhe, përderisa po shërbenin për qëllime humanitare nën ombrellën e OJQ-së UFM, nuk kishin besuar qysh në fillim se pak kohë më vonë do të vinte një vendim i ri për jetën e tyre. Atëkohë nuk i kishin të lindur asnjë nga tre fëmijët që kanë tani dhe kishin blerë një truall në periferi të Lipjanit për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë vend. Pas ndërtimit të shtëpisë së re të projektuar vetë nga Jeffi ndër punët e para ai e kishte...
Numri i pushuesve në plazhin e Velipojës këtë vit është më i vogël dhe për këtë ka ndikuar veçanërisht lënia pas dore e gjithë infrastrukturës. Rrugët e papastruara, mbeturinat e pahequra dhe mungesa e plazheve publike tregojnë se në këtë zonë mungon tërësisht dora e pushtetit vendor. Shqetësimi më i madh për pushuesit nga Kosova është papastërtia në çdo cep. Edhe pushuesit nga Kosova e kanë kuptuar se e gjithë kjo situatë ka ardhur nga mosfunksionimi total i pushtetit vendor. Velipoja ishte njësi administrative më vete, ndërsa tani është pjesë e Bashkisë së Shkodrës, bashki e cila ende nuk ka nisur punën. / Top Channel
اfarë uji pinë në Shqipëri? Shihni analizat!
Një tjetër denoncim i rëndë vjen në portalin Nisma #Thurje. Këtë radhë bëhet fjalë për ujin e pijshëm. Ja rezultatet e testit të elektrolizës. “Uji me ngjyrë të çelët, në krah të majtë, është uji sipas standardit, i cili konsiderohet i pijshëm. Gota e mesit, me ngjyrë kafe të thellë, është uji që vjen në çezmat tona. Gota në të djathtë, me ngjyrë më pak të errët, është uji që blejmë nëpër bidonat e mëdhenj. Bëjeni vetë diferencën”, shkruan kjo faqe. express.com
Studentët Kosovarë, marrin diplomë të dyfishtë nga Istanbul Arel University
Kolegji Universum, vazhdon praktikën e mirë të ndërkombëtarizimit të studimeve, duke nënshkruar sot edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme e cila Ju mundëson studentëve të këtij Kolegji të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht prej njërit nga universitetet lidere në Turqi, Istanbul Arel University Kjo marrëveshje, parasheh që studentët në programin Bachelor dhe Master në këto dy institucione, të mund të përfundojnë vitin e fundit në Universitetin Istanbul Arel, përkatësisht Kolegjin Universum dhe të marrin dy diploma: njërën nga Istanbul Arel University dhe një nga Kolegji Universum. Përvec marrëveshjës për diplomë të dyfishtë, këto dy institucione nënshkruan marrëveshje edhe për shkëmbim të studentëve dhe stafit përmes...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top