Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
“Kam fjetur me 177 meshkuj, por nuk jam femër pa moral”
Biannca Lake, e cila mori pjesë në “X Factor” këtë sezon, ka pohuar se ka shkuar me plot 177 meshkuj. 28-vjeçarja, ish-striptiste, e cila tashmë kërkon të bëhet këngëtare, ka thënë se, pavarësisht faktit se ka shkuar me kaq shumë meshkuj, ajo nuk është një femër pa moral. “Mund të ketë shumë femra që mendojnë se unë jam femër pa moral, por në fakt thellë brenda vetes së tyre, ato duan të jenë si unë”, është shprehur 28-vjeçarja, e cila mendon se femrat që e kritikojnë ndihen xheloze për të.
Familja e kthen të jetojë në Tiranë, vetëvritet 18-vjeçarja
Një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë pesë tableta fostoksinë, pasi nuk donte të jetonte në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte vetëm prej pak muajsh adoleshentja, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Pallati ku banonte adoleshentja Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik, por pas disa orësh ka ndërruar jetë. Viktima është Evgjeni D., 18 vjeçe, lindur në Itali, ku edhe ishte arsimuar. Ndërsa së fundi familja e saj kishte vendosur që të rikthehej për të jetuar në Shqipëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike që po kalonin atje, duke qenë se prindërit e vajzës kishin mbetur pa punë. Adoleshentja e ka kundërshtuar këtë vendim të familjes duke u shprehur se nuk...
Kamerat kapin politikanin duke bërë mardhënje në pyll
Një politikan në Austri u kap duke bërë seks nga kamerat e vendosura aty për të monitoruar jetën e egër në pyll. Por politikani pritet të marrë një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh nëse gjykata vendos se atij i është dhunuar privacia. Kamerat që ndjejnë lëvizjet ishin vendosur në pyll, në një zonë që nuk frekuentohet nga njerëzit. Por ekspertët ligjorë thonë se kamerat bien në kundërshtim me ligjet e Austrisë për përdorimin e kamerave monitoruese. Organizata mjedisore që e ka vendosur kameran thotë se ata nuk kanë pasur nevojë për regjistrim. Kamerat ishin aty për të monitoruar sjelljen e kafshëve sa i përket mënyrës së ushqimit./yllpress/
Ish- Miss Shqipëria, shtatzënë me nipin e Sali Berishës
Bukuroshja 21 vjeçar, Irsa Demneri, së shpejti do bëhet nënë. Ish- Miss Shqipëria në vitin 2007 është shtatzënë në muajin e pestë dhe pret të bëhet me vajzë nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, raporton Panorama Plus. Sipas gazetës, djali, me emrin Endrit, është diplomuar për juridik dhe aktualisht punon në administratën e Bashkisë së Tiranës. “ثshtë frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe ka shumë njohje me vajzat VIP. Lidhja e tyre ka nisur para një viti dhe ata kanë organizuar një darkë të madhe familjare duke e bërë serioze marrëdhënien e tyre. Endriti është 25 vjeç, i pasionuar pas markave dhe makinave të shtrenjta,” shkruan gazeta.
Shqiptarja qe po i çmend gjermanet
Nga emri nuk duket si shqiptare,por nga mbiemri po,madje edhe ate nga Maelsia e Malit te Zi. E kemi fjalen per bukuroshen shqiptare,e cila ka lindur ne Gjermani,Martina Ivezaj, e cila po I cmend djemte gjermane dhe jo vetem me bukurine e saj.Ajo tashme ka fituar titullin si vajza me e bukur e Gjermanise, dhe shume shpejt do te jete mes 100 vajzave me te bukura te planetit per te perfaqesuar Gjermanine ne “Miss World 2012’./M.SH/Publialb
Fotografia me e shikuar ne te gjithe boten
Edhe pse shumëkush mendon që Mona Lizën e kanë parë më së shumti njerëz në botë, gabohen pasi vendi i parë besohet se i takon fotografisë të quajtur ‘Bliss’ të autorit Charles O’Rear. Sipas blogut Mortenlindholm këtë fotografi e kanë parë afër një miliard njerëz. Si është e mundur? Shumë e lehtë. Fotografia është bërë në vitin 2002 dhe shumë shpejtë është shpërndarë në gjithë botën si prapavijë në monitorët e kompjuterëve me sistemin operativ ‘Windows’ të Microsoftit. O’Rear këtë fotografi e ka bërë ndëria ishte në pushime në Napa të Kalifornisë /reagimi.com/
E pabesueshme! Një filxhan kafe, ju ndihmon të dalloni mikun nga armiku!
Shkencëtarë nga gjermania vërtetuan se dy-tre filxhan kafe në ditë, rrisin shpejtësinë dhe saktësinë gjatë njohjes nga truri ynë i fjalëve me rëndësi pozitive, por nuk ndikojnë aspak konceptimin e fjalëve me rëndësi negative apo asnjanëse. Redaktorët e studimit, perceptojnë se kafeina ndikon me një mënyrë të atillë në zonat e trurit, që kanë përgjegjësinë e të folurit dhe të njohjen e saj. Shkencëtarët edhe në të shkuarën kanë vërtetuar se kafeina rrit aktivitetin e sistemit qendrorë nervor, ndërsa doza natyrale të saj rregullojnë realizimin e veprimeve të thjeshta të performancës së mendimit dhe arrijnë të përshpejtojnë reagimet e sjelljes!/alb-observer
Lazaratasit “hakmerren”, pas planit të policisë, vendosin mina përreth fshatit
Pak ditë pas aksionit të gjerë që morën forcat e policisë në të gjithë vendin për asgjësimin e bimëve narkotike, duket se nuk ka ndenjur indiferent fshati i Lazaratit. Burime konfidenciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pohojnë se banorët e Lazaratit kanë vendosur përreth fshatit lëndë plasëse. Tashmë fshati legjendë i kanabisit duket i pathyeshëm, përballë betejës me ligjin. Paralajmërimi i policisë së Gjirokastrës, i publikuar më 16 gusht në “Gazetën Shqiptare” se po përgatitej një plan për hyrjen në Lazarat, duket se nuk ka kaluar me indiferentizëm nga ana e lazaratasve. Mësohet se përgjatë gjithë vijës kufitare administrative të fshatit Lazarat dhe sidomos në zonat ku kultivohet hashashi, janë vendosur mina me qëllim...
Martohet pas dy vjetësh në koma, më pas i shkëpusin pajisjet që e mbanin në jetë.
Një grua e cila ka kaluar dy vite në koma i është dhënë lamtumira e fundit nga të afërmit dhe i dashuri i saj, të cilët vendosën të shkëpusnin pajisjet që e mbanin në jetë, një orë pasi ajo u martua. He Jinging dhe i fejuari i saj, Lu Lai nga Guangdong në Kinën juglindore kishin botën nën këmbët e tyre në vitin 2011. Të dy kishin gjetur punë të mira në qeverinë lokale, kishin blerë një shtëpi dhe po planifikonin të martoheshin. Por planet e tyre për një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku u ndërprenë tragjikisht, kur He Jingjing u sëmur një ditë në punë. Ajo ra në gjendje kome rrugës për në spital dhe nuk u zgjua më. Familjarët e saj morën pjesë në një ceremoni martesë, për ti përmbushur ëndrrën çiftit. Ceremonia u zhvilluar në...
Vjedh 200 mijë sterlina për të bërë një dasëm përrallore
Një nuse, e cila vodhi 200 mijë sterlina nga punëdhënësit e saj për të paguar për një dasëm përrallore, është arrestuar. Sipas BBC, ndihmësllogaritarja part- time, Kirsty Lane, 30 vjeç, transferoi fondet nga llogaria bankare e kompanisë ku punonte tek ajo e saj dhe e bashkëshortit të saj të ardhshëm, Graham. Mashtrimi u zbulua pak pas dasmës së saj. Ajo e nisi devijimin e fondeve që prej dhjetorit 2008. Në llogarinë e bashkëshortit të ardhshëm dërgoi 70 mijë sterlina duke thënë se ishin bonuse, paga e kursime. Ajo i përdori paratë edhe për të blerë një televizor gjigand, një orë Tag heuer, çelësa makine të veshur me kristale Swarovski dhe targa të personalizuara. Madje të ftuarit në dasëm morën nga një iPod të mbuluar me...
Var veten 20-vjeçarja, e fejuan pa dëshirë me emigrantin
TIRANE - “Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”. Sipas Policisë, këto kanë qenë fjalët e fundit që shkroi në letër një vajzë 20-vjeçare, e cila u vetëvar në Lundër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në momentin kur viktima Sirie Gjana ndodhej vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në kasollen e bagëtive. Letra e lamtumirës që familjarët kanë gjetur në dhomën e saj sapo janë kthyer në shtëpi ka qenë një tronditje e rëndë për ta dhe menjëherë kanë nisur ta kërkojnë rreth shtëpisë, derisa e kanë gjetur të pajetë. Babai i 20- vjeçares, duke e pasur të vështirë të besonte se e bija ishte vetëvarur, ka lajmëruar menjëherë Policinë e kryeqytetit, duke...
“Nuk mund të fitoj çdo betejë”, 16-vjeçari pranon vdekjen
Një 16-vjeçar në Britaninë e Madhe fitoi vëmendjen e gazetave kryesore në vend, pasi vendosi të pranojë me qetësi faktin që i mbeten vetëm pak javë jetë në rastin më të mirë dhe kërkoi të heqë dorë vetë nga mjekimi që mund t’i zgjaste jetën pak më shumë. David Langton-Gilks u shpreh se tashmë ndihet i lodhur nga një betejë 5-vjeçare me kancerin në tru dhe si rrjedhojë, dëshiron vetëm të jetojë sa më i qetë kohën e shkurtër që i mbetet mbi Tokë.I prekur nga një medulloblastoma, të riut iu dha se ishte shumë pranë rikuperimit të plotë vetëm disa javë më parë, por testet e fundit mjekësore treguan se tumori i tij kishte lëshuar metastaza dhe ishte zhvendosur edhe në shtyllën kurrizore.Mjekët i bënë të qartë prindërve të djalit se...
Pajtohet pas 15 vjetësh dy familje në hasmëri
Dy familje në fshatin Nënshat të komunës Hajmel në Shkodër, të cilat ishin në hasmëri prej 15 vitesh, i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës. Ka qenë mesha e mbajtur në kishën e Nënshatit me rastin e festës fetare të Shën Gjon Pagëzorit vendi i zgjedhur nga familjet Shtjefni e Doçi për t’i dhënë fund hasmërisë. Në prani edhe të arqipeshkvit të Dioqezës së Sapës, Imzot Luçiano Agostini , familja Shtjefni ka falur gjakun duke u pajtuar me familjen Doçi. Fran Shtjefni, djali i të vrarit ka deklaruar në emër të fisit të tij se pajtohet me familjen Doçi me të cilën ishin në hasmëri prej 15 vitesh. Ngjarja që solli hasmërinë mes dy fiseve ka ndodhur në vitin 1998 ku gjatë procesit zgjedhor lindi një konflikt mes...
“Facebook”-u nderon shqiptarët
Mediat serbe kanë “kryqëzuar” Facebook-un, i cili ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re në rrjetin e tij social. Bëhet fjalë për një ikonë lumturie që ka të bëjë me shqiptarët dhe quhet, “i lumtur që ndihem shqiptar”. Një fakt që pa dyshim i ka bërë krenarë miliona shqiptarë që përdorin rrjetin e njohur. Por nga ana tjetër, për gazetën serbe “Telegraf”, ky është një skandal, duke shkruar se do të ishte mirë që drejtuesit e këtij rrjeti të japin një shpjegim se çarë do të thotë “të ndihesh shqiptar”. Emocioni “i lumtur që ndihem shqiptar” mund të gjendet lehtësisht tek ikonat poshtë hapësirës ku shkruhen statuset dhe është i pari që del në radhë, sapo të klikosh mbi të. / Top Channel
Shqiptarët ngritin flamurin kombëtar në Bullgari, në ditën e Pavarësisë
Një grup kosovarësh që po marrin pjesë në qendrën skiatore të Banskos në Bullgari, janë bërë hit gjatë ditës së sotme. Ata janë ngitur në majen më të lartë të Banskos, 2600 metra, duke valuar flamurin kombëtar. Gjatë tërë ditës kanë kënduar këngë patriotike gjatë lëshimit të tyre me ski. Me këngët e tyre dhe flamurin kombëtar, ata kanë ngjallur kurreshtjen e shumë turistëve tjerë të huaj, e posaqërisht atyre bullgar. B expres https://www.youtube.com/watch?v=P85wLV92-qU
Dihet qe tabute ne kohen ku ne jetojme jane shume te demshme dhe shoqeria jone akoma mer shkas nga keto. Jane ato zonat periferike te cilat nuk jane shkulur ende nga vendet e tyre dhe vazhdojne te ecin ne keto gjurme. E them kete sepse ne te gjithe kemi vene re qe njerezit qe vijne nga ato zona dhe jetojne ne qytete me te avancuara jane pershtatur mese miri frymes se modernizimit. Por kjo smund te ndodhe akoma ne keto vende qe folem pak me pare. Vetem per faktin sepse askush nuk mer guximin te cvendoset ne keto vende per tu dhene atyre frymen ku ne jetojme sot. Dihet qe ne familjet shqiptare ka nje doze tabush te cilat akoma nuk jane thyer. Me se shumti kjo ndodh ne ato familje me pak te shkollura brez pas brezash. Dihet qe shkolla...
Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet
DHL tani më afër klientëve kosovarë me prezencë të re në faqen e internetit dhe me operacione në 18 qendra kosovare Viti 2015 sjell risi në tregun kosovar të shërbimeve postare dhe logjistike.DHL e vendos Kosovën në faqen e internetit duke e njohur si shtet të pavarur. Në faqen e internetit DHL | Global | English, tek shërbimi Express, brenda menysë së shteteve është shtuar edhe Kosova. Kjo mundëson që kosovarët të mund të zgjedhin Kosovën në listën e shteteve kur kërkojnë shërbime online. Poashtu, DHL vjen me një qasje të ristruktuar të prezecës së kompanisë lidere botërore për shërbime postare dhe logjistike.DHL sjell risi në tregun kosovar të shërbimeve postare ekspres dhe korrier duke ofruar shërbime në18 qendra kosovare. Përmes...
Stopkorrupsionit.al, ky është portali më i ri i lancuar nga Qveria përmes të cilit synohet lehtësimi raportimit nga qytetarët të çdo afere korruptive që ata ndeshen në marrjen e shërbimeve. Bled اuçi koordinatori kombëtar i antikorrupsionit tha se “lufta ndaj korrupsionit është një betejë e përhershme dhe nuk duhet të dekurajohemi". Gjatë prezantimit të portalit اuçi tregoi se momentalisht janë 22 faqe denoncimesh nëpër ministri, por ky portal unfikon mbledhjen e infomacionit dhe synon brënda 30 ditëve dhënien përgjigje cdo ankese. اeljen e portalit Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një sfidë e përbashkët mes Qeverisë dhe qytetarëve në llogoren e përbashkët antikorrupsion. “Ka ardhur koha që të kurojmë imazhin e...
https://www.youtube.com/watch?v=FTDgQ8tPk-8 Shqipëria është në alarm si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Sipas burimeve zyrtare situata paraqet rrezikshmëri të lartë në disa zona të jugut të vendit, ku dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Drino, Gjanica, Osum dhe Shkumbin kërcënon për një katastrofë natyrore. Në kushtet e përmbytjeve të qindra hektarëve tokë e dhjetëra banesave, Shtabi i Emergjencave vendosi për evakuimin e detyrueshëm të banorëve. Janë evakuuar deri më tani rreth 70 familje, në komunën e Novoselës, në urën e Mifolit po në Vlorë, në Urën Vajgurore në Berat, Memaliaj etj, ndërsa 120 të tjerë pritet të evakuohen nga forcat e policisë. Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi në një lidhje telefonike...
Për botëkuptimin islamik nuk ka vend në këtë Europë!
Për botëkuptimin islamik nuk ka vend në këtë Europë! اdo individ, pavarësisht racës apo fesë që i përket, mund të ndjehet në Europë si në shtëpinë e tij, me kusht që të pranojë vlerat perëndimore të civilizimit europian. Këto vlera janë fituar përmes një beteje të ashpër disashekullore midis shtetit dhe fesë, midis individit dhe shoqërisë, midis filozofisë, shkencës, artit dhe besimit. Thelbi i iluminizmit europian është liria e individit, e cila nënkupton, mes të tjerash, edhe lirinë për të kritikuar traditën dhe për të zgjedhur një formë të ndryshme jetese nga ajo që propozon kolektivi. Kjo liri është paguar shpesh me jetë. Në emër të kësaj lirie u masakruan edhe gazetarët satirikë të “Charlie Hebdo”. Pikërisht para kësaj lirie...
Një shqiptar 30 vjeç, është arrestuar nga policia në aeroportin e Katanias, sepse zotëronte dokumente false. Por nga kontrollet ka dalë, që ai ishte denoncuar në 13 janar në Malpensa, sepse edhe në atë rast iu gjendën dokumente të falsifikuara me të cilat donte të hipte në bordin e një avioni për në Londër. Shqiptari, kishte një aparat ku ishin ruajtur disa foto të tij me një tjetër person ndërsa mbanin në duar një armë automatike kallashnikov. Kjo gjë ka sjellë alarmin e policisë italiane, e cila dyshon se bëhet fjalë për një terrorist, ashtu siç kanë shkruar menjëherë edhe mediet kryesore sot. Aparati iu gjet nga policia kufitare e aeroportit gjatë kontrollit, ku mes të tjerash iu sekuestruan edhe dokumente të tjera me...
Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së
Përse Franca nuk i zbaton slloganet masonike të Liberté, ةgalité, Fraternité-së me muslimanët e saj? Olsi Jazexhi 1. Sulmi që u bë në zyrat e revistës franceze Charlie Hebdo në datë 7 janar 2015 e ka tronditur shumë Perëndimin. Udhëheqësit perëndimorë që nga presidentët e kryeministrat e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë etj, të gjithë pa përjashtim i dënuan sulmet dhe vrasjen e gazetarëve të revistës Charlie Hebdo dhe atentatorët i përshkruan si terroristë, barbarë, frikacakë etj. Në radhën e denoncuesëve ndaj atentatorëve francezë u rreshtua edhe udhëheqja servile shqiptare. Kryeministri frankofon dhe katolik i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në twitter se ishte trishtuar, revoltuar dhe solidar me Francën...
Nuk do të ketë liberalizim të vizave as këtë vit"
Përfundimi i bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mund të quhet si suksesi më i madh i vitit 2014 për Kosovën në rrugën e saj drejt familjes evropiane. Por mesa duket, Kosovës duhet t’i mjaftojë nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Zyrtarë qeveritarë janë shprehur se Kosova planifikon që, në 5-mujorin e parë të vitit 2015, ta nënshkruajë MSA-në, ndërkaq kanë bërë të ditur se do të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa premtimi për liberalizim të vizave nuk mund të arrihet, sipas njohësve të integrimeve. Madje kjo gjë nuk do të ndodhë as gjatë vitit të ardhshëm. Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për "lajmi.net" se nga këto tre prioritete, vetëm nënshkrimi i...
Pamjet e para brenda tragetit, flakët në katet e para
Pamjet nga brenda bordit të anijes. Videoja është xhiruar nga një pasagjer me celular në momentet e para të mëngjesit: Flakët nisin të përfshijnë kafenenë e tragetit e duken pamjet ndërsa pasagjerët veshin jelekët e shpëtimit. Autori i kësaj videoje është një 43-vjeçar me kombësi egjiptian, Yousri Wadan, nisur nga Patra drejt Ankonës. Ai është një nga të evakuuarit dhe momentalisht i shtruar në spital në Leçe ku i është nënshtruar kontrolleve.B lajmi Një pasagjer e ka humbur jetën në anijen e cila është përfshirë nga flakët afër Vlorës, raporton rrjeti televiziv amerikan, CNN, transmeton Indeksonline. CNN thotë se lajmi është konfirmuar nga autoritetet italiane, mirëpo ende nuk dihet se çfarë nacionaliteti ka viktima. Anija që...
Ja plani i serbit për të shpërthyer eksplozivin
Gavriç Slobodan (46) është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv. Burimet e Indeksonline të afërta me rastin kanë thënë se serbi i dyshuar kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty. “Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë për Indeksonline zyrtarët policor që po merren me këtë rast. Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të...
Urdhërat e gjykatave për mbrojtjen e grave
Shumë nga zonjat e 3100 rasteve denoncojnë më shumë se 2 herë dhunën që pësojnë në familje, por rrethanat i detyrojnë të jetojnë përsëri me dhunuesit e tyre. Programi i granteve të vogla të ambasadës amerikane në Tiranë ka financuar projektin për të vëzhguar çështjet gjyqësore, ku paditet dhunimi i grave në familje. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri po e zhvillon projektin në të gjithë vendin, kudo ku është shtrirë me shoqatat e veta. Projekti i financuar nga SHBA po monitoron urdhërat e mbrojtjes së grave që denoncojnë dhunën nga 7 gjykata në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, për të parë se çfarë ndodh konkretisht me urdhërat e mbrojtjes në polici, në gjykata dhe nëse zgjidhen rastet e dhunës deri në fund. Bashkë me...
PD njollos 70-vjetorin, dekorohen edhe tradhtarët
Nishani shpërndan dekoratat në ditën e pavarësisë. Mes personaliteteve të dekoruara, edhe bashkëpunëtorët e pushtuesve. Dekoratë edhe lobuesit amerikan të Berishës. PD-ja njollosi, një ditë para festimit, ditën e shënuar të 70 vjetorit të çlirimit të vendit. Në pritjen e organizuar nga presidenti i republikës, mes personaliteteve të shquara që dhanë kontribut për pavarësinë e Shqipërisë dhe çlirimit të vendit, ishin edhe disa prej nacionalistëve, që bashkëpunuan me pushtuesit nazi-fashistë dhe që më pas luftuan kundër forcave partizane që çliruan vendin. Presidenti Bujar Nishani zgjodhi ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë për të nderuar personalitetet e shquara të pavarësisë, si Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun apo Qemal Stafën...
Shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi: "Stafi ynë mirëpret reformat dhe mbështetjen për shtresat në nevojë. Presim një rritje ekonomike rreth 2 për qind" Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri do t’i propozojë Bordit të FMN-së aprovimin e këstit të radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur të martën në mbrëmje nga Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi. Ilahi, i cili ndodhet prej 10 ditësh në Tiranë, deklaroi se stafi i misionit ka arritur marrëveshjen me qeverinë shqiptare për disbursimin e këstit. “Ne besojmë se paketa e politikave që po ndërmerr qeveria shqiptare është në rrugën e duhur. Shkalla e rritjes ekonomike do të...
Profesoresha u kap në flagrancë: Bëri seks me nxënësin, në veturën e saj
Linda Hardan (21) kohët e fundit u punësua si profesoreshë në një shkollë të mesme në qytetin Wayne të New Jerseyt. Por, hala pa ligjëruar mirë, u fut në veprimtari të paligjshme. Ajo përziente me nxënësit e mitur, madje bëri marrëdhënie seksuale me ta. Fjala është për një 16 vjeçar të cilin pas mësimit e ka marrë me veturë nga shkolla, për të shkuar me të në një vend të panjohur. Ata bënë seks në veturë. Nuk është e qartë se kush i zuri në flagrancë, por Hardan, që është praktikuese e islamit e mban shami, ka përfunduar me akuzën për kontakt të paligjshëm seksual dhe sjelljen e të miturit në rrezik. Nëse dënohet, ajo mund të vuaj 17 vite burg. Gjykata ia mundësoi lirimin me kusht me kompensimin e 250 mijë dollarëve, ndërsa nga...
اelet për publikun bunkeri i Enver Hoxhës
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, sot hapet për vizitorët bunkeri anti-bërthamor i komunizmit. Kryeministri Edi Rama lajmëron se hapja e tij do të mbahet në orën 11:00. Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Edi Rama shkruan: “Në 11:00 sot çelim për publikun bunkerin e fshehtë antiatomik të diktaturës komuniste! اudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë”. “Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit dhe 70 vjet pas çlirimit nga pushtuesit, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, çelet për herë të parë për publikun bunkeri anti-bërthamor i nomenklaturës komuniste, një pallat i kyçur në zemrën e një kodre me plot çudira të vjetra e surpriza të reja”...
“Sherr” për Kosovën, Shqipëri-Serbi
TIRANE-Sherr" në Këshillin e Përhershëm të OSBEsë në Vjenë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot, debatin që u zhvillua në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë. Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre. Më 13 nëntor 2014 në Vjenë, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mbajti takimin e...
Arvizu: Vizita e Ramës në Serbi mjaft pozitive, Vuçiç në Tiranë më 2015
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka cilësuar si mjaft pozitive vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi. Në një deklaratë për mediat pas një takimi që ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me Avokatin e Popullit, Arvizu është shprehur optimist se pas thyerjes së murit 68 vjeçar, shumë shpejt do të vijë vizita e kryeministrit serb në Shqiperi. “Kjo ishte një vizitë historike shumë e rëndësishme. 68 vjet ka qenë një kohë shumë e gjatë që drejtues të lartë të dy vendeve të mos takohen. Ka qenë shumë inkurajues fakti që pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit, u caktua një tjetër datë për takimin mes Ramës dhe Vuçiç dhe nuk u anulua. Madje ne Beograd u nënshkruan edhe marrëveshje, mes te cilave ajo e...
Adriatik Llalla në Top Story: Po hetojmë ministra dhe ish-ministra
Institucioni i prokurorisë është ndër hallkat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Sot ky institucion ndodhet përballë dosjeve voluminoze të mbartura ndër vite, por edhe të reja të një numri vrasjesh, atentatesh mafioze e skandalesh spektakolare dhe ende askush s’e di cilët janë fajtorët, arsyet dhe motivet. E për më tepër, muaj më parë kryeprokurori Adriatik Llalla foli për disa dosje në duart e institucionit që ai drejton, dosje që siç tha ai do të trondisin vendin. Por cilat janë këto dosjet që do të trondisin të ardhmen europiane të Shqipërisë? Për këto dhe të tjera pyetje në “Top Story” këtë të enjte përballë gazetarit Sokol Balla është vetë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Sokol Balla: Zoti Llalla...
Drejtësia dhe trajtimi i fëmijëve dhe familjarëve të politikanëve
Rastet dhe akuzat për fëmijët e Ruçit, Dades dhe të ish-kryeministrit Fama, “për mirë”, e prindërve të tyre politikanë jo domosdoshmërisht është transmetuar në modele për t’u ndjekur nga vetë fëmijët e tyre. Imuniteti i deputetit të prindërve të tyre shpeshherë ka shpëtuar shumë prej fëmijëve “kriminelë” nga marrja e një dënimi nga institucionet e drejtësisë. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë, ku u vranë katër persona nga autori i dyshuar, Kostandin Xhuvani, djalit i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, rezulton se fëmijët e politikanëve kanë qenë problematikë ndër vite dhe shpeshherë janë bërë objekt i debateve të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve në aulën e Parlamentit. Akuzat më të mëdha, siluret e...
Roli i fundit i Luiza Xhuvanit
Kur Luiza XHuvani dha doreheqjen mendova me vete, ka bere gjene e duhur, por ajo qe me la shije habie ishte fjalimi i Edit me pas dhe glorifikimi i sistemit te tij, se nuk i ngjan atij te vjetrit etj etj.. GJe e cila mua mu duk shume e pavend ne ate moment zie si te thuash. Ju si do e gjykonit kete "skenar"??? Dhe sot rastesist hasa kete shkrim te Andi Bushatit, i cili me pelqeu vertet shume. Po e ndaj dhe me ju... Edi Rama ka rezultuar sot regjizori më i pashpirt dhe më mizor që Luiza Xhuvani ka pasur në jetë. Në ditën më të keqe të saj, ai e nxorri deputeten aktore, me lot në sy e me zë që i dridhej, të jepte shfaqen më të rëndë që ajo ka dhënë ndonjëherë përpara publikut të saj. Një nënë e traumatizuar, e veshur me të zeza, që...
Adoleshentet që iu bashkuan ISIS janë shtatzëna dhe kërkojnë të rikthehen në familjet
Adoleshentet që braktisën familjet e tyre në Austri për tu bërë pjesë e ISIS ndihen të penduara që iu bashkuan grupit terrorist. Thonë se dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Samra Kesinovic, 17 vjeçare dhe Sabina Selimovic, 15 vjeçare besohet se janë martuar, janë shtatzëna dhe jetojnë në qytetin Raqqa në veri të Sirisë, qytet ky i kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik. Kesinovic dhe Selimovic u rritën në Vjenë, dhe nuk lejonin që dikush të u diktonte jetën. Ata vendosën të lënë gjithçka dhe të shoqërohen me persona që tani thonë se i urrejnë. Nëpërmjet rrjeteve sociale ato u lidhën me njerëz të lidhur me ISIS dhe shkuan në SIRI. Por tani, sipas mediave në Austri, ato dëshirojnë të kthehen te familjet e tyre...
Atentati në Vlorë, vdes biznesmeni, plagoset 19-vjeçarja
VIDEO-Ekskluzive News 24 /Atentati në Vlorë, vdes biznesmeni, plagoset 19-vjeçarja VLORث- News 24 ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të atentatit me eksploziv që ndodhi sot në Vlorë, ku humbi jetën 42-vjeçari Isuf Kokaj, alias Isuf Brahimaj pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë, si dhe u plagos rënde, me djegie të shkallës se tretë 19-vjeçarja Ornela Gjini. Videoja ekskluzive e transmetuar në News 24 është filmuar nga një kamera sigurie. Pamjet ekskluzive u siguruan nga gazetari i News 24 në qytetin e Vlorës Enrik Mehmeti. Në këtë video shfaqet mjeti Mitsubishi me targë AA848JX, para dhe pas shpërthimit ATENTATI SOT(lajmi ehste i djeshmi) Atentat me tritol në qytetin e Vlorës. Një...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top