Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Kitrra shume shkruajte or burr..:) nuk jane me pagese postimet..:P Sa po publikoj nje artikull te shkurter historiani Arben Llalla mbi kete zbulim qe behet fjale ne kete teme. Personalisht njihja shen Lauri-n. por te pa njohur mu duken emrat femrore te ketyre shejtoreve qe arkeologu turk bente fjale. Mbase me vone do sqarohet me gjere duke vene piken mbi I. Artikulli i historianit Arben Llalla http://www.forumivirtual.com/historia-61/kush-jan%C3%AB-sh%C3%ABn-flori-dhe-lauri-52970/#post650732
2 milionë dollarë për rehabilitimin e plazhit të Currilave
Shumë shpejt do të nisë puna për rehabilitimin e zonës së plazhit të Currilave në Durrës. Sipas projektit, kjo zonë do të kthehet në një park të gjelbëruar, mjedis çlodhës për qytetarët e plazhistët, me stola dhe ndriçim në rrugë. Ministria e Mjedisit ka akorduar për këtë projekt një fond prej 2 milionë dollarësh, pasi është një zonë e mbipopulluar në qytetin bregdetar në stinën e verës. Ministri Lefter Koka u shpreh optimist për projektin në fjalë: “Dihet tashmë që erozioni dhe degradimi i tokave në vendin tonë, ka marrë dimensione të mëdha dhe kjo janë ndryshime klimaterike. Janë fusha ku Ministria e Mjedisit është duke punuar fort. Një nga nismat e ministrisë sonë është edhe çështja e biodiversitetit, ku në këtë 4-vjeçar do...
Apartamenti me rrota
Apartamenti me rrota është i pajisur më shumë aksesorë të cilët zakonisht nuk gjenden në resortet edhe nga më të mirat aktualisht. Sigurisht që më 1 milion dollarë në dorë ke shumë mundësi për të gjetur një shtëpi kudo qoftë ajo, por kjo që po ju tregojmë, ndryshe prej tyre, ka nevojë edhe për parking. Ajo lëviz dhe mund ta çojë vendbanimin tënd aty ku do të dëshironit. Ka qenë një modë e viteve ’70, blerja e këtyre shtëpive të vërteta lëvizëse, por këto që prodhohen aktualisht sigurisht që vetëm emrin e kanë të përbashkët me to. Më shumë sesa një vend për të fjetur, të tilla struktura të ofrojnë edhe shumë aksesorë se edhe më të mirat resorte verore. Në të do të gjenit pianoforte të vendosura vertikalisht, vende për...
SHBA, mbështetje të fortë TAP-it
Kriza e Ukrainës e ka vendosur gazsjellësin transadriatik në qendër të betejës gjeopolitike mes Rusisë dhe perëndimit, përkatësisht Shteteve të Bashkuara. Revista "Politiko", një nga mediat më të informuara për politikën e jashtme të Aashingtonit raporton se administrata amerikane ka vendosur t'i japë mbështetje të fuqishme projektit me vlerë 45 miliardë dollarë, i cili transporton gazin azer në Europë duke anashkaluar Rusinë. Lajmi është përvjellë edhe nga shumë media të vendeve europiane. Pjesë e të ashtuquajturit korridori jugor, gazsjellësi Tap, i cili kalon përmes Shqipërisë, jo vetëm që nuk furnizohet në Rusi, por anashkalon edhe Ukrainen, e cila është rruga kryesore e gazsjellësve ekzistuese që furnizojnë Europën. Kjo...
Faqja zyrtare e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut është bërë objekt i hakersave shqiptarë. Sipas faqes “e-saloniki.gr”, hakerat i adresohen autoriteteve helene për rastin e Kudret Kumes (Ilia Karelit), duke dënuar ngjarjen dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit, ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm. Gazeta “Panorama” raporton se “bashkë me fjalët, hakerat shqiptarë kanë postuar edhe një video të diktatorit Enver Hoxha, kur ai fliste për marrëdhëniet fqinjësore më Greqinë”. “Kjo është për Kudret Kumen”, shkruajnë ata, ndërsa bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Greqi.
Kina, ndotja e tokës kap nivele alarmante
Rreth 1/5-ta e tokës së Kinës është e kontaminuar, ka bërë të ditur një studim zyrtar i qeverisë. I zhvilluar mes viteve 2005-2013, ai zbulon se 16,1% e tokës së Kinës dhe 19,4% të tokës së punueshme rezultojnë të kontaminuara. Raporti i hartuar nga Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit përmend kadminiumin, nikelin dhe arsenikun, si ndotësit kryesorë. Shqetësimi ka qenë në rritje, si nga qeveria edhe nga publiku, që industrializimi i shpejtë i Kinës është duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedisin e saj. Studimi mori mostra për një zonë prej rreth 6,3 milionë kilometra katrorë, apo rreth 2/3-tat e tokës së Kinës. “Sondazhi tregoi se është shumë e vështirë të jesh optimist rreth gjendjes së tokës, anembanë kombit”...
25 vjet burg për Ardian Prrenjasin
Gjykata e Tiranës dënoi me 25 vjet burg pedofilin Ardian Prrenjasi, i cili u shpall fajtor për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur. Ardian Prrenjasi dyshohet dhe për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të të miturit Julian Cela. Prrenjasi u kap në flagrancë në datën 13 mars të vitit 2013 brenda ambienteve të banesës së tij. Krimi monstruoz ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku Ardian Prrenjasi kishte marrë një banesë me qira. Në lidhje me këtë krim Prrenjasi ka pranuar gjithçka. Prokuroria veçoi dosjen që ka të bëjë me zhdukjen e minorenit Julian اela, për të cilin Prrenjasi fillimisht deklaroi se e kishte vrarë dhe më pas trupin e kishte hedhur në landfillin e Sharrës. Por, kërkimet nuk dhanë rezultat, ndërsa...
Britania bazohet në Sheriatin Islam në çështjet e trashëgimisë
Britania bazohet në Sheriatin Islam në çështjet e trashëgimisë Autoritetet britanike bazohen në Sheriatin Islam duke e miratuar si burim legjislativ për komunitetin islam lidhur me çështjet e trashëgimisë. Gazeta britanike The Telegraph thotë: Miratimi i sheriatit islam si një burim ligjor për pjesëtarët e komunitetit islam lidhur me çështjet e trashëgimisë do të nxisë përvoja të mira në sistemin ligjor britanik. Kjo është hera e parë që Britania bazohet në sheriatin islam si një burim legjislativ në dispozitat që i zbaton. Në Britani jeton një komunitet i madh musliman, por megjithatë atyre u mungon një përfaqësim politik i denjë i tyre. Komuniteti musliman në Evropë i është ekspozuar një persekutimi të gjerë që nga...
Kosharja nga ditari im
Kosharja nga ditari im Nuk mund ta ndieja veten të qetë. I flisja vetes: ç’të duhet diploma nëse populli shfaroset?! ا’të duhet grada nëse populli yt masakrohet?! ا’rëndësi ka familja, pasuria, karriera kur populli yt nuk eksiton më Për mua personalisht, si pjesë e kësaj lufte të ndershme dhe më konkretisht si pjesëmarrës në betejën e Koshares, ato ditë janë ditët më të mira të jetës sime. Një nga ngjarjet historike që shënon prilli është edhe Beteja e Koshares, respektivisht thyerja e kufirit nga brigada 138 e UاK-së, e udhëhequr nga komandant Rrustem Berisha. Ndonëse me organizime më të zbehura se vitet e kaluara, Beteja e Koshares megjithatë u përkujtua, dhe, me të drejtë u tha se ka qenë një nga betejat vendimtare të luftës...
Kalimi i vijave të bardha në rrugë përbën një sfidë për banorët e Tiranës. Edhe pse do duhej të ishte një veprim më se i natyrshëm, për shumë nga ne shqiptarët është kthyer në sinonim të frikës, kujdesit dhe një përpjekjeje të largët për të analizuar personin në timon: do të ndalojë apo jo. Situata, akoma me therrëse në një kryeqytet që ka mbledhur gati një të tretën e popullsisë së të gjithë vendit, ilustrohet me plot raste të përfunduara tragjikisht. Nga 290 vdekje të regjistruara vitin që shkoi si pasojë e aksidenteve rrugore, 98 prej viktimave ishin këmbësorë. Zyrtarët e policisë thonë se ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve është i nevojshëm. “Policia rrugore, si masë paraprake ka parandalimin e aksidenteve, më pas...
Serbia organizon dhe financon islamizmin ekstremist në Kosovë
Ne vitin 2007 serbi Milutin Jovanovic me direktiva nga qeveria e Serbise, blen dhe hap faqen botaIslame.com. Qe nga 2007 ky website ne baze ditore publikon lajme ne gjuhen shqipe dhe thirrë per ekstremizem islamik. Portali i njohur në Kosovë, sidomos për përforcimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është botaislame.com. Ky portal është krijuar nga Milutin Jovanovic që në vitin 2007 nga Suedia. Më vonë informatat e website-it janë fshehur me pagesë. Ka edhe fakte të tjera që Serbia ka filluar organizimin e ekstremizmit islamik në Kosovë, në mënyrë që Kosova të humb simpatinë e Amerikës. Këtë mënyrë ka vepruar edhe Rusia me talebanët, kur këta të fundit një kohë kanë pas simpatinë e Amerikës. Shërbimi i fsheftë i Serbisë...
Nga Ramiz Lladrovci Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, njeri që kishte nisur studimet në vendin e tij, bëhet njëri ndër kamikazët selafistë dhe në Bagdad vret 50 njerëz të tjerë. Rruga e Blerim Hetës, e nisur nga Varoshi i Ferizajt do të përfundojë në një rrugë të largët, por mes gjithë kësaj që ka ndodhur, mes lindjes së tij në një qytet gjerman, rikthimit, pasionit për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione, të cilat, edhe pse nuk duam t’i pranojmë, kanë të bëjnë me jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Pyetja e parë që mund të bëhet është se si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri kësaj dite nuk ishte dëgjuar...
Marrëdhëniet moderne mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kanë një nisje romantike dhe pjesërisht të mitizuar nga ana shqiptare, të lidhur ngushtë me vizitat në Shqipëri të Franz Josef Shtraus. Një pjesë e madhe e shqiptarëve besojnë fort se, nëse do të kishte pasur ahere më 1984 një marrëveshje mes Shtrausit dhe Hoxhës apo më vonë Ramiz Alisë, që shihet si njeriu që kreu edhe bisedimet me këtë rast, Shqipëria do të kishte qenë një vend i lulëzuar. Në mjaft dosje apo intervista për këtë çështje flitet për miliarda dojçmarka që do të vinin si ndihmë dhe që krerët e diktaturës i kishin kërkuar si reparacione lufte. Marrëveshja nuk u arrit mu pikërisht për këtë. Të paktën kështu besohet masivisht. Vizitat e Shtrausit sidoqoftë nuk qenë pa...
Burgu grek i “Koridhalosit”, jo larg Athinës, është famëkeq në gjithë Komunitetin Europian. Burgu vuan nga mbipopullimi, nga rrënimi i ambienteve për shkak të mungesës së investimeve prej vitesh. Ai dallohet për nyjet hidrosanotare, dushet, ambientet e spitalit të burgut e deri te frigoriferët dhe depot e ushqimeve në kuzhinën e burgut në gjendje të mjerueshme. Vetëm kamerat, xhamat antiplumb, pengesat me tela me gjemba dhe rrjetat me tel titani janë aksesorët modernë të këtij burgu. Spitali i burgut i ndërtuar me një kapacitet prej 60 shtretërish strehon 200 të burgosur, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ndër të sëmurët e “shtruar” në këtë spital të ngjashëm me “spitalet” e kampeve të përqëndrimit të kohës së Hitlerit, ka pacientë...
Tiranë, 9 prill 2014 – Sipas “Shqiptarja.com”, kompanitë telefonike ende nuk i janë përgjigjur kërkesës së prokurorisë së Tiranës, për përcaktimin e vendndodhjes së shoferit të Sokol Olldashit, deputetit Igli Cara dhe disa prej dëshmitarëve të tjerë të kësaj dosje. Në një shkrim të saj gazeta i referohet burimeve të prokurorisë sipas të cilave, hetimi për aksidentin e ish deputetit Sokol Olldashi ka mbetur në qartësimin e vendodhjes së disa personave, në momentin kur është raportuar se i ndjeri, kishte pësuar aksident në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Sipas të njëjtave burime ka përfunduar plotësisht procesi i marrjes së deklarimeve të personave që kanë dijeni për ngjarjen, ndërkohë janë në pritje të një analize teknike, që kryhet nga...
Eshte mesazhi i fundit qe shqiptari Ilia Kareli i dergoi kusheririt te tij ne Shqiperi, pak pasi vrau gardianin grek. Me mbush syte me lote kur mesoj se cfare torturash po i bejne shqiptareve ne burgjet greke. Ilia Kareli kishte paguar 60 mijë euro për një leje treditore. Paratë i janë paguar pikërisht gardianit që i burgosuri shqiptar vrau pak ditë më parë në burgun e Malandrinos. Detajet e konfliktit të Ilia Karelit, i njohur në Shqipëri si Kudret Kume, dalin nga SMS që ky i fundit i ka dërguar kushëririt të tij menjëherë pas vrasjes së gardianit. “Gozhda ime u këput .Gardianit që i kisha dhënë 60 mijë euro që të më rregullonte tre ditë leje e vrava aksidentalisht. Kisha një lugë që e kisha bërë si thikë. Unë e qëllova për ta...
“Shqipëria ndodhet mes lindjes politike të modelit rus shtetformues dhe lindjes fetare të modelit turk te Erdoganit, ku liritë dhe të drejtat janë të mohuara. Kështu është shprehur politikani Ben Blushi gjatë një interviste për të përditshme kosovare “Koha Ditore” duke thënë se, Shqipëria do të qeveriset nga të pasurit, tendencë e cila do të ekzagjerohet, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e kontinentit. Sipas “Koha Ditore” ai ka shprehur edhe shqetësimin se të pasurit do ta lënë Shqipërinë jashtë Europës, sepse ata dëshirojnë që të rrimë në të njëjtën pikë ku jemi, që të shtojnë pasuritë e tyre në mënyrë të paligjshme. Ndërsa përsa i përket bashkimit Shqipëri-Kosovë, Blushi tha se nëse shtyhet apo vonohet dicka e tillë, do të jetë...
Niveli i ndotjes në Tiranë kapërcen normat e Bashkimit Europian me mbi 20 për qind. Matjet më të fundit janë bërë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Rrugën e Durrësit, ku prane Ministrisë së Mjedisit është instaluar një stacion monitorimi, por dhe në rrugën 'Sami Frashëri', ku ndodhet Agjencia e Mjedisit, çka deshmojnë për nivel të lartë të ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit. "Përsa i përket cilësisë së ajrit urban, mund të them që ne kemi bërë matjet në dy stacione. Rezultatet e para të grimcave të pluhurit në ajër tregojnë për një nivel 20-30 për qind më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Ky është rezultati për muajin mars. Fluksi dhe muajt e nxehtë, muajt e verës mund të paraqiten edhe me një situatë akoma më të...
Kryetari i Institutit të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka deklaruar se institucioni i Avokatit të Popullit është i mbushur me hetues të sigurimit të shtetit, që kanë torturuar vëllain e tij për poezinë “Saharaja”. Blloshmi e ka konsideruar ish-hetuesin e poetëve Blloshmi, Petrit Azemaj, si të padenjë për të punuar në institucionin e Avokatit të Popullit. Blloshmi theksoi se hetuesi i punësuar në institucionin e Igli Totozanit, nuk është tjetër veçse një kriminel, vrasës dhe torturues. Sakaq, kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, është ndalur dhe te qeverisja “Berisha”, dhe premtimet e pambajtura të saj ndaj kësaj kategorie. Blloshmi deklaroi se Sali Berisha, shfrytëzoi të përndjekurit...
Raporti i CIA-s për vendet e varfra, Kosova e Shqipëria në listën e zezë
Sipas raportit vjetor “The World Factbook” të CIA-s (Central Inteligjence Agency), vendi ynë renditet i vendin e 131-të nga 228 shtete sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë. Sipas raportit të CIA-s për vitin 2013, Produkti Bruto i Brendshëm për frymë në Shqipëri është 8.200, aq sa Namibia e Tongo, gjë që e rendit vendin tonë ndër më të varfërit në Evropë. Vendet e rajonit, përveç Kosovës, e kanë PBB-në më të lartë së Shqipëria. Kështu Mali i Zi renditet i 107-ti me 11.900 dollarë për frymë, Maqedonia 113-ta më 10.800 dollarë për frymë, Serbia 111-ta me 11.100 dollarë për frymë, dhe Kroacia më 17.800 dollarë për frymë, transmeton Start. Ekonomia shqiptare edhe pse vazhdon të rritet në shifra, renditet ndër më të...
ثshtë gjetur i vdekur në qelinë e tij i burgosuri shqiptar në Greqi, Ylli Karaeli, që pak ditë më parë vrau gardianin e qendrës së burgimit. Mediat greke kanë raportuar se rojet e burgut e kanë gjetur të vdekur pas mesnate në burgun e Nigritës në Serres, 30 km larg Selanikut, në qelinë e izolimit ku e kishin çuar të enjten në mbrëmje pas vrasjes që ai kreu. Sipas informacioneve nga burgu, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa çështjen e ka marrë në dorë hetuesia, e cila po shqyrton edhe kamerat e sigurisë së burgut për të parë çdo lëvizje që është kryer jashtë qelisë së tij. Të martën paradite, në burgun e Malandrinos në Greqinë Qendrore, i burgosuri shqiptar në gjendje të tronditur vrau rojen e burgut. Ngjarja...
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”. Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike është tronditës. Pasojat e tyre po ndihen në çdo kontinent e në të gjithë oqeanet e botës, por problemi sipas shkencëtarëve mund të përkeqësohet me ritme të larta nëse emetimit të gazeve shkaktare të efektit serë nuk vihet nën kontroll. Raporti i panelit ndërqeveritar të ndryshimeve të klimës, një grup i OKB-së që bën në mënyrë periodike një përmbledhje të të dhënave klimatike, del në përfundimin se: Majat e mbuluara me akull po shkrijnë, ajsbergët në Arktik gjithashtu, rezervat ujore po zvogëlohen, valët e të nxehtit dhe reshjet e pazakonta të shiut po shtohen, barrierat koralore po reduktohen, peshqit e të tjera krijesa janë...
Të gjithë fermerët që do i shesin frutat dhe perimet e tyre në pikat e licensuara të grumbullimit, përveç çmimit të shitjes do të përfitojnë edhe një shtesë prej 15 për qind të vlerës së produktit nga buxheti i shtetit. “Top-Channel” ka siguruar një projektvendim të qeverisë, i cili ndryshon rrënjësisht skemën e subvencioneve në bujqësi duke e lidhur atë me produktin e gatshëm. Drafti, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në qeveri rrit mbështetjen me para në dorë për fermerët dhe në të njëtën kohë synon formalizimin e sektorit. Sipas tij, për frutat subvencioni do të përfitohet nga fermerët që dorëzojnë në pikat e certfifikuara të grumbullimit nga 30 deri në 400 kuintal në vit, ndërsa për perimet fasha do të jetë nga...
Një histori mizorie dhe çmendurie ka befasuar mbarë opinionin britanik, për shkak të veprmit të një vajze 23 vjeçare. Laura Cunliffe, nga Hoyland, në jug të Yorkshire, u dënua nga një gjyqtar lokal me tre muaj burg për vrasjen e maces së saj, duke e futur në furrën e mikrovalës në programin e pjekjes për disa minuta. Vajza e cila vuante nga probleme depresive pasi kishte kuptuar xhestin e saj, e kishte ndalur furrën, por macja kishte ngordhur dhe kishte nisur të piqej. Por krahas dënimit me burg, në vendimin e dhënë u ndalua përjetësisht që Laura Cunliffe të kishte kontakt me kafshët, apo të mbante një të tillë. Gjyqtari John Foster gjatë leximit të bvendimit e cilësoi si një akt mizor, ndërsa u bë e ditur se për shkak të...
Sot Dita e Mësuesit
Qindra fëmijë, nxënës e studentë kanë kujtuar dhe uruar mësuesit e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Rrugët e kryeqytetit këtë mëngjes ishin mbushur më fëmijë që mbanin në duar lule për mësuesit e tyre, për ata që i kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë dhe të ecin para në rrugën e gjatë të dijes. Para 127 vitesh, pikerisht me 7 Mars u hap ne Korçë, Mësonjtorja e pare shqipe. Per drejtorin e pare te shkolles shqipe Pandeli Sotirin, por edhe per gjithe popullin shqiptar, kjo dite do te ishte shume e rendesishme, pasi femijet shqiptar mund te mesonin shqip ne nje shkolle publike ne vendin e tyre dhe jo privatisht. Populli shqiptar kishte luftur gjate kunder pushtuesit osman dhe kjo ishte nje fitore e madhe e dijes. Në...
Dhunohet busti i Skënderbeut në Londër
Javën e kaluar disa persona anonimë në mënyrë ta paligjshme kanë ndërruar tekstin në bustin e Skënderbeut në Londër. Kjo fillimisht u kuptua kur imazhet e kësaj vepre ilegale u postuan në Facebook me 5 shkurt 2014. Fotot ishin të përcjellura me një tekst kinse të botuar në Interaktiv KTV, duke thënë ndër të tjera se “një grup shqiptarësh, që jetojnë në Britani të Madhe, me vetiniciativë kanë ndërruar pllakën e vendosur poshtë bustit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Londër, në të cilën ishte shënuar gabimisht emri i tij.” Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Zt Mal Berisha, tha se emri i Skënderbeut nuk ëshë shkruar gabimisht, është shkruar në gjuhen angleze që të jetë me i afërt dhe i kuptueshem për...
Gjendet i vdekur me shiringë në krah aktori Philip Seymour Hoffman
Aktori i njohur hollivudian Philip Seymour Hoffman gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork. “The Wall Street Journal” njofton se 46-vjecari u gjet i pajetë këtë të diel në apartamentin e tij ndërsa po hetohet mbi shkaqet e mundshme të vdekjes së tij. Nga të dhënat e para mësohet se aktori është gjetur në dyshemenë e banjos i shtrirë dhe në krah ende kishte një shiringë me të cilën kishte injektuar heroine. (d.b/BalkanWeb)
Hyn në fuqi vendimi, kurse profesionale falas
Lista e kategorive speciale që përfitojnë nga heqja e tarifave për të mësuar një zanat në tre muaj Kurset e formimit profesional për të gjithë të papunët dhe disa kategori të veçanta do të jenë falas. Hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale, si dhe urdhrat e tjerë shoqërues për nisjen e zbatimit të heqjes së tarifave për të gjithë ata që duan të mësojnë një zanat brenda tre muajve. Bëhet fjalë për kurse si parukierë, berberë, kuzhinierë, elektricistë, hidraulikë, rrobaqepës, tornitorë, saldatorë, elektroaut, axhustatorë. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, vendimi bën fjalë për heqjen e tarifës për kurset e formimit profesional, duke filluar nga janari. Ata që duan të bëjnë një kurs 2-3-mujor për të...
Coober Pedy qyteti i nëndheshëm, rreth 1.500 persona jetojnë nëpër galeri (Foto)
Coober Pedy është një qytezë e vogël në shkretëtirë, në Jug të Australisë, e famshme për minierat e saj të opalit. Pavarësisht se qyteza numëron 3 mijë banorë, nëse të rastis të kalosh në ato anë, nuk ndodh të rastisësh njeri nëpër rrugë. Më shumë se gjysma e popullisë jeton nëntokë, nëpëtr galeritë e vjetra. Banorët thonë se i kanë arreduar dhe kompletuar banesat me çdo komoditet, ndërkohë që temperaturën e brendshme dhe shkëmbimin e ajrit e realizojnë me anë të pajisjeve të vendosura në tavane. Për kuriozët që duan të provojnë këtë stil jete, qoftë dhe për pak ditë, janë krijuar hotele të nëndheshme të ndërtuar brenda kodrave të vogla në mënyrë që të realizohet hyrja në nivelin e rrugës. Komuniteti i Coober Pedy e merr shumë...
2013: Viti në ngjarjet më ekstreme të motit
1 Gra të veshura me kimono, ecin në një rrugë të mbuluar me borë, për të marrë pjesë në një ceremoni në Tokio, më 14 janar. Një stuhi përfshiu gjithë Japoninë qendrore në fillim të vitit, duke shkaktuar reshje të mëdha dëbore. Ishte një vit intensiv për motin. Në fund të verës, Rusia përjetoi përmbytjet e saj më të këqija në 120 vjet, gati në fundit të vitit, tajfuni "Haiyan" goditet Filipinet, duke lënë shumë viktima dhe gjurmët e shkatërrimit. Rreth botës, erërat e forta, përmbytjet, thatësirat dhe temperaturat ekstreme të gjitha lanë gjurmët e tyre. 2 Një formacion dramatik resh pluhuri të kuq, kaluan nëpër Oqeanin Indian, në afërsi Onslow në bregun perëndimor të Australisë, më 9 Januar. 3 Një grua pret pranë semaforëve...
Foshnja e lindur nga koma, rezistoi 4 muaj brenda barkut të nënës
Një foshnjë në Itali arriti të rezistonte për 4 muaj në barkun e nënës së saj, Carolina Sepe, 25 vjeçe e cila ndodhet në gjendje kome që prej gushtit. Maria, kështu quhet vogëlushja erdhi në jetë pak ditë më parë nën kujdesin e mjekëve që e panë të rritej me ‘sytë’ elektronikë të ekografive. Ata e konsiderojnë një rast të jashtëzakonshëm, ndoshta rasti i parë në botë kur një bebe arrin të vijë në jetë nga një nënë në koma, e cila kur ra në këtë gjendje nuk ishte as në muajin e tretë të shtatzënisë. Vogëlushja e lindur dy muaj para kohe peshon vetëm 1 kg e 90 gramë dhe duhet t’i nënshtrohet shumë trajtimeve mjekësore në mënyrë që të mundet të mbijetojë. Ndërkohë, gjendja e nënës së foshnjës mbetet e njëjtë, e zhytur në një...
Cameron i ashpër: Kufizoni lëvizjen e lirë për Shqipërinë
Nuk vijnë më lajme të mira nga Europa për Shqipërinë. Këtë herë jo nga kontinenti, por nga ishulli britanik. Kryeministri David Cameron ka paralajmëruar se do të kërkojë nga homologët e tij të premten që të kufizojnë lëvizjen e lirë për Serbinë dhe Shqipërinë. Kryeministri ka deklaruar se Britania do të mbështesë zgjerimin e BE vetëm nëse vendosen masa më të rrepta për emigracionin. Një burim qeveritar tha për Sky se pavarësisht se të premten në qendër të samitit të BE do jetë mbrojtja, do të diskutohet edhe për anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë dhe të Serbisë në BE. Independent shkruan se Cameron do të paralajmërojë Bashkimin Europian që të kufizojë lëvizjen e lirë të njerëzve nga vendet e varfra që duan të bashkohen...
Kallëzim Burgajt për shkelje me vlerë 3 mln $
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ish-nëndrejtorit, Rasim Borishit, si edhe 8 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në drejtorinë e policisë. Ish-drejtuesit e policisë dhe 8 zyrtarët e tjerë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, si edhe për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Shkeljet dhe akuzat janë të përmbledhura në një material prej 11 faqesh, i cili është drejtuar Prokurorisë. Ato kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive, në kuadër të informimit të qytetarëve për liberalizimin e vizave. Bëhet fjalë për pesë tendera në shkelje të ligjit për prokurimet...
Transporti urban, grevë treorëshe
Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban në Tiranë zhvilloi të hënën një grevë treorëshe në shenjë proteste për mosmarrjes së pagave prej tre muajsh. Greva ka nisur në orën 05:30 dhe ka vazhduar deri në orën 08:30,duke krijuar jo pak probleme për qytetarët që shkojnë në punë dhe nxënësit e shkollave. Edhe para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin për qytetarët, ndërsa shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. Ndërkohë që, drejtuesit e sindikatës thanë se shoferët dhe faturinot nuk janë paguar prej tre muajsh, për shkak se shoqëritë nuk përballojnë kostot. / Top Channel
Gjermani, “procesi” i braktisjes së foshnjeve
Një spital gjerman i jep mundësinë nënave të reja të braktisin foshnjat e tyre në një kuti të posaçme, ku të vegjëlit merren, u jepet kujdesi i duhur dhe bëhen gati për adoptim. Kutia quhet “Babyklappe” dhe ndodhet në spitalin Shën Jozef të Berlinit. Statistikat tregojnë se kjo kuti përdoret dy herë në vit. Dhoma e nënës ka një derë të vogël me një kuti brenda. Kur nëna vendos foshnjen dhe e mbyll këtë derë, në spital ndizet alarmi dhe stafi e merr menjëherë të voglin. Brenda kutisë ka një letër që i shpjegon prindërve që braktisin fëmijën se shteti gjerman do të kujdeset për të gjatë 8 javëve në vazhdim. Nëse gjatë këtyre dy muajve nëna ndërron mendje, mund të marrë sërish fëmijën e saj. Nëse nëna nuk...
Në 101-vjetorin e krijimit të saj Posta Shqiptare nisi një shërbim të ri qytetarët. Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë. "Jemi këtu së bashku për të filluar këtë projekt të ri që ka të bëjë pikërisht me përdorimin e biçikletave për sistemin të shpërndarjes. Eshtë një mundësi shumë e mirë e jona që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të shprehim gjithë miqësinë tonë ndaj mjedisit, përgjegjëshmërinë tonë ndaj komunitetit, por është një mundësi njëkohësisht për të ulur kostot e shërbimit dhe për të sjellë një nivel më të lartë të performancës sonë ndaj qytetarëve", tha Ardit اela, drejtor i Postës Shqiptare. Ky projekt do te pilotohet si fillim ne Tirane e me pas do te shtrihet ne qytete te tjera...
Zbulohen gjurmë uji në 5 planete
Bota Sot | 05.12.2013 00:39 Gjurmë uji janë gjetur në atmosferën e pesë planeteve të largët me sistemin tonë diellor. Planetët në fjalë u zbuluan nga vëzhgimet e teleskopit "Hubble" dhe ata janë pagëzuar me emrin "Jupiterë të nxehtë", një term referuar planeteve gjigantë që orbitojnë pranë diejve të tyre. Për shkak se janë kaq të nxehtë, shkencëtarët përjashtojnë mundësinë që në këto planetë të ekzistojë jeta, të paktën në mënyrën se si ne e njohim atë. Megjithatë, nga fotografimet e bëra prej këtij teleskopi gjigant të montuar në një satelit orbitues në sistemin tonë diellor, planetet e veçuara nga NASA duken qartë të mbështjellë nga një shtresë mjegulle, e cila do të ishte e pamundur të verifikohej pa ekzistencën e...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top