TIRANE-Anëtarët e grupit “Albania Hackers Group” sulmonin faqet e internetit të subjekteve shtetërore dhe private, vetëm për të fituar famë dhe për të rritur numrin e fansave në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, hidhet dritë mbi mekanizmin me anë të të cilit vepronin të rinjtë, Jurgen Masati, Enea Xhani, Arif Kasa etj., të cilët kishin mundur të sulmonin dhjetëra faqe interneti. Mandej, të rinjtë, kishin mundur të kryenin blerje në internet me karta të vjedhura të bankave amerikane, australiane etj. Gjithashtu, prokuroria pohon, se të dyshuarit për akuzat e mashtrimit kompjuterik; hyrja e paautorizuar kompjuterike; si dhe ndërhyrja në sistemet kompjuterike, arrinin që të blinin dhe bileta udhëtimi nëpërmjet këtyre kartave të...