Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë këtë të shtunë një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit. Aksioni i nisur nga AKB mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga Drejtoria Tatimore e Durrësit. Nisma synon lirimin e plazheve publike të zaptuara nga sipërmarrës privatë në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi të lëshuar nga autoritetet vendore. Plazhi i Durrësit është ndër më problematikët sa i përket këtij fenomeni. Ndër vite privatët vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre në hapësirat publike duke detyruar pushuesit që të paguajnë për shërbimin. / Top Channel
Rekordi i eksodit, rreth 78 mijë largohen nga vendi dhe nuk kthehen
Rekordi i eksodit, rreth 78 mijë largohen nga vendi dhe nuk kthehen Në janar-korrik 2015, rriten edhe deportimet nga vendet e BE-së Zamir Alushi Janë rreth 78 mijë shtetas shqiptarë më tepër se vitin e kaluar që janë larguar në periudhën janar-korrik 2015, por nuk janë kthyer, sipas statistikave të Policisë së Shtetit për hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar. Zyrtarisht dihet se mbi 22 mijë kanë kërkuar strehim politik në Gjermani, mijëra të tjerë kanë përfunduar në shtete të tjera të BE-së, ose emigrojnë në mënyrë klandestine drejt Britanisë ose SHBA-së. Por, një pjesë, për të cilën nuk ka statistika, nuk preferon të regjistrohet dhe punon në “të zezë”. Sipas statistikave të policisë, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë...
Kirurgjia robotike e përfshirë në mbi 140 raste vdekjeje
Kirurgjia robotike është në rritje, dhe ka ardhur me qëllimin për t’iu lehtësuar sa më shumë punë doktorëve, por studimet e fundit tregojnë se jo gjithmonë janë efikase. Nga viti 2000 deri më 2014, kërkeusit gjetën se robotët ishin të përfshirë në 144 raste vdekjeje, ndërsa 1931 pacientë ishin lënduar në Amerikë. Për shumicën e vdekjeve ka pak informacion, nëse ka qenë faji i njerëzve apo robotëve. Grupi i kërkimit që është përbërë nga tri universitete amerikane, përmes një raporti kanë deklaruar se lëndimet vijnë nga shkarkimi elektrik, lëvizjet e pakontrolluara të robotëve etj. Robotët janë treguar më të mirë në gjinekologji dhe urologji, ndërsa kanë bërë shumë gabime në operacionet e qafës, kokës dhe rastet kardiologjike të...
Temperaturat e larta pritet të vijojnë deri në mesin e javës së ardhshme, kur termometri pritet të shënojë 38 deri në 39 gradë Celcius në hije. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një fundjavë të nxehtë, edhe pse ditën e premte pritet të këtë një ulje të lehtë të temperaturave. "Për kryeqytetin nga 36 gradë, nesër (e premte) pretendojmë të arrijmë 34 gradë. Megjithatë nesër pretendojmë të ketë dhe reshje shiu të izoluara, kryesisht në veri, verlindje dhe juglindje të vendit, dhe pjesërisht në zonën e Elbasanit, në qendër. Ndërsa duke filluar nga dita e pasnesërme do të jemi në një mot kryesisht të kthjellët me pak vranësira të motit të mirë. Dhe nga dita në ditë do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave minimale...
Feja apo kombi përpara? – e shtronin pyetjen dikur qarqet nacionaliste dhe fetare. Të parët e kishin nga xhelozia për lirinë e ushtrimit të fesë në ish-Jugosllavi, kurse të dytët duke u ndjerë të rrezikuar nga ndjenja kombëtare që ziente në ndërgjegjen e shqiptarëve. Fakt është që atëbotë në Qabe mund të pelegrinoje lirisht, kurse Tiranën as nuk mund ta pëshpëritje pa pasoja. Shqipëria apo Turqia? – shtrohet dilema ndërkohë. «Le ta marrë në dorë Turqia këtë punën tonë…», nuk thonë vetëm laikët, si pa të keq. (Si mund të vijnë laikët në këtë ide?!) Një nostalgji për kohën e Turqisë ndihet nëpër mjedise të ndryshme shqiptare. Turqia – ndërmjetësi kryesor i islami te shqiptarët. اfarë mund të merret me mend, është nostalgjia për kohën e...
Nga një operacion policor i shtrirë në Itali dhe Shqipëri janë arrestuar 14 persona. Operacioni i koduar “BALCANIA” ka nisur sot rreth orës 05:30, i shtrirë në qytetet italiane Rimini, Foggia, Ravenna dhe Piacenza dhe në Shqipëri në qytetet Tiranë dhe Durrës, ku u ekzekutuan 14 urdhër arreste, nga të cilët dy ndërkombëtar. Të gjithë personat e arrestuar dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal të organizuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit në zonën e Riminit. Në pranga kanë rënë tetë shtetas shqiptarë me inicialet E.C, A.H, E.C, K.J, A.D, E.SH, E.V dhe G.D., pesë shtetas rumunë dhe një italian. Nga policia shqiptare janë vënë në pranga Ergyst اeka, 26 vjeç, banues në Tiranë...
Albanologu shqiptar: Kosova do ti kthehet Serbisë, shqiptarët nuk janë ilirë
shqiptar nga Ulqini, Kapllan Resuli, por që tani mbanë mbiemrin sllav Buroviç, në një intervistë për mediat serbe, ka folur për prejardhjen e shqiptarëve dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai ua ka kaluar edhe historianëve dhe intelektualëve serb, sa i përket mohimit të historisë së shqiptarëve. Akademiku, i cili jeton në Gjenevë prej disa dekadash, ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës, transmeton lajmi.net. Ai mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire. Burkoviç thotë se kjo tezë, jo vetëm që shkencërisht nuk është e bazuar, por përkundrazi shkencëtarët botërorë kanë dëshmuar se...
Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri
Janë 1700 të rinj të cilët do të punësohen në Kryeministri dhe në 17 ministritë e vendit, për 3 muaj rresht. Nëpërmjet një aplikimi i cili ka nisur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, të rinjtë që kanë mbaruar studimet “Bachelor” apo “Master”, mund të punësohen përkohësisht në institucionet shtetërore qendrore. Ky program është një mundësi për të rinjtë e moshës 21 deri në 26 vjeç, për të punuar në sektorin publik. “Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të mëposhtme, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi”, - parashikon programi i ri. Sipas Ministrisë së...
Treni hyri përsëri në kryeqytet
Vladimir Shyti Rilindje në kohë edhe për hekurudhën shqiptare. Jehona e sirenës së lokomotivës përshkoi çdo rrugë e rrugicë, dritare e shesh të qytetit, duke humbur tutje nga mali Dajtit. Tashmë nuk është më asgjë e largët për atë ndërmarje të sfilituar, të përzënë, të përndjekur, të tërhequr zvarrë ndër vite, ku drita do të shkëlqejë mbi linjat hekurudhore. Të mbytur në zjarrmi, me një vrull të verbër, me pasion përherë e më shumë fanatik, qeveria e shkuar çau rrugë me goditje varreje edhe asnjëherë të vetme s'tregoi sadopak vëmendje për të. Dhe më e keqja, më e papranueshme, misterioze ishte heqja e stacionit të trenit nga kryeqyeti, ku i humbi buxhetit të shtetit rreth 35 milionë lekë deri më sot, kur treni hyri sërish në...
Udhëton nudo me motor, polici i vë gjobë se nuk kishte kaskë
Eshtë gjobitur pasi nuk kishte vënë kaskë edhe pse ishte totalisht e zhveshur…Bëhet fjalë për një femër në Rumani që ndërsa udhëtonte lakuriq në një motor me të dashurin e saj është ndaluar nga ana e policisë rrugore, pasi nuk kishte vënë kaskën në kokë. Punonjësi i policisë rrugore që e ka ndaluar dhe gjobitur, ka thënë se ligji e autorizonte që ta ndëshkonte vetëm pse nuk mbante kaskë dhe nuk kishte ligj për ata që udhëtonin lakuriq. Kështu që vajza pasi është gjobitur, ka vënë kaskën dhe ka vazhduar udhëtimin e saj… sigurisht lakuriq. Ndërkohë që njerëzit e surprizuar kanë nxituar të shkrepin edhe ndonjë foto… /ALB/OBSERVER/
Të rinjtë e Kosovës fitojnë garën e NASA-s
Të rinjtë kosovarë kanë fituar çmimin “People’s Choise Award” në programin e NASA-s, “Nasa Space Apps Challenge”. Projekti i grupit të studentëve “NatEv Explorer” ka marrë 68903 vota, duke lënë në vend të dytë konkurrentët e Universitetit të Bullgarisë me 54321 vota. Të gjithë liderët e Kosovës kërkuan mbështetjen dhe votimin e të rinjve në rrjetet sociale, për të fituar projektin ambicioz. “NatEv Explorer” është një platformë e bazuar në internet, ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA-s dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike, duke përdorur inteligjencë artificiale. “NatEv Explorer” zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive...
Shqipëria pjesë e nismës së Shtëpisë së Bardhë për arsimimin e vajzave
Shqipëria pjesë e nismës së Shtëpisë së Bardhë për arsimimin e vajzave. Administrata e Presidentit Obama ka ndërmarrë një nismë globale për të forcuar pozitën e vajzave në gjithë botën, përmes arsimimit dhe thotë se pamundësia e vajzave për të shkuar në shkollë duhet të jetë një përparësi e politikës së jashtme. Shqipëria është një nga 11 vendet e para ku do të zbatohet kjo nismë. Varfëria, mungesa e burimeve dhe normat kulturore i pengojnë vajzat në shumë vende të botës që të vazhdojmë studimet dhe Zonja e Parë Michelle Obama është vënë në krye të përpjekjeve për ta ndryshuar këtë realitet. Nisma “Let Girls Learn”, “Lërini vajzat të mësojnë” ka në qendër vajzat adoleshente, pasi sipas shifrave botërore, numri i vajzave që...
Agjenti zbulon rrjetin: Shqiptarët me ID italiane drejt Amerikës
Një agjent i infiltruar nga policia zbardhi skemën e trafikimit të dhjetra shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara, përmes dokumenteve të falsifikuara italiane. 20 mijë euro u paguan për llogari të rrjetit të trafikantëve përmes sistemit bankar. Më 4 shkurt 2015, një agjent i infiltruar policie u takua në Shkodër me 50-vjeçaren Sofije Pepa dhe i kërkoi asaj ndihmë për të emigruar ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E akuzuara si seksere e një grupi kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore kërkoi 20 mijë euro në këmbim. Agjenti me emrin e koduar Arbër Koreshi u rikthye në Shkodër me paratë, por në vend të një bilete për në SHBA siguroi provat për 5 urdhër-arreste ndaj grupit kriminal që akuzohet se ka dërguar...
Binjaket shqiptare Zalli, një histori suksesi në SHBA dhe Britani
Dy motra binjake nga Patosi i Fierit, që u larguan nga Shqipëria fare të vogla në vitin 1997, sot janë doktore shkencash, njëra në Universitetin Harvard të Bostonit, tjetra në Kolegjin Universitar të Londrës, ku japin leksione dhe merren me kërkime shkencore. Detina dhe Argita Zalli folën të shtunën në një sallë të Harvardit për jetën e tyre të veçantë dhe për suksesin e arritur në një moshë mjaft të re, që ato mendojnë se është fryt i përkushtimit të prindërve dhe i punës së tyre..Boston dhe na përcjell këtë kronikë nga Harvardi. Binjaket shqiptare Zalli, nj
A humbet me të vërtetë një fëmijë çdo 90 sekonda në SHBA?
Debat – Kur mësohet një lajm se një fëmijë ka humbur është e lehtë të arrihet në konkluzionin më të keq, rrëmbimin. Por ndonjëherë realiteti është më i rëndomtë dhe mund të mos bëhet fjalë për krim, por për një keqkuptim. Pra, për çfarë bën fjalë shifra 90 sekonda në Shtetet e Bashkuara? Një kanal televiziv në Uashington DC së fundmi startoi një fushatë të vigjilencës mbi sigurinë duke përdorur hashtagun #çdo 90 sekonda dhe duke pretenduar kështu se një fëmijë humbet në SHBA, mesatarisht, në çdo një minutë e gjysmë. Kjo është një shifër që është cituar gjerësisht në median amerikane gjatë disa viteve të fundit, shpesh për arsyet më të mira, si në këtë rast. Tingëllon shqetësuese, sepse me logjikë mund të arsyetohet se u...
Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin
Komunikimi, përse teknologjia po ‘verbon’ njerëzimin Opinion – Duke humbur detajet e bukura të jetës së përditshme, komunikimin me sy me të tjerët dhe shikimet flirtuese që bëjnë të mundur ndërveprimin njerëzor, vesi i të parit të celularit kudo që jemi, mund të sjellë një katastrofë reale shkaktuar prej jetës virtuale, argumenton Philip Hensher Nga Philip Hensher Shikimi i ulur për nga celulari është një skenë aq e përhapur dhe e kudondodhur, saqë nuk ia vlen të përshkruhet me shumë detaje. Por ishte një mbrëmje e mërkure në një restorant në gadishullin jugor të Britanisë. Ngjitur me ne ishte një familje prej katër personash, dy prej të cilëve fëmijët e çiftit. Vajza, te të njëzetat, po shihte poshtë tavolinës në prehrin...
Unë kam 48 skllevër që punojnë për mua
Unë kam 48 skllevër që punojnë për mua Debat – Skllavëria nuk ekziston. Të paktën kështu mendohet e besohet. Por është gabim. Në mbarë botën, e ashtuquajtura skllavëri moderne tashmë shihet e ulur këmbëkryq. Vetëm se nuk duhet të keqkuptohemi. Sidoqoftë niveli i skllavërisë tashmë është plotësisht i matshëm, në mënyrë të shpejtë, individuale e korrekte. Madje ke mundësinë edhe të reagosh Skllavëria nuk ekziston. Të paktën kështu mendohet e besohet. Por është gabim. Në mbarë botën, e ashtuquajtura “skllavëri moderne” tashmë shihet e përhapur në porcione të mëdha. Por pse ajo quhet ‘moderne’, këtë ende nuk e kam kuptuar mirë. Nëse vëren se si jetojnë skllevërit që ndërtojnë stadiumet në Katar, për shembull, në të cilët...
SHBA, i riu vdes nga droga, prindërit shpërndajnë fotot e tij për të ndërgjegjësuar
SHBA, i riu vdes nga droga, prindërit shpërndajnë fotot e tij për të ndërgjegjësuar të rinjtë Familja e një adoleshenti në SHBA, i cili vdiq pas një overdoze droge ka shpërndarë imazhet e të riut në spital. Qëllimi i prindërve të viktimës ishte një përpjekje për të penguar të tjerët që të marrin drogë. Brayden Travis, 18 vjeç nuk mori shërbim mjekësor për më shumë se 7 orë, pasi kishte marrë drogë në shtëpinë e një miku të tij. Mushkëritë dhe veshkat e tij nuk funksiononin dhe për më tepër ai pësoi goditje të rënda në pjesën e trurit. Mjekët paralajmëruan se ai do të mbetet në një gjendje vegjetative. Nëna e të riut, Kelly Smith-Miller, pasi shpërndau në Facebook fotografitë e të birit në spital, i cili ishte pa...
Egesta Lopçi “Mirënjohja e Qyetetit”
Egesta Lopçi, e cila jeton, studion e punon prej 18 vitesh në Itali, u vlerësua sot nga Bashkia e Shkodrës me titullin “ Mirënjohja e Qyetetit” për kontributin e saj në fushën e Mjekësisë Bërthamore dhe si përfaqësuese e denjë e qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë në shkencat mjekësore në botë. “Ky qytet që më ka rritur dhe më ka brumosur, që më ka dhënë vlerat në jetë, edukatën, që më ka përgatitur për nivelin arsimor që më ka lejuar të përballem me botën. Falenderimi im më i madh është në rradhë të parë për qyetetin tim të dashur, që po më akordon këtë titull kaq të lartë e shpresoj në dashtë Zoti që unë të jem e denjë të mbajë këtë mirënjohje që ju po më dorëzoni sot. Pra, faleminderit shumë nga Shkodra, – është shprehur Ergesta...
Sulme raciste dhe islamofobe për shkak të fesë ndaj djemve të Kombëtares.
Po e sjell kete temen, se e kemi ne gjak ne shqiptaret te jemi mjaft euforik po u permend apo po u pa dicka fetare :p Sulme raciste dhe islamofobe për shkak të fesë ndaj djemve të Kombëtares, para dhe pas fitores Nga Enes Neza Ka mjaftuar nje foto e publikuar në Facebook me lojtarët e Kombëtares në xhami që në rrjetet sociale dhe në komentet e gazetave online të “plasin” sharjet anti-islame dhe raciste ndaj lojtareve, por edhe ndaj fesë Islame në përgjithësi. Futbollisti i kombëtarës Ermir Lejani kishte postuar në rrjetin social facebook një foto në xhaminë e re të qytetit të Durrësit ku shfaqet ai bashkë me lojtarët e tjerë kuq e zi, të shoqëruar nga imami. Fotoja është bërë në ditën e premtë kur të gjithë kishin shkuar të...
Shpërthejnë puset e naftës, evakuohen banorët e fshatit Marinzë
Fshati Marinzë në Fier është zgjuar të mërkurën në mëngjes, si një skenë filmi nga ata që tregojnë për fundin e botës.Nëpër oborre, rrugë dhe kopshte gurgullonte ujë i zi, baltë dhe gaz që vinte nga nëntoka, duke shpërthyer madje edhe në formën e shatërvaneve në dhjetra metra lartësi. Shperthime te gazit natyror ne zonen naftembajtese te Marinzes, ne Fier, kane detyruar banoret qe jetojne aty te braktisin shtepite. Shperthimet nisen mengjesin e se merkures kur kompania ‘Bankers Petroleum’, po kryente operacione shpimi. Sipas kompanise, rrjedhja e gazit eshte e pakontrolluar, nderkohe qe ne oren 6:00 nisi largimi me urgjence i gjithe banoreve nga shtepite, policia dhe zjarrefikesit bllokuan zonen, ndersa banoret ne panik kane ikur vetem...
Sa i sigurtë është fluturimi me avion?
Avioni konsiderohet si mjeti më i sigurtë i qarkullimit. Me të drejtë. E parë nga pikëpamja statistikore, raporti i viktimave është 0,23 përqind për një milion fluturime. Dhjetë fakte për transportin ajror. 1. Viti 2014 ishte viti me më shumë aksidente në historinë e transportit ajror. Gjithsej 970 vetë vdiqën nga rrëzimi i avionëve. 2. Tri fatkeqësitë me më shumë viktima qenë të lidhura me një shoqëri të vetme fluturime: Malaysia Airlines. 3. Rreth 3,3 miliardë pasagjerë u transportuan në 2014 në të gjithë botën, bën të ditur Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA). Kjo i përgjigjet një rritjeje me 170 milionë bileta. 4. Shumica e viktimave të transportit civil ajror mbi Gjermani në 40 vitet e fundit u shënuan në...
Ndryshon ora, akrepat 60 minuta para
Të dielën në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para, duke rikthyer orën verore. Ora verore zgjat 7 muaj deri të dielën e fundit të muajit tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji. Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji. Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji. / Top Channel
“Jam gjallë sepse ti je gjithçka që dua”. Ky është mesazhi që Elhaida Dani do përcjellë në festivalin europian. “I’m Alive” është në kornizën e një pop balade, e tëra kushtuar dashurisë. Por në fokus të videoklipit, me të cilin do të prezantohet Shqipëria, nuk është vetëm Elhaida, ai ka edhe të tjera protagoniste. Ky material artistik është realizuar në një kohë shumë të shkurtër nga këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj, pasi kënga me titullin “Diell”, e cila më herët fitoi biletën për Eurovizion u tërhoq mbrapsht nga kompozitori i saj. Megjithatë kënga e re është në përputhje të plotë edhe me rregulloren e Eurovizionit dhe tani gjithçka pritet të jetë një performancë sa më e mirë e Shqipërisë. Vjena do të kthehet në skenën e...
748 milionë njerëz në botë nuk kanë ujë të pijshëm
748.000.000 njerëz sot në botë nuk kanë ujë të pijshëm, dhe 2.5 miliardë njerëzve u mungon uji i pijshëm i pastër. Me rastin e Ditës Botërore të Ujit Fondacioni i Luftës kundër Erozionin së Tokës në Turqi dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Natyrore ka mbajtur në të njëjtën kohë një konferencë për shtyp me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Italinë dhe Kosovën. Anëtarët e këtij fondacioni të Safranbolu-së në Karabuk u mblodhën në tarracën e kodrës “Hidirlik Seyir” dhe mbanin në duar parulla ku shkruhej: “Uji është ushqim”, “Uji është Jetë” dhe “Uji është shëndet”. Kryetari i Zyrës së Fondacionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore në Karabuk Ramadan Sinekoglu tha se Dita Botërore e Ujit, festohet në 81 provincat e vendit. Qëllimi...
Nuk është pamja, personaliteti apo joshja ajo që gratë kineze konsiderojne si asetin më të rëndësishëm të njeriut që do të zgjedhin për partner jete. Kriteri numër një i përzgjedhjes së bashkëshortit, siç tregon një studim i kryer së fundi, janë paratë që ai fiton. “Jiayuan”, faqja e internetit më e madhe e takimeve online në Kinë organizoi një mbrëmje masive, me pjesëmarrjen e qindra beqarëve, të cilët u pyeten se çfare shihnin më së pari tek njeriu që do të donin të kishin në krah. Shumica e femrave nuk hezituan të pergjigjen: të ardhurat dhe stabilitetin financiar. ”Për mua, bashkëshorti duhet të ketë një punë të mirë me perspektivën e promovimit dhe rritjes se rrogës. Duhet të jetë njeri shumë punëtor dhe kur të martohemi...
Filmohet me dron Tirana, alarmohet policia
Tirana si e sheh Zoti”- është ky titulli i videos që qarkullon në You Tube, ku shfaqen pamje të Tiranës, të filmuara përmes një droni. Pamjet e mrekullueshme nga 150 metra lartësi janë hedhur në profilin në “Facebook” të analistit Stefani, më 2 mars 2015. Droni është ngritur në qiellin e Tiranës ditët kur në Shqipëri ndodhej për një vizitë zyrtare edhe kryeparlamentarja e Serbisë, Maja Gojkovic, prandaj edhe policia u vu në alarm derisa zbuloi se kush ishte pas tij dhe për cfarë bëhej fjalë. Sigurisht që ky dron s’kishte lidhje me Gojkovic, por ka qenë ideja për të ofruar disa pamje ndryshe të Tiranës në fillim të pranverës. “Ne e ngritëm dronin në mes të Beogradit dhe s’po e ngremë këtu në Tiranë!”-u është përgjigjur policëve...
70-vjeçarja e virgjër në kërkim të shpirtit binjak: “Jam e gatshme të humbas virgjëri
Shpirtin e saj binjak po kërkon një këngëtare kabaresh nga Britania, e cila deklaron e gatshme të humbasë edhe virgjërinë e saj. E veçanta me këtë këngëtare është se ajo tashmë është plot 70 vjeçe. Pam So shprehet se deri më sot nuk arriti dot që të humbasë virgjërinë e saj, pasi donte që ta ruante për mashkullin e ëndrrave të saj, me të cilin do të martohej. Por “mashkulli perfekt” nuk u shfaq asnjëherë, edhe pse ajo një moment mbërriti pranë altarit. “Në vitin 1976 më propozoi për martesë një punëtor nafte në Blackpoll”. I thashë “Po”, por më vonë u ndamë, pasi kuptoi se nuk u tërhoq aq shumë nga unë”, tha Pam So për gazetën “The Sun”. “Meshkujt shikonin rrobat që vishja në skenë dhe kujtonin se do isha ndonjë mendjelehtë...
KORCE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, pasi një vajzë ka rënë nga kati i dytë i një pallati. Për shkak të rënies, fëmija me inicilet K.Xh paraqitet në gjenje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve që vinë nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 në qytetin e Korçës. Vajza ishte mbyllur në shtëpi nga nëna për të mësuar. 15-vjeçarja ka përdorur perden për të zbritur nga kati i 5, por ka mbërritur deri në katin e 3, më pas është rrëzuar. Ndërkohë, e plagosura është transportuar në spitalin e Korçës. /BalkanWeb
120-vjeçarja pi hashash çdo ditë dhe gëzon shëndet të mirë
NDI – Një indiane pohon se ka jetuar deri në moshën 120-vjeçare, duke pirë kanabis sativa çdo ditë të jetës së saj. Fulla Nayak ka pirë kanabis cigare dhe verë të fortë nga degët e palmave në kasollen e saj në Indi. Ajo jeton me vajzën 92-vjeçare dhe nipin 72-vjeçar. Sipas mediave britanike, ajo thotë: “Nuk e di se si kam mbijetuar kaq gjatë. Shumë prej kushërinjve të mi, shumë më të rinj se unë kanë vdekur me kohë”. Edhe pse supozimi i saj nuk është i vërtetuar nga shkenca, fakti është se ka qenë çdo ditë të jetës së saj e droguar dhe tani gëzon shëndet të plotë, nuk është për t’u anashkaluar. TCH
6-vjeçarja 91 kg konsumon 32 banane në ditë
Suman Hatum nga India e ka detyruar familjen e saj të varfër që të vuajë për bukë dhe të mos sigurojë dot jetesën. Kjo, pasi ka një oreks shumë të madh dhe kur nuk i japin për të ngrënë, qan me britma, shtrihet në shesh dhe ha baltë.Suman është vetëm gjashtë vjeçe, por është e gjatë 1 metër dhe peshon 91 kg. Ajo ndoshta është vajza më e shëndoshë në botë, pasi peshon sa pesë fëmijë të moshës së saj, sëbashku. Për ta ushqyer, prindërit e saj të varfër lënë fëmijët e tjerë pa ngrënë, pasi ajo ha sa për gjashtë veta!Suman ha në drekë dy pjata të mëdha me pilaf, dy pjata të mbushura plot me peshq të skuqur, dy vezë të skuqura dhe disa omëleta, pa përmendur ushqimet e mëngjesit, me biskota, banane, oriz dhe vezë.Babai i saj fiton 14,5 euro...
Jennifer Lopez hap këmbët më shumë seç duhet…
Ups! Jennifer Lopez është treguar e pakujdesshme dhe u ka dhuruar fansave të vet një show të vërtetë. Incidenti ka ndodhur gjatë prezantimit të turit të saj, teksa është përpjekur të cohej nga kolltuku ku ishte ulur. Lopez ka hapur këmbët më shumë sec duhet duke ekspozuar të brendshmet e saj…. Fatmirësisht që nuk kishte harruar ti vishte?! Megjithatë nuk dihet nëse është incident i rastësishëm apo një veprim i qëllimshëm i këngëtares bukuroshe vec duhet thënë se këto foto po bëjnë xhiron e botës duke tërhequr vëmendjen edhe për turin e saj. /albobserver/
Një 58-vjeçare që ngjan si adoleshente (FOTO)
Modelja Christie Brinkley është plot 58 vjeç. Por, nëse do të shohësh fotot e saj, është shumë e vështirë që të përcaktosh moshën. Ajo është fotografuar në Los Anxhelos në një super formë, për një femër të moshës së saj dhe mund të thuhet pa frikë se ngjan me një vajzë adoleshente. Për këtë rol të madh kanë luajtur dietat dhe padyshim, operacionet plastike. /G/Tema/
Mjekësia Ligjore shqiptare konstaton se në trupin e Ilia Karelit mungon organi jetik, zemra. 32-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin. Gjithashtu Mjekësia Ligjore në Shqipëri pas autopsisë ka vënë re edhe mungesën e disa indeve në bërryla dhe gishta. Në një letër drejtuar Prokurorisë ky institucion kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t’i kërkojë llogari palës greke, për faktin e mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 32-vjeçarit shqiptar. “Prokuroria t’i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s’ka pse të merret e gjithë zemra’, thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar...
Vrau nënën për 70 euro!
U zbardh plotësisht një vrasje që kishte ndodhur në lagjen Koridalos të kryeqytetit grek. Bëhet fjalë për vrasjen e një nëne 39-vjeçare. Ajo humbi jetën në këtë moshë kaq të re, por autori i vrasjes ishte vetë djali i saj, i cili i shkaktoi plagë vdekjeprurës me një thikë kuzhine. I biri 21-vjeçar i gruas pa fat, nga martesa e mëparshme, është përdorues lëndësh narkotike. Policia dyshoi për të, sepse pasi vrau nënën me duart e tij, mori nga shtëpia 20 euro, si edhe një televizor, të cilin e shiti në një dyqan me pajisje elektroshtëpiake për 50 euro. Përveç autorit të krimit, policia arrestoi edhe një punonjës 31-vjeçar të huaj të dyqanit, i cili bleu televizorin në fjalë. Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja nuk ishte e...
Dhuna ndaj studentëve, Basha: Rama ka vulosur fatin e tij më keq së të Ramiz Alisë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si një akt shumë të rëndë ndërhyrjen e policisë në grevën e studentëve të Mjekësisë. Sipas tij, Rama nuk është në gjendje që të pranojë mendimin ndryshe, e për pasojë po trondit themelet e demokracisë. “Tirana, Shqipëria, nuk është më e njëjta që prej mesnatës së djeshme, më saktë prej orëve të errëta të mëngjesit. Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur. Edi Rama ka hedhur në erë çdo garanci për bashkëjetesë demokratike, duke mbyllur me dhunë një grevë studentësh, duke shoqëruar me dhunë në komisariat grevistët e duke i dhunuar në qeli. Ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën më themelore në demokraci, oksigjenin e saj, që është e drejta për t’u organizuar, për të shprehur...
Ajo e pershkruan librin e saj 'romantic fantazi' histori qe u ofron grave ''pushime nga burrat'' dhe duket qe miljona njerez po i marrin fjat e EL James per te vertet me novelen ''fifty shades of grey'' qe po shitet me masivitet duke thyer rekorde. Novela pjesa e pare e Xrated trilogy Ka mundur ne shitje JK Rowling dhe davinci Code (Dan Brown) ne rekordet e Britanise. Ne fillim shitjet ishin te pakta ne versionin ebook por dalja e librit serie The Fifty Shades qe flet per nje vajze te re e virgjer qe lidhet me nje te dashur i pasur dhe i moshuar. Javen e kaluar porosia e pare e 100,000kopjeve eshte shitur,nje gje te tille librat e Harry Potter dhe Twilight nuk e arriten. Fifty Shades of Greyka bere qe te jete best selling per...

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top