Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Kujt ia fal ti perkedheljet kete nate - Timo Flloko

Unë për ty i brodha rrugët,
pa fund në Tiranë…
Kujt ia fal ti përkëdheljet,
dhe puthjet këtë natë?
Dalngadalë po shuhen dritat në bulevard…
Shirat nisën prapë…zogjtë po ikin,
dhe unë mbeta,
si një endacak!
Sa çudi, kur ti më thua:
“Në zemër të kam”.
Unë e ndiej, ti e bën enkas,
me shpresë kot më mban…
E pastaj sërish largohesh,
nga sytë më humb, mallin të ma shtosh…
Pa ty, mbyllem thellë në vete,
qytetit s’dal dot!
U bënë muaj që s’të shoh,
dhe blirët janë tharë…
Piano-baret, bulevardet,
pa ty, heshtin, qajnë…
I mungon, ti, këtij qyteti,
në çdo skaj dhe çdo sekondë.
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra t’u ftoh.
Dhimbjen kush nuk e provoi,
zemra ime, në këtë botë?!
 
Para se t’i lidhësh flokët
Më lër t’u marr edhe një herë erë

Para se të ma kthesh shpinën
Më përqafo fort

Para se të krijosh distancë mes nesh
Mati gabimet me hapa

Para se të bie nata
Kujto sa ëndrra po i then

Para se.. Para se… Para se…
Dreqin! Unë s’di të them lamtumirë
 
Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-ketu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi


M.K..
 
VIZATIM I PAPERFUNDUAR

kërkojmë gjysmën tjetër që në lindje
gjejmë njerëz të mbushur me vetvete
njerëz të plotë deri në vdekje
me shqisa të rrumbullta si dhjami
me lëkurë prej çeliku ku shkruhet “ e xanun”
me shpirtin të sheshtë si tepsi
si dikur toka në përfytyrimet e kinezëve...

por e plotë mund të jetë veç hëna përtej dritëhijeve
kur ndodhet përballë lëmshit të zjarrtë
në agoninë e atyre që ikin
në pasigurinë e kujt mbeti
apo në vizatimet e fëmijëve…

vizatim i papërfunduar fëmijërie jemi të gjithë
që një mësues i ngutur na e hoqi nga dora
lapsat kanë mbetur në kujtesë si eshtrat
ne radiografinë e një gjoksi të vjetër
ku prej kohësh mungon zemra…

me dhimbje kuptojmë kur është vonë
se mësuesi dhe fëmija
ishim vetë ne
të papërfunduar njësoj
në kërkim të gjysmës tjetër...

po vallë është më mirë kështu të paplotë
në kërkim të pafund një jetë të tërë
se sa kur gjysmën tjetër shumë vonë e gjen
por s’ke ç’bën me të,
se nuk ke më kohë…

©artangjyzelhasani
 
DECUBITUS CEREBRAL

mbështetur si romakët mbi jastëqe truri im
në dorë kupën e verës mbushur me mendime
ku një shërbëtor i arsyeshëm ka hedhur pak helm
mjaftueshëm për ta mbrojtur nga madhështia e mermerit
dhe gjinjtë e hijshëm të dëshirës nazike
e unë përballë tij fle i qetë
kokë e boshatisur jep gjumë pa ëndrra
truri nën kafkë është një kërmill
që na vonon në udhën për te vetja…

të parët arrijnë gjithnje ata pa tru
ndonjëherë pa kokë dhe prandaj të lumtur
por tani është një mëngjes kaq i bukur blu
e unë jam nisur për udhë të gjatë
ndoshta kam arritur e nuk e mbaj mend
dhe vetja ime gjithnjë mbetet larg
në një tjetër kohë
në një tjetër vend
kujtim i harruar tek e ardhmja…

(nga vellimi poetik "Imoralisti.", 2020)
©artangjyzelhasani
 
Është tepër a gjatë e diela pa ty!
S’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj,
më mundojnë orët, më rëndojnë orët,
dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot,
dua t’i fal dhe s’i fal dot!

Janë vetëm të miat orët
e të dielës së tretë të marsit,
vetëm imja është krejt e diela …

E përqafoj,
e përkëdhel,
e pushtoj me ajër, bar e gjeth, me zogj
e thirrje.

Ah, veç ti mungon, e dashura ime!
Dhe është një ditë marsi mahnitëse,
si fytyra jote – tmerrësisht tronditëse,
një ditë që të pushton si krahët e tu,
një ditë që të thërmon si sytë e tu,
një ditë që të trishton po të jesh vetëm.

Vetëm,
po të jesh vetëm …
Me dëshirë do të vdesësh po të jesh
vetëm.

Pa ty është tepër e gjatë e diela,
s’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj…
As për të vdekur nuk vdes dot.
o zot!

Agim Spahiu
 
Lasgush Poradeci- ZEMRA

Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bëjnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjetë herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë…

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
 
Lasgush Poradeci- ZEMRA

Bëj e ri mendohem,
Të mos t’afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m’afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bëjnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjetë herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë…

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.
Hall te madh paske. Jehovai qofte me ty! :p
 
Ka net që nuk ikin, edhe pse kalojnë
Ka zemra që nuk largohen edhe pse shkojnë
Ka ditë që nuk mbarojnë me perëndimin e diellit
Ka trupa që frymojnë në Tokë, por nuk ndahen prej Qiellit
Ka dashuri që dëshmohen vetëm nga dhembja e ndarjes
Ka plagë gjynahesh që mbyllen veç prej pendimit dhe faljes
Dhembjet nuk shërohen duke i urryer e sharë
Atyre u duhet ilaçi nga sëmundja për t’i ndarë
Koka gjithmonë është mbi zemrën që në gjoks pulson
Përveç kur të kesh bërë sexhde, zemra më lart qendron
Sa më lart ta lësh zemrën, aq do të vlejë koka
A mund të mos përgjigjet Qielli, atëherë kur lutet Toka?
Dielli e shiu Tokën nuk e lënë në vetmi
E kush nga gjallesat në Tokë është i vetëdijshëm si ti?!
Koka dhe zemra e gjoksit një ditë s’lëvizin më
Ndal dhe pyete veten: kush po ta thotë këtë gjë?
Kush po të tregon se trupi është i përkohshëm?
Njohësi dhe i Njohuri që është i Panjohshëm
. ~ F.M
 
Rudian Zekthi- PUNË DASHURIE

U ngrita nga gjumi, thashë:
aq sa i do
askush nuk të do.
Është punë titanësh dashuria, lule titanësh,
ata krijojnë rryma të trasha ndjenje,
po s’qe aq i fortë e aq i zoti
mos i hyr fare punës së dashurisë –
punës së dhurimit të ndjenjave.
Bie mëngjesi
por ty s’të vjen zor
ta mbash hapur dritën
të dëshmosh për natën.
Dikush u tregua i dobët
pluskon neveria përzier me mall,
qielli i njerëzve që njohim
është jeta e shpirtit tonë.
Më mirë të jepesh pas ideve
se të mallkosh
kur s’ke mall.
 
*** *** *** ***
Në të marrtë malli për mua,
Dil shëtit më këmb´ njëherë,
Nëse erë do nis të fryjë,
Dorën time do kesh ndjerë.

Në të marrtë malli për mua
Dhe dritares sheh veç shi,
Mos më thuaj kurrë s´ke qar´
Se prej vjeshte je dhe ti...

[ Alma Papamihali ]
 
*** *** *** ***
Në të marrtë malli për mua,
Dil shëtit më këmb´ njëherë,
Nëse erë do nis të fryjë,
Dorën time do kesh ndjerë.

Në të marrtë malli për mua
Dhe dritares sheh veç shi,
Mos më thuaj kurrë s´ke qar´
Se prej vjeshte je dhe ti...

[ Alma Papamihali ]
Ci ke keto pizi me gjona tlagme kshu mi amore ????
 
See the stone set in your eyes
See the thorn twist in your side
I'll wait for you
Sleight of hand and twist of fate
On a bed of nails, she makes me wait
And I wait without you
With or without you
With or without you
Through the storm, we reach the shore
You give it all but I want more
And I'm waiting for you
With or without you
With or without you, ah, ah
I can't live
With or without you
And you give yourself away
And you give yourself away
And you give
And you give
And you give yourself away
My hands are tied
My body bruised, she got me with
Nothing to win and
Nothing left to lose
And you give yourself away
And you give yourself away
And you give
And you give
And you give yourself away
With or without you
With or without you, oh
I can't live
With or without you
Oh, oh
Oh, oh
With or without you
With or without you, oh
I can't live
With or without you
With or without you
 
Vincenzo Cardarelli Vjeshtë

E ndjemë të afrohej
që tek era e gushtit,
tek shirat në shtator
të vrulltë e vajtimorë
dhe një dridhmë përshkoi tokën
që tash, e zhveshur dh’e trishtë,
bun një diell në kllapi.
Tash që shkon dhe bie
në ktë’ vjeshtë që prin
aq ngadalë sa s’thuhet,
më të mirin mot të jetës sonë
dhe në zgjatje na lë lamtumirën.

Shiko fotografinë 1758575
 
MJERISHT EDHE DINAK
Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg
larg nga oqeani i zi i qytetit të pistë
drejt një oqean të ndryshëm të ndezur prej shkëlqimit,
më i qartë, i kaltër dhe fundi i virgjërisë?
Thuamë, Agatha, s’të fluturon ndonjëherë zemra larg
Deti, deti i pafund, ngushëllon problemet tona!
Nga cili demon e mori detyrën sublime
të na përgjumë, këngëtari i ngjirur që shoqëron
erërat e ashpra organi i paanë ?
Deti, deti i pafund, ngushëllon problemet tona!

Tren, ҫomë larg! anije rrëmbemë!
Larg! larg! këtu balta e bimëve tona është bërë llum.
Nuk është e vërtet që ndonjëherë zemra e trishtuar
e Agathas thotë: Krimeve, pendimeve, dhembjeve,
tren, merrmë me vete, anije rrëmbemë!
Ah! sa larg je, parajsë e aromave
ku nën kaltërsi nuk ka veҫse dashuri dhe gëzim,
ku janë të denjë për dashuri krejt ata që duhen mes tyre;
dhe në kënaqësi të pastër mbytet zemra!
Sa larg je, parajsë e aromave!
korbi_pikture.jpg
Por parajsë e blertë e dashurive infantile,
garat, puthjet, lulet e këputura, këngët,
violinat që vibrojnë përtej kodrës
dhe në mbrëmje, nën pemë, vera në çini qelqi
por parajsë e blertër e dashurive infatile,
të pafajshme e plot kënaqësi dinake,
tashmë është më larg se India dhe Kina?
Ne mund ta risjellim atë me keqardhjet tona,
ajo mund të na japë një jetë të re një zë të argjendtë parajse të pamëkatë,
plot me kënaqësitë fshehta?


Sharl Bodler
 
Nuk ka vargje qe e gjej veten.
Ps: lutem dikush te mendoj dhe per doren e zeze ndonje varg ?
?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Më thanë që jeta ka shtatë ngjyra
Si një ylber, m'a përshkruan
Me thanë, jeto në shumë mënyra
Kaq më thanë dhe u larguan...

E unë ndër vite duke u rritur
I pash gjithë ngjyrat, një nga një.
E gjer këtu ku kam arritur
Kuptova shumë, por paska më!

Më mirë të dish, apo të kesh?
Mendohu njëherë herë e jep përgjigje
Kur kërkon për lartë të vesh
Duhet të shkelësh njerëz e ligje.

Këtë kuptova unë vocërraku
Që jam këtu me "ju" të tjerët.
"Ata" na shohin nga oxhaku
Ndoshta dhe thonë: Shihi të mjerët!

Por s' është kështu, mos u mërzitni
Si puna e kalit kur lumin hedh
Mos shani fatin,mendjen mos vrisni.
Sepse vetë jeta, fatin përdredh.

Ata harrojnë që nga u nisën
Harrojnë që jeta është monedhë!

Ble Y...
 
Me rryp Guqi N'mes anglie
Dhe me shale te ekspozume
Kambalet per bukurie
Pallton hapur e te l'shume

Dhe iher ne ket te shtune
Fiksimi vjeter u ndez
I merzit i ziu une
Qe su bera dot anglez.
Ahahahahahhaha ngaterrove temen e vargjeve me oden e bejteve???
 
.....


S’më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot…

Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor…!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top