Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Ajo është
një luledele
në horizontin
e mezikapshëm
Kryelartë
E verdhë
si diell
i kristaltë
Ajo është
një luledele
që nuk ka frikë
E lumtur
Mes erës që e përkëdhel

Oralda Lahe
 
Bruna Gjoni Përvathi: Të duash pak…


Vetëm dashuria nuk ka masë e as peshë
Zemra nuk ështe qosh për kalimtar
Po hyre brenda saj, tek ajo vdes
Nuk është e pangopur… si sytë lakmitarë


Ndaj zoti e fshehu thellë kraharorit
Të mos harbohet po nuk ndjeu fort
Aty filtrohen dëshirat … mëkatet
Vetëm dashuria brenda saj pulson
 
Ajo ishte nje nga ato te ''veshtirat''. Nje nga ato qe ka shume dashuri brenda saj por jo t'ia shfaqte gjithkujt. Ato larg botes, ato pak te shkujdesurat ,te shkaterruarat,te nderprerat. Nje nga ato qe e quanin vajze te ''tharte'' mbase snobe, antipatike,qe nuk i behej vone per asgje dhe askend.
Ata ndaleshin aty ,aty cfare ajo donte te tregonte. E veshtire per te tjeret te kuptonin qe ajo priste vetem te ''lexohej brenda shpirtit''.
Ia lexoje ne sy , qe nuk priste gje tjeter , qe te gjente dikend qe ta zhvishte nga gjithe frikat e saj.
Nga njerezit e ''veshtire'' si ajo , largohen te gjithe...

Oscar Wilde
 
Me kete fragment shkeputur nga romani "Dashuria Triumfon" ju uroj naten e mire! ?

***
Unë jam një kalimtare në rrugën e jetës, ashtu si të gjithë ne krijesat humane në këtë jetë s’jemi gjë tjetër veçse kalimtarë. E veshur nën petkun e Anës, unë munda të ecja në rrugët e këtij labirinthi që shpesh më çonte në drejtimin e gabuar. Mësova se jeta është e shkurtër dhe duhet jetuar e shijuar në çdo moment të saj.
Mësova se në këtë jetë të gjithë jemi ushtarë të një lufte që nuk ka ekzistuar kurrë. Ndonjëherë, aty ku mund të mbjellim kopshte plot trëndafila, kemi krijuar mizorisht një fushë beteje. Me fasadën që i ngremë vetvetes duke u rritur, harrojmë që qëllimi ynë është përcaktuar që në hapat e para që kemi hedhur. Shpesh fjalët e pathëna, kanë folur më shumë se mijëra vepra.
Shpesh jemi kthyer nga rruga të trembur nga
errësira, pa e ditur se në fund të tunelit kishte
dritë. E si mund ta dinim ne? Në këtë jetë askush nuk lindi i ditur. Në këtë jetë, m’u desh të ecja përmes naivitetit e çiltërsisë që të arrija te dashuria, e për dashurinë kalova përmes
vdekjes, luftova me të si një luaneshë e inatosur, sepse dëshira për të jetuar kalonte në ato momente çdo dukuri tjetër jetike. Ishte më e fuqishme edhe se vetë veprimi i fushës magnetike të Tokës, për të mbrojtur planetin nga rrezet e dëmshme të Diellit. Kështu edhe unë i mbylla sytë fort ndaj shkëlqimit të rrezeve të engjëllit të vdekjes. U kapa fort pas jetës dhe hapa sytë. Vetëm në atë moment kuptova sa e shenjtë ishte jeta. Vetëm në atë moment kuptova qëllimin e shenjtë të jetës. Pashë tre fytyrat e tyre dhe kuptova se nuk ka asgjë me të shtrenjtë në jetë se familja dhe dashuria. Unë u përballa me vuajtjen e humbjes së një pjese të shpirtit, por kuptova se çdo gjë ndodh për një arsye, dhe tani
që të shoh ty Sophie, e kuptoj se arsyeja je ti dhe që ti do të kesh gjithmonë atë pjesëz së shpirtit tim të humbur që do të të mbrojë nga lart. Unë sapo e kam nisur këtë rrugëtim dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem, sepse pavarësisht sfidave që kam kaluar, sot jam më e bindur se kurrë, që në fund DASHURIA TRIUMFON!
 
Njëherë lexova ''mendoj për ty'' dhe më pas kuptova që nuk ishte mesazh nga personi që doja. Madje, më bezdisi ideja që dikush po më mendonte në të njëjtën kohë me atë që duhej t'më mendonte dikush tjetër dhe linja e mendimit të ishte e zënë...
''Abonenti që keni menduar është i zënë. Ju lutem, mendojeni më vonë''.

Fabio Volo
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Ditet u bene stine - Flutura Allcka

Koha po na kthen
në mure të ftohtë,
në gurë, trishtuar nga shiu
i tremb edhe dielli.
Të shkojmë, ku?
Të flasim, me kë?
Të harrohemi, si?
Çdo ditë na është kthyer në stinë,
s’ia masim dot pulsin,
as nervozën,
as humorin.
Plaga mentale
si gojë e hapur ka mbetur shqyer
as flet, as zë kore
vetëm frymon mes pezullisë amorfe,
ajrísë së saj fatale.
 
Hver gang at jeg ser dig
Er det som at uret stopper
Hvert andet hjerteslag
Jeg har det springer over
Men så gik alting
Itu da du sagde
Det ikk' dig og mig
Ikk' dig og mig

For alt så perfekt ud
Specielt fra mine øjne
Men vidste ikk' at alting
Ku' skift på et døgn
For for 25 timer siden
Lå vi begge nøgne
Nu det ikk' dig og mig
Ikk' dig og mig

Jimilian & Stine
 
Mos u trishto e shtrenjta ime - Teodor Keko

Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve – karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrrash galop kish marrë.

Tani janë larg parqet e blertë,
të heshtur pimë kafe në klub.
Po mbrëmjet prapë jargavan janë
dhe kokën tënde e ndjej në sup.

Mos u trishto, e shtrenjta ime!
Ne prapë duhemi dhe heshtja sot
që ne jemi të pavdekshëm
dhe përjetsisht të bukur – thotë.

Atëhere mbrëmjet qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Po shih! Përmbi tryezë t’u ul
në flokë hëna – karficë e bardhë.
 
Nata më zgjoi kujtimin e bukur.
Natës i kërkova aromën tënde të ma gjente, por nata iku.
Dashuria më humbi, më kot e kërkova.
Dashuria më mbeti në epshin tënd.
Më kot i kërkova natës të të puthte.
Duke të të kërkuar ty nata iku.
Atëherë qava me lotët e humbjes dhe ty të humba përfundimisht.
Kuptova se ti ishe veçse një ëndërr dhe nata kish qenë dashuria ime.


Epos Blue
 
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
Si të harroj un'dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht'e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall' prap' të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Shiko fotografinë 1753158
 
Mos u trishto e shtrenjta ime - Teodor Keko

Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve – karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrrash galop kish marrë.

Tani janë larg parqet e blertë,
të heshtur pimë kafe në klub.
Po mbrëmjet prapë jargavan janë
dhe kokën tënde e ndjej në sup.

Mos u trishto, e shtrenjta ime!
Ne prapë duhemi dhe heshtja sot
që ne jemi të pavdekshëm
dhe përjetsisht të bukur – thotë.

Atëhere mbrëmjet qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Po shih! Përmbi tryezë t’u ul
në flokë hëna – karficë e bardhë.
Se di pse,por sa lexoj vargje te Teodorit,mua me kap nje trishtim,me percjelle dhimbje?
 
Ashtu si hekuri në zjarr që merr cilësinë e nxehtësisë
Një zemër që gjithnjë lutet, bëhet Pasqyrë e Gjithësisë
Në zemrën e dashuruar nuk gjen vend për t’u grindur
Asaj s’i duhen mendimet për ndjenjat e veta për t’u bindur
Nëse ke ndier diçka, dëshmitarët nuk vlejnë
I humbur do të jesh vetëm për ata që s’të gjejnë. ~ Fatmir Muja
 
Oh, jo, nuk lë gjësendi, po zemrën time të tërë.
Pandehnja se kjo zemër ish shurdhuar, ish verbuar. Kaq vuajtje më dukesh se më s’i kishin lënë shpirtit.
Më ngjalle nevojën e dashurisë, më dhe gjithë të dhëmburat, gjithë ndjenjat e saj.
Një herë besova se çdo gjë u shua dhe u çduk rreth meje.
Një shpresë e fuqishme më erdh në zemër, më rrëmbeu me krahët e saj.
Sa lark jam tani prej teje, o e dashura ime! Ato orë t’ëmbla, ata ëndërrime, apo qenkan ëndërra?
Lemë të vuaj! Mos u qa. Se zemra më ka nevojë të ndjejë dhe të vuajë. Mos mallko orën që u njohmë. Bekoje atë orë.
E sheh? Ka njerës që janë bërë për fat të mirë dhe për dëfrim.
Unë jam për vuajtje. S’e du ç’është gëzimi. Po mos më qaj.
Se në vuaj sot po vuaj prej teje.


Mithat Frasheri - Sa larg prej teje jam...
 
Dhe tani kjo zemra prap po qan
Dhe tani kjo zemra prap po loz
Ndaj më quajnë mua sharlatan
Ndaj më quajnë mua skandaloz!

Esenin
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Charles Bukowski- MOS HARRO

është gjithmonë dikush o diçka
që të pret,
diçka më e fortë, më inteligjente,
më shtrige, më rezistuese,
më e ëmbël, më e dhjamur, më e madhe, më e vogël,
diçka më me
sy tigri e fajkoi e peshkaqeni,
diçka më e çmendur se çmenduria,
më dinake se dinakëria,
është gjithmonë dikush o diçka:
që të pret,
ndërsa mbath këpucët ~
o fle
o merr koshin e plehrave
o përkëdhel maçokun
o lan dhëmbët
o feston
është gjithmonë dikush o diçka
që të pret.

ngule mirë në mendje
kështu kur të ndodhë
të jesh sa më i gatshëm.

ndërkohë, ditë të mirë
ty
në qoftë se je ende.
unë mendoj se jam,
sapo më janë djegur gishtat
me cigaren e
kushedisatë.
 
Agim Baçi- DASHURIA NUK GËRMËZOHET

Fjalët e dashurisë nuk gërmëzohen,
ato vdesin kur kërkon t’i ndalësh me gërma,
kur kërkon t’i japësh vetëm një emër.

Fjalët e dashurisë janë kohë që rrjedh
dhe vetëm zemra e njeh atë lumë fjalësh,
sepse dashuria është vetë koha
dhe kohën fjalët kur gërmëzohen e ndalin.

Fjalët e dashurisë nuk gërmëzohen me shkronja
Por me lëvizje sysh, duarsh,
dhe me një zë që duket sikur mbetet brenda teje.

Dashuria nuk gërmëzohet,
sepse dashuria është kohë
dhe kohën nuk e ndalim dot me gërma
edhe pse për të kemi aq shumë fjalë.
 
Kam pasur momente që kam menduar se nuk do t’ja dal..
Ditë të kaluara në inertësi
dhe netë ku lutesha të mos agonte.
Kam pasur nga ato çastet ku njeriu mallkon veten,
fajson fatin, Zotin..
dhe urren njerëzit.
Dhe në të tilla moment,
nuk e di nëse e ke provuar,
por nuk të hyn më në sy asgjë..
As mosha jote e re dhe e bukur
As ngrohtësia që të japin
As fjalët lehtësuese
As ato: “të kuptoj”, “jam me ty”...
Ndihesh bosh dhe njëkohësisht e rënd
dhe nuk gjen rehat në asnjë, e në asnjë vend.
Sot janë bërë vite që jetoj me përzjerje ndjenjash në fyt,
por më mjafton të t’jua shoh sytë...
Më mjafton kënaqësia juaj kur më mban erë lumturie
dhe unë ndihem pranverë...
Sot, vitet nuk është se kanë sjell ndonjë ndryshim..
Jemi sërish ne të tre
po njëlloj siç ishim në fillim..
Ju me nevojat e juaja të pafajshme e të përhershme..
E unë me durimin e fuqitë që lus të jenë të pashtershme.

?‍?‍?
 
Ndonjehere - Timo Flloko

Ndonjëherë nuk mundem të jetoj pa ty,
Ndonjëherë unë vuaj se kam mall,
Ndonjëherë në heshtje, në melankoli,
Si imazh, ti më vjen, diku nga larg…
Ndonjëherë më duket se gjithçka mbaroi,
Zotit lart i lutem të më falë…
Përsëri të dua, dhe tani pa ty,
Ndjehem bosh dhe në shpirt kam ankth…
Unë të ndjej, të shoh ty nëpër ëndrra për çdo natë,
Më mungon dhe nuk e di, a do t’duash,ti, të kthehesh prapë…!
Nuk do të ndieja më vetmi, po të jem me ty këtë natë,
Do të pres, por kam frikë se ti je larg.
Ndonjëherë, i dashur, të harroj unë ty,
Pafundësisht vetmia s’mund të zgjas,
Një romancë papritur, tundim në shpirt,
Më rrëmben…dhe s’jam e jotja atë çast…!
Oh, sa më trishton,
Dimër, verë, pranverë e vjeshtë s’ka më për ne të dy,
Eja, ti, mos më harro, unë pa ty nuk ekzistoj!
Unë të ndiej, të shoh ty nëpër ëndrra për çdo natë,
Një pasion, një rastësi, nuk është ndoshta një gabim fatal,
Çfar ndien zemra në thellësi, s’krahasohet me një natë,
Ndonjëherë kur dashuron, më tepër fal…!
Një gabim në dashuri, nuk është fatal!…
Ah, sa herë, në heshtje, në melankoli,
Si imazh, ti më vjen, diku nga larg.
 
Mbrëmë natën të preka dhe të ndjeva
pa ju dashur dorës të largohej matanë dorës,
as trupit pa ju dashur të largohej, as veshit:
në mënyrë thjesht njerëzore
të ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shëtitëse,
në shtëpinë time, në majë të gishtave,
errësirë që ngjitet, errësirë që zbret
bridhje, shkëndijëlënëse.

Vrapoje në shtëpinë time prej druri
duke hapur dritaret
frymëmarrjen ta ndjeva tërë natën,
bija e thellësive, e heshtur,
kryeneçe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa çdo gjë që ekziston,
për mua, pa flakën tënde, nuk do të ekzistonte.

G. Rojas
 
Xhevahir Spahiu- FJALA

I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhet?!
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
s’jam Konstandini që pa vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria;
për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.
 
Kurrë më parë nuk ka ekzistuar një person si ti, nuk ekziston as tani dikush si ti në të gjithë botën, e as nuk do të ekzistojë pas teje. E shihni se sa shumë vëmendje ju ka kushtuar Zoti juve. Ju jeni një kryevepër - e papërsëritshme, e pakrahasueshme, krejtësisht e veçantë. Madje edhe zemra më e ngrirë, do të shkrihej në mirënjohje.

Osho
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top