Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Qe një natë e mrekullueshme, një nga ato net që vetëm kur jemi të rinj na qëllojnë. Aq yje e drita kishte në qiell sa, tek i shihje, nuk mund të mos pyesje me vete: si mund të jetojnë nën një qiell të tillë lloj-lloj njerëzish zemërakë e tekanjozë?
| Fëdor Dostoevskij |
Net të bardha
Shiko fotografinë 1938359

Romanet më të mira janë: Kumarxhiu, Idioti, Krim dhe ndëshkim 😁

Bëj shaka në renditje 😊

Krim dhe ndëshkim është nr.1 :)
 
Na keni mohuar magjinë e një fotografie, poezinë e një letre, kaligrafinë, aromën e një libri, prerjen e një gazete, takimin në një shesh, dyqanin e ushqimeve poshtë shtëpisë, bisedat e pafundme në një kabinë, puthjet në një stol, frikën se mund të përgjighej babai nga telefoni fiks i shtëpisë, ditarin sekret, topin në oborr, pritjen e ritakimit, dedikimin në radio, hutimin gjatë një vallëzimi, lojërat në shoqëri, komunikimin. Kur teknologjia do ketë varrosur edhe gulçimin e fundit të mardhënieve, do keni kompletuar veprën e pandalshne të shkretëterizimit emotiv, sepse atëherë, e vetëm atëherë do na keni kthyer në kafshë urbane gjithmonë e më shumë afër, e megjithatë kaq larg.
| Michelangelo Da Pisa |
 
Na keni mohuar magjinë e një fotografie, poezinë e një letre, kaligrafinë, aromën e një libri, prerjen e një gazete, takimin në një shesh, dyqanin e ushqimeve poshtë shtëpisë, bisedat e pafundme në një kabinë, puthjet në një stol, frikën se mund të përgjighej babai nga telefoni fiks i shtëpisë, ditarin sekret, topin në oborr, pritjen e ritakimit, dedikimin në radio, hutimin gjatë një vallëzimi, lojërat në shoqëri, komunikimin. Kur teknologjia do ketë varrosur edhe gulçimin e fundit të mardhënieve, do keni kompletuar veprën e pandalshne të shkretëterizimit emotiv, sepse atëherë, e vetëm atëherë do na keni kthyer në kafshë urbane gjithmonë e më shumë afër, e megjithatë kaq larg.
| Michelangelo Da Pisa |
Michelangelo ka shkruar për telefona kabine 🤔😎
 
Dashuri dhe jete..!

Ty, që endrrën m'a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m'a bën erë.!
Mijra herë më ke lënduar.
S'të urreva, asnjëherë..!

Ty, që zemrën të dhurova.
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përcmova.
Ty, nuk të urreva kurrë..!

Dashuria ka urrejtje.
Mirëpo une se gjeta dot.
Nuk harrova të të dua.
Dhe pse je motiv për lot’ !

Dhe pse je ti shkak i heshtjes.
I mërzis që më mbyll sytë.
Perëndia e kurreshtjes.
T'adhuroj dhe pse më mbyt !

T'adhuroj edhe i mbytur.
E vetmja udhë që më le ti.
Nuk do t'lodhem duke pritur.
Dhe pse ''ardhje'' s'ka, e di !

Ty, që ëndrrën m'a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m'a bën erë.
Mijra milje e mërguar.
E unë pranë të ndjej përherë !

Nuk ka jetë pa pasur vuajtje...
Dashuri, nuk ka pa jetë !


Bledi Ylli.
 
T'kam brenda meje...

Te kam brenda meje, e dot nuk te shuaj,
ne shpirtin tim skalitur kaq kohe,
me heshtjen flas e me vetmine luaj,
ne bot' endrrash pas teje vrapoj !...

Te therrase neper nete, prane meje te vish,
t'me vish e buzeqeshur, e prane te me rrish,
e qeshura jote neper vesh te me kumboj,
t'me hyj brenda ne shpirt e me jete t'me mbuloj' !..

T'me vish ne krevat, e ne sy te me veshtrosh,
buzet t'me ledhatosh, me gishtat e tua,
e loti qe rrjedh nga cep i syrit, ndrojtur,
jeten ta fali mbi buzet e tua, dua !...

Te te prek edhe une me gishta dredhur nga malli,
e brengat e shpirtit jashte une ti leshoj,
sepse keshtu dua une e dashur,
sepse vec' keshtu mundem te dashuroj !!!

Te kam brenda meje dhe ti shume me mungon,
si ta duroj kohen, qe kaq dhimbshem iken, shkon,
si ta ndal une lotin ?... E ta ndal nuk dua,
eshte c'fare te mban gjalle, Ty brenda ne mua !!!


Jeton Shehu.
 
Një ushtar në moshën 25 vjeçare, i kërkon leje shefit të tij për disa ditë pushimi. Shefi e pyeti përse e donte lejen dhe ai i tregoi se do të shkojë të kërkojë dorën e një vajze.
Leja nuk iu refuzua. Babai i vajzës ishte dhe ai një ushtarak në karrierë, oficer, familja e madhe, e pasur dhe me emër të mirë.
Ndërkohë, ushtari i ri nuk kishte as grada të larta ushtarake, as familje dhe as para, megjithatë ishte fiksuar pas vajzës së eprorit të tij.
Vajti krejt vetëm në shtëpinë e tij dhe i parashtroi kërkesën e tij.
I ati i vajzës e njihte dhe pasi e dëgjoi u shkreh në të qeshura, ai bashkë me familjarët e tjerë, për ti thënë në fund:”Po ti, se sheh veten si je katandisur? Si të të jap time bijë ty që s’ke as para, as familje, as farefis?!
Ushtari i ri u kapërdi i zënë ngushtë dhe u largua kokëulur.
Kur u kthye sërish në kazermë, shokët dhe eprorët e vunë re pikëllimin e tij, kështu, shefi e thirri në zyrën e vet dhe e pyeti:”Kam vënë re që je i pikëlluar që kur je kthyer nga pushimet. Çfarë ka ngjarë?”
Me lotët që i rridhnin, i riu ia rrëfeu fije për pe gjithçka i kishte ngjarë.
Shefi e dëgjoi deri në fund dhe i tha:”Mos u mërzit për këtë!”
Ushtari ia ktheu:”Nuk më vrau shpirtërisht refuzimi, por stigmatizimi që isha pa familje e farefis.”
Menjëherë, shefi i tij mblodhi disa miq të tij, ushtarakë të nivelit të lartë dhe pasi u tregoi ç’kishte ngjarë, u kërkoi që ta veshin mirë ushtarin e ri, ta hipin në një makinë të mirë dhe ta shoqërojnë drejt shtëpisë së vajzës që pëlqen, për t’i kërkuar dorën dhe një herë babait të saj dhe kolegut të tyre.
U mblodhën dyqind ushtarakë të gradave të ndryshme. Para se të nisen, shefi u tha:”Sot, ne jemi familja dhe farefisi i kolegut tonë të ri. I ati i vajzës, nëse do ta refuzojë fejesën, do ta ndjekë mallkimi i kësaj dite, sa të jetë gjallë.
Lajmi kishte vajtur edhe tek emiri i qytetit, i cili u paraqit dhe para të gjithëve deklaroi:”Sot, unë jam babai, familja dhe farefisi i këtij të riu!”
U krijua një autokolonë me makina ushtarake dhe civile të cilat u nisën drejt shtëpisë së vajzës, me makinën e emirit në krye.
Tek dera e shtëpisë i priti babai i vajzës me gjithë familjen e tij të madhe, të cilët, me të dëgjuar haberin, ishin grumbulluar të gjithë. Emiri i qytetit nxorri ushtarin e ri tu prijë, pastaj, të dy dolën para babait të vajzës të cilit i tha:”Besoj më njihni?”
“Sigurisht” ia ktheu ai.
Emiri tha:”Unë jam babai, familja dhe farefisi i këtij të riu dhe jam këtu për të kërkuar dorën e vajzës tuaj.”
Babai i vajzës pranoi menjëherë, duke thënë:”Ky është nder për ne të gjithë.”
Mandej, Emiri deklaroi:”Shtëpia e çiftit është dhuratë nga unë. Edhe dhurata martesore është përgjegjësia ime. Dasmën e dua javën që vjen, madje deklaroj që çiftit të ri do t’i dhuroj dhe një shumë prej 30 dollarësh ti shpenzojnë për muajin e mjaltit dhe dy muaj pushim nga sherbimi ushtarak.”

Befas, ushtarakut tonë i del gjumi nga kjo ëndërr kaq e bukur. U vesh me të shpejtë dhe shkoi me vrap në shërbim, por vajti shumë vonë. E dënuan dy muaj punë të detyrueshme, pastrim i banjove të divizionit ushtarak.

Une pak me ndryshe, enderroja shtepia e paster, petkat ke vendi vet, buka hazer, femijet te urte. Befas u zgjova krejt e kunderta 😂😂😂
 
Kur te gjithe behen njesoi kur te gjithe nuk jane askushi. Perfeksioni eshte nje zog i mbyllur ne kafaz, ku ha, pi, ben glase dhe vdes vetem me qellimin per tu qen i admiruar nga te tjeret. Une dua te jetoj i lire, i uritur, pa pupla edhe ne te ftohte edhe i semure por i lire.
 
Anija lundron drejt endrrave,
Une,
udhetare pa emer.
Me shikimin pertej,
e zemren lene peng!
 
Ka vargje qe shkruaj,e me shume qe nuk shkruaj.
Vargje qe me shuhen ne unin tim,e pertoj ti hedh.
Ka vargje te pa vargje,qe me pershkruajne.
E tani pak shume ne ate hapsire gjendem.
 
N'PRITJE
1600?!
(kushtuar personave
te zhdukur gjate luftes)

N'shpi t'vjeter
dritaret t'banuna sy
dyert vesh
N'pritje trokitjes
qe s'vie kurre
me u kthy,
eshnat n'truall t'vet

Varret t'zbrazta
mbetuna hapun
n'pritje t'zotit t'vet
E Nana, ah ku ka si Nana
"UNË hala pres kur Dera t'troket"

27.04.2022
Screenshot_20220427-125057_Chrome.jpg
 
Duaje dhe bëj atë që dëshiron. Nëse hesht, do të heshtësh me dashuri; nëse ulërin, do të bërtasësh me dashuri; Nëse korrigjoni, do të korrigjoni me dashuri, nëse falni, do të falni me dashuri. I heshtur
 
Duaje dhe bëj atë që dëshiron. Nëse hesht, do të heshtësh me dashuri; nëse ulërin, do të bërtasësh me dashuri; Nëse korrigjoni, do të korrigjoni me dashuri, nëse falni, do të falni me dashuri. I heshtur
Oj ti dua te Bertas .. a ben?
 
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!

Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
 
Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!

Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!
Humbur mes turmës në botë pa ngjyrë
Me shpirtin djegur, përvëluar,
Të kërkosh për një fytyrë
Mes qindra të tjerave ngatërruar!

Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëndroi mbi mua,
Të t’ shpojë mungesa si të jetë thikë
Oh Zoti im, sa shumë e dua!

Bledi Ylli

P.s koha e editimit kish kaluar me lart
 
Do ja dalesh....
Do tja dalesh!
Mendo se duhet te pushosh se vrari mendjen per gjera,
qe nuk varen nga ty,
dhe qe nuk mund ti ndryshosh;
puno, beso, meso dhe syno lartesite,
kujdesu per veten tende!
Te persosesh, kjo eshte ajo cfare mund te besh:
e gjitha ne doren tende;
e tera ne sherbimin tend!
Te tjerat leri te shkojne zvare
Do Zoti ka Zot edhe Fat dhe gjerat rregullohen,
dhe behen me mire,
Po dhe po nuk u bene, kurre te mos behen!
Mjafton te kesh dhene me te miren,
mjafton te kesh bere luften tende:
ne finale nuk vlen aq rezultati,
ne finale me shume vlen beteja qe bere per te....
| A. Mullaj |
 
Nuk jam pishman, pse te njoha
Cfar kam bere...degjova zemren
Ndjenjen e ruaj, se keshtu dua
Dhe do ta bej, sa te kem jeten.
 
Me rastin e ditës së poezisë!

Kisha shumë vite që kisha vdekur… - Nga Agim Doçi

Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!
 
“Mjaftohem me aq”, paskam thene qysh atehere qe s’me ndermendet dot!

Shpesh, me mjafton per te marre vetem ajo çka mbetet e tepert nga gjeja qe jap, pasi ajo qe jap, nganjehere, kerkon shume kapacitete per t’u mbajtur nga tjetri dhe, … teprica, derdhet; derdhet ne mua qe e pres ne kthim dhe qe ngopem; ngopem me kaq.
Mjaftohem me aq...
 
"Më mungon të besoj."
"Beso?
"Të besoj në dikë me të vërtetë." "Nuk mund ta bësh?"
"Nuk mund ta bëj më".
"Kur ju ka ndodhur kjo?"
"Kur ndodhi me mua?"
“Të ndjesh atë dhimbje kaq të madhe që të ka shtyrë të mbrohesh kështu”.
"Ndoshta nuk ishte një moment i saktë, por shumë plagë të vogla që nuk kam arritur t'i shëroj ndër vite dhe që në vend që të shërohen janë bërë gjithnjë e më të thella."
"A ju ka lënduar dikush në veçanti?"
“Jo në të vërtetë, por ka keqkuptime të heshtura që lëndojnë më shumë se ndarjet e dhunshme.

Richard Bertoldi
 
Ç'bën aty, vogëlushe
me lulet që mblodhe në ara?
Po ti, vajzë e re, ç'bën aty
me lulet e tua të thara?
Ç'bën aty, o grua e bukur,
me lulet që vyshken dhe heshtin?
Po ti ç'bën aty, plakë e rrudhur
me lulet që presin të vdesin?
Pres fitimtarin
J .Prevert 😊
 
Back
Top