Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

KESHTJELLEN MADHESHTORE…
…ma rrëzuan
kur po pushoja nën hijen e saj...
hapësira humbi kuptimin
dhe tashmë jeta i rri ngushtë kohës
por gurët dikur të hijshëm
mbetën aty përdhe të hallakatur
të hutuar si fisnikë të përbaltur
nga borxhe të vonuar
dhe me ta mund të ndërtoj
një shtëpi të vogël ku të fus koken
bashkë me trutë që mbetën
pas humbjes së mendjes
një shtëpi me oxhak të lartë
më të lartë se kështjella
ku të djeg vetet e mia të tepërta
që ishin gjithnjë një njeri mangut
me zjarrin që s’do ta ndezin më drurët e thatë
por qielli i vranët…

(nga “FATA MORGANA”, 2023)
©artangjyzelhasani
 
Rritemi dhe mësojmë si të nisim beteja, por edhe si ti humbasim ato bindshëm…
si të luftojmë dhe të ringjallemi krejt vetëm…
Rritemi dhe mësojmë si të gënjejmë vetet tona…
si ta lëndojmë veten
dhe si të luajmë me zjarrin, të digjemi dhe të djegim…
Rritemi duke çapitur shtigjeve të ujqërve… derisa të bëhemi një prej tyre
kullufitim gjyshen, vrasim Kësulëkuqen dhe i nxijmë jetëm gjuetarit…
Rritemi dhe bëhemi vetë errësira të cilës i trembeshim…
demonët të cilëve u frikësoheshi
Rritemi…
dhe jeta jonë bëhet një mësim, për të cilin na patën folur kur ishim të vegjël, por që asokohe nuk e kuptonim.

Samah Al-Isa, poete siriane
Perktheu: Elmaz Fida
 
E bukur kjo .😎

DIJETARI DHE GOMARI​


Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë

T'ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari

Dhe tha: "Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t'u tharë.

Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t'u hapnin punë,

Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë..."

U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari.

- Dritero Agolli
 
NDJENI MË SHUMË, MENDONI MË PAK.

Ndonjëherë s’ke kohë as të vësh re.
Në pak sekonda ndodh gjithçka.
Gjërat ndryshojnë.
Mbetesh gjallë. Vdes.
Bota vazhdon, ecën.
Të brishtë jemi, si fije letre.
Jetojmë në zgrip të përqindjeve, me kohë të kufizuar.
Dhe kjo është e mira dhe e keqja e kësaj,
i thonë “faktori kohë”.
Dhe nuk ke ç’bën.
Mund të shkosh e të rrish në majë të malit,
të rrish atje duke përsëritur dhjetëra vite dhe të mos
ndryshosh asgjë.
Mund të ndryshosh vetveten në një farë mënyre,
por edhe kjo mund të dalë për keq.
Ndoshta shumë e vrasim mendjen.
Ndjeni më shumë, mendoni më pak.
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
 
DEFINITIONS OF ME

if you say-I am everything in between.
I am a blooming flower
On the verge of winter
I run with the winds
And I often fly with them
When they bring rain
I weep for days
As if my Earth has never witnessed any sun.
I am a whole universe
In miniature
With big dreams
And a blazing heart
If you ask me why I am so many things
It's because of a Lord who was so Generous
It's because of the weight which I was meant to carry.

L.R
 
Vargje per veten... Nuk m'i di askush vargjet qe per vehte per vehte shkrova drita kaq te zbehta fytyren ndriçojne E krejt i vetem kam provuar te triumfoja,te triumfoja, permbi vitet e pastina e qe s'do me plakin dot. Nuk i di askush ato nete brenda meje ato fjale qe s'perseriten tjeter here ne jete Nuk i di askush qytetet ku u fsheha ika larg nga kureshtaret qe i dinin te vertetat e mia Nuk e di askush se nga po kthehem kaq i lodhur dhe pse kam nevoje per zera te njohur Ky eshte nje pyll gjigand me njerez flasin me vehte, thone me njohin por gabojne, se vetem emrin, emrin ma dine.



Ardit Gjebrea - vargje per vete
 

DIALOG NË SHTRAT​


-"Pa më lër rehat,djalo!
Se po më vret shumë,
I ke duart,me kallo
Dhe gishtat,si kërcunj!"

-"Por jo!të është dukur,
Ngaqë të prek,me afsh!
I kam gishtat,të bukur
Dhe duart,si mëndafsh!"

-"Po ik,pra,lëshomë!
S'të vij,kurrë më!
Hap sytë,pa shikomë
Sa shenja,po më lë!"

-"Por jo!lermë dhe pak!
Mbi gjoksin tënd,shtrënguar!
Në çast,gishtat bëj gjak
I pres dhe këto duar!"

- Vaso Dushi
 
Një i huaj më vështron,
Një i huaj më flet,
Një të huaji i buzëqesh,
Një të huaji i flas,
Një i huaj më dëgjon.
Para
dhimbjeve të tij të bardha të qashtra
qaj
për vetminë që bashkon
të huajt.

Maram Al Masri
Perktheu: Elmaz Fida
 
PREMTIME TE PENDUARA
e merr era fjalën
dhe mund ta bëjë rrënjë
mund ta bëjë gjethe
a ndoshta pemë mbushur me degë
nën hijen e të cilave zhytur në mendime
do të pushojnë për një cigare
dhe për pak ajër të freskët
kalimtarët dhe udhëtarët
ata që heshtën kur duhej folur
ata që folën më shumë nga sa duhej
dëgjuesit dhe fshesarët
fluturat dhe manushaqet…
fjala është një dashnore e dehur
që s’pranon të kthehet
te ata që tashmë janë esëll…
(nga "FATA MORGANA", 2023)
 
ÇDO DITË VIGAN! Ukshin ILIRIA !

Ti u bëre jehona e kushtrimit
Bacë Ukshin - prisshpirti Ti !
Shkronjat që bëre kundër krimit
Kosovën - shpien në Pavarësi!

Le të thonë se tani të mbuloj misteri
Ti nxjerr përditë synime për dritë !
Në Krushë të Madhe është mbledh vreri,
ashtu si u gëzua kur hodhe shtat në rritë !

Nga të shestuan hapat, dhe mendimet ?
Gjymtyrët e shqipes ishin të ndara !
Por, ty nuk të shterrën kurrë frymëzimet
Bashkimit i prive të shkojë përpara!

Me ty u kthye ajo turmë studentore
të shfaçë pikëpamjet çka është ligjësia!
Se armiku kishte mbjell dhe korrë fitore
me shtigje mergimi ku treti rinia!

Idetë tua kishin bazë në dije
Për to - u bëre Gjergj Elez Alia i ri !
Kaurrët e kurvave pjella prej Sërbie
të prenë jetën me tirani!

Të ngujuan! Të shtrijë krahet roberia!
Të ndanë me trup mos jeshë me ne !
Po Ti çdo ditë behesh Ukshin Iliria
Çdo ditë Vigan - Diell për Atdhe!
©feneri
 
Si të hesht?!

Cila rrugë është e gëzimit
Lumturia, ç'derë ka?!
S'di si t'i jap fund trishtimit
Plagës, që dhimbja më la!

Po kur shpirti humb qetësinë
Dhe zemra vuan sa s'ka më
Ku të gjej forcë e durim
Si të hesht, a të mos qaj pa zë?!

Si të hesht, kur të hutohem
Si t'ia bëj, a të mos mendoj?!
Kësaj bote t'i largohem
E gjithçka ndodhi, të harroj?!

Jam i fortë aq sa nuk thuhet
Dhe i brishtë njëkohësisht
Si të hesht, edhe kur s'duhet
Kur ndiej dhimbje , shpirtërisht?!

(e huazuar)
 
Nëse ti më harron

“Dëshiroj që të dish
diçka.

Ti e di si është kjo punë:
nëse vështroj
hënën e kristaltë, degën e kuqërremtë
të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e parrokshëm,
a trupin e rrudhosur të drurit,
gjithçka më çon drejt teje,
thua se ç’më rrethon,
erërat, drita, hekurishtet,
të jenë varkëza që lundrojnë
drejt ishujve të tu në pritje.

Përpos,
nëse me ngadalë ti rresht së më dashuri,
unë do të rresht së të dashuri dalëngadalë.
Nëse befas
më harron,
mos më kërko,
do të t’kem harruar tashmë.

Nëse ti e quan të marrë dhe të pafundmë
flladin e flamujve
që kalon për nga jeta ime,
dhe merr vendimin
të më lesh fillikat në breg
të zemrës ku kam rrënjët,
mendo që
në atë ditë,
në po të njëjtën orë,
krahët do i ngre
dhe rrënjët e mia do të dalin
në kërkim të tjetër toke.

Por
nëse çdo ditë,
në çdo orë,
ndien se jam unë fati yt
me butësi të patundshme,
nëse çdo ditë në buzët e tua
ngjitet një lule e më kërkon,
oh, dashuri; oh, imja ti,
brenda meje gjithë ai zjarr merr sërish flakë,
brenda meje kurrgjë s’shuhet, e as harrohet,
dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde, e dashur,
e për aq frymë sa të kesh ajo do të prehet mes krahëve të tu
pa lëshuar kurrë të mitë.”

Pablo Neruda, “Los versos del capitán”


Ka nje arsye ndoshta pse kur pash kete teme..mu kujtua kjo poezi e Pablo Neruda....
 
Ka sy
që nuk e shohin dritën.
Ka kujtime
që nuk kujtohen
Ka buzëqeshje
që nuk të falin ngrohtësi.
Ka lot
që nuk e lajnë dhimbjen
Ka fjalë
që fshikullojnë
Ka ndjenja..
dhe ka shpirt
që nuk ngushëllohet..
Maram Al Masri, poete siriane.
Pershtati: Elmaz Fida

 
I perndjekuri i dashurise...

Une jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat qe ti me ke vene.
Po cudi as qelia s'me mbyt.
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze.

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish.
Une i putha duart e tua.
Eshte rast i pashembullt ta dish.
Qe xhelatin ta puth a ta dua.

I perndjekuri yt erotik.
I perndjekur te mbetet gjithmone.
Erotim i mire a i lig.
Hidhmi duart ne fyt, torturome.

Ky burgim sa do zgjase s'e di.
I perjetshem do kisha deshire.
Vec ti eja me shih ne qeli.
Te perndjekurit tend i vjen mire.

Dritëro Agolli
 
Ata qe dashurojne akoma...

Ata qe s'kane buke,
kur te kujtojne buken,
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe s'kane zjarr,
kur te kujtojne zjarrin,
ty dhe mua le te kujtojne.
Te pagjumet e botes,
me syrin hapur si nata,
ne mesnaten e tyre
ty dhe mua le te kujtojne.
Ata qe kane vdekur
dhe dashurojne akoma,
ty dhe mua le te kujtojne.

Fatos Arapi
 

DASHURI...


Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi,
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri?!

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj… E humb më shumë,
S’gjen themel zemr’ e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

Ti më do edhe m’a thua.
Mirëpo unë s’di s’i ta them,
Të pohoj ”dhe unë të dua”
Eshtë një varg, jo një poem’.

Sespe thjeshtë, ndjenjat e mija
Nuk i nxë veç një fjali,
Nuk mjafton as poezia
Do me dhjetra, poezi!

Ti më prek, unë shkrij si hekur
Përpëlitem, bëhem hi,
Kur largohesh, jam i vdekur
Pikë. Kjo quhet dashuri.


Bledi Ylli
 
ME NE FUND…
… kujtesa ime ka filluar të sillet mirë
pa më krijuar probleme me ata që shkojnë
as me ata që kthehen përsëri
e përpiktë si vdekja
e palodhur si shpresa
kujdeset për veten si qielli për retë
e pagabueshme si njerëzit që nuk dashurojnë
më ka harruar e më ka lënë të qetë
dhe tashmë unë e di ku fillon e mbaron
vetja ime në pasqyrën e tjetrit
zjarri i rinisë dhe prushi i të vjetrit
Zot më ruaj nga kujtimet e reja…
(nga "FATA MORGANA", 2023)
© artangjyzelhasani
 
Distribute to kids who take heart like valentine
Drink ballantine, all the time
Slugs hit your chest, tap your spine, flatline
Heard through the grapevine, you got fuck four time
Damn that three to nine, fucked you up for real though
Sling steel slow, as for remorse, we feel no!

The Notorious B.I.G
 
E harruara


Hëna e puthka detin
Me shkëlqimin e saj
E lulet nga gufimi
Aromë lëshojnë
Ndërsa mua s’më lë përshtypje më asgjë
As yjet në qiell
E as kënga e zogjve që e admiroja dikur
I kam harruar të gjitha,
Gjithçka që ma kujton dashurinë

Dorën e tjetrit mbanë
Ta gëzoni jetën, edhe tjetrën matanë
Me mua e mbylle
S’ke më asnjë llogari
Përgjigjju Zotit, kur të jesh në vetmi

Të doja shumë
Tashmë je e harruar
Je pjesë e historisë
E cila nuk do shkruhet
Je një e tashme që për mua s’ekziston
Një kujtim i cili s’bëzan

Ato thirrjet me lot
Që nga zemra i ofshaja
Natën edhe ditën, për ty kur qaja
Ato që s’doje t’i shihje e as t’i dëgjoje
Që e mbaje gojën mbyllur
Për të mos thënë, ato që meritoja t’i shijoja

E harruara ime e dashur
Dhimbja ime je ti
Që me gjithë zemër të desha
E më le në vetmi
Duaje atë tjetrin e mos e lëndo
Lamtumirë nga unë, as mos më shiko
Mos më eja më, jetën vazhdo
Pa mua, me të apo me këdo

06.12.23
12:45

Inspiruar nga "Unuturm Elbet"
 
Shi bie ne Tirane,
Nga malli madh i dikujt
E lagu e boni mtu dynjan...

#fcukshiu #pacadraqullfare #naulagenfloket
 
Sepse ndonjëherë duhet guxim për të qenë vërtet i lumtur, për të marrë një moment të zakonshëm dhe për ta bërë atë epik. Duhet guxim për të qeshur me gëzim në këtë jetë, duhet forcë për të hedhur negativen dhe për të sjellë vetëm më të mirën, mbaje vetëm thelbin e gëzimit. Dhe ne e kemi atë guxim brenda nesh, e gjitha është çështje zgjedhjeje.
ueb
1692037083898.png
 
Sepse ndonjëherë duhet guxim për të qenë vërtet i lumtur, për të marrë një moment të zakonshëm dhe për ta bërë atë epik. Duhet guxim për të qeshur me gëzim në këtë jetë, duhet forcë për të hedhur negativen dhe për të sjellë vetëm më të mirën, mbaje vetëm thelbin e gëzimit. Dhe ne e kemi atë guxim brenda nesh, e gjitha është çështje zgjedhjeje.
ueb
Shiko fotografinë 2200741
Keni shume te drejte
 
Così mi sento senza di te...
Come mi avessero strappato
una parte del mio corpo.
Troppo facile dire il cuore.
Quello te lo sei preso la prima volta
che abbiamo fatto l'amore.
E te lo sei portata via.
No, tu hai preso ogni parte del corpo
ove mi hai baciato.
Vero, mi hai baciato ovunque...
E allora ti sei presa tutto di me.
Vorrei venire lì e chiederti di ridarmi tutto indietro.
E, per esserne certo,
prendo e porto via anche te.
E lo dico a tutti. Sai che ne sono capace.
Lo dico a tutti che ti amo e che smettano
di inseguirti con frasi e cuoricini.
Tu sei mia.
Tu sei la mia meraviglia.
La mia ultima meraviglia.
E gli direi "ora basta giocare ai cowboy... tornatevene a casa. Io e lei ci apparteniamo.
Da sempre. E, senza questo amore,
possiamo solo sopravvivere. Non vivere."
E a te direi...
"Sciocca testona orgogliosa. Io amo te!!"
(Claudio Del Pizzo)FB_IMG_1692038426909.jpg
 
Për buzë tërheqëse, flisni fjalë mirësie.
Për sy të bukur, kërkoni të mirën tek njerëzit.
Për një figurë të hollë, ndani ushqimin tuaj me të uriturit.
Për flokë të bukur, lëreni një fëmijë të drejtojë gishtat përmes tyre një herë në ditë.
Për poise, ecni me njohuritë që kurrë nuk do të ecni vetëm.
Ne ju lëmë një traditë me një të ardhme.
Kujdesi i butë i dashur i qenieve njerëzore nuk do të bëhet kurrë i vjetër.
Njerëzit edhe më shumë se gjërat duhet të rivendosen, të ripërtërihen, të ringjallen, të rimarrin dhe të shpengohen dhe të shpengohen.
Kurrë mos e hedh askënd.
Mos harroni, nëse ndonjëherë ju duhet një dorë ndihme, do ta gjeni një në fund të krahut tuaj.
Ndërsa rritesh, do të zbulosh se ke dy duar: njëra për të ndihmuar veten, tjetra për të ndihmuar të tjerët.
“Ditët e tua të mira të vjetra” janë ende përpara teje, paçi shumë prej tyre. ~Sam Levenson
(Libri: Në njërën epokë & jashtë tjetrës.
1692092038208.png
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top