Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

"Një ditë do të zgjohesh dhe do të shohësh një ditë të bukur. Dielli do të shkëlqejë, dhe gjithçka do të jetë e re, e ndryshuar, e qartë. Ajo që dikur të dukej e pamundur do të bëhet e thjeshtë, normale. Nuk e beson këtë? Jam i sigurt. Dhe së shpejti. Edhe nesër. "
Fedor Dostojevski, Netët e Bardha
1642336614331.png
 
Nese e zbaton kete ne jete shume mire dhe qete do jetosh vetem me hallet e tua..

Një djalë shkoi te babai i tij dhe tha: "Nuk do të shkoj më në Qabe!"

Ai tha, " A mund të pyes pse?"

Ai u përgjigj: "Unë shoh njerëz në celular gjatë namazit të tyre,të tjerët flasin,disa nuk veprojn siç duhet,ata janë të gjithë vetëm hipokrit!"
Babai per ni moment heshti më pas tha: " Ok...Por a mund të të kërkoj të bësh diçka për mua para se të marrësh vendimin tënd përfundimtar?"

Ai tha, "Çfarë është ajo?"

Babai tha: "Merr një gotë ujë dhe ec rreth xhamisë 2 herë dhe mos lejo asnjë pik ujë të derdhet nga gota."

Ai pranoi të bëj atë që kërkoi babai i tij.
Pas pak kohësh ai u kthye dhe e mbaroi.

Babai më pas i bëri djalit të tij 3 pyetje.

1. A pe njeri në telefonin e tyre?

2. A ndëgjove ndonjë duke folur?

3. A po sillej dikush gabim?

Ai u përgjigj, " Unë nuk pash asgjë,as nuk dëgjova asgjë sepse isha shumë i zënë duke u fokusuar tek gota që të mos derdhej uji."

Babai i tha: " Kur të shkosh në Qabe,duhet jesh i fokusuar në Krijuesin tënd dhe jo në krijesat,vetëm atëher mund të marrësh dobi të vërtetën e të qenit në shtëpin e Allahut të Plotfuqishëm!"
 
Koha iken, e me te nje copez e jona.
Nuk ka rendesi sa e gjate ne vetvete ish koha,
Ne ish' nje minut, ore apo nje jete e tere.
Rendesi ka cfare mbollem mbi kete toke,
Me te cilen do mund ti dalim para nje dite,
Zotit tone!

16115069_10154318842828526_6158144460421598869_n.jpg
 
Vetëm për mua, të vetmuarit

shkëlqejnë yjet e pa numër netëve,

vetëm për mua murmurijnë krojet e gurta këngët e tyre dinake

vetëm për mua, vetmitarit, lëvizin hijet shumëngjyrëshe

prej resh udhëtare që ëndërrojnë mbi fusha

nuk më lypset asnjë shtëpi mbi këtë tokë

as pylli as braktisja e vendeve, imja është vetëm

ajo që askujt nuk i përket,

imja është rrëkeja gurgulluese brenda velit të pyjeve,

imi është deti i frikshëm

të miat janë cicërimat e lodrave fëminore

lotët dhe këngët e të dashurve të vetmuar në mbrëmje

të miat janë edhe tempujt e zotave

të miat janë ahishtet e shenjta të së kaluarës,
….
H.H
 
Woooow
si të të përgjigjem tani unë
Të dua përtej dashurisë
Të dua përtej vdekjes
Të dua përtej guximit
Të dua përtej vetes
Dua të jem marrëzia jote duke guxuar edhe çmendurinë pas.....
E sa libra lexova e sa filma pashë duke kërkuar e menduar veten se e gjeja aty?!
Por ja që një ndjenjë e shprehur nga ti, më bën të transformohem në shumë më
shumë se një perëndeshë...
E dua dhe adhuroj këtë qetësi shpirti që më dhurojnë vargjet e tua, që njëkohësisht e trazojnë dhe e ftojnë në një kërcim heshtje mes neve. Me shiqimet të ngujuara në bebëza të njëri tjetrit, e buzëqeshje që ëmbël të përkëdhel..........

Shkeputur nga dilogu poetik: "Dialogu i nje gjeraqine".
 
Corrente
(Federico García Lorca)
Chi cammina
s’intorbida.
l’acqua corrente
non vede le stelle.
chi cammina
dimentica.
e chi si ferma
sogna.
 
Duhet të shkosh rrugës ku nuk ka ekstazë

që të mbërrish atë që s’e mbërrin njeri,

duhet të shkosh në rrugën e injorimit

që të kesh atë që nuk e ke,

duhet të shkosh në rrugën e shpronësimit

që të rrish atje ku nuk je,

duhet të shkosh në rrugën në të cilën nuk je.

Dhe ajo që ti nuk di është e vetmja gjë që ti nuk di,

Dhe ajo që nuk ke është e vetmja gjë që nuk ke

Dhe vendi ku je është aty ku nuk je.


T.E.
 
images
 
Ëndërr...

Teksa sytë mbyllja ngadalë
M’u shfaq përpara imazhi yt
Të të shihja kisha mall
Kisha mall t’i puthja sytë...

Me vrap u hodha në krahët e tu
Kur syve rridhnin pika lot
"A e di se sa të du?
Sa më mungon, e di një Zot".

E buzëqeshur ti më pe
...dhe më fole me qetësi
Një përqafim të fortë më dhe
"Jam këtu bijë, jam me ty".

"Jam këtu, jam pranë teje
Më fol mua si çdo herë
E kam ndjerë brenda meje
Sa herë mallin ti ke ndjerë".

"Qesh, siç qeshnim bashkë dikur
Qesh, për mua kur të mendosh
Të jesh e fortë si një gur
Kur kujtimet ti përshkosh"...

"Qesh, dhe pse s'më sheh dot
Qesh kur shkruan ndonjë varg
Nëse larg syve më ke sot
Nga zemra jote nuk jam larg"...
 
Kur u ndezën fanarët ne nëpër rrugë vrapuam

duke i bërë çdo kalimtari të njëjtën pyetje:

-Ku është ajo?

-Mos e patë atë?

-Cilën “atë”?

– Ja, ishte një vajzë me fustan të kaltër

qëndisur me lule prilli…


Joo! Atë askush nuk e ka parë

dhe askush nuk e ka takuar.

Veç një plakë te kryqëzimi i rrugëve na tha:

-Kërkojeni ku mbyten drurët mbi lumë

dhe ndizen e shuhen

dy yje pëllumbash.



J.R.
 
Jam aty...

Jam aty,
aty ku ti më le
aty ku u zgjuan ndjenjat
aty ku ëndrra nisi jetë ,
Jam aty
ku drita u ndez
ku errësira u zhduk
e një shkëndijë u shfaq
atje larg ,
Jam aty
në "kellerin" tim të vjetër
aty
ku të pashë për herë të parë
ku shikimet u përplasën
e në sytë tanë
shihnim njëri tjetrin ,
Aty ku fjalët mungonin
e sytë flisnin shumë ,
Jam aty
ku loti i gëzimit më dogji faqen,
Jam aty
Aty ku ti më le!
 
Ndaj thonë se dashuria në distancë nuk është për kalamaj. Vetëm shpirtër të farkuar me ndjenja të çiltërta e përballojnë...........
Sikur ta dija se do e njihja në krahët e fluturës, do shpejtoja fluturimin...............
Mirë se erdhe në botën time. Pa ty nuk do bënte sens asgjë..............

Je e gjitha e përmbledhur në një fjalë të vetmë - lumturi..............



Marre nga dialogu "Dialogu i Gjeraqines"
 
Në qoftë se edhe bota
Nuk është e njëjtë më
Pse nuk me vargon
Nuk do të jetë ndryshe

Nëse edhe rreshti
Nuk është i njëjtë më
Pse jo me dashuri
Nuk do të jetë ndryshe

Nëse edhe dashuria
Nuk është e njëjta më
Pse jo me seks
Nuk do të jetë ndryshe

Po në qoftë se edhe seksi
Nuk është i njëjtë më
Pse jo me jetën
Nuk do të jetë ndryshe

Në qofte se edhe jeta
Nuk është e njëjtë më
Pse jo me vdekje
Nuk do të jetë ndryshe

Po qe se edhe vdekja
Nuk është e njëjtë më
Pse jo me natë
Nuk do të jetë ndryshe

Nëse edhe nata
Nuk është e njëjtë më
Pse jo me mëngjes
Nuk do të jetë ndryshe

Nëse edhe në mëngjes
Nuk është e njëjtë më
Pse jo me diell
Nuk do të jetë ndryshe

Në qoftë se edhe dielli
Nuk është i njëjti më
Pse jo me lëkurë
Nuk do të jetë ndryshe

Dhe nëse edhe lëkura
Është një tjetër
Pse jo me ty
Nuk do të jetë ndryshe

E pra se edhe bota
Nuk është e njëjtë më

André Domázio

 
Ku e lame e ku na mbeti
Vaj vatani e mjere mileti
U be ftohte e ngrohje skemi
Batanija seç na mbeti

Dhe nje ze vengon nga lumi
Me buçet me zgjon nga gjumi
Bej te dal e dalje ska
Ububu ç’eshte kjo hata.

Po kur te ikin dhe dritat
se jane prish ne shtylle
kesaj cfare i thua, thuaaaj..
tmerr
 
Dritat ikin se eshte kriza
Energjise ja merr me miza
Na ka thene xhaxhi piktori
Keto gjera ka dhe Stambolli

Shtylla eshte shume e larte
Ne te telat bejne parade
Xhaxhi Tekniku hipen shpejt
Qe Solja te beje nje projekt.

haha
C'projekt zeza thuaj,
apo s'pata dhe dorezim
por ngeli ne PC
tanii klientes cfare ti them?
na iken dritat neve mbreme?!

Eshte dhe goc blloku e poshtra
do mendoje me vete:
Kjo arkitekte ne c'vend jetonka?!
 
Po mire do mendoje, edhe ti nuk gjete vend tjeter per studion po ne Bathore?
Apo lire qeraja andej?😂😂😂
jo re se s'jam ne bathore.. Don Bosko :rolleyes:
 
Hene moj lart ne qiell
driten tende adhuroj
me thuaj.... a ka ndonje shans qe ne te dy te bisedojme?

Je e bukur dhe me forme
here e trashe e here e holle
ne kete nate
me mua rri, se per ty une kam nevoje.
 
SHPIRTI IM NË AMANET

Ikën zogjtë, ika unë,
Lamtumirë o miq dhe shokë!
Do shkoj atje ku kam punë,
Do shkoj në një tjetër botë.
Ndaj mos pyesni për mua,
Se kështu kanë ardhur kohët,
Do largohem, dua s’dua,
Dhe lundër, do të bëj lotët.
Andej do të jem për vite,
S’dihet sa vjet do largohem?!
Veç mos më thoni që vdiqe,
Se një ditë, prapë do kujtohem.
Do kujtohem të vij prapë,
T’u takoj me ju të çmallem,
Dhe në mbetsha m’atë anë,
Do ngjallem, për ju do ngjallem!
Dhe një mal të kem mbi vete,
Dhe të kem një mal me gurë,
Shpirti im me amanete,
Do vij shpejt të puth flamurë.
Të shikoj shtizën e lartë,
Që kanë merak kurbetlinjtë,
Prandaj shokë do vij prapë,
Do vij prapë,... ndonjë ditë.
(
Lefter Çipa)
 
Mbani distancë,
nga mendimet negative,
nga ndjesitë e fajit,
dhe turpi.

Mos i përzieni ëndrrat tuaja
me ato të atyre që nuk kanë realizuar
asnjëherë , një ëndërr të tyren.

Dezinfektoni çdo qoshe të zemrës,
nga ata që janë larguar.
Mbuloni sytë
para hipokrizisë,
dhe ecni përpara.

Mbuloni gojën,
para provokimeve
dhe ecni përpara.
Mbuloni veshët
para kritikave sterile
dhe ecni përpara.

Merrni frymë thellë
në ajër të pastër,
larg fëlliqësive të botës.
Zgjidhni pesë njerëz
të fjalës e besës
për t'i patur pranë
në tryezën dhe në zemrën tuaj.

Evitoni çdo kontakt
me interesaxhinjtë,
të shtirurit
dhe hipokritët,
me ata që veç ankohen
dhe nxjerrin gjithmonë
një justifikim.

Infektohuni,
nga shpirtrat e pastër,
poetët, të mençurit,
të drejtët, të ndershmit.

E nëse nuk njihni asnjë,
kërkojini!

Me njerëz
që e duan jetën
të bukur,
është plot bota.
 
O bo booo si u be puna
U fry drini e doli buna
Fierza, komani u mbushen plot
Energji per sot e mot

Do te shtojme forca punetore
Gjithe me vrap ne rreshtore
Te ndriçojme vendin perdite
Qe mos ngele vendi pa drite.
ftohte erresire stuhi... ku jeton aman lool
 
Në këto fletë të bardha, që kam për të shkruar,
dua t'ju tregoj, një histori të trishtuar.

Diku në një fshat, shumë kohë më parë,
jetonte një çift, duheshin si të marrë.

Të gjithë i shihnin dhe i kishin zili,
shumë të pasur s'ishin por kishin lumturi.

Dhe ashtu të lumtur, në moshën e rinisë,
bën dhe dy fëmijë, si frut i dashurisë.

Punuan e u munduan, se shumë dëshironin,
që fëmijët e tyre, në jetë ti shkollonin.

Nuk pyesnin për lodhje, punonin natën, ditën,
dhe gjakun e tyre për ata e shitën.

Dhe Zoti i ndihmoi shumë ata të gjorë,
vajza u be inxhiniere dhe djali doktorë.

Djali u martua, u bë edhe baba,
shkoi te jetonte, larg në Kanada,

Vajza pati një fat, ashtu siç Zoti desh,
mori burrë të pasur, e jetonte si princesh.

Çifti mbeti vetëm, por s'ndjenin mërzi,
se veç lumturia e fëmijëve, për ta kish rëndësi.

Kishin njëri-tjetrin, që e ngushëllonin,
dhe çdo gjë që kishin, bashkë e kalonin.

Por një ditë zonjës, zemra i pushoi,
dhe vdekja e saj, plakun e helmoi.

I gjori plak shumë qau por prapë u përmbajt,
-kam dy femijë - tha- s'do mbetem fillikat.

-Me mendjen e qetë, djalin telefonoi:
-Bir të vij aty, me ju të jetoj?

-Baba, të them që s'rrojmë mirë, është një gjë e kotë,
por kam shumë shpenzime, e ty nuk të mbaj dot.

Plaku s'u mërzit, se prapë kishte shpresë,
do ti them vajzës, i vetëm nuk do mbesë.

-I tha vajza të atit dhe shumë shkurtë ia preu,
dhe baba të mjerit, zemrën shumë i'a theu.

Plaku u helmua, e shpirti si duroi
dhe nga ky zhgënjim, zemra i pushoi.

Thonë se te vdekur e gjetën plakun e gjorë,
me fotografinë e fëmijëve, shtrënguar në dorë.

Thonë se fëmijëve qysh nga ai moment
pasuria e tyre u mori tatëpjetë.

Ndoshta e trishtuar kjo historia ime,
por çdo gjë e jetuar, të mbeten mësime.

Themi se kjo botë ka një rrotë të madhe
ndaj për të gjithë mbetet: veç një portokalle.

Velentina Shabani M.
 
E di...
Ka netë që të mungon më shumë se zakonisht...
E kur mungesa shpon si thikë të vetmen gjë që do doje është krahërori i tij!
Të mbështillesh nga ato krahë të fortë duke mbështetur kokën tek ai.
Ti dëgjosh rrahjet e zemrës, ti ndjesh frymëmarrjen.
Nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm një përqafim!
Vetëm një...
 
...........
 
Redaktimi i fundit:
Gruaja dhe puna
Çdo ditë e më shumë gratë po bëhen më të edukuara,
me shkolla dhe fakultete, të avancuara.
Por sado që të arrijnë dhe sa do që punojnë, një gjë e mbetet e njejt.
Kur të kthehën, shtëpia i pret.
I pret përditshmëria dhe përgjegjësia.
I pret shtëpia e cila duhët të pastrohët dhe rregullohët.
Ushqimi i cili duhët të përgaditet dhe servohet.
E presin rrobat që grumbullohën, të lahen dhe shpërlahen.
Pret njëri fëmijë të luaj, ndërsa tjetri pret për të mësuar.
Sidoqoftë në fund të ditës,
Këto Zonja punëtore,
Janë të lumtura dhe të gëzuara,
Në folen e tyre të çmuar,
Për të cilën çdo dite mundohën dhe sakrifikohën.

Kadrije K.
 
-Por ti çfarë ke, supozohet se duhet të jesh e lumtur apo jo?!

-Po duhet të jem e lumtur por nuk jam...

-Po pse, ke luftuar shumë për të arritur këtë sukses, tani që e arrite pse nuk e shijon? Më thuaj çfarë të trishton?!

-E di, pas gjitha sukseseve të mia ishte gjithmonë im at që i gëzohej më shumë se çdo kush tjetër, dhe gjithmonë ishte i pari që e telefonoja nëse nuk ndodhej afër meje në atë moment...
Sot gëzimi i suksesit tim është përgjysmuar.
Ti nuk e di si ndahet shpirti përgjysëm, nuk e di çfarë do të thot të qash pas çdo çasti të bukur, se do doje ta përjetoje bashkë me të...

#LizzBerisha
 
Qe një natë e mrekullueshme, një nga ato net që vetëm kur jemi të rinj na qëllojnë. Aq yje e drita kishte në qiell sa, tek i shihje, nuk mund të mos pyesje me vete: si mund të jetojnë nën një qiell të tillë lloj-lloj njerëzish zemërakë e tekanjozë?
| Fëdor Dostoevskij |
Net të bardha
1643647295569.png
 
Ndonjëherë njeriu nuk flet, nuk shkruan dhe bën Asgjë, veç Asgjësë!
Nëpër asgjë-në shëtit e lëkundet
në hapësira të bardha, dialogje heshtjeje, i boshatisur nga të gjitha pikëpyetjet që e mundojnë cdo sekond.

Se dimë dhe ne, vargëzuesit me ngel pa fjalë ndonjë herë. 😁
 
Back
Top