Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

"Une do te te gjej ty.
Atehere kur do te mbyse trishtimi.
Atehere kur nevojen do te ta mposhte ndrojtja.
Kur te shpresosh ne nje"sikur".
Ta enderrosh nje jete tjeter.
Do te vij.
Ne tingullin e nje kenge te vjeter.
Ne librin qe ke harruar mbi komodine.
Do te jem gjithmone rrugicave te botes, duke vershellyer tingujt e nje yjesie tjeter, e prej atjetej do te vij, te perplasem ne hapat e tu, si nje rrebesh i vjeshtes ku strehohemi prej shekujsh.
Une do te vij.
Thirrja ime.
Neper muziken qe me diktojne perqafimet e tua.
Mbase prej njemije shekujsh te larget.
Ama do ti mposht qiejt.
Kohet.
Lufterat.
Shpatat dhe heshtat qe me godasin ne shpirt, e mbi brengat e mia, triumfues, do te te gjej, mes vargjeve ku shpirti im lundron e mbytet."
 
"M’i puthe buzët" (Heinrih Haine)

M’i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s’m’i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.
Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.
shutterstock_359366072.jpg
 

Attachments

  • shutterstock_359366072.jpg
    shutterstock_359366072.jpg
    16.5 KB · Shikime: 0
  • shutterstock_359366072.jpg
    shutterstock_359366072.jpg
    16.5 KB · Shikime: 0
Ndonjëherë...
Ndonjëherë ndjehesh vetëm, e as vetë nuk kupton ku ke gabuar. Vetëm mes një grumbulli të stërmadh njerëzish që të rrethojnë. Të gjithë ata që ti doje shumë , krejt papritur janë larg. Afër... por larg! Ke nevojë të të kërkojë dikush ndonjëherë. Pret një telefonatë, një mesazh nga ata që thellë brenda teje e di se nuk do ta marrësh kurrë. Dhe kështu ndodh. Ke nevojë të ndalësh hapin një çast, të kuptosh çfarë ndodh nëse ti nuk rend? A vjen kush pas teje? Pyetja që ti as guxon t'ja bësh vetes se përgjigjen e di mirë. Në mendje njëmilion pyetje të tjera të turbullojnë... Lodhesh duke kuptuar, duke pranuar, duke përtypur. Brenda teje betejë e fortë, me veten . Klith dhe shan të gjithë me të gjithë fjalët që kurrë nuk ua the edhe pse e meritonin . Te gjitha dyshimet që nuk i kaperdive dot asnjëherë e rastet që bëre sikur s'kuptove . Heshte, që mos t'i humbasësh.
Por sot njerëzit i humb thjesht duke i dashur!
 
I DASHUR VELLA...

...e vështirë të ndjehesh fëmijë
kur prindërit më s’janë...
më ka marrë malli,
vëlla,
të mbulojmë kokën me jorgan
dhe të themi të fshehta
si dikur të vegjël
në shtratin e tyre
kur ata mungonin
dhe mendjen vrisnim
për formën e gjetheve
për tokën
që s’e dinim në ajër kush e mban
për natën
që vinte pa e ditur kush e sillte
dhe habiteshim përse njerëzit nuk kishin rrënjë... por krevati i tyre sot mungon
ia shitëm një të sapomartuari
që me siguri do bëjë shumë fëmijë
që natyrisht s’ka si ta dinë
se prindërit një ditë më nuk vijnë
bëhen rrënjë
që përqafojnë dheun
gjethet e tyre krahët tanë flladi
i gënjen një copë herë
dhe era i rrëzon pa ditur ç’janë...

Shiko fotografinë 1919492
 

JO MË KOT​


Jo më kot fryjnë erërat,
Jo më kot stuhia buçet.
Sytë e mi dikush fshehtas
I dehu me dritë të qetë.

Dhe prej dikujt ëmbëlsia pranverore
Në mjegullën e kaltër më hoqi sot
Nga trishtimi mua mrekullisht,
Por jo që këtu nga hyjnorja tokë.

Pikimin e qetë të qumshtit jo ankthin,
Tronditjen yjore jo dhimbjen,
Me kohë dua universin, përjetësinë
Sikur ato të ishin vatra ime, atdheu im.

Gjithçka në ta është bujare, e shenjtë,
Dhe ajo që dhemb shkëlqen,
Perëndimi, lulkuqe e ndezur,
Rrjedh çurg në të qelqtin liqen.

Një vegim në detin e grurit
I pafrenueshëm vjen në buzë
Qielli që polli në muzg
Lëpin ai viçin e tij të kuq.

Sergej Esenin
 
Pashë dritë në tokë
e u linda edhe unë
të shoh si jini.

Ç’bëni? Si vini?
Me lumturinë si ia shpini?

Faleminderit, nuk m’u përgjigjët.
S’kam kohë për përgjigjje,
mezi më del koha për pyetje.

Por këtu më pëlqeka,
bëka ngrohtë, qenka bukur,
dhe paska aq dritë
sa bari rritet.

Kurse ajo vajza, ja,
më sheh në shpirt…

Jo, e dashur, mos u vër në mundim të më duash .

Por një kafe të zezë, gjithsesi,
nga dora jote do ta pi.
Më pëlqen se di ta bësh
të hidhur.

Marin Soresku: MOS E MERR MUNDIN TË MË DUASH!
 
Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim!
Po s’dua që prej dhembjeve të mia
Te ngryseni sërish në dëshpërim.

E heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje,xhelozi e mall për ju
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa, Zot! ju dashtë tjetër kush kështu!
 
Njerëzit në të zezë shohin përherë ata
që janë në dritë. E vërtetë e kahershme kjo, e lashtë
po sa dielli, nata, njerëzit, terri dhe drita elektrike,
e vërtetë që shfrytëzojnë njerëzit e luftës
për kërditë që bëjnë si pa të keq në pritë, e vërtetë që lejon fatkeqin
të shohë njerëzit fatlumë dhe fillikatin ata që dashurohen
brenda dhomash tërë drita madhështore.

Porse veç mes territ dhe dritës shpështillet jeta e vërtetë:
ti the "mbylla derën me çelës",
fjali fort e rëndësishme, e caktuar nga fati. Kujtoj ende fjalët
por nuk e mbaj më mend se në cilën anë të derës u shqiptuan,
nga brenda apo nga jashtë.
E për ç’i takon të vetmes letër që të kam shkruar,
nuk mbaj mend asgjë tjetër përveç shijes së hidhur
që më la në gjuhë zamka e pullës postare.

186861315_4156339427763256_532858349594108004_n.jpg
 
"Mall për ty"

Në udhët e jetës më mungon ti,
Prekjet e tua të buta, e të ëmbla
Në dritën e hënës nuk shoh më shkëlqim
Më mungon ti, po më mbyt brenga.

Tek eci i vetëm hapat e tua nuk dëgjoj
Flokët e tua nuk i përkëdhel do më
Kam frik të flas e të dashuroj
Nuk ulëras dot, të të thërras nuk kam zë.

Të kërkoj me ëndje në çdo cep të botës
Nëpër rrugica nuk flas veç hesht
Je bër goditje, e rëndë e zemrës
Kam mall për ty, e ky mall dhemb.

Shpirti vuan, për tëndin përqafim.
Ëdhe zemra gjithashtu të kërkon,
Fakti i ikjes, dhemb, e më vret çdo dit.

Devi Shani
 
Fatos Arapi- JETA

Jeta ështa stacion ndarjesh e takimesh.
Jemi përherë udhëtarë
dhe ndër duar, bagazh të pandarë,
një valixhe të vogël
përpjekjesh, sulmesh, kujtimesh.
 

JO MË KOT​


Jo më kot fryjnë erërat,
Jo më kot stuhia buçet.
Sytë e mi dikush fshehtas
I dehu me dritë të qetë.

Dhe prej dikujt ëmbëlsia pranverore
Në mjegullën e kaltër më hoqi sot
Nga trishtimi mua mrekullisht,
Por jo që këtu nga hyjnorja tokë.

Pikimin e qetë të qumshtit jo ankthin,
Tronditjen yjore jo dhimbjen,
Me kohë dua universin, përjetësinë
Sikur ato të ishin vatra ime, atdheu im.

Gjithçka në ta është bujare, e shenjtë,
Dhe ajo që dhemb shkëlqen,
Perëndimi, lulkuqe e ndezur,
Rrjedh çurg në të qelqtin liqen.

Një vegim në detin e grurit
I pafrenueshëm vjen në buzë
Qielli që polli në muzg
Lëpin ai viçin e tij të kuq.
 
PËRQAFIMI
Po fryn një erë e ngrohtë nga jugu,
në park, ngadalë përkulen pemët,
si krahë të dridhshëm të dashuruarish
në përqafim ndërthuren degët.
Dhe mua më kujtohesh ti,
e ngrohtë, e bukur si kjo erë,
me krahët lidhur pas trupit tim
për puthje etur dhe pamje mjerë.
Çfarë mrekullie do ish të vije
në sup symbyllur të rrije pranë,
dhe puthja jote, si dorë artisti
ta kthente gjoksin tim në kitarë.
Por ti, s’vjen më! Mjerisht s’vjen!
Veç motin ngroh e dërgon erë,
që unë të qaj me një lot
që unë të përqafoj një pemë.
~ Teodor Keko ~
 
Një plak. Një plakë.Dhe një park.
Edhe një stol.Dhe bëhen katër!
Dhe një neon që ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natën!
Po pas një viti mbetën tre.
Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.
Dhe një neon që më nuk ndizej,
Që mbeti si një sy i verbër!
Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.
Një park.Një stol krejt i vetmuar.
Që pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq të dashuruar!…

Skender Rusi!
 
Charles Bukowski: DHE UNË TË MENDOJ PO S’TË KËRKOJ



“S’rreshta kurrë së menduari për ty,

do doja aq shumë të ta them.



Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,

Se më mungon dhe të mendoj.

Po s’të kërkoj.

Madje s’të shkruaj as njatjeta.

Nuk di si je.

Dhe më mungon ta di”.



“Ke projekte?

Buzëqeshe sot?

Ç’ëndërrove?

Do dalësh?

Ku do t’shkosh?

Ke ëndrra?

A hëngre?”.



“Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.

Po s’kam forcë.

Dhe as ti nuk e ke.

Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.



“Dhe mendojmë.

Dhe kujtomë.

Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.



Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.



Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj”.
 
Ma kujtoj FB e 2014

Neper terr qe ka mlu lagjen
Jam tuj shkru per elektrikun
N'ven mu puth e rrok me Nafen
Kam kap par per bethsh Tofikun

Per me lyp nji pik tharm kosit
Kam marr lagjen me bishtuk
Tuj çu kryt me ju lujt zotit
Kam fillu mu ba qafuk

Debitor kam ken tan jeten
Debitor dhe du me shku
Me qe bosh ma lat kuleten
Kurr nji lek skam me ju pagu

Nji budall ka dal me pinca
Tuj kput telat ane e m'ban
Kacavjerr shtyllash si mica
Si budalla tuj lan nam

Kan marr zemer Enveristat
Dojn mu ba heroj tetan
Si mi pret si smi pret telat
Prap se prap kam per tju nam

Nigja ktu mare Brus li
Qe ban trim te fukaraja
Sa rrin per dit tuj arrestu fmi
Pse nuk shkon te naj me b..le t'mdhaja

Mas kujta se na nenshtrove
Edhe n'terr qefin e bajm
Me t'than te drejten kshtu na pshtove
Se sna shofin kur te shajm
 
Benjamín Prado- TË DESHA NGA VERIU NË JUG...

E kundërta e një burri të kthjellët është uji i ndotur.
E kundërta e detit është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë, ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që nuk harrohen.

Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra me fundmbarim:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë
në dritëhënë
dhe mandej, rishtas, janë helmues dhe të terrtë.

Është kaq e thjeshtë!

Të luftosh për hirin,
do të thotë të dorëhiqesh nga zjarri.
Fjala e thënë është një zog fluturues.
Vdekja jote është nën lëkurën time,
njëjtë me një insekt në një gotë të përmbysur.

Ç' mund të të them tjetër?

Që të desha nga Veriu në Jug, pafundshëm,
me thonj e dhembë,
pa të fshehta,
pa kurthe.

Që nuk do të doja ta dëgjoja edhe një herë
zërin tënd,
as të shoh fotot tona,
as të të sodis tek ledhaton me gishtat e kaltër
qentë që hanë mbetjet e jetës sate.

Dua vetëm terr e tym.
Erdha të të them se të kam harruar;
që ende do të të harroj
ditë pas dite
në secilën nga ditët e jetës sime.

(Shqipërimi nga Rielna Paja)
 
Merr zemren time ta jap me lehtesi
Merr doren time dhe eja ne kete udhetim me mua.
Merr keto plage dhe sheroji te gjitha.
Merr keto frikat dhe bej qe ato te zhduken kur gjerat behen te veshtira.
Merr kete buzeqeshje dhe beje qe te shtrihet e gjere.
Merr keto krahe dhe me mbaj shume fort.
Merr keto ndjenja dhe beji ato te verteta.
Ne fund, me trego si te ndihem.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Nëse ke nevojë për vargje
Më trego
Të gatshme i kam unë
Prandaj më informo
Për çfarëdo zhanri
Që ti dëshiron
Do të shkruaj unë për ty
S'di a më kupton?
Poet mos u bëj
Poet mua më ke
Mos ik nga unë
Ja ku më ke
Të dy po vrapojmë
Vetëm duhet të ndryshojmë drejtimin
Unë vrapoj drejt teje
E ti ma kthen shpinën

?????
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Sa mirë do të ishte, mos të të njihja,
Se jeta pastaj, u kthye në pa kuptim,
Në mundsha edhe sytë mos ti shihja,
Ti të fundos shpirtin, ashtu pa synim.
Me Ty e mundova mundimin dhe shpresën,
Se unë nuk isha kurrë pjesa e qiellit,
Zhgënjeva zhgënjimin, harrova harresën,
Jam një plis i tokës, Ti fytyra e diellit.
Me brengën e jetës, askush nuk shkon gjatë,
Dhe pse nuk kam faj, se je galaktikë,
O Zot, njohja me Ty më ngasi në mëkat,
Të lutem, ik nga mendimi im,
largohu, ik.
Ikkk lol
 
E di, pas dere do pres një çast
Në portën time po trokas
si zakonisht , në mbrëmje vonë.
E di, pas dere do pres një cast,
grimohen lodhjet ndërkaq në dhomë.
Është gruaja ime e rraskapitur,
në fytyrë po hap pak krem,
Ajo , e bukura e botës,
s’ka forcë të qeshë. Dhe buzëqesh.
Ka mbajtur djalin, ka bërë gjellën,
shkruar ditarin, larë shtëpinë,
ka pritur miqtë, ka larë enët,
ka ndezur zjarrin dhe dashurinë.
Dhe rraskapitjen kyç brenda vetes,
se dashuron , s’thotë dot u lodha!
Si Galile më vjen të them:
-Rreth dashurisë vërtitet bota!

| Teodor Keko |
1630830329382.png
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top